Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    BalkanWeb 07/01/2009

    Krisje serioze nė pallatin e kristaltė
    Nga SELIM BELORTAJA

    Kėto ditė ndėrrimi vitesh, janė njėkohėsisht edhe periudhė analizash vjetore. Zyra, agjenci, magazina, ambasada, ministri, tė gjithė i ke pėrmbys mbi raporte. E ndėrsa fushata pėrmbyllėse ka pėrfshirė tėrėsisht edhe “tre pushtetet”, qeverinė, ligjbėrėsit dhe “tė pavarurin” gjyqėsor, duket se “pushteti i katėrt” as qė ka ndėrmend t’i hyjė asaj pune. Ai ndihet tėrėsisht nė rregull, i realizuar dhe aspak llogaridhėnės, para askujt. As para publikut tė gjerė, tė cilit thotė se e ka tė vetmin pol tė orientimit tė vet. E nė se media vetė as qė ka ndėrmend t’ja bėjė vetes njė shqyrtim tė tillė llogaridhėnės pėr ē’ka na ka shėrbyer por edhe “pėr ē’ka na ka punuar”, kjo s’na ndalon dot ne, konsumatorėve tė saj, qė t’i hedhim njė vėshtrim punėve tė saj. Vetėm njė vėshtrim, sepse njė analizė e thellė kėrkon kohė, studim e njohuri. Qė ne nuk i kemi. Ėshtė pėrgjegjėsi publike qė dikush duhet ta bėjė kėtė ndonjėherė, t’i hedhė pra ndonjė sy edhe pallatit tė kristaltė tė kėtij pushteti, sepse media ėshtė i vetmi “dyqan” qė na ndikon dyfish (siē thotė Marshall McLuhan, studiues i njohur i saj): ajo “..e ndikon shoqėrinė nė tė cilėn vepron, jo vetėm me pėrmbajtjen e lėndės qė transmeton, por edhe me karakteristikat e veta si medium”. Pra na ndikon edhe me profesionalizmin, interesat, lidhjet dhe moralin e vetvetes si media konkrete. Kėtė tė gjithė e ndjejmė, pėrderisa edhe lajmi mė i thjeshtė, na vjen pėrditė e njėkohėsisht, nė tė shtatė ngjyrimet e ylberit.

    ***

    Si vjen pra e si paraqitet ky pushtet i katėrt, nė kėtė kohė bilancesh? Sa pėr sqarim. Sa mė poshtė, nuk duhet marrė si njė pamje absolute. Televizione e gazeta tė caktuara bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr integritet moral e profesional. Me sforco e me shpirt ndėr dhėmbė, natyrisht. Por pa mohuar prurjet e dobishme, kryesisht informative edhe tė mediave tė tjera, nė pėrgjithėsi bota e medias shqiptare vjen –sipas meje, me shumė probleme, tė cilat e ulin fort grafikun e vlerės reale e dobisė publike tė saj. Nuk flasim pėr kualitetin e fotove e pasurinė e bojėrave nė gazeta, as pėr luksin e kolltukėve e llamburitjet e tepėrta tė disa studiove televizive, as pėr sforcot ekzibicioniste e veshjet e kushtueshme tė disa emision-drejtuesve tė dashuruar fort..me vetveten. Ato kanė rritje padyshim. Sė paku ..rritje ēmimesh e kostosh. Nė perceptimin tim, ajo ka njė prirje nė rėnie sa i pėrket raportit me dobinė publike dhe tė vėrtetėn. Ku e shoh unė kėtė. Sė pari, e shoh tek marrėdhėniet (marrje-dhėniet do tė ishte fjala mė e goditur) me pushtetin politik. Kėtu ka njė ndėrveprim me dy drejtime: sė pari, presioni i qartė qė ushtron pushteti pėr “ta gdhendur” median dhe vėnė nė shėrbimin e vet. Sė dyti, mungesa e integritetit dhe “shitja e shpirtit” nga vetė mediat. Pėr presionin dhe goditjen mjaftojnė vetėm dy ilustrime pėr dy vitet e fundit. Gjoba gjigande ndaj Top-Channel-it nė 2007 dhe nxjerrja nga zyra e gazetės Tema nė 2008. Pavarėsisht rrjedhės sė ndryshme qė patėn kėto dy sulme (si rezultat i “reagimit” tė ndryshėm tė dy viktimave), s’ka diskutim qė ato janė dėshmi e sė njėjtės vijė: vullnetit tė pushtetit pėr “tė rreshtuar” mediat. Dyshimet pėr kėtė i fshiu njė arritje e re e kėtij fillim-viti 2009: djegia e makinės sė zotit Baze. Sidoqoftė, me kaq qoftė!

    ***

    Pjesa tjetėr, thamė qė ėshtė “rreshtimi vullnetar”. Natyrisht pėr Shqipėrinė nuk ėshtė ndonjė gjė e re qė media tė mėdha tė flirtojnė nga pak, ose nga shumė, me pushtetin. Por disa prej tyre, vitin qė shkoi, e bėnė baltė fare. Njė baltė qė pėr ta duhet tė jetė po aq e ėmbėl, sa ėshtė e hidhur pėr ne dhe interesin publik. Ato janė vėnė nė mėnyrėn mė tė ulėt e mė direkt nė shėrbim tė “halleve” qė kalon qeveria. Duke ja kaluar pėr nga zelli e pėrkushtimi politik edhe vetė gazetės sė Partisė. Nuk flas vetėm pėr shndėrrimin e disa studiove nė kabina tė predikimit tė shefave tė lartė, pastaj familjarėve tė tyre, pastaj pasardhėsve, baxhanakėrve, kunetėrve, dishepujve, servilėve, e me radhė sipas peshės qė ata kanė nė “kthimin e borxhit” medias vetė. Puna sot ka ardhur deri atje, sa pėr tė mbrojtur njė tezė a njė siklet tė kryeministrit, nė skenėn e debatit kėrcen direkt e pa dorashka vetė ...pronari i medias(!!). E shoh pastaj kėtė katandi, edhe nė qėndrimin gjithnjė e mė vicioz tė vetė mediave nė komunikimin me publikun. Dihet qė komunikimi me zėrin e publikut, me pėrfaqėsuesit e segmenteve tė tij ėshtė jetik pėr kėtė sektor. Ndėrsa media jonė i ka hyrė njė prirje tjetėr. Po flet “me vete”. Drejtorėt, menaxherėt e moderatorėt po ftojnė gjithnjė e mė dendur vetėm ..njėri-tjetrin. Gjithnjė e mė pak ata po flasin me njohės ēėshtjesh, me pėrfaqėsues tė shtresave e interesave dhe gjithnjė e mė tepėr preferojnė tė flasin me kolegun, me tė cilin pinė kafenė tre herė nė ditė. Sigurisht duke dėshmuar se gjithė dija pėr botėn, tashmė ėshtė atje, nė ato kthina e studio. Dhe se tani, qė ata janė bėrė vetė aq tė menēur (dhe bosat e tyre aq “tė lidhur”) as qė ja vlen tė ftosh tė tjerė, tė largėt, jashtė rrethit. E kush mund t’i dijė kėto punė mė mirė se sa ..ne vetė? –pyesin ata gjithnjė retorikisht e gjithnjė mė dendur njeri-tjetrin. Preferenca e dytė ėshtė bėrė inskenimi e moderimi i bisedave-spektakle me njerėz tė pushtetshėm. Me tituj qė rrėzėllejnė nga transparenca. Kryeministri para gazetarėve! Ja dhe ministrat njė nga njė. E shikoni si i nxorėm para jush dhe publikut? Pyetini, shkundini, ujė tė zi u nxirrni, ...(nė se ua jap unė fjalėn, sigurisht!). Pakkush kujtohet nė ato ēaste se pėrpara kemi thjesht njė videoklip shefash tė pushtetit dhe njė lanēim elektoral tė personave tė caktuar. E si pėr t’i vėnė kapakun “misionit fisnik” tė medias sonė, ata mė afėr pushtetit, i kėpusin edhe njė ftesė direkt, kryetares sė entit mė tė lartė kombėtar tė mediave audio-vizive. Atij qė ėshtė pėrgjegjės pėr mbikėqyrjen dhe barazinė e tyre para rregullave tė shtetit. Njė bisedė tė thellė intelektuale. Kėtu rrethi mbyllet fare-fare dhe nuk ka mizė qė mund tė hyjė pastaj nė marrėdhėniet qė bota i njeh me termin “favoritizėm”.

    ***

    E shoh kėtė degradim tė pozitės sė medias pastaj edhe nė diēka tjetėr. Nė faktin qė interesi material dominon jo mė kryesisht, por tashmė totalisht, gjithė fushėpamjen e tyre. Kėtė e favorizon sigurisht edhe situata monopol pėr tė cilėn kujdesen ligjvėnėsit dhe qeverisėsit tanė. Mė konkretisht? Po ja, keni parė ndonjė media, pėrfshi dhe “gjigandėt e medias sė lirė shqiptare” qė tė thotė ndonjė gjysmė fjale pėr kartelin mė tė madh qė kemi, atė nė tregun e telefonisė celulare? Pse, kjo ėshtė krejt e kuptueshme. Pothuajse tė gjitha emisionet e bukura, e llamburitėse tė studiove tona, fillojnė e mbarojnė me logon: “Ky emision mundėsohet nga...(!!)”. Ky kartel (ndoshta i paformalizuar) ėshtė bėrė kėshtu njė realitet qė ndikon jo mė ekonominė por edhe vetė kulturėn shqiptare. Historinė, shkencėn, artin, shkollimin, spektaklin, sportin, rininė, ndihmėn sociale, ēdo aspekt tė jetės. Tė gjitha fillojnė me shprehjen “ky spektakėl mundėsohet nga...”. Me kėtė ritėm nuk duhet aspak tė ēuditemi kur shumė shpejt, nėpėr fasadat e pallateve tona, nė kėmbėt e urave tona madhėshtore qė po ndėrtohen (me kredi tregtare dhe me shtesė fondesh) apo edhe nė shpatet e maleve tona krenare tė shkruajmė me bojė tė kuqe a gurė tė bardhė: “Gjithė jeta jonė e lumtur, mundėsohet nga....”. Monopoli bėhet kėshtu jo vetėm njė bllokazh gjigand ndaj uljes sė tarifave tė shėrbimit (nė masėn qė i ka gjithė bota). Por edhe njė pol i pushtetit kulturor e nesėr ndoshta njė shkrues direkt i ..historisė sė kėtij kombi. Proces i cili, siē na e dėshmon mė sė miri edhe balta e shumtė dhe e hedhur aq zellshėm mbi vetė heroin dhe simbolin e kėtij kombi, Skėnderbeut, duket se ka filluar tė funksionojė.

    Pas strategjisė sė eksodeve masive, dikush paguan e dikush paguhet mirė, pėr tė na ndarė edhe shpirtėrisht nga ky truall e nga historia jonė. Mediat tona pra, nė kėtė fundvit mė duket se vijnė mė tė “rreshtuara”. Me njė rreshtim qė devijon pak nga skema e traditės. Kur disa qėndronin majtas e disa djathtas. Tani nuk ėshtė kėshtu. Tani rreshtimi bėhet direkt tek strumbullarėt e pushtetit politik apo ekonomik. Shumica e kanė kuptuar. Rreshtimi majtas-djathtas nuk ka dhe aq kuptim. Leverdi jo e jo. Ndėrkohė qė risku ėshtė shumė i madh. Moda e sotme strategjike ėshtė ndryshe: lidhje direkt me “tė madhin fare”. Si dhe me firma e “mjeshtėra” qė “sponsorizohen” dhe qė pastaj “sponsorizojnė”.

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partite politike nė Shqipėri nisin fushatėn elektorale

    Tre prej partive parlamentare, LSI, Aleanca Demokratike dhe republikanet kane paraqitur drejtimet e garės sė tyre pėr nė Kuvend.
    Levizja Socialiste per Integrim nis fushaten per zgjedhjet parlamentare. Boshti i kesaj fushate per kete force politike do te jete lufta ndaj varferise dhe monopoleve. Ilir Meta deklaron se pas dy muajve LSI do te kete gati programin, koalicionin dhe emrat e deputeteve qe sipas tij do te zgjidhen me parimin “nje anetar nje vote”.
    "Brenda muajit mars te normalizohet gjithcka qe ka te beje me koalicionin, por edhe me programin i cili do te jete i perbashket. Kam besim te plote se do te jemi forca e pare politike dhe koalicioni fitues i zgjedhjeve te ardhshme, sepse jemi jo vetem me te ndershem se cdo force politike por edhe se jemi me te afte se cdo parti tjeter", deklaroi Meta.
    Nderkohe Partia Republikane u kerkon aleateve te saj te djathte te hartojne nje stratregji elektorale. Fatmir Mediu shprehet i gatshem per bashkepunim me PD-ne, megjithe perplasjet per kodin e ri elektoral.
    "Me kete rast une iu uroj te gjithe ju, te gjithe republikaneve gezuar 18-vjetorin. I uroj te gjithe shqiptareve ne kete fillimviti, gezuar dhe te jete nje vit plot me suksese. I uroj te djathtes, qeverise, koalcionit qe drejtohet nga zoti Berisha fitore ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme", u shpreh Mediu.
    Neritan Ceka ende nuk ka vendosur nese do te beje fushate me Ramen apo Berishen ne zgjedhjet e vitit 2009. Ai nuk perjashton edhe LSI-ne si nje aletat te mundshem.
    "Natyrisht Aleanca Demokratike ka filluar negociatat, nuk kemi konkluduar akoma dhe natyrisht qe Levizja Socialiste per integrim eshte nje nga partneret qe ne kemi parashikuar ne negociatat tona", tha Ceka.

    ALSAT
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, partitė e vogla zgjedhin shortin pėr listimin e kandidatėve pėr deputetė


    Partitė e vogla parlamentare po mendojnė tė zgjedhin njė formulė mjaft interesante pėrsa i pėrket renditjes sė emrave tė kandidatėve tė tyre nė listat pėr deputetė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pėr parti tė tilla si Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane etj, renditja e emrave nė listėn e kandidatėve duket se do tė bėhet vetėm me anė tė hedhjes sė shortit. Burime nga disa prej partive nė fjalė bėjnė tė ditur se pėrzgjedhja e variantit tė shortit pėr tė listuar emrat nė listėn e kandidatėve pėr deputetė do tė bėhet me qėllimin e vetėm pėr tė sheshuar pakėnaqėsitė dhe konfliktet e mundshme qė mund tė lindin brenda gjirit tė partive.

    Shorti
    Ndėrthurja nė Kod e dy formulave tė ndryshme pėr shpėrndarjen e mandateve, D’Hont dhe Saint Laguė rrit ndjeshėm shanset e partive tė vogla parlamentare aleate tė PS-sė dhe PD-sė pėr fitimin e mandateve tė deputetit nė zgjedhjet e ardhshme. Por nga ana tjetėr rrit edhe pretendimet e anėtarėve tė strukturave drejtuese tė kėtyre partive pėr tė qenė nė vendet e para tė listės sė kandidatėve pėr deputetė. Por ndėrsa partitė nė fjalė mund tė kenė zgjidhur vetėm emrat qė do tė udhėheqin tė parėt listat e kandidatėve nė 12 qarqet ku do tė konkurrohet, renditja e mėtejshme e emrave nuk e pėrjashton krijimin e pakėnaqėsive dhe xhelozive nė radhėt e anėtarėve tė strukturave drejtuese, tė cilėt synojnė tė kandidojnė pėr mandatin e deputetit. Pėr kėtė arsye, zgjidhja ėshtė parė te hedhja e shortit. Partitė e vogla parlamentare do tė aplikojnė hedhjen e shortit pėr tė renditur emrat e kandidatėve pėr deputetė nė listėn zyrtare qė do t’i depozitohet Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve 45 ditė pėrpara fillimit tė fushatės elektorale. Aplikimi i shortit do tė shmangė jo vetėm pakėnaqėsitė midis emrave qė duan tė kandidojnė pėr deputetė, por do tė evitojė edhe ēdo pasojė tė mundshme qė mund tė arrijė deri edhe nė mosangazhim tė tyre gjatė fushatės elektorale dhe procesit zgjedhor.

    Koalicionet
    Shumica e partive tė vogla parlamentare kanė deklaruar tashmė koalicionet, pėrkrah tė cilave do tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kėshtu Partia Republikane, PDR dhe Partia Agrare kanė zgjedhur koalicionin e Partisė Demokratike, ndėrkohė qė Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale i janė bashkuar koalicionit tė Partisė Socialiste. PBDNJ dhe PAD ende nuk e kanė pėrcaktuar koalicionin qė do tė bashkohen, ndėrkohė qė LSI-ja do tė udhėheqė koalicionin “E Majta pėr Integrim”, ndėrsa PDK do tė garojė nė koalicion mė vete, sė bashku me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Dy janė arsyet kryesore, tė cilat partitė e vogla parlamentare kanė zgjedhur t’u bashkohen koalicioneve tė dy partive tė mėdha PS e PD. Avantazhi kryesor i tyre pėr futjen nė kėto koalicione ėshtė i lidhur ngushtėsisht me ndėrthurjen nė Kodin Zgjedhor tė dy formulave pėr shpėrndarjen e mandateve, formula D’hondt dhe formula Saint Laguė. Partitė nė fjalė avantazhohen nga ky fakt, pasi ato do tė kenė mundėsi qė tė pėrfitojnė mandate deputeti, edhe pse mund tė kenė mė pak vota se partitė kryesore tė koalicioneve tė tjera, qė garojnė pėrballė koalicionit tė PD-sė dhe koalicionit tė PS-sė. Avantazhi tjetėr kryesor lidhet edhe me hapėsirat qeverisėse qė ato mund tė pėrfitojnė nė rast tė fitores sė koalicioneve nė tė cilat ato bėjnė pjesė.

    Albania
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, Meta: Nė mars do shpallim koalicionin

    Kryetari i LSI: Kandidatėt tanė, sipas "njė anėtar, njė votė"

    Zyrtarisht, objekti i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim deklarohet fitorja e zgjedhjeve parlamentare tė muajit qershor. Ky vendim u bė publik dje nga Ilir Meta nė mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombėtar tė partisė. Kryesia e LSI-sė kthehet nė Shtab Qendror Elektoral, ndėrsa kryesitė e LSI nė rrethe kthehen nė shtabe vendore elektorale. "Ėshtė detyra jonė qė tė udhėheqim ndryshimin qė shqiptarėt kėrkojnė, duke qenė i bindur se ėshtė dhe detyra ime qė t‘u jap shqiptarėve njė program konkret qeverisės, nė emrin tuaj dhe tė alternativės sonė, unė nuk do tė merrem me vitin 2008, por do tė merrem gjatė kėtij viti, jo vetėm me vitin 2009, por edhe deri nė vitin 2013", nėnvizoi Meta. Sipas tij, duke nisur qė nga kjo mbledhje deri nė mars duhet tė tėrhiqet mendimi i ēdo anėtari tė LSI-sė pėr kandidatėt pėr deputetė, sipas zonave, rretheve dhe qarqeve, me procedura transparente, sipas parimit "Njė anėtar, njė votė". Po kėshtu, vijoi Meta, brenda kėtij muaji ne do tė lanēojmė disa nga idetė kryesore tė projekt-programit tonė elektoral dhe qeverisės pėr zgjedhjet e ardhshme, i cili ėshtė diskutuar dhe draftuar nė njė gjendje, e cila tani pret verifikim, ballafaqim me opinionin publik. "Ne sot kėrkojmė si Kryesi nga ju si Komitet Drejtues Kombėtar mandatin pėr tė ndėrtuar dhe formalizuar koalicionin fitues tė zgjedhjeve tė ardhshme, nė mėnyrė qė brenda muajit mars tė formalizohet gjithēka qė ka tė bėjė me koalicionin, por edhe me programin, i cili do tė jetė i pėrbashkėt", u shpreh Meta. Nė kėndvėshtrimin e tė cilit, thelbi i programit ėshtė rritja e mirėqenies pėr ēdo qytetar shqiptar, e cila nis nė radhė tė parė nga lufta me program konkret kundėr varfėrisė dhe kundėr monopoleve, qė janė njė nga arsyet themelore tė rritjes sė kėsaj varfėrie dhe polarizimit tė frikshėm social nė vend. Nė kėtė drejtim, tha Meta, nė programin tonė nė luftėn kundėr varfėrisė, e cila prek nė mėnyrė tepėr tė rėndė dhe stresante gati 1/3 e shqiptarėve do tė jenė bonusi jetik dhe punėsimi jetik. LSI nė reformėn e asistencės sociale do tė institucionalizojė modelin e "punėsimit jetik", i cili kushtėzon pėrftimin e ndihmės ekonomike kryesisht me punėsimin nė sektorin publik dhe sferėn komunitare. Ky model do tė pėrfshijė punėsimin nė shėrbimet komunitare, si ato tė mjedisit dhe ambientit, nė shėrbimet publike qė lidhen me qendrat spitalore, rehabilituese, azileve tė moshės sė tretė. "Duke qenė njė forcė politike, e cila nė themel tė saj ka solidaritetin social, ne jemi tė bindur se nuk mund tė ketė zhvillim dhe mirėqenie pėr tė gjithė vendin nė rast se ne nuk luftojmė me devotshmėri, jo vetėm politike, por dhe sociale e njerėzore, pikėrisht pra varfėrinė", insistoi Meta. Teksa e cilėsoi kundėrshtarin mė tė madh dhe mė tė frikshėm jo vetėm pėr 1/3 e shqiptarėve sot, qė e vuajnė dhe e pėrjetojnė ēdo ditė, por edhe pėr stabilitetin social pėr vendin, edhe pėr sigurinė e cila tronditet gjithnjė e mė shumė nga krimi qė vjen pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike. "Do t‘ju ftoja qė tė diskutonim, duke e ndier veten tė gjithė anėtarėt e kėtij Komiteti si pjesė e njė Komiteti Drejtues elektoral gjatė gjithė kėtyre ditėve qė kanė mbetur deri nė qershor tė kėtij viti", u shpreh kreu i LSI-sė. Ai shprehu besim tė plotė se LSI do tė jetė forca e parė politike dhe koalicioni fitues i zgjedhjeve tė ardhshme. Sepse, sqaroi Meta, jemi jo vetėm mė tė ndershėm nė raport me shqiptarėt se ēdo forcė tjetėr politike, jo vetėm se jemi mė tė drejtė nė raport me shqiptarėt se ēdo forcė politike, jo vetėm se jemi mė atdhetarė dhe mė kombėtarė nė raport me interesat e vendit dhe tė kombit, se ēdo forcė tjetėr politike, por edhe sepse jemi mė tė aftė se kushdo tjetėr.

    Shqip
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri mė 28 qershor

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi ka dekretuar sot datėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme pėr Kuvendin e Shqipėrisė.
    Bazuar nė nenin 92, pika “gj” e Kushtetutės dhe nenin 184 tė Kodit Zgjedhor tė miratuar nga Kuvendi, presidenti i Republikės vendosi qė zgjedhjet e pėrgjithshme pėr Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė tė mbahen ditėn e diel, nė datė 28 qershor 2009.
    Sipas Kodit tė ri Zgjedhor, fushata elektorale pėr zgjedhjet parlamentare do tė nisė mė 28 maj.

    Alsat
    Sui generis

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, si do tė shpėrndahen mandatet brenda koalicioneve

    Sistemi proporcional rajonal, votimi me njė fletė tė vetme, si dhe formulat pėr shpėrndarjen e mandateve do tė bėjnė qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė konkurrohet jo vetėm midis koalicioneve, por edhe midis partive qė garojnė brenda tė njėjtit koalicion. Garimi brenda koalicionit pritet tė jetė mė i ashpėr midis partive dytėsore tė tė njėjtit koalicion, tė cilat do tė konkurrojnė me njėra-tjetrėn pėr tė pėrfituar mandatet qė mbeten nga partia kryesore. Thėnė mė qartėsisht, nė koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste do tė ketė njė rivalitet midis dy aleateve, Partia Social-Demokrate dhe Partia Demokracia Sociale, pėr tė pėrfituar mandatet e mbetura nga numri nė total i mandateve tė fituara brenda koalicionit. Ky rivalitet sigurisht do tė bėhet edhe mė i ashpėr nėse nė koalicionin e Partisė Socialiste bashkohet edhe PBDNJ-ja apo parti tė tjera. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr koalicionin e Partisė Demokratike, pėr rivalitet midis partive aleate, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lėvizja e Legalitetit etj.

    Formulat
    Nė Kodin e ri Zgjedhor ėshtė sanksionuar formula “D’Hondt” pėr shpėrndarjen e mandateve midis koalicioneve, ndėrkohė qė formula “Saint Laguė” do tė pėrdoret pėr shpėrndarjen e mandateve brenda tė njėjtit koalicion. Ėshtė kjo formulė ajo qė nxit rivalitetin midis partive tė tė njėjtit koalicion. Pėr ta ilustruar po japim shembullin e mėposhtėm. Nė njė qark tė caktuar janė 50 mijė vota dhe konkurrohet pėr 5 mandate deputetėsh. Koalicioni i Partisė Socialiste merr 30 mijė vota, ēka nėnkupton 3 mandate deputetėsh, ndėrkohė qė koalicioni i Partisė Demokratike merr 20 mijė vota, ēka nėnkupton dy mandate deputetėsh. Pėr tė vijuar mė tej me ilustrimin po pėrcaktojmė rezultatin e votave qė kanė marrė partitė brenda koalicionit, p.sh.: Partia Socialiste ka marrė 22 mijė vota, duke siguruar dy mandate, PSD-ja 6 mijė vota dhe PDS-ja 2 mijė vota. Pra diskutohet se cila prej forcave tė koalicionit do tė marrė mandatin e tretė tė fituar. Nė kėtė rast mandatin e tretė e merr Partia Social-Demokrate, duke qenė se ka numrin mė tė madh tė votave nė krahasim me partitė e tjera tė koalicionit.

    Koalicionet e tjera

    Nė koalicionin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim rivaliteti pėr mandatet e mbetura, edhe pse me mundėsi mė tė pakta, mund tė jetė midis Partisė PS ‘91 dhe aleates sė mundshme tė kėtij koalicioni, Partisė Aleanca Demokratike. Rivalitetit nuk do t’i shpėtojnė edhe dy partitė aleate tė sė djathtės, tė cilat do tė formojnė koalicionin e katėrt, pra midis Partisė Demokristiane dhe Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Mandatet qė do tė pėrfitojė ky koalicion do t’i jepen pikėrisht forcės politike qė ka marrė numrin mė tė madh tė votave.



    Tabela ilustruese

    Qarku X
    Numri i votave tė vlefshme: 50 000
    Numri i mandateve qė konkurrohet: 5
    Numri i votave tė koalicionit 1: 30 000
    Numri i mandateve tė koalicionit 1: 3
    Votat e partisė A nė koalicionin 1: 22 000
    Mandatet e partisė A nė koalicionin 1: 2
    Votat e partisė B nė koalicionin 1: 6 000
    Votat e partisė C nė koalicionin 1: 2 000
    Mandati i tretė i jepet partisė B


    Albania
    Sui generis

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Firmos Presidenti, Zgjedhjet Parlamentare mė 28 qershor

    TIRANE- Presidenti i Republikės Bamir Topi ka dekretuar sot datėn e zgjedhjeve. Mė 28 qershor 2009, shqiptarėt mbi 18- vjeē do tė shkojnė para kutive tė votimit pėr tė zgjedhur deputetėt e rinj tė Kuvendit. Topi ka vendosur qė tė dielėn e fundit tė qershorit tė zhvillohen zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri. Lajmi u bė i ditur nga zyra e shtypit e Presidencės.

    Dekreti i Presidentit mbėshtetet nė nenin nr.92 tė Kushtetutės dhe nė nenin nr.184 tė Kodit Zgjedhor. Topi ka firmosur sot paradite datėn e zgjedhjeve, ndėrkohė qė ka hyrė nė fuqi Kodi i ri Zgjedhor. Qė nga dita e sotme mund tė mblidhet Komisioni i ri zgjedhor.

    Nė bazė tė ligjit, Parlamenti i Shqipėrisė duhet tė shpėrndahet pas katėr muajsh nis nga sot, pėr t'i hapur rrugėn fushatės zgjedhore dhe mė tej zgjedhjes sė deputetėve tė rinj tė Kuvendit.

    Shekulli
    Sui generis

  8. #48
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 18/01/2009

    Zgjedhjet nė fall e nė kaleidoskop
    Kiēo Blushi

    Nuk besoj qė ka shqiptar sot, nė Veri e nė Jug, nė trojet shqiptare a nė diasporė, qė tė mos mėdyshet (disa me frikė e disa me ngazėllim), se edhe nė zgjedhjet e pritshme tė 28 qershorit, Berisha, ky mjeshtėr i pakonkurrueshėm i manipulimit, nuk do tė bėjė marifete, prapėsi dhe hilera tė paparashikueshme e tė pashembullta, nė dobi tė fatit tė tij politik. Ėshtė e qartė, NATO-ja, MSA-ja dhe rruga “patriotike” Durrės-Kukės, tė privatizuara tashmė tėrėsisht, do tė na paraqiten si suksese historike tė tij, do tė jenė refreni shungullonjės e buēimtar i kėsaj fushate zgjedhore, si asnjėherė megalomane, vetėlavdėruese dhe ballkanėrisht populiste!

    Pėr tė fashitur kėtė tymnajė demagogjike, kartat e identitetit dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor u hodhėn nė pazarin mediatik pėr tė na bindur se do tė kemi cilėsi e dukuri tė reja nė kėto zgjedhje. Kėshtu, nga shumėkush besohet e pranohet se kėsaj here nuk do tė ketė mė Dushk! Pra, nuk do tė ketė pėrfaqėsues tė emėruar apo tė dalė “nga (nėn) tryezat partiake”, qofshin kėta edhe kryetarė partish, d.m.th nuk do tė ketė mė deputetė tė sajuar, pa mandat real pėrfaqėsimi nga populli. Por ama, kjo nuk do tė thotė se kėsaj here nuk do tė dalin tė tjerė anonimė, rioshė e kodoshė e gra tė urta e tė bindura, sejmenė tė futur nė listat pėr deputetė, tė emėruar nga kryetarėt e partive, natyrisht pasi rishtarėt tė kenė dhėnė prova publike se kanė pėr tė qenė besnikė deri nė vdekje tė kryetarit tė partisė!

    Hamendėsohet qė partitė kėsaj here do tė marrin ato vota qė meritojnė, por kjo nuk do tė thotė qė nėpėrmjet “aleancave tė kryetarėve” tė mos dalin sėrish parti, si ajo e PR-sė, qė edhe pse nė 2005-ėn nuk fitoi as edhe njė deputet direkt, siguroi njė grup tė qenėsishėm parlamentar, pasi futi duart e “aleancės” nė thesin e PD-sė, apo si partia e Xhuvelit, qė edhe pse mori deputetė borxh nga PS-ja, kaloi mė pas nė tė djathtė…Pas zgjedhjeve me siguri do tė ketė pėrsėri shitblerje deputetėsh, natyrisht me ēmim edhe mė tė shtrenjtė se ata qė u shitėn nė mandatin qė po skadon!...Meqė asnjė parti zor se do tė marrė vota absolute, aleancat para, e sidomos ato paszgjedhore kanė pėr tė qenė mė spektakolare nė 2009-ėn se sa “martesa e ēuditshme “e Xhuvelit, apo e Ndokės me Berishėn nė 2005-ėn, apo edhe se votat e trafikuara tė socialistėve pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės!

    Kėshtu, nėse LSI-ja do tė ketė nė dorė numrin e mjaftueshėm tė deputetėve qė do t’i lipsen PS-sė tė formojė qeverinė e re, kush mund tė parashikojė se ēfarė kushtesh do t’i vihen nesėr PS-sė sė Edi Ramės? Kush pra, do tė jetė kryeministri? A do tė ketė aleanca dhe qeveri tė qėndrueshme? Prova qė u dha nė Bashkinė e Tiranės pėr buxhetin ishte njė paralajmėrim serioz qė synon tė pėrcjellė pikėrisht kėtė mesazh kėrcėnues brenda sė majtės!

    Nė kėto zgjedhje nuk do tė ketė mė votime me certifikata, por ama zor tė mos ketė votime rurale nė tufė, “me familje”, “me besa besė”, me “thasė me miell”, apo edhe me para nėn e mbi dorė…Kandidatėt pėr deputetė vėrtet nuk do tė ndeshen ballė pėr ballė me tė fortėt e lagjeve, pasi emrat e tyre kėsaj here do tė jenė nė listat rajonale, por kjo ama nuk do tė thotė qė kėsaj here nuk do tė ketė kandidatė “tė fortė” nė muskuj dhe nė para (tani kėta quhen biznesmenė), qė do t’i japin tonin edhe kėsaj fushate!…

    Pra, a do tė thotė qė kėto ndryshime, edhe pse duken tė rėndėsishme, do tė sjellin ndryshimin e shumėpritur?A ka garanci qė votimi dhe sidomos numėrimi i votave do tė jetė, si rrallėherė, i pastėr, i ndershėm dhe i drejtė? Qė kėsaj here do tė fitojė ai qė e meriton dhe ne do tė kemi, mė nė fund, njė pėrfaqėsim mė tė mirė e mė tė denjė?...A do tė ketė mė shumė apo mė pak stabilitet? Kush beson se gara zgjedhore mes partive konkurrente do tė jetė normale, brenda standardeve demokratike, ku qytetari do tė mund tė dallojė dhe pastaj tė zgjedhė alternativat e dėshiruara, edhe pse ėshtė bombarduar nga gėnjeshtrat dhe shpifjet? A do tė bėhet e mundur qė humbėsi tė pranojė publikisht humbjen, pra, ai qė ka sot pushtetin, nesėr, pas humbjes, do tė dorėzojė pushtetin dhe demokratikisht tė urojė kundėrshtarin qė e ka pas mallkuar aq shumė gjatė fushatės?!...

    Tė gjitha kėto pyetje kanė mbetur pezull, pa pėrgjigje nga politika. Por, kjo nuk do tė thotė qė qytetarėt tė mos japin vetė njė pėrgjigje tė saktė e tė merituar mė 28 qershor!...Vetėm se dilemat nė kėto zgjedhje nuk do tė mund tė sjellin ndryshimin e kėrkuar, ashtu si edhe eksperimentet e pėrbetimet e analistėve pėr ndryshim nė kokat e udhėheqėsve, tė atyre qė u vete prapa historia me qė janė provuar nė kėto 18 vjet, besoj se nuk ka pėr t’i ngrėnė kush nė qershorin qė po vjen!
    ***

    Kam pėrshtypjen se zgjedhjet e ardhshme nuk kanė pėr tė qenė aq rozė sa po na thuhet, ndonėse lufta politike do tė ketė veēori kryekrejt tė tjera! Njė gjė do tė jetė e sigurt: kėto zgjedhje kanė pėr tė qenė mė tė shtrenjtat nė historinė e pluralizmit! Kanė pėr t’u derdhur paratė lumė, para tė padeklaruara, tė pista apo tė lara, ashtu si premtimet dhe shiritat e prerė do tė na ēorodisin sytė dhe trutė natė e ditė…

    Kryekėput, nė ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, lufta brenda llojit ka pėr tė qenė, si asnjėherė tjetėr, mė e egėr dhe mė e paskrupullt edhe se lufta tradicionale mes pozitės dhe opozitės, e cila, edhe kjo, nuk ka pėr tė qenė mė e qetė se nė zgjedhjet e tjera, pavarėsisht nga ndryshimet e kodit zgjedhor! Ne do tė dėgjojmė akuza dhe sharje tė hatashme jo vetėm brenda sė majtės, mes PS-sė dhe LSI-sė, mes PSD-sė dhe LSI-sė, sepse mes tyre do tė luftohet “pėr jetė a pėr vdekje”, po edhe brenda sė djathtės, qė ėshtė shfaqur unike, pra mes PD-sė dhe koalicionit tė djathtė, polit tė djathtė qė po ravijėzohet kėto ditė. Nuk ka dyshim qė edhe nė kėtė krah, ashtu si mes LSI dhe PS, edhe PDK, LZHK, dhe partia e re e Ngjelės, PLD, kanė pėr tė ndezur njė luftė e cila ka pėr tė sjellė rrjedhje tė pandalshme tė votave, bashkė me rrezikun pėr tė mos marrė pushtetin kollaj asnjė prej dy rinocerontėve…Vetėkuptohet qė nė kėtė situatė, edhe dy partitė e mėdha dhe dy liderėt e tyre karizmatikė, qė synojnė karrigen e kryeministrit, kanė pėr t’iu pėrgjigjur zjarrit me zjarr, heshtės me heshtė, sulmit me sulm nė tė gjitha drejtimet!

    Por, ēuditėrisht, ky acar zgjedhor i qershorit, edhe nga opozita, edhe nga ajo qė quhet shoqėri civile, edhe nga ndėrkombėtarėt, nuk vėshtrohet me sy kritik. Sepse, zgjedhjet qėllimisht janė futur qysh tani nė njė kaleidoskop shumėngjyrėsh, ku tė gjithė, me sa duket, kanė filluar tė ngazėllohen prej vezullimit tė efekteve tė njė drite tė rreme nė kaleidoskopin zgjedhor!…Tė gjithė, pra, po japin pėrshtypjen se kėsaj here do tė ketė standarde tė larta, se fitorja ka pėr tė qenė e tyre, paēka se privatizimin dhe legalizimin e votimeve, “sukseset e papara”, antikorrupsionin, kartat e identitetit, antikrimin, institucionet e varura e tė pavarura, RTSH, INSTAT, KQZ, dritat dhe ujin, shiritat e rrugėve, punėsimin, tenderat dhe si dhe “vendin e parė” nė ēdo arritje i ka zaptuar totalisht Berisha!

    Askush deri tani nuk ka pushtuar hapėsirat mediatike si Berisha dhe rrallė mund tė gjendet nė rruzull njė tė dytė me fuqi tė tillė pėr tė pėrballuar mitingjet! Fushatat e tij zėngjiruara e me klithma, pėrherė nė turravrap, paēka se nė thelb nuk thonė asgjė pėr t’ua vėnė veshin, do tė krijojnė edhe kėsaj here, madje mė shumė edhe se herėt e tjera, pėrshtypjen se ai ėshtė jo vetėm i papėrballueshėm, por edhe i pakonkurrueshėm! Natyrisht, edhe i pathyeshėm, edhe i pazėvendėsueshėm, edhe i frikshėm si kundėrshtar! A ėshtė kjo njė meritė?

    E vėrteta ėshtė se askush deri tani nuk ka mundur tė neutralizojė kėtė uragan populist, qė djeg e shkreton opinionin publik shqiptar ditė e natė si njė flakėhedhės e qė, megjithatė, mbetet pėrherė nė pushtet! Vini re, ai tani ka filluar tė tallet! Kėsaj here Berisha nuk mban pranė vetes njerėz tė tjerė nėpėr mitingje, as kopistė, as ish-kopistė, as Topallin e ngrefur e as Bashėn e buzėqeshur, dhe kėtė e bėn qėllimisht, natyrisht jo vetėm pėr tė personalizuar fushatėn, por pėr tė krijuar bindjen se ai nuk ka e nuk mund tė ketė pasardhės, pra ai nuk mund tė zėvendėsohet as nė parti, as nė qeveri, madje as nė Shqipėri!

    Pėr tė krijuar kėtė bindje, ai jo vetėm qė derdh lumė dyshifrorė dhe pėrqindje krahasuese, por tė paverifikuara as nga FMN, por nė Durrės ai deklaroi se nė katėr vitet e ardhshme ne kemi pėr t’u barazuar nė paga dhe nė mirėqenie edhe me Poloninė e Ēekinė; se nėn udhėheqjen e tij ne do tė bėhemi anėtarė tė BE-sė e tė NATO-s, se do tė qarkullojmė nėpėr botė pa viza; me njė fjalė ne do tė jemi mė tė lumturit e Europės, sigurisht nėn udhėheqjen e ndritur tė “pėrfaqėsuesit tonė mė dinjitoz”, si deklaroi Berisha pėr Berishėn nė Durrės!

    ***

    Nuk gaboj po tė them se, duke qenė njė kryeministėr fuqiplotė, duke prodhuar njė qeverisje me demek tė fortė (qė nuk pyet as pėr vėrejtjet e SHBA-sė e as pėr ato tė BE-se e KE-sė), me pushtet tė centralizuar nė njė dorė, pas pastrimit tė tė gjitha institucioneve tė varura e tė pavarura nga tė padėshiruarit dhe tė dyshimtėt, Berisha nuk ka pėr tė pranuar humbjen dhe dorėzimin paqėsor tė pushtetit as kėsaj radhe. Ndoshta, mė saktė duhet thėnė: sidomos kėsaj here, ai nuk ka pėr ta dorėzuar pushtetin!

    Sepse, mbi tė dhe mbi familjen e tij, si mbi asnjė lider tjetėr, rėndojnė akuza tė frikshme. Sepse, proceset dhe hetimet janė ende tė hapura, pavarėsisht nga terrori mbi Prokurorinė dhe gjykatat. Sepse, tefterėt e privatizimeve dhe pėrvetėsimeve nuk janė kopsitur as plotėsisht dhe as pėrfundimisht! Sepse, Berisha e di mė mirė se kushdo, se kėsaj here, po iku nga pushteti, si iku qoftėlarg Nanoja, nuk ka pėr tė pasur mė “njė herė tė tretė” pėr tė! Pra, nuk ka mė rikthim nė pushtet si nė 2005-n! Ai e di se po iku kėsaj here nga pushteti nuk ka pėr tė pasur mė prokurorė e gjykatės qė tė japin dorėheqje pėr shkak tė trysnisė dhe frikės prej tij! Ja pėrse lufta totale dhe jo pa sukses qė ai i ka bėrė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sė fundi, edhe pse u kritikua nga Kėshilli i Europės, edhe Gjykatės Kushtetuese, aq sa mund tė thuhet se i ka paralizuar, dėshmojnė se kryeministri nė fjalė, jo vetėm qė ka frikė e panik tė papėrmbajtur tė humbasė, d.m.th tė dorėzojė paqėsisht pushtetin, por do tė bėjė tė pabėrėn qė tė mos e lėshojė pushtetin nė qershor.

    Edhe pse ėshtė krejt njė tjetėr situatė krahasuar me vitin 1997, kur dorėzoi pushtetin, Berisha sot ka mė shumė frikė tė largohet nga pushteti, edhe se nė atė vit tė mbrapshtė kur Shqipėria gati sa nuk ra nė luftė civile! Populli thotė: ruaju nga frikacaku, por mos ki frikė nga trimi! Berisha bėn trimin nėpėr fushata dhe ekrane se ka frikė! Ndaj sot pėr sot, nuk dihet se si do tė shpėtojmė jo vetėm nga ai, po edhe ne nga frika e pakontrolluar e tij! Por, le tė shpresojmė qė tė jetė kėmbėmbarė ky qershor!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mo ke qen dhe ti o josif me kicon blush ne ate mitingun e famshem ramizoist anti-ambasad-iksave ahere mo.. se shum po i don si vehten keta kicot e koplikat..
    nejse..

    ja cna thote kjo shoqja nga bashkia e kombinatit ish josif stalin..



    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Rama shpėrthen nė fyerje kundrejt banorėve tė Kombinatit

    Rama SMS Abazajt pėr banorėt: Injorantėt tė mos hanė m.ut kot

    Edukata e kryebashkiakut Edi Rama lė pėr tė dėshiruar?! Nė fakt nuk ėshtė aspak pėr t’u ēuditur sepse tashmė njihet mirė pėr fjalorin e tij me gazetarėt, qytetarėt por edhe me drejtues apo edhe figura politike dhe tė jetės shoqėrore nė vend. Ai tashmė njihet mė sė miri qė nuk e kontrollon aspak fjalorin, pavarėsisht se me kė flet, pavarėsisht se bashkėdialoguesi i tij mund tė jetė edhe femėr. Kėtė, kryebashkiaku Rama na e ka treguar sė fundmi edhe nėpėrmjet njė mesazhi elektronik, tė cilin e ka dėrguar nė adresė tė numrit celuar tė kryetares sė njėsisė bashkiake nr.6, Luzhiana Abazaj, e cila e ka ruajtur pėr ta publikuar nė momentin e pėrshtatshėm. Duke harruar respektin por edhe pėrmbajtjen si drejtues bashkie ai u kthen pėrgjigje banorėve tė Kombinatit, nė mėnyrė tepėr fyese, nėpėrmjet telefonit tė zonjės Abazi. "Thuaj atyre injorantėve tė shohin piacat e lagjeve tė Italisė dhe tė Spanjės e tė mos hanė *** kot". Ėshtė ky mesazhi i mbėrritur nė telefonin celular tė zonjės Abazaj, e cila ka mbetur e shokuar pėrballė pėrgjigjes sė kryebashkiakut Edi Rama, por jo “risisė” nė kėtė mes. Kėshtu, teksa nė dialog me komunitetin dhe nė bredhje lart e poshtė dhe me pretendimin se u qan hallet banorėve tė lagjeve tė ndryshme, nė tė vėrtetė kryebashkiaku Rama duket se u ka treguar diēka tjetėr nė realitet banorėve tė njėsisė bashkiake nr.6 nė Kombinat. Ai nė fakt u ka treguar atyre, mėnyrėn se si ai i vlerėson dhe atė qė ai ndjen pėr ta.
    Denoncimi i Luzhiana Abazajt
    E ndikuar nga fjalėt boshe tė kreut tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama dhe demagogjisė nė emėr tė qytetarėve, kryetarja e njėsisė bashkiake nr.6, Luzhjana Abazaj, pėr herė tė parė ka bėrė tė ditur publikisht se sa e vlerėson nė tė vėrtetė kryebashkiaku Rama fjalėn dhe mendimin e komunitetit. Nė njė mesazh telefonik, Rama pėrbalt shqetėsimin e komunitetit tė Kombinatit lidhur me ēėshtjen e sheshit "Garibaldi", tė cilin ata nuk pranuan ta betonizojnė. Duke i referuar shprehjeve tė shumta tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės se po bllokohet jeta dhe zhvillimi i kryeqytetit, po mbeten peng shumė ēėshtje qė kėrkojnė zgjidhje, kryetarja e njėsisė nr. 6, Luzhjana Abazaj, ka pohuar faktin se nė tė vėrtetė kreu i bashkisė, Rama shqetėsohet pėr fondet qė iu ka premtuar tė tjerėve pėr tua dhėnė, sesa pėr kėtė komunitet. “Nė vend qė tė merrnin njė pėrgjigje vlerėsuese pėr shqetėsimin e komunitetit jo pak herė kemi marrė fjalė fyese pėr kėtė komunitetit dhe jetėn e tij. Ėshtė paradoksale qė tė dėgjosh nga goja e njė njeriu tė tillė si Edi Rama se i dhimbset jeta dhe problemet e kėtij komuniteti. Si ka mundėsi qė ky kryetar bashkie del edhe flet nė emėr tė komunitetit kur ai nuk ka pėrtuar t'i fyejė ata edhe me fjalėn e fundit”, ka deklaruar Abazaj, e cila, nga celulari i saj, ka nxjerrė njė kthim pėrgjigje tė kreut tė bashkisė, Edi Rama, nė lidhje me shqetėsimin e komunitetit pėr mos betonimin e sheshit "Garibaldi". Nė tabulatin e telefonit celular tė Luzhjana Abazajt, nė mesazhin pėrgjigje tė kreut tė bashkisė, Edi Rama, tė datės 6 tetor 2008 lexohej: "Thuaj atyre injorantėve tė shohin piacat e lagjeve tė Italisė dhe tė Spanjės e tė mos hanė *** kot".
    Pikėrisht kjo ka qenė pėrgjigja e Ramės pėr komunitetin e Kombinatit qė kanė kundėrshtuar mosbetonimin e sheshit tė tyre qė iu mbush mushkėritė me oksigjen. Por sipas Abazajt, nė ēdo kohė Rama e ka shkelur me kėmbė dinjitetin e kėtij komuniteti.



    ************************************************** ************************

    Luzhjana Abazaj: Ja investimet nė projektbuxhetin rrumpallė tė Ramės
    Krerėt e njėsive bashkiake duken tė vendosur nė qėndrimin e tyre kundėr projektbuxhetit tė kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama. Duke e cilėsuar “projektbuxheti i rrumpallės”, kryetarja e njėsisė bashkiake nr. 6 nė kryeqytet, Luzhjana Abazaj, i ka bėrė thirrje edhe njė herė kreut tė bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, qė tė reflektojė sa mė parė nė drejtim tė hartimit tė projektbuxhetit tė bashkisė sė kryeqytetit. Sipas kryetares sė kėsaj njėsie, janė fakte tė shumta tė cilat po zbardhen dita ditės nga tė gjithė drejtuesit e njėsive bashkiake nė kryeqytet, qė flasin pėr faktin se ka njė mungesė transparence tė theksuar nė drejtim tė realizmit tė investimeve tė parashikuara pėr vitin e kaluar. Ndėrkohė qė, po sipas kryetares sė njėsisė sė minibashkisė nr. 6 nė kryeqytet, Luzhjana Abazaj, pėrsėri nė projektbuxhetin e kėtij viti qė ėshtė rrėzuar nga votat e kėshilltarėve kjo transparencė ėshtė pėrsėri e munguar. Abazaj e ka ribėrė kėrkesėn e saj drejtuar Edi Ramės pėr njė rishikim tė transparencės gjatė ditės sė djeshme, kur ajo ka treguar me fakte konkrete se nė projektbuxhetin e kėtij viti janė pėrfshirė edhe tri rrugė, tė cilat janė tė investuar qė nė vitin 2003 nga kooperacioni italian. Ndėrkohė qė, sipas Abazajt, nė kėtė projektbuxhet janė parashikuar edhe investime, tė cilat kjo njėsi bashkiake i ka tė mbyllura nė investime nga bashkėpunimi me Fondin Shqiptar tė Zhvillimit.
    Ja mashtrimet e Ramės me buxhetin
    Duke iu referuar buxhetit tė bashkisė sė Tiranės pėr vitin e kaluar dhe projektbuxhetit tė kėtij viti, kryetarja e minibashkisė nr. 6, Luzhjana Abazaj, nė mėnyrė konkrete ka treguar nė rrugėt e kėsaj njėsie situatėn e tyre reale dhe nevojat pėr kėtė vit. Abazaj ka pohuar gjatė prononcimit tė saj mediatik se aktualisht nė kėtė njėsi janė tė investuara segmente rrugore "Llazi Miho", "Llambi Bonati" "Hamdi Cenoimeri". Duke qenė pranė rrugės Llazi Miho, kryetarja e njėsisė nr.6, Abazaj, ka pohuar: "Siē e shikoni kjo ėshtė njė ndėr rrugėt qė Rama e ka parashikuar nė projektbuxhetin e tij, tė rrumpallės do ta quaja, tė cilėn e ka vėnė pėr sistemim dhe asfaltim. Si kjo rrugė qė quhet "Llazi Miho", ai ka vėnė nė "Thuaje fjalėn tėnde" nė projektbuxhetin, qė e ka paraqitur nė takim me popullin, jo vetėm kėtė rrugė, por edhe dy rrugė tė tjera "Llambi Bonati" dhe "Hamdi Cenoimeri", tė cilat janė kryer nga kooperacioni italian nė vitin 2003. Unė shtroj pyetjen se ēfarė do t'iu bėjė kėtyre rrugėve mė zoti Rama me projektbuxhetin e vitit 2009-tė? Po tė shikojmė prioritetet qė ai ka vėnė si bashki, ai ka vėnė pėr 2009-ėn edhe dy rrugė "Shaban Bardhoshi" dhe Hamdi Pepa" qė unė i kam planifikuar me FSHZH pėr rikonstruksion".
    Sipas kryetares sė njėsisė bashkiake nr. 6 nė kryeqytet, Luzhjana Abazaj, kėto rrugė kėrkojnė ndėrhyrje tė thellė dhe jo sa pėr tė shpėlarė gojėn dhe dhėnė njė lustėr nga sipėr.
    Ndėrkohė qė, duke mbetur nė faktin e investimeve tė pėrfunduara dhe tė cilat nuk kanė pėrse tė jenė nė plan investimesh kėtė kėtij viti, kryetarja e njėsisė bashkiake nr. 6, Luzhjana Abazaj, ka pohuar se po ndodh e njėjta gjė me rrugėt si dhe me shumė shkolla, tė cilat edhe pse vetė Rama i ka inauguruar nė vitin 2008-tė, i rivė nė projektbuxhetin e kėtij viti. Abazaj ka shprehur shqetėsimin e saj edhe pėr kėrkesėn e bėrė nga banorėt e Kombinatit pėr hapjen e njė pusi pėr tė vaditur gjelbėrimin e kėsaj zone, por qė kryebashkiaku Edi Rama ka preferuar ta hapė nė Pezė. “Nuk e di arsyen me gjithė shkresat e shumta qė i kemi dėrguar kryetarit Rama. Dhe ky pus qė ndoshta mund tė ishte pėr Kombinatin, sot ėshtė hapur nė hyrje tė komunės sė Pezės nga punėtorėt e bashkisė. Me ē’tė drejtė dhe ē'lidhje ka bashkia e Tiranės me komunėn e Pezės". Ajo ka ftuar gazetarėt qė pėr tė vėrtetuar gjithēka nė fjalėn e saj, tė preken mė nga afėr dhe nė mėnyrė konkrete investimet e kryera nė kėtė njėsi dhe qė ēuditėrisht rifuten nė projektbuxhet nė mėnyrė tė padrejtė dhe qė lėnė shumė pėr tė dyshuar pėr abuzime tė fondeve publike. Kryetarja e njėsisė nr. 6, Luzhjana Abazaj ka ftuar edhe kolegėt e saj nė njėsite e tjera bashkiake tė realizojnė transparencėn reale tė munguar nga bashkia e Tiranės lidhur me pėrdorimin e fondeve dhe investimeve.




    Krerėt e minibashkive:
    Projektbuxheti i Ramės, kopje e investimeve tė parealizuara tė vitit 2008
    Armond Halebi, kryetar i Njėsisė Bashkiake nr. 9
    Me keqardhje dėgjuam dje deklaratėn e Kryetarit tė Bashkisė, z. Edi Rama ku theksoi se buxheti i vitit 2009 u hodh poshtė pėr arsye politike, kur nė tė vėrtetė ėshtė e kundėrta dhe pėr kėtė, ne si Shoqatė e Njėsive Bashkiake jemi shprehur qartė pėrpara se ky projekt tė kalonte nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės. Ne i jemi drejtuar kėshillit nė emėr tė qytetarėve dhe qytetareve tė Tiranės pėr tė bėrė ndryshime nė kėtė buxhet bazuar nė kėrkesat e tyre dhe jo pėr tė shprehur mllef politik. z. Rama u shpreh se ky buxhet ėshtė mė i miri qė administrata e Bashkisė ka hartuar deri mė sot, por i kujtojmė z. Rama se ky buxhet ėshtė njė kopje buxhetit tė investimeve apo projekteve tė parealizuara pėr vitin 2008. Ne jemi sot kėtu si shprehės tė vullnetit tė komuniteteve qė pėrfaqėsojmė dhe si mbrojtės tė interesave tė tyre jashtė pėrkatėsive politike pėr ti kėrkuar z. Rama, tė marrė nė konsideratė prioritetet e kėrkuara nga Njėsite Bashkiake, Kėshillat Bashkiake dhe banorėt e tyre, ti pasqyrojė ato nė projekt buxhet dhe tė mos bėhet pengesė pėr realizimim e investimeve qė ky buxhet tė jetė realisht pėr qytetarėt e Tiranės.

    Luzhiana Abazi, kryetare e Njėsisė Bashkiake nr. 6
    Realisht ne mė tė vėrtetė kemi hyrė sė bashku pėr tė ardhmen dhe pėr kėtė janė vendosur prioritet nė buxhetin e vitit 2008, por nė fund tė kėtij vitit janė investime apo premtime, tė cilat nuk u kryen nga bashkia e madhe. Kjo nuk ka lidhje politikėn, sepse ne jemi ēdo ditė pranė komunitetit dhe unė kėtu i shtroj pyetjen zotit Rama: “A ka provuar ndonjėherė zoti Rama, t’i vijnė qytetarėt pėrditė nė zyrė, t’i qajnė hallet ēdo ditė dhe tė gjenden pranė tyre, pėr tė zgjidhur kėto shqetėsime, pėr tė zbatuar ato prioritete, qė ne kemi vėnė tė gjithė bashkėrisht”? Kėtu nuk ka mė politikė.

    Ilir Kokona, kryetar i Njėsisė Bashkiake nr. 3
    Qė nuk ėshtė politike, kjo kuptohet shumė mirė, pėr shkak se nė i kemi miratuar kėto edhe nė kėshillat e njėsive bashkiake, ku janė tė gjitha forcat politike tė pėrfshira. Pra, nuk duhet tė ngatėrrohen problemet teknike me problemet politike. Kurse, nė qoftė se do tė shkojmė nė zgjedhje, nėse miratohet apo jo buxheti, kjo tashmė ėshtė nė dorė tė kryetarit tė bashkisė, pėr shkak se ai i di tė gjitha propozimet e bėra nga ne, nga kėshilltarėt dhe ėshtė nė dorė tė tij pėr t’i reflektuar kėto nė projektbuxhet.
    Haki Mustafaj, kryetar i Njėsisė Bashkiake nr.11
    Unė do tė shtoja edhe diēka nė lidhje me zotin Edi. Ai ka gjetur kohė, pėr t’u takuar me 10-15 banorė nė lagjet tona dhe nuk ka gjetur kohėn deri sot, pėr t’u takuar me 11 kryetarė tė njėsive bashkiake, pėr t’i dėgjuar ato, qoftė edhe nėse nuk i merr parasysh konsideratat dhe propozimet qė kanė. Sė dyti, ne kėtu nuk pėrfaqėsojmė thjesht vetveten. Unė dhe kolegėt kemi mbi 20 kėshilltarė, ku janė tė gjitha forcat politike, por nuk ėshtė marrė asnjė konsideratė e tyre. Ju duhet tė kuptoni, qė nuk kemi dalė kėtu pėr t’iu kundėrvėnė Edit, por ne kemi dalė pėr tė mbrojtur komunitetin dhe pėr tė kėrkuar atė qė i kanė premtuar kėshilltarėve dhe ne, dhe ato pėr tė cilat zonat tona kanė nevojė dhe e dinė mė mirė ato se vetė Edi.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    Edukata e kryebashkiakut Edi Rama lė pėr tė dėshiruar?!

    Luzhjana Abazaj: Ja investimet nė projektbuxhetin rrumpallė tė Ramės
    .

    O Zot,

    Kjo thote se atij i mungon edukata.
    Goxha grua dhe shtetare, perdor terma si "rrumpalle" per te pershkruaj nje projekt te shtetit.

    Njeri i bie SMS me fjalor rrugaces, tjetra shkon ne gazete me fjalor te njejte.

    O e mjera Shqiperi ke ke ne krye..........


    Kur do u bjere nje rrufe te gjithe ketyre "politkaneve" Shqiptare?

    Po ama dhe po u ra, kush do ua zere vendin, ne qe vetem shahemi ne forume.
    Kjo eshte Shqiperia e sotme dhe ky eshte Njeriu i Ri i Enver Hoxhes, Fatos Nanos, Sali Berishes e Edi Rames.


    O Obama, na boj i cop ven ne Amerike, ke orkestra jote, se do i bim mire fizarmonikes, se vendi yne na ka sikterisur...
    Mesues pune me dru.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Paratė e fushatės, TIA: Partitė fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •