Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Nënë Tereza

    Zot, kur kam urí,
    më nep ndokend qi ka nevojë me u ushqye;

    kur kam etje,
    më dërgo ndokend qi ka nevojë me pi;

    kur kam të ftoftë,
    me dërgo ndokend me e ngrofë;

    kur kam nji keqardhje,
    më dhuro ndokend me ngushllue;

    kur kryqi i jem bâhet i rânde,
    më bân me da kryqin e nji tjetrit;

    kur jam i vorfen,
    më udhëhiq te ndonji nevojtar;

    kur nuk kam kohë,
    më nep ndokend me ndihmue per do çaste;

    kur jam i fyem,
    bân qi un me pâsë dikend me levdue;

    kur jam i ligshtuem,
    më dërgo ndokend me i dhânë zemer;

    kur kam nevojë per mirkuptimin e tjerve,
    më nep ndokend qi ka nevojë per têmin;

    kur kam nevojë qi te kujdesen per mue,
    më dërgo ndokend per të cilin me u kujdesë;

    kur mendoj vetem per vedi,
    terhiq vemêndjen tême mbi nji tjeter njerí.


    Nânë Tereza
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Drejtuesit fetare shqiptare ne SHBA zhvillojne neser nje lutje te perbashket ne NYC per kujtimin e Nenes Tereze dhe njekohesisht per festimin e 28 Nentorit.
    Per ju qe jeni ne SHBA besoj ky njoftim ka ardhur disa dite me pare.


    Dy poezi nga Nene Tereza (shkeputur nga revista ARS, 29 qershor 2003, fq.26)
    Poezite jane botuar nen titullin "kthim ne shtepi"


    Jeta

    Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
    Jeta është e bukur, adhuroje.
    Jeta është ëndërr, jetoje.
    Jeta është sfidë, përballu me të.
    Jeta është lojë, luaje.
    Jeta është detyrë, plotësoje.
    Jeta është e shtrenjtë, vlerësoje.
    Jeta është pasuri, ruaje.
    Jeta është dashuri, shikoje.
    Jeta është mister, zbuloje.
    Jeta është dhimbje, sfidoje.
    Jeta është këngë, këndoje.
    Jeta është tragjedi, shmangiu.
    Jeta është fat, përfito.
    Jeta është aventurë, kujdes.
    Jeta është shumë e çmuar, duaje.
    Jeta është luftë, mësohu dhe me të.
    Jeta ështe jetë, lufto për të...





    Vdekja

    Nuk duhet frikësuar para vdekjes
    sepse vdekja është kthim në shtëpinë e Atit.
    Për mua është kurora më e madhe e jetës njerëzore:
    vdekja në paqe me Zotin...
    frikohemi për vdekje vetëm atëherë kur nuk e kemi
    ndërgjegjen e pastër,
    kur frikohemi të gjendemi para vetvetes
    mu për këtë shumë njerëz frikësohen prej vdekjes;
    sepse frikohen të ballafaqohen me vetveten
    duke shikuar Zotin.
    Zemra e pastër e sheh Zotin,
    unë besoj që të varfërit,
    jetojnë në praninë e Zotit,
    dhe shi për këtë nuk i frikësohen vdekjes,
    por shkojnë me gëzim në këtë takim,
    Unë besoj...
    ata që gjenden në Shtëpitë tona për njerëz buzë vdekjes,
    të gërbulurit tanë dhe të tjerët
    që i gëzohen vdekjes
    jo përse do të lirohen nga dhembjet,
    por për qetësinë që e përjetojnë,
    paqja që ndriçon në fytyrat e tyre.
    Edhe pse mijëra njerëz
    për cdo vit vdesin nëpër shtëpitë tona,
    kurrë s'kam parë që ndonjë prej tyre të vdiste i shqetësuar
    apo i nënçmuar
    apo i frikësuar...
    Vdekja është vazhdim i jetës, plotësim i jetës
    mjet i lehtë dhe i shpejtë për t'u kthyer te Zoti...
    Kthimi te Ai është kthim në shtëpi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-11-2007 më 11:29

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Nënë Tereza

    Jep me te miren tende…

    Nese ben mire,
    do te t’dorezojne qellime te dyta egoiste,
    nuk ka rendesi, ti bej mire.
    Nese realizon objektivat e tu,
    do te gjejne miq te rreme e armiq te vertete,
    nuk ka rendesi, ti realizoi.
    E mira qe ben,
    neser do te harrohet,
    nuk ka rendesi, ti bej mire.
    Ndershmeria e sinqeriteti
    te bejne te brishte,
    nuk ka rendesi, ji i qarte e i ndershem.
    Jepi botes me te miren tende
    e do te te shkelmojne,
    nuk ka rendesi, ti jep me te miren tende.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Rreth gezimit
    Nje zemer e gezuar eshte rezultati
    i nje zemre qe vlon prej dashurise.
    Gezimi nuk eshte thjeshte nje çeshtje karakteri,
    eshte gjithmone e veshtire te rrish i gezuar:
    nje arsye me shume per ta marre me gezim
    e ta ushqejme ne zemren tone.
    Gezimi eshte lutje, gezimi eshte force, gezimi eshte dashuri.
    Me shume dhuron, kush me gezim dhuron.
    Femijeve e te varferve dhe te gjithe atyre qe vuajne e jane vetem,
    dhurojuni perhere nje buzeqeshje te fkalte,
    dhurojuni atyre, jo vetem ngutjet tuaja, por edhe zemren tuaj.
    Ndodh qe s’jemi ne gjendje te dhurojme shume,
    por mund te dhurojme gjithsesi gezim,
    i cili gufon nga nje zemer plot me dashuri.
    Nese ne punen tuaj, hasni veshteresi dhe i pranoni me gezim
    e me nje buzeshje te madhe, te barabarte me shume gjera te tjera,
    do te mund te shihni shume vepra te mira tuajat.
    Menyra me e mire per te treguar zemergjeresine tuaj,
    qendron ne pranimin e çdo gjeje me gezim.
    Po te jeni te tejmbushur me gezim, gemimi do shendrise ne syte tuaj,
    e ne paraqitjen tuaj, ne biseden tuaj e ne shkelqimin tuaj.
    Nuk do jeni ne gjendje ta fshihni, pasi gezimi lulezon.
    Gezimi eshte vertet ngjites,
    prandaj, kerkoni te jini
    te lulezuar me gezim, kudo shkoni.
    Gezimi duhet te jete nje nga parimet e jetes suaj.
    Eshte paradhenia e nje njeriu bujar.
    Ndonjehere eshte gjithashtu, nje mantel qe mbeshtjell
    nje jete sakrifice dhe dhurimit te vetvetes.
    Nje person qe mbart kete dhunti, shpesh arrin majat,
    rrezaton si nje diell ne gjirin e shoqerise.
    Zoti jua kthefte ne dashuri, te gjithe dahurine qe keni dhuruar
    dhe te gjithe gezimin e paqen, qe keni mbjellur perreth jush,
    nga njeri cep, ne cepin tjeter te botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Syku : 12-04-2008 më 10:35

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Duaj

    Duaj deri sa te t’dhembe,
    e po te t’dhembe,
    pikerisht per kete do jete me mire.
    Pse te qahemi?
    Nese e pranon vuajtjen
    e ja ofron Zotit,
    do te jape lumturi.
    Vuajtja eshte
    nje dhurate e madhe e Zotit;
    kush e pranon,
    kush don me tere zemer,
    kush dhuron veteveten
    ia njeh vleren.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Syku : 12-04-2008 më 10:37

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Dita me e bukur? Sot.
    Pengesa me e madhe? Frika.
    Gjeja me e thjeshte? Te gabosh.
    Gabimi me i madh? Te heqesh dore.
    Nena e te gjitha te keqijave? Egoizmi.
    Kalimi me i mire i kohes? Puna.
    Mundja me e keqe? Shkurajimi.
    Mjeshtrat me te mire? Femijet.
    Nevoja kryesore? Komunikimi.
    Gezimi me i madh? T’u sherbesh te tjereve.
    Misteri me i madh? Vdekja.
    Difekti me i madh? Humori i keq.
    Njeriu me i rrezikshem? Ai qe genjen.
    Ndjenja me e lige? Inati.
    Dhurata me e bukur? Falja.
    Gjeja e domosdoshme? Familja.
    Drejtimi me i mire? Rruga e duhur.
    Ndjenja me e bukur? Paqja e brendshme.
    Mikpritja me e mire? Buzeqeshja.
    Ilaçi me i mire? Optimizmi.
    Plotesimi me i madh? Detyra e kryer.
    Forca me e madhe? Feja.
    Gjeja me e bukur e botes? Dashuria.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Himn jetes

    Jeta eshte nje shans, pranoje.
    Jeta eshte nje bukuri, admiroje.
    Jeta eshte nje lumni, shijoje.
    Jeta eshte nje enderr, beje realitet.

    Jeta eshte nje sfide, perballoje.
    Jeta eshte nje detyre, kryeje.
    Jeta eshte nje loje, luaje.
    Jeta eshte e çmueshme, kujdesu per te.

    Jeta eshte nje pasuri, jepi vlere.
    Jeta eshte dashuri, jetoje.
    Jeta eshte nje mister, zbuloje.
    Jeta eshte nje premtim, realizoje.

    Jeta eshte trishtim, kaperceje.
    Jeta eshte nje himn, kendoje.
    Jeta eshte nje dyluftim, sfidoje.
    Jeta eshte nje aventure, rrezikoje.

    Jeta eshte jete, mbroje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Mbaje gjithmone parasysh

    Mbaje gjithmone parasysh
    qe lekura do beje rrulla,
    floket vijne e thihen,
    ditet vijne e kthehen ne vite,
    por çka eshte e rendesishme nuk nderron,
    forca dhe bindja jote nuk kane moshe,
    shpirti yt eshte ngjitesi i secilit rrjet merimange.

    Mbas secilit kufi mberrites ka nje vije fillimi.
    Mbas secilit sukses ka nje zhgenjim.

    Deri sa te jesh gjalle, ndihu i gjalle.
    Nese te mungon çfare beje me pare, kthehu e beje.
    Mos jeto me fotografi te vjetersuara…
    kembengul edhe pse te gjithe presin qe te terhiqesh.

    Mos le qe te ndryshket hekuri qe eshte ne ty.
    Bej ne menyre qe ne vend te meshires, te t’japin respekt.

    Kur per shkak te viteve
    nuk do mund te vraposh, ec shpejt.
    Kur t’mos ecesh me shpejt, ec.
    Kur te mos mund te ecesh, perdor shkopin.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139
    yes yes and yes

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nënë Tereza ; Takimi i rralle me Mbretëresha Geraldinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 19:09
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •