Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 59
  1. #21
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    4 koalicionet qė do tė formohen nė zgjedhjet e vitit 2009


    Nė mė pak se njė vit afat nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, skena politike shqiptare kristalizon 4 koalicione tė mundshme konkurruese. Ndėrsa nė kampin e majtė, pothuajse ėshtė i sigurt kandidimi me dy koalicione, e njėjta gjė pritet tė ndodhė edhe nė spektrin e djathtė qė qeveris aktualisht vendin. Partia Demokratike duket se ka tė sigurt mbledhjen rreth vetes nė njė koalicion tė vetėm partitė kryesore tė sė djathtės, tė cilat kanė pasur edhe hapėsira nė qeverisjen aktuale. Megjithatė, brenda sė djathtės pritet krijimi i njė tjetėr koalicioni konkurrues nė zgjedhje, edhe pse modest, qė duket se do tė pėrbėhet nga forca politike tė djathta, tė pakėnaqura nga mėnyra e qeverisjes dhe menaxhimit tė pushtetit nga ana e Partisė Demokratike. Nga ana tjetėr, pra nė spektrin politik tė opozitės pėrēarjet midis dy partive kryesore, PS dhe LSI, si dhe mosmarrėveshjet pėr realizimin e Kodit tė Ri Zgjedhor duket se e bėjnė tė pamundur unifikimin e votės sė tė majtės nė zgjedhjet e ardhshme, duke sjellė praktikisht kandidimin e opozitės me dy koalicione nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2009.

    PD-ja dhe aleatet
    Partia Demokratike do tė jetė udhėheqėse e koalicionit tė djathtė, qė do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Partia e drejtuar nga kryeministri Berisha duket se e ka siguruar mbėshtetjen e partive kryesore tė sė djathtės dhe do tė tentojė rimarrjen e mandatit pėr tė qeverisur vendin nė zgjedhjet e ardhshme. Berisha ka sheshuar pėrēarjen brenda sė djathtės dhe do ta ketė mė tė lehtė pėr tė menaxhuar fushatėn zgjedhore dhe objektivin pėr tė siguruar fitoren. Pasi ka mundur tė shkrijė PDR-nė, duke e bashkuar nė strukturat e saj, Partia Demokratike ka arritur gjithashtu qė tė marrė konfirmimin e Partisė Republikane dhe Partisė Agrare Ambientaliste, pėr t’i pėrfshirė nė koalicionin e udhėhequr prej saj nė zgjedhjet e vitit 2009.

    PDK dhe LZHK
    Njė koalicion modest brenda sė djathtės, por qė gjithsesi do tė pėrbėjė njė alternativė konkurruese nė kėtė spektėr, duket se do tė jetė koalicioni i mundshėm qė pritet tė krijohet nga Partia Demokristiane dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Edhe nė periudhėn kur ishin tė pėrfshirė nė qeverisje, por edhe pas saj, demokristianėt kanė qenė gjithmonė kritikė ndaj Partisė Demokratike dhe mėnyrės sė saj pėr tė qeverisur vendin. Aktualisht PDK-ja po forcon gjithnjė e mė shumė pozicionin e saj kritik ndaj partisė kryesore tė maxhorancės. Nė tė njėjtin front, madje menjėherė pas zgjedhjeve tė vitit 2005, ėshtė rreshtuar edhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, qė sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė aleatja e PDK-sė nė koalicionin e dytė tė sė djathtės nė zgjedhjet e ardhshme.

    PS dhe PSD
    Qė pas daljes nė skenė tė mosmarrėveshjeve me ish-aleatėt e saj, si LSI, PDS dhe PAD, e vetmja forcė politike qė ka mbetur aleate besnike e Partisė Socialiste ėshtė Partia Social-Demokrate. Duket se kjo mbėshtetje do tė vijojė deri nė zgjedhjet e ardhshme tė vitit 2009, ku Partia Socialiste pritet tė kandidojė nė koalicion me social-demokratėt. Socialistėt ende nuk po arrijnė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt me partitė e tjera tė sė majtės. Ndaj selisė rozė ekzistojnė akuzat pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me Berishėn pėr interesa personale, pėr ndryshimin e kushtetutės dhe pėr zvarritje tė reformės zgjedhore. Pėrveē kėsaj, lidershipi i PS-sė ende nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės pėr negociata pėr reformėn zgjedhore qė i ėshtė bėrė nga ish-aleati kryesor i tė majtės, Lėvizja Socialiste pėr Integrim.

    “E majta pėr integrim”
    “Reforma Zgjedhore ėshtė kusht i patjetėrsueshėm pėr normalizimin e kėtyre marrėdhėnieve dhe kjo nuk ka tė bėjė thjesht me interesat e LSI-sė apo thjesht tė PS-sė. Ky ėshtė detyrim i tė gjitha forcave politike, pėr tė respektuar votėn e qytetarėve shqiptarė dhe pėr t’i dhėnė fund diskutimit tė zgjedhjeve nė Shqipėri dhe tė Parlamentit”. Deklarata e liderit tė LSI-sė Ilir Meta, bėrė vetėm pak ditė mė parė, shpjegon mė sė miri qėndrimin e LSI-sė pėrsa i pėrket mundėsisė sė njė bashkėpunimi tė mundshėm me ish-aleatin e saj, Partinė Socialiste. Nė mungesė tė njė konsensusi pėr reformėn zgjedhore dhe nė kushtet e thellimit tė mosmarrėveshjeve pėr kėtė ēėshtje, duket praktikisht i pamundur kandidimi i sė majtės nė zgjedhjet e ardhshme me njė koalicion tė vetėm. Nga ana tjetėr, LSI-ja duket se ka marrė masat pėr krijimin e njė koalicioni konkurrues dhe me objektiva fituese nė zgjedhjet e ardhshme. LSI do tė jetė udhėheqėsja e koalicionit “E majta pėr integrim”, koalicion i cili do tė ketė gjithashtu mbėshtetjen e dy forcave tė tjera tė sė opozitės, si Partia Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike.

    Koalicionet e mundshme nė zgjedhjet e vitit 2009

    Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Demokrate e re, Partia Ambientaliste

    Partia Demokristiane, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar

    Partia Socialiste, Partia Social-Demokrate

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Demokratike



    Rezultati nė proporcional nė zgjedhjet e 2007-s



    Partia Socialiste 305.582
    Lėvizja Socialiste pėr Integrim 121.172
    Partia Social Demokrate 52.194
    Partia Aleanca Demokratike 49.016
    Partia Demokracia Sociale 39. 390



    Partia Demokratike 271.705
    Partia Republikane 75.730
    Partia Demokrate e Re 66.623
    Partia Demokristiane 58.484
    Partia Agrare Ambientaliste 49.016
    Partia Lėvizja e Legalitetit 27.788
    Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar 32.032


    Albania
    Sui generis

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet, pakti pėr 28 qershorin

    Dy partitė e mėdha, drejt akordit pėr datėn e votimeve tė vitit 2009

    E diela e fundit e qershorit 2009 pritet tė jetė dita kur shqiptarėt do tė votojnė forcėn politike qė do tė drejtojė qeverinė pėr katėr vitet e ardhshme. Palėt janė duke negociuar pėr tė fiksuar datėn fikse tė zgjedhjeve parlamentare pas deklaratės publike tė Kryeministrit Berisha, se ato nuk do tė shtyhen, por do tė bėhen nė avancė, nė muajin qershor.

    Pasi Kryeministri shpalli qershorin si muajin e zgjedhjeve, nėn siglėn e PD-sė, "Shqipėria po ndryshon", demokratėt kanė nisur tė lobojnė pėr datėn kur ato do tė mbahen. Kodi i ri Zgjedhor do tė pėrcaktojė edhe modalitetet e zgjedhjeve tė ardhshme, por edhe datėn se kur do tė mbahen ato. Do tė jetė Presidenti i Republikės qė, me tė drejtėn e tij legjitime, do tė shpallė datėn se kur do tė mbahen zgjedhjet.

    Vetėm dhjetė muaj na ndajnė nga zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare dhe politika ka hedhur shashkat e para, duke pėrcaktuar fillimisht muajin zgjedhor dhe mė pas datėn pėr tė vijuar me modalitetet e tjera. "Zgjedhjet e reja do tė bėhen nė qershor. Mund tė shtyheshin nė korrik, por kemi vendosur qė t‘i bėjmė nė qershor", u shpreh Berisha dhjetė ditė mė parė nė bilancin e punės sė tij pėr vitin 2008.

    Zgjedhjet nė qershor

    Nis ligjshėm fushata e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009. Surpriza e parė, e zbuluar nga goja e Kryeministrit, ėshtė fakti se zgjedhjet do tė mbahen nė muajin qershor. Partia Demokratike ėshtė duke punuar dhe shumė shpejt do tė zbardhė edhe programin e saj tė ri, nė tė cilin do tė bazohet fushata e zgjedhjeve tė 2009-ės. Nė shtator, pritet tė nisė edhe puna mė e fuqishme pėr vitin e fundit tė mandatit. Qershori i vitit tė ardhshėm do tė jetė muaj elektoral nė Shqipėri, ndėrsa e diela e fundit e tij, pritet tė jetė edhe data kur shqiptarėt do tė drejtohen nė kutitė e votimit.

    Kushtetuta

    Sipas Kushtetutės, Kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet dhe mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parė tė tij pas zgjedhjeve dhe pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė katėrt nga data e mbledhjes sė parė. Nė ēdo rast, Kuvendi qėndron nė detyrė deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri tė zgjedhur.

    Zgjedhjet pėr Kuvendin e ri zhvillohen nė periudhėn zgjedhore mė tė afėrt, qė i paraprin datės sė pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat pėr thirrjen e zgjedhjeve pėr Kuvendin pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.

    Nė rast shpėrndarjeje tė tij para pėrfundimit tė mandatit tė plotė, zgjedhjet thirren jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij. Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje gjatė periudhės 60 ditė para mbarimit tė mandatit tė tij deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme.

    Kodi i ri Elektoral

    Nė shtator, duket se forcat politike do tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė konkretizuar Kodin e ri Elektoral. Ai, sipas Partisė Demokratike, do tė pėrcaktohet nė muajin shtator dhe sė bashku me ndihmėn e opozitės, PD-ja ka premtuar se do tė pėrcaktojnė edhe modalitetet pėr kartat e identitetit. Nė vjeshtė, politika do tė mbulohet nga njė debat i ashpėr, ku nė thelb ka pėrcaktimin e reformės zgjedhore, ēka do tė detyrojė edhe partitė e vogla tė mos kushtėzojnė numrat pas 2009-ės nė Kuvend. Deri nė kėto momente, nė gjirin e PD-sė ėshtė hedhur ideja pėr bashkimin e sė djathtės dhe krijimin e njė federate tė djathtė. Tė gjitha kėto ēėshtje priten tė diskutohen mė parė nė Kryesinė e PD-sė dhe mė pas tė nisė shqyrtimi i tyre.



    Shqip
    Sui generis

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha: Reforma zgjedhore bashkė me opozitėn


    Kryeministri Sali Berisha, duke folur pėrpara Grupit Parlamentar tė Partitė Demokratike, deklaroi se reforma zgjedhore ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė vend, pėr kėtė ai kėrkoi bashkėpunimin dhe konsensusin e opozitės.

    Berisha tha se Kodi i ri zgjedhor do tė bėhet nė bashkėpunim me opozitėn. Pėr kėtė, komisioni nė fjalė i krijuar nė nivel ekspertėsh ka punuar edhe gjatė verės.

    Sesioni i ri parlamentar, ka njė sėrė ligjesh tė rėndėsishme pėr tė miratuar, siē ėshtė reforma nė drejtėsi, apo ligji pėr Prokurorinė, ku Berisha theksoi se opozita duhet tė jap konsensusin pėr ligje tė tilla.

    Shefi i kabinetit, ftoi Edi Ramėn qė tė angazhohet nė konsensus pėr ligjet bazė qė pritet tė miratohen, ndėrsa kėrkoi qė opozita tė mos bėhet gardiane, siē ka ndodhur nė tė shkuarėn.


    /start/
    Sui generis

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Koha Jone E Enjte, 04 Shtator 2008

    Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese
    Rozeta Rapushi


    TIRANE - Shoqatat per te drejtat e njeriut si dhe te traumes ne vend, kerkojne largimin e menjehershem nga postet drejtuese te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Gjate dhenies se mendimit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve per projektin e hapjes se dosjeve te "spiuneve", kreret e ketyre shoqatave u shprehen pesimist per zbatimin e nje ligji te tille dhe kerkuan nga ligjvenesit qe te denojne nje here e mire krimet e komunizmit ne vend. "Dyshoj se nje ligj i tille mund te funksionoje kur problemet e se shkuares nuk jane zgjidhur ende. Nje projekt i tille kerkon me shume kohe dhe keshtu si po kerkoni ta kaloni ju, jam pesimiste per zbatimin", tha perfaqesuesja e Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri. Ajo u ankua dhe mbi menyren e fteses per te dhene nje mendim ne kete komision, e cila u be ne minutat e fundit dhe pa pare projektin e partive politike. Ndersa kryetari i shoqates se traumave ne vend, Ardian Kati duke zgjeruar kerkoi qe ne kete ligj, te percaktohet nje here e mire denimi i krimeve te komunizmit. Sipas tij, perndjekja politike ne Shqiperi vazhdon dhe sot e kesaj dite nuk jane rehabilituar ende viktimat e traumave. "Shume personave nuk u jepet demshperblimi qe u takon nga statusi" u shpreh Kati duke permendur nje shprehje se "Ne duam ti largohemi komunizmit, por eshte ai qe nuk do te na largohet ne".

    Ndersa perfaqesuesit e te perndjekurve politike, ne menyre te prere kerkuan qe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit te largohen nga postet drejtuese. Sipas tyre, politika duhet te veje doren ne zemer e te mos lejoje njerez te tille ne administrate. Pa permendur emra, ndonese deklaruan hapur se administrata eshte e mbushur me njerez te tille, perfaqesuesit e te perndjekurve politike theksuan se njerez te tille nuk mund te rrine ne poste drejtuese. Duke theksuar se kjo kerkese e tyre nuk eshte hakmarrje, ata permenden se nje nisme e tille eshte vetem denim i krimeve te komunizmit. Perpos ketyre kerkesa, te gjithe permenden si te domosdoshme rishikimin me kujdes nga politika te projektit ne fjale dhe nevojen e konsultave te gjera para se te marrin nje vendim.

    Pergatitja

    Perfaqesuesit e shoqatave ne vend u thirren dje per te marre pjese e dhene mendimin e tyre ne Komisionin e ligjeve mbi projektin e dosjeve, pa u lene kohe per pergatitje. Mbi te gjitha pa u njohur nga afer me projektin e politikes per nje nisme te tille.



    Kerkohet me shume kohe per te debatuar

    Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut kerkon me shume kohe nga politika per te studiuar e debatuar mbi projektligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Elsa Ballauri tha dje ne Komisionin e Ligjeve se nje projekt i tille ka nevoje per debate te gjera e mbi te gjitha per marrjen parasysh dhe te eksperiencave nderkombetare. Ne te kunder, sipas saj do te ishte shume i veshtire zbatimi i ligjit ne praktike.

    Propozimet e shoqatave

    Te largohen nga postet drejtuese dhe administrata ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit

    Te demshperblehen deri ne fund te denuarit politik

    Ne ligjin per hapjen e dosjeve te shtohet nje nen i posacem ku te denohen nje here e mire krimet e sistemit komunist

    Te merren parasysh eksperiencat nderkombetare per projekte te tilla te ngjashme

    Te rehabilitohen viktimat e traumave

    Te zbatohet ligji

  5. #25
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Do tė fitojmė, sepse kemi alternativėn mė tė mirė”

    Sekretari i Programit Politik thotė se drafti i programit do tė jetė gati nė janar-shkurt 2009

    Andis Harasani as qė e vė nė dyshim fitoren e sė majtės nė zgjedhjet e 2009-ės. Madje, nė njė intervistėn e tij pėr “Korrierin” ai tha: “Oferta qė PS-ja po pėrgatit ėshtė shumė mė e mirė, ėshtė shumė mė reale sesa gėnjeshtrat e vazhdueshme tė qeverisė “Berisha”. Jemi tė bindur qė do tė fitojmė zgjedhjet, sepse ne kemi alternativėn mė tė mirė, dhe jo se Berisha do tė humbė zgjedhjet”. Deputeti i PS-sė shtoi se njė tjetėr arsye pse Berisha nuk mund tė marrė mė vota. Kjo pėr vetė faktin se ai shpėrdoroi votėn e marrė mė 3 korrik. Lidhur me marrėdhėniet brenda sė majtės, Harasani mendon se socialistėt duhet tė punojnė brenda bazės sė PS-sė pėr tė marrė votat e tyre, ndėrsa mė pas tė flitet pėr aleancat e mundshme. Ai kėrkon qė tė mos vazhdojnė mė kritikat brenda partive tė majta dhe e shton se Meta ka politikėn e vet dhe se vazhdon politikėn e vet. Sekretari i Programit Politik nė PS thotė se drafti i programit do tė jetė gati brenda janar-shkurtit 2009


    -Ē’po bėhet me programin e ri tė PS-sė?

    Andis Harasani: “Ka filluar pjesa e dytė e turit. Nė qoftė se nė pjesėn e parė morėm mendimet nga tė gjithė rrethet, shkuam fshat mė fshat pėr tė marrė mendimet e njerėzve, gjatė verės kėto mendime u pėrpunuan nga grupi i ekspertėve brenda PS-sė, nga tė gjithė ekspertėt e huaj qė po punojnė pranė PS-sė e me PS-nė. Kemi ekspertė hungarezė, bullgarė, ēekė, kemi ekspertė nė Itali, nė Francė e Gjermani. Kemi pėrpunuar njė bazė shumė tė madhe tė dhėnash. Ka filluar tani pjesa e dytė e turit, ku kryetari i partisė sė bashku me sekretariatin e programit dhe me gjithė kryesinė e partisė po shkon pėrsėri nė tė gjithė vendet ku ka pasur takimet e pjesės sė parė tė turit dhe po u kėrkon mendim qytetarėve dhe fshatarėve, pėr mėnyrėn sesi ne i kemi “lexuar” shqetėsimet e tyre”.

    -Kur do tė nisė shpallja e programit?

    “Kjo pjesė e turit besoj se do tė mbarojė brenda dhjetorit tė vitit 2008 dhe nė janar-shkurt ne do tė nxjerrim draftin e parė tė programit. Dua tė ritheksoj pėrsėri, qė do tė jetė njė program ndryshe nga programet e tjerė. Kėtė e tregon edhe fakti qė ka rreth dy vjet, apo mė saktė dy vjet e gjysmė qė punohet pėr kėtė program. Pra, nuk ėshtė njė program i minutės sė fundit. Nuk ėshtė njė program i marrė nga interneti dhe i pėrfshirė, por ėshtė njė program real, qė ka kosto me faturė financiare dhe me burimet e financimit tė secilit projekt. Ėshtė njė program 8-vjeēar, sepse jemi tė bindur qė problemet e mėdha qė ka pasur ky vend nė 18 vite tranzicion, nuk janė probleme qė zgjidhen me 6 muaj dhe me 100 ditė. Kėtė muaj ne do tė fillojmė pėrsėri takimet me tė gjithė ekspertėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė, me gjithė ekspertėt e huaj po ashtu, nė mėnyrė qė nė janar-shkurt tė kemi gati draftin e programit, i cili do tė hidhet pastaj nė popull. Dua tė theksoj faktin, qė jam shumė optimist pėr programin, pėr arsyen sepse nuk janė vetėm anėtarėt socialistė ata qė kanė kontribuar gjithmonė, por kemi kontribute nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė, kemi kontribute nga njerėz politikė dhe jopolitikė. Kemi kontribute shumė tė vyera edhe nga specialistė tė djathtė, tė cilėt kuptohet, nė kushtet ku jetojmė nuk kanė dashur tė identifikohen, por kemi shumė-shumė njerėz tė cilėt aktualisht punojnė nėpėr ministri dhe qė na kanė ndihmuar shumė me sugjerimet e tyre dhe me idetė e tyre”.

    -Cili ka qenė reagimi i qytetarėve nė fillim tė turit tė dytė?

    “Ėshtė ende herėt pėr tė folur. Nuk duam qė tė na kapė optimizmi mė shpejt seē duhet. Duam tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė, ēka ėshtė dhe kėshilla numėr njė e kryesisė sė partisė pėr bėrjen e programit, por mendoj qė qytetarėt dhe fshatarėt kanė qenė tė kėnaqur me mėnyrėn sesi i kemi shoqėruar dhe ajo ēka ėshtė pozitive pėr mendimin tim, ėshtė fakti qė ka njė kėrkesė tė lartė llogarie, dhe gjithashtu ka njė kėrkesė tė lartė sugjerimesh e idesh. Pritshmėria pėr kėtė program ėshtė shumė e madhe, ēka vė edhe detyra pėrpara nesh”.

    -Mė konkretisht, mund tė mė sqaroni dy-tri pikat kryesore tė programit?

    “Ne akoma jemi duke punuar. Ne akoma jemi duke nxjerrė se kush janė prioritetet. Sigurisht qė janė fiksuar tre-katėr prioritete. Ėshtė arsimi, ėshtė bujqėsia..., por mė konkretisht besoj do tė jetė kryetari i partisė, i cili do tė dalė me pikat dhe me mėnyrat sesi do t’i zgjidhim kėto pika”.

    -Si i shikoni shanset e sė majtės pėr tė triumfuar nė zgjedhjet e 2009-ės?

    “Besoj qė ėshtė evidente pėr kėdo, duke filluar nga kryeministri aktual, profesor doktor Sali Berisha, deri tek qytetari shqiptar mė i thjeshtė, qė koha e qeverisjes sė PD-sė ka mbaruar. Ka mbaruar pėr dy arsye: nė radhė tė parė sepse ka shpėrdoruar nė mėnyrė masive votėn e shqiptarėve tė 2005-ės dhe, nė radhė tė dytė, oferta qė PS-ja po pėrgatit ėshtė shumė mė e mirė, ėshtė shumė mė reale sesa gėnjeshtrat e vazhdueshme tė qeverisė “Berisha”. Jemi tė bindur qė do tė fitojmė zgjedhjet, sepse kemi alternativėn mė tė mirė, dhe jo se Berisha do tė humbė zgjedhjet. Kjo ėshtė ajo qė ne do tė synojmė. Zhvillimet brenda kampit tė majtė vazhdojnė tė jenė ato zhvillime qė i dinė tė gjithė, por detyra kryesore e PS-sė dhe armiku kryesor i PS-sė ėshtė vetė Partia Socialiste. Ne kemi mjaftueshmėrisht vota pėr tė ardhur nė pushtet. Dhe mendoj qė mjafton tė punojmė brenda bazės sė PS-sė, qė tė marrim ēdo votė, qė ėshtė vota jonė dhe pastaj nė 2009-ėn do tė flitet pėr aleanca tė mundshme”.

    -A ka mė kuptim vazhdimi i sė njėjtės logjikė nga zoti Meta?

    “Zoti Meta ėshtė parti mė vete. Ėshtė njė parti e spektrit opozitar. Ēdo parti ndjek politikėn e vet dhe unė mendoj qė nuk ėshtė e arsyeshme qė ne merremi me “cic-micet” e tranzicionit, ku fillojmė e kritikojmė njėri-tjetrit. Zoti Meta ka politikėn e vet dhe vazhdon politikėn e vet”.

    -Fushata e 2009-ės a duhet tė jetė e ngjashme me atė tė 2005-ės?

    “Unė nuk mund tė flas pėr partitė e tjera, unė mund tė flas vetėm pėr PS-nė”.

    -Qė do tė thotė...

    “Qė do tė thotė se PS-ja do tė vazhdojė punėn me elektoratin e saj, pėr tė shėnuar fitoren nė zgjedhjet e 2009-ės”.


    Korrieri
    Sui generis

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dėgjesa e parė nė Parlament pėr votėn e emigrantėve nė zgjedhjet e 2009

    Komisioni Parlamentar i Reformės Zgjedhore dėgjoi sot njė propozim pėr tė mundėsuar votėn e shqiptarėve jashtė atdheut, me bashkėpunimin e tė dy bashkėkryetarėve Ilir Rusmajli dhe Fatmir Xhafaj.

    Anėtarėt e Komisionit dėgjuan nga dy drejtues tė G99, Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku njė pėrmbledhje arsyesh qė argumentojnė rėndėsinė e votės sė emigrantėve dhe nga njė prezantim tė detajuar tė mėnyrės qė ky propozim ofron pėr tė realizuar kėtė nisėm.

    “Sot vijmė pėrpara jush me njė propozim qė synon tė tė afrojė europianėt shqiptarė pranė kombit tė tyre, nėpėrmjet njė platforme konkrete qė do tė mundėsonte votimin pėr shqiptarėt jashtė atdheut. Jemi tė inkurajuar qė edhe kryeministri i Shqipėrisė ėshtė shprehur publikisht nė favor tė garantimit tė kėsaj tė drejte kushtetuese tė shqiptarėve kudo qė ata janė. Koha pėr ta marrė kėtė vendim historik ėshtė tani,” –tha Veliaj.

    Komisioni i Reformės Zgjedhore vlerėsoi propozimin dhe tregoi interes duke bėrė disa pyetje propozuesve tė paketės duke e zgjatur dėgjesėn deri nė 1 orė e 45 minuta. Komisioni do tė shqyrtojė mundėsinė e pėrfshirjes sė propozimit nė parim, duke vlerėsuar dhe vėshtirėsitė teknike tė realizimit tė tij nė zgjedhjet e ardhshme.

    G99 e ka dorėzuar propozimin pėr tė mundėsuar votėn e jashtme nė parlament nė datė 9 korrik tė 2008. Ky propozim parashikon mėnyrėn e votimit me postė tė vecantė me elemente sigurie.

    ***

    “Duke jetuar prej vitesh kryesisht nė vende me demokraci liberale tė konsoliduar, vota dhe komunikimi politik me ta do tė sjellė, pashmangshmėrisht, ndikim pozitiv nė proceset dhe kulturėn politike shqiptare nė pėrgjithėsi. Votimi i tyre do tė ndihmonte nė zbatimin e njė strategjie mė tė mirė kombėtare pėr emigracionin; mbrojtja e tė drejtave, arsimimi nė Gjuhėn Shqipe, integrimi nė vendet pritėse, konservimi dhe forcimi i lidhjeve me Shqipėrinė, - tha Veliaj nė njė prononcim pėr mediat pas takimit.

    Shekulli
    Sui generis

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ti thua per saliun , nomenklature. Nje sekretar partie ne nje dnermarje, nuk eshte nomeklature shume e rendesishme. Ne ndermarje zakonisht me leshat ishin sekretare. Te pakten me Saliun nuk ishte keshtu. Ai ishte nje mjek i zoti dhe cdo gje qe ka arritur ne rrugen e profesionit nuk e ka arritur nga te qenit sekretar i partise. Mund ta kesh inat, mund te thuash cfar te duash, por kur ai foli para Ramizit ne mbledhejn me intelektualet, te tere ate qe per ty ishin josekretare, heshten dhe u struken ne karige. Vetem Berisha dhe Kadare folen, edhe pse Kadare nuk foli shume. Tani a eshte i dnershem apo jo, kjo eshte tjere gje. Une them se persa kohe qe ne ekmi nje opozite te drejtuar nga komunsitet, si gjinushi, Ruci, dokle, Ramuli, braculi, metuli e compani, Sala do te qendroje ne krye te se djathes.

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Deputetėt e PS pėrjashtohen nga aktivizimi nė fushatė elektorale

    Deputetėt e PS nuk do tė jenė pjesė e asnjė shtabi elektoral, as nė qendėr, nė rajon apo nė rreth. Ata e kanė “lexuar” kėtė pėrjashtim nga aktivizimi nė fushatė si njė pėrjashtim nga lista e kandidimit pėr deputetė. I njėjti penalizim ėshtė edhe pėr anėtarėt e Asamblesė Kombėtare tė PS, tė cilėt gjithashtu nuk do tė jenė pjesė e shtabeve elektorale. Ky vendim ėshtė publikuar dje nė mbledhjet e organizuara nga shtabi qendror elektoral me shtabet e qarqeve dhe rretheve. Kryetari i Asamblesė Kombėtare tė PS ka shpėrndarė dje manualet me mėnyrėn se si do tė organizohet fushata elektorale. Nė manual komunikohet vendimi, i cili pėrjashton nga angazhimi konkret deputetėt socialistė dhe anėtarėt e Asamblesė Kombėtare, jo vetėm nė zonat e tyre, por edhe nė qarqe tė tjera. Deputetėt socialistė dhe anėtarėt e Asamblesė do tė jenė nė dispozicion tė shtabit tė qarkut pėr tė dhėnė ndihmė sikur tė ishin anėtarė tė thjeshtė tė partisė, pasi nuk do tė kenė asnjė funksion konkret nė fushatėn elektorale. Nė shtabet elektorale tė rajoneve dhe rretheve janė tė pėrfshirė vetėm anėtarėt e kryesisė dhe sekretarėt rajonalė, tė cilėve iu bashkėngjiten edhe koordinatorė tė ndryshėm, tė cilėt kryesisht vijnė nga qendra. Bashkė me ta do tė jenė tė pėrfshirė nė shtabin elektoral edhe anėtarė tė shoqėrisė civile nė qarqe. Ndėrsa nė qarqet e rretheve do tė bėjnė pjesė tė zgjedhurit vendorė. Shtabet e rretheve koordinohen dhe drejtohen nga shtabet e qarqeve.


    Pėrbėrja e shtabeve rajonale


    Drejtuesit e PS nė qarqe kanė marrė dje nė dorė skemėn, sipas tė cilės do tė organizohet shtabi elektoral i PS, nė qarqe dhe rrethe. Atje mungojnė deputetėt, ndėrsa pjesė aktive e fushatės do tė jenė koordinatorėt dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile. Edhe anėtarėt e Asamblesė Kombėtare tė PS nuk do tė jenė pjesė e shtabeve elektorale. Nė shtabet elektorale tė qarqeve ose rajoneve do tė jenė tė pėrfshirė sekretari rajonal, kujdestari politik qė ėshtė anėtari i Kryesisė, njė numėr koordinatorėsh politikė, elektoralė, ku pėrfshihen koordinatori pėr gruan, pėr FRESH, si dhe njė koordinator influence, emėr i cili do tė vijė nga Tirana. Ėshtė pikėrisht koordinatori i pėrgjithshėm ai qė do tė kontrollojė mbarėvajtjen e punės nė shtabin rajonal elektoral dhe mė pas raporton nė shtabin qendror nė Tiranė, hap pas hapi gjatė fushatės. Anėtari i Kryesisė, i cili do tė jetė nė rolin e kujdestarit politik, koordinon pjesėn mė tė madhe tė punės, i mbėshtetur edhe nga sekretari i qarkut. Rolin kryesor nė fushatė do ta ketė pikėrisht koordinatori, i dėrguari i kryetarit nga qendra nė shtabet rajonale. Nė kėtė mėnyrė, koordinatori i pėrgjithshėm i fushatės, i cili vjen nga Tirana nė ēdo rajon, kontrollon punėn nė tėrėsi, duke shmangur ēdo mundėsi tė atyre anėtarėve tė Kryesisė sė PS pėr tė devijuar nga ēfarė ėshtė e pėrcaktuar nė skemėn e Ramės pėr fushatėn elektorale. Pjesėtarėt e shtabeve elektorale nė qendėr, rajon dhe rreth, do tė jenė pjesa me tė cilėn Rama pėrfaqėsohet nė kėtė fushatė, dhe pėr pasojė prej kėtij ekipi do tė dalė edhe lista e kandidatėve pėr deputetė tė PS, gjithnjė nė bazė tė kontributeve tė secilit.


    Reagimi


    Tė njėjtin fat pėsojnė edhe anėtarėt e Asamblesė Kombėtare, pėr tė cilėt ishte rasti mė i mirė pėr t’u familjarizuar me elektoratin socialist. Anėtarėt e Asamblesė Kombėtare tė PS, prej nga dhe mendohej tė vinte njė pjesė e mirė e listės sė kandidimit, duket se do tė shfaqin pakėnaqėsitė e tyre pėr shmangien qė iu bėhet nė fushatė. Deputetėt e PS, tė cilėt qė tani ndjehen tė pėrjashtuar nga aktivizimi dhe shumė tė rrezikuar pėr tė qenė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė, kanė ende mundėsi tė rishikojnė pozicionin e tyre, ndoshta pėr tė marrė rrugėn drejt ndonjė strehe tjetėr larg Ramės. Burimet pranė grupit parlamentar thanė dje se brenda grupit tė deputetėve janė shfaqur reagime tė forta pėr vendimin qė i pėrjashton ata nga shtabi elektoral dhe aktivizimi nė fushatė elektorale. Deputetėt e PS, jo vetėm qė janė tė pėrjashtuar nga shtabet elektorale, por janė gjithashtu tė urdhėruar tė sillen me zonat e tyre sikur nuk janė deputetė tė kėtyre zonave, por do tė duhet tė merren me punėt e partisė nė tė gjithė qarkun dhe jo vetėm me zonėn e tyre, por ata do tė jenė gjithnjė pjesė e fundit e lojės, vetėm nėse do tė duhet aktivizimi i tyre. Ky funksion ėshtė i vlefshėm pėr ēdo anėtar partie.

    Pėrbėrja e shtabeve elektorale dhe pėrjashtimi i deputetėve pritet tė sjellė edhe reagimin e bazės sė PS. Burime pranė grupit parlamentar thanė dje se emrat qė Rama ka zgjedhur tė delegojė nė bazė pėr organizimin e fushatės elektorale, nuk do tė mund tė “miqėsohen” me bazėn e partisė deri nė atė pikė sa tė garantojnė fitoren nė zgjedhje. Kjo duket se nėnkupton edhe njė kėrcėnim tė deputetėve socialistė, (ata qė kanė pak shpresa pėr tė qenė pjesė e listės sė kandidimit) ndaj kryetarit Rama, pėr mundėsinė e sabotimit tė fushatės nė zonat ku ata janė deputetė dhe kanė ende influencė. Sapo tė bėhet e njohur lista e tė pėrjashtuarve dhe tė angazhuarve, pritet qė tė shfaqen edhe reagimet e para publike tė deputetėve, prej nga dhe nis pikėrisht misioni i tyre sabotues, pėr shkak tė pėrjashtimit nga angazhimi dhe pėr pasojė edhe nga kandidimi.


    Tema
    Sui generis

  9. #29
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Trushpėlarėsit e Trushpėlarėt!
    Nga Inida Gjata ZHAKU

    Nga Kuvendi, jo vetėm asnjė e re rreth Kodit Zgjedhor, por ėshtė shtyrė edhe afati i pėrfundimit tė hartimit tė tij.

    Partitė politike, sidomos 2 mė tė mėdhatė, e shfrytėzojnė kėtė vakuum ligjor pėr tė shpėrdoruar paratė e taksapaguesve nė fushata elektorale, gati njė vit pėrpara zgjedhjeve.

    Kryeministri prodhon spote, sikurse edhe qeveria, nėpėrmjet tė cilave “bėjnė me dije” publikun votues rreth arritjeve gjatė kėtij mandati.

    Kryetari i bashkisė, gjithashtu.

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, meqė ėshtė edhe kryetar i opozitės, shfrytėzon fondet e bashkisė pėr tė arritur qėllimin e tij si pretendent pėr Kryeministėr i ardhshėm i Shqipėrisė.

    Kryetari i Partisė Demokratike, njėkohėsisht edhe kryeministėr, me paratė e buxhetit tė shtetit, turret nga qyteti nė qytet e nga katundi nė katund, duke shpėlarė tru “varfanjakėsh” me parulla politike.

    Kryetari i opozitės, njėkohėsisht edhe luftues i politikės sė vjetėr e pėrkrahės i politikės sė re, rend e iu thotė fshatarėve se do t’i bėjė qytetarė, pa asnjė plan konkret. Siē do t’i kishte hije njė politikani tė ri.

    Kryetari i mazhorancės, njėkohėsisht i konsideruar nga pėrkrahėsit e politikės sė re si pėrfaqėsues i demagogjisė sė vjetėr, premton, siē ka bėrė gjatė gjithė ekzistencės sė tij, se do ta ndryshojė realitetin. Dhe pėr kėtė do shfrytėzojė paratė e grumbulluara gjatė mandatit tė vjetėr. Pra, kėrkon njė mandat tė ri pėr ndryshimin e premtuar qė nė mandatin e vjetėr.

    Kryetari i opozitės gjithashtu premton se do ta shpėtojė Shqipėrinė nga bataku i vjetėr, por nuk ndjek asnjė strategji tė re pėr tė arritur kėtė qėllim.

    Ndėrkohė, Kodi Zgjedhor nuk ėshtė hartuar ende.

    Nė Kodin Zgjedhor, i cili ndryshon sa herė qė ka zgjedhje, pėrveē logjistikės sė bėrjes sė fushatės elektorale, e cila nuk duhet tė kish nisur ende pėrpara mbėrritjes sė Vitit tė ri, do tė pėrcaktohet edhe buxheti qė do t’iu vihet nė dispozicion partive politike pėr realizimin e fushatės.

    Megjithatė, fushata ka kohė qė ka nisur. Me paratė e rrugėve, tė shkollave, tė reformave, tė qytetarėve, politikanėt tregojnė arritjet e tyre nėpėrmjet disa spoteve publicitare, tė cilat, megjithėse presupozohet tė jenė ndryshe nga njėri-tjetri, janė identike.

    Ai qė pretendon njė politikė tė re, ndjek strategjinė e atij qė prej kryetarit tė opozitės konsiderohet si pėrfaqėsues i mendėsisė sė vjetėr politikėbėrėse.

    Kryetari i mazhorancės fushatėn qė po bėn, e konsideron si Njoftim! Pėr qytetarėt.

    Kryetari i bashkisė, i cili prej kohėsh prej angazhimeve si kryetar i opozitės e kish braktisur punėn e tij tė vjetėr nė emėr tė detyrės sė re, e konsideron fushatėn qė ka nisur tė bėjė si Detyrim (!) ndaj qytetarėve.

    Kryetari i mazhorancės flet me shifra tė mėdha. U premton shqiptarėve se nė mandatin tjetėr do tė shpenzojė miliarda.

    Kryetari i opozitės flet me pėrbuzje rreth udhėheqjes sė deritanishme, duke premtuar se do tė ndryshojė ēdo gjė! Edhe majat e flokėve. Edhe tė thonjve.

    Askush nuk dėgjon prej askujt, se nga, e si, e qysh, e tek do tė vijė ky ndryshim?!

    Plane?!

    Projekte konkrete?!

    Arsimin si do ta ndreqė?! Si?! Konkretisht?!

    Punėsimin?! Si?!

    Pagat, infrastrukturėn?!!

    Tė gjithė premtojnė se do tė jetė ndryshe, por askush nuk ndjen asnjė detyrim t’iu japė llogari votuesve pėr dėshtimet e deritanishme e pėr projektet e mėtejshme.

    Votuesit janė nga mė tė ndryshmit. Tė gjithė kanė halle nga mė tė ndryshmet, ama taksat pėrpiqen t’i paguajnė njė mė njė pėr hir tė njė jete mė tė mirė. Por, demagogjinė pas gjithė kėtyre viteve eksperiencė si trushpėlarė janė nė gjendje ta dallojnė nga njė projekt konkret, tė cilin, edhe pse nuk e kanė parė ndonjėherė me sy, apo dėgjuar ndonjėherė me veshė prej politikanėve tė rinj apo tė vjetėr, e imagjinojnė se si mund tė jetė. Tė paktėn e dinė se ka shumė pak fjalė e shumė konkretėsi.

    Demagogjia ka prodhuar njė kryetar mazhorance, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i njė qeverie qė dėshtimet e saj i fsheh pas reklamimit tė “shpatullave heroike” tė Luftės kundėr Korrupsionit

    Demagogjia gjithashtu ka prodhuar njė kryetar opozite, i cili reklamon si sukses gjelbėrimin e njė kryeqyteti tė pistė e tė zaptuar nga kaosi urban!


    Kod Zgjedhor nuk ka ende.

    Kur tė ketė Kod Zgjedhor, fushata qė deri mė tani ėshtė krejtėsisht e jashtėligjshme dhe abuzive, do tė shndėrrohet nė njė betejė tė vėrtetė.

    Beteja do tė kushtojė miliona tė tjerė, por atėherė do tė jenė tė ligjshme.

    Diferenca midis politikės sė vjetėr edhe asaj tė re as me kėto milionat ekstra (nė valutė) nuk do tė kuptohet.

    Kryetarėt e partive do tė ndjekin tė njėjtat rrugė tė vjetra, duke pėrfituar nga strapacimi i votuesve pėr tė paguar ēdo taksė qė iu vė shteti e qė pėr pjesėn mė tė madhe tė popullsisė janė shumė mė tė larta se burimet financiare tė familjeve tė tyre.

    Kryetarėt e partive, pa asnjė projekt tė qartė, tė saktė e bindės do tė luftojnė njėri-tjetrin me fjalė e do tė pėrfitojnė sėrish nga ky popull!

    Populli ndėrkohė, njė pjesė e madhe e tė cilit pėr tė paguar fushatat elektorale, ngel nė fund tė pesėmbėdhjetėditėshit pa asnjė kacidhe, do tė votojė pėr tė keqen mė tė vogėl, siē ka bėrė gjithmonė.

    E kėshtu do tė vijojė historia tragjikomike e njė populli trushpėlarė si ky i yni, i cili, sa mė shumė kalon koha, harron se ajo ēfarė i takon me LIGJ ėshtė SHQIPĖRIA!

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zihen pėr politikė, i kafshon veshin mikut

    Hasan Selmani sulmon 22-vjeēarin Jovalin Boēi, teksa po shikonin njė emision televiziv

    Njė sherr banal i ka kushtuar
    shumė njė 22-vjeēari, tė
    cilit i kanė kafshuar veshin
    dhe ka pėrfunduar nė spital nė
    gjendje tė rėndė. Ngjarja e rrallė ka
    ndodhur gjatė ndjekjes sė njė debati
    politik nė njė emision televiziv,
    ku dy protagonistėt ishin pozicionuar
    nė kahe tė ndryshme. Burimet
    zyrtare tė policisė bėnė tė
    ditur se ngjarja ka ndodhur mesnatėn
    e sė enjtes, ndėrkohė qė
    arrestimi i agresorit ėshtė bėrė
    pasditen e djeshme. Sipas informacioneve
    nga policia, ditėn e
    djeshme, nė orėn 17.00, u bė arrestimi
    nė flagrancė i shtetasit
    Hasan Sinan Selmani, 38 vjeē, lindur
    nė Prizren dhe banues me
    qira, nė rrugėn "Jordan Misja". Policia
    shpjegoi se arrestimi i tij u bė
    pasi nė orėn 24.00 tė dy netėve mė
    parė, nė banesėn ku jeton me qira,
    gjatė njė debati banal pėr njė emision
    televiziv, ka kafshuar me
    dhėmbė veshin e majtė tė Jovalin
    Boēit, 22 vjeē, lindur nė Lushnjė
    dhe banues nė tė njėjtėn shtėpi.
    Nga kafshimi, 22-vjeēari lushnjar
    ėshtė dėmtuar dhe ka humbur
    shumė gjak. Menjėherė, ai ėshtė
    dėrguar nė spital, por mėsohet se
    ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.
    Policia tha se protagonistėt
    e kėsaj ngjarjeje ishin shokė
    prej kohėsh, por gjatė debatit politik
    nė emisionin televiziv ishin pozicionuar
    nė kahe tė ndryshme. Gjatė
    debatit ka ardhur edhe sulmi ndaj
    tė riut, tė cilit tifozllėku pėr politikėn
    pėr pak i ka kushtuar me jetė. Policia
    tha mbrėmė se pritet pėrmirėsimi
    i gjendjes shėndetėsore tė djalit
    tė dėmtuar, pėr tė sqaruar plotėsisht
    rrethanat e ngjarjes.
    Fushata ka dhe viktimat e saj

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Paratė e fushatės, TIA: Partitė fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  3. Fillon fushata parazgjedhore nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •