Kreshnik Qato, sfida te reja
Pas tere asaj jehone qe pati fitorja e tij e 3 marsit 2007 ndaj rusit Aleksander Zajtcev, Qato u terhoq ne boten e tij per ta shijuar kete sukses dhe per t’u pergatitur per sfida te reja. Kreshnik Qato ka qene gjate diteve te para ne kesaj jave ne kryeqytet, per te marre femijet e tij, te cilet prej disa javesh kane pushuar te prinderit e te atit ne Durres. Mbi te gjitha, Qato ka takuar dhe promotorin e tij, presidentin e “Yldon SH.P.K”, Ylli Ndroqi. Ne te njejten kohe, Qato ka preferuar te qendroje larg vemendjes, ndersa ka pranuar te flase ekskluzivisht vetem per faqen ne internet WWW.Albaniasport.net. Nga prononcimet e tij eshte mesuar se Qato tashme ka plane te reja. “Gjashte muajt e ardhshem do te jete nje prove e vertete per mua, sepse synoj qe te konkurroj ne nje peshe tjeter. Per kete qellim do te me duhet te bie nga pesha”, ka pohuar Qato, duke sqaruar se, me peshen 76.2 kg, ai tani i perket kategorise super te mesme. Synimi i tij i qarte eshte renia kater kile, me sakte ne peshen 72 kg, per te hyre te boksieret e kategorise se mesme. “Per kete qellim, ? vazhdon me tej Qato, duke folur ekskluzivisht me AlbaniaSport.net ? brenda dy muajve te ardhshem, qershorit dhe korrikut, une do te zhvilloj dy ndeshje, qe, sipas te gjitha gjasave, do te behen ne Itali dhe Gjermani. E pas ketyre ndeshjeve do te synoj titullin kampion bote, por kjo do te jete ne marsin e vitit te ardhshem, perseri ne te njejten peshen kur fitova ndaj Zajcevit. ndersa ne mars te vitit te ardhshem, ne te njejten kategori ne te cilen une fitova me 3 mars 2007, ndaj rusit Zajcev. Gjithsesi ky eshte nje synim mjaft ambicioz, edhe per shkak te permasave financiare. Por shpresoj ta realizoj”. Qato sqaron se, ndeshja e madhe e vitit te ardhshem, do te zhvillohet brenda mundesive ne Shqiperi. Ne te njejten ai thekson se, se bashku me promotorin e tij, ka nevoje per mbeshtetje ne nje eveniment kaq madhor. “Gjithsesi jemi optimiste, sepse, ne takimin qe patem ne fund te marsit me Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Turizmit, Kultures, Ylli Pango, na u premtua mbeshtetje maksimale”, pohon Qato. Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe stervitet ne Angli, renditet i 5?ti ne Britanine e madhe dhe i 9?ti ne Europe, ne kategorine super te mesme. Qato sqaron se, brenda pak ditesh, ai do te udhetoje drejt Frances per t’u stervitur atje per afro kater jave, duke vijuar ta kurorezoje kete pergatitje me nje ndeshje ne fund te korrikut. Pasketaj do te kete edhe nje ndeshje tjeter, ne fund te gushtit ose ne fillim te shtatorit, duke vijuar me tej me pergatitjet per sfiden e madhe te marsit te vitit te ardhshem.
Qato, nje vit suksese me “Yldon Sh.P.K”
Kreshnik Qato ka thuajse nje vit qe ka nenshkruar nje kontrate me presidentin e “Yldon Sh.P.K”, Ylli Ndroqi, dhe kjo ka qene nje periudhe mjaft e suksesshme p-r boksierin shqiptar. “Padyshim qe mbeshtetja e Ylli Ndroqit dhe e kompanise se tij ka qene vendimtare dhe besoj qe kjo u verejt me se mire ne menyren sesi u organizua evenimenti i 3 marsit 2007”, thekson Qato. Per te konsoliduar me tej kete bashkepunim, me date 5 korrik 2007, Qato dhe promotori i tij do te organizojne nje konference te perbashket shtypi, ku do te nenshkruajne nje marreveshje te re 3?vjecare.
Boksieri shqiptar, se shpejti me faqen e tij te Internetit
Ai kalon nje kohe te mire te dites se tij duke perdorur Internetin dhe ne kontakt te vazhdueshem “on?line” me koleget, bashkepunetoret dhe miqte e tij. Madje, se shpejti, ai thekson se do te kete edhe faqen e vet funksionale ne Internet. “Une e kam patur faqen funksionale, por, per nje numer arsyesh teknike, ajo tani hapet thjesht si adrese”, sqaron Qato. “Gjithsesi, jemi ne fazen finale te ndertimit te nje faqeje te re, qe do t’ua prezantojme se shpejti”. Qato sqaron se ne kete faqe, pervec biografise se tij, fotoalbumit etj, te pasionuarit pas boksit do te kene mundesi te diskutojne me te nepermjet forumit, te shohin ndeshje te tij ne video dhe te kene mundesi te porositin paisje sportive boksi me imazhin dhe siglen e tij.
Krijoni Kontakt