Pėrse unė nuk desha?
Eqerem Bej VLORA
Por pėrse nuk desha unė?
Kėtė nuk e dinte askush, madje as unė vetė. Sot, pas gjithė kėtyre viteve mė duket se e kuptoj dhe mė vjen tė qesh, sesi njė njeri i pėrkėdhelur nga natyra dhe nga rrethanat, e qė mund tė kishte arritur nė jetė ē'tė donte, nė fund dėshton, sepse duke i ardhur tė gjitha vetiu nė prehėr atij i ka humbur ēdo ambicie. Ndonėse sot futen nė gjykimin tim edhe tė vėrteta tė tjera, tė hidhura, pėr njė njeri, qė i ishte dhėnė me aq shpirt Shqipėrisė ( njė vendi tė idealizuar, prodhim i fantazisė), realiteti i ketij vendi ishte krejtėsisht i huaj. Nuk mė pėlqente tasnimė asgjė tė tij, as natyra, njerėzit, as zakonet e reja dhe as mendėsia e re. Unė mund tė entuziazmohesha ende pėr dukuri tė veēuara e nė agoni tė kohės kur Shqipėria ishte park kombėtar i Europės, ndėrsa me Shqipėrinė e viteve njėzetė nuk e ndjeja mė veten tė lidhur; pėr shqiptarėt e gjallė unė kisha veēse mospėlqim dhe kritikė.
E pra, kjo ishte pikėrisht edhe tragjikja e periudhės kalimtare ku jetoja dhe pasoja e zhgėnjimit, qė heshturazi duhej ta mbaja pėrbrenda vetes. Sepse askush nuk do tė mė kishte kuptuar, askush nuk do tė mė kishte dhėnė tė drejtė. Sot, midis shqiptarėve tė brezit tė ri, unė njoh shumė njerėz qė mė kuptojnė, sepse dalngadalė ata janė bėrė shokėt e mi tė vuajtjes, por asokohe unė isha i vetėm! Unė isha shumė i ndjeshėm, priresha shumė pėr fantazi dhe
arsyetime teorike, mua mė mungonte energjia per tė vepruar. Ndaj edhe me gjestet dhe fjalėt e njė eremiti, shtiresha si apostull i pakuptuar dhe moralizues.
Cilėt ishin njerėzit, tė cilėve unė rrekesha t'u predikoja? Ajo qė ndeshej nė shoqėrinė shqiptare pas 1912-ės, ishte trashėgim i reformės administrative osmane tė Tanzimatit (1839). Kjo reformė solli me vete jo vetėm ndryshimin e sistemit administrativ, por edhe tė gjithė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės. Nga njė administrim feudal, rajonal dhe i decentralizuar, nė dhjetė vjet u krijua njė shtet zyrtarėsh, rreptėsisht i centralizuar. Pa folur pėr ndryshimet politike qė pėrcollėn kėtė pėrmbysje, shumė njerėzve ai u solli edhe humbje shoqėrore dhe ekonomike. Sanxhakbeu, jahjabeu, dizdari, zaimi, spahiu e shumė e shumė tė tjerė nė sistemin administrative tė kohės feudale, jetonin me tė ardhurat e fundit qė i ishin dhėnė atij vetė apo ofiqit tė tij. Njė ditė tė bukur kėta njerėz e panė veten tė zhveshur nga ēdo e ardhur qė ata pėr shekuj me radhė e kishin parė si tė tyret dhe tė familjes sė tyre. Kėto feude kishin qenė shpesh edhe arsyeja se pėrse kėta drejtues administrative apo ushtarakė nuk kishin sirguruar ndonjė pronė tė madhe apo edhe tė vogėl qoftė. Ishte e natyrshme pra, qė kėta tė dėmtuar do t'i kundėrviheshin reformės.
Por nuk ishin vetėm ata tė prekur, edhe masa e gjerė e popullit i kishte lidhur shumė interesa tė saj jetėsore me sistemin feudal tė administrimit; ajo nuk paguante taksa, ishte e liruar nga detyrimi ushtarak, mijėra, mijėra tė rinj jetonin me mercenarizėm dhe familje tė shumta vunė pasuri me fitimet nga luftėrat e bijve tė tyre nėpėr vende tė huaja. Dhe ata shėrbenin si brenda vendit, ashtu edhe jashtė tij nė Perandorinė e madhe Osmane, nė Afrikėn e Veriut, nė Rumani, nė Venecia, madje gjer nė Rajhun gjerman apo nė Spanjė (Labėria, fjala vjen, njė krahinė e varfėr malore me 50.000 banorė kishte vazhdimisht 2.500 djem tė saj, myslimanė apo te krishterė, qė shėrbenin diku si mercenarė). Vetėm mė 1850 pėrfundoi zbatimi me dhunė i reformės. Njė varfėri tronditėse mbuloi tani gjithė atė popullsi qė pati jetuar nė sajė tė mercenarizmit (kryesisht nė viset si Ēamėria, Labėria, Mallakastra, Skrapari, Dangėllia, Kolonja, Bilishti, Dibėr-Mati, Mirdita, Luma, Metohia, Kosova) saj iu hoq mundėsia e vetme e ekzistencės; nga bujqėsia ose tregtia nuk merrte vesh askush dhe kėshtu njerėzit vegjetonin nė njė gjendje tė mjerueshme.
Bashkė me popullin mori tė tatėpjetėn edhe klasa e mėparshme drejtuese. Dolėn elemente tė rinj, tė cilėt, duke u afruar me zyrtarėt qendrorė, tashmė fitimtarė, dhe, duke iu shėrbyer atyre fituan poste dhe pasuri, edhe kėshtu, edhe mkundėistė pėr t'u matur me ish shtresėn drejtuese. Mirėpo, duke qenė nė Shqipėri shprehia dhe tradita shumė tė fuqishme, ata nuk mundėn ta zėvendėsojnė kėtė shtresė tė mėparshme drejtuese, tė mbėshtetur edhe nga populli, por vetėm sa e ndanė me tė ndikimin nė vend. Por edhe ish shtresa e lartė e dėmtuar, por edne e gjallė, iu pėrshtat pak e nga pak kushteve tė reja. Nė vend ajo kishte pėrparėsinė e traditės, nė shtet dhe nė oborr, epėrsinė e padiskutueshme tė paraqitjes sė fisme, tė arsimit dhe tė sojit. Si pėr inat tė rishtarėve tė mėdhenj e tė vegjėl, shteti dhe njeriu turk, sado qė pas Tanzimatit ata mundoheshin shumė tė dukeshin demokratikė dhe tė pėrparuar, e kishin ruajtur nderimin pėr aristokracinė. Kėshtu ndodhi qė nė Shqipėri, gjatė 20-30 vjetėve pas Tanzimatit u vu re zhvillim parallel me atė shndėrrim shoqėror dhe politik tejet tė centralizuar qė ndodhi nė Francė nen Luigjin XIII dhe ministrin e tij Risheljė.
Sidoqoftė, duhet thėnė se lidhjet e ngushta tė shtresės drejtuese e te popullit me autoritetet turke pas Tanzimatit ndikuan dhe, nė njė farė mase, edhe i prishėn parimet dhe mendėsitė e vjetra morale dhe shoqėrore tė popullit shqiptar. Me ketė nuk do tė thote aspak se ai po i afrohej popullit turk. Vetitė e karakterit tė kėtij tė fundit e bėnin atė njėrin nga popujt mė tė mahnitshėm tė botės. Por nė Perandorinė Osmane, Sulltani dhe qeveria vetėm gjuhėn kishin tė pėrbashkėt me popullin turk. Po tė studiosh me vėmendje historinė osmane mund tė thuhet se edhe nė periudhėn e shkėlqimit tė tyre ata nuk kanė shėrbyer kurrė si shėmbėlltyra tė dėlirėsisė morale dhe shoqėrore, pa folur mė pėėr periudhėn e rėnies sė madhe tė Perandorisė Osmane. E pra, me kėta zyrtarė kishte tė bėnte shtresa drejtuese dhe populli shqiptar i periudhės pas Tanzimatit. Pėr pasojė koncepti moral i popullit pėsoi tronditje tė thella.
Shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė engjėl tė pafajshėm: dhuna, kapardisja, etja pėr grabitje, padurimi kanė qenė prej kohėsh tipare tė spikatura tė karakterit tė tij, por nga ana tjetėr ai ėshtė shquar edhe pėr tipare fisnike:
shqiptari ėshtė trim, kokėkrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vetėsigurtė dhe i zgjuar. Ai i pėrvetėson njėlloj shpejt si vetitė e mira, ashtu edhe ato tė kėqija. Nė kėtė truall pjellor dhe mikpritės, administrimi turk i periudhės sė rėnies s'mbolli aspak bimė tė dobishme, por kryesisht shumė gram. Dhe ky i fundit, siē ndodh edhe nė natyrė, u shtua dhe u harlis. Ky trashėgim i Perandorisė Osmane pėrbėnte pra, thelbin e asaj shoqėrie nė Tiranė, prej sė cilės unė, me zemėr, largohesha gjithnjė e mė shumė.
Krijoni Kontakt