4 koalicionet qė do tė formohen nė zgjedhjet e vitit 2009
Nė mė pak se njė vit afat nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, skena politike shqiptare kristalizon 4 koalicione tė mundshme konkurruese. Ndėrsa nė kampin e majtė, pothuajse ėshtė i sigurt kandidimi me dy koalicione, e njėjta gjė pritet tė ndodhė edhe nė spektrin e djathtė qė qeveris aktualisht vendin. Partia Demokratike duket se ka tė sigurt mbledhjen rreth vetes nė njė koalicion tė vetėm partitė kryesore tė sė djathtės, tė cilat kanė pasur edhe hapėsira nė qeverisjen aktuale. Megjithatė, brenda sė djathtės pritet krijimi i njė tjetėr koalicioni konkurrues nė zgjedhje, edhe pse modest, qė duket se do tė pėrbėhet nga forca politike tė djathta, tė pakėnaqura nga mėnyra e qeverisjes dhe menaxhimit tė pushtetit nga ana e Partisė Demokratike. Nga ana tjetėr, pra nė spektrin politik tė opozitės pėrēarjet midis dy partive kryesore, PS dhe LSI, si dhe mosmarrėveshjet pėr realizimin e Kodit tė Ri Zgjedhor duket se e bėjnė tė pamundur unifikimin e votės sė tė majtės nė zgjedhjet e ardhshme, duke sjellė praktikisht kandidimin e opozitės me dy koalicione nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2009.
PD-ja dhe aleatet
Partia Demokratike do tė jetė udhėheqėse e koalicionit tė djathtė, qė do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Partia e drejtuar nga kryeministri Berisha duket se e ka siguruar mbėshtetjen e partive kryesore tė sė djathtės dhe do tė tentojė rimarrjen e mandatit pėr tė qeverisur vendin nė zgjedhjet e ardhshme. Berisha ka sheshuar pėrēarjen brenda sė djathtės dhe do ta ketė mė tė lehtė pėr tė menaxhuar fushatėn zgjedhore dhe objektivin pėr tė siguruar fitoren. Pasi ka mundur tė shkrijė PDR-nė, duke e bashkuar nė strukturat e saj, Partia Demokratike ka arritur gjithashtu qė tė marrė konfirmimin e Partisė Republikane dhe Partisė Agrare Ambientaliste, pėr t’i pėrfshirė nė koalicionin e udhėhequr prej saj nė zgjedhjet e vitit 2009.
PDK dhe LZHK
Njė koalicion modest brenda sė djathtės, por qė gjithsesi do tė pėrbėjė njė alternativė konkurruese nė kėtė spektėr, duket se do tė jetė koalicioni i mundshėm qė pritet tė krijohet nga Partia Demokristiane dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Edhe nė periudhėn kur ishin tė pėrfshirė nė qeverisje, por edhe pas saj, demokristianėt kanė qenė gjithmonė kritikė ndaj Partisė Demokratike dhe mėnyrės sė saj pėr tė qeverisur vendin. Aktualisht PDK-ja po forcon gjithnjė e mė shumė pozicionin e saj kritik ndaj partisė kryesore tė maxhorancės. Nė tė njėjtin front, madje menjėherė pas zgjedhjeve tė vitit 2005, ėshtė rreshtuar edhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, qė sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė aleatja e PDK-sė nė koalicionin e dytė tė sė djathtės nė zgjedhjet e ardhshme.
PS dhe PSD
Qė pas daljes nė skenė tė mosmarrėveshjeve me ish-aleatėt e saj, si LSI, PDS dhe PAD, e vetmja forcė politike qė ka mbetur aleate besnike e Partisė Socialiste ėshtė Partia Social-Demokrate. Duket se kjo mbėshtetje do tė vijojė deri nė zgjedhjet e ardhshme tė vitit 2009, ku Partia Socialiste pritet tė kandidojė nė koalicion me social-demokratėt. Socialistėt ende nuk po arrijnė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt me partitė e tjera tė sė majtės. Ndaj selisė rozė ekzistojnė akuzat pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me Berishėn pėr interesa personale, pėr ndryshimin e kushtetutės dhe pėr zvarritje tė reformės zgjedhore. Pėrveē kėsaj, lidershipi i PS-sė ende nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės pėr negociata pėr reformėn zgjedhore qė i ėshtė bėrė nga ish-aleati kryesor i tė majtės, Lėvizja Socialiste pėr Integrim.
“E majta pėr integrim”
“Reforma Zgjedhore ėshtė kusht i patjetėrsueshėm pėr normalizimin e kėtyre marrėdhėnieve dhe kjo nuk ka tė bėjė thjesht me interesat e LSI-sė apo thjesht tė PS-sė. Ky ėshtė detyrim i tė gjitha forcave politike, pėr tė respektuar votėn e qytetarėve shqiptarė dhe pėr t’i dhėnė fund diskutimit tė zgjedhjeve nė Shqipėri dhe tė Parlamentit”. Deklarata e liderit tė LSI-sė Ilir Meta, bėrė vetėm pak ditė mė parė, shpjegon mė sė miri qėndrimin e LSI-sė pėrsa i pėrket mundėsisė sė njė bashkėpunimi tė mundshėm me ish-aleatin e saj, Partinė Socialiste. Nė mungesė tė njė konsensusi pėr reformėn zgjedhore dhe nė kushtet e thellimit tė mosmarrėveshjeve pėr kėtė ēėshtje, duket praktikisht i pamundur kandidimi i sė majtės nė zgjedhjet e ardhshme me njė koalicion tė vetėm. Nga ana tjetėr, LSI-ja duket se ka marrė masat pėr krijimin e njė koalicioni konkurrues dhe me objektiva fituese nė zgjedhjet e ardhshme. LSI do tė jetė udhėheqėsja e koalicionit “E majta pėr integrim”, koalicion i cili do tė ketė gjithashtu mbėshtetjen e dy forcave tė tjera tė sė opozitės, si Partia Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike.
Koalicionet e mundshme nė zgjedhjet e vitit 2009
Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Demokrate e re, Partia Ambientaliste
Partia Demokristiane, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar
Partia Socialiste, Partia Social-Demokrate
Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Demokratike
Rezultati nė proporcional nė zgjedhjet e 2007-s
Partia Socialiste 305.582
Lėvizja Socialiste pėr Integrim 121.172
Partia Social Demokrate 52.194
Partia Aleanca Demokratike 49.016
Partia Demokracia Sociale 39. 390
Partia Demokratike 271.705
Partia Republikane 75.730
Partia Demokrate e Re 66.623
Partia Demokristiane 58.484
Partia Agrare Ambientaliste 49.016
Partia Lėvizja e Legalitetit 27.788
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar 32.032
Albania
Krijoni Kontakt