Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Kreshnik Qato Shpallet Boksieri I Viti 2008 Në Europë

    KRESHNIK QATO SHPALLET BOKSIERI I VITI 2008 NË EUROPË


    Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, aktualisht kampion i botës në peshën e mesme në versionin WBF, është shpallur si boksieri më i mirë i vitit 2008 për zonën e Europës. Çmimi është dhënë nga njëra prej 4 federatave më të njohura botërore të boksit “World Boxing Foundation” (WBF).

    Ndërkaq, ndeshja e 4 prillit 2008, midis Kreshnik Qatos dhe portugezit Vitor Sá, e zhvilluar në Tiranë, është shpallur si dueli i vitit i WBF-së për zonën e Evropës. Këto vlerësime janë bërë të ditura nëpërmjet faqes zyrtare në internet të kësaj federate.

    Pas 12 raundesh plot emocione, boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, është shpallur më 4 prill “kampion i botës” në versionin WBF për peshën e mesme. Në një ndeshje të barazpeshuar, të zhvilluar në një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Qato ka bërë diferencën me volumin më të madh të lojës dhe në përfundim, ai ka korrur një fitore me pikë, që në fakt ishte edhe një vendim unanim i 3 gjyqtarëve të ndeshjes.

    Presidenti i WBF-së, Mik Krauçer, pati theksuar atëherë se “kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për vetë Kreshnikun në radhë të parë, por, ajo që është më e rëndësishme është se kjo ndeshje e konfirmon atë si boksier botëror dhe e fut Shqipërinë në hartën e boksit botëror profesionist...

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a ka nej faqe te huaj qe jep kete lajm
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #63
    capajevja
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    19
    pse po e beni kaq te famshem ore, kush e njeh ate, futja kot

  4. #64
    Resistant!!!! Maska e Klevi
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    220
    E cdo na japi nai birr niku kur te vi ne durres
    It's nice to be important, but it's more important to be nice...!

  5. #65
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer-Kreshnik Qato shënon fitoren e 14 radhazi

    Qato shënon fitoren e 14 radhazi

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Nën brohoritjet dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të krijuar nga emigrantët shqiptarë në Londër, Kreshnin Qato ka fituar ndjeshjen e 14 radhazi në ringun profesionist.
    Përballë Qatos në këtë duel, të zhvilluar mbrëmë në High Street Kensington ishte boksieri nga Letonia Juris Boreiko.
    Doreza kuq-e zi ka hyrë në ring nën ovacionet e dy mijë mbështetësve të ti, i mbuluar nga flamuri kombëtar shqiptarë dhe a i Kosovës.
    Qato ka fituar me pikë 68-66 këtë ndeshje relativisht të vështirë, pasi kundërshtari ka treguar aftësi teknike duke përballuar sulimin e vazhdushëm të boksierit shqiptarë.
    Kreshnik Qato që mban titullin e kampionit të botës për federatën WBF, që në raundin er parë është hedhur totalisht në sulm por kundërshtari Boreiko është mbrojtur me kujdesur duke u kunderpërgjigjiur shpeshherë me kundra sulm.
    Dueli ishte i ballancuar për të dy boksierët që kanë dhuruar emocion tek të pranismit.
    Eksperienca e Qatos, goditjet taktike tejet luftarake i kanë siguruar atij fitoren, e 14-ta radhasi në tre vitet e fundit.
    “Për mua natyrisht që kjo fitore ka rëndësi. Ja dedikoj të gjithë mbështetësve të mi të cilët krijuan një atmosferë të njëjtë me atë kur u shpalla kampion botë në Tiranë” ka deklaruar Qato menjëherë pas daljes nga ringu.

  6. #66
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Nuk ma mbush mendjen.
    nuk me kujtohet

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime kreshnikut
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #68
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Bravo Kreshnik.
    A ka ndonje ndeshje tani afer Kreshniku?

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Kush e jep live boksin Kreshnik Qato kundra Liggieri .......eh kjo pik e zez bohet dhe ne Gjermani neshja ,dhe nuk e jep asnji stacion live
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    urime qatos per fitoren

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Kush e jep live boksin Kreshnik Qato kundra Liggieri .......eh kjo pik e zez bohet dhe ne Gjermani neshja ,dhe nuk e jep asnji stacion live
    mduket se e ka pas dsf mram
    a thu e jep ritransmetim
    Ndryshuar për herë të fundit nga goldian : 25-10-2009 më 08:00
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    mduket se e ka pas dsf mram
    a thu e jep ritransmetim

    E dha mor goldi ...po vetem 3 raundet e fundit ,se dhan komplet ndeshjen ...por fitoi me pik Qato,se hudhi dot K.O
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  13. #73
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Qato mbron titullin WBF kundër serbit Knezheviq?

    Boks Kreshnik Qato do të kthehet në Shqipëri për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme në versionin WBF. Boksieri i mirënjohur shqiptar pritet të hipë në ring, përpara tifozëve në kryeqytet, më 24 prill. Kundërshtari i 31-vjeçarit pritet të jetë serbi Goran Knezheviq: Gogi siç njihet ndryshe boksieri nga shteti ballkanas ka fituar 17 ndeshje si profesionist, humbur në dy raste, ndërsa në një përballje është ndarë në barazim. Dueli në Tiranë ende nuk është konfirmuar nga promotori i Qatos, Ylli Ndroqi, njëkohësisht edhe president i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, i cili kishte parashikuar që sfida e ardhshme e kampionit kuqezi të zhvillohej në muajin qershor. Përballja ndërmjet boksierit shqiptar dhe atij serb ishte parashikuar në tetor të vitit 2009, por në atë periudhë Knezheviq u tërhoq me justifikimin se po kalonte në gjendje gripale, e cila nuk e lejonte të ishte në maksimumin e formës. Me dështimin e këtij dueli, Qato u ndesh me italianin Fabio Lixheri, të cilin e mposhti me pikë pas 12 raundeve të zhvilluar në “Anhalt Arena” në Desau të Gjermanisë. Menaxheri i boksierit serb, Olaf Shrëder, deklaroi: “Gogi e meriton një shans për të luftuar për titullin. Ndoshta do të kërkojmë përcaktimin e një tjetër date që ai të ndeshet me Qaton, por nuk përjashtohet që të zgjedhim një tjetër rrugë”. Deri më tani, durrsaku, i cili jeton dhe stërvitet në Britaninë e Madhe, e ka mbrojtur tri herë titullin e kampionit në WBF (Federatës Botërore të Boksit). #
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  14. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    Nishani dekoron Qaton, ‘Mjeshtër i Madh’

    TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar kampionin shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

    “Për talentin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbajtur lart jehonën e sportit shqiptar kudo në botë”, shkruhej ne motivacionin e urdherit te dhene nga kreu i shtetit.

    Emri:  nishani-qato.jpg

Shikime: 754

Madhësia:  40.5 KB

    Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, familjarë të boksierit Qato, miq, drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit, personalitete nga fusha e sportit dhe e kulturës.

    “Është shumë e pakët sot të flasësh, dhe të dedikosh vlerësimin për kontributin e qindra njerëzve të tillë, sepse në këtë kontribut është shtrirë gjithë jeta e tyre. Mjaft prej këtyre ikonave të sportit sot nuk janë më midis nesh, por ajo që është shumë e rëndësishme, është se emri dhe vepra e tyre kujtohet gjithmonë. Prandaj, unë do të dëshiroja që t’ju ftoja të gjithë së bashku, që nderimin që i bëjmë Kreshnikut ta konsiderojmë dhe si një kujtim dhe nderim të të gjithë atyre sportistëve, të cilët tërë jetën e tyre, pasionin dhe angazhimin e tyre individual, njerëzor, familjar, por dhe dhuntinë që patën, e ofruan për konsolidimin e kulturës së kombit dhe vendit e tyre”, tha Nishani.

    Kreu i Shtetit konfirmoi se krahas detyrave të tjera kushtetuese, do të ketë gjithmonë si prioritet, promovimin dhe përçimin e vlerave kulturore dhe kontributit të shquar të sportistëve ndër vite.

    Pas leximit të dekretit presidencial, boksieri Kreshnik Qato i shprehu mirënjohjen e tij Presidentit Nishani me këto fjalë: “Është një kënaqësi që nuk besoj se do të më vijë ndonjëherë dhe gjej rastin t’ju falenderoj, që keni organizuar së pari një takim special posaçërisht vetëm për mua”.

    Panorama

  15. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    Kreshniku eshte nje djale i zgjuar. Ai e kuptoi kapitalizmin dhe mundesite qe ai te jep per te ndertuar te ardhmen me mundesite qe ti ke. Shqiprtaret trokiten te fundit ne dyert e kapitalizmit dhe kerkojne te futen si shkencetare, juriste per te perfituar nga mashtrimet dhe ligesite, ja futur te behen te gjithe politikane , pasi semundjen ja la drakula me e eger ne bote Enver Hoxha, por dhe prinderit dragoj qe i ngjasojne atij dhe frymezojne femijet e tuyre. Sot te rinjte e pa afte i ke te rreshtuar si militante partiak ku per perfitime lejne nderin ne duart e politikaneve te ndyre.
    Shqiptare behuni sportiste te te gjitha spektreve, behuni gjimnaste e atlete, behuni cikliste, behuni boksiere si loje e tradites se trimave, behuni futbolliste por me perkushtim kur te pregatiteni gjate gjithe dites dhe jo te bridhni neper klubet e nates dhe ne mngjes te beni stervitje. Sporti ju pastron mushkerite, ju ben me te fore , ju largon nga veste e keqia , larg duhanit dhe alkoolit, ju ben te famshem dhe te pasur. Kjo varet vetem nga deshira dhe vullneti juaj. Me vej keq qe shoh te rinje qe enden rrugave si parazite dhe te pamundur per te ndeertuar familje. Pa asnje prespektive. Ju bej thirrje mos e vrtni femijerine me lojra koti dhe rinine me parazitizma. Po kush ka mundesi mund te behet she psecialist i fushave profesionale, behet teknike dhe e nderton thjeshte e me ndere jeten e tij. Kush kerkon te zhvillohet ne pregatitje fizike kryesisht per box, une ju jap ndihmen konkrete. Ju jap gratis ne Durres nje lokal mes bulevardit, behuni nje grup te rinjsh blini veglat dhe krijoni klubin tuaj. Keshtu behet sporti , keshtu ndertohet e ardhmja. beni nje liste emrash femrash dhe meshkujsh dhe hidhni idene e investimit per veglat te cilat te gjithe bashke mund ti blejme lire.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  2. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  3. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •