Pervec prejardhjes ilire, kjo eshte e vetmja hipotize mbi origjinen e shqipetareve qe konsiderohet si e vertete nga filologe dhe historiane serioz.
Pra shkurt, ndryshe nga hipoteza ilire kjo i ben shqipetaret si jo autokton ne tokat tona. Proto-shqiptaret, jane formuar diku ne Kosoven verore dhe Serbine lindore, dhe nga dyndjet sllave kane emirgruar ne shqiperine e sotme, fillimisht ne veri te shqiperise dhe me vone gjate shek. 13 dhe 14 ne shqiperine e jugut dhe me vone deri ne Poleponez te Greqise. Por gjitashtu ka dhe historiane te tjere, si psh. Noel Malcolm, qe etno-gjenezen shqiptaret e vejne diku ne zonene e kosoves, shqiperine veriore dhe herzegovine (pra kjo pak a shume na ben ne autoktone ne shqiperi).
Kjo hipoteze ka marre perkrarjen e historianeve per faktin se ne shqipen e sotme mungon fjalori detar, gjithashtu edhe ai fushor (ketu pothuajse te gjitha emrat e veglave i kemi marre nga sllavet), dhe mbi te gjitha fjalet latine e kane origjinen nga latinishtja vulgate, jo ajo qe eshte perdorur ne dalmaci dhe shqiperi. Gjithashtu, gjuha Shqipe nga shume ngjashmeri me substratumin e Rumanishtes (qe mendohet te kete qene Dako-Trak) dhe ka shume fjale qe i kemi te perbashketa (fjale jo-sllave, dhe jo-latino, po Trake,nqs. pranojme kete hipoteze ose Ilire).
Keto fakte u sollen fillimisht nga Veigandi, dhe u zhvillua me vone nga Gjorgjievi, qe konkludoi se shqiptaret ishin faktikisht Trake, dhe jo Ilir.
Po nuk duhet te harrojme qe njesoj me hipotezen Ilire edhe ketu politika ka luajtur rolin e saj. Psh. origjina ilire morri mbeshtetje te madhe tek rilindasit the historianet shqiptare sepse na bente autoktone ne shqiperi.
Por gjithastu edhe origjina dako-trake permbysh interesat nacionaliste te rumunve, qe kerkojne moedomos te jene autokton ne transilvani. Hungarezet nga ana tjeter shtjellojne se rumunet si popull e kane pasur origjinen nga iliret te latinizuar (ose vllehet) ne shqiperi (pra poshte danubit dhe jashte transilvanise) dhe kane ardhur ne rumanine e sotme dikur ne shek. 11-te. Koincidentalisht, kjo eshte edhe data kur vllehet (bashke me shqipetaret) permenden per here te pare ne mesjete.
Nje harte e marre nga Wikipedia.
Krijoni Kontakt