Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1

    Haradinaj: Vepra e Rugovës, adresë e historisë sonë

    Haradinaj: Vepra e Rugovës, adresë e historisë sonë


    Adresa e rrugës së mundimshme gjatë historisë sonë, do të mbetet gjithnjë puna dhe vepra e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova", u shpreh ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas homazheve që bëri dje te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të tij pas kthimit nga Haga ku triumfoi si i pafajshëm kishte zgjedhur që të bëjë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, me këtë rast Haradinaj u takua me familjarët e tij. Haradinaj tha se adresë e rrugës sonë të mundimshme gjatë historisë do të mbetet puna dhe vepra e presidentit Rugova.

    Në një takim rasti me qytetarët e Prishtinës dhe bashkëpunëtorët, takim ky i pari pas kthimit nga Haga ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, zhvilloi në premisat e Hotelit "Grand". Në një nga vizitat që kishte planifikuar ishte ajo në familjen e Haradin Balajt i dënuar me tre të akuzuarit e më hershëm nga Gjykata e Hagës. Ish-Kryeministri Haradinaj bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz te varri i komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe u prit në odën e Jasharajve. Poashtu, ka vizituar dhe ka bërë homazhe te varrezat ku prehen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci. Vizitën e tij e vazhdoi në Klinë, Pejë dhe Deçan.

    Haradinaj është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria e Gjykatës së Hagës, e cila bashkë me të ka akuzuar edhe dy pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit. Gjykata ka liruar Haradinjan dhe Balajn, por ka dënuar me gjashtë vjet burg Lahi Brahimajn për shkeljen e zakoneve të luftës. Përderisa Haradinaj është i lirë, Balaj do të kthehet të vuajë dënimin e mbetur në Kosovë të shqiptuar nga gjykatat kosovare.


    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ramushi ka burrni..
    Kjo e dallon nga shum te tjere..
    I uroj jet te qete atij gruas e femijes se tyre e prinderve te Ramushit..
    Ben mire te ruhet nga fishkelluesit.. e stadiumit..
    Ata levrijne si minj gjirizi gjithandej..

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ramushi edhe pse ishte ne burg normal se e ka perciell situaten edhe ne Kosove
    dhe e din mire qe kjo LDK qe ka mbet edhe kjo eshte e ndame ne dysh prandaj jo qe ja ka nie per rugoven ati por per te perfitue edhe ndonji antare te paknaqur me LDK-ne e mbetur ka shkue e ka vizitue varrin a ati c...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ramushi ka burrni..
    Kjo e dallon nga shum te tjere..
    I uroj jet te qete atij gruas e femijes se tyre e prinderve te Ramushit..
    Ben mire te ruhet nga fishkelluesit.. e stadiumit..
    Ata levrijne si minj gjirizi gjithandej..

    ..
    He bre Braro ty nuk dihet asnjeher.

    Deri dje edhe Rramushit i ke thene kanibal e ckamos e tash ka burrni.

    He more braro i vecant je more.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ramushi edhe pse ishte ne burg normal se e ka perciell situaten edhe ne Kosove
    dhe e din mire qe kjo LDK qe ka mbet edhe kjo eshte e ndame ne dysh prandaj jo qe ja ka nie per rugoven ati por per te perfitue edhe ndonji antare te paknaqur me LDK-ne e mbetur ka shkue e ka vizitue varrin a ati c...

    edhe Hashim Thaçi e ka visituar varrin e Rugovès....

  6. #6
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Une e uroj Ramushin per trimerin e Luftes edhe Trimerien qe tregoj ne mbrojtjen e vlerave te UQK ne gjykaten e hages mirpo Ramushi tash e tutje sipas mendimit tim vendin e ka te gruaja edhe femija se nuk asht bre per politik edhe se don bre politika me gjyks mirpo me krye e keta e mbuloj korrupcioni per 100 dit te qeverisjes se i ka te korruptuar komplet kryesien e parties e te gjith qe i ka per rreth ne AAK keshtu qe nuk mundet te vazhdoj me keta njerz perpara ne politik se jan siq tash te gjith te korruptuar ne AAK.
    URIME FITOREN PDK

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    qentë e luftës tek varri i Presidentit

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ramushi edhe pse ishte ne burg normal se e ka perciell situaten edhe ne Kosove
    dhe e din mire qe kjo LDK qe ka mbet edhe kjo eshte e ndame ne dysh prandaj jo qe ja ka nie per rugoven ati por per te perfitue edhe ndonji antare te paknaqur me LDK-ne e mbetur ka shkue e ka vizitue varrin a ati c...
    Presidenti Rugova ka dhënë kontribut të madh në krijimin e shtetit të Kosovës, tha Kryeministri Thaçi
    Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dje ka vendosur lule mbi varrin e Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova një javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Thaçi deklaroi se Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut të madh dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit më të ri në botë. "Si Kryeministër i Republikës së Kosovës sot kam bërë një nderim shtetëror për pavarësinë e Kosovës për personalitetin e ish Presidentit Rugova, për angazhimet në kontinuitet në procesin e pavarësimit dhe demokratizimit të vendit. Një pjesë të këtyre angazhimeve në këtë proces e kemi bërë bashkërisht në proceset para Rambujesë, në procesin gjatë Rambujesë, por edhe në procesin pas ardhjes së administratës civile ndërkombëtare e ushtarake në Kosovë", ka thënë Thaçi. Pavarësia është rezultat dhe sakrificë e gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe e Lëvizjes rezistencës dhe e politikës së unitetit, tha Kryeministri. Ndërkaq, duke komentuar me këtë rast zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Thaçi ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është nënë kontrollë të plotë të autoriteteve të NATO s, SHPK së dhe UNMIK ut. Sipas tij serbët e Kosovës shumë shpejt do të adaptohen me realitetin pozitiv dhe demokratik. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të larët që t[u përgjigjen të gjitha sfidave.
    (marrë nga QIK)

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kjo më bën të qeshi me zë!

    Këtu nuk mendon Haradinaj as Thaqi , po disa njerëz të tjerë .
    Këta vetëm fjalët i qesin nga goja , për fat të keq.
    Dhe ,natyrisht dhe pa asnjë dyshim , këta vet janë fajtorë që nuk heqin dor nga politika e cila cdo ditë e më shumë po i zbulon se nuk kan lidhje me politikë .

    Cdo ditë e më shumë po korruptohen dhe atë në kurriz të qështjes kombëtare , po shkojn rrugës së kryekoppuptuesit , duke tentuar që të vazhdojn manipulimin me popullin.

    Nuk besoj se do t`u zgjas fort, por sa më gjatë aq më keq për kombin tonë!

    Sic e tha njëri , le të shkoi te familja Ramushi se i po i del ngjyra shumë shpejt kështi si ka filluar!

    VETËM NJË RRYMË E RE POLITIKE MUND TA SHPËTOI KOSOVEN .
    NJËRA NGA TO , PËR SOT MË E SIGURTA "VETVENDOSJE!" ME ALBININ NË KRYE.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete! kudershtoj ashper, hashimi nuk do ta bente nje veper te tille tradhetare!
    as hashimi as ramushi nuk jan tradhtar po me viziten te varri i rugoves i kan tregu te tjereve se edhe kundershtari politik duhet te nderohet gje te cilen rugova se ka ba kurr.

  10. #10
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga gjilan55 Lexo Postimin
    as hashimi as ramushi nuk jan tradhtar po me viziten te varri i rugoves i kan tregu te tjereve se edhe kundershtari politik duhet te nderohet gje te cilen rugova se ka ba kurr.
    hiqe ate FBKSH se pari se nuk e meriton ti ate.
    hasjimi ka shkuar ta vizitoje rugoven si politikan se fundi i fundi eshte dashur per dallim nga ramushi qe nuk ka lidhje se cka ben.
    ramushin po e perkrahin edhe ata te LDKse per shkak se ai ndoshta eshte i vetmi qe mund ti kundervihet thaqit qe i ka shkelur te gjithe....
    e ramushi eshte i kenaqur qe po e respekton dikush

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    supermen zbrit pak ntok.deri ne zgjedhjet e fundit ldk e rugoves ishte forc kryesore ne kosove askush nuk u ankua qe po i shkelin te tjeret tani thaqi dhe pdk kan shumicen ,ku po e sheh ti qe po i shkel te tjeret .duhet njeriu te zgjedh fjalet kur fol per ramushi ,thaqin e qlirimtaret tjer shqiptar.ramushi eshte hero i shqiptareve te kosoves prandaj nuk ka qka te knaqet qe e respekton dikush sepse ai meriton edhe me teper se respektin tend.vizito gllogjanin do ta njohesh me mire ramushin.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    ta permisoj se ramushi eshte hero i te gjith shqiptareve qe atdheun e kan para te gjith interesav personal.

  13. #13
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132

    Wink

    si shume qenke ngutur gjilanas a po me duket mua!!!!!!!!

    e sa per ato qe i ke thene:

    rugova ka qene ne pushtet por ka pasur konkurence, kurse thqit nuk ka kush ti beje konkurence.per kete te gjitha shpresat jane te varura te ramushi si me i ri dhe me i fresket por veshtire se do ti beje dicka thaqit

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    thaqi nuk ka 90% te votave qe te jet pa konkurenc ktu po gabon.ramushi nuk do te jet konkurent as i thaqit as i askujt aj konkurencen e ka luftu me pushk edhe e ka fitu luften.mjer kosova ne qoftese nuk ka ma shum njerez e nese mbetet ne duar te dy tre veteve.spo muj met kuptu qka te lendoj shkrimi im kur asgje te pavertet nuk thash.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete! kudershtoj ashper, hashimi nuk do ta bente nje veper te tille tradhetare!
    Është e vërtetë, e madhe bile. Ata që e kanë parë, kanë thënë, ani mirë që e vizitoi varrin e ish presidentit Rugova, por nuk pati nevojë Thaçi të përkulet aq shumë sa gati e preku edhe gurin e varrit me fytyrën e tij.
    Tash edhe Ramushi na tregon ku është adresa e pavarësisë, pas 9 vjet hasmërishë deri me vrasje me motive politike.

  16. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga ment Lexo Postimin
    Une e uroj Ramushin per trimerin e Luftes edhe Trimerien qe tregoj ne mbrojtjen e vlerave te UQK ne gjykaten e hages mirpo Ramushi tash e tutje sipas mendimit tim vendin e ka te gruaja edhe femija se nuk asht bre per politik edhe se don bre politika me gjyks mirpo me krye e keta e mbuloj korrupcioni per 100 dit te qeverisjes se i ka te korruptuar komplet kryesien e parties e te gjith qe i ka per rreth ne AAK keshtu qe nuk mundet te vazhdoj me keta njerz perpara ne politik se jan siq tash te gjith te korruptuar ne AAK.
    E kush qenka per politike per ty? Cka po han ti bre?

    Cili prej politikaneve ne kosove ka bere me shume se Ramushi per aq pak kohe, (kuptohet djalo, pyetja eshte per hapa pozitiv e jo per tradhetite qe i bene keta kur e derguan ne hage)? Cili?

    Kush qenka sipas teje i pakorruptuar nga partite qe i njeh deri sot? Cila parti e jote qenka e pa korruptuar deri ne palce, qe po hedh balte ne Ramushin ti?

    Na e thuaj nje xhanem se kemi nevoje ta dijme edhe ne.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #17
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132

    Thumbs down error!!!

    Citim Postuar më parë nga gjilan55 Lexo Postimin
    thaqi nuk ka 90% te votave qe te jet pa konkurenc ktu po gabon.ramushi nuk do te jet konkurent as i thaqit as i askujt aj konkurencen e ka luftu me pushk edhe e ka fitu luften.mjer kosova ne qoftese nuk ka ma shum njerez e nese mbetet ne duar te dy tre veteve.spo muj met kuptu qka te lendoj shkrimi im kur asgje te pavertet nuk thash.
    thaqi nuk ka konkurence politike e jo per vota.
    ldk ja ehsste shakterruar, ramushi nuk eshte ne gjendje te garoj me te
    dhe ramushi nuk ka fituar asgje me shume se ne me pushke. ai ka luftuar (nuk ja mohoj) dhe tash te gjithe jemi te lire nuk eshte vetem ai

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Ramushi ende eshte i pa hargjuar ne politike prandaj ne presim shum prej ti.per nje koh te shkurt sa ka qen ne krye te qeverise eshte tregu si njeri qe e don punen.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ramushi remi sami lushtaku nuk kan vend ne politike jan mbet cuba,ramushi trim i madh po ne politik jo ai po askush nuk mund te bej per kosoven,e vetmja qe do te bej ramushi eshte ta mbaj villen e madhe dhe grun e re e te bukur qe e ka

  20. #20
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ramushi eshte i vetmi politkan e njeri qe mund te bej ndyshime pozitive - thaqi eshte ushtar i sllobes, komesar politik i udbes, tradhetari me i madh ne historine shqiptare. E ndau Mitrovicen, e shiti e shkerdheu Flamurin, dhe e shpalli Kosven multietnike pa e pyetur askend. Tash 10 vjet ai punon parreshtu me te vetmin qellim: zhdukjen e plote te te gjitha premisave per bashkimin kombtar! Gje qe e kurorezoi duke e shpallur Kosoven shtet te askujte, me cka perfundimisht ia arriti ta zhduke argumentin kryesor per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

    Sepse prej dites qe erdhi ai ne pushtet, Kosova me nuk eshte shtet i dyte i shqiptareve, dhe me te arrituren e tij per te cilen u shperblye ne zgjedhjet e kurdisura, realizoi vepren e premtuar qe Kosova ne te ardhmen te mos kete me asnje te drejte te kerkoje bashimin me Shqiperine.

    Poshte djali i sllobes dhe kopilat e tij!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Librat e historisë së Kosovës heqin mitet kombëtare
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  4. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •