Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Artisti që zbuloi ngjyrat tek kulloste bagëtinë

    Nga Shkodra në Tiranë, aventura e piktorit që nuk mbaruar asnjë shkollë
    arti

    Artisti që zbuloi ngjyrat tek kulloste bagëtinë

    “I padëshiruar” për rrethet artistike në Tiranë, do të ekspozojë në
    Pavionin e Artit Modern të Luvrit

    Teuta Meçi

    Nuk ka mbaruar asnjë shkollë arti, por talenti i tij është i
    padiskutuar dhe premton ta shpjerë larg. Punimet e tij të realizuara në
    vite kanë arritur ndërkaq shifrën e 4 000 të tillave, kryesisht në vaj
    dhe tekstil, por në fillim “veglat” e punës kanë qenë thëngjilli dhe
    trungjet e pemëve. Gjovalin Paci kujton me mall kohën kur dikur fëmijë,
    në një çantë mbante bukën dhe ushqimin e në tjetrën, ngjyrat, fletoret…
    E ka nisur kështu rrugën e vështirë e të lodhshme të artistit ndërsa
    ishte vetëm 6 vjeç e shkonte të kulloste bagëtinë, në një nga fshatrat
    më të largët të Shkodrës. Në fillim si shprehje të një dëshire të
    papërmbajtur për të vizatuar gjërat me të cilat ishte në kontakt të
    përditshëm, si delet, kuajt, pemët, njerëzit, tokën… Sot ai është
    prezantuar me një cikël punimesh kushtuar universit dhe planeteve, i
    shtyrë nga mendimet dhe joshja që i nxitin përsiatjet e tij për
    misterin, të panjohurën. Ka qenë galeria e improvizuar në ambientet e
    Komisionit Europian në Tiranë që i ka dhënë mundësinë të prezantohet
    për herë të parë me një ekspozitë vetjake në kryeqytetin shqiptar,
    ndërsa nuk kishte mundur “të çante” akujt e ngritur në galeritë e tjera
    të rëndësishme.
    Të ndërtuara në bazë të një teme biblike, punimet e tij të realizuara
    në tekstil, me ngjyra ku bie në sy jeshilja e errët, ngjyra e tokës,
    apo bluja e thellë, e ku tek-tuk ndihet një rreze jete e rrëfyer
    nëpërmjet të verdhës së zbehtë e bezhës, kanë tërhequr dhe befasuar
    shumë njerëz, qofshin këto personalitete të kulturës dhe arteve
    figurative në Shqipëri, të huaj të apasionuar pas artit etj.
    “Eshtë ajo mistike që na mban mua, ty, të gjithë njerëzit që jetojnë në
    Tokë, ajo pjesë e errët që ekziston mes njerëzve dhe që ne nuk e
    njohim. Piktura ime është kjo, gjithçka që na ndodh dhe që nuk e
    njohim. Të gjithëve na ngacmon e panjohura. E pakapshmja më pëlqen, më
    intrigon, më bën të mendoj dhe pastaj ky mendim apo ngacmim pasqyrohet
    në pikturën time. Pastaj ajo britma që shpreh unë në punën time nuk
    është një klithmë që kërkon bukë apo diçka që është konkrete dhe
    normale… Britma ime është diçka e brendshme, ajo pakënaqësia që ndjen
    njeriu në vetvete ndaj krijuesit, ndaj Zotit. Kjo është e gjithë ideja
    që përshkon punimet e mia...”, shprehet ai për gazetën “Sot”, ndërsa
    shton se “punimet e mia nuk i përkasin një pikture tokësore, që kapet
    menjëherë… Kjo e imja është një pikturë e një tjetër dimensioni, është
    një temë mistike, krejtësisht e kulluar”.
    Disa nga punimet janë shitur që në ditën e parë të prezantimit të tyre
    e disa të tjerë mund të marrin rrugët e “kurbetit” në një mënyrë shumë
    dinjitoze. Një ekspozitë në Brindizi dhe një tjetër në Londër duket se
    do të jenë destinacionet e ardhshme të piktorit që ka lindur me artin
    në gen, ndërsa projekti më ambicioz mendohet të jetë një prezantim i
    mundshëm në Pavionin e Artit Modern në Muzeun e famshëm të Luvrit.
    Megjithatë, ai nuk harron të theksojë faktin se në Tiranë ka gjetur një
    indiferencë që e ka munduar shumë. “Kam pasur shumë probleme me
    galeritë dhe njerëzit. Së pari ishte problemi i shkollës dhe pastaj
    edhe problemi i pikturës, plus që dashamirësia mungon gjithmonë,
    njëlloj egoje e jashtëzakonshme. Eshtë krijuar njëlloj hierarkie
    artistike dhe pranohen vetëm ata që janë brenda kësaj hierarkie, ndërsa
    të tjerët mbahen larg. Unë mendoj se gjithsecili sot duhet ta ketë
    rrugën të hapur, me aftësitë që ka, sepse asnjeri nuk i prish punë
    tjetrit. Sot ka hapësira për të gjithë, secili duhet të bëjë punën e
    vet...”, shprehet Paci. I penguar nga vështirësitë e shumta që i kanë
    dalë teksa kërkonte të prezantohej përballë një publiku elitar dhe më
    të gjerë në Tiranë, ai tregon se “njëherë mendova të bëja një ekspozitë
    krejtësisht të veçantë. Do të merrja disa makina me shokët e mi dhe t’i
    ekspozoja të 4000 punët e mia në bulevardin e Tiranës. Por kjo ishte
    shumë e rrezikshme, sepse punimet nuk mund të ruheshin nga dëmtimet e
    mundshme”. Ndërkaq, ai vjen dhe ikën nga Shkodra në Tiranë, si mes dy
    botësh të ndryshme, ndërsa projektet për të ekspozuar sa vijnë e
    shtohen.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Talentet shqiptare nuk jane per tu neglizhuar.
    I vafte mbare, fat e suksese sa me te shumta.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    ku ka perfonduar ky artist pa shkolle dhe i famshem dergoni ndonje fotografi te veprave ta gjykojme edhe ne!
    e vertete se artista te medhenje nuk kane patur mundesine te studiojne neper shkolla arti ,po kane marre mesime prej artistave te tjere.
    me respekt

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  2. Arti dhe Besimi
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 16:56
  3. Ekspozita Ngjyrat e Shqipërisë
    Nga dodoni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 10:08
  4. Zbulimet Dhe Shpikjet E Mileniumit Te Dyte.
    Nga elda në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •