Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Rrugët, fatura 2 miliardë dollarë

    Rrugët, fatura 2 miliardë dollarë

    Kjo është shifra që duhet të paguajmë në 4-5 vitet e ardhshme për rrjetin rrugor

    Shqipërisë i duhet të sigurojë plot 2 miliardë dollarë në 4 vitet e ardhshme për të ndërtuar më në fund një rrjet kombëtar rrugor të pranueshëm. Qeveria duket se ka vendosur për ta çuar deri në fund projektin, duke qenë e gatshme të paguajë çdo çmim për këtë. Burime konfidenciale nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bënë të ditur për "Shqip" se një pjesë dërrmuese e fondeve do të merren nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet me financimet e donatorëve përmes kredive tregtare ose të buta. "Me ritmet aktuale të investimeve në infrastrukturë do të duhen 4-5 vjet që të kemi më në fund një rrjet kombëtar rrugor brenda standardeve", u shpreh një prej drejtuesve më të lartë të kësaj ministrie, që nuk ka dashur të identifikohet. Për vitin 2008, qeveria shqiptare vendosi në dispozicion të investimeve në infrastrukturën rrugore 500 milionë dollarë, një rekord ky historik. Një sërë projektesh të rëndësishme janë në zhvillim, por edhe shumë të tjera pritet që të realizohen gjatë viteve të ardhshme. Ajo që mbetet shqetësimi kryesor është fatura e rënduar. Shifra prej 2 miliardë dollarësh është e barabartë me 20 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

    Kostot

    Fatkeqësisht Shqipëria trashëgoi një rrjet rrugor inekzistent nga regjimi gati 50-vjeçar i diktaturës. Ky është konsideruar një disavantazh i madh i vendit tonë, jo vetëm kundrejt vendeve të industrializuara të Perëndimit, por edhe karshi fqinjëve tanë të rajonit. Studime dhe përllogaritje të afërta të kryera nga institucionet e specializuara tregojnë se ekonomia shqiptare humbet gati 200 milionë euro në vit, vetëm për shkak të infrastrukturës së dobët. Dëmet janë të gjithanshme. Kosto të larta prodhimi, pamundësi për të lidhur prodhuesit me tregun etj.

    Rrugët

    Rrjeti ynë kombëtar i rrugëve përbëhet nga disa akse kryesore tashmë të përcaktuara. Ato fillojnë me aksin veri-jug, që nis nga Hani i Hotit deri në Kakavijë me zgjatimet e veta drejt Vlorës dhe aksit Sarandë-Konispol. Në këtë aks, për rrugën Shkodër-Hani i Hotit është përfunduar projekti, është dorëzuar dhe priten vetëm procedurat e tenderimit. Rruga Lushnjë-Fier është duke u ndërtuar dhe qeveria thotë se përfundon këtë vit. Rruga Levan-Vlorë është duke u ndërtuar, ndonëse në këtë rrugë ka pasur një sërë pengesash, që kanë të bëjnë kryesisht me shpronësimet. "By Pass"-i i Fierit është në proces tenderimi. Rruga Levan-Tepelenë, ka mbaruar procedura e prokurimit, është bërë vlerësimi përfundimtar dhe u është dërguar bankave. Sipas qeverisë, me të gjitha këto procedura aksi veri-jug plotësohet brenda afateve kontraktuale. Një tjetër rrugë që po ndërtohet është ajo që njihet me emrin rruga e bregdetit, nga Vlora drejt Sarandës. Segment tjetër bazik është rruga e Kosovës. Po punohet në të gjithë gjatësinë e vet. Ka filluar ndërtimi edhe i asaj që njihet si Rruga e Arbrit, apo rruga e dytë drejt Maqedonisë. Në një segment të saj po punohet pjesa tjetër Bulqizë-Tiranë e tenderuar. Sakaq, janë duke u tenderuar projekte në disa akse të tjera kryesore, sikurse është Boshti Qendror i Jugut, që është rruga Tiranë-Elbasan, Belsh-Kuçovë, Kuçovë-Berat dhe Berat-Tepelenë. Do të futet në projekt zbatimi këtë vit dhe qeveria shpreson që ta financojë shumë shpejt. Po kështu janë edhe një sërë rrugësh që lidhin aksin veri-jug me bregdetin, si rruga e Velipojës, rruga Lezhë-Shëngjin, rrugën e Divjakës, Spillesë etj.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Rruga qe te con nga tirana ne durres, po behet spektakolare, kshu qe ja vlen ky investim. Edhe ishalla rregullohen te gjitha akset rrugore, se na u nxi jeta per te vajt ne plazh, 3 ore ne trafik!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    [B]Rruget rurale, tenderet 400 milione USD nisin ne korrik
    [/B]

    E Shtune, 05 Prill 2008

    Blerina Hoxha

    Investimet ne infrastrukturen rrugore ne korrikun e ketij viti do te shtrihen edhe ne akset dytesore dhe lokale. Kjo nisme ka qene dje ne qender te nje takimi ndermjet ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi dhe perfaqesuesve te Bankes Boterore. Permasat e parashikuara te projektit do te perfshijne 1000 deri ne 1500 kilometra rruge dytesore per riparimin e te cilave nevojiten 200-400 milione dollare amerikane. Banka Boterore se bashku me fondin Opec pritet te kontribuoje me nje shume prej 35 milione dollaresh, e cila do te miratohet keto dite. Tenderet per disa nga keto akse do te nisin ne korrik te ketij viti. Projekti per permiresimin e infrastruktures rrugore rurale eshte nisme e qeverise shqiptare i mbeshtetur nga BB dhe qe do te realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ne fund te ketij projekti, i cili do te zgjase 5 vjet, parashikohet te ngrihet jo vetem nje rrjet dytesor dhe komunal i permiresuar ne menyre rrenjesore, por edhe nje inventar i rifreskuar i te gjitha rrugeve rajonale duke mundesuar njohjen ne kohe reale te nevojave per investim dhe per mirembajtjen e tyre, tha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Lidhja e kontratave te para te punimeve civile pritet te behet ne periudhen korrik-qershor 2008. I gjithe projekti do te zbatohet ne bashkepunim te ngushte me Njesite e Qeverisjes Vendore. Sipas eksperteve te Ministrise se Transportit, kriteret kryesore per perzgjedhjen e projekteve per financim do te perfshijne: "Ndikimin e projektit ne zhvillimin social e ekonomik te zones, gjendja ekzistuese e rruges se propozuar, numri i perfituesve, raporti financiar kosto/perfitim etj". Kriteret do te behen publike para vleresimit dhe do te konsultohen me te gjithe te interesuarit ne menyre qe te arrihet nje perzgjedhje sa me e mire e projekteve per financim. Projekti i propozuar do te kete komponente kryesore, permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor rajonal dhe permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor ne komuna.

    Rruget rurale, 99% ne kushte te keqija, sipas vleresimeve te Bankes Boterore.

    Ne zonat rurale te Shqiperise jeton me shume se gjysma (55%) e popullsise, dhe nje pjese e saj eshte e varfer. Nje vezhgim i fundit i Bankes Boterore ka vene ne duke se, pas punesimit dhe nivelit te te ardhurave qe jane te parat, shumica e te anketuarve kane konsideruar problemet e infrastruktures si faktore kryesore qe ndikojne ne standardin e tyre te jeteses. Banoret e zonave rurale kane vene ne dukje gjithashtu faktin se aksesi i pamjaftueshem ne infrastrukturen rrugore krijon per ta veshtiresi drejt tregjeve te shitjes, kontribuon ne migrimin e popullsise drejt zonave urbane, dhe eshte pengese per realizimin e sherbimeve shendetesore dhe arsimit. Rreth 49 per qind prodhuesve agrare kane deklaruar se mungesa e infrastruktures se mire rrugore perben problemin kryesor ne tregtimin e produkteve te tyre. Aktualisht, vetem 39 per qind e rrjetit rrugor lokal eshte i asfaltuar, qe eshte dhe shifra me e ulet ne rajon, dhe 95% e tij eshte ne kushte te keqija ose shume te keqija – me segmente rrugore qe jane te pakalueshme ne pjesen me te madhe te vitit. Te ardhurat ne nivelin lokal, si taksa e regjistrimit te automjeteve, jane te pamjaftueshme per te realizuar mirembajtjen e rrugeve ne nivelin e kerkuar – shpenzimet aktuale te mirembajtjes perbejne vetem 40% te atyre qe do te duheshin per te.

    Rruget, drejtoria transferohet ne ent

    Zhvillimit kombetar i transportit rrugor, perfshijne reformen institucionale per transformimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ne nje ent publik. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ne fjalen e tij, duke vleresuar rendesine e reformimit te DPRr-se, u shpreh se, ne kete menyre i pergjigjemi ritmit te financimeve qe kemi marre ne sektorin rrugor, si dhe kerkesave dhe pritshmerie qe kane qytetaret nga institucionet qe merren me infrastrukturen rrugore. “Transformimi i DPRr-se ne nje ent publik do te jete shume pozitiv, qofte per menyren se si do te menaxhohen ato burime financiare qe shkojne ne sektorin rrugor, por dhe per sa i perket eficences se kapaciteteve njerezore qe enti i ardhshem publik i rrugeve do te kete, si dhe per sa i perket koordinimeve per burimet financiare te brendshme me donacionet qe vine nga partneret tane te ndryshem per te pasur nje zbatim sa me te mire dhe sa me te shpejte ne kohe e te arrire ne cilesi”, tha Olldashi. Reformimi i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ka per qellim permiresimin e kapaciteteve menaxhuese ne kuadrin e krijimit te nje enti autonom, i cili ka si mision kryesor kontraktimin e sherbimeve drejt sektorit privat dhe menaxhimin e ketyre sherbimeve me qellim krijimin e nje rrjeti rrugor performant.

    Gazeta Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Investohen te gjitha per rruget keto leket apo humbin neper trastat e politikaneve.

  5. #5
    Nënshkruhet marrëveshja e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvaitian për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e projektit “Mbikalimi i Durrësit dhe Nyjes Rrugore të Vorës”, me huanë prej 14.3 milion Euro

    Ministria e Financave nënshkroi sot me Fondin Kuvaitian për Zhvillimin Ekonomik Arab, marrëveshjen prej 14.3 milionë Euro për financimin e projektit “Mbikalimi i Durrësit dhe Nyjes Rrugore të Vorës”, i cili ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së trafikut në segmentin rrugor Durrës-Vorë që është pjesë e korridorit të rëndësishëm Durrës-Morinë, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë Korridor.

    Projekti është i ndarë në dy komponente :

    Mbikalimi i Durrësit, fillon nga dalja e mbikalimit të Shkozetit në Autostradën Tiranë – Durrës dhe përfundon duke arritur në Mbikalimin e Plepave. Projekti i Mbikalimit të Durrësit përfshin ndërtimin e rreth 5 km superstradë me 4 korsi kalimi.
    Projekti parashikon ndërtimin e rrethrrotullimit te ri të Shkozetit dhe të tre rrethrrotullimeve të reja në pikat lidhëse me rrugët transversale, nënkalim e trasesë hekurudhore si edhe degëzimet që e lidhin mbikalimin me Portin e Durrësit dhe kodrat e Rrashbullit (Rruga ekzistuese Durrës - Vorë) dhe që janë në total 2 km rrugë me katër kalime. Kostoja e këtij projekti arrin ne 11.4 milionë Euro.

    Nyja rrugore e Vorës (Vora Interchange) ka për qëllim disiplinimin e trafikut dhe përfshin ndërtimin e rrugëve paralele në një gjatësi prej 3 km, në një brez rrugor me gjatësi rreth 2 km që shtrihet në Superstradën Tiranë-Durrës. Punimet përfshijnë dhe rrugët dytësore, rrethrrotullimet, nënkalimet dhe mbingritjen, rakordimin dhe përmirësimin e 4 korsive të rrugës ekzistuese. Kostoja e këtij projekti arrin në 5.5 milionë Euro.

    Tirane 31 Mars 2008

    http://www.mpptt.gov.al/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-04-2008 më 19:49

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gerdeci i ve ne dyshim te gjitha.. si seriozitetin e qeverise..si ndershmerine e tender-xhive te ministrive.. si kulturen e qeveritareve..

    po c'hyn kultura ketu.. do thoni ju..

    ne qe kemi mbi nje dekade qe jetojm ne vende te zhvilluara kur shkojme ne shqiperi kuptojme me nje te hedhur syve.. sharlatanizmin e punimeve rrugore ( dhe jo vetem te rrugoreve por te gjithckaje) qe jan bere e behen aty.. e kjo ka te beje jo thjesht me hajdutizmin e funksionareve te larte por dhe me injorancen e tyre.. pra me pa diturine e tyre per te ditur cka eshte moderne cka eshte funksionale e cka eshte pershtatshmeri e arritjeve te botes me vendin tone..

    prandaj me duken hallv e ftohte krejt kjo parade shifrash.. qe bejne zyrtaret e ministrise..

    vet saliu ska fare kulture as minimale mbi urbanistiken e transportin.. e kjo eshte nje minus i madh sepse nuk pritet prej tij e shokve te tij dicka e bukur..

    fakti qe i dha edvinit policine ndertimore tregon se ai per interesa politike te castit i la dor te lire goxilles se tiranes..edvinit..

    e kur dihet se cfar banditi eshte edvini ne lidhje me urbanistiken athere te ze tmerri kur mendon se.. sa vizionar eshte saliu per ceshtjet e ndertimit e se ato miljarda do shkojne per pune te pamenduara mire.. per mos thene..dhe ne pervetsime kolosale..nga tender-dhensit e tender-marresit..

    me kaq miljarda sa po hedh saliu per rruget.. do mjaftonte 1% e tyre per te krijuar nje institut te vertet shkencor me nja 20 -30 arkitekte vendas e nja 10 te huaj.. gjerman suedez danez francez.. etj.. e te paisur me laboratore e aparatura bashkohore e poligone eksperimentale ku hidhen maketet e ata te dirigjonin miljardat se si e ku te hidhen..

    nuk kam lexuar kerkund filozofine e PD dhe qeverise se Pd per transportet per rruget hekurudhat portet.. urbanistiken qytetet ..mbrotjen e tokes etj etj..

    lana e masakruar ne vitet 91-96 kur qeveriste mekso berisha.. tregon kulturen qe kishin athere keta zoterinj..
    komplet injorance.. e injorance tronditse..

    dhe gratacielet e ngritura ne tirane e gjetke ne koh te tyre mbi lulishte e parqe e bahce te tiranes..tregon se.. ne filozofi ata skan asnje dallim nga edvinet e metot.. e m.utat e tjere..

    shkurt kemi nevoj urgjente per arkitekte e specialiste rrugesh te huaj..

    tanet nuk bejne gje..

    pik..

    ku morri shpi saliu?

    sipas gazetave diku ne nje bllok gratacielash pran liceut artistik..

    pse duheshin ndertuar grataciela ne ate zone..
    e bukur ish ajo.. me ato vila me ato kopshte-bahce.. me ato rruge me peme anash..

    duke mare shpi aty saliu tregoi se..nuk ka ndjenjen e se bukures..e se kulturuares e se gjelbres per nje qytet..

    kjo mjafton.. qe te mendohet.. se saliut nuk i duhet te merret me hedhjen e miljardave per rruge.. por te pritet nje qeveri tjeter me eksperte te vertete..

    le te marrim autostraden qe filloj berish meksi.. ( 93-96) qe shkoj deri afer kasharit.. diku pran Vores..

    asnji zgidhje ska ne ato pak kilometra per.. keto ceshtje..

    ku do kalonin lopet e fshatrave djathtas.. ne se do duhej te kullosnin majtas..
    po plakat e katundit si do fluturonin mbi autostrade?
    po femijet e shkollave.. po puntoret .. po karrocat..po bicikletat..po kamzaraket..po laprak-aret.. po .. kashar-k-aret.. po voraksit.. etjetj..
    asgje sberi mekso berisha athere..vec trashi rrugen ekzistuse.. pa bere asnji gje speciale..
    erdh meta e vuri ca shkalle hekuri turpi botes..me kalu katundaria majtas e djathtas.. por e lem meten se aq dinte e at zgidhje beri..
    por berisha kish pa bot me sy.. plus bir fshatari ishte..si nuk e vrau mendjen.. po dale more.. si do shkoj moli te lomi.. njoni shpin andej tjetri ketej..
    vrap sprint neper autostrad e.. kockat pastaj ne asfalt.. keshtu..

    me nje fjal skam besim te berisha se mund ti perdore me mencuri miljardat e euro dallorve..
    le te rrin aty ne kasaforte te shtetit derisa te vij nje qeveri e mire e afte.. me nivel europian.. ose ose.. te qirazoje ministra e drejtusa ministrish per keto probleme nga gjermania ose franca ose suedia..

    gerdeci.. ja ka heq te drejten berishes te perdore miliarda dollare te shtetit.. e aq me teper te marra borxh..
    kete ai duhet ta kuptoje..
    pik..

    per zogun e zi.. i jap te drejte saliut.. dhe tirana do i jet mirnjohes atij qe ja ndali hovin hajdutit edvin..

    cka eshte e drejt eshte e drejte..e anasjelltas..

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-04-2008 më 21:43

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Disa vezhgime qendrojne, por me te shumtat jane nje qendrim paksa i tepruar, sepse sistemi nuk perfaqesohet nga nje njeri apo me nje grup njerezish sikur te jene dhe supermene.

    Sistemi kerkon qe cdo hallke te kryeje punen e tij, ti nenshtrohet ligjeve dhe rregullave te vendit te punes.

    E kam thene dhe ne nje teme tjeter se nje profesionist nuk duhet te lejoje qe te behet ure per t'u shkelur dhe per t'u kapercyer nga ata qe nuk duan dhe nuk dijne te zbatojne ligjin.

    Sepse si amatori ashtu dhe mafiozi jane njesoj te rrezikshem! I pari nga paaftesia dhe i dyti nga poshtersia!

    Njeshkolona skllaverore komuniste, ja hoqi profesioistit trurin, duke shkaktuar demin me te madh dhe me te pallogaritshem, duke krijuar nje "njeri te ri" servil, mercenare dhe pa inisiative.

    Ne aspektin profesional levizja duhet te vije nga vete ata, sic u shprehen ata sot per Planin e Ri Urbanistik te Tiranes, kur shume prej tyre u shprehen se ai eshte nje kopje e planit ekzistues te vitit 1989!

    Per hir te se vertetes, duhet thene se nje sistem perfekt nuk ndertohet per nje kohe te shkurter, duke patur parasysh bazen se nga u nis krijimi i sistemit demokratik ne Shqiperi.

    E kam thene dhe ne tema te tjera, se per sa kohe do te perdoret tesera e partise per te punuar ne administrate, per aq kohe Shqiperia do te mbetet nje ishull i veteizoluar nga investimet e huaja.

  8. #8
    Tirane-Durres, dy mbikalime gjigante

    E Marte, 01 Prill 2008

    Blerina Hoxha

    Korridori rrugor, qe lidh Tiranen me Durresin, do t'i nenshtrohet permiresimeve te metejshme infrastrukturore. Per kete qellim do te sherbeje realizimi i dy projekteve ne kete aks, mbikalimi i Durresit dhe nyja rrugore e Vores. Fondet rreth 14 milione euro qe nevojiten per perfundimin e ketyre dy veprave te infrastruktures ne nje nga zonat me te ngjeshura per sa i perket trafikut te levizjes i dha Fondi Kuvajtian per Zhvillimin Ekonomik Arab. Marreveshja rreth termave te huas u nenshkrua ne emer te pales shqiptare nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe firmetar per palen kuvajtiane ishte zv/drejtori i Pergjithshem i Fondit Kuvajtian per Zhvillimin Ekonomik Arab, Hesham Al Vaqayan. Projektet kane per qellim lehtesimin e levizjes se trafikut ne segmentin rrugor Durres-Vore qe eshte pjese e korridorit te rendesishem Durres-Morine, duke permbushur keshtu kerkesat e trafikut ne kete Korridor.

    Mbikalimi i Durresit

    Mbikalimi fillon nga dalja e mbikalimit te Shkozetit ne Autostraden Tirane-Durres dhe perfundon duke arritur ne mbikalimin e Plepave. Projekti i mbikalimit te Durresit perfshin ndertimin e rreth 5 km superstrade me 4 korsi kalimi. Gjithashtu projekti parashikon ndertimin e rrethrrotullimit te ri te Shkozetit dhe te tre rrethrrotullimeve te reja ne pikat lidhese me rruget transversale, nenkalimin e trasese hekurudhore, si edhe degezimet qe e lidhin mbikalimin me Portin e Durresit dhe kodrat e Rrashbullit (Rruga ekzistuese Durres-Vore) dhe qe jane ne total 2 km rruge me kater kalime. Kostoja e ketij projekti arrin ne 11.4 milione euro. Realizimi i ketij projekti pritet t'i jape zgjidhje trafikut ne ate zone, i cili konkretisht paraqitet i renduar.

    Nyja rrugore e Vores

    (Vora interchange) ka per qellim disiplinimin e trafikut dhe perfshin ndertimin e rrugeve paralele ne nje gjatesi prej 3 km, ne nje brez rrugor ne nje gjatesi rreth 2 km qe shtrihet ne superstraden Tirane-Durres, se bashku me rruget dytesore, rrethrrotullimet, nenkalimet dhe mbingritjen, rakordimin permiresimin e 4 korsive te rruges ekzistuese.

    Kostoja totale e projektit, eshte 7.92 milione dinare kuvajtiane pa taksat dhe shpronesimet. Nga keto, Fondi Kuvajtian per Zhvillim do te mbuloje 6000000 (gjashte milione) dinare kuvajtiane, ose 14,3 milione euro. Kjo shume do te mbuloje 75% te punimeve civile, 100% te konsulences si dhe 10% te shumes totale per kontigjencen. Ndersa diferencat per kontigjencen dhe punimet civile do te mbulohen nga qeveria shqiptare sipas tabeles se meposhtme: Agjenci Zbatuese per kete projekt do te jete Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve.

    Projektet, si lehtesohet trafiku

    Investimet ne infrastrukturen pergjate autostrafes Tirane-Durres do te shtrijne efektet ne te gjithe rajonin, per sa i perket lehtesimit te infrastruktures. investimet do te perfshije nyjat rrugore te Vores dhe mbikalimin e Durresit, por lehtesimi ne qarkullim do te ndjehet deri ne Portin e Durresit dhe pergjate rruges se plepave. Ndertimi i ketyre dy veprave eshte me ndikim te drejtperdrejte ne rrugen e re Durres-Prishtine. Ndertimi i autostrades se re kerkon nje grykederdhje me te lehte te trafikut ne aksin me te ngarkuar te vendit. Projektet me se shumti kane qellim dhenien drejtim te trafikut nepermjet nenkalimeve dhe mbikalimeve dhe nderthurje me njera-tjetren. Rrjeti shqiptar rrugor eshte zhvilluar kryesisht ne zonat me afer bregdetit, sidomos ne rajonin Tiranes-Durres, po ne korridorin Shkoder-Durres-Fier-Vlore si pasoje e topografise se vecante. Ne strategjine e zhvillimit te transportit, prioritet eshte ndertimi i rrugeve qe lidhin vendin me korridoret nderkombetare, rruget kufitare dhe ato rajonale. Ne kete kuader, ne Shqiperi po ndertohen tre korridore rrugore, Korridori 8 Lindje-Perendim, Korridori Veri-Jug dhe autostrada e re, Durres-Morine. Nderkohe prioritete jane perfundimi dhe venia ne eficience te plote e rrugeve turistike qe jane aktualisht ne proces ndertimi, si rruga e Velipojes, Butrintit, Dardhes etj., si dhe ndertimi i rruges me te rendesishme te bregdetit jug-perendimor, Dhermi-Himare-Sarande. Ndertimi i segmenteve rrugore qe lidhin me pikat e kalimit kufitar.

    Nyja rrugore e Vores

    Ndertimi nje brezi rrugor 2 km

    Ndertimin e rrugeve paralele me gjatesi 3 km,

    Rruget dytesore

    Rrethrrotullimet

    Nenkalimet dhe mbingritjen, rakordimin permiresimin e 4 korsive te rruges ekzistuese.

    Kostoja totale e projektit, eshte 7.92 milione dinare Kuvajtiane pa taksat dhe shpronesimet.

    Mbikalimi i Durresit

    -Projekti perfshin ndertimin e rreth 5 km superstrade me 4 korsi kalimi.

    parashikon ndertimin e rrethrrotullimit te ri te Shkozetit

    -Tre rrethrrotullimeve te reja ne pikat lidhese me rruget transversale

    nenkalimin e trasese hekurudhore

    -Si edhe degezimet qe e lidhin mbikalimin me Portin e Durresit dhe kodrat e Rrashbullit (Rruga ekzistuese Durres - Vore) dhe qe jane ne total 2 km rruge me kater kalime.

    -Kostoja e ketij projekti arrin ne 11,4 milione euro.

    Termat e kredise

    Prinicipali 6000000 dinare kuvajtiane

    Maturimi 20 vjet

    Periudhe pa pagese prinicipali 4 vjet

    Shlyerja 32 keste te barabarta 6-mujore,

    Interesi vjetor 2%

    Shpenzimet e menaxhimit 0,5%

    Gazeta Koha Jone

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dydrins.. me informacionet qe ke.. ( le te flasin dhe tjeret) a ka inxhiniere te huaj ne ministrite tona?
    ne se nuk ka.. jo 4 miljard por dhe 400 lek me dhimbsen te hidhen..sepse nuk kan per te bere gje..

    cdo gje behet gabim ne shqiperi..cdo gje..

    e vetmja gje qe behet mire eshte..
    1-efikasiteti i zyrtareve ne vjedhje..ne kujdesin per pasurimin e tyre personal, familjar e sorrollop-iar..
    2- nuhatja e emancipimi i tyre tmerresisht i shpejte ne kulturen e hatashme te tyren per gjetjen e vendpushimeve luksoze an e kend botes.. dhe..
    3- sqima e tyre.. pasioni i tyre per mercedeso tv petashuqet e kollaro kostumo armanet..

    prandaj.. un nuk i besoj me qeverrise berisha se mund te bej rruge..

    as metes jo as edvinit as pandushve e blushve e gjinushve sepse ata jan kanibale plus hajdute e plus injorante te ndertimit..

    ne se nuk instalohen inxhiniere gjermano-suedeze ne drejtorite e rrugve e te urbanistikes.. e te ruajtjes e permirsimit te tokes, natyres e ajrit.. nuk ka per tu bere asnje meter..e perseris asnje meter rruge me plot kuptimin e fjales..bashkokohore..

    nuk dine ata o dydrins nuk din .. pik..

    i lem tjerat pastaj..vjedhin a svjedhin..
    injoranca eshte pengesa kryesore per progres..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-04-2008 më 16:53

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    gerdeci i ve ne dyshim te gjitha.. si seriozitetin e qeverise..si ndershmerine e tender-xhive te ministrive.. si kulturen e qeveritareve..

    po c'hyn kultura ketu.. do thoni ju..

    ne qe kemi mbi nje dekade qe jetojm ne vende te zhvilluara kur shkojme ne shqiperi kuptojme me nje te hedhur syve.. sharlatanizmin e punimeve rrugore ( dhe jo vetem te rrugoreve por te gjithckaje) qe jan bere e behen aty.. e kjo ka te beje jo thjesht me hajdutizmin e funksionareve te larte por dhe me injorancen e tyre.. pra me pa diturine e tyre per te ditur cka eshte moderne cka eshte funksionale e cka eshte pershtatshmeri e arritjeve te botes me vendin tone..

    prandaj me duken hallv e ftohte krejt kjo parade shifrash.. qe bejne zyrtaret e ministrise..

    vet saliu ska fare kulture as minimale mbi urbanistiken e transportin.. e kjo eshte nje minus i madh sepse nuk pritet prej tij e shokve te tij dicka e bukur..

    fakti qe i dha edvinit policine ndertimore tregon se ai per interesa politike te castit i la dor te lire goxilles se tiranes..edvinit..

    e kur dihet se cfar banditi eshte edvini ne lidhje me urbanistiken athere te ze tmerri kur mendon se.. sa vizionar eshte saliu per ceshtjet e ndertimit e se ato miljarda do shkojne per pune te pamenduara mire.. per mos thene..dhe ne pervetsime kolosale..nga tender-dhensit e tender-marresit..

    me kaq miljarda sa po hedh saliu per rruget.. do mjaftonte 1% e tyre per te krijuar nje institut te vertet shkencor me nja 20 -30 arkitekte vendas e nja 10 te huaj.. gjerman suedez danez francez.. etj.. e te paisur me laboratore e aparatura bashkohore e poligone eksperimentale ku hidhen maketet e ata te dirigjonin miljardat se si e ku te hidhen..

    nuk kam lexuar kerkund filozofine e PD dhe qeverise se Pd per transportet per rruget hekurudhat portet.. urbanistiken qytetet ..mbrotjen e tokes etj etj..

    lana e masakruar ne vitet 91-96 kur qeveriste mekso berisha.. tregon kulturen qe kishin athere keta zoterinj..
    komplet injorance.. e injorance tronditse..

    dhe gratacielet e ngritura ne tirane e gjetke ne koh te tyre mbi lulishte e parqe e bahce te tiranes..tregon se.. ne filozofi ata skan asnje dallim nga edvinet e metot.. e m.utat e tjere..

    shkurt kemi nevoj urgjente per arkitekte e specialiste rrugesh te huaj..

    tanet nuk bejne gje..

    pik..

    ku morri shpi saliu?

    sipas gazetave diku ne nje bllok gratacielash pran liceut artistik..

    pse duheshin ndertuar grataciela ne ate zone..
    e bukur ish ajo.. me ato vila me ato kopshte-bahce.. me ato rruge me peme anash..

    duke mare shpi aty saliu tregoi se..nuk ka ndjenjen e se bukures..e se kulturuares e se gjelbres per nje qytet..

    kjo mjafton.. qe te mendohet.. se saliut nuk i duhet te merret me hedhjen e miljardave per rruge.. por te pritet nje qeveri tjeter me eksperte te vertete..

    le te marrim autostraden qe filloj berish meksi.. ( 93-96) qe shkoj deri afer kasharit.. diku pran Vores..

    asnji zgidhje ska ne ato pak kilometra per.. keto ceshtje..

    ku do kalonin lopet e fshatrave djathtas.. ne se do duhej te kullosnin majtas..
    po plakat e katundit si do fluturonin mbi autostrade?
    po femijet e shkollave.. po puntoret .. po karrocat..po bicikletat..po kamzaraket..po laprak-aret.. po .. kashar-k-aret.. po voraksit.. etjetj..
    asgje sberi mekso berisha athere..vec trashi rrugen ekzistuse.. pa bere asnji gje speciale..
    erdh meta e vuri ca shkalle hekuri turpi botes..me kalu katundaria majtas e djathtas.. por e lem meten se aq dinte e at zgidhje beri..
    por berisha kish pa bot me sy.. plus bir fshatari ishte..si nuk e vrau mendjen.. po dale more.. si do shkoj moli te lomi.. njoni shpin andej tjetri ketej..
    vrap sprint neper autostrad e.. kockat pastaj ne asfalt.. keshtu..

    me nje fjal skam besim te berisha se mund ti perdore me mencuri miljardat e euro dallorve..
    le te rrin aty ne kasaforte te shtetit derisa te vij nje qeveri e mire e afte.. me nivel europian.. ose ose.. te qirazoje ministra e drejtusa ministrish per keto probleme nga gjermania ose franca ose suedia..

    gerdeci.. ja ka heq te drejten berishes te perdore miliarda dollare te shtetit.. e aq me teper te marra borxh..
    kete ai duhet ta kuptoje..
    pik..

    per zogun e zi.. i jap te drejte saliut.. dhe tirana do i jet mirnjohes atij qe ja ndali hovin hajdutit edvin..

    cka eshte e drejt eshte e drejte..e anasjelltas..

    ...

    Komplimenta per kete postim.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dydrins.. me informacionet qe ke.. ( le te flasin dhe tjeret) a ka inxhiniere te huaj ne ministrite tona?
    ne se nuk ka.. jo 4 miljard por dhe 400 lek me dhimbsen te hidhen..sepse nuk kan per te bere gje..

    cdo gje behet gabim ne shqiperi..cdo gje..

    e vetmja gje qe behet mire eshte..
    1-efikasiteti i zyrtareve ne vjedhje..ne kujdesin per pasurimin e tyre personal, familjar e sorrollop-iar..
    2- nuhatja e emancipimi i tyre tmerresisht i shpejte ne kulturen e hatashme te tyren per gjetjen e vendpushimeve luksoze an e kend botes.. dhe..
    3- sqima e tyre.. pasioni i tyre per mercedeso tv petashuqet e kollaro kostumo armanet..

    prandaj.. un nuk i besoj me qeverrise berisha se mund te bej rruge..

    as metes jo as edvinit as pandushve e blushve e gjinushve sepse ata jan kanibale plus hajdute e plus injorante te ndertimit..

    ne se nuk instalohen inxhiniere gjermano-suedeze ne drejtorite e rrugve e te urbanistikes.. e te ruajtjes e permirsimit te tokes, natyres e ajrit.. nuk ka per tu bere asnje meter..e perseris asnje meter rruge me plot kuptimin e fjales..bashkokohore..

    nuk dine ata o dydrins nuk din .. pik..

    i lem tjerat pastaj..vjedhin a svjedhin..
    injoranca eshte pengesa kryesore per progres..

    ..
    S'kam idene se c'behet tash atje, por ajo qe vlen eshte fakti se per infrastrukturen ne Shqiperi ka nje plan te madh investimesh dhe nga ana tjeter ka dhe financues qe mbeshtesin projektet.

    Projektet qe financohen nga burime te huaja, normalisht se kontrollohen po nga ata, si bie fjala BE dhe BB.

    Problemi me i madh atje eshte: supervizioni i punimeve, sepse me te eshte i lidhur zbatimi me cilesi i projekteve, zbatimi i kushteve te kontrates, kontrolli i vellimit te punimeve, respektimi i kushteve teknike te zbatimit, perdorimi i materialeve ndertimore te garantuara permes certifikatave ISO, zbatimi i kushteve te sigurise teknike ne pune etj;

    Te pakten per projektin e rruges Durres-Kukes, jam optimiste sepse eshte projektuar nga firma te mirenjohura dhe po zbatohet nga nje gjigand boteror si Bechtel.

  12. #12
    Bizneset kosovare kthejnë sytë nga porti i Durrësit

    ARTUR AJAZI

    Porti i Durrësit ka nisur të njohë një rritje të paparë ndonjëherë të fluksit të ardhjes së anijeve të tonazheve të rënda me mallra tranzite për Kosovë. Rritja, sipas drejtorit të Doganës së Durrësit, Arben Ibroja, konsiston në vlerën e këtij shërbimi nga porti ynë, rritjen e sigurisë portuale, të leverdisë së tranzitimit të mallrave nga ky port, dhe padyshim edhe në lehtësirat që krijon aksi rrugor Durrës-Kukës”.

    Rritjen e fluksit të ardhjes së konteinerëve me mallra përmes portit të Durrësit e vlerëson edhe drejtori i APD-së Eduart Ndreu. Ai u shpreh se “mbetet angazhimi dhe detyrimi ynë afrimi jo vetëm me bizneset tona, por edhe me ato kosovare. Kosova tashmë ka shtetin e saj, ka ligjet dhe hapësirat e saj edhe në portin e Durrësit dhe portet e tjera shqiptare”.

    Aktualisht prej disa javësh territori portual në Durrës gjendet i mbushur me qindra konteinerë me mallra me destinacion Kosovën, porosi nga bizneset e atij shteti tashmë të pavarur.

    Sipas dispeçerisë, porti detar “vetëm gjatë periudhës një mujore të marsit që sapo kaloi, janë shkarkuar nga anijet e ardhura nga vende të ndryshme të botës me destinacion Kosovën, mbi 1500 konteinerë, ndërkohë që pritet dyfishimi apo trefishimi i kësaj sasie në periudhën e verës. Tashmë çdo ditë vijnë me dhjetëra porosi nga bizneset kosovare për agjencitë e transportit me qendër në Durrës si “TransMuka”, “Diamant”, apo “Pelikan”, të njohura në tregun e huaj për transportin e mallrave dhe konteinerëve me mjetet e tyre moderne”.

    Bizneset kosovare kanë shprehur gjithashtu interesimin e tyre për lidhje të kontratave me afate të gjata me firma të ndryshme dhe kompani të mëdha shqiptare, të cilat operojnë në vende të tilla si Itali, Greqi, Gjermani, Spanjë e deri në Japoni, Kore e Jugut e Kinë, për transportin e mallrave të konsumit dhe atyre industriale. Ata e shohin portin e Durrësit, si portën nga ku leverdia ekonomike e bizneseve të tyre mund të sjellë shumë shpejt rritjen e të ardhurave me kosto të ulët transporti.

    04/04/2008

    Gazeta Standard

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i nderuar Dydrins..

    Mafia keto dite do hedhe ganxhat Sheshit Skenderbej..

    Te shohim a do reagoje Berisha..
    Jam i bindur se jo vetem nuk do reagoje por do ta pergezoje mafien..per "nismen" qe po merr..

    Ai shesh ska nevoje per gjigande betoni..
    Ai shesh do qetsi do ajer do peme do lule do kembesore..
    Ai shesh.. do cliruar nga mijra tymsqufurkarbonkancer-prodhues (kerra tyrli markash ) ne minute qe e kryqezojne ate shesh pa asnji arsye.. e i do dhuruar njerzve femijve e plqve..

    mirpo velot e mafies-- maksimet me shoke do i hedhin hi syve keto dite opinionit..

    Tiranas--mos lejoni masakrimin e sheshit nga krymafiozi edvin..

    mos valle gerdeci u be qe.. berisha te zhytet ne m.ut e te mos guxoje te kundershtoje superbosin e betonizimit edvin ne kullufitjen e miliardave te tjera nga i ashtu quajturi.. "plan rregullus zbukurus ledhatus kontemporanus.. me projekte franceze hollandeze perTiranen"..

    Tmerr..

  14. #14

    Turistë nga Kosova në rrugën që lidh Tiranën me Prishtinën

    Turistë nga Kosova në rrugën që lidh Tiranën me Prishtinën

    BASHKIM SHALA

    Kukës më 23 prill: Në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun të Konsorciuimit “Bechtel&Enka”, kishte mbërritur me postë elektronike një kërkesë disi e pazakontë. Një grup intelektualësh nga Prishtina kërkonin të vizitonin për të parë nga afër punimet e rrugës që do të bashkojë shqiptarët, apo siç thotë një këngë mirditore e realizuar enkas për rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë, “do të bashkojë malin me detin”. Menaxherja e marrëdhënieve me publikun e kompanisë, kroatja Iva Zagar, i ka thënë “ok” kërkesës së “fansave” të rrugës nga Prishtina.

    Kur në Kukës, në kohën e regjimit të Enver Hoxhës filloi të flitej për një projekt të rrugës së re, që do të lidhte Tiranën me Kukësin (në atë periudhë nuk guxonte kush të përmendte Kosovën) përmes një tuneli që do të ndërtohej në Thirrë të Fanit, shumicës së banorëve të izoluar të Veriut të Shqipërisë i dukej si një legjendë që kurrë nuk do të bëhej realitet. Ndërkohë që në Kosovë kjo as që mund të mendohej, kur ky vend lëngonte nën thundrën e pushtuesit serb. Një kolege gazetare e Prishtinës që në kohën e okupimit serb kishte punuar për mediat e huaja, duke diskutuar për projektin madhor të rrugës Durrës-Prishtinë, na tregonte një ngjarje që kishte të bënte me jetën e vrullshme gazetareske të atyre viteve të okupimit. “Çdo të premte lideri i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, jepte konferenca për media në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ku zakonisht ai denonconte dhunën dhe represionin serb. Ne përpara se ta transmetonim lajmin hynim në lidhje me redaksitë tona në Amerikë apo Evropë për lajmin që do të dërgonim”, - thotë gazetarja që kishte punuar për radion “Dojçe Ëelle”. Por në një të premte të vitit 1996, – vazhdon më tej gazetarja nga Prishtina, - Ibrahim Rugova nuk dha ndonjë fakt për ndonjë akt dhune apo represioni të serbëve, por në konferencën e radhës për media kërkoi fonde nga Bashkësia Evropiane për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë. “Për kohën në të cilën po kalonte Kosova, ne na u duk një lajthitje e Rugovës dhe menduam atë ditë që do ta bënim pushim, pasi ne vlerësuam kolektivisht se nuk do të përbente lajm për agjencitë për të cilat ne punonim”, - tregon gazetarja. “Por në fakt kishte ndodhur e kundërta, kur na telefonuan redaktorët përgjegjës se çfarë do të transmetonin, ne u përgjigjem se sot nuk kemi ndonjë gjë”, - tregon gazetarja. Por redaktorët përgjegjës kishin insistuar për të ditur se çfarë kishte thënë Rugova në konferencën e radhës dhe gazetarja ishte përgjigjur se “kërkoi fonde për rrugën Durrës-Prishtinë”. “Po ky qenka lajm mjaft i rëndësishëm, prandaj na e sillni shpejt”, - ka qenë reagimi i redaktorëve përgjegjës në Evropë e Amerikë. U zgjatëm disi me këtë fakt, pasi edhe gazetarëve në Prishtinë, një kërkesë e tillë u ishte dukur deri një lajthitje. Por kjo ëndërr e kahershme e shqiptarëve të Kosovës për t’u lidhur me detin përmes Shqipërisë filloi të behej realitet “de facto” në gushtin e vitit 2006, kur makineritë e rënda të disa firmave shqiptare filluan të gërmojnë trasenë e aortës së shqiptarëve. Që nga viti 1999 e në vazhdim, shtypi i Prishtinës kishte pasqyruar përmes kronikave, lajmeve e reportazheve, mjaft fakte të cilat bënin fjalë për “investimin e shekullit” siç ishte rruga Durrës-Kukës-Morinë. Këto raporte janë ndjekur me mjaft interes nga mbarë lexuesi në Kosovë, veçanërisht nga shtresat e intelektualëve që llogarisin me “laps në dorë” vlerat e kësaj rruge. Për të “prekur me dorë” ëndrrën e kahershme të tyren dhe të mbarë shqiptarëve, katër intelektualë të Prishtinës Shpendi, Luani, Agroni e Fatoni janë nisur në një ditë fundjave për të parë nga afër punimet e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Në pikëkalimin kufitar të Morinit, polici i shërbimit i kishte pyetur se ku do të shkonin. “Do shkojmë deri në Kukës”, - ishte përgjigjur si me mëdyshje Shpendi. Ndërkohë që polici kishte dyshuar se pse mysafiri nga Kosova ishte përgjigjur me gjysmë zëri dhe duke ditur se po zbulon ndonjë gjë të madhe, kishte insistuar të dinte pse mysafiri ishte përgjigjur me gjysmë zëri. Atëherë Shpendi i është përgjigjur: “Se do shkojmë pak përtej Kukësit, në Kalimash për të parë tunelin”. “Nëse keni për të shkuar atje, më mirë kthehuni mbrapsht se nuk kanë për t’iu lejuar”, - i ka rekomanduar polici mysafirët, pa ditur se ato kishin marrë konfirmimin për këtë vizitë. Sapo kalon pikë-kalimin kufitar të Morinit, fillon traseja katërkalimëshe që për hir të së vërtetës duhej të ishte e përfunduar që në muajin shkurt, por siç ndodh rëndom me firmat shqiptare, kjo nuk ka ndodhur për shkak të zvarritjeve të punimeve për arsye objektive e subjektive.

    Pasi kemi bërë rreth 15 kilometër nga qyteti i Kukësit në drejtim të Tiranës, arrijmë në Fushë-Dukagjin ku është ngritur kantieri i “Bechtel&Enka”. Një vend dikur i shkretë në anë të rrugës nacionale ekzistuese që të çon për Tiranë, aty ku ndan rruga për në fshatin Surroj, sot është një vend ku gumëzhin nga zhurmat e automjeteve që hynë e dalin në kantier, si dhe numri i madh i personelit inxhiniero-teknik dhe personelit ndihmës, ku këto të fundit janë kryesisht të punësuar nga fshati Kolsh, ku është ngritur kantieri. Sikur të kishte pasur qëllim të realizonte një pamje domethënëse që vjen nga krahasimi i së vjetrës me të renë, apo objektet e ish-komunizmit me ato të kapitalizmit, "Bechtel&Enka" ka ndërtuar kampin e punëtorëve, kantieret e prodhimit të elementëve metalikë, si dhe ka vendosur gjithë logjistikën, pikërisht në vendin ku në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, grumbulloheshin elementët prej betoni të qendrave të zjarrit dhe më pas shpërndaheshin, ku diktatori i ndërtoi gati në çdo cep të Shqipërisë për t’u mbrojtur nga rreziku i imperializmit amerikan.

    Makineri gjigante hyjnë e dalin në kantier, autobusë "Blue Bird" të formatit "Made in USA" sjellin e marrin punëtorët e turneve, në ajër dëgjohen shqipja e përzier me turqishten e specialistëve turq dhe kjo e fundit me anglishten, që të njëjtët fusin në punë, kur nuk ia dalin dot me shqiptarët.

    Ismet Kola, përgjegjës i marrëdhënieve me publikun në kantierin e Fushë-Dukagjinit kishte marrë detyrë nga shefja e tij që të shoqëronte grupin e vizitorëve nga Prishtina. Pasi jemi përshëndetur, Ismeti na vendosi përpara një bllok ku shënojmë gjeneralitetet, profesionin dhe vendin e punës. Pasi pajisemi me helmeta plastike dhe me uniformë, (për të vizituar punimet në kantier zbatohen rregulla strikte të sigurisë), me një automjet të kompanisë “Bechtel&Enka” jemi nisur drejt grykë së tunelit të Kalimashit. Për të mbërritur deri atje duhet të bësh rreth 13 kilometra rrugë. Rrugës deri tek tuneli të bën përshtypje se kompania e bashkuar amerikano-turke, "Bechtel&Enka" punon në të gjithë segmentin që ka marrë përsipër të ndërtojë, me përjashtim të një segmenti që e ka marrë përsipër ta ndërtojë firma “Kastrioti” nga Kosova.

    Një superfuqi e vërtetë makinerish të fjalës së fundit të teknikës. Madje, të shfaqen para syve aq shumë makineri, sa mendon se të bëra bashkë, të gjitha mjetet e sipërmarrësve shqiptarë, mund të mos barazojnë këtë sasi. “Konsorciumi “Bechtel&Enka” realizon në një muaj 20 milionë euro, ndërkohë të gjitha firmat në Shqipëri të marra së bashku nuk arrijnë të realizojnë më shumë se 30 milionë euro në muaj”, - na thotë një inxhinier shqiptar i punësuar pranë kompanisë “Bechtel&Enka”. Rruga ndërtohet mbi terren të vështirë. Ajo ecën përgjatë malit të Thanzës së Kolshit dhe Truallit të Surroit dhe kërkon që zbatuesit ta ndërtojnë atë mbi një urë gjigante rreth 5 kilometër në dalje të tunelit, këmbët e të cilave arrijnë në lartësinë e 95 metrave ose të presin malet, që ndonjëherë përbëhen nga shkëmbinj të fortë.

    Një tjetër firmë nga Kosova me emrin “Getoari” ka marrë përsipër të ndërtojë muret mbajtëse të rrugës, ku drejtuesit e “Bechtel”-it shprehen të kënaqur me cilësinë e punimeve të kësaj kompanie. Duke vazhduar rrugën drejt tunelit, pak minuta më pas, na shfaqen krahët e hekurt të një vinçi gjigant pranë këmbëve të një ure po aq gjigante. Sytë e vizitorëve nga Prishtina mbeten tek ura e dyfishtë e llogaritur për kalimin e katër korsive të automjeteve dhe mali i prerë në mes për të ardhur në një nivel me të. Në Shqipëri nuk ka një urë të dytë të tillë, nëse nuk të vjen në mendje për krahasim të ngjashëm ajo e Bushtricës në Përrenjas. “Është ura e dytë për nga madhësia dhe e para për nga lartësia nga 27 urat e segmentit Rrëshen-Kalimash. Kjo urë është 95 metra e lartë dhe 300 metra e gjatë dhe kollonat e urës përfundojnë në muajin qershor”, - u shpjegon Ismeti vizitorëve nga Prishtina.

    Në të gjithë segmentin nga Rrësheni deri në Fushë-Dukagjin do të ndërtohen 27 ura me një gjatësi totale 4 kilometër. Sipërfaqja e këtyre urave do të jetë me 6 traversa 40-metërshe me një peshë 165 ton secila. “Nga 27 ura që janë në projekt, deri tani po punohet në 17 prej tyre ku kanë përfunduar 30 kolona gjigante (këmbë)”, - sqaron në vijim Ismeti. Habia tek vizitorët për punimet në rrugë kishte kohë që kishte filluar dhe sa vinte e shtohej. Për të shkuar tek gryka e tunelit duhej të kalojë prapa një kodre në malin e Thanzës, ku kompania “Bechtel&Enka” ka ndërtuar rreth 50 kilometër rrugë dytësore. Pas kodrës së parë të shfaqet mali i Qafës së Kumbullës në lartësinë rreth 831 metër mbi nivelin e detit. Në prehrin e tij një tjetër kantier gjigant na shfaqet përpara syve, ndërkohë që vizitoret entuziazmohen sapo shohin dy grykat e tunelit në dalje të tij. Kamionë të mëdhenj që hynë e dalin në tunel, ku materialin që e nxjerrin nga thellësitë e tij e përdorin për mbushje në rrugën, që do të vazhdojë në drejtim të Kukësit.

    Për të vizituar tunelin kërkohen të zbatohen rregulla të rrepta. Në fillim, në një zyrë duhet të regjistrosh emrin dhe më pas të pajisesh me një numër metalik, i cili korrespondon me numrin rendor të listës. Një rregull i tillë zbatohet për faktin se në rast të ndonjë shembjeje të tunelit, personat që gjenden brenda janë të identifikuar dhe dihet numri i tyre. Pasi pajisemi me numrat metalikë vazhdojmë rrugën njëkilometërshe në thellësitë e tunelit. Befasia e parë për vizitorët nga Prishtina, të cilët kishin shëtitur në shumë vende të Evropës, ishte madhësia e këtij tuneli. “Kam qenë në Zvicër e Austri, por nuk kam parë tunele me të tilla përmasa sa ky që po shohim”, - shprehet Shpendi. Ndërkohë që Luanit i vijnë në mendje ditët e rinisë studentore, kur kishte bërë praktikën mësimore në zgafellet e minierës së Trepçës.

    Në kantierin ku po ndërtohet tuneli nuk ka shumë punëtorë, pasi punën më të madhe e bëjnë makineritë. Punëtorët dhe specialistët janë kryesisht turq. Shpendi si njohës i gjuhës turke bisedon me njërin prej tyre, i cili i thotë se kishte 6 muaj pa shkuar pranë familjes në Turqi. Makineritë speciale "Jumbo Driller" (Atlas Copco L2C) bëjnë gati vrimat ku vendoset lënda eksplozive dhe në vazhdim operohet me pastrimin e shkëmbinjve të thërrmuar. Pasi pastrohet nga shkëmbinjtë një grup specialistësh vendosin në tunel harqet në madhësinë e tunelit që janë profile çeliku të importuara nga Italia. Pasi vendosen harqet e çelikta vazhdohet me sprucimin me beton. “Ritmet e punës ecin në vartësi të llojit të gurit, i cili klasifikohet në katër grupe. Aktualisht kemi hasur në kategorinë e tretë të gurit dhe ritmi i punës është më pak se katër metër në ditë me dy shpërthime. Nëse do të ishte guri i kategorisë më të fortë, rendimenti i punës do të ishte dyfish, pasi sa më i fortë të jetë guri, aq më shumë avancohet. Megjithatë në korrik të vitit 2009 jemi optimistë se do të përfundojmë tunelin pa aksesorët ndihmës”, - sqaron specialisti turk.

    Të njëjtën gjë pohon edhe Ismeti. Tashmë në katër anët e dy tubave të tunelit është avancuar më shumë se 1 kilometër, ku gjatësia e përgjithshme arrin në 4.4 kilometër, ose 2.2 kilometër në secilin prej tubave. Në kohën që ne ishin atje, automjetet e tonazhit të rëndë ishin në përfundim të pastrimit të dheut, ndërkohë që ne asistuam edhe në betonimin e sipërfaqeve shkëmbore të pastruara, ku më pas do të vazhdohej me shpërthimin, pastrimin, betonimin, pra me cikël të mbyllur përgjatë 24 orëve.

    Në dalje të tunelit, një kompani nënkontraktore nga Suedia po merrej me betonimin e sipërfaqeve të para të tunelit, ose siç janë emërtuar në projekt betonimet e zbukurimit. Për mungesë fondesh këto betonime do të bëhen vetëm në pesëqind metrat e para të katër tubave të tuneleve.

    Pasi përfundojmë vizitën në tunel, në dalje të tij dorëzojmë numrat metalikë. Vizitorët nga Prishtina shprehnin krenarinë e tyre se iu kishte dhënë mundësia të vizitonin pa u përfunduar veprën kryesore dhe më të vështirë inxhinierike të rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë. Ato e kanë konsideruar këtë një moment të rëndësishëm të jetës së tyre, natyrisht pas asaj të 17 shkurtit, kur Kosova shpalli pavarësinë.

    Në kthim sërish para syve na parakalon madhështia e punimeve. Nyje të mëdha inertesh gjatë rrugës, të cilat kanë grumbulluar “male” me materiale që do të shërbejnë viti për asfaltimin e trasesë nga Fushë-Dukagjini deri tek tuneli, ku traseja e kësaj rruge pritet që të përfundojë kësaj vere. Gjatë kthimit për në kantier, Ismeti u vë në dispozicion vizitorëve nga Prishtina një material të printuar në të cilin pasqyroheshin volumet e kryera nga kompania “Bechtel&Enka”.

    Sipas komunikatës, kompania “Bechtel&Enka” që nga 10 prilli po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 60 kilometrash nga Rrësheni deri në Fushë-Dukagjin. Puna vazhdon në 17 ura nga 27 që janë në total, ku deri tani kanë përfunduar 30 kolona të këtyre urave. Grupi i punimeve të dheut ka lëvizur rreth 16 milionë metër kub dhe shkëmbinj, si dhe ka hedhur 86 mijë metër kub betone. Shifrat u përkasin vetëm punimeve në rrugë dhe në to nuk përfshihen volumet e punës në tunel.

    Vizitorët nga Prishtina largohen për t’u kthyer serish, por tashmë në ditën kur shqiptarët do të jenë për dy orë e gjysmë në Kosovë dhe anasjelltas, kosovarët në zemër të Shqipërisë. E megjithatë ato ndajnë mendime të ndryshme për ditën e shumëpritur.

    Fatoni thotë se kur të përfundojë rruga për herë të parë do ta përshkojë atë në këmbë nga Kukësi deri në Rrëshen, ndërsa Shpendi si i pasionuar pas shpejtësisë thotë se do të thyejë rregulloren e qarkullimit dhe do ta përshkojë rrugën me veturë, por me një shpejtësi deri në 200 kilometër në orë.

    25/04/2008

    Gazeta Standard

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Biografi Bosash..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  4. Disa të dhëna mbi ekonominë e vëndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  5. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •