Shekulli, 07 Pri 2008
Pellumbi: Anėt e errėta tė Nanos dhe Berishės
Servet Pellumbi
Profesori i njohur i politikės shqiptare, Servet Pellumbi, nė librin e vet tė publikuar ditėt e fundit bėnė njė analizė tė hollėsishme edhe tė sjelljes sė Nanos dhe Berishės nė raport premtimet publike. Nė pjesėn qė po botojmė sot, autori Pellumbi thekson se tė ashtuquajturit "liderė karizmatikė" me anė tė me anė tė premtimeve dhe deklaratave bombastike kanė arritur tė manipulojnė qytetarėt nė vazhdimėsi.
Fragment i shkėputur nga pjesa e pestė "Manipulimi si akt i pamoralshėm"
Nga realiteti, te pėrrallat
Realiteti i sotėm, sidomos orėt e zgjatura pa drita dhe premtimet pa doganė tė kryeministrit, mė sollėn nė mendje njė pėrrallė qė e kisha dėgjuar qė nė fėmijėri. Dy bashkėshortė tė varfėr po ktheheshin tė lodhur nga puna nė arėn e vetme qė kishin, dhe rrugės gjejnė njė potkua kali, tė cilin e marrin gjithė qejf. Duke e pėrkėdhelur nėpėr duar, burri i thotė gruas: "Ja, pasi tė gjejmė edhe tre potkonj tė tjerė, do t'i vijė radha tė bėhemi edhe me kalė!" - "Oh, sa mirė! - ia ktheu gruaja. - Unė pastaj i hipi kalit dhe vete tė shoh nėnėn, qė e kam aq larg!" - "Jo, jo, - ia pret burri, - se kali ėshtė i lodhur dhe ti do ta lodhėsh edhe mė shumė, po tė shkosh te nėna." Fjalė pas fjale, sherri u bė sherr e vazhdoi deri sa arritėn nė kasollen e tyre tė varfėr, ku ndėrhynė komshinjtė pėr t'i ndarė e qetėsuar disi, por mėria midis tyre, siē thotė pėrralla, vazhdoi gjatė, edhe pse nuk mundėn tė gjenin mė as potkonj tė tjerė dhe, kuptohet, as kalė.
Njė histori e tillė, por kėsaj here jo si nė pėrralla, po na ndodh nė mėnyrė tė njėmendtė me centralin bėrthamor tė Berishės. Njė vit mė parė, kur nisi kriza energjetike, ai u tha shqiptarėve qė tė bėnin durim edhe pėr atė dimėr, se nė fund tė 2007-ės jo vetėm qė do tė kishim energji elektrike pėr vete, por edhe do tė eksportonim! Pa harruar ta shoqėronte kėtė me sloganet: "Shqipėria pa korrupsion", "Shqipėria njė euro", "Do tė shkripėzojmė detin pėr t'u furnizuar me ujė tė pijshėm 24 orė nė ditė", "Shqipėria nė moshėn e internetit" etj. Kėshtu, iku dimri dhe erdhi vera dhe korrupsioni mori pėrmasa tė reja, ndėrsa puna e dritave vajti keq e mė keq - disa orė ndėrprerje nė ditė, madje edhe nė pikun e verės. Kur erdhi sėrish dimri, kriza energjetike e ēoi nė kolaps gjithė ekonominė e vendit. Ndėrkaq Berisha ka mbetur po ai: i papėrgjegjshėm nė talljet e tij tė radhės pėr shqiptarėt qė pranojnė tė manipulohen edhe mė tej prej tij. Kėsaj here radha i erdhi centralit bėrthamor, qė do t'u ndėrtuaka nga firma mė e njohur nė botė pėr kėsi punėsh dhe qė pas kėsaj Shqipėria do t'u bėka superfuqi nukleare dhe energjetike nė rajon dhe nė botė! Prandaj, shqiptarė, pėrdorini orėt e errėsirės pėr t'iu gėzuar "parajsės sė dritave bėrthamore"! Asnjė fjalė pėr tė shpjeguar se sa kohė kėrkon dhėnia e njė leje pėr kėtė lloj burimi energjie, asnjė fjalė se sa kohė duhet pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor; gjithēka si nė pėrrallė, si nė atė pėrrallėn me potkuan e kalit, "pėr tė shkuar kaluar te nėna"!
Por ēuditė te ne nuk kanė tė sosur. Opozita, nė vend qė ta denoncojė kėtė blof manipulues ndaj shqiptarėve qė po jetojnė nė terr, e merr tė mirėqenė pėrrallėn bėrthamore tė Berishės, duke thėnė se kjo mund tė na ēojė nė njė Ēernobil tė dytė me pėrmasa edhe mė katastrofike, prej nga rrjedh njė sherr tjetėr. Dhe pėrfundimi: mė mirė tė kėnaqemi me kaq dritė sa na jep Saliu sot, se sa tė rrezikojmė nesėr jetėn tonė dhe tė brezave qė do tė vijnė! Pra, mos u revoltoni, shqiptarė, mos dilni nė rrugė e sheshe pėr tė kėrkuar drita, se "kali ėshtė i lodhur" dhe mund tė na ndėrtojė, sa hap e mbyll sytė, ndonjė central bėrthamor"! Ndėrkohė, Berisha, tashmė nga pozitat imagjinare tė "njė superfuqie energjetike", akuzon opozitėn se qenka kundėr globalizimit dhe kundėr modernizimit tė Shqipėrisė. Ndėrsa shqiptarėt e pėrgjumur nga errėsira, rendin tė arrijnė ato pak orė me drita, pėr tė kaluar nga realiteti te pėrrallat, pra pėr tė dėgjuar, tė ngazėllyer, politikanėt e tyre manipulues.
Por me "potkoin" bėrthamor Berisha ngatėrroi edhe tėrė "dynjanė", habiti mediat botėrore, ndėrsa ambasadori i Iranit, nė emėr tė qeverisė sė tij, shprehu xhelozi dhe protestė njėherėsh, pse veprohet me dy standarde, pse Shqipėrisė i lejohet ndėrtimi i centralit bėrthamor, ndėrsa Iranit jo. Shqiptarėve, tė pėrgjumur nga errėsira, fillon t'u duket vetja tėrė shpresa, si "protagonistė botėrorė"!
Hapėsirat e manipulimit - ana e errėt e demokracisė
Demokracia ecėn pėrpara pėrmes kundėrshtish qė janė brenda natyrės sė saj. Nė rastin e dhėnė, me interes mė duket analiza e kundėrshtisė midis hapėsirave tė lirisė qė ajo ofron dhe mundėsive mė tė mėdha qė ajo pėrmban pėr manipulimin e qytetarėve nga "liderė karizmatikė" apo nga grupe drejtuesish qė synojnė vetėm votėn e qytetarėve pėr tė marrė e mbajtur pushtet. Thėnė mė thjesht, kjo ėshtė kundėrshtia midis anės mė tė ndritur dhe anės mė tė errėt tė demokracisė. Veēanėrisht nė rastin e lirisė sė fjalės. Duket sikur atė qė demokracia ua jep gjithė bujari qytetarėve, rrezikon t'ua marrė pėrsėri, gjithsesi t'ua kufizojė, pėrmes mundėsive qė u krijon disa strukturave dhe individėve, qė ata tė luajnė me lirinė e qytetarėve. Mė e keqja ėshtė se tė fundit qė e kuptojnė kėtė janė qytetarėt, tė cilėt duan njė kohė relativisht tė gjatė pėr t'u aftėsuar qė t'u bėjnė ballė praktikave gjithnjė e mė tė sofistikuara tė manipulimit tė tyre nga politikanė "pehlivanė" apo demagogė socialė. Nisur nga kjo mund tė formulojmė ligjėsinė sipas sė cilės sa mė efektive tė jenė praktikat manipuluese, aq mė e rrezikuar dhe mė e cunguar ka pėr tė qenė demokracia.
Por ē'ėshtė manipulimi, ē'mjete pėrdor dhe si mund t'i kundėrvihemi, si mund ta bėjmė atė tė padėmshėm pėr demokracinė?
Nė politologjinė bashkėkohore ka lloj-lloj pėrkufizimesh tė konceptit "manipulim", por gati tė gjithė bashkohen nė njė pikė: manipulimi ėshtė "arsyeja e programuar", ėshtė shpėlarje e trurit ose, mė troē, ėshtė njė lloj "debilizimi" i qytetarėve. Prandaj manipulimi fillon atje ku pėrfundon bindja dhe mendimi i pavarur, kur qytetarėt veprojnė sipas "rregullave tė lojės", qė nuk janė tė tyret, por u duket sikur veprojnė sipas vullnetit tė tyre. Pra, manipulimi fillon nga padija, nga mungesa e informacionit tė saktė, nga paaftėsia pėr tė kuptuar se ēfarė ndodh pėrreth, ēka u hap rrugėn informacioneve tė rreme, premtimeve qė nuk mbahen, spektakleve politike, muhabeteve tė kafeneve, metaforave tė rreme, "kokave qė flasin", standardizimeve lehtėsisht tė drejtueshme. Tė preferuar pėr manipulim janė ata qė, sipas fjalės sė urtė popullore, "e hanė sapunin pėr djathė", pra njerėzit qė nuk e vrasin shumė mendjen dhe besojnė nė ēdo gjė qė u thuhet nga "liderėt historikė", nga politikanėt apo nga "tė zgjedhurit" e tyre pėr t'i pėrfaqėsuar.
Pėr konkretizim tė sjelljes politike manipuluese, po i referohem njė tjetėr "lideri historik", qė po habit shqiptarėt, sidomos ata me bindje tė majta, gati nė tė njėjtat pėrmasa me "potkoin" bėrthamor tė Berishės. Fatos Nanoja, ish-kryetar i PS-sė, ka nisur njė "lėvizje" qė, siē thotė ai, paska si qėllim t'i japė njė fytyrė tė re Partisė Socialiste, ta shpėtojė atė nga "uzurpatori Rama", tė vihet pėrsėri nė krye tė saj dhe, pas kėsaj, si njė "gjenerator i fuqishėm" idesh, ta shpėtojė edhe Shqipėrinė, t'i hapė rrugėn njė Shqipėrie pa konflikte, njė Shqipėrie europiane. Pra, mblidhuni, o shqiptarė, pa dallime partiake, qė tė dėgjoni "shpėtimtarin", i cili kėsaj here do tė bėka me tė vėrtetė atė qė nuk e bėri dot nė vitet qė kaluan. Ngazėllehuni e lutuni pėr "shpėtimtarin"!
Nuk ėshtė e para herė qė Nanoja pėrdor praktika tė tilla populiste e manipuluese duke "mbathur opingat" pėr tė shkuar nė bazė. Kėshtu veproi nė vitin 1999, pėr t'u kthyer nė krye tė PS-sė dhe pėr tė mundur P. Majkon. Kėshtu veproi mė 2001-shin pėr tė mundur I. Metėn nėpėrmjet "lėvizjes pėr katarsis" dhe njė vit mė vonė pėr t'ia marrė pėrsėri Majkos postin e kryeministrit. Veēse "lėvizja institucionale" e 2007-ės ėshtė e paprecedent pėr nga shkalla e mashtrimit dhe e shėrbimit ndaj Berishės dhe pushtetit tė tij, me tė cilin e lidhin shumė interesa e pazare tė sė shkuarės dhe tė sė sotmes. Nuk ėshtė e rastit qė sallat e takimeve i mbushen nga militantė dhe nėpunės tė PD-sė nė rrethe, qė tė tjera thotė nė takime dhe tė tjera fjalime shpėrndan nė media dhe nė internet, qė takimet nė bazė i paraqit sikur tė gjithė socialistėt mbėshtetkan Nanon e vetėm Nanon, ndėrsa Rama me tė vetėt qenkan "mish i huaj nė trupin e PS-sė"!
Sjellje tė tilla politike e tronditin rėndė moralin e njerėzve dhe sjellin mosbesim e zhgėnjime. Por, me sa duket, ky ėshtė dhe qėllimi i vetėm i "lėvizjes" sė fundit tė Nanos. Prandaj punėn e madhe qė po bėhet nga strukturat e PS-sė pėr tė hartuar - nė konsultim tė drejtpėrdrejtė me anėtarėsinė e partisė dhe elektoratin - njė program sa mė realist e sa mė tė besueshėm, Nanoja, me njė cinizėm megaloman, e paraqiti nė takimin e Gjirokastrės si njė punė tė kotė, si "narodnizėm", ngaqė socialistėt e paskan tė gatshėm nė fjalimet e tij projektin pėr tė ardhmen! Njė rast kuptimplotė pėr tė mos kėrkuar asnjėherė modesti tek ata qė i venė qėllim vetes tė manipulojnė tė tjerėt.
Nė tė vėrtetė, nė "marshimin" e Nanos nė rrethe dhe nė deklarimet e tij tė ēoroditura dhe kontradiktore, nuk ka asgjė tė re e tė besueshme, pėr mė tepėr shpėtimtare. Ai vetėm shan e fyen E. Ramėn dhe drejtuesit e tjerė tė PS-sė, qė, sipas tij, qenkan bashkė dhe kundėr ish-kryetarit "vetėm pėr tendera dhe lejet e ndėrtimit". Mė tej, duke pėrdorur "armėn psikologjike", tipike kjo pėr demagogėt socialė, Nanoja gjatė turit tė vet populist e heq veten si viktimė e pėrvuajtur, qė paska qėndruar nė pushtet mė pak se tė tjerėt, pra edhe si njė "zog vetmitar", qė paska mbetur mė i varfri. Pėr tė dalė i pastėr "para historisė", meqė ajo i ardhka pas, u pėrbetohet dėgjuesve tė vet, tashmė tė rralluar, se ai nuk paska bėrė asnjėherė pazare tė fėlliqura as me Berishėn dhe me askėnd tjetėr. Madje, nė takimin e zhvilluar nė Elbasan, pas njė artikulli qė pata botuar te Panorama, ku bėja fjalė pėr disa nga pazaret e tij tė njohura tashmė, Nanoja iu drejtua tė pranishmėve me fjalėt: "Qė nuk kam bėrė pazare tė pista, e di mirė edhe "atė"(Servet) Pėllumbi, qė rren pėr me jetue mirė".
Nėse do tė kisha qenė i pranishėm, do t'i thosha zotit Nano se do tė ishte mė mirė tė mos e deformonte titullin e librit shumė tė mirė Rrno pėr me tregue tė atė Zef Pllumit, qė u nda nga jeta kohėt e fundit. Dhe pas kėsaj, do tė shtoja se kam treguar jo pak pėr disa nga pazaret e tua me Berishėn, qė nga Triestja dhe deri tek ai i 20 korrikut pėr zgjedhjen e presidentit, tė cilin po pėrpiqesh ta pėrdorėsh pėr interesat e tua tė pista, fshehur keq pas "nevojės sė bashkėpunimit tė krahėve tė politikės". Unė nuk jam dėshmitar i vetėm i pazareve tė tua dhe nuk po tė kėrkoj t'ua pėrkthesh tė pranishmėve domethėnien e shprehjes "Cross the bridge", por gjithsesi po tė kėshilloj miqėsisht (dhe jo "pėr me jetue mirė"): hiq dorė nga lėvizja manipuluese dhe pėrēarėse qė dėmton rėndė PS-nė, opozitėn dhe interesat e Shqipėrisė nė tėrėsi, mos e kalo kėsaj here urėn e rrėnuar, se do tė jetė fatale pėr kėdo qė pretendon se ėshtė shpėtimtar dhe qė "i vjen pas historia"!
Le tė kthehemi pėrsėri te kuptimi politologjik i manipulimit. Edhe pse politika shpesh quhet "lojė", nė kuptimin se zhvillohet sipas disa rregullave tė vendosura bashkėrisht, askujt prej politikanėve, historikė apo tė ardhur rishtas nė politikė, nuk i lejohet qė nė vend tė fitores nė betejėn e hapur tė konkurrencės sė alternativave, tė aftėsive organizative dhe taktikave tė zhdėrvjellėta, tė pėrdorė manipulimin e zgjedhjeve, premtimet mashtruese, pazaret e pista apo sofizmat dredharake dhe lojėn me shifra dhe "argumente" tė rreme pėr tė fshehur tė vėrtetėn dhe pėr tė siguruar njė mbėshtetje tė pamerituar. Nga mjetet qė pėrdoren, kuptohet pse manipulimi ėshtė edhe mė i keq se falsifikimi, sepse dihet qė falsifikimi nėnkupton, gjithsesi, njė lloj ngjashmėrie me origjinalin. Kjo ėshtė njė nga arsyet pse politika te ne vazhdon tė ketė potencial tė ulėt racionaliteti dhe tė karakterizohet nga mungesa e respektit pėr qytetarin, pėr njeriun e thjeshtė e "konsumues" tė politikės. Nė raportet e politikanėve me mbėshtetėsit e tyre, shpesh harrohet ajo qė vėren Tip O'Neill: "Njerėzit qė deklarojnė se duan tė ndjekin njė lider tė caktuar, nė tė vėrtetė duan qė ai t'i ndjekė ata" (Politika ėshtė vendore).
Ndėrsa studiues tė tjerė vėrejnė se politika dhe demokracia nuk janė njė telenovelė, por njė "roman" i pandėrprerė, qė e shkruajnė vetė qytetarėt, si ata qė janė aktivė, ashtu dhe ata qė janė indiferentė dhe abstenues. Eh, sa larg vazhdojmė tė jemi nga tė vėrteta tė tilla tė bukura dhe tė dobishme!
Nevoja e ndėrrimit tė paradigmės
Vetė realiteti i sotėm i demokracisė shqiptare duket sikur ka nevojė pėr praktika manipulimi. Ekonomia e tregut e fetishizuar, qė nuk mund tė realizojė ēdo shpresė e dėshirė pėr zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm dhe tė mėnjanojė varfėrinė, problemet e cilėsisė sė jetės dhe prirja pėr tė ecur drejt kufizimit tė lirive dhe tė tė drejtave tė njeriut, retorika demokratike pėr tė mbuluar politikat gjysmautoritariste apo autoritariste, konfliktualiteti politik dhe pazaret politike kanė si bashkudhėtare manipulimin dhe pėrsosjen e praktikave manipuluese. Hasen nė jetėn politike tė pėrditshme deri dhe strategji tė pėrbashkėta manipulimi nga palėt kundėrshtare apo dhe inskenime tė grindjeve politike, siē ėshtė rasti i hapjes ose jo tė dosjeve tė ish-Sigurimit tė periudhės totalitare, qė pėrsėritet nga njėri vit nė tjetrin, kur dihet se nuk ka mbetur mė gjė pėr tė hapur.
Berisha, duke pretenduar se, si president nė vitet 1992-1997, ka pasur mundėsi t'i ketė akaparuar "kartelat e bashkėpunėtorėve" tė Sigurimit, bėn shantazhe pėr tė nėnshtruar tė vetėt dhe pėr tė "urtėsuar" opozitėn. Tė njėjtėn taktikė "mbrojtėse" ka pėrdorur dhe vazhdon tė pėrdorė F. Nanoja, qė "habiti dynjanė" nė mbledhjen e "famshme" tė KPD-sė nė dhjetor tė vitit 2001. Po kėtė taktikė ("nuk fluturon dot nė poste drejtuese, po nuk mėsove tė zvarritesh") ėshtė duke pėrdorur edhe tani nė turin e vet populist pėr tė marrė pėrsėri kreun e PS-sė, qė e quan si pronėn e vet. Nė thelb, praktikat manipuluese i ēojnė drejt zeros shanset e njeriut tė thjeshtė, edhe pse ato paraqiten si tė barabarta pėr tė gjithė. Kuptohet, "tė mėdhenjtė" nuk mund tė tolerojnė qė "pushtetin" ta kontrollojnė njerėzit e thjeshtė apo "tė papėrshtatshmit". Pushteti i tė pasurve nuk mund tė jetė nė nivelin e "shėrbesave" apo nė dorėn e popullit tė thjeshtė. Prej kėtej buron nevoja e pėrhershme pėr praktikat e manipulimit tė njerėzve, e pėrdorimit tė tyre pėr interesat e "protagonistėve" qė duan tė sundojnė dhe tė spekulojnė me demokracinė dhe me pluralizmin politik.
Vetė pluralizmi politik duket sikur e stimulon njė prirje tė tillė, pėrderisa e ndan elektoratin nė grupe tė shumta konkurruese, sipas pėrkatėsive partiake. Kjo u mundėson elitave politike qė tė ruajnė statuset e tyre tė privilegjuara dhe tė deklarojnė para zgjedhjeve se populli ka shansin tė votojė pėr mė tė mirėt, ndėrsa pas zgjedhjeve, se me votėn e popullit fituan mė tė mirėt. Rrjedhimisht, ju o njerėz, binduni, bėni siē ju thonė, se ja, po drejtojnė "mė tė mirėt". Ja edhe fillimi i ēdo manipulimi! Shpesh njerėzve u duket se janė tė rėndėsishėm e pjesėmarrės nė politikė, se i dinė mirė tė drejtat e hapėsirat e tyre tė lirisė, por nėse i pyet rreth tyre, nė tė vėrtetė nuk i dinė. Nga disa sociologė kjo quhet "epidemi demokratike", pra njė gjendje kur njerėzit duket sikur nuk shohin, nuk dėgjojnė, nuk arsyetojnė, nuk kuptojnė se ēfarė ndodh rreth tyre. Nė njė rast tė tillė zgjedhjet dhe gjithēka tjetėr i drejtojnė manipuluesit, njėlloj si nė njė supermarket, ku blerėsi ėshtė nėn ndikimin e dritave vezulluese tė reklamės.
Kėtė e favorizojnė edhe prirjet postmoderniste, qė depėrtojnė nė gazeta, radio, nė kanalet televizive e nė internet, prirje qė leximin e librave e shpallin tė vjetruar, qė fragmentarizojnė dhe shkatėrrojnė kulturėn klasike, qė njeriut tė sotėm i kėrkojnė tė mos e vrasė mendjen dhe qė nė vend tė arsyetimit tė vėrė mbresat e ditės, tė shohė televizionin, nėpėrmjet tė cilit, si nga njė dritare, fikson ēaste situatash tė veēanta, pa kuptuar mirėfilli se ēfarė ndodh nė tė vėrtetė. Njė presion i tillė ka ardhur duke u rritur mbi mediat edhe te ne. Po ndodh largimi i mendimit dhe i kontributeve tė intelektualėve tė njohur, "u hiqet zėri" analistėve dhe opinionbėrėsve mė tė thellė nė argumente dhe mė kritikė nė raport me qeverisjen e sotme tė vendit. Deri dhe duke u hequr nga puna njerėz tė afėrt tė tyre! Pa folur pėr terrorizimin qeveritar tė mediave "tė padėgjueshme", nėpėrmjet gjobave shumėmilionėshe.
Krijoni Kontakt