Dashuria e vėrtetė...
Khalil Gibran
Le tė ketė hapėsirė nė bashkėsinė tuaj,
e fryma hyjnore le tė vallėzojė mes jush.
Duajeni njėri tjetrin, e mos bėni lidhje dashurie,
Le tė bėhet ajo njė det lėvizės, mes
brigjeve tė shpirtave tuaja.
Mbushni kupat njėri tjetrit, e mos
pini prej kupės sė njėjtė.
Jipni njėri tjetrit prej bukės suaj,
e mos hani prej copės sė njėjtė.
Kėndoni e vallėzoni sė bashku dhe dėfrehuni
e lejoni qė secili tė mbetet vetė.
Madje dhe anėt e lahutės janė vetėm,
ndonėse fėrfėllojnė me muzikė tė njėjtė
Dhuroni zemrat tuaja, e mos i lini pranė njėra tjetrės nėn roje.
Se, vetėm lumi i jetės mund t'i kėnaqė zemrat tuaja.
Qėndroni sė bashku, e prap se prap jo aq sė bashku.
Edhe shtyllat e tempullit qėndrojnė tė ndara
e ahu dhe selvia nuk rriten nėn hijen e njėri tjetrit.
Krijoni Kontakt