Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marangoz mo u bej demagoz..

    njerzit e enver hoxhes ndac te ri ndac te vjeter nuk sjellin demokraci.. por varferi poshtersi krime e gulage..

    pra sala nuk eshte ne ate liste o shoku kozi .. sepse sala eshte ai.. demokraci sjellesi i guximshem qe beri ate qe nuk e bem dot ne tjeret..


    ajo zonja qe thot rrumpalle.. nuk ben asnje paudhesi or goz ..
    vetem se etiketon pallavrat e edvinit me shpikjen e edvinit sic eshte termi rrumpalle qe u fut ne fjalorin e pasur anti berish te ps-se pikerisht nga ki edvinua yt..
    pra mo e nga kot ate zonjen..
    dhe ne fund.. shqiperia nuk eshte mjere se ne krye te qeverris ka nje puntor te madh.. ka sjellsin e demokracise.. ka ate qe e meriton te jet aty..
    apo doni altin arapin ju e luiz caushe vampiren..

    votoni e vereni po doni dhe orikun shyto zabit te na qeverrise..

  2. #52
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Brari mos amon mos qit shkrime tilla per ramen se do rrebelohen ca pas ardhes te klikes ktu ne forum.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Armiqėsia e mikut tė Ramės, Arthur J. Finkelstein, me ēiftin Klinton rresikon mbėshtetjen amerikane pėr socialistėt.




    Homoseksuali drejtues i fushatės sė socialistėve, dy libra kundėr ēiftit Klinton

    Edi Rama prej disa ditėsh ėshtė duke u ndjerė nė vėshtirėsi pėrpara situatės sė re tė krijuar nė politikėn ndėrkombėtare me ndryshimin e raporteve pas ardhjes nė pushtet tė demokratėve. Me ardhjen nė pushtet tė Obamės, socialistėt menduan se tashmė do tė kenė pėrkrahjen maksimale nga SHBA, pėr arsye se njė nga sponsorėt mė tė rėndėsishėm tė presidentit amerikan ėshtė George Soros i cili sponsorizon edhe karrierėn politike tė Edi Ramės. Nė fakt, gjatė gjithė periudhės kur Obama kurorėzoi fitoren e tij deri nė kurorėzimin e fronit para tre ditėsh, socialistėt me Edi Ramėn nė krye patėn njė ngritje adrenaline tė cilėn e mediatizuan nė pėrmjet mediave tė tyre, tė cilat nuk lanė rast pa nxjerrė Edi Ramėn si produkt tė politikės demokrate me erėn Obama. Edi Rama arriti deri nė atė pikė sa deklaroi se amerikanėt u ndanė nga politika e vjetėr duke pėrbuzur paraardhėsin e Obamės, George W. Bush.

    Sė bashku me kamikazin e tij tė bindur dhe tė pėrulur Edi Rama nuk la moment pa i bėrė reklamė vetes nėn emrin e Obamės. Por, ditėn e kurorėzimit tė fronit euforia Rama u shua dhe bashkė me euforinė Rama u shua dhe euforia Veliaj i cili trumbetoi para mediave se do i dhuronte presidentit Obama librin e pėrkthyer nė shqip me financimin e ambasadės amerikane. Gjithė demagogjia mediatike e ngritur me aq mund u shemb brenda natės sė hipjes nė fronin e presidentit tė Obamės. Edi Rama nuk ishte nė gjendje tė shkonte nė Capitol, Erion Veliaj pati fatin e keq tė mos dhuronte librin dhe pėr mė shumė ishte nė njė pozicion pėr tė ardhur keq midis 2.5 milionė amerikanėve. Deficenca e lejfenit Veliaj prodhoi zhgėnjimin Rama. Shqiptarėt panė me sytė e tyre se fushata mediatike Rama pėr miqėsi me Obamėn, ishte njė fiasko dhe kryesocialisti i shqiptarėve ngeli lakuriq si mbreti me rrobaqepėsit. Kulmi i dėshpėrimit Rama u pasqyrua me karshillėkun qė ky i fundit i bėri inaugurimit tė presidentit Obama duke dalė nė emisionin “Pesė pyetje nga Babaramo” pėr tė sqaruar strategjitė e tij politike tashmė tė dėshtuara. Atė ditė as ai dhe as formacioni politik PS nuk e pėrshėndetėn Obamėn, pėr tu kujtuar njė ditė mė pas kur gazeta SOT e bėri evident kėtė fakt para lexuesve tė saj. Tė nesėrmen, nėpėrmjet njė konference pėr shtyp nė mėnyrė tė sforcuar Edi Rama nuk la fjalė lavdėruese nė drejtim tė presidentit tė SHBA, duke treguar veten se ėshtė njė politikan i dėshtuar dhe pa horizont. Pakėnaqėsia e Ramės ndaj Obamės nė fakt nuk ka tė bėjė me Obamėn. Pozicionimi i Ramės varet nga pozicionimi i Soros me stafin e ri nė presidencėn e re. Pavarėsisht faktit qė Soros ka financuar pėr fushatėn Obama, nga tė gjithė shikohet qartė se Obama nuk ėshtė i vetėm nė kėtė presidencė. Nuk ėshtė mė Obama lojtari i kėsaj loje. Tashmė njė pjesė e dirigjencės sė shtetit amerikan ėshtė nė duart e ēiftit Klinton, i cili ka nė duart e tij thuajse gjithė stafin qė ka zėnė vendet nė qeverisjen e re. Tashmė tė gjithė e dinė se kush ėshtė ekipi qė ka bėrė fushatėn e Edi Ramės nė zgjedhjet e viti 2007. Arthur J. Finkelstein drejtuesi hebreo-amerikan i fushatės elektorale tė Ramės ėshtė armiku i deklaruar i familjes Klinton. Arthur J. Finkelstein ka shkruar dy libra kundėr familjes Klinton duke shfaqur hapur armiqėsinė e tij ndaj ēiftit mė tė suksesshėm tė botės. Armiqėsia e tyre u shfaq dukshėm edhe nė ceremoninė e inaugurimit tė presidencės Obama, ku ēifti Klinton refuzoi nė mėnyrė tė prerė tė komunikonte me Arthur J. Finkelstein, duke treguar se midis tyre nuk ka ura komunikimi.
    Edi Rama duke ditur se pozicionimi i miqve tė tij homoseksualė, nuk ėshtė ai i duhuri, gjendet nė vėshtirėsi nė aspektin e pėrkrahjes amerikane, pėrkrahje qė politikanėt shqiptarė e konsiderojnė si pėrkrahjen e Jezu Krishtit. Barometri politik i mbėshtetjes amerikane tashmė ėshtė nė pikat mė tė ulėta pėr kryesocialistin Rama. Fitorja e Obamės duket se nuk ishte ajo qė priste Edi Rama me grupimin e tij tė lejfenistėve. Sulmet e djeshme tė Sokol Ballės dhe Erion Velisė pėr shpenzimet e ēiftit Klinton nė emisioni Top Story, treguan qartė se dėshpėrimi nė kampin Rama ėshtė tejet i madh. Ndėrkohė qė nėse vėmė re me kujdes nė emision e VOA, tė nesėrmen kurorėzimit tė Obamės mungonin intervista e njerėzve tė Ramės, kryetares sė grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj dhe Erion Veliaj. Rama dhe Veliaj nuk munguan tė dalin nė ditėt e konventės sė demokratėve, por qė munguan ditėn e kurorėzimit tė Obamės nė fronin e presidentit. Qeveria e re amerikane shumė shpejt ka pėr tė pėrcaktuar prioritetet e saj nė Shqipėri. Kjo gjė do tė vihet re nė momentin kur ambasada amerikane do tė ketė nė krye tė saj njė ambasador tė ri, i cili do tė pėrcaktojė rregullat e reja tė lojės. Ambasadori Uidhers e pėrcaktoi qartė qėndrimin e tij pro Ramės, duke u kthyer shpeshherė nė zėdhėnės tė tij. Duke qenė personazh i diskretituar edhe nė rastin e trafikut tė Gėrdecit, ky ambasador tregoi se ka qenė njė nga ambasadorėt mė tė dėshtuar nė historinė e diplomatėve amerikanė nė Shqipėri.

    Kush ėshtė Arthur J. Finkelstein

    Nė 8 prill 2005 gazeta “Neė York Times”, botoi lajmin sensacional se drejtuesi hebreo-amerikan i fushatės sė tashme elektorale tė Edi Ramės, Arthur J. Finkelstein, i cili ka krijuar dhe drejton njė kompani publiciteti me emrin “Arthur J. Finkelstein and Associates” para katėr muajsh, pra nė dhjetor 2004, ishte martuar nė mėnyrė sekrete me mashkullin me tė cilin bashkėjetonte, gjė tė cilėn Finkelstein e pranoi publikisht. Dhe rasti i z. Finkelstein ėshtė shembull edhe se nė Perėndim kėto gjėra tolerohen vetėm kur njeriu nuk ėshtė i lidhur me ēėshtjet publike, posaēėrisht politikėn, pasi me tė pranuar kėtė gjė, z. Finkelstein, i cili deri atėherė pati drejtuar fushatat elektorale tė shumė politikanėve tė njohur nė SHBA-tė dhe nė Izrael, u bė njė person i padėshiruar pėr politikanėt e shquar.



    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=3553:armiqesia-e-arthur-j-finkelstein-mikut-te-rames-me-ciftin-klinton-rrezikon-mbeshtetjen-amerikane-per-socialistet&catid=34olitike&Itemid=60
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 23-01-2009 mė 14:42

  4. #54
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Bo bo eshte kthyer FSH si gazeta RD!!!!

  5. #55
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Skandal me listat, 400 dyqindvjeēarė 'votues' nė Korēė

    Nga ARTAN GRABOCKA


    KORĒĖ- Pas publikimit nė media tė lajmit se tė vdekurit rezultojnė tė gjallė nė listat zgjedhore ka nisur verifikimi nė qytetin e Korēės. Gjatė kontrollit tė listave tė zgjedhėsve rezultoi se 400 persona tė lindur dy shekuj mė parė figurojnė tė gjallė e tė regjistruar nė listat paraprake tė zgjedhėsve. Lajmi bėhet i ditur nga drejtori i Formimit Qytetar pranė Bashkisė sė Korēės, Mikel Llogori.


    Sipas tij, pasi kanė mbėrritur listat e reja te votuesve nga Ministria e Brendshme ka filluar puna pėr verifikimin nė regjistėr tė tė gjithė personave qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē. "Por pėr ēudi po gjejmė persona qė kanė ndėrruar jetė qė nė dekadėn e dytė tė shek. XIX, qė do tė thotė se, nėse ata do tė ishin gjallė do tė ishin rreth 200 vjeē", sqaroi Llogori. I pyetur se si do tė zgjidhet njė problem kaq madhor, ai shton "ne presim udhėzime tė mėtejshme nga dikasteri pėrkatės pėr tė bėrė ēregjistrimin e kėtyre personave tė vdekur, pasi hasim nė pengesa ligjore".


    Por ky nuk ėshtė i vetmi problem qė konstatohet nė Korēė, qindra qytetarė tė tjerė nuk gjejnė emrin nė listat e votuesve edhe pse kanė moshėn pėr tė shkuar nė kutitė e votimit. "Rreth 8000 zgjedhės nė qytet nuk figurojnė nė asnjė qendėr votimi", tha Llogori.


    Listat e zgjedhėsve kanė qenė historikisht me gabime nė vendin tonė. Por kėtė vit u trumbetua me forcė se gjithēka ėshtė rregulluar pas futjes sė Regjistrit elektronik tė Gjendjes Civile. Madje, ministri i Brendshėm, Bujar Nishani raportoi tė hėnėn nė Kuvend se "ka pėrfunduar hartimi i listave zgjedhore, janė pastruar dublikimet dhe emrat e personave tė vdekur nga listat zgjedhore". Ndėrkohė qė Partia Socialiste ka lajmėruar disa herė pėr problemet me listat emėrore tė zgjedhėsve dhe i ka bėrė thirrje qeverisė tė zbardhė emrat e saktė tė votuesve pėr zgjedhjet parlamentare 2009.


    Duke iu referuar deklaratės sė fundit tė drejtorit tė Gjendjes Civile, Armand Teliti qė ėshtė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme citojmė se "ka pėrfunduar hartimi i Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile i cili u pastrua nga dublikimit dhe pasaktėsitė e tjera.
    Sipas tij vendi ynė ka nė total 3 133 248 zgjedhės, ndersa u pastruan nga listat 5800 te dubluar. Shtetas keta qe e kishin emrin ne dy gjendje civile njekohesisht.

    Shekulli online

    Redaktoi: Riviera Dedaj
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, nderkombetaret takim me Berishen

    Perfaqesuesit e larte te qeverise shqiptare zhvilluan nje takim pasditen e djeshme me diplomatet kryesore ne vend, per te diskutuar ne lidhje me ecurine e pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pala shqiptare ishte e perfaqesuar nga ana e kryeministrit Sali Berisha, zevendeskryeministrit Genc Pollo, ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, ministrit te Brendshem, Bujar Nishani si edhe perfaqesuesit te Partise Demokratike ne negociatat e bera per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Diplomatet e huaj e akredituar ne Tirane qe merrnin pjese ne kete tryeze, ishin ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ambasadori i OSBE-se, Robert Borsh si edhe ambasadorja e Cekise, vendi i cili mban edhe presidencen e rradhes te Bashkimit Evropian, Fialkova. Burimet prane kryeministrise bejne te ditur se pala shqiptare i paraqiti diplomateve te huaj hapat qe kane ndermarre, ne lidhje me procesin zgjedhor, duke u fokusuar edhe te procesi i shperndarjes se kartave te identitetit, te cilat jane dokumentet kryesore, me te cilat qytetaret shqiptare do te shkojne te votojne. Po keshtu ne takim u diskutuan edhe masat per sigurine e zgjedhjeve si dhe situaten politike ne vend..

    Premtimi

    Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij do te kryente zgjedhjet me te lira dhe me te ndershme se kurre me pare ne Shqiperi. Sipas Berishes, tashme qe Shqiperia ishte nje vend anetare i NATO-s ajo kishte me shume pergjegjesi ne lidhje me kete proces.


    K.J
    Sui generis

  7. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Topalli-grave: Votoni PD

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u kerkoi dje voten dhe mbeshtetjen grave dhe vajzave ne Kruje, duke premtuar se ajo do te jete avokate e tyre. "Dua te jem pas cdonjeres prej jush, dua te jem mbrojtesja juaj. Dua te jem avokatja juaj. Une sot ftoj grate e Krujes, ftoj te gjitha grate, bashkohuni me ne, ejani me ne. Njeriu nuk mund te ece perpara, duke qendruar anash, duke u qare e duke u ankuar, sic ben ndonje burre. Njeriu mund te ece perpara, vetem duke guxuar", u shpreh Topalli. Sipas saj, te gjitha se bashku, duhet te kontribuojne qe te vazhdoje projekti i Shqiperise qe ndryshon.



    Kodheli: Kryeparlamentarja mbylli shkollat

    "Topalli po perdor femijet"

    Partia Socialiste ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Topallin se ne mitingjet e saj elektorale po shfrytezon nxenesit e shkollave. "Sot Jozefina, ka mbyllur shkollat e Krujes per t'i marre nxenesit ne mitingun e saj. Ky abuzim i perditshem me nxenesit e me shkollat ne te gjithe Shqiperine, tregon se sa pak drite ka ne vizionin e qeveritareve te sotem dhe se sa shume nevoje ka Shqiperia, per nje politike te re ndryshimi", theksoi Kodheli. "Kthimi i nxenesve me pahir ne mitingashe dhe i shkolles ne nje repart mitingashesh per fushaten e PD, tregon se sa shume na duhet ndarja me te shkuaren", tha Kodheli.

    K.J
    Sui generis

  8. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kom.hetimor, Rama: Sulm i ulėt nė prag zgjedhjesh

    “Ngritja e komisionit hetimor nė prag tė zgjedhjeve, ėshtė i paligjshėm” kėshtu u shpreh kreu i Bashkisė sė Tiranės, pas miratimit vetėm me votat e maxhorancės, tė projektvendimit pėr ngritjen e komisionit pėr hetimin e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit. Pėrmes njė konference pėr mediat, kreu i Bashkisė theksoi se kėto janė sulme tė ulėta tė kryeministrit nė prag tė zgjedhjeve. Rama foli edhe pėr licensėn e celularit tė 4-t, duke e cilėsuar jonormale atė qė ndodhi me procedurat e tenderit.

    TIRANE- Pas miratimit vetėm me votat e maxhorancės, tė projektvendimit pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr kreun e Bashkisė, Rama ka deklaruar se “Ngritja e komisionit hetimor nė prag tė zgjedhjeve, ėshtė i paligjshėm”.
    Pėrmes njė konference pėr media, Rama theksoi se kėto janė sulme tė ulėta tė kryeministrit Berisha nė prag tė zgjedhjeve, madje nėnvizoi se tė tilla sulme janė tė pėrsėritura.

    “Ky komision ėshtė i jashtėligjshėm, ligji ndalon krijimin e njė komisioni 4 muaj para zgjedhjeve. Ky nuk ėshtė njė komision hetimor, ky ėshtė njė sulm polikit i ulėt dhe i organizuar pėr tė kompensuar sipas organizatorėve tė tij atė boshllėk mes tyre dhe zgjedhėsve dhe pėr tė shmangur atė qė ata nuk e shmangin dot, humbjen e sigurtė tė Berishės” u shpreh kreu i bashkisė pėrpara gazetarėve.

    Kuvendi miratoi sot paradite, me votat e maxhorancės projektvendimin "Pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr hetimin e praktikave dhe procedurave tė dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit nė Bashkinė e Tiranės". Nė seancėn e sotme parlamentare e cila u bojkotua nga deputetėt socialistė ngritja e komisionit hetimor u miratua me 68 vota pro.

    I pyetur pėr skandalin e dhėnies sė licėnsės pėr operatorin e katėrt celular pa procedurė tenderimi, Rama theksoi se ky ėshtė njė vendim anormal nė prag tė fushtės zgjedhore.
    Por sipas tij Partia Socialiste nė pushtet, do tė rishohė me kujdes tė gjitha vendimet e ndėrmarra nga qeveria Berisha.
    “Sapo tė vimė nė qeveri, do tė rishohim njė sėrė vendimesh tė kontestuara tė kėsaj qeverie dhe ta bėjmė me njė ekspertizė tė lartė profesionale, dhe jo me ceshtje hakmarrje politike” deklaroi Rama.
    Rama komentoi shumė shkurt takimin e sotėm me ambasadorėt, si njė takim miqėsor pėr cėshtje me interesa tė pėrbashkėta.

    (e.n/BalkanWeb)
    Sui generis

  9. #59
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    Ngjela: Berisha do tė humbasė thellė
    Erjon Ajazi

    Kreu i partisė "Ligj e Drejtėsi" flet pėr zgjedhjet, "divorcin" e Meksit dhe situatėn nė selinė blu: Kjo qeveri i ka humbur tė gjitha kreditet

    Kabineti "Berisha" i ka humbur tė gjitha kreditet pėrpara shqiptarėve. Ky ėshtė konstatimi qė vjen nga kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela. Sipas tij, fajin pėr krizėn nė tė cilėn ndodhet Partia Demokratike e ka kreu i saj, Sali Berisha. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Ngjela thotė se kjo forcė ka nevojė pėr njė reformė tė thellė dhe nė zgjedhjet e ardhshme do ketė njė humbje tė thellė. Ngjela shfaqet mosbesues ndaj zėrave kritikė brenda PD-sė, teksa i referohet deputetėve Besnik Mustafaj dhe Aleksandėr Biberaj. Duke iu referuar grupimit "Poli i Lirisė" Ngjela thotė se "nuk mund tė bėj mė aleanca politike pa kushte, nė njė kohė kur vijimisht mė kanė shkelur kontratat politike tė aleancave. Prandaj tani kam vendosur qė tė kem forcėn time politike". Ai paralajmėron se PD dhe PS duan tė manipulojnė zgjedhjet teksa e lidh ngushtė kėtė paralajmėrim me faktin se Shqipėria nuk ka ende njė regjistėr kombėtar zgjedhėsish dhe nuk ka njė regjistrim tė popullsisė. Ngjela ironizon edhe mėnyrėn sesi po menaxhohet Partia Demokratike, duke shtuar se "Partia e Punės ka vdekur, por fryma e saj ėshtė gjallė".

    Zoti Ngjela, mė pak se dy muaj na ndajnė nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė 28 qershorit. Si e shikoni klimėn politike?

    Nuk mendoj se klima politike ėshtė nė nivelin e qetėsisė qė nė fakt i duhet ēdo shoqėrie demokratike pėrpara procesit zgjedhor. Nga tė gjitha kėndet e vėshtrimit, po ta shohėsh, konstaton se tė gjitha palėt janė tė frikėsuara nga njėra-tjetra dhe, po kėshtu, shumė mosbesuese kundrejt njėra-tjetrės. Mosbesimi politik, si rregull, vjen gjithmonė nga njė e kaluar e keqe nė marrėdhėniet shoqėrore. Dhe kjo ka ndodhur nė Shqipėri dhe ne e dimė shumė mirė kėtė, sepse tė gjitha partitė qė kanė qeverisur nė kėta tetėmbėdhjetė vjetėt e fundit kanė manipuluar zgjedhjet. Shiheni me vėmendje: a e dini pse jemi nė kėtė gjendje, pa regjistėr kombėtar zgjedhėsish; pa zyra moderne tė gjendjes civile, pa njė ligj modern tė gjendjes civile, pa asnjė lloj regjistrimi tė popullsisė? Sepse Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanė dashur tė manipulojnė zgjedhjet. Dhe gjithmonė kanė qenė viktima tė njėra-tjetrės. Sepse sapo njėra ka ardhur aksidentalisht nė pushtet, menjėherė ka shfrytėzuar strukturėn abuzive pėr manipulimin e zgjedhjeve qė ka pasur nė pėrdorim partia qė ėshtė rrėzuar. Tė gjitha qeveritė shqiptare kanė manipuluar zgjedhjet, dhe kjo e bėn situatėn tė rėndė. Edhe kjo qeveri, kėtė po pėrpiqet tė bėjė; dhe prandaj dhe situata ėshtė e tensionuar, ndonėse njė sy i pastėrvitur nuk ėshtė nė gjendje qė ta konstatojė.

    Partia juaj, zoti Ngjela, ėshtė regjistruar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Do dilni mė vete nė fushatė apo pėrkrah njė koalicioni?

    Jo, partia "Ligj dhe Drejtėsi" qė drejtoj, do tė hyjė e vetme nė zgjedhje.

    Pse nuk ju pėrgjigjėt pozitivisht ftesės publike tė grupimit "Poli i Lirisė" dhe si e gjykoni afrimin e fundit tė ish-kryeministrit Aleksandėr Meksi me kėtė koalicion?

    Nuk mund tė hysh nė njė aleancė, nėse mė parė nuk ke pėrcaktuar vendin tėnd. Unė nuk mund tė bėj mė aleanca politike pa kushte, nė njė kohė kur vijimisht mė kanė shkelur kontratat politike tė aleancave. Prandaj tani kam vendosur qė tė kem forcėn time politike, qė do ta drejtoj vetė dhe do tė kem sukses. Kjo ėshtė e gjitha. Nuk ka aleancė pėr aleancė; ka aleancė pėr tė fituar dhe pėr tė hyrė nė njė luftė politike. Pėr figurat e kėtij Poli, nuk di ē‘tė them; zgjedhjet do ta tregojnė.

    Sakaq, Partia Demokratike ka firmosur aleanca me disa parti tė sė djathtės. Sa shanse ka qė ky koalicion tė rezultojė fitues nė zgjedhjet e 28 qershorit?

    Nuk besoj. Qeveria "Berisha" ėshtė njė qeveri qė i ka humbur tė gjitha aksionet pėrpara shqiptarėve. Nė kėtė gjendje qė ėshtė mazhoranca, mendoj njė humbje shumė tė thellė pėr Partinė Demokratike. Gjendja ekonomike ėshtė shumė e rėndė; shqiptarėt po varfėrohen dita-ditės; dhe e kanė humbur perspektivėn. Duhet njė lloj tjetėr menaxhimi politik dhe nė tė njėjtėn kohė duhet njė ndjenjė pėrgjegjėsie kundrejt shqiptarėve. Nuk mund tė luash mė kundėr interesave tė popullit tėnd e tė mos tė tė hyjė njė gjemb nė kėmbė. Kohėt kanė ndryshuar dhe Shqipėria ka hyrė nė hapėsirat e aleancave tė mėdha, tė cilat janė krejt e krejt nė favor tė shqiptarėve. Nė kėtė zonė qė quhet Ballkan, shqiptarėt tani janė mė tė favorizuarit; prandaj, do tė vijė koha patjetėr qė qeveritė tė luajnė nė favor tė shqiptarėve dhe jo kundėr tyre, sikundėr kanė luajtur deri mė tani. Unė jam optimist dhe kėrkoj qė kjo tė jetė optika e tė gjithė spektrit tė djathtė shqiptar, i cili duhet tė sjellė patjetėr nė skenėn politike zėrin shqiptar, interesin kombėtar dhe njė skemė perfekte dhe tė besueshme tė zhvillimit tonė. A mund ta bėjė Partia Demokratike kėtė? Kėshtu si ndodhet, e ka krejt tė pamundur.

    Pas largimit tuaj nga PD u duk se zėrat kritikė nuk kishin mė terren ku tė "lundronin" nė kėtė parti qė qeveris vendin. Kam parasysh se shumica e deputetėve pėr tė mos thėnė tė gjithė nuk preferonin tė komentonin "ngrirjen" e famshme qė ju bėri kreu i PD-sė. Kohėt e fundit kemi parė nė publik zotin Mustafaj apo zotin Biberaj qė shprehin kontestime serioze. A keni njė vlerėsim pėr kėtė situatė?

    A e kuptoni tani se me kė keni tė bėni? Njė lidership qė ende nuk e di se ēfarė do tė thotė menaxhim politik demokratik; qė nuk njeh asgjė dhe nuk e do sistemin. E si mund tė punohet nė njė frymė ku personaliteti i njeriut nuk njeh asnjė konsideracion? Dhe ju flisni pėr njė zė ndryshe(!). Kurrė mos prisni tė keni zėra tė ndryshėm nga njerėz qė nuk kanė aksione nė tregun e politikės. Ky ėshtė rregulli. Mos mendoni se ėshtė ndonjė lloj trimėrie ajo qė mė ka pėrplasur me Sali Berishėn, jo, ka qenė fondi im publik, domethėnė aksionet e mia jo tė vogla nė shoqėrinė time ajo qė mė ka dhėnė shtysėn e ruajtjes sė personalitetit. Por Saliu e harroi kėtė fakt; pėr njė ēast, sigurisht, por ai ēast nuk mund tė kapėrcehet mė. Prandaj, as mos prisni tė shihni ndryshime nė koncept tek ajo Parti, pėr aq kohė sa nuk do tė krijohet fryma moderne e komunikimit dhe menaxhimit politik; dhe tė nisė mendimi qė demokraci do tė thotė pėrgjegjėsi nė qeverisje dhe moralitet i kulluar nė opozitė.

    Duke qenė se i njihni mirė pothuajse tė gjithė personalitetet kryesorė tė PD-sė, si e shikoni debatin e hapur pėr pasuesin e Sali Berishės nė drejtim nė rast se kjo forcė humbet zgjedhjet? Janė artikuluar emrat e Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashės...

    Nuk di ēfarė tė them. Nuk mund tė mendoj dot nė njė mėnyrė iracionale. Pa fakte nuk mund tė konkludohet. Unė jua thashė edhe mė lart: Partia Demokratike ka nevojė pėr njė reformė tė thellė. Ajo ka krizė nė menaxhimet; dhe kjo i vjen nga Saliu dhe tarafi i tij i pėrzgjedhur qė tė mos ketė personalitet. Pa personalitet nuk mund tė ketė modernitet nė politikė; dhe pa kėtė modernitet, as mos e mendoni se mund tė sjellė mė dot gjė Partia Demokratike nė kėtė vend. Partia e Punės ka vdekur, por fryma e saj ėshtė gjallė. Ajo frymė ka intoksikuar sistemin dhe ne prandaj nuk ndihemi mirė. Duhet tė riformojmė sistemin: demokracinė; konstitucionalizmin dhe tregun e lirė. Ja kjo ėshtė esenca e gjėrave; dhe kjo duhet bėrė me votė. Por a do ta kemi kuptuar ne shqiptarėt nė kėtė qershor kėtė gjė? Le tė presim pėr ta parė.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Paratė e fushatės, TIA: Partitė fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •