Injoranca si ide,lejon popullin e thjeshte te shprehet me menyre te zgjuar,per te perballuar injorancen si fakt.
Ide mbi injorancen ka plot.Puna eshte,sa me pak injorant mund te jete nje njeri,per te dhene qofte edhe nje ide?
Injoranca masive eshte fatkeqesi,nuk eshte semundje... Ka ardhur si pasoje e shpartallimit te plote te shoqerise dhe shtetit... Kur te ringrihet shoqeria dhe shteti do mund te themi qe fatkeqesia ka marre fund,deri atehere te gezojme demokracine dhe injorancen... Populli i thjeshte nuk eshte fajtor kurre per gjera qe nuk di cfare jane,ne ate rast sillet si majmun e majmunit s'mund ti vihet faj.
Fajtore jane ata qe nxisin apo nuk ndalojne me mjetet e duhura majmunerine.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Freud e ka thene nje gje bukur te psikologjia e turmave.
Kur njeriu eshte pjese e turmes, atehere ai fillon te levize edhe te veproje njelloj si ajo... nje forme kolektivizmi. Epidemi idiotsie ka rene...ja cfare eshte.
Edhe ne dilemen e pasigurise ekzistenciale apo frikes te te qenit te ndryshem, gjithmone e me shume njerez perfshihen masivisht ne orgji idiotsie masive. Sa me i dobet morali qytetar i nje kombi, aq me e perhapur psikoza e turmes. Thjeshte...
Me fal qe po nderhyj,por ti po fajeson popullin pse sillet si turme ? Kjo eshte ne ADN-ne e popullit ... Nuk eshte populli qe di rrugen e drejte, por ata qe drejtojne popullin . Nje turme nuk di kurrfare rruge,di vetem te ece atje ku drejtohet.
Kush te drejton drejt progresit, por nuk di rrugen te con lehtesisht ne humnere.
Shyqyr zotit qe jam konservator,keshtu qe e humba trenin progresist te injorances.
Revolucion kulturor e ka emrin fatkeqesia...ashtu si cdo revolucion edhe ai kulturor eshte i demshem. Ligji i natyres quhet evolucion e jo revolucion.
'Jakobinet' jane ata qe po pershkruan zotrote.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Ide mbi injorancen...........kush eshte e kunderta e fjales"injorance"??????
Hyj njeriu
Po pershkruaj ne menyren se si une e shoh zhvillimin dhe evoluimin e popullit tim duke u perpjekur te jem objektiv dhe emocionalisht i paperfshire. Nuk me duket se po shoh te njejten gje prej teje por ky nuk perben argument sepse pak a shume une kete e prisja. Ashtu sikurse nuk perben argument i gjithe referati yt teorik mbi lidershpin. Une i nderuar mund te zgjatem duke te te permendur shume raste ne te cilat zgjuarsia e popullit tone fatkeqesisht ka munguar, nderkohe qe prej teje pretendoj te me japesh fakte per te kunderten dhe jo per jakobinet.
Perse nuk me thua, kaq me fat paskan qene gjermanet qe edhe pas percudnimit qe pesuan pas lufterave boterore, gjeten serisht nje lider qe diti ti udheheqe ? E kunderta mund te jete e vertete, nje Hitler mund te te coje ne humnere, por nje popull i pregatitur dhe me nivel di gjithmone te nxjerre ne krye nje udheheqes edhe ne rastin me te keq.
Injoranca ne Shqiperi po ben kerdine dhe per kete nuk mund ti vesh fajin vetem politikaneve. Personalisht e ritheksoj qe problemi qendron ne vete karakteristikat tona si shqiptare. Ne menyre banale do ta shprehja keshtu :
Jemi pertace ---> Nuk punojme
Nuk punojme ---> Nuk kemi buke
Nuk kemi buke ---> S mund te shohim Shekspirin
Nuk e di sa i qarte u tregova, gjithsesi je i mirepritur te me argumentosh me konkretisht mendimin tend.
[QUOTE=Force-Intruder;1879724]E thjeshte : "Anti-Injorance" [QUOTE]
e mo,qe na perdredh buzet.kete pergjigje doja une?e thjeshte!!!!!!te kunderten doja.psh.themi,e majte.e kunderta cfare eshte?jo e majte?????
Kam frike se tema po merr ngadale nuanca snob.
Personalisht e ritheksoj qe problemi qendron ne vete karakteristikat tona si shqiptare. Ne menyre banale do ta shprehja keshtu :
Jemi pertace ---> Nuk punojme
Nuk punojme ---> Nuk kemi buke
Nuk kemi buke ---> S mund te shohim Shekspirin
Nuk e di sa i qarte u tregova, gjithsesi je i mirepritur te me argumentosh me konkretisht mendimin tend.
Per fatin tend te mire ti e di zgjedhjen tende,asimilohu urgjentisht.
Per fatin tim 'te keq une e di zgjedhjen time,nuk asimilohem fuqimisht.
Nese ti do dije me te vertete c'eshte turma dhe kush jane pasojat e revolucioneve mbi nje popull do flisje pak si ndryshe.
Revolucionet prodhojne turma dmth nxisin tek individet psikozen e majmunit,apo te injorances sic e quan ti.
Ne shek 20 shqiptaret paten disa revolucione.
Ai i Qershorit 1924 qe falimentoi,shoqeria nuk ishte absolutisht gati per tu shkeputur nga feudalizmi si pasoje e prapambetjes turke.
Revolucioni komunist...doli i sukseshem sepse pati trajta te shqueshme evolutive psh kooperativa e pare ne 1957.
Pastaj Revolucioni kulturor ne vitet 70 apo revolucioni i pare kulturor ne shqiperi.
Ne 1991 kemi revolucionin demokratiko-progresist... Asnje nuk e dinte c'ishte as demokracia e as progresi po gjithsesi u vune ne krye.
Me e keqja eshte se ne 1991 u shpall edhe revolucioni i dyte kulturor.
Ky revolucion po i ngjet atij francez, tani ka ardhur koha e 'Jakobineve'....
Tani na ngelet te shohim ne Revolucioni i dyte kulturor do kete specifika shqiptare ne vazhdim apo do mbaroje me zhdukjen e 'Jakobineve'.
Keshtu qe nje popull i cili brenda 80 vjetesh ka minimumi 4 revolucione ,sipas teje di se cfare eshte duke bere ?
Rezultantja e 4 revolucioneve eshte njeriu i mesuar me psikologjine e turmes. A shkon turma drejt injorances,para partizane(apo balliste) drejt injorances.
Por nderkaq ka edhe konservatore apo progresiste te reformuar,te cilet duhet te bejne teorikisht koalicion per te shpetuar c'mund te shpetohet.
Problemi eshte se progresistet e reformuar duan te asimilojne shoqerine shqiptare, kurse konservatoret absolutisht jo. Si perfundim Jakobinet vazhdojne te bejne terror.
Kur ti mbushet mendja progresisteve te reformuar se e kane gabim atehere mund te formojme Direktoratin. Deri atehere turma jakobine do vazhdoje me idiotizma.
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
I nderuar Hyj Njeriu. Ato qe ke shkruar nuk kam aspak ndermend te ti hedh poshte dhe kam pershtypjen se qendrojne. Por perbejne argument pikerisht per ate qe une jam duke tu shprehur, ose te pakten nuk perbejne argument kundra saj. Fakti qe kater revolucione jane bere brenda 80 vjetesh eshte nje rrjedhoje, jo nje shkak. Jane rrjedhoje e nje prapambetjeje qe i ka rrenjet shume me heret se sa kaq. Ose nese nuk duam ta quajme prapambetje, le ti quajme disa karakteristika jo te pershtatshme ne raport me menyren se si ka funksionuar dhe se si funksionojne balancat ndermjet kombeve.
Nuk kam aspak nder mend te marr mbi vete pergjegjesi qe nuk me takojne, dhe per me teper te bej rolin e akuzuesit apo analistit determinist. E megjithate, kjo nuk mund te me pengoje te shprehem ( dhe nese e ke vene re asnjehere nuk pretendoj te jem une qe ve pikat mbi i ) teresisht i lire dhe i pavarur ndaj ndjenjave nacionaliste ( ne vetvete keto perbejne nje fenomen po kaq te prapambetur ne nje bote perhere e me globaliste )
Sipas mendimit tim, problemi thelbesor qendron tek elitat. Nuk kemi arritur te krijojme nje elite te mirefillte politike ( ketu nuk ka aspak nevoje per komente kam pershtypjen ), nuk kemi arritur te krijojme nje elite mirefilli ekonomike ( nuk jam duke folur per oktapodhis grekis apo uguris turqillek dhe as per kokdhimera hajdute ), nuk kemi krijuar nje elite mirefilli kulturore ( mjafton te besh nje xhiro nga teatri kombetar per ta kuptuar kete me mire ) dhe nuk kemi nje elite mirefilli akademike ( ne sallen e akademise se shkencave ka vetem disa studente qe mesojne per provimet e mbartura )
Mirepo edhe problemi i elitave ne vetvete edhe nje rrjedhoje llogjike e gjithe brumit qe permban nje shoqeri, dhe ne nje fare menyre eshte pasqyre e ketij niveli. Nuk mund te pretendosh qe po udhehiqesh keq nga elita, nese si popull ke kaq brum te keq sa per te zgjedhur te tille elite.
Rrofshin iniorentet se pa to jeta do ishte monotone :P
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Cili individ(nė ruzullin toksor) nė vehte nuk pėrmban njė dozė injorance.Mendoj se duhet dalluar injorancen kolektive dhe personale.Dhe nėse kuptojmė injorancėn si DIJE (njohuri) atėherė populli ynė ka njė diapazon tė dijes shumė mė tė lartė nė krahasim me shumė etnitete tjera nė botė.
Di te japi..."Buke e kripe e zemer te bardhe"!
Di te shfaqi besen dhe trimerine!
Di te jete krenar dhe mos te uli koken .
Di te dashuroje me shpirt.
Di te studioje me teper se jemi te vuajtur dhe duam te arrijme diēka ne jete.
Mos harro qe studentet shqiptare jane nder te paret ne universitet boterore!
Femijet shqiptare ngrejne flamuret e shkollave te Evropes.
Sa shqiptare ke qe flasin me shume se nje gjuhe te huaj?!
Mos i moho vlerat e shqiptarit,se nuk mund ta pergjithesosh si popull vendin tone me fjalen "Injorance".
Pyll pa derra nuk ka ne asnje vend.
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt