Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e news24
    Anėtarėsuar
    02-12-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    28

    Informacion pėr Pocket PC dhe PDA

    Nje tutorial I vogel qe kam pregatitur per te gjithe ata qe duan te dijne pak me shume mbi celularet, PPC e te tjera..Lexojeni me kujdes.

    Cfare eshte Pocket PC, PDA-ja, dhe ΡΙΜ?

    PDA -Personal Digital Assistant- eshte nje organaizer digital qe na ndihmon te organizojme me mire jeten tone, premtimet tona, si dhe shume gjera te tjera. Eshte perdorur kufiri (fjala) PIM -Personal Information Manager- qe te pershkruajme "sekretari digitale".
    PDA e para me mundesi PIM dhe qe na vijne ndermend, jane axhendat elektronike te Casio dhe Sharp afro dy dhjetevjecare me perpara te cilat jepnin mundesine e ruajtjes se numrave te telefonit si edhe disa kujtesa ditore. Me vone u shfaqen edhe oret me PIM derisa arritem tek Planeo te Casio, ndoshta organiseri I pare me pen dhe ekran rgb.
    PDA-te avash avash shtuan edhe mundesira te tjera, duke filluar te kerkonin te ngjanin me pc (kompjuter). Ishin perpjekjet e Palm, te Newton, PenPad e Amstrad, Psion (dhe ndonje tjeter qe e kemi harruar).


    PPC (pocket pc) eshte propozim i Microsoft ne PDA. Fillimisht u shfaqen ne mesin e viteve '90 dhe u bazuan ne sistemin operativ te Microsoft I cili nuk ka asnje lidhje me platformat e tjera qe jane edhe sot si : palm os dhe series 60+70.


    Ndryshimet midis aparaturave Windows Mobile.

    Ka 3 lloj aparaturash windows mobile, Pocket PC –qe ketej e tutje te quajtura ppc, Handheld PC - qe ketej e tutje te quajtura hpc- dhe celularet smartphones me system operativ windows per te cilat do te flasim vecante.
    Ndryshimi midis hpc-ppc eshte se te parat kane tastiere dhe ngjajne si nje laptop I vogel. Ndersa ppc jane me te vogla. Po qe te dyja perdorin penen e cila eshte e perfshire ne aparat.
    Nga permbajtja e aparatures hpc qendrojne me lart ne mobile office sepse kane tastiere te inkorporuar, modem, ekran landscape, pc cards (pcmcia). Ndersa ne ****kim jane me te mira ppc. Ky eshte nje pershkrim I pergjithshem, sepse keto lloj aparaturash suportojne edhe gjera te tjera periferike per te cilat do te flasim me poshte.
    Duhet patur parasysh qe skane gjera te perbashketa midis tyre.Keshtu psh: nje program qe eshte bere per hpc sipas rregullit nuk duhet te beje per ppc dhe e kunderta. Sigurisht qe programuesit e tyre bejne te mundur qe keto programe te jene kompatibel me sa me shume aparatura.
    Duhet theksuar gjithashtu se ne fillim ekzistonin tre lloj procesoresh : mips, arm, sh3 dhe nje program I bere PX per mips nuk punonte ne arm. Qe nga 2002 Microsoft vendosi standarte per te gjitha kompanite qe te perdornin procesorin arm (si dhe ekranet TFT) duke siguruar keshtu gjjithe pershtatjet.

    Sot po dominojne Pocket PC 2002 –te quajtura ndryshe dhe ppc 2k2- keshtu qe duhet kerkuar me teper per te gjetur softin per hpc por edhe per ppc 2000 me procesor mips dhe sh3/4. Keshtu qe dote ishte me mire qe perpara se te blenit nje aparat te tille ta keni parasysh edhe kete gje.


    Cfare mund te bej me nje Pocket PC?

    Funkionet baze te windows mobile pda:

    PIM schedule, contacs, to do, notes, sinkronizim total me MS Outlook
    OFFICE word, excel, acces (hpc), power point, sinkronizim me MS Office
    INTERNET email, browsing
    MULTIMEDIA riprodhim mp3, mpeg, divx, photo, painting
    GAMES, emulation mame, ps1, gb, rgb
    dhe shume te tjera programe qe sherbejne per cdo nevoje.

    Me futjen e kartes SIM dhe te ROM (sistemi operativ) mund ta kthejme ppc tone ne:

    GPS
    CAMERA
    LAN, WLAN
    RADIO
    Aparat Celular


    Porta te tjera.

    Pda kane memorje te brendeshme per disa funksione baze.
    Eshte e sigurte qe nqs do te shtojme programe te tjera kjo memorje sdo te mjaftoje.
    Per kete jane vendet e kartes se memorjes. Eshte vendosur qe kartat e memorjes te jene te tipit SD (secure digital) ose MMC (multimedia card). Ndryshimi eshte se e para kycet (kodohet) dhe kane me shume hapesire per futjen e te dhenave.
    Nje tjeter plus I nje aparature te tille eshte dual slot, dmth te kete vend per dy karta memorje. Ne kete rast aparatura pranon karta memorje SD/MMC dhe CF (compact flash). Plusi me I madh tek keto aparate pervec memories eshte se: mund te shtojme edhe gjera periferike te ndryshme ne formen e compact flash si aparat fotografik, gps, modem, karta rrjeti lan dhe wifi....

    Lidhjet….

    Ne fillim pda ishin skicuar qe te lidheshin me PC nepermjet bazamentit qe e shoqeronte aparaturen dhe lidhjet beheshin nepermjet nje porte seriale και dhe infrared-it.Me vone u shfrytezuan shpejtesite e medha dhe USB. Sot ato mbeshtesin edhe lidhjet pa kabuj si bluetooth dhe wireless lan. E mire eshte qe nqs na intereson nje lidhje e tille te zgjedhim nje model qe I suporton keto lloj lidhjesh.

    Pena…

    Si ppc ashtu edhe hpc pena qe I shoqeron loz nje rol te madh. Eshte si nje maus per PC.
    Sic shkruajtem edhe me lart hpc kane tastiere nepermjet se ciles behet e mundur futja e karaktereve te ndryshme. Ne ppc shfaqet nje tastiere virtuale ne ekran dhe me penen zgjedhim nje karakter qe duam. Ka edhe programe te vecanta te cilat te cilat njohin germat dhe I kthejne ne fjale, mjafton te shkruajme ne ekran fjalen ashtu sic e shkruajme edhe ne leter.
    Gjithashtu ka edhe tastiera qe hapen dhe mbyllen te cilat lidhen nepermjet IRDA ose bluetooth dhe lehtesojne me shume ate qe duam te shkruajme.

    Μodem – Lidhja ne Internet

    Hpc kane te inkorporuar modem, keshtu qe mjafton nje prize telefonike dhe nje lidhje interneti. Ppc pranojne modem ne formen e kartes compact flash. Gjithashtu mund te lidhen edhe nepermjet IRDA ose bluetooth me nje telefon celular, ne kete rast na duhet nje lidhje GPRS.
    Ndryshe mund te lidhim pda tone me PC nepermjet bluetooth ose wifi qe te ndajme lidhjen e internetit.
    Pervec email, mund te bejme cdo gje qe bejme edhe me PC.



    PPC Phone Edition / Smartphones

    Tani afer u prezantuan edhe ppc qe pranojne karta SIM ne menyre qe te funksionojne edhe si telefona celular. Keta quhen ndryshe Pocket PC Phone Edition dhe jane nje aparature e "zakonshme" ppc me hapesira per telefon celular.
    Paralelisht u prezantuan edhe Windows Smartphones. Flitet per telefona me madhesi te zakonshme te cilat kane disa karakteristika te vecanta qe I bejne keto lloj tipesh te futen ne kategorine e telefonave te "'zgjuar". Do ti cilesonim me mire me fjalen :” kompresim i ppc phone edition’’. Duhet cilesuar qe programet qe jane bere per PPC nuk bejne per Smartphones.

    Gjthashtu duhet theksuar qe nuk ka ngjajshmeri programesh midis Windows Smartphones dhe Symbian (series 60+70) smartphones sepse kane sisteme (softe) te ndryshme me te cilat punojne.


    Cfare te zgjedh ?...

    PPC jane tani me te mirat. Mund te fusim shume programe dhe I kemi ne xhep. Cmimet fillojne nga 300€ deri ne 800€ ne varesi te specifikimeve teknike te aparatures. Na ndihmojne ne organizimin e jetes se perditshme si dhe na japin multimedia, dhe mund te perdoret ne te njejten kohe edhe si nje mp3 player edhe si GPS.

    Perparesia e hpc eshte ne lehtesine e te shkruarit dhe sidomos per mobile office.
    Ka ndaluar prodhimi masiv I HPC-ve dhe nganjehere diku diku nxjerrin ndonje model te ri. Ne fillim kur dolen, cmimet e tyre varjonin nga 1000-1300€. Sigurisht qe kane ndryshim te madh me PPC.

    Smartphones eshte nje zgjidhje e mire per ata qe duan nje celular te mire me funksionet baze te nje pPDA-je, dmth PIM (personal information manager) dhe disa funksione multimedia plus. Cmimet e tyre levizin 500-700€.

    Pocket pc phone edition eshte nje zgjidhje per ata qe duan nje PPC dhe nje telefon celular. Sigurisht qe ka mundesira me te shumta. Ka momente qe duam te kemi vetem telefonin celular ne xhep, por ne rastin e PPC phone kjo nuk behet.
    Cmimet varjojne nga 600-1000€.


    E mira eshte se me rritjen e tregut konsumator gjen modele te cilat mbulojne budgets per kedo nga ne.

    Kjo ishte si te thuash pershkrim mbi keto lloj aparatesh qe mund ti vleje cdokujt si dhe per te patur parasysh disa gjera perpara se te vendosim te blejme nje aparature celulare.
    repskteeeeeeee

  2. #2
    Faleminderit shume per informacionin , e ke perkthyer vete , a mund tma thuash faqen ku e ke gjetur informacionin?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •