Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    Duke lexuar ca artikuj sportive me ra ne sy emri i Kreshnik Qatos Kampion Boksi ne IBC
    Jo me u tregu si i ditur por une e ndjek boksin prej shume kohesh dhe i kam pa ato neshjet kryesore ne Pay Per View kur me eshte dhone rasti dmth kam icik njohuri ne ket sport.
    Si pjeshken e arushes qeka Kreshnik Qato Kampion Bote thashe me vete, ai eshte boksier VK edhe nje jevg ta gjesh ne rruget e Philadelphias e bon dru ket Qaton pranej thashe s'ka munsi.
    Them qe eshte boksier VK duke e pare ne foto dukej si rob i vrame jo boksier i permasave nderkombetare.
    Por ca eshte ky titulli qe ka fitu ky?
    SuperMiddleWeight ne IBC division
    Dmth te kujton ato letrat me vlere qe jepnin atehere kur ushqimet u kane pas shit me tollona ...............
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Gallata mo e forte ktu eshte se shtypi e paska bo ket Qaton sikur te ishte Enver Hoxha ne paraden e 1 majit.
    As Muhamed Ali nuk boni kaq buje ne Zaire mora vesh.
    Eh cna ka gjet ne mer plak qe krenohemi me keto viktima qe s'bojne i lek.
    Boksier VK me rekord 9-6 qe neshjet i zhvillon ne palestra lagjesh. .....................
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nejse qe nga postimi jot i pare ai ka fitu edhe 4 neshje te tjera dhe ska humb mo sot boni neshje ne Durres per te mbrojt titullin dhe me ne fund e pashe edhe une nje neshje te tij qe te them te drejten me gjithsa e fitoj me pike nuk ishte shum terheqese dhe ne disa raste i shmangej edhe dyluftimit duke bere edhe ndonje gabim apo jo korrekt si i thone.

    Ndonjeher merrte zemer dhe luftonte mir por ndonjeher i hynte frika mbase edhe nga emocionet sic deklaroi edhe ai pasi ne salle ishte edhe presidenti i republikes qe sja di emrin me gjith disa qeveritar te tjere midis tyre edhe sindako i Durresit KOKA.

    Fitoj me pike nga nje juri Shqiptaresh 55-59... 54-60....54-60...

    megjithate suksese dhe do ta keshilloja qe kur futet ne ring ti harroj te gjitha dhe te kujtoj vetem mesimet e boksit dhe relefkset.

    Kurse para tij ishte nje " boksier " tjeter qe e zuri frika (megjithse ishte ne avantazh ) dhe nuk donte te futej per raundin e trete keshtu qe ehumbi neshjen edhe emrin sja maj mo men po ene per te flasin si i "forte "
    larguar forever

  4. #4
    Ca ke qe me shikon ?? Maska e londinezii
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    3

    Qato serish ne ring me 15/09/2006

    Qato serish ne ring me 15/09/2006

    Për më shumë hollësi në lidhje me biletat ju lutem na kontaktoni në
    numrat: +44 (0) 7863548388, dhe/apo ALSAT Satellite 020 7604 4526.

    Me respekt dhe përulje

    Trupa e marketingut
    Kreshnik Qato

    Per me shum kont.. www.kreshnikqato.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 24-08-2006 më 18:41

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Qato, sërish kundër "gladiatorit" Kover

    Qato, sërish kundër "gladiatorit" Kover

    Doreza kuqezi, më 8 dhjetor, do të duelojë për titullin e kampionit të Anglisë Jugore

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Kreshnik Qato do të ngjitet sërish në ringun profesionist londinez në një sfidë të re, ku ai do të tentojë të rrëmbejë brezin e kampionit në peshën super të mesme për Anglinë Jugore.

    Nën promovimin e Mike Hennesy, boksieri ynë më 8 dhjetor do të ketë përballë boksierin Simon Cover. Ai nuk është një kundërshtar aspak i panjohur për Qaton, pasi tre muaj më parë, kampioni shqiptar përballë tij do të siguronte një fitore të vështirë. "Simon Cover është një boksier force, i cili në ring bokson sikur të jetë një gladiator. E njoh mirë mënyrën e boksimit të tij. Ai godet fort, por edhe di të mbrohem mirë", thotë Qato ekskluzivisht për "Shqip".

    Duke qeshur, 28-vjeçari durrsak e shikon duelin e 8 dhjetorit në Goresbrook Leisure Cente në Dagenham si një duel me një "gladiator". Por Qato nuk i trembet aspak përballjes me të, pasi ai është duke u përgatitur intensivisht gjë për të cilën thotë se për çdo ditë bën 7 km vrap, përfshi katër orë stërvitje në ditë.

    "Më duhet të përgatitem për 10 raunde. Arma ime në ndeshjet e shkuara ka qenë ana teknike. Po mundohem maksimalisht që të rris forcën, pasi kundërshtari siç e thashë, është një boksier force", pohon Qato. Kjo do të jetë ndeshja e 20-të për Qaton në ringun profesionist ku deri më tani ai ka 13 fitore dhe 6 humbje. Deri më tani, të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga Qato kanë pasur synim ngritjen në shkallët e renditjes. Kreshnik Qato është mbajtës i dy brezave, atij të Kampionit të Botës në peshën Super të Mesme, akorduar nga International Boxing Council (IBC) në qytetin e tij të lindjes në Durrës dhe titullin e Kampionit të Evropës Lindore të versionit EEBA.

    Kampioni shqiptar thotë se kësaj here do të ngjitet në ring me një uniformë të re. Natyrisht, kuqezi, përgatitur nga sponsori i tij, Ylli Ndroqi, president i kompanisë "Ylldon Bulit" që sponsorizon Qaton. "Jam shumë i lumtur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Qaton. Do të bëjmë të pamundurën duke e mbështetur atë që të ketë sa më shumë fitore. Emocionet që kam përjetuar në Londër ndeshjen e shkuar janë të thella", shprehet Ndroqi.

    Nuk do të jenë vetëm shqiptarët e Anglisë ata që do të ndjekin direkt Qaton në ring. Mësohet se një grup mbështetësish të tij nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Londrës për ta ndjekur atë. Qato thotë se ardhja e tyre nga Shqipëria është një obligim më shumë për të zhvilluar një ndeshje sa më dinjitoze.


    © Gazeta Shqip - 2006

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kreshnik Qato kampion i Anglise jugore

    Qato kampion i Anglisë jugore

    Kreshnik Qato ka arritur të shpallet kampion i Anglisë Jugore të Premten 8 Dhjetor 2006, pasi mposhti Simon Cover me pikë 99-94, pas dhjetë raundeve. Vitin ardhshëm boksieri shqiptar pritet të boksojë për titullin e Europës.


    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Korrespondent i Top-Channel

    Kreshnik Qato është shpallur Kampion i Anglisë Jugore në kategorinë super të mesme. Me mjeshtëri të veçantë dhe duke lëvizur shumë në ring, me goditje teknikisht të mira dhe me mbrojtje efikase, doreza kuqezi ka mundur me pikë Simon Cover 99-94, në një duel të vështirë në 10 raunde. Për Cover kjo ka qenë humbja e dytë përballë kampionit shqiptar pas asaj në Alaxendra Palca, disa muaj më parë. Qato është përballuar me disa goditje të forta nga kundërshtari në raundet e tretë dhe të gjashtë, por ai ka rezistuar. Kanë qenë me të vërtetë të rëna të forta, të cilat edhe mund ta kishin
    hedhur Qaton në knock down. Pikërisht rezistenca dhe qëndrueshmëria e tij në ring përballë “gladiatorit” Cover dhe goditjet e bukura teknike, bëri që 4 arbritrat britanikë të shpallnin shqiptarin fitues. Mes emocionesh, menjëherë pas daljes nga ringu me brezin
    e kampionit, Qato e komentoi fitoren si shumë të rëndësishme,
    pasi tani ai gëzon të drejtën për t’u ndeshur për çdo lloj titulli në Britaninë e Madhe. “Ndjehem i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, ku përdora anën
    teknike, pasi kundërshtari ishte boksier force. Kjo ndeshje për mua ka qenë me të vërtetë e veçantë, pasi për herë të pare fitoj një titull në Angli”, ka thënë Qato. Pas kësaj fitoreje, Qato që jeton dhe stërvitet në Londër prej 8 vitesh, do të përgatitet për ndeshjen e ardhme për titullin e kampionit të Evropës. Ai është mbajtësi i dy brezave ndërkombëtarë,
    atë të International Boxing Council (Këshillin Ndërkombëtar të Boksit) dhe East European Federation (Federatën e Evropës Lindore). Fitorja
    kundër Simon e Cover eçon bilancin e fitoreve të Qatos në ringun e boksit profesionist
    në 14. Gëzim i mbështetësveRreth 150 shqiptarë kanë pasur mundësi ta ndjekin live Qaton në ring, duke e mbështetur atë fuqishëm. ”Ne kishim
    ardhur këtu për të parë fitoren e radhës së Qatos”, thotë GëzimVata, banues në zonënRomfordit pranë vendit ku zhvillua ndeshja në lindje të Londrës.
    Më tej, duke komentuar fitoren, i riu Vata shtoi: “E prisnim
    fitoren që na entuziazmoi pa masë. Ndjehemi krenarë që Niku u shpall kampion i Anglisë Jugore. Me këtë fitore Qato dëshmoi edhe një herë se shqiptarët janë
    njerëz që e duan kombin, e duan flamurin dhe e kanë për krenari
    dhe pse jo të mburren me një fitore të tillë. Largimi i Qatos nga ringu është
    shoqëruar me thirrje Niku kampion, Niku kampion, duke i bërë ata që pas triumfit të Qatos, të ndihen kampionë.



    Flamuri

    Qato menjëherë sapo ka hipur në ring ka ngjallur kureshtje të britanikëve në sallë dhe të gazetarëve. Të gjithë pyesnin si është e mundur që një shqiptar bokson për këtë titull, kur ai nuk është britanik. Madje, kurioziteti i tyre shtohejmë shumë kur shikon mbrapa
    shpatullave të Qatos flamurin kombëtar shqiptar.Në momentin kur gjyqtari ka
    vënë rripin e kampionit, i ka thënë“Hiqe flamurin”. Qato vetëm sa ka
    buzëqeshur. Vetë doreza kuqezi e ka komentuar “çështjen” e flamurit si një
    diçka që nga anglezët shikohet si çështje nacionaliste e mpleksur
    me polikë.Por, Qato është konfident të vazhdojë në vazhdimin e ngjitjes
    në ring me flamurin, për të cilinai thotë se e ka të shenjtë dhe dotë vazhdojë të boksojë për ngjyrat kuqezi.

    Dueli ishte pranë anullimit

    Dy kile mbi peshë të kundërshtarit të dala nga peshimi një ditë përpara ndeshjes, i kanë krijuar Qatos një stres të vërtetë. Për pak sa ndeshja ka qenë duke u anuluar.
    Cover nuk mund të ngjitej në ring me këtë peshë. Bordi britanik i kontrollit të boksit ka rregulla strikte, për sa i takon peshës. Kur dihet që në boks arma më
    e rëndësishme për një boksier është arma mendore, për pak një ngjarje e tillë sa nuk ka ndikuar për keq për kampionin shqiptar. “Nuk e mohoj që u stresova. Ishte një ndeshje për të cilën kisha disa muaj përgatitje intensive për vetërëndësinë që kishte”, tregon Qato,
    i çliruar tani që gjithçka ka përfunduar në favor të tijin.Ai ka refuzuar një ofertë të promotorit të aktivitetit Mike Hennesypër t’u ngjitur në ring me një
    kundërshtar tjetër në minuat tëfundit, por jo për titullin e kampionittë Anglisë Jugore. Shqiptari ka refuzuar këtë zgjidhje të lehtëqë ofroi Hennesy. Këmbëngulja e tij dhe gjetja e një zgjidhjeje bënë që ai sot të shijojë titullin e kampionit të Anglisë Jugore.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2007
    Postime
    4

    Kreshnik Qato, kampion askushi, dhe mashtrimi i tifozëve

    Nuk kuptoj se si mundet një bokser aq modest që është Kreshnik Qato të ketë aq shumë vëmendje nga mediat shqiptare. Interesimi i mediave për të asesi nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezulltatet e tij. Ku mbeti gazetaria analitike? Në mediat shqiptare Kreshnik Qato paraqitet si kampion bote. Ai është një yll, me këtë pajtohem edhe unë, por ai është një yll që shkëlqen prej mashtrimi.
    Ndeshjet e ti transmetohet në kanalet më të mdha televizive në gjuhën shqipe. Qato takohet me kryeministrin shqiptar dhe pjesëtar të qeverisë shqiptare, të cilet i premtojnë mbështetje. Qato bokson, dhe tifozet mbushin plot arenat e boksit për të shikuar atë, në mendimin e gabuar se shohin një bokser të klasit botëror.

    Në fakt ai ka një titull me organizaten IBC, një organizatë koti që kërkush nuk e njeh. Si fitoj Kreshnik Qato këtë titull ? Duke fituar me pikë në 12 raunda kundër një amateri nga Ukraina, Rizvan Magomedov, që momentalisht radhitet në vendin e 580-te në botë në peshën Super Middleweight sipas faqes boxrec.com.
    Po e lexuat mirë! I ashtu-quajturi kampioni i botës Kreshnik Qato, në ndeshjen për titullin, fitoj me një diferencë të vogël kundër një kundërshtari që nuk rradhitet as ndër pesëqind më të mirët të kategorisë. Sipas faqes boxrec.com, Qato renditet i 67-i në botë në kategorinë Super Middleweight.

    Një kërkim të shpejtë për "Kreshnick Qato", siç ai e shkruan emrin në anglisht, në Google në internet jep të gjitha rezulltatet, statistikat e tij si edhe disa artikuj në gjuhën angleze.
    Në 20 ndeshje profesionale Qato ka vetëm 14 fitore dhe 6 humbje, dhe vetëm dy ndeshje i ka fituar në nokaut, asesi diçka që i ngjan një kampioni. Sipas britishboxing.net që paraqet rënditjen zyrtare të federates britanike të boksit, Qato renditet i 8-ti në Britani. Në rënditjet botërore të organizatave serioze të boksit WBC, WBA, IBF dhe WBO, Qato në asnjëren prej këtyre rënditet ndër 15 më të mirët, si shembull Luan Krasniqi rënditet i 5-ti në WBO-së dhe i 9-ti në IBF.

    Gazeta britanike Sportinglife.com në nje artikull e përshkruan : "Qato është një bokser modest në Super-Middlewight me një talent të veçantë, çdoherë që lufton, një shtet i tërë e mbështet".
    Sipas promotorit të Qatos, Jonathan Feld, i cili shprehet në të njëjtën artikull, ai mbetet i befasuar se si një bokser si Qato mundët të ketë aq shum tifoz dhe aq shumë intersim për të në mediat shqiptare. Në çdo ndeshje të Qatos në Angli, kurr nuk shkojnë më pak se 500 tifozë shqiptar të zjarrtë, që paguajnë bileta për rreth 30 paunda (46€) për person. Shumë prej tyre biletat i blejn personalisht nga Qato. Kjo do të thot që këta tifoz paguajnë gjithësi mbi 23.000€ për çdo ndeshje , një shumë jo e vogël, një pjesë e madhe hyjnë direkt në xhepin e Qatos. Zakonisht ndeshjet organizohen në arena të falimentuara dhe interesimi përveç tifozëve naiv të Qatos, është i papranishëm për këta ndeshje.

    Rezulltatet e Qatos s'jan diçka që të bëjn për ti çuar vetullat. Gazetarët dhe mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për artikujt që shkruajnë dhe emisionet që transmetojnë. Kjo Qatomani ka bërë që tifozet dhe masat, normalisht të uritur për suksese kuqezi, nuk janë në dijeni që ti vlerësojnë kualitetet e Qatos. A duhet të krenohemi si shqiptar për një bokser tepër modest ? A duhet të konsiderohet si superyll një bokser i tillë ?
    Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfar sinjale japim botës duke nderuar sportist si Qato si superyje. Edhe pse normalisht duhet të gëzohemi shumë për sukseset e sportistëve shqiptar nëpër botë, gazetarët duhet t'i vlerësojnë
    rezulltatet e tyre me paanëshmëri. Kreshnik Qato nuk është kampion por vetëm një flluskë që ende ska plas.


    http://www.sportinglife.com/boxing/n...NG_Column.html
    http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=067672
    http://www.britishboxing.net/?page=r...rg=22&rank=209

  8. #8
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Qato-Berisha bëjnë paqe

    Zbulohet shkaku i konfliktit boksier menaxher

    Qato-Berisha bëjnë paqe

    Dy ditë pas akuzave të ndërsjallta ulen gjakrat

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Boksieri shqiptarë Kreshnik Qato dhe ish menaxheri i tij Besnik Berisha i kanë dhënë fund një konflikti tre mujor mes tyre. Pas një bisede të gjatë me tone të nxehta, ata kanë mundur të tejkalojnë problemet të cilat njiheshin nga disa persona në komunitetin shqiptarë në Angli. Konfliki Qato-Berisha u përkeqësua ditët e fundit kur Qato bëri publike përmes shtypit faktin se ai gjate një bisede tre muaj më parë ishte kërcënuar nga Berisha, i cili i kërkonte një shumë të konsiderueshe parash. Vetë Berisha pranoi se i kishte kërkuar para Qato por ato ishin thjesht për të paguar bileta avioni.“Jam i lumtur që kjo histori u mbyll me nje shtërngim duarsh mes meje dhe Nik Berishës. Pranuam gabimet tona, duke hedhur pas krahëve të gjithë atë që ndodhi.” pohoi Qato. Ndërsa vetë Berisha i kontaktuar përmes telefonit tha se “ Edhe për mua gjithçka është hedhur pas krahëve. Gjithçka është në rregull si më parë. I Qatos shumë suksese në të ardhëmen”. Për zgjidhjen e këtyre problemeve Qato ka udhëtuar nga Franca ku ndodhej në një fazë stërvitore për ndeshjen e ardhëshme në Tiranë që do të zhvillohet me 3 Mars.

    Konflikiti

    I gjithë konflikiti Qato-Berisha ka lindur për një biletë boksi. Në një ndeshje zhvilluar nga Qato fundvitin e shkuar në Alexandara Palace, organizatorët lanë pa biletë menaxherin Berisha i cili duhet të ulej në zonën VIP ku ishin ulur edhe disa shqiptarë të tjerë. Berisha ja ka kërkuar biletën trainjerit të Qatos zotit Luigji Leo, por ky i fundit nuk i ka dhënë zgjidhje problemit. Kaq ka mjaftuar që menaxheri Berisha të largohet nga ndeshja i ofenduar. Një ngjarje e till është cilësuar nga Berisha si mosmirnjohje nga ana e vetë Qatos për të gjithë mundin, kohën dhe paratë e shpenzuara nga ai në formë sponcorizimesh për Qaton. Në të tilla kushte Berisha gjatë një takimi ku merrte pjesë edhe Anton Prenga një tjetër menaxher i Qatos, i ka kërkuar boksierit Durrsakë pagimin mbrapsh të parave të shpenzuara nga ai. Berisha i ka dorëzuar Qatos një listë me spenzimet e tija gjatë kohës kur ka ndihmuar Qaton, ndihmë e cila sipas Qatos është vlerësuar dhe nuk është hedhur asnjëherë poshtë. Por Qato gjatë takimit në fund të muajit Nëntor i ka thënë prerë Berishës se nuk kishte para për të paguar shumë që kërkohej nga ai. Që nga kjo kohë mardhënjet Qato-Berisha hynë në një fazë të vështirë mbushur me urrejtje nga të dyja palët, e cila do të merrte fund vëtëm dje gjatë një bisede ku shkak pajtimi u bënë mardhënjet e shkëlqyera familjare mes Qatos dhe Nik Berishës presidenti kompanisë Alban Travel në Londër.


    “Erjon Mati” gazetari anonim që zmadhoi sherrin

    Më 18 dhjetor një shqiptar nga Londra rregjistrohet në disa forume shqiptarë dhe blogje në internet të cilat frekuentohen masivisht nga shqiptarët në Angli.
    Pseudonimi që do ti zhgjidhte vetës ishte Erjon Mati. Ai do të postonte një shkrim ku hidheshin poshtë arritjet e Qatos duke e cilësuar atë si një boksier false. “Nuk kuptoj se si mundet një boksier aq modest që është Kreshnik Qato të ketë aq shumë vëmendje nga mediat shqiptare. Interesimi i mediave për të asesi nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezulltatet e tij. Ku mbeti gazetaria analitike? Në mediat shqiptare Kreshnik Qato paraqitet si kampion bote. Ai është një yll, me këtë pajtohem edhe unë, por ai është një yll që shkëlqen prej mashtrimi” shkruan ai. Madje fantazia e këtij personi që më pasdo të prezantohej si një gazetar shqiptarë me oringinë nga Mali i Zi do të shkonte deri atje sa ti dërgonte letra anonime federatës britanike të boksit. Përmes këtyre letrave dhe emailave ku degradohej figura e kampionit shqiptarë në boks, ai kërkonte të dhëna gjoja se bo bënte një hetim për karrierën e “dyshimtë”të Qatos. Ky postim do të futej në faqen e internetit të një televizioni me lajme, me pronarë një prej presidentëve të një klubi futbolli, tifozët e tij u çuan në demostratë për ta shkarkuar. Ky shkrim i përhapur me shpetësi në internet dhe më pas është bërë objekt diskutimesh, duket se është shkruar nga dora e një gazetari djallëzorë që njihte nga afër konfliktin Qato-Berisha.

    Anonimi ngatrrestar ish “gazetar” i TVSH-së

    Pas publikimit të bisedës kërcënuese nga Qato në media, Berisha padyshim që është ndjerë jo mire, pasi emri tij të lakohej për keq. As Qato as Berisha nuk pranojnë të vënë pikat mbi i se kush është Erjon Mati. Por një postim në internet në temën e hapur nga Erjon Mati thotë se ai është një gazetar shqiptarë në Londër me inicialet L.T. “Pseudo gazetari L.T. ish mbajtës i kamalecave të operatorëve në TVSH, është paguar për të sulmuar krenarinë e komunitetit shqiptar në Angli. Por nuk kane për t’ja arrit. Niku do te na nderoje siç na ka nderuar përherë duke i dhënë një leksion gojëve të liga” shkruhet në koment. Një fakt i tillë mund ti afrohet të vërtetës se kush autori shkimit kundra Qatos, Jovan Bregu i Londrës, pasi është botuar edhe në numrin e fundit të gazetës Albanian Mail në faqen e letrave nga lexuesit që hapet për herë të parë nga kjo gazetë. “Nuk e di se cili është Erjon Mati. Skam ndonjë koment për të pasi ai është një person anonim” është shprehur Berisha në përgjigjen e tij, pyetjes se çfarë koment kishte për këtë personin në fjalë.

  9. #9
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kreshnik Qato: Jam gati të shpërthej

    Kreshnik Qato: Jam gati të shpërthej

    Kampioni shqiptar zbulon 24 ditët me stërvitje intensive në Francë

    Nga Londra/Muhamed Veliu

    Boksieri Kreshnik Qato është gati për të shënuar një kapitull të suksesshëm në karrierën e tij në ringun e boksit profesionist, më 3 mars ku do të ndeshet për titullin e kampionit të Evropës për vendet e Lindjes. Kundër tij do të jetë rusi Aleksandër Zaistev. Ndeshja zhvillohet nga federata EBU (European Boxing Union) për titullit e kampionit të Evropës Lindore në peshën super të mesme. "Pas 24 ditë stërvitjeje intensive në Francë, ndihem shumë mirë dhe jam gati të shpërthej në ring", thotë Qato ekskluzivisht për "Shqip". Ai e përshkruan këtë stërvitje në qytetin Vanis si të një nivelit të lartë dhe tejet të frytshme. "Ishte hera e parë që shkëputesha nga familja kaq gjatë. Në Francë u stërvita nga trajneri i njohur, Nikolas Rifat, i cili në palestrën e tij stërviste një kampion Evrope dhe një boksiere femër me origjinë kineze, kampione bote në versionin ku garonte". Çdo ditë e fazës parapërgatitore ishte e mbushur me aktivitete të reja për të mënjanuar monotoninë.
    Pagesa e shpenzimeve për stërvitjen e tij në Francë u mbulua nga sponsori Ylli Ndroqi. Qato tregon me detaje ditën e tij intensive me një "regjim ushtarak" në palestrën franceze. Ai tha: "Paraditja ishte tërësisht e përqendruar në përgatitjen fizike, ndërsa pasdite përgatitesha në sparing, që ka raste është më i fortë se ndeshjet me kundërshtarin në ring".
    Qato beson se kjo ka qenë faza parapërgatitore më e plotë dhe efektive në karrierën e tij. Më tej ai tregon se falë kësaj stërvitjeje ka arritur në peshën e duhur lehtësisht, pasi në të shkuarën, një gjë të tillë e ka bërë me sforcime. Durrsaku Qato shpjegon se stërvitja në këtë palestër nuk ishte zhvilluar asnjëherë më parë për mungesë financimesh. "Një stërvitje e tillë e domosdoshme për një titull me rëndësi, jo vetëm për karrierën time, por edhe për boksin profesionist shqiptar, nuk do të ishte bërë kurrë realitet pa ndihmën e sponsorit tim, Ylli Ndroqi", ka treguar boksieri.


    Kundërshtari

    Qato tregon se nuk ka dashur vetë të ulet përpara ekranit dhe të shikojë ndeshjet e regjistruara të kundërshtarit. "Kjo mbase do të ndikonte për keq tek unë nga ana psikologjike. Por nuk do të thotë që s‘kam informacion për të", ka thënë ai. Aleksandër Zaistev e cilëson si një boksier hileqar që kapet pas kundërshtarit dhe nuk bën boks të drejtpërdrejtë; ku sulmon nga poshtë duke goditur fort. Sipas Qatos, raundet e para do t‘i shërbejnë atij për të njohur më mirë strategjinë e kundërshtarit që sikurse ai njeh mirë anën teknike. Zaistes nga Shën Petersburg është 36 vjeç dhe ka një karrierë të pasur në ringun profesionist që nga viti 1992 kur ai shënon ndeshjen e tij të parë. Në 42 ndeshje, ai ka 28 fitore dhe 14 humbje. Ndërsa vetë Qato shënon 14 ndeshje të fituara dhe 6 të humbura që nga viti 2001 kur për herë të parë u ngjit në ringun profesionist.


    Boks dhe show

    Një muaj e gjysmë përgatitje, për një eveniment që kushton 139500 euro. Një staf pune që ka menduar nga detaji më i vogël e deri te ndeshja e madhe. Evenimenti, në fakt, fillon në datën 1 mars, me pritjen e stafit të EBU në aeroportin "Nënë Tereza". Dy Mercedezë të blinduar, një minibus të loguar me fotot e dy boksierëve dhe me eskortën e Policisë së Shtetit, do të presin Kreshnik Qaton dhe një pjesë të stafit të EBU. Këto janë disa nga të dhënat rreth superndeshjes ku doreza kuqezi do të ketë përballë rusin Zaitsev. Në mesnatën e 1 marsit parashikohet edhe mbërritja e boksierit kundërshtar dhe trajnerit të tij, Kostromin.

    Në mëngjesin e datës 2, Qato do të vizitojë vendlindjen, ndërkohë që në orën 16:00 në hotel "Rogner" do të bëhet peshimi i boksierëve në praninë e medias dhe më tej do të pasojë një konferencë për shtyp. Ndeshja e datës 3 mars nuk do të jetë vetëm boks, por edhe një spektakël, ku të ftuar do jenë emrat të mëdhenj të muzikës shqiptare do të mbushin hapësirat e ndërmjetme mes ndeshjeve: motrat Libohova, Çiljeta Xhilaga dhe Elvana. Qato dhe Zaitsev pritet të hyjnë në ring me tingujt e himneve përkatëse të kënduara nga tenori shqiptar, Kastriot Tusha, nën muzikën e Bandës Kombëtare.

    Dy misset shqiptare të veshura me stilimet e Rezarta Skifterit to të paraqesin raundet mbi ring. Qindra fishekzjarre do të shqërojnë momentin shpalles të fituesit dhe një publik i zjarrtë kuq e zi, që bërtet për fitoren e Kreshnik Qatos, do të finalizojnë mbremjen. Me tej të gjithë tifozët së bashku me stafin do të shkojnë drejt Mumja bar ku do të organizohet festa e fitores.

    Në vijimësi të gjithë këtij organizimi, sponsori i Kreshik Qatos, z. Ylli Ndroqi, i cili në rastin konkret ka edhe ekskluzivitetin e organizimin të këtij evenimenti, shprehet në kontekst të ndeshjes : “ Është një punë shumë e madhe dhe e lodhshme me të cilën po meremi, e megjithatë kënaqësia shoqeron cdo moment të dites. Stafi që punon për këtë ndeshje shpesh përfshihet nga ethet e ndeshjes, por në jemi të bindur që Qato do të fitojë, ai ka pas vetes kuq e zinjtë shqiptarë”.

    Qato vetë shprehet se të gjitha parapërgatitjet dhe vetë nata e ndeshjes nuk duhen parë thjesht si shpenzim parash për publicitet por si një mundësi e mirë e reklamimit të imazhit të Shqipërisë ndryshe kjo përmes sportit të boksit.



    Cv-ja

    Emri Kreshnik Qato

    Datëlidja 13 Gusht 1978

    Vendlindja Durrës

    Arsimi 1992 -1994 Dega e boksit mjeshtëria sportive Durrës.

    1997 -2000 Instituti Fizik Vojo Kushi Tiranë.

    Rrezultatet

    Në vitin 2000 pretendent për lojrat olimpike të Sidneyt Australi.

    7 herë kampion kombëtar , në 1997 Kampion Ballkani.

    Në ringun proifesionist 20 ndeshje, 14 fitore, 6 humbje.

    2006 Kampion i Anglisë Jugore

    2005 Kampion federata EBA

    2004 Kampion federate WBU

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    I uroj fitore ,dhe pak me shume interes nga Ministria Kultures dhe e Sporteve per kete sportist qe larteson veten dhe kombin me flamurin shqiptar

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nuk e kuptoj pse jenikunder tij
    nuk kam pa asnje ndeshje te tijen por me vjen mireqe bokson per flamurin shqiptar
    pasi krasniqi eshte sqiptar pr nuk bokson per ne dhe sja vlen qe te merremi me te apo jo

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kreshnik Qato KAMPION
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Bravo Qato.i Mrekullueshem U Tregua.na Nderoi Emrin

  14. #14
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    te lumt Kreshnik Qato ishe i shkelqyer ...SUKSESE....se na zbardhe fytyren
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Urime Urime Qato Na zbardhi fytyren
    #VamosArgentina

  16. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Qato rrëmben gjerdanin evropian

    Boksieri shqiptar ka siguruar fitoren me pikë pas 12 raundeve

    Kreshnik Qato është shpallur dje Kampion Evropës për Vendet Ekstrakomunitare pas një fitoreje historike kundër rusit Aleksandër Zaitsev. Boksieri shqiptar ka fituar me pikë në përfundim të 12 raundeve para tifozerisë shqiptare në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, të tejmbushur nga spektatorët e shumtë. Shqiptari ka treguar me fitoren e 10-të radhazi se synon tashmë jo vetëm tituj evropian, por edhe ato botëror, duke i hapur rrugë një karriere që premton suksese të tjera në vitet në vazhdim.

    Ndeshja

    Takimi fillon me kontrollin e të dy boksierëve, pasi ato më shumë studiojnë lëvizjet e njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë vetëm goditje të lehta. Gjithsesi është Qato që përpiqet të sigurojë superioritetin, duke arritur të godasë dy-tre herë në kokë kundërshtarin e tij. Strategjia e Zaitsev është të mbrohet dhe të përpiqet të kundërsulmojë, një taktikë e cila duket se është studiuar mirë nga stafi i Qatos, pasi boksieri durrsak arrin të sulmojë dhe të mbrohet më së miri. Vetëm në raundin e katërt vjen një goditje e saktë e Zaitsev, por është shumë pak për të tronditur Qaton që kontrollon pa probleme kundërshtarin e tij. Në raundin e 5-të, kthehet përsëri strategjia e studimit, pasi dy boksierët thuajse nuk sulmojnë, duke u munduar që të gjejnë një të çarë në mbrojtjen e njëri-tjetrit. Por në raundin e gjashtë, Qato kthehet në sulm, duke goditur disa herë saktësisht Zaitsev duke arritur të kryesojë me pikë. Duke parë një situatë të tillë, Zaitsev vendos të dalë hapur, duke grushtuar drejtpërdrejt. Por Qato përdor tashmë një taktikë tjetër, pasi mundohet ta mbajë larg kundërshtarin e tij për të administruar avantazhin. Megjithatë, në raundet 7, 8 dhe 9, dueli bëhet emocionues, pasi të dy boksierët arrijnë të shkëmbejnë grushte të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin, duke treguar një sfidë të ekuilibruar. Në raundin e 10-të, Zaitsev duke parandier një humbje hidhet në sulm, duke e shtyrë Qaton shpesh drejt litarëve, por pa arritur t‘i japë ndonjë goditje të rëndë boksierit shqiptar. I gjithë pallati i sportit nuk ndalon brohoritjet në adresë të durrsakut, që reagon me profesionalizëm, duke mos u përfshirë nga euforia. Ai arrin të godasë disa herë kundërshtarin para se të mbyllë raundin e 10-të, për të siguruar një avantazh minimal me pikë. Por në raundin e 11-të, rusi Zaitsev shfrytëzon një pasiguri, duke i dhënë disa goditje radhazi boksierit shqiptar dhe duke e hedhur "knock down" boksierin shqiptar. Zaitsev provon të përfitojë nga ky moment i vështirë i Qatos në raundin e fundit, por boksieri shqiptar arrin të kundërpërgjigjet dhe këtë radhë shkëmbimet e grushteve janë të njëpasnjëshme. Megjithatë, të dy boksierët qëndrojnë në këmbë dhe si rrjedhojë, ndeshja vendoset nga pikët. Pas disa minutave ankth, fitues me pikë i Titullit Evropian për Vendet Ekstrakomunitare EBU shpallet Kreshnik Qato me vendim unanim të tre gjyqtarëve (117-111, 119-109, 116-112).

    Amatorët

    Në fillimin e spektaklit të djeshëm, në ring janë ngjitur tre çifte boksierësh amatorë,të cilët kanë "përgatitur" tifozerinë për ndeshjet e tjera. Për peshën deri në 57 kg, Ilir Selmani ka mundur me pikë Altin Cakën, në një ndeshje me shumë rivalitet, ku të dy boksierët kanë shënuar nga një "knock down". Për peshën deri në 64 kg, Antonet Rrapushi ka mundur Saimir Selmanin me pikë. Takimi i fundit mes amatorëve ka qenë ai i peshës deri 81 kg, ku Saimir Pirja ka mundur me pikë Sisi Zenelin.

    Profesionistët

    Pallati i sportit "Asllan Rusi" është bërë arena e një tjetër ndeshje të boksit profesionist, pasi takimi Qato-Zaitsev është paraprirë nga ndeshja e peshave të lehta mes francezit Gose dhe bullgarit Tonçev. Ky i fundit, medalje e bronztë në Olimpiadën e Barcelonës, ka arritur të tregojë menjëherë superioritetin e tij, duke e mbyllur ndeshjen që në raundin e parë. Pas dy goditjeve të shpejta në brinjë, Gose është detyruar që të dorëzohet dhe gjyqtari ka ndërprerë takimin, duke ia akorduar fitoren me "knock out" bullgarit 34-vjeçar.

    Spektakli

    Evenimenti i djeshëm është shoqëruar edhe me një spektakël muzikor ku kanë qenë të ftuara shumë këngëtare të njohura shqiptare. Në skenë janë ngjitur Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjata dhe motrat Libohova, të cilat kanë ndezur edhe më shumë atmosferën në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të tejmbushur nga mijëra sportdashës shqiptarë.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Thumbs up Bravo Niku

    Nderove veten,familjen dhe kombin shqiptar.Te uroj suksese ne ndeshjet e ardhshme.Zoti qofte prane jush gjithmone.

    Me kete rast pershendes dhe komentatorin e ndeshjes(ish boksjerin e madh,balerin e boksit shqiptar) Ahmet GOLEMI.

    Kujtimi nga Franca ju pershendet.

  18. #18
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Hallall i qofte pasi ka dominuar ne te gjithe ndeshjen dhe ka nderuar kombin shqiptar

  19. #19
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384
    Urime Qato per fitoren!

  20. #20
    Suksese te metejshme ...

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  2. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  3. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •