Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrse unė nuk desha?

    Eqerem Bej VLORA

    Por pėrse nuk desha unė?
    Kėtė nuk e dinte askush, madje as unė vetė. Sot, pas gjithė kėtyre viteve mė duket se e kuptoj dhe mė vjen tė qesh, sesi njė njeri i pėrkėdhelur nga natyra dhe nga rrethanat, e qė mund tė kishte arritur nė jetė ē'tė donte, nė fund dėshton, sepse duke i ardhur tė gjitha vetiu nė prehėr atij i ka humbur ēdo ambicie. Ndonėse sot futen nė gjykimin tim edhe tė vėrteta tė tjera, tė hidhura, pėr njė njeri, qė i ishte dhėnė me aq shpirt Shqipėrisė ( njė vendi tė idealizuar, prodhim i fantazisė), realiteti i ketij vendi ishte krejtėsisht i huaj. Nuk mė pėlqente tasnimė asgjė tė tij, as natyra, njerėzit, as zakonet e reja dhe as mendėsia e re. Unė mund tė entuziazmohesha ende pėr dukuri tė veēuara e nė agoni tė kohės kur Shqipėria ishte park kombėtar i Europės, ndėrsa me Shqipėrinė e viteve njėzetė nuk e ndjeja mė veten tė lidhur; pėr shqiptarėt e gjallė unė kisha veēse mospėlqim dhe kritikė.
    E pra, kjo ishte pikėrisht edhe tragjikja e periudhės kalimtare ku jetoja dhe pasoja e zhgėnjimit, qė heshturazi duhej ta mbaja pėrbrenda vetes. Sepse askush nuk do tė mė kishte kuptuar, askush nuk do tė mė kishte dhėnė tė drejtė. Sot, midis shqiptarėve tė brezit tė ri, unė njoh shumė njerėz qė mė kuptojnė, sepse dalngadalė ata janė bėrė shokėt e mi tė vuajtjes, por asokohe unė isha i vetėm! Unė isha shumė i ndjeshėm, priresha shumė pėr fantazi dhe
    arsyetime teorike, mua mė mungonte energjia per tė vepruar. Ndaj edhe me gjestet dhe fjalėt e njė eremiti, shtiresha si apostull i pakuptuar dhe moralizues.
    Cilėt ishin njerėzit, tė cilėve unė rrekesha t'u predikoja? Ajo qė ndeshej nė shoqėrinė shqiptare pas 1912-ės, ishte trashėgim i reformės administrative osmane tė Tanzimatit (1839). Kjo reformė solli me vete jo vetėm ndryshimin e sistemit administrativ, por edhe tė gjithė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės. Nga njė administrim feudal, rajonal dhe i decentralizuar, nė dhjetė vjet u krijua njė shtet zyrtarėsh, rreptėsisht i centralizuar. Pa folur pėr ndryshimet politike qė pėrcollėn kėtė pėrmbysje, shumė njerėzve ai u solli edhe humbje shoqėrore dhe ekonomike. Sanxhakbeu, jahjabeu, dizdari, zaimi, spahiu e shumė e shumė tė tjerė nė sistemin administrative tė kohės feudale, jetonin me tė ardhurat e fundit qė i ishin dhėnė atij vetė apo ofiqit tė tij. Njė ditė tė bukur kėta njerėz e panė veten tė zhveshur nga ēdo e ardhur qė ata pėr shekuj me radhė e kishin parė si tė tyret dhe tė familjes sė tyre. Kėto feude kishin qenė shpesh edhe arsyeja se pėrse kėta drejtues administrative apo ushtarakė nuk kishin sirguruar ndonjė pronė tė madhe apo edhe tė vogėl qoftė. Ishte e natyrshme pra, qė kėta tė dėmtuar do t'i kundėrviheshin reformės.
    Por nuk ishin vetėm ata tė prekur, edhe masa e gjerė e popullit i kishte lidhur shumė interesa tė saj jetėsore me sistemin feudal tė administrimit; ajo nuk paguante taksa, ishte e liruar nga detyrimi ushtarak, mijėra, mijėra tė rinj jetonin me mercenarizėm dhe familje tė shumta vunė pasuri me fitimet nga luftėrat e bijve tė tyre nėpėr vende tė huaja. Dhe ata shėrbenin si brenda vendit, ashtu edhe jashtė tij nė Perandorinė e madhe Osmane, nė Afrikėn e Veriut, nė Rumani, nė Venecia, madje gjer nė Rajhun gjerman apo nė Spanjė (Labėria, fjala vjen, njė krahinė e varfėr malore me 50.000 banorė kishte vazhdimisht 2.500 djem tė saj, myslimanė apo te krishterė, qė shėrbenin diku si mercenarė). Vetėm mė 1850 pėrfundoi zbatimi me dhunė i reformės. Njė varfėri tronditėse mbuloi tani gjithė atė popullsi qė pati jetuar nė sajė tė mercenarizmit (kryesisht nė viset si Ēamėria, Labėria, Mallakastra, Skrapari, Dangėllia, Kolonja, Bilishti, Dibėr-Mati, Mirdita, Luma, Metohia, Kosova) saj iu hoq mundėsia e vetme e ekzistencės; nga bujqėsia ose tregtia nuk merrte vesh askush dhe kėshtu njerėzit vegjetonin nė njė gjendje tė mjerueshme.
    Bashkė me popullin mori tė tatėpjetėn edhe klasa e mėparshme drejtuese. Dolėn elemente tė rinj, tė cilėt, duke u afruar me zyrtarėt qendrorė, tashmė fitimtarė, dhe, duke iu shėrbyer atyre fituan poste dhe pasuri, edhe kėshtu, edhe mkundėistė pėr t'u matur me ish shtresėn drejtuese. Mirėpo, duke qenė nė Shqipėri shprehia dhe tradita shumė tė fuqishme, ata nuk mundėn ta zėvendėsojnė kėtė shtresė tė mėparshme drejtuese, tė mbėshtetur edhe nga populli, por vetėm sa e ndanė me tė ndikimin nė vend. Por edhe ish shtresa e lartė e dėmtuar, por edne e gjallė, iu pėrshtat pak e nga pak kushteve tė reja. Nė vend ajo kishte pėrparėsinė e traditės, nė shtet dhe nė oborr, epėrsinė e padiskutueshme tė paraqitjes sė fisme, tė arsimit dhe tė sojit. Si pėr inat tė rishtarėve tė mėdhenj e tė vegjėl, shteti dhe njeriu turk, sado qė pas Tanzimatit ata mundoheshin shumė tė dukeshin demokratikė dhe tė pėrparuar, e kishin ruajtur nderimin pėr aristokracinė. Kėshtu ndodhi qė nė Shqipėri, gjatė 20-30 vjetėve pas Tanzimatit u vu re zhvillim parallel me atė shndėrrim shoqėror dhe politik tejet tė centralizuar qė ndodhi nė Francė nen Luigjin XIII dhe ministrin e tij Risheljė.
    Sidoqoftė, duhet thėnė se lidhjet e ngushta tė shtresės drejtuese e te popullit me autoritetet turke pas Tanzimatit ndikuan dhe, nė njė farė mase, edhe i prishėn parimet dhe mendėsitė e vjetra morale dhe shoqėrore tė popullit shqiptar. Me ketė nuk do tė thote aspak se ai po i afrohej popullit turk. Vetitė e karakterit tė kėtij tė fundit e bėnin atė njėrin nga popujt mė tė mahnitshėm tė botės. Por nė Perandorinė Osmane, Sulltani dhe qeveria vetėm gjuhėn kishin tė pėrbashkėt me popullin turk. Po tė studiosh me vėmendje historinė osmane mund tė thuhet se edhe nė periudhėn e shkėlqimit tė tyre ata nuk kanė shėrbyer kurrė si shėmbėlltyra tė dėlirėsisė morale dhe shoqėrore, pa folur mė pėėr periudhėn e rėnies sė madhe tė Perandorisė Osmane. E pra, me kėta zyrtarė kishte tė bėnte shtresa drejtuese dhe populli shqiptar i periudhės pas Tanzimatit. Pėr pasojė koncepti moral i popullit pėsoi tronditje tė thella.
    Shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė engjėl tė pafajshėm: dhuna, kapardisja, etja pėr grabitje, padurimi kanė qenė prej kohėsh tipare tė spikatura tė karakterit tė tij, por nga ana tjetėr ai ėshtė shquar edhe pėr tipare fisnike:
    shqiptari ėshtė trim, kokėkrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vetėsigurtė dhe i zgjuar. Ai i pėrvetėson njėlloj shpejt si vetitė e mira, ashtu edhe ato tė kėqija. Nė kėtė truall pjellor dhe mikpritės, administrimi turk i periudhės sė rėnies s'mbolli aspak bimė tė dobishme, por kryesisht shumė gram. Dhe ky i fundit, siē ndodh edhe nė natyrė, u shtua dhe u harlis. Ky trashėgim i Perandorisė Osmane pėrbėnte pra, thelbin e asaj shoqėrie nė Tiranė, prej sė cilės unė, me zemėr, largohesha gjithnjė e mė shumė.

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Brari (12-03-2014),Kreksi (31-03-2014)

  3. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fjalėt e njė ministri

    Eqrem Bej VLORA,

    A ka ndonjė cep tė Peranodorisė Osmane thashė me vete, ku tė mos ketė shqiptar? Tė parė shtrembėr nga natyra e egėr, tė ngushtuar nga papajtueshmėria e karakterit tė tyre, ata kanė qenė tė shtrėnguar tė braktisin vendin pėr tė kėnaqur nė dhe tė huaj synimin (dėshirėn) e lindur pėr tė sunduar e mbase edhe nevojė pėr qetėsi.
    Si qenė ato fjalė pėr tė ardhmen e popullit tonė qė mė tha dikur nė Stamboll, armiku i madh i shqiptarėve, ministri i Brendshėm i Turqisė Rinj, Telat pasha? Ishte vjeshta e vitit 1908. Inteligjencia shqiptare kishte thirrur nė njė kongres nė Manastir, elitėn e albanologėve tė athershėm pėr tė vendosur alfabetin dhe drejtshkrimin e gjuhės shqipe. Unė sė bashku me veprimtarin dhe njėherėsh drejtorin e gazetės "Shqiptari", Dervish Himėn, ishim zgjedhur nga kolonia shqiptare e atyshme si pėrfaqėsues tė saj nė kėtė kongres. Edhe pse nė atė kohė unė isha nėpunės nė Ministrinė e Jashtme, nuk e kisha gjetur tė nevojshme tė merrja leje nga zyra pėr kėtė udhėtim. I shoqėruar nga nacionalistėt drejtues tė kolonisė, unė arrita me shumė bujė nė stacion dhe po matesha tė hipja nė vagon, kur mė afrohet njė polic dhe mė kėrkoi tė shkoja me tė te komisari. A kisha marrė leje pėr kėtė udhėtim mė pyetėn atje. Kur iu pėrgjigja "jo", komisari mė tha se atėherė nuk mund tė nisesha. I zemėruar, qė dikush kishte guxuar t'u dilte pėrpara trilleve tė mia, unė vajta drejt e te ministri i Brendshėm, Telat pasha, i cili pikėrisht ato ēaste po pėrcillte pėr nė Selanik njė "peshk tė madh" tė komitetit tė Turqve tė Rinj. Kjo ishte njė fyerje e madhe qė i bėhej personit tim! A nuk ishte e drejtė e ēdo qytetari qė tė lėvizė i papenguar nėpėr tė gjithė vendin? Telat pasha, kur dėgjoi kėto fjalė tė fryra vetėm sa vuri paksa buzėn nė gaz dhe mė tha t'i shkoja tė nesėrmen nė zyrė, se kishte diēka pėr tė mė thėnė. Udhėtimit, doemos duhej t'i vija vizė. Tė nesėrmen ministri mė priti ftohtė, por nė mėnyrė korrekte. Ai mė tha se si nėpunės shtetėror unė nuk kam tė drejtė tė marr pjesė nėpėr mbledhje, qoftė edhe tė karakterit shkencor, pa lejen e qeverisė. Nuk mund tė mos e pranoj se ai kishte tė drejtė.
    Mirėpo atėherė unė nuk doja kurrsesi ta pranoja kėtė!
    Atdhetarėt shqiptarė dhe Turqit e Rinj qėndronin nė pozita krejt tė kundėrta. Ne, nacionalistėt, nuk besonim mė nė vazhdimėsinė e Perandorisė dhe dėshironim qė nė ēastin e fundit tė shpėtonim atė qė mund tė shpėtohej dhe pikėrisht qenėsinė dhe tėrėsinė e kombit shqiptar. Dhe ky qėllim, mendonim ne, mund tė arrihej mė shpejt nėpėrmjet njė autonomie nė suazėn e Perandorisė Osmane. Ndėrsa Turqit e Rinj nga ana e tyre ishin ithtarė tė njė lėvizjeje nacionaliste turke, qė synonte vazhdimisht, jo vetėm ruajtjen e kombėsive tė Perandorisė, por edhe forcimin e lidhjeve mes tyre nėpėrmjet ideve panturke dhe panislame. Nga kjo pikėpamje nuk mund tė shihej ndryshe veēse si njė tradhti ndaj vendit dhe fesė kur njė popull kaq i favorizuar nė Perandori, siē ishin shqiptarėt, tė kėrkoje njė status tė veēantė, qė mund tė quhej fare mirė, si parapėrgatitje pėr ndarje. Koha dhe ngjarjet na dhanė neve, fatkeqėsisht, tė drejtė. Turqit e Rinj ishin politikisht tė papėrgatitur, si tepėr primitivė dhe tepėr tė verbuar nga idetė e tyre dhe nuk mund tė kuptonin rėndėsinė e njė autonomie, nė formėn e njė administrimi kantonal, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Maqedoninė, qė kėto provinca autonome, siē mendonim ne, do t'ia kishin zgjatur, sė paku formalisht, edhe pėr disa vjet jetėn Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik. Nė Shqipėri, fjala vjen, jetonin dy milionė myslimanė, tė cilėt edhe nė njė Shqipėri autonome do tė kėrkonin marrėdhėnie tė ngushta me Turqinė. Nė Maqedoni shumica ishte e krishterė, por e pėrēarė dhe e armiqėsuar mes veti. Partia bullgare e Sandaksit ishte shprehur pėr njė autonomi kantonale, ku tė pėrfshihej shumica e popullsisė slave tė Maqedonisė; serbėt dhe grekėt nuk luanin ndonjė rol. Ndėrsa tė 700.000 myslimanėt e Maqedonisė formonin njė element tė fuqishėm ndikimi nė tė mirė tė Turqisė. Duke hequr dorė nga sovraniteti tashmė qesharak i Perandorisė Osmane mbi ishullin e Kretės, i cili prej vitesh pėrfaqėsohej vetėm me njė flamur tė leckosur mbi kėshtjellėn e Sudės, do tė qe bėrė e mundur qė, qoftė edhe pėr nja farė kohe, Greqia tė neutralizohej. Njė propozim i tillė iu bė nga kryeministri i Greqisė, Venizelos, deputetit tė athershėm tė Vlorės, Syrja bej Vlorės, gjatė kalimit tė kėtij tė fundit nėpėr Athinė dhe qė iu transmetua qeverisė nė Stamboll; mirėpo ky propozim jo vetėm qė hasi kundėrshtimin e fortė tė Komitetit tė Turqve tė Rinj, por ndėrmjetėsuesi u sha dhe u damkos si tradhtar. Cili nga antarėt e komitetit tė Turqve tė Rinj kishte zgjuarsinė dhe dijet e nevojshme pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė tillė tė thjeshtė e logjik nga situata politike?
    Kėto ishin nė pėrgjithėsi ato qė unė u pėrpoqa t'iu bėja tė qartė ministrit nė bisedė me tė; unė desha ta thonja qė ne, nacionalistė shqiptarė, nuk ishim aspak armiq tė Perandorisė, por donim tė punonim nė tė mirė tė saj me mjete tė tjera. Pėrgjigja e tij ishte e shkurtėr dhe e qartė. Ose qėndroni nėpunės dhe bindjuni udhėzimeve tė qeveris ose bėhuni politikan dhe pėrfaqėsoni idetė tuaja si deputet nė parlament. Vetėm duhet tė kini parasysh njė gjė: unė i njoh Shqipėrinė dhe shqiptarėt mė mirė sesa mendoni ju. Ju keni jetuar nė Perandorine Osmane jo si tė shtypur dhe tė nėnshtruar, por si zotėrinj dhe urdhėrues. Ju keni pėrfituar nga pushteti i Perandorisė dhe i fesė mė tepėr se turqit. Tani po bėheni renegatė dhe kėrkoni ta braktisni anijen qė po mbytet, nė vend qė tė punoni dorė pėr dore me ne pėr shpėtimin e saj. Ndoshta njė ditė edhe do t'ia arrini asaj qė kėrkoni. Vetėm kujdes! Shqipėria ėshtė e vogėl dhe e varfėr, shqiptarėt nuk janė as qytetarė tė mirė, as punėtorė tė mirė, e shumta ata mund tė jenė sundimtarė tė mirė dhe ca mė tepėr kusarė tė mirė. Njė ditė prej ditėsh, kur tė mos i keni mė kullotat e pafundme tė kėsaj perandorie, ju do tė hani njėri-tjetrin nė atė Shqipėrinė tuaj tė ngushtė e tė varfėr!". Ai nuk foli atėherė si ministėr, por si njė turk i thjeshtė! I bindur dhe i ndershėm. Dhe kishte pasur tė drejtė.
    Sa e sa herė mė vonė e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijėra shqiptarė qė kam takuar edhe nė qoshet mė tė largėta tė Perandorisė, tė cilėt, nė toka tė huaja urdhėronin mbi njerėz tė huaj, vetėm e vetėm sepse quheshin "shqiptarė". Dhe sa e sa herė mė janė kujtuar fjalėt profetike tė atij turku tė ri, mė vonė, kur nė Shqipėri isha i detyruar tė shihja me tmerr e neveri, sesi njerėzit qė donin tė bėheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me kėmbė shoqi-shoqin, vetėm e vetėm se nė koritė nuk kishte vend pėr tė gjithė.
    Nė njėrėn nga ditėt e meėastajme, grupi ynė, domethėnė Abdyrrahman pasha, dy djemte e ministrit tė Jashtėm, Tefik pasha, Veiz pasha dhe unė, bėmė njė udhėtim nė Petra, 50 km larg nė vijė ajrore. Na kishin siguruar se atje mund tė shkohej edhe me makinė! Rrugė doemos qė nuk kishte, por ne kishim guxim, qėndrueshmėri dhe shpresonim se do t'ia dilnim mbanė. Ashtu ndodhi vėrtet dhe ne ccamė pėrpara me dhjetė, madje me dymbėdhjetė kilo metra nė orė, ndonėse jo pa pengesa e ndalime. Makina hidhej e pėrhidhej, por sidoqoftė patėm fat- pas shtatė orėsh ishim nė Petra. Pėr atė kohė njė arritje, por e tillė qė na shtrėngoi tė flinim njė natė nė Elxhi dhe prej aty tė ngjiteshim nė kėmbė te rrėnojat, afro njė orė udhė. Sot Petra ėshtė studiuar dhe pėr tė kanė dalė edhe disa libra. Po atė kohė ajo ishte gati e panjohur dhe pėrmendej vetėm nė veprat shkencore si kryeqendėr e mbretėrisė sė Nabatit nė (Arabia petraea". Nga gėrmadhat e dukshme viheshin re pėrvijimet e njė sheshi, mbeturinat e njė etatri dhe tė disa tempujve. Mė mirė ishin ruajtur disa objekte laike dhe fetare, tė gdhendura nėpėr shkėmbinj apo shpella. Pėr njė orė ne vizituam, studiuam dhe fotografuam gjithēka qė mund tė kuptonte njė amator. Ndonėse tė dy oficerėt e rinj kishin disa njohuri nė kėtė fushė.

    Kujtime 1908

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Brari (12-03-2014)

  5. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Amelie von Godin, e dashura e beut tė fundit

    Elsa Demo
    09-07-2007

    Kontributi pėr shqiptarė tė lirė e tė pavarur i Ameli fon Godinit (Amelie von Godin, 1882 – 1956) realisht nuk njihet. Por njohja fillestare e lexuesit tonė me tė po bėhet me frymėn popullore, megjithėse tė vėrtetė, tė njė thashethemi tė lezetshėm. Baronesha bavaraze na prezantohet si e dashura e Eqrem bej Vlorės. Pėr hir tė famės qė ky i fundit gėzon kėto kohė me rastin e botimit tė kujtimeve tė mrekullueshme, sigurisht, si e rreshtuar ndėr tė afėrmit mė intimė tė beut tė fundit, emri i Ameli fon Godinit, s'mund tė kalojė pa u vėnė re. Eqrem bej Vlora e ka pėrmendur qė nė krye se disa prej shėnimeve tė kujtimeve tė tij, janė marrė nga dorėshkrimi 1150 faqe qė e ka shkruar nė vitin 1956 "nė bashkėpunim me tė ndjerėn baroneshė Ameli fon Godin, mikeshėn e madhe, tė vyer dhe tė nderuar tė Shqipėrisė." Tė dy bashkė kanė lėnė njė dorėshkrim "Ndihmesė pėr historinė e sundimit turk nė Shqipėri" i cili ndodhet nė Institutin pėr Evropėn Juglindore
    Tani qė Kėshilli Kombėtar i Librit nė Ministrinė e Kulturės ka miratuar projektin pėr botimin e veprės sė "tė dashurės sė Eqrem bej Vlorės", pėrkthyesi Afrim Koēi ka shumė punė pėr tė bėrė. Ai na zbuloi fare pak nga vepra qė ka nė duar, aq sa pėr tė mėsuar se Ameli fon Godin ka vėrtet njė kontribut edhe si albanologe.

    Pėrkthyesi i gjermanishtes, i njėjti qė ka sjellė shqip "Kujtimet" e Eqrem bej Vlorės thotė se do tė pėrgatisė njė vepėr tė pėrmbledhur tė Ameli fon Godinit, rreth 300 faqe, e konceptuar nė dy pjesė. "Bėhet fjalė pėr shėnime udhėtimi dhe njė lloj letėrsie qė baronesha ka shkruar dhe qė ėshtė mė shumė njė histori e letrarizuar", thotė Koēi. "Fon Godin njihet si pėrkrahėse e ēėshtjes shqiptare pėr pavarėsi. Nė shėnimet e saj ajo ngre lart virtytet e shqiptarėve sepse do donte t'i shihte si njė komb nė njė shtet tė mėvetėsishėm. Nga ana tjetėr, ajo kritikon ato tė meta tė mėdha qė ēuditėrisht qėndrojnė edhe sot pėr natyrėn e bashkėkombasve tanė, por qė sipas baroneshės do t'iu sillnin shumė probleme nė kohėn kur Shqipėria tė ishte e pavarur".

    Shpirtmira Godin ose baronesha shpirtmadhe Godin e quan Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij, nė momentin kur bavarezja ishte njė nga 25 mysafirėt e shtėpisė sė madhe tė Vlorajve nė muajt e parė tė Qeverisė sė Pėrkohshme nė Vlorė. Ishte njė mysafire ndryshe tė tjerėt dhe sidomos nga gratė, nuk kishte teka e orekse.

    Pėrkthyesi Koēi e ndeshi pėr herė tė parė figurėn e baroneshės nė radhėt e kėtyre kujtimeve ku ajo ėshtė skicuar nė mėnyrė tė pėrkorė, por ama ku ndihet simpatia dhe ėmbėlsia qė hedh mbi tė beu shqiptar. Pastaj, ai vetė do t'i referohej disa veprave tė fon Godinit. "Ėshtė krejt e panjohur. Edhe pėr arsyen se zona gjermane e albanogjisė sa ē'ėshtė e pasur, aq ėshtė e pakėrkuar." Koēi pėrmend si kontribute me vlerė tė fisnikes bavareze pėrkthimin nė gjermanisht tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, i mbledhur nga Shtjefėn Gjeēovi. Punė e madhe iu desh sidomos pėr t'i ruajtur veprės ngjyresat gegėrishte pėr ēka gjeti ndihmė nga fretėrit fraēeskanė nė Shkodėr. Vepra u botua nė vitet 30, ėshtė ribotuar nė 2001 nė Pejė.

    Ajo ka shkruar njė libėr pėr vete pėr rolin kulturor tė franēeskanėve nė Shqipėri. Duke e njohur mirė kėtė rol, do tė protestonte mė vonė pėr fatin qė pat kleri katolik me instalimin e regjimit komunist.

    Sa pėr marrėdhėnien e saj me Eqrem bej Vlorėn, marrėdhėnie intime qė shkruhet dhe nė biografinė e saj, ajo u bė shkas sė baronesha tė njihte mė thellė Shqipėrinė. Studiuesi Robert Elsie ka hedhur njė mendim nė kėto lloj lidhjesh dashurore qė i bėn disa udhėtarė tė huaj nė fillim tė shekullit tė njezėtė, tė merreshin seriozisht me studimin e botės shqiptare, madje edhe tė angazhoheshin nė ēėshtje politike. Elsie na pėrmend njė aradhė: baron fon Nopēėn qė u dashurua me sekretarin e tij shqiptar, Bajazid Dodėn, Obri Herbert, diplomati dhe shkrimtari aristokrat anglez qė "bashkė me Edit Durhamin, themeluan Shoqatėn Anglo-Shqiptare nė Londėr pėr tė mbėshtetur pavarėsinė e Shqipėrisė, u frymėzua, si Nopēa, nga njė dragoman shqiptar, Qazim Kokeli"; Margaret Hasluk, "antropologe skoceze, e cila kishte jetuar 13 vjet nė Elbasan, ishte mike e ngushtė dhe, sipas thashethemeve, dashnore e dijetarit elbasanas Lef Nosi dhe mes tyre baronesha gjermane Mari Ameli fon Godin si "mike intime afatgjatė e aristokratit shqiptar Ekrem bej Vlora qė nuk mundėn tė martoheshin vetėm sepse ajo ishte katolike, kurse ai mysliman."

    Nė vitin 1925 Eqrem bej Vlora i dha fund beqarisė. U martua me Hadijen, e bija e Salih pashė Vrionit. "Ishte njė martesė me mendje dhe jo me dashuri", shkruan nė kapitullin e Kujtimeve "Beu i fundit", por e quan "zgjedhje tė qėlluar dhe fatlume".

    Njė njeri e shoqėroi gjithė kohės beun, ndėrsa linte Vlorėn pėr nė Brindizi, i dėshpėruar, vetėm me 55 napolonat e fundit nė xhep, por i lehtėsuar dhe i shoqėruar nga baronesha fon Godin. Viti 1914 i zhvillimeve tė mėdha historike, ardhja e Princit Vid, mbret i shqiptarėve, do t'i lidhte mė shumė Ėshtė momenti kur Esat pashėn, mikun e tij kėrkojnė ta fusin nė kurth. Eqrem bej Vlora shkruan: Tri ditė pas kėsaj rebelėt sulmuan Durrėsin pėr tė marrė hak pėr Esat pashėn... Zumė atėherė me qira njė vilė tė mobiluar, nė pjesėn e pėrtejme, tė poshtme tė qytetit. Vila ishte e bukur e bollshme dhe na mundėsonte tė merrnim edhe qiraxhinj. Dhe qiraxhiu mė i mirėpritur ishte padyshim, mikesha jonė e dashur dhe e mirė, baronesha Amali fon Godin. Gjatė gjithė kėsaj kohe ajo kishte banuar nė kushte mjaft tė vėshtira nė qelėn e priftit tė Durrėsit, Dom Nikollė Kaēorrit. Puna e saj nė spitalet e ngritura po me ndihmėn e saj ishte e rėndė, dhe ne ishim shumė tė lumtur qė kishim mundėsi t'i ofronim asaj, sė paku, njė banesė pėr tė qenė. Mirėpo gėzimi ynė nuk do tė vazhdonte gjatė."

    Eqrem beu, nuk e pėrmend mė baroneshėn nė kujtimet. Ndoshta ky ishte takimi i tyre i fundit, si dy tė dashuruar. Ajo nisej pėr nė Gjermani, ndėrsa ai kthehej nė Vlorė, nė Vlorėn e spastruar nga "Vlorajt" e ēuditshėm e tė bezdisshėm.

    Eqrem bej Vlora dhe Ameli fon Godin, lėnė Shqipėrinė me anijen "Agordat" drejt bregut italian


    Tė vetmuar drejt Italisė

    Eqrem bej Vlora

    "Pėrreth bunacė vrastare, vapė mbytėse, velat vareshin tė flashkėta nga direkėt. Ne u ulėm nė kuvertė nė dy shezlonė, qė ishin njėherėsh edhe shtretėrit tanė pėr natėn dhe zumė tė sodisim detin dhe vezullimin e yjeve nė qiell, derisa na zuri gjumi. Befas nė mesnatė u zgjuam nga njė rrapėllimė dhe zhurmė jo e zakonshme. Thirrje nga njė megafon ēanin natėn. Njė nėndetėse franceze na kishte parė dhe kėrkonte tė kontrollonte se kush ishim. Pra vetėm njė intermenxo e vockėl, por qė tė kujtonte seriozitetin e ēastit dhe tė merrte gjumin.

    Nėndetėseja na solli fat. Nisi njė erė e freskėt dhe e kėndshme, velat u frynė dhe anija jonė filloi tė marrė shpejtėsi me ngadalė. Pėr gjumė nuk na binte ndėrmend! Baronesha fon Godin dhe unė, tė mbėshtetur pas relingut tė kuvertės sė kiēit, vėshtronim, tė tretur nė mendime, vazhdėn e shkumbėzuar tė elikave. Po rikujtonim pėrjetimet tona tė vitit tė lamė pas. Kishte qenė e vėrtetė apo njė ėndėrr e keqe? E kush kishte interes ta zgjidhte tani kėtė enigmė? Nė dallgėt e vogla dhe nė gjeratoret fosforeshente qė treteshin pas nesh duke vallėzuar, shuheshin tablotė e sė kaluarės, shpresat, dėshirat. Sikundėr moria e tablove qė moria e kėtyre dallgėve sajonte dhe zhdukte pastaj sakaq pa lėnė gjurmė, kėshtu edhe krejt vepra e jetės sime kishte humbur e shkuar dėm. Shqipėria e vjetėr, sė cilės i pėrkisja unė, nuk kishte pushuar aspak sė ekzistuari me shembjen e Perandorisė Osmane; traditat, shprehitė dhe ligjėsitė e saj thuajse nuk ishin prekur nga ngjarjet e kohės dhe ne kishim mbetur "zotėr" nė krahinat tona. Ndėrsa shembja e sotme ishte njė pėrmbysje e plotė dhe e mirėfilltė: tani Shqipėria do tė binte nė duart e mendjeprishėsve tė popullit, do tė bėhej pre e forcave dhe e udhėheqėsve tė rinj, do tė shndėrrohej nė njė botė tė huaj e armike pėr mua. Unė nuk e ndieja mė veten pjesė tė kėsaj Shqipėrie tė lindur nga njė revolucion. Dhe kjo mė trembte dhe mė turbullonte."


    Kush ėshtė aristokratja bavareze

    Godin lindi nė Mynih mė 7 mars 1882 dhe vdiq po nė Mynih mė 22 shkurt 1956.

    Freiin Amalie, ishte fėmija i madh, prej katėr fėmijėve i njė pėrfaqėsuesi tė mbretit nė Bavari, tė quajtur Berbhard Karl Gottfried Freiherr Godin dhe gruas sė tij Julie Freiin. Ajo njihet si shkrimtare (mbi udhėtimet), pėrkthyese, albanologe dhe njė prej pjesėtareve mė aktive tė Lėvizjes Katolike tė Grave.

    Nė fėmijėri ajo ishte e dobėt dhe shpesh e sėmurė, "mė vonė ajo vuajti edhe nga melankolia dhe gjatė gjithė jetės merrte opium" (Beshiri 1993, S. 8). Ajo u rrit nė njė familje konservatore dhe me tradita. Qė nė fillim mori mėsime private, ndėrsa ndiqte shkollėn publike pėr mėsime feje. Mė pas prindėrit e dėrguan nė manastirin e "Sacre Coeur" (Zemra e Shenjtė) nė Riedenburg. Mė 1907 u sėmur dhe prindėrit e dėrguan nė njė udhėtim sė bashku me vėllain mė tė ri, pėr nė Athinė e Stamboll ku do tė takohej me njė shqiptar fisnik, i cili i foli aq shumė pėr vendin e tij saqė e magjepsi Godin-in. Njė vit mė vonė nė verė tė 1908-ės, Amali fon Godin vizitoi pėr herė tė parė vendin ku do tė kalonte thuajse gjysmėn e jetės sė saj. Pas kėsaj vizite, do tė kthehej shpesh nė Shqipėri ku bie nė kontakt me mjaft patriotė shqiptarė, ndėr tė cilėt Eqrem Bej Vlora, me tė cilin ajo ra nė dashuri dhe duket se do tė ishte martuar po tė mos e pengonte feja myslimane e Vlorajve. Nė shkrimet e saj ajo flet pėr njė takim me Ēerēiz Topullin dhe Mihal Gramenon dhe pėrshkruan luftėn e Shqipėrisė pėr pavarėsi nga Turqia. Godin shkroi mjaft rreth pėrvojave tė saj nė Shqipėri nė gazeta dhe revista tė kohės. Me ndihmėn dhe kėrkesėn e fretėrve tė Urdhrit Franēeskan tė Shkodrės, filloi punėn pėr pėrkthimin e Kanunit nė Gjermanisht, njė punė qė i mori rreth 20 vjet nga jeta e saj, ndėrsa punoi edhe pėr njė fjalor Gjermanisht-Shqip dhe botoi romanin "Tre Kolajt" (Die drei Kolaj), por edhe libra tė tjerė ndėrsamblodhi mijėra faqe materiale pėr kulturėn e vendit. Gjatė gjithė kohės ajo qe aktive nė luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi dhe krijimin e njė shteti shqiptar. Nė vitin 1939 vizitoi pėr herė tė fundit Shqipėrinė, por edhe jashtė saj vazhdoi pėrpjekjet pėr tė ndihmuar vendin. Nė vitet e ngritjes sė komunizmit, ajo qe ndėr tė parat qė dėnoi gjenocidin komunist kundėr kishės katolike. Godin Vdiq nė moshėn 76-vjeēare.

    Shekulli

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Brari (12-03-2014)

  7. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ku isha nė vigjilje tė pavarėsisė

    Pėr herė tė parė/ Njė letėr e Eqrem Bej Vlorės e cila jep vendodhjen, lėvizjen dhe orėt e fundit tė pregatitjes sė shpalljes sė pavarėsisė. Kush ishte sipas tij Ismail bej Vlora? Udhėtimi nė Vjenė dhe kėshillat e diplomacisė austriake



    Eqrem Bej Vlora i pėrgjigjet Mustafa Krujės:


    Nga arkiva e letėrkėmbimit tė intelektualit Mustafa Kruja, trashėgimtarėt nxjerin kėtė letėr tė gjatė qė bashkėkohėsi dhe bashkudhėtari i tij nė disa momente historike, Eqrem Bej Vlora, i dėrgon nga Roma mė 2 maj 1955.


    Tė dy janė nė mėrgim por siē ka pėr ta vėnė re lexuesi edhe nė kėto letra ata ndajnė kujtimet pėr historinė, atė qė ėshtė bėrė dhe nuk ėshtė bėrė, dėshmitė pėr kohė tė hershme si viti 1912. Pikėrisht kėtu ndalet Eqrem Bej Vlora i cili i pėrgjigjet disa pyetjeve qė Mustafa Kruja duhet t'i ketė bėrė pėr detaje tė caktuara pėr vigjiljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.


    Tė dy ishin aty dhe tė dy do tė ngarkoheshin mė pas me detyra tė rėndėsishme politike dhe administrative. Por edhe dyzetė vjet mė pas Mustafa Kruja kėrkon detaje pėr ngjarjen historike.


    Ndėrsa Eqrem bej Vlora i pėrgjigjet me atė frymė, stil dhe freski qė do tė shkruante "Kujtimet" (1973). Kjo letėr ėshtė shkruar nė kohėn qė bej Vlora ka qenė duke shkruar pikėrish kujtimet. Prandaj dhe kėto hollėsi tė mėposhtme janė tė vetėkuptueshme.

    Romė, mė 2 maj 1955Fort i nderuėshmi mik,


    Letra e Juaj, me datė 26 .IV. 1955, qė mėrriti dje, jo vetėm nuk mė mėrziti - sikundėr druanit ju - por mė gėzoj pa masė, pėr dy arsye: 1) sepse ish letra e njė mikut shum tė ēmuarė; 2) sepse kjo, mė detyroj tė largohem nga shėmtimet e kohės sotme e mė shpuri nė kujtimet e njė kohės kaluarė, nė tė cilėn kemi patur ende entuziazėm, besim edhe shpresė.


    Ngjarjet e asaj kohės mė janė dalltuarė thellsisht nė mėndjen e nė shpirtin t'im, dhe nuk kam harruarė as njė hollsiė. Kanė qėnė ēaste e rrethana nė tė cilat ēdo njėri nga neve, ka bėrė, pak a shum, detyrėn e vet kundrejt atdheut e bashkatdhetarvet, - ka vėnė njė gur tė vogėl - pėr tė ngrehur at'godinėn e pėrbashkėt qė na u shėmb sot.


    Mallėngjimi edhe dėshpėrimi, mė shtynė pra, tė merrem shum herė me shėnimin e datavet dhe tė ngjarjevet nė njė librezė tė vogėl, qė ndonjė ditė, mund tė interesojė ata qė nuk shohin botėn e sotme shqiptare edhe atė tė kohrave tė kaluara vetėm ndėrmjet tejqyrjes tyre tė mangėt ose tė shtrembėruarė, por nė dritėn e sė vėrtetės.

    Nga kjo libreza e kujtimevet do marr ato fletėt qė ju interesojn, edhe do ju pėrgjegjem me vėrtetshmėri e me ndėrgjegje.
    I - Udhtimi im pėr nė Vjenė edhe rrethanat qė e shkaktuan:


    Jam nisur nga Vlora me vaporin austriak mė 7 tetor 1912. Jemi takuarė bashkė nė kėtė vapor mė 8 tetor 1912 ora mė 10 a.l.fr. nė mėngjes. Ju ishit ngarkuar nga Abdi bej Toptani tė bisedonit me mua mbi udhtimin qė po bėja e mbi misjonin qė duhej tė plotsoja nė Vjenė.


    Me kėtė misjon nuk mė kish ngarkuarė vetėm im'at, por edhe mbledhja e parisė Vlorės (ndonse vetėm ajo pjesė qė ish antare (mike) e babės t'im). Me anė tė kushullės austriake Z. Lejhamer ish vėnė nė dijeni edhe tė misjonit t'im, ish lajmėruar Vjena pėr ardhjen t'ime.


    Nė Vjenė pashė mė para Kryekushullėn Z. Rappaport, mbas atij kryetarin e Seksjonit Ballkanik Kont Hojashin, dhe mė sė fundi Ministrin Berchtold. Tė gjithė kėtyre ju ēfaqa frikėn qė na kish kapur (neve), se nė pėrfundim tė luftės Ballkanike, Perandoria osmanllije do ēdukej nga Ballkanet edhe Shqipėria do mbetesh nė dorė tė fituesave tė luftės ballkanike. Nga bisedimet pata pėrshtypjen qė qarqet dipllomatike tė Vjenės ishin tė bindur, qė nga kjo lufta do dilte fituese Perandorija osmanllije.


    Mė dhanė premtime (edhe tė sinqerta) qė nė pėrfundim tė luftės Austria do ngulte kėmbė qė tė krijohesh njė vilajet autonom shqiptar; tė lihesh e lirė gjuha shqipe pėr mėsimet fillore edhe mesatore nė Shqipėri; tė emnoheshin nė Shqipėri nėpunsa shqiptarė; tė shėrbente ushtria shqiptare (nė kohė paqe) nė Shqipėri etj. etj.

    E pashė qė gjindesha ende para asaj mźndėsisė qė kish drejtuar deri atėhere veprimtarinė politike tė Ballkansplatz-it. Kėrkova pra njė tjatėr rrugė veprimi:

    Qė prej kohe kisha dy miq: Nėnsegretarin e Shtetit nė Ministrinė e Punravet ekonomike Z. von Riedel, edhe Adjutantin e Nalt T. Arshidukut Franc Ferdinandit, Gjeneralin Baron von Bollfras. Tė dy i takova; shpjegova (me sa munda) nevojėn e njė veprimtarisė tė ngutshme edhe ju kėrkova nė Belvedere.


    Kėtu gjeta dyerėt krejt tė ēelura pėr ēdo kėrkesė. Mė kėshilluan tė kėthehem menjėherė nė Vlorė, tė mbledhim njė Kuvźnd (sa mė tė gjėrė qė tė jetė e mundur) dhe tė shpallim (jo pamvarsinė nga perandorija osmanllije), por Autonominė e Shqipėrisė me flamur e me Qeveriė tė veēantė.


    Mė porositėn qė tė bėjmė, ē'ėshtė e mundur, qė nė Janinė ushtria tė vazhdojė mbrojtjen kundra Grekvet dhe nė Shkodėr kundra Malazezvet. Mė lutėn tė mos i japim lėvizjes njė pamje antityrke, tė evitojm ē'do pėrpjekje me ushtrinė perandorake, pėr mos t'i dhėnė punės fytyrėn e njė kryengritjes ose njė lidhjes me shtetet ballkanike.


    Dy ditė mė vonė (20 tetor) mė thirrėn nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme. Ndėrkohė zhvillimi i ngjarjevet kish shpejtuarė edhe pjekur vendimet e dipllomacisė austriake. Mė thanė, qė nuk ish mė nevojė tė ēpallej "Autonomia e Shqipėrisė", por "Pamvarsia".


    Dipllomacija austriake do t'a pėrkrahte (edhe, nėse kish nevojė, me anė tė ushtrisė saj) krijimin e njė Shqipėrie tė lirė. Pėrsa i pėrkiste kufive nuk mund tė premtonin gjė: do tė pėrpiqeshin tė shpėtonin nga dora e Sllavėve Prizrenin, Gjakovėn, Pejėn (Metohinė), Dibrėn, Ohrinė, Korēėn dhe Ēamėrinė.


    Nuk kishin shpresa pėr shpėtimin e Prishtinės, tė Gjilanit, tė Shkupit, tė Manastirit e tė Janinės. Premtuanė veēanrisht ē'do pėrkrahje qė ish e mundshme nė rrethanat qė gjindeshim. U kėtheva me njė herė nė Vlorė, ku mėrrita mė 23 tetor 1912.

    Babėn nuk e gjeta nė Vlorė, kish shkuarė nė Shkodėr. Ndėrsa unė ishja nė Vjenė, baba kish mbledhur parinė e Vlorės, ju kish shpjeguar situatėn e dėshprueme tė ushtrisė osmanllije nė gjithė sektorėt e Ballkanikit, bindjen e tij tė plotė qė shtetet ballkanike do dilnin fituės nga kjo pėrleshje, edhe nevojėn pėr Shqiptarėt tė bėnin "diēka" pėr shpėtimin e vet. Nuk gjeti as mė tė paktin kuptim.


    Disa, (por ish njė pakicė), e pranuan tė bashkpunojnė pėr mbledhjen e njė Kuvendi. Shumica (e nxitur nga dy kudėrshtar mjaft tė fortė, Elmas efendi Kanina edhe Adem bej Risilia) filloj nga ēpifjet. Na akuzuanė se paskemi qėnė shitur austrjakvet!!, qė paskemi patur qėllimin tė krijojmė pėr vehte!? "njė principat nėn mbrojen e Austrisė", etj. etj. budallallėke.

    Me gjithė kėtė, baba vendosi ti ēojė letra disa miqve e t'i dėrgojė me anė tė njerzve tė besuarė. Grupi kundėrshtar ndėrkohė kish lajmėruar autoritetet nė Vlorė e nė Janinė mbi ē'po pregatitesh nė Vlorė.


    Esad Pashėn dhe Vehip Pashėn, komandantė tė ushtrisė nė Janinė i kishim miq: ishin njerėz t'arsyeshėm, nuk morėn masa kundrejt babės, por e paralajmruanė, qė ishin tė shtrėnguarė t'i merrnin po qe se vazhdonte nė pėrpjekjet e tij. I dėshpėruar nga situata, baba shkoi nė Shkodėr me qėllim qė tė bindi Esad Pashė Toptanin tė ēpalli nė Shkodėr at vetqeverimin Shqiptar qė ai vet nuk mundi t'a ēpallte nė Vlorė.

    Me njėqind mundime dhe rrezike mėrriti nė Shkodėr. Bisedoi ēėshtjen me Esad Pashėn, por e bisedoi edhe haptazi me Hasan Riza Pashėn. Ēudia ėshtė qė ndėrsa te Esad Pasha takoi mė njė far soj dyshimi e druajtje, gjeti tek Hasan Riza Pasha dyert krejt tė ēelta. Ky e pranoi pa tjetėr mendimin, por zbatimin ja nėnshtroi disa konditavet:


    a) Kurse ushtrit perandorake tė mundeshin nė gjith sektorėt ballkanik.


    b) Ndėrkohė tė ndaheshin (me anė tė propagandės qė duhej tė bėnte Esad Pasha)
    malsorėt katolik nga Malazezėt.


    c) Shkodra duhesh tė rrethohesh nga tė gjith anėt e tė dukej si e izolluar.
    Atherė premtonte tė lejonte, e tė bashkpunonte nė ēpalljen e vetqeverimit shqiptar e tė ngrehte flamurin kombtar pranė flamurit tyrk. Njė kumandant Tyrk nuk mund tė bėnte mė tepėr.


    Mjerisht kėta bisedime venin, rregullisht, nė vesh tė kumandės Malazeze qė ish nė
    Tarabosh. Baba e pa qė edhe kėtu nuk kish shum shpresa pėr realizimin e planit tė tij. I dėshpėruarė dolli nga Shkodra dhe mezi mėrriti nė Shin Gjini, ku hipi nė njė vapor lufte austriak qė e shpuri nė Kotor. Andej shkoi nė Vjenė. Qėndrimi i tij nė Shkodėr ish zgjatur mjaft e tue qėnė qė dukesh se nuk do tė kish njė pėrfundim tė mbarė, Ministria e P.


    Jashtme vendosi tė ftoj Ismail Kemal benė (qė gjindesh mė at'kohė nė Bukuresht) e t'a ngarkonte me zbatimin e pllanit tė lartpėrmendur. Ismail beu mblodhi shpejt e shpejt disa bashkpuntor nga Kolonia Shqiptare (Dhimitėr Berati, Pandeli Ēali etj.), telegrafoi disa tė tjerve tė bashkoheshin me tė nė Vjenė (Luigj Gurakuqi etj.) dhe shkoi nė Kryeqytetin e Austrisė dhe kėtej nė Triesht, ku mori vaporin (Lloyd qė bėnte udhtimin e rregullt pėr nė Stamboll) qė kish marrė urdhėr tė qėndronte jashtzakonisht nė Durrės, qė tė shkarkonte tė lartpėrmėndurit. Mė at' kohė ish zėvėndės-mytesarif, edhe pak a shum arbitr'i situatės, nė Durrės Hamid bej Toptani.


    II - Kėthehemi tash nė pyetjen e dytė qė mė bėni: letrėn qė pėrmendni e prura unė. Ja kish shkruarė baba Abdi beut (ish turqisht); ja u dhash juve nė vapor.


    Letra shpjegonte gjat e gjėrė situatėn, qėllimin e udhtimit tim, edhe kėshillonte qė edhe nė rrethin e Durrsit tė pregatitej diēka nė favor tė lėvizjes. Ka qėnė pikėrisht gjindja e Hamid beut nė Durrės njė nga pasojat e asaj prėgaditje.



    III - Ismail beu mėrriti nė Durrės nė mbramjen e ditės 24 nėndor 1912 (ora mė 4); mė 25 nė mėngjes u nis.

    IV - Besoj se mbas kėsaja, itinerarin qė ndoqi e dini. Njė natė fjeti nė Ēerm (te Dervish bej Biēakēiu); njė natė nė Fier (te Omer Pasha) dhe nė Vlorė mėrriti mbas dreke, 27 nėndor 1912.


    Unė nė at'kohė nuk kam qėnė nė Vlorė. Kam qėnė nė Kuē, sepse qė prej njė muaj kumanda e pėrgjithshme nė Janinė mė kish ngarkuarė tė mbroja kufinė e Vlorės kundėr ndonjė sulmit tė Grekvet qė kishin debarkuarė nė Himarė.

    V - Tash nė faqet qė vijojnė do ju pėrshkroj curiculum vitae-n e Ismail beut:

    Ismail Kemal (mė parė Hakki) bej Vlora ka lindur nė Vlorė, nė shtėpinė e familjes t'onė (pjesa e Haremit) mė 18 prill 1844. Ėshtė i biri i Mahmut beut dhe i nipi i Ismail beut, i Ahmet beut. Nė personin e Ahmet beut lidhet dega jonė me degėn e tij. Kur ka qėnė 4 vjeē, mė 1848, familja e jonė u internua: burrat Mahmut beu, Muhamet beu, Selim Pasha, Mustafa Pasha nė Konjė, grat nė Selanik.


    Kėto ngjarjet kanė qėnė pasojat e kryengritjes qė bėnė kundra Tanzimatit. (Epopeja e Gjon Lekės, Rrapo Hekalit etj.)Kur, mė 1852 u liruanė, Ismail beu nuk qėndroj nė Vlorė, shkoi pranė ungjit tė tij, Mustafa Pashė Vlorės, nė Janinė dhe hyri nė shkollėn "Zosimea" mė 1855. Mustafa Pasha ish nė at kohė "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranė tė kushuririt (Ismail Pash Tepelenės) qė ish bėrė ndėrkohė Valķ.


    Edhe i ati, Mahmut beu nuk qėndroj dot nė Vlorė. Pėr tė pėrballuarė shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet qė mblodhi (ngjarja e Grivės 1854) me urdhėr tė qeverisė, qė nuk e pagoj, u detyrua tė shesi pasurinė e fundit qė i kish mbetur (ēifliqet Goricė, Babicė, Novoselė, Bestrovė, Selenicė, Subėnj, Picar edhe shkoi nė Stamboll pėr tė siguruarė kėthimin e tė hollave qė kish pėr tė marrė. Nuk bėri dot gjė.


    Shkoi nė Athinė. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qėndroi gati dy vjet. Vdiq nė Stamboll mė 1866. Ismail beu ndėrkohė mbaroi mėsimet nė Zosimea edhe shkoi me tė ungjin, Mustafa Pashėn, nė Rusēuk (Bullgariė), ku Mustafa Pasha ish emėruarė Mytesarrif.


    Ky ja paraqiti nė at'kohė (1867) komisarit tė naltė pėr reformat nė Bullgariė, Midhat Pashės. Kur u bė Midhat Pasha Sadrazam, e mori me vehte nė Stamboll Ismail beun, si segretar privat. Por kur ra Midhat Pasha dhe u burgos nė Taif, kjo ngjarje bėri njė pėrshtypje shum dėmprurėse pėr karjerėn e tij. Me gjithkėtė, sepse ish shum i ēmuarė nga qarqet qeveritare, u emrua pas pak kohe Mytesarrif nė Afjon Karahisar (Anadoll). Kėtu qėndroi mjaft kohė e tregoi zotsie e shpirt pėrparimtar.


    U bė Mytesarrif i kllasit I nė Magnisė, Izmid dhe mė sė fundi Vali nė Kastamonienė, nė Bejrut. Kudo qė shkoi fitoi mirėdashjen e tė krishtervet dhe tė pjesės pėrparimtare tė popullit. Por nė Stamboll (nė qarqet e Pallatit) rėndonte mbi tė mosbesimi edhe dyshimi, qė rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrdhėnieve tė tija tė ngushta me Midhat Pashėn.


    Mbasi u pushua nga Valillėku i Bejrutit u emnua "Shuraj - devlet Azasi" nė degėn e Tanzimatit. Nė Stamboll qeveria dhe pallati vėzhgonin ēdo sjellje tė tij. Ish vazhdimisht nėn vėrejtjen e policisė sė fshehėt.


    Mė sė fundi vėndosėn ta dėrgojnė Valķ nė Tarabullus (Libiė). Nuk ėshtė e vėrtet qė ky largim fshihte qėllimin qė ta vrisnin nė udhtim e sipėr. Sikur Abdul Hamiti tė kish patur kėtė dėshirė mund shum mė mirė ta vinte nė zbatim nė Stamboll. Por Ismail beu u trėmb, se disa miq ja shtinė kėtė dyshimin. Me anė tė Ambasadės Britanike siguroi mjetin dhe u arratis. Shkoi nė Greqķė, nė Misir, nė Llondėr e mė sė fundi u vendos nė Bryksel.


    Kudo qė vajti u prit me nderime dhe u pėrkrah. Ismail beu ish atėhere i njohur (nė qarqet tyrke dhe nė ato tė huaja) si njė antar i parimevet liberale dhe i rivendimit tė Kushtitutės nė perandorinė osmanllije.


    Me lėvizjen kombtare Shqiptare ėshtė marrė pėr herėn e parė rreth vitit 1905 - 6, kur erdhi nė Korfuz dhe u takua me disa nga paria e Vlorės dhe e Delvinės. Mė 1908 - 9, me rastin e kryengritjes sė malsorvet (7 bajrakėt) shkon nė Cetinjė.


    Nga ajo kohė daton edhe njė far soj marrveshje qė bėri (gojarisht) me Mbretin e Malit tė zi. Bashkim i Shqipėrisė me Malin e Zi nė personin e Kral Nikollės; dy qeveriė tė veēanta, njė ushtrķ e pėrbashkėt, arsim i veēantė, dy gjuhė zyrtare etj. Po njė bisedė tė tillė ka patur me Kryeministrin grek Trikupin mė 1896.


    Pėrgjithėsisht, Ismail beu ka gėzuarė (edhe si trashėgim nga i ati) njė simpathiė tė veēant e njė pėrkrahje nė Greqķ. Por "Jeunnes Tyrqit" nuk e kishin mik. Qė mė 1903 u prishėn nė Paris (gjatė kongresit qė u bė) sepse, ndėrsa Jeunne Tyrqit u ēfaqėn pėr parimin e "Osmanllillėkut", Ismail beu ēfaqi mendime "decentraliste" nė mbėshtetje tė parimevet kombtare.

    Filloi pra mė 1908, kur u vendosėn "Jeunnes Tyrqit" (Ittihad ve terekki Xhemijeti) lufta kundra Ismail beut qė pėrfundoi nė nėndorin e vitit 1912 me fitorinė e mendimit tė Ismail beut. Ndofta pa kėtė Ismail beu do kish qėnė i detyruar prap tė merrte rrugėn e arratisė. Nuk e di nėse jeni nė dijeni tė veprimtarisė sė tij nė gjirin e parllamentit nė Stamboll, nė Vlorė 1912-14, nė Evropė mbas plasjes sė luftės sė dytė botnore?


    Por kujtoj se po, prandaj nuk desha tė zgjatem mė. Me gjith kėtė nėse keni ndonjė nevoj pėr hollsina tė tjera, mė shkroni, mė bėni njė tjatėr radhor pyetjesh, do ju pėrgjegjem me shum gėzim.Pranoni, sa pėr tash i dashuni mik, nderimet e mij edhe sigurimin e ndjenjat mija shum miqsore.

    I juaj
    Eqrem Vlora


    Shekulli

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Brari (12-03-2014)

  9. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    Hėna Kėlcyra: Ēfarė tha nė shtratin e vdekjes Eqrem bej Vlora

    Roland Qafoku

    E bija e Ali Kėlcyrės ka rrėfyer mbrėmė nė emisionin “Debati nė Channel One” tė gazetarit Roland Qafoku, momentet e fundit tė jetės sė Eqerem bej Vlorės nė spitalin e Vjenės. Ēfarė tha nė shtratin e vdekjes beu i fundit dhe pse nuk la amanete. Pėr herė tė parė publikohen dhe disa fotografi tė panjohura tė Eqrem bej Vlorės nga ekzili nė Itali, Gjermani dhe Austri


    Emri:  eqerem-bej-vlora.jpg

Shikime: 3488

Madhėsia:  38.2 KB

    Ju lutem mė tregoni momentet e fundit kur vdiq Eqerem bej Vlora?

    Ne banonim bashkė nė Vjenė pas vdekjes sė babait tim. Kishim kaluar vetėm gjashtė muaj nė Austri. Nė darkė thirra urgjencėn, pasi Eqerem Beu ndjehej keq dhe shkuam nė spital, ku insistova tė mos e lija vetėm. U futėm sė bashku nė spital. Mjekėt kėrkonin t’i bėnin diagnostikim, ai fliste me mua nė gjuhėn shqipe, ndėrsa me mjekun gjermanisht. Mjeku mė pyeti nėse Eqerem Beu kur fliste shqip, bėnte ndonjė gabim. Por jo, ai fliste normal si gjithnjė. Mjeku mė tha se ishte hera e parė qė i ndodhte qė njė pacient nė atė gjendje shėndetėsore qė ishte ai, tė fliste njėherėsh dy gjuhė nė mėnyrė perfekte. Pas njė ore pata pėrshtypjen se shpėtoi. Vajta nė dhomė dhe pyeta doktorin. “Mjerisht jo, maksimumi mund tė mbijetojė deri nė orėn pesė”, – mė tha ai.

    Por cila ishte diagnoza?

    Dobėsi nė zemėr. Kėtė e kishin konstatuar edhe mė parė. Eqremi ishte 83 vjeē. Njėherė Eqerem Beu kur do tė bėnte njė ndėrhyrje, i thanė qė zemra i rrezikonte nėse bėhej kjo ndėrhyrje. Asokohe ai mundi tė shpėtonte. Herėn e dytė, jo. Njė ditė pati njė problem nė zemėr, dhe kjo u konstatua nga mjekėt mė tė mėdhenj nė Vjenė, me pėrkrahjen e Shaqir Kolonjės, i cili ka qenė njė mjek shqiptar nė Austri.

    Ēfarė ndodhi nė momentin kur mjeku tha se nuk do mbijetojė? Shkuat nė shtėpi, apo qėndruat me tė ?

    Qėndruam aty. Edhe pse i dhanė vetėm pesė orė jetė, gjendja e Eqerem Beut ishte normale. Kėshtu qė biseduam. Mė dha udhėzime qė shpenzimet e varrimit tė paguheshin nga lekėt qė ai kishte. Mė kėrkoi qė, nėse nuk mjaftojnė, t’i shtoja unė, por mos t’u kėrkoja motrave qė kishte nė Itali apo tė tjerėve. Por nėse tepronin lekė nga ato qė kishte, mė tha t’ia dėrgoja motrės sė vogėl qė kishte nė Shqipėri.

    Ju qėndruat me tė nė dhomėn e spitalit?

    Po, unė qėndrova nė dhomėn e tij. Ishte njė dhomė e klasit tė dytė. Xhaxha Eqeremi vijonte tė kėrkonte ndjesė qė mė la pa gjumė dhe pėr shqetėsimin. Edhe pse i thosha qė nuk jam e shqetėsuar mė tha: ‘E shoh, sepse lėviz nėpėr dhomė’. Kur erdhi ora pesė e mėngjesit, mė pyeti sa ėshtė ora. Ai mė pyeti vazhdimisht atė natė pėr orėn. Kur i thashė qė ishte ora pesė, atėherė e kuptova qė Eqerem Beu e kishte dėgjuar mjekun kur tha se; maksimumi do tė mbijetonte deri nė orėn pesė. Por nė tė vėrtetė, ai ka hyrė nė koma rreth orės tetė tė mėngjesit tė po asaj ditė. Gjithsej qėndroi nė spital 12 orė. Pas orės pesė erdhėn dy mikesha tė miat austriake. E lashė 10 minuta me to dhe telefonova tė motrat, mamanė time nė Romė, edhe familjen se si ishte situata shėndetėsore e tij. Nė atė kohė mamaja ime kishte gjashtė muaj qė rrinte nė Romė, pas vdekjes sė babait.

    Ju sa vjeēe ishit?

    Unė isha 27 vjeēe kur vdiq xhaxha Eqremi.

    E pyete se ku donin ta varrosnin?

    Mė tha qė vendos ti. Sigurisht, vendosa qė tė varrosej aty. U ktheva nė dhomė dhe prita sa t’i dilte shpirti.

    Vuajti shumė momentet e fundit ?

    Jo, vetėm se donte tė ngrihej nga krevati. Madje ata kėrkuan qė ta lidhnin. Por u thashė qė lėreni, do tė ngrihet, le tė ngrihet. Mė pas e morėn.

    Cilat ishin fjalėt e fundit qė tha ?

    Ju thashė qė ai mė falenderonte dhe kėrkonte falje qė mė kishte shqetėsuar.

    Ju tha diēka pėr familjen e tij?

    Tė vetmet fjalė qė mė tha ishin qė, lekėt qė do tė mbeteshin nga ato qė kishte nė librezė, pas shpenzimeve qė unė do tė bėja pėr varrimin, t’ia dėrgoja sė motrės nė Shqipėri, pėr vajzėn.

    A la amanet Eqerem bej Vlora?

    Jo, nuk la.

    Cili ishte pengu i tij ?

    Jo, nuk di. Unė kam qenė me tė dy herė nė spital. Mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje herėn e parė; unė kisha dy-tre muaj qė punoja nė Gjermani dhe ai mė shkruan njė letėr, ku mė thoshte se donte tė operohej se ishte nė rrezik jete dhe mė kėrkonte qė tė bėja hapat e duhur pėr t’i gjetur njė spital. Atėherė u ēudita: “Pse do tė vish nė Gjermani dhe nuk shkon nė Itali, ku ke dy motra dhe mamanė time?”. Dhe ai mė tha se, “nėse vdes, dua tė vdes nė duart e tua. Por sidomos, dua tė mos varrosem nė tokėn italiane”. Nuk donte tė varrosej nė Itali.

    Po pse jo nė tokėn italiane?

    Kjo mbetet njė pikėpyetje.

    A kėrkoi qė eshtrat e tij tė preheshin nė Shqipėri?

    Jo, as ai e as babai im, Ali Kėlcyra. Nuk ishte njė temė qė hapej, se e dinim si ishte situata nė Shqipėri.

    Si u bė varrimi i Eqerem bej Vlorės?

    Ata e futėn nė njė frigorifer se duhej gjetur njė varrezė. Lindi njė problem, sepse xhaxha Eqeremi disa ditė para se tė vdiste kishte qenė nė kinema pėr tė parė njė film tė Frojdit. Edhe filmi niste sesi Fjordi, njė student nė Vjenė, i cili ishte nga feja e vjetėr (hebre), viziton spitalin e madh tė Vjenės, ku janė kėto komunitetet e ndryshme fetare. Duke parė filmin, mė tha: “Sa varrezė e shėmtuar ėshtė kjo… Nuk do tė doja kurrė tė varrosesha nė kėtė vend”.

    Pas vdekjes sė tij, i shoqėruar nga njė mik i imi, i cili punonte nė Ambasadėn amerikane, shkuam nė kėto zyrat pėr tė bėrė hapat, sepse Eqerem Beu nuk kishte rezidencė nė Austri. Ai ishte mysafir nė shtėpinė time, ka banuar me mua dhe me prindėrit tetė vjet nė Itali. Prandaj ishte problematike gjetja e njė varri. M’u desh njė ditė pėr ta gjetur.

    Nga dita qė vdiq, sa kohė kaluan deri sa u varros ?

    Emri:  eqerem-bej-vlora1.jpg

Shikime: 2455

Madhėsia:  41.1 KB

    Ai vdiq mė 30 mars, dhe mė 4 prill u bė varrimi.

    Nė varrezėn qė ai nuk donte…?

    Varrimi u bė nė njė nga varrezat mė tė bukura tė Vjenės, nė “Neustift Am Walde”. Erdhi dhe i vėllai, kunati i tij dhe mamaja. Nga Italia erdhi edhe zoti Boēari, njė shqiptar nga Vlora, tė cilin e kapėn gjermanėt.

    Si u bė ceremonia ?

    Me rite myslimane. Aty ishim unė me mamanė, i vėllai i tij, vėllai i mamasė, z. Boēari dhe njė kosovar nga Belgjika, qė pėrfaqėsonte Kosovėn. Ishte familja ime austriake dhe z. Shaqir Kolonja.

    Domethėnė, nuk bėheshit mė shumė se 10 persona qė morėn pjesė nė varrim?

    Po. As 10 vetė nuk ishim nė ceremoninė e varrimit.

    MAPO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-03-2014 mė 13:59

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Brari (12-03-2014)

  11. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    As 10 vet thot nuk ishin ne varrim

    Por kjo nuk e zbeh figuren madheshtore te Beut te Vlores.

    Ose Kont me mir ta quajm.
    le qe ska rendesi.
    Eqerem Bej Vlora eshte BUSULLA e Atdhetareve te vertete.

    Albo, flmn qe po sjell kujtime per kte Njeri te madh.

  12. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    Eqrem bej Vlora "kthehet" nė vendlindje

    Emri:  eqerem-bejvlora1.jpg

Shikime: 2391

Madhėsia:  109.9 KB

    Sot nė qytetin e Vlorės u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit tė eshtrave tė Eqrem bej Vlorės, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me kėtė rast, u bėnė homazhe dhe u vendosėn kurora nė arkivolin me eshtrat e tij, nė mjediset e shtėpisė sė familjes nė qytetin e Vlorės, atje ku ai u largua 70 vite mė parė drejt Austrisė.

    Kurorėn nė emėr tė kryeministrit Edi Rama e vendosi Kėshilltari pėr Diplomacinė Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, i cili vlerėsoi figurėn e Eqrem bej Vlorės, si njė personalitet i kulturės dhe i letrave shqipe.

    Bėnė homazhe dhe vendosėn kurora edhe kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturės, Zef Ēuni, Princ Leka II, qytetarė vlonjatė dhe nga rrethe tė tjera tė vendit. zv/ministri i Kulturės, Zef Ēuni, nė fjalėn e tij nė ceremoninė zyrtare, u shpreh mes tė tjerash se, Eqrem bej Vlora ėshtė personalitet i shquar i letrave shqipe.

    “Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Ēuni. Kryetari i KLSH-sė, Bujar Leskaj, nė njė prononcim pėr mediat e cilėsoi Eqrem Bej Vlorėn, personalitet tė kulturės dhe njė figurė poliedrike qė, pavarėsisht se e diskutueshme, ka lėnė gjurmė dhe kontributin e vet nė historinė e Vlorės dhe tė Shqipėrisė, njė nga pinjollėt e familjes Vlora.

    Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorės, Darling Vlora, falėnderoi nė emėr tė familjes kryeministrin Edi Rama, pėr vendimin pėr kthimin nė atdhe tė eshtrave tė Eqrem bej Vlorės. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorės, ėshtė aty dhe flet vetė.

    Arkivoli me eshtrat e Eqrem bej Vlorės, i mbėshtjellė me flamurin kombėtar, u vendos nė sheshin pėrpara ish- shtėpisė sė Vlorajve nė qendėr tė qytetit, e cila i ėshtė kthyer vajzės sė tij. Ceremonia vazhdoi mė pas nė fshatin Kaninė, ku do tė prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorės nė pėrmbushje tė amanetit tė tij.

    Eqrem bej Vlora ndėrroi jetė nė mars tė vitit 1964 nė kryeqytetin e Austrisė, nė Vjenė, ku edhe u varros. Vendimi pėr kthimin e eshtrave tė tij u mor nga Kėshilli i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė mė 7 mars.

    /Shekulli Online/ATA/

  13. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    "Debati nė Channel One", Vajza e Eqerem Bej Vlorės: Enverin s’do e urreja, s’mė lė gjaku i babait

    Emri:  vl2-1024x683-655x356.jpg

Shikime: 1907

Madhėsia:  18.1 KB

    Ajnisha Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlorės rrėfen vuajtet e familjes kur babai i saj, Eqerem Bej Vlora u largua Shqipėria.
    Nė njė interviste ekskluzive pėr gazetarin Roland Qafoku nė “Debati nė Channel One” mbrėmjen e 31 gushtit tregon takimin me Ramiz Alinė dhe ndihmėn e Hysni Kapos.
    Edhe pse pėr 50 vjet vuajti deri nė vetmohim pėr tė vetmin krim se ishte vajza e Eqrem Vlorės. Edhe pse ishte njė nga familjet mė tė pasura nė vend pėr 50 vjet vuajti pėr bukėn e gojės. Edhe pse ishte e bija e njė prej shqiptarėve mė tė arsimuar iu ndalua tė arsimohej ajo thotė se kurrė nuk ka menduar tė hakmerret.
    Zonja Ajnisha, ēfarė do tė thotė tė jesh vajza e Eqrem Bej Vlorės?
    Anjisha Vlora: Eqrem Bej Vlora ishte njė njeri kolos me zemėr tė madhe, me shpirt tė mirė, dhe unė jam vajza e tij. E gėzoj shumė qė jam bija e tij.
    Ju keni qėnė vetėm 9 muajshe kur babai juaj u largua nga Shqipėria. Ndėrkohė nė mars tė vitit tė kaluar eshtrat e tij u kthyen nga Vjena nė atdhe pas 50 vitesh nga vdekja. Ēfarė ndjetė nė momentin kur nė Rinas patė arkivolin me eshtrat e babait tuaj?
    Kur vura dorėn nė arkivol, pata njė gėzim tė madh sikur ai tė ishte gjallė. Mendova se kėtė dorė nga eshtrat nuk do ta heq derisa tė ndjej edhe unė vuajtjet tona. Edhe babai donte tė rrėfente mallin qė kishte pėr ne.
    Zonja Ajnisha, tani qė jeni 72 vjeē, a ndjeheni mė e qetė pėr faktin qė eshtrat e babait tuaj prehen nė vendin ku lindi dhe u rrit?
    Falenderoj qeverinė pėr ceremoninė qė i bėnė nė Vlorė dhe jam shumė e kėnaqur pėr kėtė, pėr kėtė nderim qė iu bė. Ishte njė njeri i lartė si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.
    A e keni ndjesinė qė figura e Erem bej Vlorės i ėshtė dhėnė vendi i merituar dhe qė i takon tė kishte nė historinė e Shqipėrisė?
    Po, sepse babai kishte njė shpirt te madh dhe njė kulturė tė madhe. Ai ishte ministėr. Ka shėruar fėmijė tė sėmurė nga kolera, ka dhėnė para. Nė 1944 babai u largua nga shtėpia dhe qė nga ajo ditė filluan vuajtjet tona. Na nxorrėn nga shtėpia e hallės sime, duke lėnė plaēken tė gjithė. E dolėm nė rrugė vetėm me rrobat e trupit. Vajtėm nė Babrru, ishte njė mikeshė e nėnės. Po atje na diktuan, e na ēuan nė Durrės. E aty na ndoqėn. Shkuam nė Rrogozhinė, nė fshatrat e Kavajės. Ēdo bėnte njė grua me dy fėmijė jetim? Megjithatė nėna ime u bė e fortė dhe gjeti njė shtėpi me qera. Atėhere disa shoqe tė motrės sime Lela, i thanė babait pėr kėtė vuajtje. Ai nisi tė na dėrgonte rroba e lekė.
    Si keni qėnė me mėsime?
    Mirė, jo shkėlqyer. Mbarova gjimnazin nė Kavajė, por nuk vazhdova shkollėn e lartė. Regjimi na goditse, madje na linin pa ngrėnė. Pas shkollės punova nė fermė. Punoja tokėn me shatė. Pėr mua ishte punė shumė e rėndė dhe nuk e pėrballoja dot. U sėmura rėndė.
    Ia lejonte regjimi letrat dhe plaēkat qė ua dėrgonte babai juaj nga jashtė?
    Plaēkat vinin pėr ne si kėpucė e rroba. U mbyll edhe ajo gjė nga regjimi. Ai i niste pakot me emrin e dy shoqeve tė vajzės sė tij dhe pėrdorte dy shkrime.
    Mė vonė u detyrova tė hyj nė fermė. Por paga ishte e ulėt, na dilte vetėm pėr bukė. Motra ime ishte 11 vjet mė e madhe se unė, por ishte e sėmurė nga zemra. E kishte fituar nga largimi i babait. Mamaja ime i tha merre me vete.
    Zonjė Ajnisha, juve u ka treguar nėna juaj momentin qė Eqrem bej Vlora u largua nga Shqipėria. A mund tė na e ripodhoni kėtė moment? Si ishte ndarja e babait tuaj me familjen?
    “Ku do shkosh?”- I tha mamaja, kur u ndanė nė atė qė sot ėshtė Ambasada e Vatikanit. Unė do tė iki por do tė dėrgoj dikė pėr t’ju marrė, i tha ai. Dhe dėrgoi tre herė makina pėr t’i marė familjen, por asnjėherė nuk arriti tė na marrė. E vetmja mundėsi ishte Riaz Vlora, por ai preu damarėt nė burg.
    Ēfarė ndodhi pasi filluat punė nė fermė?
    Ne kur shkonim nė Tiranė ose nė Durrės, kishim tė shkruar shkronjėn “D” qė do tė thoshtte ‘e dėnuar’. Kotrolloheshim pėr gjithēka.
    Kur e mėsuat historinė e babait tuaj?
    Kur isha 15 vjeē, nga nėna ime. Na e tregoi si histori, por nė tė vėrtetė kishte frikė mos nxirrnim fjalėt jashtė. Kishte frikė mos tė pėrmendnim emrin e tij. Njė pjesė e shokėve dhe shoqeve e dinin, por silleshin mirė me mua.
    Ekzistonte dikush qė donit qė ju tė dėnoheshit?
    Kishte por ishin tė pakėt, sidomos nė Kavajė. Nuk ka pasur luftė klasash.
    Si jetonte nėna juaj?
    Duke shitur plaēkat qė sillte im atė.
    A ju dėrgonte para babai juaj?
    Me emrat e dy shoqeve. Rreth 10 dollarė. Mė shumė na sillte rroba.
    Sa vjet punuat nė fermė?
    Njė vit e gjysėm. Pas shtatė vitesh, mė vdiq motra. Ajo u sėmur si pasojė e tronditjes. Motra punonte nė qėndisje dhe i shisnim tė nesėrmen.
    Zonjė, si ėshtė historia qė motra juaj ishte xheloze pėr ju?
    Babai kishte njė gjė. Qė shtėpinė e parė tė Vlorės e ka hapur Anisha Hanėmi, e shoqja e Sinan Pashės. Donte qė tė bėntė djalė por nuk bėri dhe unė mora emrin e tė parės sė Vlorės. Motra kishte xhelozi dhe mė kafshoi gishtin e vogėl dhe nuk donte qė babai tė mė pėrkėdhelte. Por babai me dashurinė e tij e vuri nė rrugė. Qė atėherė mė thonte unė jam nėnė e saj.
    Cili ishte momenti qė ju kuptuat qė babi juaj ishte njė personalitet i jashtzakoshėm?
    Mamaja ime shkoi me tim atė nė Greqi, sepse ishte ambasdor. Aty pashė madhėshtinė e figurės sė babait tim. Isha 20 vjeē.
    Ēfarė rreziku ndjenit?
    Burgosje apo plaēkitje. Sepse e kuptonim qė babai im ishte ngritur lart. Na ndiqte dhe frika e burgosjes. Siē pati pėr shumė e shumė familje tė mėdha. Njė nga kėto ėshtė mbesa e Ali Kėlqyrės, Shega Rusi. Ishim tė internaura, por na mundonte dhe burgosja.
    Si ka mundėsi qė njė familje kaq e rėndėsishme nė Vlorė, masakrohet dhe pėrndiqet nė kėtė farė feje?
    Hysni Kapo, kur ishte tre muaj ministėr i brendshėm, e bėri tė tijėn, na dha pasaporta pėr tė ikur tė gjitha grave. Por vuajtjet e njė kushėririt tonė, nuk na lanė tė kalonim nė Itali pasi italianėt patėn shumė rregulla tė forta.
    Dhe kur ne u masakruam, mamaja ime shkoi te Hysni Kapo nė Tiranė dhe ka dalė Vito Kapo, “Pse kėtu qenka familja e Eqrem Bej Vlorės?”. Dhe ai dha njė urdhėr ku kėtyre u dha njė batanije e ushqim.
    A i jeni ju mirėnjohės Hysni Kapos?
    Po i jam mirėnjohės pėr kėtė dhe shfrytėzoj rastin ta them.
    Ēfarė ndodhi pasi u shkėputėt nga ferma?
    Pasi u sėmura, me komision mė futėn nė poēeri. Atje bėja pikturat decorative tė porcelanit. Babai im kishte njė miqėsi nė Durrės. Dhe ai person i kishte lėnė amanet djemve, do ju mallkoj nėse nuk i bėni njė nder vajzave tė Eqrem Bej Vlorės. Dhe ata e ndihmuan nė poēeri. Bėja vizatime nė flori, air i zi, kur piqej dilte flori.
    A kishte provokime nga persona tė ndryshėm pėr t’u futur nė kurth dhe mė pas t’u dėnonin?
    Po, kishte nga mė tė mėdhatė e mė tė ēuditshmet. Por ne nuk binim nė sy.
    Cili ka qenė momenti mė i keq i jetės suaj?
    I fermės sepse ishte puna shumė e rėndė. Hapnim kanale, brazda. Por nuk e bėja dot. Edhe kur u sėmura, doktorėt i thanė nėnės sime “ku i ka rėnė dielli nė kokė?
    Si e morėt vesh lajmin e vdekjes sė babait nė mars 1964?
    Me telegram. Na e dėrgoi Hėna Kėlcyra. Mamaja ime me mamanė e Hėnės, ishin motra.
    E morėm telegramin dhe mbaj mend qė e lexonin letrėn dhe lotėt prishin gėrmat e letrės tė shkruar me bojė. Nuk bėnim dot kėrkesė pėr nė Vjenė, nga frika.
    Si jetoi nėna jote?
    Nė vėshtirėsi tė mėdha, nė borxhe tė thella deri nė vitin1972. Unė u sėmura shumė nė 1973. Kur jam martuar ime mė e pyeti tim shoq “djalė e di e kujt ėshte kjo vajzė”. Po e di, i tha dhe dua tė martohem. Im shoq kishte njė vizion shumė tė madh. Kėrkonte njė vajzė tė klasės sė lartė, klas bejlerėsh, nuk martohej nė fshat. Pas martese, gjėndja jonė ekonomike ndryshoi. Im shoq punonte si mekanik.
    Si e morėt shtėpinė?
    Im shoq punonte shumė nė Kavajė. Ai kishte kategorinė e shtatė. Kishte punuar nė Pogradec e Elbasan. Babai bėri 8 mijė orė punė vullnetare. Por nuk po i jepnin shtėpi dhe im shoq tha mos u mėrzisni se do bėj gjithēka qė tė marrim shtėpi. Djali tha qė tė shkojmė nė komitet, e t’i themi tė na ndihmojė. Jo i tha, do shkoni e do flisni drejt. Sė bashku me vajzėn time, shkoi djali tek dera e Komitetit Qėndror ku po dilte makina e Ramiz Alisė dhe i tha qė t’i takonte. Ramiz Alia sapo i pa, u qeshi. Fėmijėt nuk i takoi por pyeti tė kujt janė. Njė prej tyre i tha qė ishin nipi dhe mbesa e Eqrem bej Vlorės. Nė kėtė moment bėri me shenjė nga shoqėruesi. Fėmijėt i ēuan nė katin e dytė, e nė atė momet tim shoq e kishin thirrur. Dhe na dhanė shtėpi!
    Nga kush e kishit gjithė kėtė vuajtje?
    Enver Hoxha dhe regjimi komunist.
    Ēfare do t’i thonit Enver Hoxhės nėse do ta takonit?
    Do ta nderonim e s’do t’i thonim asgjė. Asnjė hakmarrje nuk do tė kemi. Se gjaku i babait tim, nuk bėnte tė liga por vetėm tė mira. Ai nuk i bėnte keq njeriu edhe nėse e kishte hasėm.
    Si i keni rritur fėmijėt tuaj zonjė?
    Me njė vėshtirėsi tė madhe, me fukarallėk tė madh e njė dėshpėrim tė thellė. Janė rritur para kohe, unė isha e sėmurė tėrė kohės.
    Si u ndjetė nė momentin qė mėsuat se babai juaj kishte shkruar njė libėr me Kujtime dhe qė nė Shqipėri cilėsohet si njė dritė e madhe e historisė?
    Kur pashė librin u ndjeva e habitur, sepse nėna s’mė kishte rrėfyer kurrė qė kishte shkruar librin. Babai im ishte kolos. As kisha dėgjuar se babai kishte bėrė njė libėr tė tillė. As e mendoja. Sot jam e kėnaqur jasht mase qė njerėzit flasin kaq mirė pėr kėtė libėr.
    A e kishit menduar se do tė vinte kjo ditė pėr ju?
    Jo. Thoshim qė Zoti ėshtė i madh por prapė e thoshim me dyshim. Nuk e mendonim se do tė vinte kjo ditė. Ishte kohė e gjatė nė komunizėm, 50 vjet dhe nuk e mendonim se komunizimi do tė rrėzohej.
    Besoni nė Zot?
    Po, pėr arsye tė sėmundjes dhe moshės.
    A keni dėshirė tjetėr pėr atė qė ju ka ndodhur?
    Presim akoma gjėra tė mira.
    Si ėshtė Shqipėria sot, ėshtė Shqipėria qė ėndėrronte babai juaj?
    Ka akoma tė meta, por nė pėrgjithėsi ėshtė mirė.
    Pėrse nuk keni ikur nga Shqipėria?
    Sepse e duam vendin tonė. Kur e lamė shtėpinė nė Vlorė e lamė plot me rroba dhe shtėpinė nė Tiranė. Kur i kėrkoja nėnės ndonjė rrobė, si e re, mė thoshte qė nuk e dua se plaēka na ka sjellė vetėm probleme.
    Akuza mė e rėndė qė i ėshtė bėrė babait tuaj ėshtė se ai bashkėpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanė. Cila ėshtė pėrgjigja e vajzės sė tij pėr kėtė akuzė?
    Nuk di si tė pėrgjgijem. Akuza pėr atė kohė, ishte lloj i sistemit. Pėr ne, ai nuk ėshtė tradhėtar. Ai ishte njė njeri i madh. Ėshtė ai qė ka bėrė albanologjinė kombėtare e si mund tė jetė tradhtrar njė njeri kur punon edhe jashtė pėr Shqipėrinė? Si mund tė quhet tradhtar dikush qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.
    Perse e vunė emrin nė liastėn e kriminelėve tė luftės?
    Ėshtė pėr t’u bėrė analizė e atyre qė e shkruajtėn. Pėr ne, ai ėshtė dikush qė punoi shumė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Njė person qė jep njė kontribut tė tillė, nuk ka si tė jetė tradhtar.
    Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Hėna Kėlcyrėn?
    E admiroj dhe e dua shumė se i ka ndejtur pranė babait tim. Im atė deri nė momentin e fundit ka qenė njė njeri i gojės dhe i mendjes.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •