Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 161
  1. #41
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,969
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Fakti qe kater revolucione jane bere brenda 80 vjetesh eshte nje rrjedhoje, jo nje shkak. Jane rrjedhoje e nje prapambetjeje qe i ka rrenjet shume me heret se sa kaq.
    le ti quajme disa karakteristika jo te pershtatshme ne raport me menyren se si ka funksionuar dhe se si funksionojne balancat ndermjet kombeve
    Sigurisht qe eshte rrjedhoje e papjekurise politike qe zoteron kombi yne,biles nese ka nje difekt te madh kombi yne eshte pikerisht papjekuria politike,jemi femije ne politike dhe jemi pikerisht sepse politika bie ndesh me virtytin duke qene se politika eshte ne thelb arti i mashtrimit.
    Pra ne nje bote qe bazohet mbi politiken ne nuk jemi te pershtatshem sepse shume te virtytshem per te qene politikberes.

    Pastaj 4 revolucionet ne 80 vjet jane njekohesisht edhe shkak i keqkuptimit te progresit qe quhet ne kete teme me te drejte 'injorance' ...

    teresisht i lire dhe i pavarur ndaj ndjenjave nacionaliste ( ne vetvete keto perbejne nje fenomen po kaq te prapambetur ne nje bote perhere e me globaliste )

    Nese nuk do kombin tend,nuk je i denje te flasesh per kombin tend e aq me pak do jesh ne gjendje te punosh per kombin tend. Une nuk mund te pranoj kurrsesi idene se nje internacionalist eshte ne gjendje te ngreje shqiperine... Nje popull ben para kur ka njerez qe e duan e punojne per te e jo e kunderta. Ne ka nje teori te demokracisee moderne qe nuk e shoh te demshme per shqiperine aktuale eshte Nacional-demokracia.

    Sipas mendimit tim, problemi thelbesor qendron tek elitat
    Shume dakort.

    Nuk mund te pretendosh qe po udhehiqesh keq nga elita, nese si popull ke kaq brum te keq sa per te zgjedhur te tille elite.

    Per fat te keq elita shqiptare eshte zgjedhur historikisht prej te huajve e jo prej popullit.Populli gjithmone ka zgjedhur midis atyre qe te huajt kishin vendosur se duhet te na komandonin. Kjo eshte pasoje e 2000 vjet pushtimesh me pak ishuj pavaresie ne mes si dhe e zvogelimit te vazhdueshem numerik si popull.
    Nderkaq globalizmi na detyron te vazhdojme me zgjedhjen e elites qe u shkon per shtat te huajve.
    Jemi te destinuar te presim nje tjeter Skenderbe.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Nuk ke pse ta fokusosh gjithe vemendjen te shteti i dashur shiu. Jo per gje po ai eshte nje produkt i vete shoqerise. Pastaj ne ate qe une kam dashur te shpreh kane pak rendesi fajtoret dhe arsyet. Eshte shume me i rendesishem fenomeni. Arsyet e injorances sone justifikohen edhe me faktore te jashtem, por gjithmone permbajne ne vetvete nje doze te madhe qe na perket si faktor i joni. Psikoze e vjeter mendjemadhesie dhe pertacie.
    Te pranosh problemin eshte hapi i pare, te japesh zgjidhje eshte i dyti. Per te gjetur arsyet dhe per ti vene gishtin fajtoreve ka kohe me vone.
    Nuk e kuptoj, pse duhet te fokusohesh tek fenomeni, e te mos fokusohesh tek fajtoret ose faktoret, aq me teper kur ti perdor nje terme klinike, (semundje). Atehere i bie qe idiotesia masive te jete diagnoza, por diagnoze pa shkaqe e faktore nuk ka. Fenomeni nuk eshte 'shume me i rendesishem' se faktoret.

    Nuk e kuptoj as menyren se si e kupton ti kete raportin 'faktor te jashtem-faktor te brendshem / faktoret tane'. Personalisht mendoj se nje mase nuk eshte as idiote as jo-idiote. Por me pare cfare kupton ti me 'mase'? Perkufizimet varen nga nje numer shumes njerezish, dmth thjesht statistike, deri tek nje shoqeri e caktuar me gjuhe, kulture, tradite etj etj te perbashketa. Ka rendesi perkufizimi ne ate qe thua, kur thua se idiotesia e nje mase varet nga faktore te jashtem po aq sa te brendshem. Nqs e ke fjalen per perkufizimin e pare, atehere nuk jam dakord me ate qe thua, sepse nje mase, thjesht si nje numer shumes njerezish, nuk eshte as idiote as jo-idiote. Kurse ne rastin e dyte, atehere edhe ndoshta ke te drejte. Thjesht, mendoj se idiotesia eshte nje dukuri e kultivuar... ose, produkt i nje dukurie te mos-kultivuar (dijes), pra tek nje mase duhet kultivuar dija.

    Te flasesh per nje psikoze te vjeter pertacesie e mendjemadhesie nuk dmth te flasesh mbi ndikimin e faktoreve te brendshem ose te jashtem te ksaj idotesie te mases. Thjesht sepse eshte nje psikoze e vjeter, nuk dmth se eshte nje faktor i brendshem, mund te jete edhe i jashtem, (mungesa e kultivimit te dijes, e cila me tej mund te kete shkaqet e veta).

    Sdq kjo eshte nje teme shume e rendesishme, shpresoj se eshte vetem nje cep i ajzbergut te vetedijesimit (proces) se shqiptareve per idiotesine e paralizimin e mendimit kritik prej te cilit vuajn. Shpresoj se do te kete me teper tema te ksaj natyre neper forume te ndryshme shqiptare.

    Gjithashtu, mendoj se kjo dukuria e idiotizimit se mases shqiptare duhet studiuar sistematikisht. Interneti eshte nje vegel apostafate per kete pune. Dmth nqs do te behej ndonje studim serioz e sistematik mbi idiotesine e nje mase, dikur ne vitet 1920-30, si metologji ideale do te imagjinohej dicka si interneti, kam pershtypjen. Tjeter, mendoj se studimi serioz i ksaj dukurie duhet te perqendrohet tek fenomeni, shkaqet, si edhe menyrat potenciale per tu kuruar, ne menyre inkrementale ky i fundit, dmth ne menyre natyrale e organike. Kurimi (procesi) duhet te behet kulture, e te jete qellim e jo mjet. Kete e them sepse mendoj se dija eshte menyre jetese. Pra nuk duhet imponuar.

    Tjeter, nuk mund te shohesh fenomenin e te imagjinosh kurimin pa pare shkaqet, sepse nqs sheh fenomenin, mund te mesosh se idiotesia masive nuk eshte fenomen i izoluar shqiptar, por i gjithe shoqerise njerezore. Ktu do te duhet te shohesh se s'ben shkaqet per te mesuar nese idiotesia masive eshte nje dukuri e vete natyres se njeriut, apo eshte nje produkt i neglizhences se qeverive e mungeses se kultivimit te dijes, apo nese eshte nje metode, e ndjekur apostafat, prej qeverive se shteteve ne sherbim te x y ideologjie (psh kapitalizem... komercializem... duhet te jesh idiot, ne menyre qe te jesh nje konsumerist i mire, se nqs nuk je idiot do ta kuptosh se nuk ke nevoje te blesh divane e kolltuqe e tapeta e abazhure e perde e televizor e frigorifer te ri vit per vit sa vjen pranvera). Pra mund te mesosh se qeverite e shteteve perendimore jo vetem qe kane deshtuar te kultivojne dijen e mendimin kritik e emancipimin e masave te veta, por e kane bere qellimshmi, ne sherbim te nje ideologjie progresivisht-idiotizuese.

    Atehere ngelet pyetja, do te clirohet masa shqiptare prej ksaj dukurie idiotizuese vetem, apo sebashku me masat e tjera te perendimit e gjithe botes? mendoj se ktu duhen matur gjerat, cila eshte pragmatike per tu arritur? Etj etj. Duhet patur parasysh se kjo eshte dicka ciklike, e ne shekullin e kaluar shpresa per zgjimin e masave e proletariatit ishte e nje natyre mitologjike. Marksi tha se proletariati do te cohet por se si do te cohet nuk e shpjegoi sepse nuk e dinte as vete. Per Marksin, shpresa e Proletariatit si nje mase qe behet e vetedishme ishte nje 'artikull fetar', (kete e kam lexuar diku dhe me pelqeu si formulim).

    Bindje te tilla si kjo e Marksit jane per mendimin tim te rezikshme. Sepse clirojne nje fare energjie intoksikuese per masen, e nje mase e intoksikuar ne nje ide, eshte si nje mase e dehur, ose nen efektin e nje droge. Ndaj jam per metodat inkrementale. Hegeli psh kerkonte per nje menyre emancipimi te mases tek arti, por per nje fare arsye a tjeter i la kerkimet shume shpejt. Ndoshta mesoi se arti nuk e ka ate fuqi. Mgjth per mendimi tim arti eshte i rendesishem, sidomos ai i masave, muzika e kinematografia. Muzika ne Shqiperi eshte skandal. Cdo kengetar/e i ri/e re ne Shqiperi ka vetem veten si nje objekt seksi per te ofruar. Nuk eshte e veshtire per qeverine te inkurajoj nepermjet shkollave fillore muziken, instrumentet kryesore, etj etj, ose sikur te shperndaj 100 kitara per cdo shkolle, per disa vjete do duket fruti.

    Kto jane hapa qe duhen marr per mendimin tim, por duhet patur parasysh se nuk mund te gjendet ndonje fare zgjidhje e menjehershme e gjithkush qe merr persiper zgjidhje te tilla pretenduese shancet jane se do te sjell ne pah nje hibrid shoqerie me patologjike se kjo e sotmja. Idiotesia eshte tashme kulture... eshte kthyer ne karakterin e nje gjenerate ose shoqerie ose civilizimi, dhe duhet cliruar prej saj ne menyre organike.

  3. #43
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,969
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Hegeli psh kerkonte per nje menyre emancipimi te mases tek arti, por per nje fare arsye a tjeter i la kerkimet shume shpejt. Ndoshta mesoi se arti nuk e ka ate fuqi

    Mua me duket se e kuptoi qe arti i mases eshte art medioker,duke qene se masa bazohet fiziologjikisht tek mediokriteti... Ishte shume i dashuruar pas artit per te masakruar artin .

    Mgjth per mendimi tim arti eshte i rendesishem, sidomos ai i masave, muzika e kinematografia
    Qekur muzika i eshte pershtatur masave,ka nje renie te papare te muzikes. Kinematografia eshte art i lodhur duke qene i krijuar posacerisht per masat.

    Atehere ngelet pyetja, do te clirohet masa shqiptare prej ksaj dukurie idiotizuese vetem, apo sebashku me masat e tjera te perendimit e gjithe botes? mendoj se ktu duhen matur gjerat, cila eshte pragmatike per tu arritur?

    Ne se kemi kete dukuri idiotizuese ne genin kulturor,pasi kultura e shfaqjes nder ne ka qene pak e zhvilluar sepse vleresohej si siperfaqesore, rregullsia e pastertia jane ne genin tone kulturor. Shfaqja moderne eshte tipar thellesisht mikroborgjez ... Kjo lidhet me hipokrizine dhe snobizmin,qe jane 'virtyte' borgjeze dmth qytetare ose plebeje do thonin romaket e lashte.

    duhet patur parasysh se nuk mund te gjendet ndonje fare zgjidhje e menjehershme e gjithkush qe merr persiper zgjidhje te tilla pretenduese shancet jane se do te sjell ne pah nje hibrid shoqerie me patologjike se kjo e sotmja. Idiotesia eshte tashme kulture... eshte kthyer ne karakterin e nje gjenerate ose shoqerie ose civilizimi, dhe duhet cliruar prej saj ne menyre organike.

    Idiotesia si kulture lidhet me idene e progresit revolucionar. Nuk ka proces me te demshem per nje shoqeri sesa progresi revolucionar,huazimi i shpirtit te nje shoqerie tjeter e tjetersimi i shpirtit paror .Kete po vuajme aktualisht e duke qene ne kohe revolucioni idiotesia shtohet si pasoje e psikozes se majmunit.

    Procesi i superspecializimit eshte nje faktor qe e shoh si mjaft te rendesishem ne uljen e kuocientit te inteligjences e rritjen e idiotesise ,pra procesi i ndervarjes behet kaq jetik sa krijohet nje mentalitet e organizem shoqeror simbiotik,i cili per njeriun eshte rigorozisht antinatyre,duke qene se raportet natyrore te kembimit tashme jane raporte shkrirjeje.

    Globalizmi psh eshte nje faktor shume i rendesishem qe do ndikoje fuqishem ne shtimin e majmunerise ne bote. Paradoksalja eshte se ndersa natyra vendosi ti percaje njerezit pikerisht per ti ndihmuar ,njerezit vendosin te bashkohen.Zoti u shkaterroi kullen e babilonit e i percau,njerezit vendosen serisht te bashkohen. Dija eshte elementi me i rrezikshem qe ekziston, pasi eshte e pakontrollueshme e lehtesisht e keqkuptueshme prandaj behet burim i vazhdueshem revolucionesh,pra procesesh antinatyrore.

    E kam te veshtire te mos pranoj progresin revolucionar si shkaku kryesor i idiotesise masive e sigurisht devoluimit te njeriut qe vjen nga idiotesia masive.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Bravo Antina. Patrolin mos na e lidh Itlerin me politikanet tane se i jep grada, n.q.se Itleri na ishte nje njeri i (terrorit) qe nganjeher vihet ne dyshim ,per politikanet tane smund te gjesh dot fjal se gjuha eshte e pa stervitur per te pershkruar shtaze te tilla kur thot Rugova.
    I miri sgjen dot forca ne Shqiperi qe ti beje balle ketyre lloj shtaze dhe cfar ndodh ngaqe sduron dot duke shikuar dita dites shtazet shushunjat qe i pijne gjakun njerezve,marrin valixhet dhe ikin matane kufirit , te pakten si shikojm me sy se ne mendje vuajne ate qe populli e vuan fizikisht dhe kesaj si shpeton dot njeri sado i mir te ishte.

  5. #45
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Pike se pari dua te falenderoj Hyj Njeriu dhe Artful Dodger per postimet e tyre serioze dhe argumentuese. Me pelqen menyra se si debati po vazhdon dhe shpresoj te pasurohet.

    Artful : Ti ke te drejte qe me citon ne nje prej postimeve te mia te para ne kete teme, ku them qe faktoret dhe fajtoret nuk jane pjese e rendesishme e temes. Kam dashur te nenkuptoje qe nuk jane e temes, jo e fenomenit. Ndoshta ne nje teme tjeter kisha idene se mund te diskutoheshin. Por sic mund ta kesh vene re ndryshova shpejt qendrim dhe kuptova qe eshte me mire te diksuotjme edhe per to dhe ta shtrijme me teper diapazonin e debatit. E perseris qe ideja ime fillestare e temes ka qene thjeshte te pranojme qe kemi probleme me injorancen ( qe une e konsideroj pranimin si hapin e pare dhe determinantin ), dhe diku tjeter te diskutonim per arsyet. Pak rendesi ka, eshte me mire keshtu si po shkon.

    Per momentin kam deshire te fokusohem tek ideja qe ke hedhur mbi kultivimin masiv te artit si nje tentative per te shamngur injorancen. Parimisht jam dakort, por praktikisht kam pershtypjen se bashkohem me cka shkruar Hyj Njeriu. Ne nje fare menyre, arti ne vetvete perben fenomen elitar dhe masivizimi i tij ose do banalizohej, ose do keqinterpretohej. E megjithate jam dakort me ty per sa i perket nismave minimale qe mund te ndermerren prej shtetit duke investuar ne shkollat fillore per rritjen e ndergjegjes se mirefillte muzikore ( ose artistike ne pergjithesi )
    Personalisht mendoj se edhe faktori fetar ndikon ne prapambetjen kulturore te nje populli, dhe per ta argumentuar kete ne rastin tone me duket shume e thjeshte. Gjithmone kam menduar se e ashtuquajtura tolerance fetare ne Shqiperi, deri ne nje fare mase mund te jete edhe injorance fetare ( aq me teper qe kjo nuk eshte edhe aq reale sepse edhe ne kemi disa balanca te tilla qe mund te thyhen sa hap e mbyll syte ). Per kete mendoj te flas me gjate ne nje postim tjeter.

    Pratolini

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Hegeli psh kerkonte per nje menyre emancipimi te mases tek arti, por per nje fare arsye a tjeter i la kerkimet shume shpejt. Ndoshta mesoi se arti nuk e ka ate fuqi

    Mua me duket se e kuptoi qe arti i mases eshte art medioker,duke qene se masa bazohet fiziologjikisht tek mediokriteti... Ishte shume i dashuruar pas artit per te masakruar artin .

    Mgjth per mendimi tim arti eshte i rendesishem, sidomos ai i masave, muzika e kinematografia
    Qekur muzika i eshte pershtatur masave,ka nje renie te papare te muzikes. Kinematografia eshte art i lodhur duke qene i krijuar posacerisht per masat.

    Atehere ngelet pyetja, do te clirohet masa shqiptare prej ksaj dukurie idiotizuese vetem, apo sebashku me masat e tjera te perendimit e gjithe botes? mendoj se ktu duhen matur gjerat, cila eshte pragmatike per tu arritur?

    Ne se kemi kete dukuri idiotizuese ne genin kulturor,pasi kultura e shfaqjes nder ne ka qene pak e zhvilluar sepse vleresohej si siperfaqesore, rregullsia e pastertia jane ne genin tone kulturor. Shfaqja moderne eshte tipar thellesisht mikroborgjez ... Kjo lidhet me hipokrizine dhe snobizmin,qe jane 'virtyte' borgjeze dmth qytetare ose plebeje do thonin romaket e lashte.

    duhet patur parasysh se nuk mund te gjendet ndonje fare zgjidhje e menjehershme e gjithkush qe merr persiper zgjidhje te tilla pretenduese shancet jane se do te sjell ne pah nje hibrid shoqerie me patologjike se kjo e sotmja. Idiotesia eshte tashme kulture... eshte kthyer ne karakterin e nje gjenerate ose shoqerie ose civilizimi, dhe duhet cliruar prej saj ne menyre organike.

    Idiotesia si kulture lidhet me idene e progresit revolucionar. Nuk ka proces me te demshem per nje shoqeri sesa progresi revolucionar,huazimi i shpirtit te nje shoqerie tjeter e tjetersimi i shpirtit paror .Kete po vuajme aktualisht e duke qene ne kohe revolucioni idiotesia shtohet si pasoje e psikozes se majmunit.

    Procesi i superspecializimit eshte nje faktor qe e shoh si mjaft te rendesishem ne uljen e kuocientit te inteligjences e rritjen e idiotesise ,pra procesi i ndervarjes behet kaq jetik sa krijohet nje mentalitet e organizem shoqeror simbiotik,i cili per njeriun eshte rigorozisht antinatyre,duke qene se raportet natyrore te kembimit tashme jane raporte shkrirjeje.

    Globalizmi psh eshte nje faktor shume i rendesishem qe do ndikoje fuqishem ne shtimin e majmunerise ne bote. Paradoksalja eshte se ndersa natyra vendosi ti percaje njerezit pikerisht per ti ndihmuar ,njerezit vendosin te bashkohen.Zoti u shkaterroi kullen e babilonit e i percau,njerezit vendosen serisht te bashkohen. Dija eshte elementi me i rrezikshem qe ekziston, pasi eshte e pakontrollueshme e lehtesisht e keqkuptueshme prandaj behet burim i vazhdueshem revolucionesh,pra procesesh antinatyrore.

    E kam te veshtire te mos pranoj progresin revolucionar si shkaku kryesor i idiotesise masive e sigurisht devoluimit te njeriut qe vjen nga idiotesia masive.
    Hyj-Njeriu... me art te mases e kam fjalen per muzike rok. Hegeli kur kerkonte tek arti, nuk kishte muziken rok, e as kinematografine ne mendje, sepse nuk ekzistonin. Mgjth nuk jam shume i sigurte per kinematografine, sepse si art i mases eshte vertete medioker.

    Kurse muzika rok, kam pershtypjen se ka aftesine mobilizuese. Jo vetem kaq, por eshte edhe nje medium shume i mire per poezine, qe eshte per mendimin tim arti me i larte. Mendoj gjithashtu se arti, sidomos muzika rok, fare aftesise se saj te luaj si medium per poezine, gjendet sot ne nje moment te pershtatshem historik, fale apateizmit te masave ndaj qeverive te tyre, politikaneve, ideologjike, e poltikes ne pergjithesi.

    Arti, poezia e muzika rok, jane ne pozicion te favorshem sepse nuk kane natyre deterministe por reflektuese. Pra lejojne nje mase te reflektoj mbi nje ide, e cila paraqitet nepermjet artit ne menyre abstrakte nepermjet metafores, ose ne menyre jo-abstrakte por reprezantuese. Sdq nuk eshte pretendues i monopolozimit te dijes, rrjedhimisht nuk eshte patronizues / fodull, etj etj.

    I kesaj lloj muzike jam, qe kultivon aftesine tek nje mase per te reflektuar, dhe me sa di, prej artit vetem muzika rok e ka kete aftesi. Aftesia per te reflektuar, them se eshte nje shenje e nje mase te shendoshe. Nuk eshte e thene se muzika rok te jete zgjidhja, por krijon nje platforme, gjithsesi, ku fillon e ndertohet nje fare identiteti kulturor reflektues, e ku fillojne e adresohen domosdo, problemet me kryesore te nje shoqerie. Menyra se si e shoh, aftesia per te reflektuar eshte e kunderta e idiotizimit. Nje mase idiote = nje mase qe nuk reflekton.

    H-Nj, nqs mundesh shpjegohu me teper ne ate piken e progresit revolucionar. Sa per disa pika te tjera, nuk jam i sigurte. Psh nuk jam i sigurte mbi ate idene e Zotit a natyres qe na krijoi te jemi te vecuar per te miren tone. Kjo tingellon fetare. Kush e thot kete?

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ledi82
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Milano
    Mosha
    37
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    l'ingoranza č la peggiore delle malatie
    ...............................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 10-04-2008 mė 20:22 Arsyeja: Ketu, mendimi yt ka vlere vetem ne shqip.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga shiu2008 Lexo Postimin
    Mir e ke ti Anxhi ja the vetes ate qe doja te te thosha BBF per fshataret me toke se skan lek eshte free kurse Pakoja erotike SAT+ per fshataret pa toke se e paguajne edhe me lek ate qe shohin!
    Ironi skeptike qe preken dhe vetveten tende. Une nuk jetoj aty, e aq me teper nuk e kam ndjekur kanalin e BBF. Kjo per shume vite.

    Persa i perket cilesimit qe ti ben per fshatare me toke e pa toke, do doja te hidhje me shume syte ne ambientin perreth e te shihje problemet e tjera qe rrethojne shoqerine tone dhe 'shperdorimin' e lekeve se ku ekzaktesisht behen.

  9. #49
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    5,104
    Faleminderit
    2
    34 falenderime nė 31 postime
    Me permend disa DIJE qe populli yne i ka dhe etni te tjera boterore nuk i kane te lutem !
    Psh te ulurit perpara nje kompjuteri per te diskutuar mbi injorancen e bashkeshtetasve ne formatin "prezentet jane te perjashtuar".

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Menyra jote e shkrimit, barazon nje nxenes te klasit te pare, qe nuk ka bere kurre gramatiken ne shkolle. Me pak fjale: ti nuk di ku fillon e ku mbaron fjalia, nuk respekton asnje shenje pikesimi etj... Ma merr mendja do kesh patur pune duke mjele lopet ose duke prashit arrat.

    Te kuptoj tani.

    Ps. Te pakten mos u shtirni. Jo per gje por duken rrylat qe nga menyra se si shkruajne.
    C'fare lidhje ka fshati me BBf, c'fare lidhje ka lopa e prashitja me injorancen. D,m,th sipas jush injoranca qenka evidente vetem ne fshat????????? Me sa po shoh s'me duket keshtu,thoni nje mendim qe te na bej pershtypje se nuk ka dale akoma " peshorja" per ta matur kush eshte me i zgjuar fshati o qyteti.

  11. #51
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    5,104
    Faleminderit
    2
    34 falenderime nė 31 postime
    Citim Postuar mė parė nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Ironi skeptike qe preken(?) dhe vetveten tende(?).
    Me paska shpetuar kjo pjese... Anxhi... Cfare do te thuash me "IRONI SKEPTIKE" ???
    Nqs nuk kerkoj shume vetekuptohet...

    E sigurt qe eshte "skeptike"? Mos ke dashur te thuash "septike" apo "skeptrike"?

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,489
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    BBF=Bollek- Budallaki - Fenomenal.....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  13. #53
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    5,104
    Faleminderit
    2
    34 falenderime nė 31 postime
    Hej... a nuk eshte ne fund te fundit injoranca nje e mire? Dmth a eshte mosdija nje lloj bekimi ne nje fare menyre?
    Sepse vetem po shahet ketu. A ka anen e vet komode injoranca?

  14. #54
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    A ka anen e vet komode injoranca?
    E vertete. Meqe jemi tamam ne forumin e filozofise, mund ta shohesh ne te gjithe kendveshtrimet.
    Personalisht mendoj se mund te kete edhe ane te mira ( relativisht ), por gjithmone duke e pare nen nje rrafsh individual dhe jo me permasa shoqerore.

    Nese e trajtojme si pjese e individit, injoranca te jep mundesi qe ne menyre indirekte te kesh nje jete me normale, pa shume preokupime ( shpesh te kota dhe ekzagjeruara ) dhe ndoshta nje sens me praktik ( megjithese nuk eshte e thene )

    Mirepo kur behet fjale per injorance masive, problemi shtrohet ndryshe. Sepse masiviteti ne sistemin tone do te thote vendosje, dhe te vendoset prej injorances eshte shkaterrimtare. Pak a shume keshtu po ndodh ketu ne Shqiperi.

  15. #55
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    508
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Rrofshin injorantet edhe budallejte se pa to jeta do ishte monotone fare edhe bota do ishe shum kot se sdo kishim me cin tu tallnim ne te mencurit :P
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2008
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mjere ne per idiotesine masive , e ka thene mire anetari Force-Intruder.

  17. #57
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    39
    Postime
    1,969
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Te japesh nje ide mbi injorancen, pa dyshim qe duhet te pertypesh kuptimin qe kjo fjale mbart.
    E nese arrijme deri aty sa ti japim nje pergjigje asaj qe dihet, nese do te tregohemi realist dhe te sinqert, dashur, pa dashur do te gjejme te perfshire edhe veten tone brenda konceptit mbi injorancen, e nese do te tregonim te kunderten, do te ushqenim kete teme interesante me koncepte absurde, egoiste dhe te demshme.

    Kuptohet qe e mira rritet bashke me te keqen. Per mua do te mjaftonte si ngushellim te dija se mbi "idiotsine e ultesirave njerezore", shkelqejne njerez(sado te paket ne nr.) me te larte, te zhvilluar menderisht e te paster shpirterisht.

    Pergezime per temen.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Me permend disa DIJE qe populli yne i ka dhe etni te tjera boterore nuk i kane te lutem !
    Zemra e hapur pėr ēdo nevojtar pa marė parasysh etnitetin, fenė .......Ne kemi virtityn mė te lartė (pa interes) qė nuk e kanė popujt tjerė.
    Dhe sa pėr DIJE, njė pėrgjigje e pėrhimtė - mos ke nevojė pėr nji viagra si pasojė e (mos)dijes..........

  19. #59
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 2 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Kuptohet qe e mira rritet bashke me te keqen. Per mua do te mjaftonte si ngushellim te dija se mbi "idiotsine e ultesirave njerezore", shkelqejne njerez(sado te paket ne nr.) me te larte, te zhvilluar menderisht e te paster shpirterisht.

    Pergezime per temen.
    Jam dakort me ty James, por pikerisht ketu qendron problemi. Ne edhe njerezit elitare ( me te ditur ) i kemi relativisht te pakte ne numer dhe per me teper po kaq prapa ne krahasim me kulturat e tjera. Ose edhe nese keshtu nuk eshte, nje problem tjeter eshte vendqendrimi i ketyre elitave dhe mosqarkullimi. Duket sikur njerezit te cilet ju takon te bejne ndryshimet jane te frustruar dhe te pamotivuar. Besoj eshte e qarte qe kur vjen puna per aksion civil ( pse jo edhe mosbindje civile atehere kur eshte e justifikuar ) shqiptaret nuk jan shume te gatshem.
    Pra ekzistenca e disa njerezve eshte e pamjaftueshme ne rrafshin shoqeror, sepse nuk perbejne thelbin e nevojshem per perparim nese nuk kane motivim dhe instrumentat e duhur per te vepruar.

  20. #60
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Me paska shpetuar kjo pjese... Anxhi... Cfare do te thuash me "IRONI SKEPTIKE" ???
    Nqs nuk kerkoj shume vetekuptohet...

    E sigurt qe eshte "skeptike"? Mos ke dashur te thuash "septike" apo "skeptrike"?
    Mund te te thoja me gjithe deshire shpjegimin e kesaj, por meqe marr verejtje nga stafi drejtues, me mire po e le ta kuptosh vete.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cili burim po e ushqen injorancėn ndaj shamisė?!
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 16:05
  2. Ku ėshtė "zoti"?!
    Nga strano nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 05:23
  3. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •