Semundja e te gjithe koherave, ngjitese dhe me pasoja fatale.
Transmetohet nepermjet te gjitha menyrave te mundshme, duke filluar qe prej fjales ( shoqeruar me pershtyme ) e deri tek akti seksual me pozicion per te percaktuar gjinine.
Zakonisht serviret e shoqeruar me nje bravo rrushi ose tequila. Statistikat tregojne qe ne Shqiperi ka shume zona te kuqe ( me rrezikshmeri te larte ) dhe epidemia eshte ne prag. Blloku perfaqeson zonen me te keqe, ku semundja mund te transmetohet edhe vetem me ane te shikimit.
Nese ne Shqiperi nga aksidentet vdesin rreth 5 persona ne muaj, nga injoranca shpetojne 6. Shoqerohet me dhimbje koke, budallalliqe nga goja dhe karagjozlliqe neper rruge. Gjithashtu dallohet nga floket me xhel te ngrire dhe minifundi roze. Spitalet jane te papergatitur per nje fluks kaq te madh, keshtu qe duhet kuruar ne shumicen e rasteve ne kushte vetjake. Si zgjidhje e pare mund te jete leximi i nje libri per here te pare ne jeten tende, ose heqja e mediasatit nga lista e kanaleve te tv.
Sipas rekomandimeve te OSBE, nje nisme e mire qe mund te ndermerrej do ishte mbyllja e tv BBF dhe arrestimi i pjesetareve te stafit. Gjithashtu censurimi i fjalimeve te parlamentareve do sherbente per nje ambjent me te pershtatshem kurativ.
Krijoni Kontakt