Nis sot nė Tiranė festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues”, motivim pėr muzikantėt e rinj nė emėr tė artistit shqiptar
Nė datat 12, 13, 15, korrik vjen nė Tiranė festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues”. Shfaqjet mė 12 dhe 13 do tė zhvillohen tek Instalacioni Reja nė kryeqytet dhe do tė jenė tė hapura pėr publikun, ndėrsa mė 15 korrik nė Korēė.
“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurės sė Gjon Milit, si e vetmja urė lidhėse qė kombi shqiptar ka me muzikėn Jazz nė periudhėn e saj mė tė artė, duke e bėrė pjesė tė Trashėgimisė Kulturore dhe Artistike tė Shqipėrisė.
Zhvillimi i festivalit ka pėr qėllim tė nxisė aktivitetin artistik dhe krijimtarinė nė muzikėn Jazz dhe Blues, duke motivuar muzikantėt e rinj shqiptarė me anė tė shkėmbimit artistiko – kulturor me muzikantė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė me eksperiencė.
Video
Artisti shqiptar Gjon Mili, si mjeshtėr dhe novator i fotografisė, ka kontribuar nė tė gjitha fushat sociale dhe kulturore nė Shtetet e Bashkuara dhe, si rrjedhojė, nė mbarė botėn. Si muzikant amator (luante oboen), ai pati njė lidhje tė veēantė me muzikėn Jazz dhe arriti tė dokumentojė tranzicionin midis dy periudhave mė tė rėndėsishme tė saj, Sėing Era dhe Modern Jazz.
Gjithēka filloi nė vitin 1943, kur Gjon Mili realizoi pėr revistėn Life, dy nga setet e tij fotografikė mė tė famshėm “The Lindi Hop” dhe “Jam Session”. Falė kėtyre artikujve Gjon Mili u lidh gradualishit me kulturėn jazz dhe me promovimin e mėtejshėm tė saj. Kėtė e ka dėshmuar me filmat artistikė tė realizuara nė vitet ’40 – ’60 si: “Jammin the blues”, “Stompin for Mili” dhe “Improvisation”, filma tė njohur tė kinematografisė botėrore me qėllim promovimin e muzikės jazz.
Balkanweb
Kur Gjon Mili nderohej nė “takimin e dymbėdhjetė ndėrkombėtar tė fotografisė” nė 1952 nė Francė, reagimi kur pa fotografinė e maces sė tij “Blackie”
Nga Aurenc Bebja, Francė – 27 Qershor 2021
“American Photographer” ka botuar, nė dhjetor tė 1981, njė shkrim special pėr fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.
Raport nga Provence (Francė)
Arles, Francė – Nė 1952, Gjon Mili udhėtoi nė ēdo cep tė Provence pėr tė bėrė njė ese pėr revistėn Life; kėtė vit, ai u kthye si i ftuar nderi nė “Takimin e dymbėdhjetė ndėrkombėtar tė fotografisė”, ku fotografėt mblidhen gjatė gjithė verės pėr ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.
Pėr Milin ishte njė pėrvojė mbresėlėnėse dhe shumė nga miqtė e tij (pėrfshirė Henri Cartier-Bresson, i cili rrallė merr pjesė nė evenimente tė tilla) bėnė njė pėrpjekje tė veēantė pėr tė qenė me tė.
Puna e Milit u prezantua njė mbrėmje nė pjesėn e jashtme tė teatrit antik romak. Nė shfaqjen e imazheve tė tij nė atė ekran gjigant dhe veēanėrisht ai i maces sė tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Nė pėrfundim tė prezantimit, ai u gjet pėrballė njė turme tė madhe dhe me hezitim qėndroi pėr tė pritur duartrokitjet e audiencės. I pyetur nėse ndihej shkėlqyeshėm, Mili u pėrgjigj nė mėnyrė tipike tė matur : “Jo, por ndihem mė mirė.” — A.W.
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Ruaj Lidhjet