Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Durrës, kërcasin prangat në Hipotekë

    Durrës, kërcasin prangat në Hipotekë

    Arrestohet specialistja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive dhe dy sekserë

    "Furtuna" antikorrupsion vë në shënjestër Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, duke çuar në pranga tre punonjës. Një hetim disa mujor i nisur mbi bazën e denoncimeve të qytetarëve që kishin provuar në xhepat e tyre veprimet korruptive të punonjëses së Hipotekës dhe dy sekserëve të saj, është provuar më pas me të tjera situata të krijuara për të inkriminuar të dyshuarit. Burime nga policia bënë të ditur se pas marrjes së denoncimeve të para, një agjent policie është futur në lojë, duke kërkuar të mbarojë sa më shpejt punë në marrjen e një certifikate pronësie kundrejt shpërblimit. Nuk kishte shumë kohë që kishte mbaruar universitetin dhe kishte nisur të punonte në Hipotekë, por natën e vonë të së enjtes e ka gjetur veten me duar të mbërthyera në prangat e Policisë së Durrësit. Pak orë para arrestimeve, ka qenë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, që me kërkesë të prokurorisë dhe policisë, kishte vendosur si masë të sigurimit personal për Brikena Caton, Shpëtim Canin dhe Violeta Xhyvelen "arrestin në burg". Ndonëse situata në Hipotekën e Durrësit ka ndryshuar nga ajo e deri para një viti, abuzimet vazhdojnë. Për të siguruar dokumentacionin e duhur për pronën që zotëron, duhet të kalosh patjetër nëpër sitën e sekserëve që vazhdojnë të veprojnë pranë Hipotekës në kurriz të qytetarëve që duan të mbarojnë punë pa u zvarritur në kohë në sportelet e kësaj zyre. E akuzuara për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, Brikena Cato, 24 vjeçe, nga Durrësi, me detyrë specialiste e praktikave në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, është arrestuar në mesnatën e së enjtes dhe së premtes, bashkë me dy sekserët bashkëpunëtorë. Struktura e re e ngritur në Policinë e Qarkut të Durrësit kundër korrupsionit e ka promovuar aktivitetin e saj me këtë operacion të koduar "Furtunë". Operacioni është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës. "Furtuna" u drejtua ndaj punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, të cilët prej vitesh janë punonjësit më të përfolur në qytet për nivelin e lartë të korrupsionit dhe sorollatjen e qytetarëve. Pas provave të siguruara nga policia dhe prokuroria u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg" për 24-vjeçaren Cato, me banim në lagjen 16 të Durrësit, 41-vjeçarin Shpëtim Cani, lindur në Ishëm e banues në të njëjtën lagje të qytetit-port dhe Violeta Xhyvelja, 46 vjeçe, me banim në lagjen 8 të Durrësit. Ndaj Canit, i cili është dënuar edhe më parë për shpërdorim detyre, është ngritur akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkaq 46-vjeçarja Xhyvelja dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Në bazë të hetimeve të kryera nga seksioni antikorrupsion, shtetasit Shpëtim Cani dhe Violeta Xhyvelja kanë rezultuar se ndërmjetësonin kundrejt përfitimeve të paligjshme, duke gjetur persona të interesuar për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë. Përfitimet varionin nga 10-25 mijë lekë të reja për çdo certifikatë të marra nën dorë, jashtë radhe. Këto certifikata ata i siguronin nëpërmjet bashkëpunimit me punonjësen e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Brikena Cato. Hetimet nuk janë mbyllur me arrestimin e këtyre personave, pasi puna është përqendruar në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Ndaj Canit, i cili është dënuar edhe më parë për shpërdorim detyre, është ngritur akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkaq 46-vjeçarja Xhyvelja dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. ...
    keto "viktimat" qe ushtrojne funksione publike, a jane emeruar, caktuar, vendosur ... prej funksioneve politike?

    mos eshte ulur pjaca? vroni mo nolt ...

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Skandal në Hipotekë, zbulohen abuzimet me pronat

    Skandal në Hipotekë, zbulohen abuzimet me pronat
    ImageShtohen skandalet e zhvilluara në Hipotekë. Burime nga organi qendror thanë për gazetën "Tirana Observer", se janë zbuluar një sërë shkeljesh në regjistrimet e bëra. Sipas të njëjtave burime, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë ardhur shumë kërkesa për verifikimin e regjistrimeve. Ndërkohë fshirja e regjistrimeve është kundërshtim me ligjin, por bëhet në saje të udhëzimit të miratuar në qeveri. Nga verifikimet e bëra deri tani, kanë rezultuar me dhjetëra regjistrime në kundërshtim me ligjin, të cilat dhe janë fshirë.


    Regjistrimet
    Shumica e shkeljeve konsistojnë në regjistrimin e një prone për më shumë se një pronar. Këto regjistrime rezultojnë të bëra në kundërshtim me ligjin. Regjistrimet e bëra në kundërshtim me ligjin do të fshihen. Në zyrat rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë nisur verifikimet e të gjitha regjistrimeve të pasurive të paluajtshme. Verifikimi i regjistrimeve bëhet në saje të proceduarve të përcaktuara në udhëzimin e miratuare në qeveri. Deri tani, sipas burimeve nga Zyra e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme, janë fshirë me dhjetëra regjistrime të pasurive të paluajtshme të bëra në qytete. Kontrolli i regjistrimit të pasurisë së paluajtshme nis me kërkesën e subjektit të interesuar.
    Udhëzimi
    Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka nisur verifikimin e regjistrimeve, të cilat shkaktojnë mbivendosje. Sipas burimeve nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, fshirja e regjistrimeve të bëra në kundërshtim me ligjin bëhet sipas udhëzimit të miratuar në qeveri. Ndërkohë regjistruesi bën verifikimin e dosjes në bazë të kërkesave të qytetarëve. Pra, subjekti i interesuar plotëson formularin tip. Më pas regjistruesi nis verifikimin e regjistrimeve të bëra për pasurinë paluajtshme. Sipas udhëzimit, fshirja mund të kryhet vetëm nga kryeregjistruesi, me kërkesë të regjistruesit të zyrës përkatëse të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë, identifikimi i rasteve të mbivendosjes bëhet nga regjistruesi. Regjistruesi në rastin që vë re mbivendosjen, duhet të kryejë verifikimin e aktit regjistrues, si dhe evidenton radhën kronologjike të regjistrimeve. Më pas verifikohet pjesa ose pjesët e mbivendosura në mënyrë të qartë, si dhe përcakton pjesët që mbeten pas këtij verifikimi në sipërfaqe dhe kufij. Gjithashtu verifikohet nëse për këto prona është në procedim ndonjë proces gjyqësor. Pasi kryen të gjitha këto procedura, atëherë regjistruesi përgatit vendimin ku i kërkon kryeregjistruesit fshirjen e regjistrimeve.
    Formulari
    Tashmë çdo qytetar, i cili regjistrimi i tij shkakton mbivendosje në Hipotekë, mund të plotësojë formularin tip. Me plotësimin e këtij formulari dhe dorëzimi në Zyrën e Regjistrimit, regjistruesi nis verifikimet e dosjes për fshirjen e regjistrimeve. Formulari tip mund të cilësohet si kërkesa për fshirjen e regjistrimeve të bëra në kundërshtim me ligjin ose regjistrimeve që krijojnë mbivendosje. Formulari përmban të dhëna si emrin dhe mbiemrin e kërkuesit, emrin mbiemrin e personit juridik, objekti i kërkimit, informacione mbi pasurinë e kërkuesit, informacioni mbi pasurinë e që kërkohet të fshihet, përmbajtjen e kërkesës, arsyet ku mbështetet kërkesa, si dhe dokumentet ku bazohet kërkesa. Ky formular merret në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

    Shkeljet

    1. Në verifikimet e kryera në regjistrat e regjistrimeve rezulton se për të njëjtën sipërfaqe toke është dhënë më shumë se një titull pronësie, gjë që shkakton mbivendosje. Dhënia e më shumë se një titulli pronësie për një sipërfaqe toke, mendohet të ketë ardhur si pasojë e mungesës së hartës.

    2. Në verifikimet e kryera në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytete rezulton se janë dhënë tituj pronësie me dokumentacione false.

    3. Në verifikimet e kryera në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme rezulton se janë dhënë tituj për pronësi kur në dosje mungonte një nga dokumentacionet si kontrata e shit-blerjes, kontrata e dhurimit, vendimi i trashëgimisë, vendimi i Komisionit të Kthimit të Pronave, vendimi i AKKP-së ose vendimi në bazë të ligjit 7501.

    Udhezimi

    1) Në rastet e regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, dhe me nenet 192-197 të Kodit Civil, (për regjistrime të kryera pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil); b) Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë dy a më shumë regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, duke krijuar mbivendosje. Në këtë rast fshihen regjistrimet e kryera, pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil.
    2. Fshirja e regjistrimeve kryhet nga kryeregjistruesi, me kërkesë të regjistruesit të zyrës përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kryeregjistruesi bën fshirje të regjistrimeve të bëra pas regjistrimit të parë, kur për të njëjtën pasuri ka më shumë sesa një regjistrim, pavarësisht faktit se për çdo njërën prej tyre, pas regjistrimit në origjinë (për herë të parë të titullit të pronësisë) janë kryer një apo më shumë transanksione, pjesore apo për të gjithë pronën dhe pavarësisht nëse ndonjëri apo të gjitha këto regjistrime janë të kryera në regjistrat e ish-Hipotekës apo regjistrat e krijuara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
    3. Identifikimi i rasteve të mësipërme të regjistrimeve bëhet, kryesisht, nga regjistruesi, nga punonjësit e zyrave të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, gjatë shqyrtimit apo përpunimit të dokumentacionit, në zbatim te rekomandimeve të dhëna në raportet e kontrollit, të kryera nga organet shtetërore të kontrollit ose me kërkesë të palëve, të cilat preken nga këto regjistrime. Punonjësit e zyrave të Regjistrimit të Pasurisë janë të detyruar që, çdo herë që shqyrtojnë dokumentacion, përpunojnë praktika të aplikuara nga shtetasit në sportele, ofrojnë apo kryejnë një shërbim si ato të parashikuara në ligjin Nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, të verifikojnë, nëse për regjistrimin përkatës të pasurisë ekzistojnë kushtet e paligjshmërisë, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2, të këtij udhëzimi. Nëse rezulton një gjë e tillë, atëherë çështja i referohet regjistruesit në formë të shkruar, duke treguar hollësisht rrethanat dhe shkakun ligjor të paligjshmërisë. Në rast të kundërt, bëhet shënimi përkatës sipas pikës 7 të këtij udhëzimi, ku të tregohet mungesa e mbivendosjeve apo kundërligjshmërisë, data dhe autorësia e kryerjes së verifikimit. Ky shënim bëhet pjesë e dosjes dhe i nënshtrohet verifikimeve eventuale të mëvonshme. Në rastet kur identifikimi i kundërligjshmërisë bëhet nëpërmjet kërkesës së palëve të interesuara që mund të preken prej saj, regjistruesi, përveç procedurës së verifikimit, të parashikuar në pikën 4 të këtij udhëzimi, verifikon edhe legjitimitetin e kërkuesit, nëse është titullar i një regjistrimi në cilësinë e pronarit, subjekt shtetëror, që ka në administrim apo pronësi ose avokati i shtetit. Kërkesa paraqitet e shkruar, sipas formularit tip, të miratuar nga kryeregjistruesi.
    4. Në rastet kur regjistruesi është vënë në dijeni, sipas pikës 3 të këtij udhëzimi, dhe ka identifikuar kundërligjshmërinë, sipas pikës 2 të këtij udhëzimi, duhet të kryejë këto veprime. Regjistruesi e kryen procesin e verifikimit sipas kësaj pike, jo më vonë se 30 ditë nga dita e vënies në dijeni, nëpërmjet depozitimit të kërkesës, njoftimit të bërë nga punonjësit e zyrës përkatëse, konstatimeve të bëra nga organet shtetërore të kontrollit apo nga vetë regjistruesi.
    5. Në përfundim të këtij procesi regjistruesi përgatit vendimin e arsyetuar, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, ku i kërkon kryeregjistruesit, sipas rastit fshirjen.
    6. Regjistruesi njofton palën/t e interesuara jo më vonë se 10 ditë nga dita që ka dërguar vendimin e tij te kryeregjistruesi, nëpërmjet shërbimit postar "përgjigje-marrje", në adresën e tyre, sipas përcaktimeve të vendimit Nr.24, datë 19.1.2007, të Këshillit të Ministrave, "Për procedurën e lëshimit të dokumenteve nga disa Zyra të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ndryshimin e tarifave për to", ose me afishim pranë zyrës vendore dhe njësisë administrative, me një afat prej 10 ditësh. Në njoftim, të cilit i bashkëlidhet kopja e vendimit të regjistruesit, cilësohet edhe e drejta për të paraqitur, te kryeregjistruesi, brenda afatit 30-ditor të gjitha dokumentet e nevojshme që çmohen prej tyre.
    7. Menjëherë pas kryerjes së këtyre veprimeve dhe konfirmimit të marrjes dijeni, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit, duke bërë shënimet në krah të regjistrit në kolonën "shënime", për regjistrime të kryera në librat e ish-Hipotekës, dhe në seksionin "E", të kartelës, për pasuritë e regjistruara në regjistrat e krijuara nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Shënimi përmban numrin dhe datën e vendimit, si dhe një përshkrim të shkurtër të përmbajtës së tij, i cili ka afat deri në miratimin ose shfuqizimin e tij nga kryeregjistruesi. Pezullimi nuk shtrihet mbi pjesën e pasurisë së ndarë, e cila nuk ka mbivendosje.
    8. Jo më vonë se 10 ditë nga marrja e vendimit të pezullimit regjistruesi përcjell te kryeregjistruesi, dosjen përkatëse, e cila përmban:
    9. Kryeregjistruesi, pasi merr dosjen, sipas pikës 8, të këtij udhëzimi, brenda 24 orësh, ia kalon për shqyrtim sektorit të apelimit. Kryeregjistruesi mund të caktojë edhe specialistë të sektorëve të tjerë, për shqyrtimin e dosjeve të mbivendosjeve, të cilët do të punojnë nën drejtimin e sektorit të apelimit. Ky shqyrtim duhet të bëhet brenda afatit prej jo më shumë se 20 ditësh nga data e marrjes së kërkesës. Sektori i apelimit kryen veprimet e mëposhtme:
    10. Sektori i apelimit brenda afatit të mësipërm, përgatit vlerësimin ligjor dhe harton projektvendim përkatës, të nënshkruhet nga ky sektor, të cilat do të shqyrtohen brenda 48 orëve nga zëvendëskryeregjistruesi i ngarkuar për apelimin, i cili e kalon dosjen më pas te kryeregjistruesi.
    11. Kryeregjistruesi shqyrton dosjen dhe pasi ka verifikuar se kjo çështje nuk është objekt i shqyrtimit gjyqësor, ku vetë ZRPP-ja të jetë palë, brenda afatit të përgjithshëm 30-ditor nga marrja e kërkesës, merr vendim, në mbështetje të Kodit të Procedurës Administrative dhe të nenit 10, të ligjit Nr.7843, datë 13.7.1994, të ndryshuar, sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Kryeregjistruesi, sipas rastit, vendos miratimin e plotë apo të pjesshëm të vendimit të regjistruesit ose mosmiratimin e tij. Kur në vendim miratohet fshirja e një apo disa regjistrimeve, ai duhet të respektojë edhe parashikimet e shkronjave "a", "b" , "c" "ç" ose "d", të pikës 5, të këtij udhëzimi. Në rastin e miratimit të pjesshëm apo të mosmiratimit të vendimit të regjistruesit, kryeregjistruesi urdhëron edhe heqjen e pezullimit për ato pjesë të regjistrimeve, për të cilat nuk vendoset fshirja. Vendimi i kryeregjistruesit i njoftohet palës/palëve të interesuara, brenda 10 ditëve dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse. Një kopje e vendimit i njoftohet Avokaturës së Shtetit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
    12. Vendimi i kryeregjistruesit, brenda 24 orëve, i dërgohet regjistruesit për ekzekutim të menjëhershëm. Masa e pezullimit e vendosur sipas pikës 7 të këtij udhëzimi e humbet fuqinë edhe në rastin kur kryeregjistruesi nuk është shprehur me vendim brenda afatit të parashikuar. Ekzekutimi i vendimit të kryeregjistruesit për fshirje të një apo disa regjistrimeve (në mënyre të plotë apo të pjesshme) nga regjistruesi bëhet duke bërë shënimet në regjistra në kolonat ose seksionet përkatëse, sipas përcaktimeve të pikës 7 të këtij udhëzimi, duke referuar numrin e datën e vendimit, pa fshirë dhe asgjësuar, në asnjë rast, regjistrimet apo shënimet, që janë objekt fshirjeje. Fshirja konsiderohet e kryer në çastin e regjistrimeve dhe shënimeve në regjistra nga regjistruesi.
    13. Kundër vendimit të kryeregjistruesit, palët e interesuara, të cilat janë pjesë e procesit, mund të bëjnë ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.
    14. Ngarkohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij udhëzimi.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    “Të ndëshkohen zyrtarët që abuzojnë me pronat”

    “Të ndëshkohen zyrtarët që abuzojnë me pronat”

    Partia Socialiste lëshon akuza ndaj zyrtareve të qeverisë për implikime të drejtpërdrejte dhe përfitim të padrejtë në disa prona. Numri dy i deputeteve të partisë më të madhe opozitare në vend, Erion Brace, gjatë një prononcimi për mediat ka akuzuar zyrat e regjistrimit të pronave se po refuzojnë dhënien e certifikatave të pronësisë për 250 familje vlonjate që kanë toka nga Uji i Ftohte deri në Radhimë. “Këtyre familjeve u mohohet e drejta për të marrë certifikatën e pronësisë, që kanë përfituar në baze të ligjit”, ka deklaruar Braçe. Ai iu ka kërkuar institucioneve përkatëse që të reagojnë duke dënuar zyrtarët, të cilët përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga pasuritë e paluajtshme të shqiptarëve, madje edhe ndërhyrjen e Presidentit Bamir Topi për këtë problem.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #5
    Shpresoj ta gërmojnë me rrënjë këtë çështjen e hipotekës së Durrësit. Shumë pislliqe janë për tu zbardhur!

  6. #6
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Legalizimet, pas çështjes së ish-pronarëve

    Legalizimet, pas çështjes së ish-pronarëve



    Enkeleda ARAPI


    DURRES – Edhe pse afati për të paraqitur formularin e legalizimeve ka përfunduar që në muajin mars, vetëm 60 për qind e ndërtimeve pa leje në Durrës kanë paraqitur dokumentet për t’u legalizuar. Sipas burimeve nga Bashkia e Durrësit bëhet e ditur se në lidhje me legalizimin e ndërtimeve pa leje po ecet me ligjin e vjetër të 28 tetorit 2004, ligji “Për legalizimin dhe informimin e zonave informale”. Ky ligj parashikonte fazën ku qytetarët kanë bërë një ndërtim pa leje, duhet të paraqiteshin pranë Bashkisë, për të deklaruar se ndërtimi i tyre është pa leje. Afati i këtij deklarimi ka qenë deri më 24 mars të këtij viti. Për këtë problem nga ana e Bashkisë Durrës, u ngrit njësia e përbërë nga juristë, arkitektë, inxhinierë dhe deri më këtë afat janë kryer 1500 aplikime, që përbëjnë vetëm 60 për qind të deklarimeve të ndërtimeve pa leje. Ndërkohë, këto ndërtime e kalojnë shifrën mbi 2000 të tilla.
    Zonat informale
    Vetëm ish–Këneta e Durrësit ka rreth 540 hektarë tokë pa llogaritur Spitallën, Plazhin, Porto-Romano, Bishti-Pallës, Currilat dhe ndërtimet e tjera të bëra nëpër lagjet e qytetit, përfshirë dhe qendrën. Ligji parashikon që të bëhen leje të zonave informale dhe të drejtën për këtë e ka KRTSH-ja, në bazë të propozimit të bërë nga urbanistika pranë bashkisë. Nga ana e KRT-së, bashkisë i është propozuar të konsiderohet si zonë informale zona e ish-Kënetës dhe disa zona të tjera.
    Platforma
    “Jemi në pritje të marrjes së një vendimi nga KRTSH-ja, me qëllim vazhdimin e procedurave, deri në momentin final. Për të arritur në finale ka shumë vështirësi, pasi akoma nuk është caktuar çmimi sipas vendit nga kompetentët e qeverisë, pra nga kryekomisioni. Duke vepruar kështu, me qëllim që t’i japim një mbushje boshllëqeve të ligjit të vjetër siç është çmimi i truallit dhe si ta zgjidhim mosmarrëveshjen me ish-pronarët”, pohojnë burime nga bashkia e qytetit. Gjithashtu, sipas tyre, është paraqitur një draft tjetër ligjesh, që kanë kaluar në qeveri për t’u paraqitur në Parlament. “Besojmë që brenda dhjetë ditësh do të miratohet, kështu do të fillojmë me legalizimin e ndërtimeve pa leje, duke iu vënë çmimin që ju takon dhe duke gjetur një zgjidhje me ish-pronarët”.

    Pronat, ja ligji i kthimit e kompensimit
    Në lidhje me kthimin e pronave në Durrës po punohet me ligjin e 29 korrikut të 2004-ës. “Pjesa e këtij ligji është njohja dhe kthimi i pronave, ku është e mundur të bëhet. Ku flitet për zonat ku mund të njihen si, zona turistike, bujqësore, ku nuk ishte e mundur të ktheheshin, sepse për to nuk kishim udhëzime.
    Ja cilat janë procedurat që duhet të ndjekin në lidhje me kthimin e pronave.

    Procedurat

    1-Procedurat në lidhje me njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin ose kompensimin e pronës së shpronësuar
    2-Afatet kohore, ku paraqiten kërkesa nga subjektet e shpronësuara. E cila përfshin kërkesë për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin ose kompensimin e pronave, të cilat bëhen KVKKP, brenda afatit të caktuar, 15 shtator 2007.
    Kërkesat për verifikimin e vendimeve të dhëna nga komisionet e mëparshme në zbatim të ligjit të 21 prill 1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe të po këtij ligji “Për kompensimin me vlerë të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave, livadheve, dhe pyjeve”, afati është deri më 15 mars 2007, dokumentet dorëzohen pranë KSHKKP-së. Ndërsa vendimi i KVKKP dhe KSHKKP për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës subjekti të shpronësuar, ku vendimi ka afatin 3 muaj nga data e pranimit të kërkesës nga subjekti i shpronësuar dhe 30 ditë për ankimin e vendimit të KVKKP. Vendimet e KVKKP dhe KSHKKP për formën e kompensimit të pronës, afati deri në 7 muaj nga data e pranimit, ndërsa vendimi i KVKKP, për formën e kompensimit merr formë të prerë, 30 ditë nga data e njoftimit, të vendimit të KVKKP.
    3-Ankimet nga subjektet e shpronësuara ose organet e qeverisjes vendore, në qoftë se ka ankesa ndaj vendimit të KVKKP, arkivohen pranë KSHKKP brenda afatit 30 ditor.
    4-Dokumentet që duhen, paraqiten nga subjekti i shpronësuar, për njohjen e të drejtës së pronës, kthimin apo kompensimin e saj, dokumente që vërtetojnë pronësinë e subjektit dhe pozicionin gjeografik
    Dokumente ligjore si, vërtetim pronësie, dokument kadastral, vendim gjyqësor i formës së prerë, së bashku me hartën dhe vulën e gjykatës, dokumente që vërteton heqjen ose marrjen e të drejtës së pronësisë, këto vendime nga data 29 nëntor 1944, gjithashtu dhe dokumente të tjera shtesë

    Kerkesa per formen e kompensimit te pronave
    1-Me pronë tjetër të paluajtshme të llojit, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit
    2- pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit
    3-Me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar me pronën e paluajtshme
    4- Me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit
    5- Me të holla. Pronarëve iu duhet të zgjedhin njërën nga këto rrugë nëse duan të kompensojnë pronat
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Abuzimet në Durrës, arrestohen katër zyrtarë të KESH-it

    Abuzimet në Durrës, arrestohen katër zyrtarë të KESH-it

    Arrestimi i katër personave, punonjës dhe ish-punonjës të KESH-it në Durrës, ka detyruar prokurorinë e këtij qytetit që të nisë hetimet për të gjithë tenderat e degës së KESH-it atje. Plator Mehmeti, Pandeli Bega, Llambi Karamani dhe Defrim Lakra, janë vënë në pranga dy ditë më parë, pasi gjykata kishte vendosur për ta masën e sigurisë arrest me burg. Për ta policia dhe prokuroria kishin nisur hetimet rreth 2 muaj më parë, pas një denoncimi nga një person, i cili nuk kishte fituar një nga tenderat e KESH-it. Me anë të përgjimeve janë siguruar provat e nevojshme për arrestimin e tyre. Madje burime nga prokuroria bënë të ditur se tashmë kanë nisur verifikimet për të gjithë tenderat që janë zhvilluar nga dega e KESH-it në Durrës edhe në kohën kur personat e arrestuar kanë qenë të punësuar në këtë korporatë.
    Si u përgjuan zyrtarët
    Në kohën kur po zhvilloheshin procedurat e tenderimeve të degës së KESH-it në Durrës mes biznesmenëve u shfaqën pakënaqësi për ndarjen e tyre. Pati nga ata që nuk i shkuan më pas këtyre procedurave, por edhe nga ata që zbuluan se diçka nuk shkonte. Madje ishin të bindur që tenderat po përvetësoheshin në mënyrë të padrejtë. Pikërisht një biznesmen që ka dyshuar se gjatë procedurave të tenderimit janë kryer afera korruptive, i është drejtuar policisë së Durrësit për të kryer një denoncim. Të gjendur përballë një fakti të tillë, uniformat blu kanë kërkuar një bashkëpunim me organin e akuzës, në mënyrë që katër personat, ish-zyrtarë të KESH-it, të viheshin në përgjim. Pasi kanë marrë Ok-in edhe nga gjykata, ka nisur edhe sigurimi i provave, të cilat flisnin pastër për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Menjëherë kanë ardhur edhe arrestimet, pasi togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë arrest në burg për Plator Mehmetin, Pandeli Begën, Llambi Karamanin dhe Defrim Lakrën.
    Hetimet në vazhdim
    Burime nga prokuroria bënë të ditur se katër personat e arrestuar nuk janë të parët dhe as të fundit që kanë abuzuar me tenderat. Ekzistojnë prova të pakontestueshme edhe për persona të tjerë të implikuar në procedurat e tenderimit. Përballë këtij fakti organi i akuzës ka nisur verifikimin e të gjithë tenderave të zhvilluar nga KESH-i, në mënyrë që të zbulojë të gjitha shkeljet e kryera gjatë ankandit, si dhe të arrestojë të gjithë personat e tjerë të implikuar në këtë skandal.

    EMRI: Plator Mehmeti
    DETYRA: Ish-nëndrejtor i KESH-it, Dega Durrës
    ARRESTUAR: 10 mars 2008
    AKUZA: Shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera
    RREZIKON: Deri në 7 vjet burg

    EMRI: Pandeli Bega
    DETYRA: Përgjegjës i Sektorit të Drejtimit të Zyrës Teknike të KESH-it
    ARRESTUAR: 10 mars 2008
    AKUZA: Shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera
    RREZIKON: Deri në 7 vjet burg

    EMRI: Llambi Karamani
    DETYRA: Ish-drejtor i KESH-it, Dega Durrës
    ARRESTUAR: 10 mars 2008
    AKUZA: Shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera
    RREZIKON: Deri në 7 vjet burg

    EMRI: Defrim Lakra
    DETYRA: Ish-drejtor i KESH-it, Dega Durrës
    ARRESTUAR: 10 mars 2008
    AKUZA: Shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera
    RREZIKON: Deri në 7 vjet burg
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •