Gérard de Nerval, pseudonimi letrar i Gérard Labrunie, lindi nė Paris mė 1808. Ende i vogėl mbetet jetim nga e ėma. I rritur nė Mortefontaine, nė pronėn e xhaxhait tė madh, ai zbulon Valois-nė (kėshtjellė e Mortefontaine, pylli i Ermenonville-ės), qė do tė bėhet dekori i ėndėrruar i veprave tė tij (Vajzat e zjarrit, 1854). Nė Kolegjin Charlemagne, ai lidh miqėsi me Théophile Gautier-nė. Nė vitin 1828, pėr pėrkthimin qė Nervali i bėri Faustit tė Goethe-s, mori urimet mė tė mira nga shkrimtari i famshėm gjerman. Bie nė dashuri me aktoren Jenny Colon (1834). I prekur nga turbullime mendore qė nga viti 1841, Nervali udhėton shumė, nė Europė, pastaj nė Orient (1843), duke kėrkuar tek ėndrra dhe ekzotizmi ilaēin e anktheve tė veta (Udhėtim nė Orient, 1851). Ndėrkohė qė jeton me disa punė tė vogla nė lėmin e botimit, krizat e ēmendurisė e kapin sėrish, ēka e detyron tė kryejė qėndrime tė pėrsėritura nė klinikėn e Dr. Blanche nė Passy. E gjejnė tė varur te kangjellat e njė rruge pariziane mė 26 janar 1855, teksa nis botimi i novelės sė tij tė fundit, Aurelia.

FANTAZI

Ėshtė njė melodi pėr tė cilėn do jepja
Krejt Rosinin, Moxartin edhe Veberin,
Njė melodi e pėrzishme, lėnguese, e vjetėr,
Qė veēse pėr mua ka sharme tė fshehta.

Por pėrherė mė ndodh kur mbaron dėgjimi,
Qė shpirti mė bėhet mė i ri dyqind vjet:
Mė kthen nė kohėn e Luigjit Trembėdhjetė...
Ku shoh njė kodrinė qė e zverdh perėndimi.

Pastaj njė kėshtjellė me kėnde tė gurtė,
Me xhama tė lyer me ngjyra tė kuqe,
Rrethuar nga parqe tė gjerė, dhe njė lumė
Qė themelet ia lag e rrjedh pėrmes lulesh.

Pastaj shoh njė zonjė, nė dritaren e vjetėr,
Flokėverdhė e syzezė, me njė fustan tė rėndė...
Qė, ka shumė gjasa, nė njė jetė tjetėr
E kam parė tashmė – e qė mė vjen ndėrmėnd!


NJOLLA E ZEZĖ

Kushdo qė ngultas diellin me sy ka vėshtruar
I duket se ka parė si fluturon me ngulm
Pėrreth tij, nė ajėr, njė njollė e irnuar.

Kėshtu dhe unė, i ri, edhe mė guximtar,
Njė ēast mbi lavdinė guxova sytė t’i ngul:
Njė njollė e zezė m’i ngeli shikimit lakmitar.

Qysh aherė, mbi gjithēka, si shenjė ogurzezė,
Nė ēdo vend ku syri mė ndalet ndonjėherė,
E shoh tė qėndrojė dhe ajo, njollė e zezė! –

Pa reshtur mes meje dhe lumturisė! Pėrherė?
Oh! vetėm shqiponja – o kob, kobi ynė! –
Sodit e pandėshkuar Diellin dhe Lavdinė.

EL DESDICHADO

Jam Terrani, - Vejani, - i Pangushėlluari,
Princi i Akuitenės nė Kullėn e vithisur:
Ylli i vetėm mė vdiq, - dhe lahutė e yjėzuar
Mė sjell Diellin e zi tė Melankolisė.

Nė natėn e Varrit, Ti qė m’ke ngushėlluar,
Pozilipon dhe detin e Italisė mė sill,
Lulen qė ma donte zem’r e dėshpėruar,
Pjergullėn ku lidhen Rrushi me Trėndafil.

Jam Erosi a Febi?... Luzinjani a Bironi?
Ballin e kam tė kuq nga puthje e Mbretėreshės;
Kam ėndėrruar nė Guvėn ku noton Sirena...

Dhe dy herė fitimtar pėrshkova Akeronin:
Tek luaja nė lirėn e Orfeut, pas radhės,
Psherėtimat e Shenjtores dhe klithmat e Zanės.


NĖ KOPSHTIN E LUKSEMBURGUT

E gjallė dhe e shkathėt si njė zog
Nė shteg tė kopshtit shkoi njė vajzė e re:
Njė lule tė freskėt mbante nė dorė,
Nė buzė kishte njė kėngė tė re.

Ndoshta nė botė ajo ėshtė e vetmja
Me zemrėn e sė cilės do mė puqej zemra,
Qė natėn e thellė tė shpirtit tim
Do ma ndriēonte me njė vėshtrim!...

Por jo, - rinia ime tashmė ka mbaruar...
Lamtumirė, o rreze e ėmbėl qė mė ndrite, -
O vajzė, o harmoni, o erėmime...
Kalonte lumturia, - por rrezja ishte shuar.

EPITAF

Jetoi herė i gėzuar si zogu nė pemishtė,
I dashuruar, moskokėēarės, zemėrndjerė,
Herė i zymtė e ėndėrrtar si Klitandėr i trishtė.
Njė ditė prej ditėsh i trokitėn nė derė.

Ishte Vdekja! Atėherė ta priste pak iu lut
Sa t’i vinte dhe pikėn sonetit tė fundit;
Dhe pastaj pa u prekur, shkoi drejt e u fut
N’arkėmortin e ftohtė ku i dridhej trupi.

Gjithēka desh tė dinte, por asgjė nuk njohu.
Kishte qenė pėrtac, historitė me ē’thonė,
Pendėn nė kallamar e ngjyente shumė rrallė.

Dhe kur erdhi ēasti, nga kjo jetė i lodhur,
Qė vdekja e rrėmbeu, njė natė dimri tė vonė,
Iku duke thėnė: “Pse kisha ardhur vallė?”

Pėrktheu: Alket Ēani - Milosao