Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 76
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kreshnik Qato, sfida te reja

    Pas tere asaj jehone qe pati fitorja e tij e 3 marsit 2007 ndaj rusit Aleksander Zajtcev, Qato u terhoq ne boten e tij per ta shijuar kete sukses dhe per t’u pergatitur per sfida te reja. Kreshnik Qato ka qene gjate diteve te para ne kesaj jave ne kryeqytet, per te marre femijet e tij, te cilet prej disa javesh kane pushuar te prinderit e te atit ne Durres. Mbi te gjitha, Qato ka takuar dhe promotorin e tij, presidentin e “Yldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi. Ne te njejten kohe, Qato ka preferuar te qendroje larg vemendjes, ndersa ka pranuar te flase ekskluzivisht vetem per faqen ne internet WWW.Albaniasport.net. Nga prononcimet e tij eshte mesuar se Qato tashme ka plane te reja. “Gjashte muajt e ardhshem do te jete nje prove e vertete per mua, sepse synoj qe te konkurroj ne nje peshe tjeter. Per kete qellim do te me duhet te bie nga pesha”, ka pohuar Qato, duke sqaruar se, me peshen 76.2 kg, ai tani i perket kategorise super te mesme. Synimi i tij i qarte eshte renia kater kile, me sakte ne peshen 72 kg, per te hyre te boksieret e kategorise se mesme. “Per kete qellim, ? vazhdon me tej Qato, duke folur ekskluzivisht me AlbaniaSport.net ? brenda dy muajve te ardhshem, qershorit dhe korrikut, une do te zhvilloj dy ndeshje, qe, sipas te gjitha gjasave, do te behen ne Itali dhe Gjermani. E pas ketyre ndeshjeve do te synoj titullin kampion bote, por kjo do te jete ne marsin e vitit te ardhshem, perseri ne te njejten peshen kur fitova ndaj Zajcevit. ndersa ne mars te vitit te ardhshem, ne te njejten kategori ne te cilen une fitova me 3 mars 2007, ndaj rusit Zajcev. Gjithsesi ky eshte nje synim mjaft ambicioz, edhe per shkak te permasave financiare. Por shpresoj ta realizoj”. Qato sqaron se, ndeshja e madhe e vitit te ardhshem, do te zhvillohet brenda mundesive ne Shqiperi. Ne te njejten ai thekson se, se bashku me promotorin e tij, ka nevoje per mbeshtetje ne nje eveniment kaq madhor. “Gjithsesi jemi optimiste, sepse, ne takimin qe patem ne fund te marsit me Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Turizmit, Kultures, Ylli Pango, na u premtua mbeshtetje maksimale”, pohon Qato. Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe stervitet ne Angli, renditet i 5?ti ne Britanine e madhe dhe i 9?ti ne Europe, ne kategorine super te mesme. Qato sqaron se, brenda pak ditesh, ai do te udhetoje drejt Frances per t’u stervitur atje per afro kater jave, duke vijuar ta kurorezoje kete pergatitje me nje ndeshje ne fund te korrikut. Pasketaj do te kete edhe nje ndeshje tjeter, ne fund te gushtit ose ne fillim te shtatorit, duke vijuar me tej me pergatitjet per sfiden e madhe te marsit te vitit te ardhshem.

    Qato, nje vit suksese me “Yldon Sh.P.K”

    Kreshnik Qato ka thuajse nje vit qe ka nenshkruar nje kontrate me presidentin e “Yldon Sh.P.K”, Ylli Ndroqi, dhe kjo ka qene nje periudhe mjaft e suksesshme p-r boksierin shqiptar. “Padyshim qe mbeshtetja e Ylli Ndroqit dhe e kompanise se tij ka qene vendimtare dhe besoj qe kjo u verejt me se mire ne menyren sesi u organizua evenimenti i 3 marsit 2007”, thekson Qato. Per te konsoliduar me tej kete bashkepunim, me date 5 korrik 2007, Qato dhe promotori i tij do te organizojne nje konference te perbashket shtypi, ku do te nenshkruajne nje marreveshje te re 3?vjecare.

    Boksieri shqiptar, se shpejti me faqen e tij te Internetit

    Ai kalon nje kohe te mire te dites se tij duke perdorur Internetin dhe ne kontakt te vazhdueshem “on?line” me koleget, bashkepunetoret dhe miqte e tij. Madje, se shpejti, ai thekson se do te kete edhe faqen e vet funksionale ne Internet. “Une e kam patur faqen funksionale, por, per nje numer arsyesh teknike, ajo tani hapet thjesht si adrese”, sqaron Qato. “Gjithsesi, jemi ne fazen finale te ndertimit te nje faqeje te re, qe do t’ua prezantojme se shpejti”. Qato sqaron se ne kete faqe, pervec biografise se tij, fotoalbumit etj, te pasionuarit pas boksit do te kene mundesi te diskutojne me te nepermjet forumit, te shohin ndeshje te tij ne video dhe te kene mundesi te porositin paisje sportive boksi me imazhin dhe siglen e tij.
    #VamosArgentina

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qato, kontratë 220 milionëshe

    5 Korrik Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, me titullin Kampion Europe për ekstrakomunitarët, sot do të nënshkruajë kontratën e tij të re të bashkëpunimit me Ylli Ndroqin. Ai ka mbërritur të mërkurën në Tiranë, ndërsa kjo kontratë e re do të firmoset sot në mesditë në ambjentet e Hotel “Rogner”. Kontrata e bashkëpunimit me presidentin e kompanisë “Ylldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi, do të jetë 3?vjeçare. Këtë e kanë konfirmuar si Qato, ashtu dhe sponsori i tij, Ylli Ndroqi. “Po, është e vërtetë ? ka pohuar boksieri shqiptar ? që kjo është padyshim kontrata ime më e vlefshme dhe besoj që është nga të rrallat në llojin të saj. Fjalët janë të tepërta në raste të tilla dhe unë dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time të thellë presidentit të “Yldon SH.P.K”, Ylli Ndroqit për mbështetjen që ai më ka dhënë në vitet e fundit”. Qato dhe Ndroqi nënshkruan, në fillim të korrikut të vitit të kaluar që shkoi, një kontratë njëvjeçare, e cila shënoi ngritjen e mëtejshme të reputacionit të boksierit shqiptar në arenën ndërkombëtarë të ringut profesionist. Gjatë kësaj periudhe, Kreshnik Qato luftoi dhe ngadhënjeu me sukses në betejën për titullin e kampionit të Europës për Ekstrakomunitarët, pas atij dueli drithërues të 3 marsit 2007, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

    Ndroqi: Qato sportist me vlera

    Promotori i Kreshnik Qatos, presidenti i “Yldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi, ka sqaruar se ai ka vendosur ta shpërblejë boksierin me një kontratë 3?vjeçare, e cila I kapërcen kufinjtë e 220 milionë lekëve të vjetra. “Duke patur parasysh suksesin që ka arritur Kreshniku, gjatë kontratës tonë të parë, unë kam vendosur që ta vazhdoj më tej bashkëpunimin me të”, ka theksuar Ndroqi. “Madje bëhet fjalë për kalimin në një tjetër nivel të këtij bashkëpunimi. Kontrata është 3?vjeçare me vlera 180,000 eurosh, (220 milionë lekë), ose thënë ndryshe 60,000 euro në vit. Kjo shumë do të mbulojë koston e jetesën për të dhe familjen e tij në Londër, stërvitjen e dietat, si dhe udhëtimet e promovimin. Unë besoj që kjo është një kontratë me një vlerë të konsiderueshme”. Gjithsesi për presidentin e “Yldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi, ky është një investim mjaft i vlefshëm për vetë profilin e Qatos dhe ndikimin që ky sportist ka patur në ngritjen e emrit të kompanisë dhe produkteve të saj. “I gjithë ai spektakël që Qato ka dhuruar në Londër, duke ngritur lart flamurin shqiptar, apo ajo mbrëmje emocionuese që ai na dhuroi më 3 mars 2007 në Tiranë, më kanë bindur se bashkëpunimi me të ka qenë mjaft i dobishëm, si për të, ashtu edhe për ne, për kompaninë tonë dhe produktet e saj”. Dhe marrëveshja mes Qatos e Ndroqit do të zyrtarizohet sot, në një ceremoni të shkurtër, që do të zhvillohet në mjediset e Hotel “Rogner Europapark” dhe që do të pasohet nga një konferencë për shtyp.

    “Yldon” SH.P.K”, sponsore e Studentit

    nteresimi i “Yldon SH.P.K” në sport nuk është i kufizuar vetëm te boksi dhe Kreshnik Qato. Kompania në fjalë, e cila është përfaqësuese ekskluzive e pijeve energjike “Bull?it” dhe Birrës së famshme holandeze “Grolsch”, si dhe disa produkteve të tjera, ka mbështetur edhe Studentin në volejboll për meshkuj, që u shpall kampion sivjet.
    #VamosArgentina

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Qato: Une, kampion Bote!

    Qato: Une, kampion Bote!

    6 Korrik Dje ne mesdite, ne ambjentet e Hotel “Rogner?EuropaPark” eshte neshkruar kontrata e re e bashkepunimit mes boksierit Kreshnik Qato dhe presidentit te “Ylldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi. Eshte nje kontrate 3?vjecare, ne nje shume 220 milion leke te vjetra, ndersa nenshkrimi nga Qato e Ndroqi eshte bere ne prezence te juristit Artan Hajdarit, por dhe te gjitha mediave te shkruara e vizive. Mbi te gjitha ka qene prezent dhe sekretari i pergjithshem i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Stavri Bello. Tashme pas kesaj kontrate, e cila parashikon gjithcka nga ana financiare qe lidhet me jetesen e Kreshnik Qato, Kampioni i Europes per ekstrakomunitaret premton titullin kampion Bote. Ne prezantimin e pare te kesaj kontrate te re eshte theksuar se qe nga 5 korrik 2006, atehere kur Qato nenshkroi fillimisht me Ndroqin, boksieri shqiptar ka zhvilluar kater ndeshje dhe ka fituar 2 tituj “Kampion i Anglise se Jugut dhe Kampion i Europes per ekstrakomunitaret”. Ndeshja e 3 marsit 2007, me rusin Zajtcev ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka qene shume emocionuese per te gjithe, ndaj dhe eshte rene dakord per kete kontrate 3?vjecare bashkepunimi mes Qatos e Ndroqit, ndersa “Ylldon SH.P.K” perfiton vetem imazhin dhe emrin e mire te firmes. Bashke me kontraten e re, Qatos i eshte dhe uniforma kuqezi, e cila ka dhe emrin e logon e firmes “Ylldon SH.P.K”.

    Boksieri: E vleresoj bashkepunimin

    Kampioni i Europes per Ekstrakomunitaret, Kreshnik Qato, e ka vleresuar shume bashkepunimin e ri me Ylli Ndroqin. Sipas tij, ai ka zhvilluar deri me tani 22 ndeshje ne boksin profesionist, kater prej te cilave i ka me kompanine “Ylldon SH.P.K”. “Eshte nje vit plot me suksese, kur kam dale Kampion i Anglise se Jugut dhe me pas ate te Europes per Ekstrakomunitaret. Dhe une besoj se do te vazhdojne sukseset me tej”. Qato ka zbuluar dhe nje detaj tjeter te bashkepunimit me Ndroqin, i cili deklaron se gjithcka e ben per atdhetarizem. “E kam pyetur ne Londer ? thote Qato ? cfare te shtyn qe me sponsorizon? Dhe pergjigja eshte se nuk kam interesa, kur gjithcka eshte per emocionet qe kam marre nga ndeshjet tuaja. Me ke prekur shume vetem me faktin qe bokson me flamurin kuqezi. Kjo eshte e gjitha, ndaj dhe vazhdon bashkepunimi yne”. Qato ka bere te ditur se shume shpejt do te garoje ne peshen 72 kg, ndersa ne shtator do te jete ne ring. “Une tashme do te synoj titullin kampion Bote, ne dy versione WBO dhe WBC. Edhe nje here e theksoj, faleminderit per bashkepunimin”.

    Ndroqi: Qato e meriton kete kujdes

    Nderkaq presidenti i kompanise “Ylldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi, jo vetem qe ka deklaruar se Qato e meriton kete vleresim, por nga ana tjeter i ka bere thirrje te gjithe biznesit shqiptar qe ta mbeshtesin ate. “Une po ju bej me dije se buxheti i lindur per Qaton ka ardhur nga fakti se me ka emocionuar shume me ndehjen e tij te 3 marsit. Eshte nje fond qe e ndihmon ate te mos kerkoje pune ne Londer, por te merret me sportin. Eshte nje fond qe i jep gjithcka familjes se tij, qe i parashikon stervitjet, dietat, udhetimet. Pra gjithcka ne menyre qe Qato te perqendrohet vetem te boksi”. Duke vijuar me tutje, pasi ka falenderuar dhe Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Ndroqi ka deklaruar se ka marre nje “OK” prej kryeministrit Berisha per mbeshtetje ndaj boksierit. “Por qe te jete kampion bote duhet ta mbeshtesim te gjithe”, ka theksuar Ndroqi, ne nje kohe qe juristi Hajdari ka bere te ditur se ne kontraten e bashkepunimit jane te parashikuar te gjitha detyrimet e paleve. “Kontrata eshte duke u bere publike, jane klauzola te parashikuara te nivelit te larte, ndersa mund te them qe eshte nder seriozet ne Shqiperi”, ka mbyllur juristi Hajdari, ndersa te gjithe kane marre pjese ne koktejin e shtruar ne Rogner. Dhe Qato e Ndroqi kane forcuar keshtu bashkepunimin mes tyre.
    Sui generis

  4. #24
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Boksieri Kreshnik Qato "Njeriu i Vitit"

    Kreshnik Qato "Njeriu i Vitit"

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Kreshnik Qato eshte shpallur "Njeriu i Vitit" gjate nje sondazhi dy mujor organizuar nga gazeta e perditshme "Tirana Observer".Qato i cili jeton dhe stervitet ne Londer ka lene pas gjate sonadaznit emra te njohur te sportit shqiptar.Sebasku me kampionin shqiptar ne boks ne sonadazhin "Njeriu vitit" nga fusha e politikes eshte renditur i pari presidenti Bamir Topi, ndersa nga publicistika me i votuari ka rezultuar analisti Andresa Stefani.Aktori Gazmend Gjoka ka rrembyer vendin e pare si "Njeriu Vitit" ne fushen e artit."Jemi habitur me fansat dhe pasionantët e sportit të boksit, dhe në veçanti të Kreshnik Qatos. Boksieri shqiptar, kampion Evrope, ka lënë pas edhe disa futbollistë, të cilët jo vetëm kanë shumë fansa në vend, por edhe janë përfaqësues të një sporti që quhet më popullori në vendin tonë. Gjithsesi Qato ka kapur numrin më të madh të votave, dhe tashmë ai është Sportisti i Vitit për anketën tonë. Duhet shtuar gjithashtu se një numër shumë i madh votuesish janë jashtë vendit, por nuk mungojnë edhe ata që janë nga brenda vendit. Kjo është karakteristikë, kur dihet që Qato e ushtron aktivitetin e tij dhe stërvitet në Angli". shkruan ne numrin e sotem 26 Dhjetor 2007 Tirana Observer e cila e zhvillon kete sondash per te dytin vit radhazi.Boksieri Kreshnik Qato është votuar si sportisti i vitit duke marrë 430 vota, ndërsa fituesi i vitit të kaluar, Erion Bogdani është renditur në vendin e tretë. Në fushën e sportit Romela Begaj është e vetmja femër e votuar.Shpallja e Qatos "Njeriu i vitit" padyshim eshte nje tjeter mirnjohje nga mijera fans te tij ane e mbne botes per rezultatet e tij ne 2007-ten. Njekohesisht kartolina me e mire per Lavdrim Terziun i cili nen pseudonimin Erjon Mati ne faqet e gazeten "Albanian Nail" apo faqe interneti, hodhi balte permes nje mori shpifjesh duke tentuar denigrimin e figures se Qatos, krenaria e komunitetit shqiptar ne Angli.Bravo Qato.

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kreshnik Qato, Supersfide ne WBC me 4 prilli 2008

    Boksieri i mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do te jete te premten (neser) ne Tirane, per nje konference shtypi ku do te promovohet ndeshja me e madhe e karrieres se tij. Nje gje te tille e ka konfirmuar nga Londra, ekskluzivisht per AlbaniaSport.net vete boksieri dhe promotori i tij, presidenti i "Yldon sh.p.k", Ylli Ndroqi. Me 4 prill 2008, boksieri shqiptar, qe banon dhe stervitet ne Britanine e Madhe, do te zhvilloje nje duel me vlere te dyfishte, pasi vlen per Titullin Mesdhetar te Federates WBC, si dhe per Titullin e Kampionit te Botes ne version WBF. Ky duel, me nje kundershtar qe do te percaktohet me vone me short, do te jete i vlefshem per peshen e mesme. Sipas informacioneve paraprake, dueli i 4 prillit do te vere perballe Qatos nje boksier nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes ose nga Australia. Sipas promotorit te boksierit, z. Ylli Qato, ndeshja do te zhvillohet ne Tirane, ne ora 20:00 dhe do te percillet drejtpersedrejti nga Televizioni Publik Shqiptar. WBC renditet si federata me e mire ne sportin e boksit dhe qendren e ka ne Meksike.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Qato kërkon gjerdanin e artë

    Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të jetë të premten në Tiranë, për një konferencë shtypi ku do të promovohet ndeshja më e madhe e karrierës së tij. Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga Londra, vetë boksieri dhe promotori i tij, presidenti, Ylli Ndroqi. Më 4 prill 2008, boksieri shqiptar, që banon dhe stërvitet në Britaninë e Madhe, do të zhvillojë një duel me vlerë të dyfishtë, pasi vlen për titullin Mesdhetar të Federatës WBC, si dhe për titullin e Kampionit të Botës në version WBF. Ky duel, me një kundërshtar që do të përcaktohet më vonë me short, do të jetë i vlefshëm për peshën e mesme.Sipas informacioneve paraprake, dueli i 4 prillit do të vërë përballë Qatos një boksier nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga Australia. Sipas promotorit të boksierit, Ylli Qato, ndeshja do të zhvillohet në Tiranë, në ora 20:00. WBC renditet si federata më e mirë në sportin e boksit dhe qendrën e ka në Meksikë. Kohët e fundit, ajo ka themeluar edhe një titull të ri, të quajtur “WBC Mesdhetar”, që përfaqëson rreth 22 shtete, ndër të cilët edhe Shqipëria. Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, u rikthye sërish triumfator në ring të 14 nëntor 2007, në ndeshjen e tij të fundit, duke mundur në duelin e zhvilluar në “Jork Holl Bethnal Grin” të Londrës britanikun 29-vjeçar, Erni Smith. Në fakt, fillimisht ishte deklaruar se Qato do të ndeshej me britanikun 24-vjeçar, Tjan Buth, por ky i fundit u sëmur në ditët që i paraprinë këtij dueli, duke u zëvendësuar nga Smith. Qato, i cili ka konkurruar deri më tani në peshën super të mesme, është ndeshur kështu me Smithin, një boksier 29-vjeçar nga Britania e Madhe, në duelin e vlefshëm për një peshë tjetër, atë të mesmen. Ndeshja ka qenë e dominuar plotësisht nga boksieri shqiptar, i cili ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 60-54. Qato është mbështetur gjatë gjithë kohës nga tifozët shqiptarë, të pranishëm në një numër të konsiderueshëm në “Jork Holl Bethnal Grin” të Londrës. Ndërkaq, WBF është themeluar në Australi. ËBF ka të drejta ligjore për të operuar dhe zhvilluar ndeshje për kampion bote në Amerikë, Europë, Azi dhe Afrikë. Rreth 300 ndeshje për kampion bote janë organizuar nën logon e ËBF që nga viti 1990. Deri më sot, ky titull ka udhëtuar në Australi, Austri, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kroaci, Danimarkë, Angli, Ishujt Fixhi, Francë, Gjermani, Ganë, Hungari, Indonezi, Izrael, Holandë, Kaledonian e Re, Zelandën e Re, Nigeri, Puerto Riko, Filipine, Poloni, Skoci, Singapor, Afrikë të Jugut, Taivan, Tailandë, Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti, edhe në Shqipëri. Disa nga emrat e mëdhenj të boksit që e kanë mbajtur këtë titull janë amerikani Fransua Botha, anglezi Odli Herrison në peshën super të rëndë, Antonio Tarver, i cili renditet tek 10 boksierët më të mirë në peshën gjysmë të rëndë, apo Roi Xhons, i cili është edhe idhulli i Kreshnik Qatos. Ndërkohë, WBC renditet si federata më e mirë në sportin e boksit, me qendër në Meksikë. Kohët e fundit, ajo ka themeluar edhe një titull të ri, të quajtur “WBC Mesdhetar”, i cili përfaqëson nën emrin e tij rreth 22 shtete, ndër të cilët edhe Shqipëria. Ky është një titull që do t'i japë Shqipërisë shansin e madh për të qenë realisht pjesë e familjes së madhe të boksit, në federatën WBC. Përveç kësaj, ky është një titull i cili ka rëndësi të madhe në ngjitjen e shkallëve në renditjen botërore nga ana e Qatos. Boksieri nga Durrësi ka zhvilluar deri më sot 22 ndeshje në boksin profesionist, duke arritur 16 fitore dhe ka pësuar 6 humbje.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Qato: Të premten do të kërkoj titullin historik

    Boksieri kërkon brezin botëror të WBF-së

    Kreshnik Qato është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, fitores së një titulli ndërkombëtar në një prej federatave më të njohura në botë, WBF. Boksieri ka mbërritur dje në Shqipëri, pasi u ka dhënë fund përgatitjeve disajavore jashtë vendit tonë, ku është përgatitur për këtë sfidën e ditës së premte, në të cilin do të ketë përballë portugezin Vitor Sa. Qato ka deklaruar se do të kërkojë të bëjë maksimumin në këtë ndeshje në vendlindje, ku kërkon të shkruajë emrin e tij mes kampionëve ndërkombëtarë, për të ngritur sa më lart flamurin kuqezi.

    "Kam shtatë javë që përgatitem për këtë ndeshje dhe t‘ju them të drejtën, kanë qenë 7 javë ferri të vërtetë. Shtatë javë larg familjes time kanë qenë të vështira, por ishte një përgatitje e denjë për një ndeshje të tillë. Nuk mund t‘ia lejoj vetes euforinë, por ju siguroj se jam në një formë të shkëlqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike dhe mezi po e pres ndeshjen e 4 prillit", u shpreh boksieri 29-vjeçar në një prononcim për "albaniasport.net". Ai ka bërë të qartë se për këtë sfidë është përgatitur pa pasur shumë njohuri për kundërshtarin, por trajnerët e tij kanë marrë informacionin e duhur dhe do të arrijnë ta udhëzojnë drejt suksesit. "Të them të drejtën, unë nuk e kam parë atë në ndeshje, por trajnerët e mi e kanë bërë një gjë të tillë dhe stërvitja 7-javore është ndërtuar pikërisht mbi këto informacione dhe për këtë kundërshtar. Megjithatë, kjo ka pak rëndësi për mua. Ajo që ka rëndësi është se të premten, shqiptarët do të shikojnë Kreshnik Qaton e vërtetë", u shpreh boksieri durrsak, i cili me 4 prill do të ketë mundësinë të tregojë të gjitha vlerat e tij përballë publikut shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Tiranë. Kreshnik Qato do të ketë mundësinë të luftojë për dy tituj njëkohësisht në këtë sfidë, pasi do të kërkojë titullin Kampion Bote të WBF-së dhe titullin Kampion Mesdhetar të WBC-së për peshat e mesme. Ky brez i dytë do t‘i krijojë mundësinë boksierit shqiptar të shkruajë emrin e tij mes boksierëve më të mirë, duke e ditur se Federata WBC është më e madhja në botë.

    Ndërkohë, edhe kundërshtari i Qatos, portugezi Vitor Sa, ka bërë të ditur se i synon këto tituj të rëndësishëm, ndaj do të japë maksimumin në sfidën kundër boksierit shqiptar. 35-vjeçari ka qenë kampion i Portugalisë për 7 vite radhazi, ndaj do të jetë një rival mjaft i vështirë për Qaton. "Në pamje të parë duket se Qato është i favorizuar, pasi bokson përpara tifozëve të tij. Por për të njëjtën arsye, unë mendoj se presioni mbi të është shumë më i madh sesa mbi mua dhe unë nuk kam asgjë për të humbur, ndërsa ai po. Titulli mesdhetar në WBC është një shans për konfirmim për cilindo boksier, prandaj unë mund t‘i premtoj Qatos se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë meje të premten", u shpreh Sa.

    © Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Ca ore eshte ndeshja??? ...Urime per Qaton, shpresojme te fitoj.....

  9. #29
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Urime Qatos dhe nje fitore sa me te leht
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  10. #30
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Wink

    urime qatos.ai komentatori na dhiu fare

  11. #31
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071

    Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF

    Kreshnik Qato eshte kampioni i ri i botes. Boksieri Shqiptar ka marre titullin boteror te boksit, WBF, pas fitores ndaj kampionit te botes, portugezit Viktor Sa. Gjate gjithe ndeshjes boksieri yne ka sulmuar ne menyre konstante duke fituar me pike ndaj kundershtarit pas 12 raundesh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #32
    -Mr_BeSi- Maska e BeSi_LoGeL
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Tropoj
    Postime
    25
    Hallall ja boft zoti eheheh Durrsak lale lool une jam tropojan ama ja ka.... e ka myt

  13. #33
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    E kishin organizu bukur. Urime Qatos! Di gjo njeri se çar konge ishte ajo që kërcyn balerinat? (ajo n'shqip e kam fjalën).
    Life's too short to remove USB safely.

  14. #34
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Urime! Ndonje video ne internet ka per ndeshjen apo jo??
    Ezekiel 25-17.

  15. #35
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Urimeee titullin Qatos edhe 100 te tjere!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    QATO KAMPION BOTE

  17. #37
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Bravo QATOs

    QATOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Hallall buka , por mos na dil ne fund sikur Luan Kransniqi..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Urime i qoft e na qoft, po ku e shikut ket mec ? Spasna dit asgje
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    Njerez nuk e di se si e shifni ju po WBF s'eshte ndonje federate kushedi se cfare...prandaj mos u emociononi shume kur thoni Qato kampion bote

    Sa per te konfirmuar kete qe po them shihni dhe cfare thote ai portugezi : "Në pamje të parë duket se Qato është i favorizuar, pasi bokson përpara tifozëve të tij. Por për të njëjtën arsye, unë mendoj se presioni mbi të është shumë më i madh sesa mbi mua dhe unë nuk kam asgjë për të humbur, ndërsa ai po. Titulli mesdhetar në WBC është një shans për konfirmim për cilindo boksier, prandaj unë mund t‘i premtoj Qatos se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë meje të premten", u shpreh Sa.
    Dmth ai as nuk e permend fare "titullin e botes", por i ve me shume rendesi titullit mesdhetar ne WBC...prandaj njerez urime Qatos por boll thirret "kampion bote, kampion bote". Per momentin nuk eshte gje tjeter vecse kampioni mesdhetar

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  2. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  3. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •