Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tirana Observer, e premte , 07 nėntor 2008

    Besnik Mustafaj mbėshtet Ilir Metėn: Kodi duhet tė ketė mbėshtetje tė gjerė
    Shkruar nga Qamil Xhani

    Nėntė deputetėve qė kėrkojnė mosmiratimin e Kodit tė ri Zgjedhor u ėshtė bashkuar dje dhe deputeti i Partisė Demokratike, Besnik Mustafaj. Kandidati pėr PD-nė e Tiranės, Mustafaj, gjatė takimit me ambasadorin e Gjermanisė nė Tiranė, Bernd Borchardt, ėshtė shprehur se ky kod monopolizon votat nė dy partitė e mėdha PD e PS. Ndėrsa ka shtuar se varianti i propozuar aktualisht nė Parlament nuk u jep mundėsi partive tė vogla parlamentare dhe kandidatėve tė pavarur. Takimi i deputetėve tė partive tė vogla me Presidentin Bamir Topi duket se ka dhėnė rezultatet e para. Mustafaj ėshtė zėri i parė qė del kundėr linjės sė PD-sė pėr ēėshtjen e ligjit elektoral.

    Kundėrshtimi i Mustafajt

    Besnik Mustafaj ka thyer heshtjen brenda PD-sė teksa ka deklaruar se Kodit i ri Zgjedhor dėmton partitė e vogla dhe kandidatėt e pavarur. Deklarata e tij ėshtė bėrė dje gjatė takimit me ambasadorin gjerman, ku ėshtė vėnė theksi mbi nevojėn e njė ligji qė tė ketė miratimin e faktorit politik, por edhe tė opinionit publik. Mustafaj ėshtė deputetit i parė i PD-sė qė del hapur kundėr marrėveshjes se dy partive kryesore pėr ēėshtjen e miratimit tė ligjit tė ri elektoral. Ish-ministri i Jashtėm ėshtė shprehur se miratimi i njė ligji tė tillė do tė monopolizonte votat vetėm nė duart e dy partive kryesore. Projekti i Kodit Zgjedhor ka gjetur konsensus mes dy forcave kryesore nė vend, Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste. Komisioni i Reformės Zgjedhore pas njė pune gati dyvjeēare, sė fundit paraqiti nė Parlament njė projekt qė lė jashtė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe komisioneve tė tjera, pėrfaqėsues tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe Partisė Demokristiane. Vendimi i dy forcave kryesore ka sjellė dhe reagimin e LSI-sė, PDK-sė dhe njė sėrė deputetėsh tė forcave tė tjera. Ndėrsa deklarata e Mustafajt bėhet nė momentin qė ligji pritet tė kalojė pėr miratim nė Parlament.

    Sinjali i Mustafaj

    Nuk ka thėnė se nuk do ta votojė, por rezervat e tij ndaj Kodit tė ri Zgjedhor kanė qenė tė qarta. Takimi i nėntė deputetėve tė partive tė vogla me Presidentin Topi dhe kėrcėnimi pėr grevė urie kanė dhėnė sinjalet e para brenda sė djathtės. Mustafaj qė ėshtė dhe njė nga kandidatėt pėr PD-nė e Tiranės, ėshtė shprehur dje kundėr miratimit tė njė ligji tė tillė qė cėnon standardet e zgjedhjeve. Ndėrsa sinjali i tij duket se ėshtė dhe pėr deputetėt e tjerė tė djathtė qė ende nuk e kanė thėnė fjalėn e tyre pėr kėtė ligj. Po ashtu njė qėndrim i qartė nuk ėshtė dhėnė nga ana e partive tė vogla tė djathta. Republikanėt dhe ambinetalistėt nuk kanė reaguar pėr njė ligj prej tė cilit preken direkt.

    Memushi i bashkohet LSI-sė pėr ndryshimet nė ligjin elektoral

    Luan Memushi ėshtė deputeti i fundit socialist qė ka deklaruar largimin e tij nga Partia Socialiste. Marrėveshja PS-PD pėr heqjen e sė drejtės sė pėrfaqėsimit tė partive tė vogla, duket se nuk ėshtė pritur mirė nga tė gjithė deputetėt e PS-sė. Luan Memushi ka sqaruar dje para gazetarėve arsyet pse iu bashkėngjit listės me deputetėt qė do tė hyjnė nė grevė urie. Sipas tij, partitė e mėdha politike duhet tė kishin marrė miratimin e njė spektri mė tė gjerė tė subjekteve politike pėr tė arritur njė konsensus. Memushi ėshtė njė nga deputetėt e PS-sė qė nuk ka qenė nė favor tė ndryshimit tė kursit politik tė PS-sė. Pas Petro Koēit, Memushi ėshtė deputeti qė bėnė lėvizjen e radhės, duke u distancuar nga drejtuesit aktualė tė Partisė Socialiste. Futja e emrit nė listėn e deputetėve qė takuan Presidentin Topi dhe paralajmėruan grevėn e urisė, ėshtė hapi i parė drejt divorcit tė tij me selinė rozė.

    Milo nuk hyn nė grevė

    Beson mė shumė te vota e tij nė Parlament, sesa te protestat dhe grevat qė do tė organizojnė partitė e tjera. Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka hedhur poshtė zėrat pėr njė pėrfshirje nė grupin e deputetėve qė do kundėrshtojnė miratimin e Kodit tė ri Zgjedhor me anė tė grevės sė urisė. Pėrpara gazetarėve, dje Milo komentoi se si deputet kundėrshtimet e tij do t'i bėjė nė Parlament. Ndėrsa po ashtu ėshtė shprehur se nuk do t'i bashkėngjitet listės me deputetėt qė do tė hyjnė nė grevė urie. "Qėndrimet ndaj Kodit tė ri Zgjedhor janė e drejtė e ēdo partie, por kontestimet nuk duhet tė shprehen me greva urie", u shpreh kryetari i PDS-sė. Por nga ana tjetėr, Milo duke komentuar raportin e Bashkimit Evropian u shpreh se dokumenti ėshtė njė paralajmėrim pėr standardet e zgjedhjeve. PDS ka shprehur me kohė vėrejtjet e saj pėr Kodin Zgjedhor, ndėrkohė qė nė momentin e marrėveshjes mes PS dhe PD nuk ka preferuar t'u bashkėngjitet deputetėve qė janė kundėr miratimit tė tij. Pas Partisė Social Demokrate, PDS ėshtė njė nga dy aleatėt qė i kanė mbetur Partisė Socialiste.

    Meta: Tė garantohet vota e tė gjithėve

    Katėr partitė qė kanė nėnshkruar kundėrshtimet e tyre ndaj Kodit Zgjedhor tė propozuat nga PD e PS, pėrveē grevės sė urisė do tė pėrpiqen tė bllokojnė dhe Parlamentin. Gjatė seancės kur do tė miratohen propozimet e dy partive kryesore, deputetėt do tė pėrpiqen tė bllokojnė kalimin e tyre pėr votimin. Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, u shpreh dje se, "Kodi Zgjedhor duhet tė garantojė tė drejtėn e votės pėr tė gjithė shqiptarėt, jo vetėm pėr dyshen Rama-Berisha".

    Kundėrshtimi

    Pėrfaqėsues tė LSI-sė dhe PDK-sė kanė sqaruar dje pozicionin e tyre nė lidhje me protestėn dhe hyrjen nė grevė urie. Deputeti i LSI-sė, Dritan Prifti, u shpreh se nuk mund tė lihet nė dorė tė dy partive administrimi i votave tė gjithė shqiptarėve. "Zgjedhjet prandaj bėhen, qė populli tė nxjerrė ata qė kanė shumicėn e votave, kėta duan shumicėn e votave tė "Dushkut", me mandatet e vjedhura tė "Dushkut", me ato mandate tė vjedhura, tė cilat janė kontestuar nga shqiptarėt dhe nga ndėrkombėtarėt, qė janė mandate ilegjitime nė Kuvendin e Shqipėrisė, dhe ata nuk mund tė vendosin me to. Zgjedhjet prandaj bėhen, qė tė zgjedhė populli", tha Prifti. Mė tej deputeti i LSI-sė ėshtė shprehur se greva e urisė ėshtė e vetmja rrugė qė u ka mbetur pėrballė votave tė dy partive kryesore.

    Strategjia

    Protestat qytetare janė faza e parė e kundėrshtimit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ndėrsa greva e urisė e cila u paralajmėrua dy ditė mė parė nga deputetėt qė takuan Presidentin Topi mendohet tė jetė njė nga veprimet e fundit. Por njė tjetėr skenar i pėrfaqėsuesve tė partive qė kundėrshtojnė Kodin Zgjedhor parashikon bllokimin e Parlamentit gjatė miratimit tė Kodit Zgjedhor. Nėnkryetari i LSI-sė, Petrit Vasili, u shpreh dje gjatė njė interviste nė televizionin "Ora-News", se po shqyrtohet dhe mundėsia e bllokimit tė Parlamentit pėr tė mos lejuar kalimin e ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor.

    Dritan Prifti

    "Zgjedhjet prandaj bėhen, qė populli tė nxjerrė ata qė kanė shumicėn e votave, kėta duan shumicėn e votave tė "Dushkut", me mandatet e vjedhura tė "Dushkut", me ato mandate tė vjedhura, tė cilat janė kontestuar nga shqiptarėt dhe nga ndėrkombėtarėt, qė janė mandate ilegjitime nė Kuvendin e Shqipėrisė, dhe ata nuk mund tė vendosim me to. Zgjedhjet prandaj bėhen qė tė zgjedhė populli".

    Dje protesta nė "Qytetin Studenti"

    Lėvizja Rinore pėr Integrim organoni dje protestėn e radhės, kundėr miratimit tė Kodit Zgjedhor nė sheshin "Demokracia" tė "Qytetit Studenti". Nė moton "Tė mbrojmė Votėn e lirė", rreth 400 studentė, zgjodhėn nė mėnyrė simbolike tė protestojnė nė vendin ku 18 vite mė parė nisėn protestat pėr rrėzimin e diktaturės. Kryetarja e LRI-sė, Erisa Xhixho, duke folur para protestuese u shpreh se tė rinjtė duhet tė ndalojnė vendosjen e njė diktature tjetėr mė tė rrezikshme. Nė miting folėn dhe drejtuesit e LRI-sė, Besjan Peshja dhe Artit Ēela.

  2. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    P a n o r a m a, 13/11/2008

    Mjerimi i sotshėm i demokracisė
    Artur Zheji

    I.

    Nė tė vėrtetė Shqipėria ka pasur gjithmonė njė demokraci inperfekte.

    Ky ėshtė me sa duket njė kufizim i pandreqshėm qė do tė shkaktojė dhimbje dhe varfėri pėr shumė kohė akoma nė kėtė vend.

    Kėrcėnimi i pėrhershėm ėshtė prirja e sėmurė dhe makutėria e grumbullimit nė njė ose dy duar tė tė gjitha pushteteve dhe mundėsisht tė tė gjitha parave qė mund tė shtrydhet nga cica e drobitur e kėtij vendi tė martirizuar qė thirret ende Shqipėri.

    Sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe, qė sot jetojmė nėn njė ankth tė ri.

    Kuvendi ėshtė shndėrruar nė njė kullė ngujimi, ku njė grup deputetėsh kanė shpallur dhe po bėjnė grevė urie pėr njė tė drejtė elementare, por njėkohėsisht thelbėsore, garantimi i votės sė shqiptarėve nga orekset e ca tė tjerėve, me sa duket anėtarė tė Partisė sė madhe tė tė Pangopurve.
    Jemi nė vitin 2008 dhe si shefat e Partisė tė tė Pangopurve, tanimė janė identifikuar dy personazhe: Sali Berisha dhe Edi Rama.

    Kėta dy zotėrinj, “Korab i pavdekshėm” njėri dhe “yll ndriēues” tjetri, kanė rithemeluar de facto njė parti tė vetme, me njė qėllim tė vetėm dhe me njė strategji tė koordinuar.

    Tanimė shqiptarėt, duan s’duan po i lidhin gjithmonė e mė shpesh kėto dy emra nė njė nyje tė vetme, si liderė tė njė partie tė vetme, qė synon ndarjen si byrek tė Shqipėrisė nė dy pjesė dhe me dy gjysmė mbretėr.

    Njėri, Saliu, ish-komunist dhe gjėmėmbjellės i regjur, personifikim i kahershėm i fatkeqėsive kombėtare dhe tjetri, Edi, mė i ri, mikroborgjez, i ngritur rreng pas rrengu nė njė karrierė vertikale marramendėse (dhe kandidat pėr llupje me kafshata tė mėdha tė gjysmėbyrekut qė nuk ha dot Saliu).

    E pra, filozofia e tyre, i kėrkoj ndjesė filozofisė pėr krahasimin, pėrmblidhet banalisht nė dy gjysma byreku, nė njė tepsi dhe nė njė popull qė duhet tė gatuajė pėr ta si skllav tėrė jetėn. Kėtij populli pastaj i jepet hera-herės dhe gratis njė shfaqje kukullash dhe skeēe humoristike, me zėnka dhe grindje, qė thirret: ‘Shqipėria po ndryshon’ ose ‘Dialog me Shqipėrinė’.

    Nėse dikush tek lexon kėto radhė rrudh supet apo vetullat, pasiqė mund t’i duket njė arsyetim tejet i mbushur me byrek apo tejet jo intelektualist, unė kam pėr borxh tė theksoj se di, por nuk mund tė shkruaj ndryshe pėr kėtė temė, mjerisht kaq tė lartė, por dhe kaq tė keqkatandisur.

    Sepse njė neveri e madhe ngre krye, tek mendoj kėtė paēavure qė kėta dy byrek-ndarės dhe byrek-ngrėnės kanė gatuar dhe po gatuajnė pėr tė gjithė ne.

    Sepse tė konsideruarit e pushtetit si kamxhik dhe tė Shqipėrisė si ēiflig, janė tanimė ajo ē’ka deduktohet nga tė bėrėt e tyre.

    II.

    Sepse njė pėshtjellim i brendshėm nuk mė lejon tė pėrdor pėr ata fjalė tė tjera apo koncepte tė tjera mė tė fisme, sepse, ajme sa keq, asgjė tė fisme nuk vėrehet nė tė bėrėt e tyre.

    Saliu kėrkon tė zhbėjė si gjithmonė ēdo zė ndryshe nė domenin e vet, tė mbiquajtur tė djathtė, dhe befas edhe Edi, gjithmonė e mė simetrik me atin e tij tė ri shpirtėror, Saliun, kėrkon tė zhbėjė ēdo mik e shok, ēdo konkurrent dhe ēdo protagonist nė domenin e majtė, qė tanimė e pretendon si tė vetin.

    Kaq i thjeshtė ėshtė skeleti i ēėshtjes, tė tjerat janė thjesht mjete, bojatisje, lajlelule, gjethe fiku, apo fjalė tė qepura me spango fjalimesh nxjerrė nga interneti.

    Edhe kodi i ri elektoral, qė pret tė dalė nga strofkulla, kėto njolla tė ndyra ka: ėshtė njė thikė qė kėrkon tė vrasė shokė e miq, aleatė, tanimė konkurrentė, ėshtė pra njė kod vrasės, kod hajdutėsh, dhe nė fund si dhe nė fillim, njė kod tejet antidemokratik.

    Llafet e tjera janė fukarallėk mendimi dhe tymnaja intelektualiste, janė njė verb prostitutash dhe dhjekarakėsh.

    III.

    Ndoshta ka njerėz qė nuk e duan Ilir Metėn apo deputetėt qė gjenden nė grevė urie bashkė me tė. Ėshtė e drejtė e tyre. Mirėpo nuk ka se si, edhe ata mosdashėsit e kushdoqoftė tjetėr, tė mos duan sot kauzėn e tyre!

    “Tė drejtėn pėr tė numėruar votat e popullit, qofshin ato 10, 100 apo 1 milion! Qofshin ato pro apo kundėr tyre! Qofshin ato pėr engjėjt apo pėr djajtė! E drejta pėr tė ditur ėshtė e drejta pėr tė ruajtur. Pėr tė ruajtur nga vjedhja votėn e shqiptarėve, votėn time dhe votėn tėnde, votėn e tyre dhe votėn e tė gjithėve!”

    Kaq e thjeshtė dhe kaq dramatike ėshtė ēėshtja.

    Prandaj ata deputetė e kanė kthyer Kuvendin nė njė kullė dhe nė njė barrikadė, qė shėrbėtorėt e tė pushtetshmėve tė mos i vrasin edhe njėherė zgjedhjet e lira me dorashkat e pseudoligjeve.

    Prandaj dhe, i duam apo si duam, janė tė ėmbėl apo janė tė thartė, janė tė majtė apo tė djathtė, ata, po fisnikėrojnė sot politikėn shqiptare, pa zhurmė dhe pa retorikė.

    Prandaj dhe janė apo s’janė tė preferuarit tanė, ata, sot me grevėn e tyre po i thonė ndal njė shėmtie tė pritme, tė nėnshkruar nga Berisha dhe Rama.

    Dhe vendi i atyre qė thirren intelektualė dhe shqiptarė, duan s’duan, ėshtė aty, me grevistėt dhe ēėshtjen e tyre.

    Ēėshtjen tonė.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hartohet lista paraprake e kandidatėve tė PD-sė pėr deputetė

    Hidhen piketat e para pėr pėrcaktimin e konkurrentėve tė PD-sė nė zgjedhje.

    Drejtuesit e partisė garojnė nė Tiranė dhe janė tė parėt nė lista

    Janė hedhur piketat e para pėr pėrcaktimin e kandidatėve tė PD-sė pėr deputetė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime nga PD-ja kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn se forumet e larta drejtuese tė partisė kanė diskutuar rreth pėrbėrjes sė listės pėr kandidatėt pėr deputetė. Madje ėshtė hartuar njė listė paraprake, e cila do tė shqyrtohet vazhdimisht edhe nė muajt nė vazhdim deri nė daljen e listės zyrtare pėr kandidatėt pėr deputetė. Nė listėn paraprake janė pėrfshirė emrat e shumicės sė deputetėve aktualė tė PD-sė, anėtarėve tė forumeve drejtuese tė partisė, zėvendėsministrave, si dhe kėshilltarėve dhe anėtarėve tė kabinetit tė kryeministrit Berisha.

    Gara

    Burimet kanė bėrė tė ditur se figurat kryesore tė Partisė Demokratike do tė jenė kandidatė nė qarkun e Tiranės. Kjo pėr faktin se nė kryeqytet do tė zhvillohet beteja mė e madhe elektorale. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal, i cili, pėr shkak tė numrit tė popullsisė mė tė lartė qė ėshtė nė Tiranė, garanton njė pėrqindje tė ulėt pėr t’u zgjedhur deputet. Pėr tė garantuar paraprakisht karrigen e deputetit, figurat drejtuese tė partisė, emrat e ministrave kryesorė, pritet sipas burimeve tė kandidojnė pikėrisht nė qarkun e Tiranės, nga ku do tė dalin 33 deputetė gjatė zgjedhjeve tė ardhshme.
    Listat
    Lista paraprake ka pėrfshirė tė gjithė kandidatėt e mundshėm pėr deputetė nė tė 12 zonat zgjedhore qė pėrbėjnė 12 qarqet e vendit. Pritet tė ketė njė luftė tė brendshme brenda radhėve tė anėtarėsisė sė Partisė Demokratike pėr tė zėnė njė pozicion tė favorshėm nė listat e kėtyre 12 qarqeve. Sipas sistemit tė ri zgjedhor, emrat e kandidatėve pėr deputetė qė janė tė parėt nė lista kanė mė shumė shanse pėr t’u zgjedhur deputetė. Ndaj dhe pritet, sipas burimeve nga selia blu, qė tė ketė luftė bėrrylash pėr tė garantuar kėtė pozicion tė favorshėm paraprakisht. Burimet kanė bėrė tė ditur se mė shumė shanse pėr tė qenė tė parėt nė lista kanė drejtuesit e partisė, ministrat dhe njerėzit e afėrt tė kryetarit tė partisė, por dhe tė nėnkryetares sė PD-sė, Jozefina Topalli. Por nė hartimin e listės do tė merret parasysh pėrbėrja e tė gjitha grupeve brenda partisė dhe do tė pėrzgjidhen emra qė janė mbėshtetės tė kryetarit, nėnkryetarėve dhe Presidentit Topi, i cili vazhdon tė ketė njė rol domethėnės nė PD. Pritet qė lista paraprake tė ketė pėrmbysje emrash pėr shkak dhe tė procesit zgjedhor qė po zhvillohet aktualisht nė PD, por edhe pėr shkak tė zhvillimit tė Kuvendit Kombėtar, i cili pritet tė mblidhet pranverėn e ardhshme, pak muaj para zgjedhjeve. Por ajo qė mbetet njė fakt i pandryshuar ėshtė se hartimi i listės sė kandidatėve pėr deputetė nė kėto zgjedhje, mė shumė se kurrė mė parė, pėr shkak tė sistemit tė ri zgjedhor, ėshtė atribut i padiskutuar i kryetarit tė partisė, Sali Berisha.


    Lista paraprake e PD-sė

    Sali Berisha
    Ridvan Bode
    Astrit Patozi
    Jozefina Topalli
    Ilir Rusmali
    Sokol Olldashi
    Fatos Beja
    Genc Ruli
    Edi Paloka
    Bujar Nishani
    Leonard Demi
    Edmond Spaho
    Omer Stringa
    Mimoza Hasekiu
    Liri Dibra
    Margarita Qirko
    Marieta Zaēe (Pronjari)
    Aldo Bumēi
    Lulzim Basha
    Majlinda Bregu
    Maksim Cikuli
    Aleksandėr Biberaj
    Halit Shamata
    Ferdinand Poni
    Besnik Mustafaj
    Ilir Bano
    Flamur Noka
    Gent Strazimiri
    Arben Imami
    Juela Meēani
    Fatbardh Kadilli
    Glori Husi
    Myqerem Tafaj
    Petraq Milo
    Selami Xhepa
    Suzana Guxholli
    Albana Vokshi
    Antoneta Malja
    Arben Xhiku
    Ardian Kollozi
    Arenca Trashani
    Arta Sakja
    Astrit Bushati
    Aurel Bylykbashi
    Blerim Ēela
    Bujar Leskaj
    Eris Hoxha
    Fahri Balliu
    Florian Mima
    Genc Juka
    Gjergj Lezhja
    Jemin Gjana
    Justina Boriēi
    Luan Malltezi
    Luan Skuqi
    Mujė Buēpapaj
    Osman Metalla
    Pal Dajēi
    Preē Zogaj
    Rexhep Uka
    Rahim Kaleci
    Sali Shehu
    Suzana Panariti
    Ylli Pango
    Ylli Asllani
    Zana Turku
    Gazmend Oketa
    Fatos Hoxha
    Gjokė Vuksani
    Sami Gjergji
    Ferdinand Xhaferri
    Gėzim Karapici
    Dashnor Sula
    Mevlan Xhindoli
    Arian Starova
    Ndriēim Babasi
    Lajla Pernaska
    Genc Pollo
    Tritan Shehu
    Rahim Kaleci
    Shkėlqim Ziri
    Gjovalin Prenga
    Flutura Hasko
    Agron Shara
    Arben Qirjako
    Arqile Gorea
    Bardhyl Londo
    Dorotea Konomi
    Edmond Gjoka
    Endira Bushati
    Hasan Halili
    Ilda Lubonja
    Kujtim Harshova
    Mevlan Xhindoli
    Milika Jaho
    Natasha Shehu
    Nermin Basha
    Nestor Tereska
    Teuta Kalemi
    Agron Musaraj
    Albert Brojka
    Bardhyl Peka
    Taulant Bino
    Pėrparim Dervishi
    Edvin Kulluri
    Ismail Hoxha
    Armand Bora
    Albert Gajo
    Lindita Lati
    Ndoc Faslia
    Tatjana Kongoli
    Ardian Nuni
    Ylli Panariti
    Edith Harxhi
    Engjėll Hysenbegasi
    Engjėll Cara
    Ferdinand Murati
    Ferit Hoti
    Mevlan Xhindoli
    Migena Reēi
    Milika Jaho
    Shkėlqim Hoxha
    Shkėlqim Hysaj
    Skėnder Lleshi
    Liri Dibra
    Lorenc Luka
    Rahim Kaleci
    Roland Bejko
    Nezir Rizvani
    Niko Dudo
    Mujė Buēpapaj
    Naim Gazidede
    Bislim Ahmetaj
    Bexhet Ēobani
    Gjergj Bojaxhi
    Suela Ruseti
    Zana Zhuka



    23 Nentor 2008


    gazeta albania


    ---

    ne se albania nuk tallet me kte liste.. le ti themi dy llafe..
    doktor ferit hoti ka vdekur.. kurse kopili rakip e ve ne liste..
    spurdhjaku i operativave te llakatundit.. pse mos tallet.. morri gjys meleoni dallers nga pd e syleshit berish dikur..




    ca emra aty jan vertet..per tu pire ne kupe .. sic thot populli.. me theks te u-ja..

    kurse ca..nuk me duket se e meritojne..
    psh ki musarai i beratit ska nam te mire.. kurse ca.. nuk kan fare reputacion.. psh kjo zan turku nga na dolli.. sja kam degjuar zenė kurr ne politik..
    arjan starova me pelqen..serioz i kulturuar e demokrat i kompletuar..

    nejse.. krahasuar me vampiro qelbaniket e krahut tjater jan ku e ku me lart..

    kam 10 vjet tha ndoka dje ne tv qe e urrej berishen..
    mirpo qelbaniku ne zgedhjet e kaluara votat i morri nga simpatizantet e berishes..
    votoni nardin u tha.. magari berish..katundareve ne va dejs se kur votoni nardin zene se mkini votue mue..
    ne ktu ne forum ja kishim bere portretin me kohe qelbanikut ndok.. mirpo nuk lexon pd-ja forum.. se i duket pun boshe..
    ja ci dolli me nardin tani..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-11-2008 mė 04:30

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pak fare ka te mire aty
    Shumica ushtare te berishes qe i ka dale boja fare

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Perēarja e pariparueshme midis PS dhe LSI i ka rritur jashtzakonisht mundesite e fitores PD-se.

    Sikur ne cdo Qark, LSI ti heq nje deputet PS-se dhe kete ta marr PD, ateher do kemi perafersisht nje diference prej +12 deputet per PD-ne krahasuar me te majten (PS, LSI, Morracaket alla Gjinush e Milo)

    Tashme pyetja nuk eshte : Kush do e qeveris Shqiperine edhe 4 vjet.

    Por

    Ke do bej Sala President ne 2012 ?






    .

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    trembet ramizi..se mos fiton berisha perseri.. dhe i ben thirrje vampireve te vet te bashkohen..


    --

    Ramiz Alia: Pse Rama dhe Meta duhet tė shkojnė bashkė nė zgjedhje
    » Vendosur: 27/11/2008 - 08:31



    •

    Ramiz Alia

    Tashmė mund tė thuhet se pak nga pak po ndihet atmosfera e zgjedhjeve tė vitit 2009. Nė "prag-fushatėn", nėse mund ta quajmė kėshtu, forcat politike po pėrdorin "goditjet me artileri", tamam siē veprojnė ushtarakėt para se tė fillojnė sulmin pėr tė marrė njė pozicion tė rėndėsishėm. Nė fjalimet dhe deklaratat e shumta tė krerėve tė shumicės qeverisėse dhe tė atyre tė opozitės shpalosen sulme, akuza e sharje gjithfarėshe, tė shumtėn nė plan personal, ndaj kundėrshtarit politik. Rekordin e mban Berisha, i cili pėr tė qenė mė i lirė "hoqi edhe xhaketėn" nė Kuvendin e Shqipėrisė. Por nuk bien poshtė edhe Rama e Meta dhe shokėt e tyre tė krahut tė majtė. Ndoshta kėshtu mendojnė se do tė "shkatėrrojnė" kundėrshtarėt e drejtpėrdrejtė dhe se kėshtu do tė bėjnė pėr vete, secila palė, votuesit.
    Po pėr ēfarė do tė votojnė zgjedhėsit? Pėr forcėn e "muskujve" apo "stilin" e sharjeve, kur ende nuk dinė cili ėshtė programi dhe ēfarė do tė presin nga vota e tyre. Dihet se pėr zgjedhėsit themelore nuk janė sharjet e akuzat personale qė lėshojnė krerėt e politikės. Pėr ata rėndėsi ka tė dinė pėr ēfarė duhet tė votojnė; tė jenė tė ndėrgjegjshėm ē'tė mira do t'u sjellė vota? Berisha ua tha njerėzve qėllimin e vet: Ai e kėrkon votėn e zgjedhėsve sepse do tė mbjellė 25 milionė rrėnjė ullinj brenda tre viteve tė ardhshme. Eshtė program shumė konkret dhe fare i qartė: Kush e do ullirin le tė votojė pėr Berishėn!
    Por mė e vėshtirė ėshtė pėr zgjedhėsit e majtė, pėr ata qė do ta hedhin votėn pėr Ramėn e pėr Metėn? Rezulton se kėta liderė tė sė majtės, pėrveē polemikės me Berishėn, janė tė zėnė edhe me polemikė midis vedit, sepse kanė ende hesape pėr tė larė me njėri-tjetrin. Siē duket dy liderėt e sipėrm mendojnė qė programin e ardhshėm do ta bėjnė pasi tė mbarojnė "duelin" midis tyre.
    E majta pėrmbledh jo vetėm socialistėt e partizanėt e sė majtės, por edhe ata qė janė deziluzionuar nga sundimi berishian. Tė gjithė kėrkojnė ndryshim dhe kanė shpresė tek e majta, sepse kėrkojnė tė kenė njė qeveri qė tė zgjidhė hallet e njerėzve tė thjeshtė, tė fshatit e tė qytetit, qė tė kenė punė, tė kenė drita e ujė, tė kenė rregull e ligj. Po ku ėshtė ky program? Apo duke u grindur me njėri-tjetrin krerėt e partive tė majta ekspozojnė synimet e tyre, qė mė shumė u pėrgjigjen interesave tė tyre tė ngushta dhe aspak elektoratit qė pret, njerėzve qė kėrkojnė ndryshim pėr tė mirėn e Shqipėrisė dhe tė popullit tė saj?
    Mund tė thuhet pa asnjė dyshim, se jo vetėm anėtarėt socialistė e dashamirėt e tyre, por edhe masat e gjera tė publikut janė mėrzitur me "muzikėn" qė dėgjojnė. Sot gjithnjė e mė shpesh e nė mėnyrėn mė imperative qarkullon njė dėshirė e vetme: "E majta duhet tė bashkohet, qė tė jetė njė bllok, qė tė udhėheqė shqiptarėt drejt fitores".
    A ka mundėsi tė realizohet ky bashkim? Ėshtė e vėrtetė se "ēarja" ėshtė e madhe, jo aq pėr idetė e ndryshme, pėr programin, sesa pėr ēėshtje qė lidhen me grindjet personale, me synimet individuale. Por pėr tė fituar mbi Berishėn, pėr tė siguruar suksesin e padiskutueshėm tė sė majtės, ėshtė e domosdoshme tė kalohet mbi ēdo gjė qė nuk lidhet me interesin e pėrgjithshėm tė fitores nė zgjedhjet e ardhshme. Politikanėt pėrgjegjės tė krahut socialist duhet tė kuptojnė se PS, LSI e PS '91 nuk janė Rama, Meta e Koēi, por ėshtė gjithė anėtarėsia socialiste, janė gjithė shqiptarėt qė kėrkojnė tė dalin nga qorrsokaku berishian, qė kėrkojnė zhvillimin e pėrparimin e Shqipėrisė drejt integrimit me gjithė Europėn.
    Gjendja e rėndė e sė majtės, grindjet dhe pėrēarja qė ekziston ka bėrė qė qysh tani tė pranohet si fakt i kryer se e majta do tė shkojė nė zgjedhje e ndarė, e pėrēarė. Dhe pėr pasojė ka analistė e vėzhgues tė ndryshėm qė guxojnė tė hedhin ide edhe pėr atė qė mund tė ndodhė pas zgjedhjeve. Bile, sipas kėtyre analizave, nuk ėshtė e pamundur qė pas zgjedhjeve tė ketė edhe njė qeveri PS-PD, pra njė aleancė midis dy forcave kryesore tė krahut tė majtė e tė djathtė.
    Le tė mos komentojmė kėtė "teorizim". Por ai, pėrsėri e pėrsėri, shtron ēėshtjen qė e majta duhet tė bashkohet, se ajo duhet tė evitojė ēdo variant, pėrveē bashkimit tė majtė. Krerėt socialistė tė krahut tė majtė duhet tė reflektojnė seriozisht dhe t'u dalin pėrpara sfidave tė shumta me tė cilat do tė ndeshen nė tė ardhmen. Ato sfida logjikisht do tė synojnė thellimin e pėrēarjes dhe shtimin e armiqėsive personale, me qėllim qė nė njė mėnyrė ose tjetėr forcat e djathta berishiane tė vazhdojnė "tė shijnė" nė lėmin shqiptar.
    Njerėzit janė mėrzitur nga Berisha dhe bėmat e tij qė kanė shkatėrruar jetėn dhe qetėsinė e njerėzve, qė e kanė dėmtuar vendin dhe penguar zhvillimin e pėrparimin e tij. Tashmė masat e gjėra tė popullsisė, ata tė cilėve u qan shpirti pėr ditė mė tė mira, pėr njė jetė dhe tė ardhme me dritė, siē e meritojnė plotėsisht, nuk kanė pse tė presin mė gjatė. Ka ardhur momenti t'u thonė hapur e me zė tė lartė Ramės e Metės, Nanos, Koēit e kujtdo tjetėr qė gjendet nė krye tė sė majtės: "Mjaft me grindje! Duam bashkim dhe njė program konkret qė tė shėrbejė si platformė pėr tė gjithė socialistėt". "Nėse ju vazhdoni politikėn qė ushqen pėrēarjen, atėherė ju dhe vetėm ju do tė jeni pėrgjegjės pėr tė gjitha pasojat qė mund tė rezultojnė nė dėm tė krahut tė majtė. Mos harroni se 'Dushku' i 2005-ės u krijua nga grindjet nė gjirin e sė majtės qė i hapėn rrugėn Berishės?".

    panorama

  7. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    dalja e ramizit ne publik (tv, gazeta, etj) eshte nje rast unikal ne Europen Lindore per nje ish-udheheqes komunist, i cili jo vetem sfidon realitetin post-komunist, por perpiqet qe te mbijetoje me emrin dhe figuren e diktatorit ...

    perse valle?

    ky kelishi i tij me siper shkruan,

    trembet ramizi..se mos fiton berisha perseri.. dhe i ben thirrje vampireve te vet te bashkohen..
    jo mor jo, mos mashtro kaq trashe, se nuk i ha njeri!

    salija eshte nje prej vampirave, qe ramizi e ka vene ne njerin prej kampeve qe sajoi sigurim-punizmi ... ramo thjesht percakton devizen e rrotacionit pas-komunist per 2009 ...

    ku po vemi -> atje ku jeshem ...

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ta thot qarte dhe ramizi..dhe nexhi.. qe nuk jane me berishen.. pra aktorlliku yt nuk pi uj.. o sifi..
    parull e nomenklatures me djallezore eshte.. kjo qe trumbeton ti ne cdo shkrim o josif.. se gjoja eshte i vene nga ramizi..saliu.. e atij i sherben.. mirpo vet ramizi sot e mot.. e vet nexhi te xhunga.. e kan bere te qarte se me ke jane..

    keshtuqe.. behesh qesharak.. kur cdo dite mollois gjera qe nuk i beson.. por i ke detyre per ti reklamuar..

    hapur ben thirrje i shqetsuar kelyshi i enverit e konsulenti i mafies enveriste miljardere.. shoki ramiz.. qe ..bashkohuni o plehra te ashtuquajtur te majte..te permbysni berishen..

    mendova se mbas ketij shkrimi te ramizit do heshtesh..po ti nuk ndalesh se qepuri e shqepuri parullat.. qe vijn nga kq...i ppsh-se..

    keshtu o kico blush..

  9. #39
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk jam kiqua une, mor jo ... nuku benj pjese ne lukunine tuaj!

    haj na bej prap ca thiatro se saliu nuku qenka i emreruar per te kriesuar njeren nga pjellat post-komuniste te sigurim-punizmit ...

    thuaj se ka nje ish-udheheqes komunist ne ndonje vend tjeter te ketij kontinenti, e te dale te llomotise publikisht si ramizi ... kur eshte qeveria ime pas korrikut 05 ...

    medet ... ēfare loje e ndyre ...

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kini dhe lukunine e ndokes tani ne stanin tuaj..

    --

    55
    --

    OPINION
    Turp qė deputetėt e PDK nuk e votuan ligjin pėr hapjen e dosjeve
    24-12-2008 / Nga Zef Bushati, Sekretar i Marrėdhėnieve Ndėrkomb


    Dje Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi nje ligj i cili ne thelbin e tij permban nje nga misionet me te rendesishme te demokristianeve, i gdhendur fuqishem ne programin e kesaj partie. Pjesa me kryesore e idealeve demokristiane eshte lufta politike pa kompromis kunder ish-sistemit komunist 50-vjeēar por edhe lufte politike kunder ēdo pikėpamjeje dhe ideologjie komuniste te mbartur nga nje parti qe pretendon se eshte socialiste. Per rreth 17 vite demokristianet kane kerkuar vazhdimisht qe te hapen dosjet e ish sigurimit te shtetit si pjesa me e rendesishme e nomeklatures komuniste,e njekohesisht te denoheshin nepermjet nje ligji te gjithe ata zyrtare te larte komuniste qe per 50 vite ushtruan genocid mbi popullin shqiptar.
    Pjesa me e persekutuar e popullit nga sistemi komunist kane qene pikerisht demokristianet, te cileve komunistet i pushkatuan qe ne vitin 1945 kryetarin e pare te partise Gjon Shllakun. Ne luftuam per te arritur deri tek Ligji te cilin dje e miratuan me shumicen e votave shumica e djathte e deputeteve te Kuvendit, ate Ligj i cili ben fjale per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, ligjin per “Pastertine e Figurave te ish Zyrtareve te Larte”. Natyrisht qe kete ligj nuk mund ta votonin te majtet komuniste te cilet ne menyre te natyrshme braktisen sallen e kuvendit dhe nuk moren pjese ne votim, duke demonstruar edhe nje here qartazi qe socialistet e sotem nuk jane asgje tjeter vecse komunistet e djeshem. E kush nuk donte ta kuptonte kete gje kishte pse te kerkonte nje konsensus sa me te gjere per “shpetuar” social-komunistet nga te lidhurit ngushte me ish-sistemin komunist, kush nuk e kuptonte apo nuk e besonte deri dje tani duhet te reflektoje e te pranoje realitetin e qarte qe tregon edhe njehere e si perhere se socialistet e social demokratet e sotem jane komunistet e djeshėm.
    Te shkretet nuk arrijne te besojne se ideologjia komuniste deshtoi dhe do te deshtoje sepse ajo u provua si ideologji e forces, e dhunes, e diktatures me te eger ne europe, ideologji pa ideale te verteta por vetem nje sistem i cila mbarti nga koha ne te cilin sundoi krime te egra e gjakatare.
    Te vjen turp kur sheh se si deputete te cilet pretendojne se jane demokristiane nuk votojne per nje ligj qe eshte thelbi i idealit demokristian.
    Ne demokristianet vertete frymezohemi nga trashegimia shumevjeēare e mendimit humanist, nga pervoja historike europiane e ne veēanti nga Doktrina Kristiane e cila me shume se ēdo filozofi tjeter diti t'i rezistoje ndryshimeve sociale,ekonomike e politike duke fituar nje adoptim te admirueshem progresiv dhe gjithmone duke dhene zgjidhje e rezultate pozitive, por per hater te ketyre idealeve nuk na lejohet kurresesi qe te bashkohemi me social komunistet. Deputetet te cilet pretendojne se jane demokristiane duhet te ishin me aktivet dhe duhet te paret te kishin votuar per nje ligj i cili denon periudhen e sistemit komunist.
    Por ne ecim perseri me bindjen se PDK dhe ato qe besojne ne keto vlera do ta pasurojne akoma me shume te ardhmen e popullit tone sepse keto vlera jane te lidhura fort gjate historise ne ndergjegjen e shqiptareve dhe te popujve europiane. Sfida drejt te ardhmes qe kemi perpara do te percillet nga ne, nepermjet problemeve aktuale dhe zgjidhjeve reale qe ne afrojme dhe gjithmone ne aleance me partite e qendres se djathte e te djathta si dhe me partine demokratike aleaten e natyreshme te demokristianeve.

    ...

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Paratė e fushatės, TIA: Partitė fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •