Close
Faqja 0 prej 200 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3991

Tema: Enigmat

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Enigmat

    ENIGMAT

    Duke marrė pėr bazė rrethanat historike, ku populli shqiptar nė pėrgjithėsi, si nė shtetin amė (Shqipėri), ashtu edhe nė viset e tjera – shtetet e tjera, (nė Republikėn Kosovės, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Serbi), vazhdimisht ka qenė i shtypur nga pushtues tė ndryshėm, normalisht se ka pasur vėshtirėsi tė zhvillojė artin nė pėrgjithėsi.

    Mirėpo, edhe pėrkundėr trysnisė sė vazhdueshme nga okupues tė ndryshėm e tė vrazhdė, duke pėrdorur mjete mė primitive, pėr tė ngulfatur kulturėn dhe qenien e kombit tonė, megjithatė, populli ynė, ka gjetur mėnyrėn pėr tė shprehur mospajtimin me regjimet okupuese, nė mėnyrė tė tėrthortė e drejtpėrdrejtė, duke kundėrshtuar okupuesit me filozofinė dhe artin e tyre e duke sajuar me shekuj artin e identitetit kombėtar.

    Tek populli ynė, enigma si njė primadonė e cila ėshtė kultivuar, ėshtė pėrhapur dhe ėsdhtė zhvilluar, qė nė fillim nė odat tona, sė pari nga autorė tė panjohur, por me arsimimin dhe emancipimin e njė pjese tė vogėl tė popullatės, paraqiten edhe autorėt e parė tė KASHELASHAVE – apo siē u themi ndryshe gjėegjėza.

    Kėtu do tė pėrqendrohem kryesisht nė enigmatikė, duke marrė pėr bazė veprimtarinė e Shoqatės, anėtarė i sė cilės jam, nė njerėn anė dhe nė anėn tjetėr, pėr t’i nxitur teoriticientė tė enigmatikės, tė fillojnė seriozisht tė mirren me studime shkencore edhe nė kėtė fushė tė artit, me tė cilėn lirisht mund tė them se duhet tė mburret populli ynė.

    Unė do tė filloj me disa konstatimet e mia me kohėn dhe me autorė qė i kanė botuar llojet e ndryshme tė punimeve enigmatike nė Kosovė, meqenėse objektivisht nuk kam patur mundėsi ta pėrcjell enigmatikėn shqiptare, zyrtarisht jo tė pranuara, nė mėnyrė qė t’i nxisi dhe t’u lė hapėsirė enigmatėve tė mė plotėsojnė nė kėtė drejtim, dhe Lidhjes sė Enigmatėve tė Kosovės, t’i verifikoj dhe zyrtarizoj secilėn enigmė, kur dhe nga cili autor ėshtė botuar e para.

    GJĖEGJĖZA – KASHELASH

    Kjo lloj enigme, tek tė gjithė popujt, sidomos tek shumė popujt tė paarsimuar, ka luajtur rol shumė tė madh nė zhvillimin e mendimit dhe tė imagjinatės te brezat e rinj, pėr objektet, sendet dhe fenomenet e tjera qė e rrethojnė.

    Populli ynė, shumė heret ėshtė marrė me sajimin e kashelasheve (gjėegjėza) ku, sidomos mbrėmjeve, gjyshėrit dhe gjyshet, prindėrit, luanin me nipat e mbesat, respektivisht me fėmijėt (sidomos dimrit kur liroheshin nga punėt e shumta tė bujqėsisė).

    Kėsaj radhe do tė fillojmė me kashelashat me autorė tė panjohur, tė cilėt vėrtetė meritojnė respekt tė duhur, duke marrė pėr bazė se janė sajuar – pėrpiluar nė kohėt shumė tė hershme (shqipėtarėt kanė qenė mė pak tė arsimuar), prandaj kjo krijimtari ėshtė transmetuar gojarisht - brez pas brezi deri nė ditėt e sotme.

    Ja disa shembuj tipik tė kashelashave :
    2. Rrumbullak, strumbullak,
    ka shtatė vrima rreth e qark.
    (Koka)

    3. Dy shigjeta pendėzeza,
    tekdo i hedh, atje venė.
    (Sytė)
    4. Kur hapen dyert, i kam nė sy,
    numri i tyre tredhjetė e dy.
    (Goja dhe gjuha)

    5. Njė varkė nė mes tė detit,
    as kalbet, as mbytet kurrė.
    (Goja dhe gjuha)

    6. Dy tėrkuza prapa malit.
    (Gėrshetat)

    7. Njėzet kuaj me samar,
    u ndin shpina qelibar.
    (Gishtat e thonjtė)

    8. Pesė vėllezėr tok,
    nuk ngjajnė shok me shok.

    (Gishtat e dorės)

    Shkon nė ferrė, nuk griset,
    Shkon nė gur, nuk vrite,
    Shkon nė ujė nuk mbytet.
    (Hija e njeriut)

    Nė vijim, po i paraqesi edhe disa gjėegjėza pėr fėmijė.

    Agim METBALA

    GJĖEGJĖZA

    Nga barku i bjeshkės del,
    Fushave... zbret;
    Freskon ēdo gjallesė -
    Pastaj derdhet n'det!
    ( L u m i )

    Gjyshet na e thurrin,
    Me kokėn ėshtė shok;
    Dimrit me acarr -
    Na mbron nga tė ftohtė!
    (Kapela)

    Njė topė i ndritur,
    Nė qiell si princ rri;
    Rreze t'nxehta shtrinė -
    Ai ėshtė plotė flori!
    (Dielli)

    Nėna e vė nė gisht,
    Pėllumbi n'kėmbė e mbanė;
    E motra u gėzua shumė -
    Kur pėr ditėlindje i dhanė!
    (Unaza)

    Na vjenė n'pranverė si princ,
    Luadheve... kėrkon ushqim;
    Me sqepin e tij tė gjatė -
    Fėmijėt i dėfrenė me gėzim!

    (Lejleku)

    Nė mur ri i varur prore,
    Si t'kish lidhur me tė pakt;
    Nė ēdo moment e nė ēdo kohė -
    Na tregon datat sakt!
    (Kalendari)

    Me sa dihet, kashelashet – gjėegjėzat e para tė shkruara (enigmatika shqiptare nuk ėshtė marrė ose fare pak ėshtė marrė me teorinė e enigmatikės), i ka sajuar, i ka shkruar shkrimtari ynė Ndre Mjedja.

    Me krijimin e shoqatave tė para enigmatike nė Kosovė, “Ndre Mjeda” nga Gjilani, mė pastaj “Labirinti” nga Rahoveci, mė vonė “Drita” nga Gjakova etj. dhe me fillimin e botimit tė revistave enigmatiko-zbavitėse, (“Horizonti” , “Filizat” dhe “Stili”), qė tash janė shumuar mjaft, kjo enigmė dukshėm ėshtė zhvilluar, pėrhapur e pėrvetėsuar nga lexuesit dhe kjo enigmė ka pėrparuar si nė aspektin gjuhėsor, ashtu edhe nė atė cilėsor.

    Kjo enigmė tani vėrshon nė tė gjitha gazetat dhe revistat qė botohen nė gjuhėn shqipe.

    Siē thamė nė fillim, qėllimi thelbėsor i kėsaj enigme ėshtė: - qė tek dėgjuesit, tek lexuesit (zakonisht tek brezat e rinj), tė vejė nė lėvizje tė menduarit e imagjinatės pėr sendet, pėr objektet dhe pėr fenomenet qė na rrethojnė.

    Andaj, nėpėrmjet kėsaj enigme tė parashtruar nė prozė apo vargje, pėrshkruhen elementet, karakteristikat, tiparet, veprimet e njė sendi, frymori apo objektit tjetėr, duke mbetur enigmė emri, i cili nga ndėgjuesit respektivisht lexuesit, kėrkohet ta gjejė zgjidhjen.

    Me kėtė rast, ftojė tė gjithė enigmatėt shqiptarė, ftojė tė gjithė anėtarėt dhe lexuesit e Forumit shqiptar, tė japin kontributin e tyre nė kėtė drejtim, t’i shėnojnė kashelashet nė rrethin e vet, apo pėrpiluesit, t’i dėrgojnė Forumit nė adresė tė veēant, ose t’i postojnė nė kėtė adresė, nė mėnyrė qė tė mos tretet mundi i shumė autorėve tė panjohur tė kashelasheve, tė cilėt meritojnė hapėsirė dhe vendin e merituar nė enigmatikėn shqiptare.

    Nga kjo enigmė, pastaj do tė ecim sė bashku me enigmat tė tjerė, duke pritur paraqitjen edhe tė enigmatėve nga tė gjitha trojet shqiptare, dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojmė njė Leksikon tė enigmatikės shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 30-03-2008 mė 05:21

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Enigmatė tė nderuar, adhurues tė enigmatikės, po vazhdojė me llojet tjera tė enigmave, duke ftuar edhe njė herė enigmatėt qė t'i pėrgjigjen thirrjes dhe tė paraqiten me enigmat e veta apo tė autorėve anonim, e pėr hirė tė grumbullimit tė enigmave nė njė vend, tė cilat pastaj mund t'i pėrdorin edhe tė tjerė sigurisht pėr qėllime tė mira.



    ANAGRAMI
    Anagrami, si enigmė, ėshtė mjaft i popullarizuar nė botė, si pėr nga pėrpiluesit, ashtu edhe pėr zgjedhėsit. Nė enigmatikėn kosovare, anagrami ėshtė paraqitur shumė vonė, mirėpo pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe nė mėnyrė marramendėse ka pėrparuar.
    Fjala anagram, rrjedh prej fjalės greke ANA=KUNDĖR /nga mbrapa/ dhe GRAMMA = SHKRONJĖ E SHKRUAR. Prandaj, definicioni pėr anagramin kishte me qenė: Fjala ose fjalia e cila edhe kur lexohet nga ana e kundėrt /anasjelltė/ ka kuptim tė njėjtė ose ndonjė kuptim tjetėr, kėshtu ėshtė pėrdorur nė fillim definicioni mbi anagramin.. Ndėrsa sot, me anagram nėnkuptojmė: ēdo fjalė e cila formohet me anagramim /me ndėrrimin e vendit shkronjave/ nga fjala ose nga fjalia e dhėnė dhe formohet fjala ose fjalia krejtėsisht tjetėr dhe me kuptim tė ri.
    Anagrami si enigmė, parashtrohet nė vargje dhe me shkrim, por nga enigmatėt mė tepėr preferohet nė vargje. Zgjidhja e anagramit, pėrherė kėrkohet nė shkronjat e potencuara, ndėrsa vargjet ndihmojnė nė gjetjen mė tė lehtė tė anagramit.
    Deri mė tash janė tė njohur disa lloje tė anagramėve: anagrami lokogrif, rrokjeanagram, anagram i zgjėrura, anagram vello (i mbėshtjell), anagram i cunguar. Nė anagramet bėjnė pjesė edhe: kartvizitat, adresat enigmatike, adresat e rrejshme etj.
    Deri me tash dihet se anagramet e para tė gjetura, i ka pėrpiluar Likofron, shkrimtar dhe filolog nga Harkidiki, i cili ka jetuar nė Aleksandri nė shekullin III para epokės sė re.

    Sa pėr ilustrim po japim njė shembull tė anagramit tė tij. Nga shkronjat e mbretit tė tij PTOLEMAIOS qė me ndėrrimin e vendit tė shkronjave, ai fiton APO MELITOS, ēka nėnkuptohet nga mjalti.
    Tek ne nė Kosovė, kjo enigmė nga ana e enigmatėve kosovarė, ka filluar tė pėrpilohet qė nga fillimi i botimit tė dy revistave enigmatiko-zbavitėse “Horizonti” dhe “Filizat”, tė cilat kanė dhėnė kontribut tė madhė nė drejtim tė pėrhapjes tė kėsaj enigme tė preferueshme edhe nga pėrpilusesit por edhe nga vet zgjedhėsit.
    Po u japim tri anagrame tė pėrpiluar me vargje, tė cilat do t’i zbėrthejmė bashkarisht, nė mėnyrė qė ta kuptojmė edhe kėtė enigmė:

    1. Si BLETA O INISI
    Ushtarė tė rinj;
    Ky atdhetar -
    Qė tė luftojnė pėr liri!

    zgjidhja: Isa Boletini

    2. PAK ARTIN A SAJOI
    Ndėr skena e holle?
    Po, shėndriti nė skenė –
    Kjo e madhe aktore!

    Zgjidhja: Katarina Josipi

    3. A HASIN PISHTARIN?
    Mė pyeti Dokleati;
    Nė historinė tonė -
    Gjendet ky demokrati!

    Zgjidhja: Hasan Prishtina

    KARTVIZITAT ENIGMATIKE

    Kartėvizita enigmatike, ėshtė lloji i veēantė i enigmės dhe bėnė pjesė nė familjen eanagramit, pasi qė pėrpilohet – zgjidhet me rregullat e anagramit (duke i ndėrruar vėndin shkronjave).
    Nnga vetė emėrtimi i sajė – KARTĖVIZITĖ, nėnkuptohet se nga emri dhe mbiemri i dhėnė, normalisht, duke ua ndėrruar vendin shkronjave, vijmė deri te zgjidhja e kėrkuar, pra profesionin qė ushtron.

    Mė poshtė, po japim edhe dy shembuj tė kėsaj enigme, me zgjedhje:

    1. FITON T. ELESI,
    Thėrret me tė madhe;
    Telefonin si mjet -
    E ka punėn primare!

    Zgjdhja: Telefonisti

    2. MENTOR I. TOKA,
    Komentimet i adhuron;
    Me Agim Kasapollin -
    N’televizion punon!

    Zgjidhja: Komentatori,

    ADRESAT ENIGMATIKE

    Edhe kjo enigmė, bėnė pjesė nė grupin e familjes sė anagramit, sepse zgjidhet nė mėnyrė tė njejtė, duke u ndėrruar vendin shkronjave pėr tė ardhur deri te zgjidhja e kėrkuar.
    Nga vetė emėrtimi i kėsaj enigme – adresa enigmatike, nėnkuptohet se nga emri dhe mbiemri i parashtruar i personit tė imagjinuar, duhet ta gjejmė edhe adresėn e tij tė banimit.

    Si ilustrim, po ua prezentojmė dy shembuj tė kėsaj enigme.

    1.
    NAILE S. KESA,
    Jo, nuk ka vdekė;
    Joton me fėmijė –
    Nė njė qytet grek!

    Zgjidhja: Selanikase

    2.
    LENA KUQI,
    Jeton me mallė:
    Nė njė qytet -
    Tė bukur bregdetar!

    Zgjidhja: Ulqinake

    ADRESAT E RREJSHME

    Nga vetė emėrtimi i kėsaj enigme e cila zgjidhet poashtu me anagramin – ndėrrimin e vendit tė shkronjave nga emri, mbiemri dhe qyteti apo vendi i shkruar, nėnkuptojmė se adresa e personit tė imagjinuar e dhėnė, ėshtė e rrejshme e ne duhet ta gjejmė adresėn e tij tė vėrtetė.
    Pėr ilustrim, po japim njė shembull tė kėsaj enigme.
    1.
    ISA LESI – KAN,
    Emėr shqiptar mbanė vetė;
    Jeton qė 15 vjetė -
    Nė njė qytet grekė!
    Zgjidhja: Selanikasi

    PALINDROMI

    Palindromi ėshtė njė lloj enigme e veēantė, e cila ka kuptimin sikur kur lexohet mbarė nga pėrpara, duke shkuar djathtas e njėherit edhe nga prapa nga e majta, duke shkuar djathtas. Edhe kjo enigmė, parashtrohet nė vargje, por edhe nė prozė dhe shkrojnat ku kėrkohet kjo enigmė, janė tė potencuara.
    Kjo enigmė, ėshtė mjaft e lashtė, e kanė pėrdorur edhe grekėt e vjetėr dhe teoricientė tė enigamatikės e kanė llogaritur se i pari qė e ka pėrdorur palindromin, ėshtė shkrimtari i vjetėr grek Sotadu.
    Ndėr palindromet mė tė vjetra qė i pėrshkruhem –Virgjiilit, (70-19 vjet para epokės sė re) qė kėtu po japim njė shembull tė tij.
    Ja, pra edhe njė nga palindromet e tjera shumė tė qėlluar: SATOR AREPO TENET OPERA ROTAS – mbellėsi Arepo me mund mban qerren. Ky palindrom, po ashtu ėshtė shumė i qėlluar, ngase mund tė shndėrrohet edhe nė katrorin magjik, pra ėshtė enigmė e dyfishtė.

    S A T O R
    A R E P O
    T E N E T
    O P E R A
    R O T A S

    Edhe kjo enigmė, nga enigmatėt kosovarė, fillon tė pėrpilohet tek nė vitet e 80-ta, ku vėrtet nė Kosovė lulėzonte enigmatika.
    Sa pėr ilustrim tė kėsaj enigme, po japim njė shembull shkollor tė autorit Agim Metbala:

    SI? O, NILI nuk ėshtė?
    I tha mėsuesja Ana;
    Ky ėshtė shtet mėsuese –
    Pėr nder nė SHBA!

    Zgjidhjalinois

    Palindromi si enigmė, ėshtė i lehtė pėr t’u zgjidhur, por kėrkon shumė mund pėr t’u pėrpiluar, e sidomos kur pėrpilohen fjalitė palindrome qė deri me tash njihen vetėm tė autorit A. Metbala, qė mė poshtė do t’i japim si ilustrim disa fjali mjaft tė qėlluara.

    - ARAPE MIS - N’AVANSIM E PARA!
    - RAKI PASHA, PIK AR!
    - ANA MILITARE - BERATI LIMANA!
    - O, TALIRAT AMA - KAMATARI LATO!
    - HALLA ALBI? - BIBLA, ALLAH!
    - TON, IRANI RA! – MARINARI NOT!
    - ALEN, ANA BANANE LA!
    - NOTA, FRAZA? – PAZAR FATON!
    - ATAK EMIR-KRIME KATA!
    - NIKI, ATO RROTA IKIN!
    - SHOK N’TAPI- SIPAT N’KOSH!
    - TE TILLA DOMATE BETA - MODALITET!
    - A KA REMA KAMERA? – KA!
    - TANIK AMANI - KINA MAKINAT!
    - NOTA ZI - VASIL PLISA VIZATON!
    - SA PAK ANIFA DAFINA KA PAS!
    - AR, RAKATEL BLETA KA RA!
    - KAPETANI RELA: - BALERINAT E, PAK!
    - A KA LIMA KAMILA? – KA!
    - NAMI, LIRIA? - ZAIRI LIMAN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Unė me titullin e fituar mjeshtėr i enigmatikės, jam pėrpilues thuajse i tė gjitha llojeve tė enigmave tė mundshme. Normalisht, rregullat nė fillim i kam mėsuar nga punimet e botuara nė revistat enigmatike me pėrvojė shumėvjeēare, si “Kviz” i Zagrebit “Eureka” e Gorni Millanovcit dhe revistat e tjera enigmatike, qė botoheshin asokohe nė ish - Jugosllavi. Pastaj, kurreshtja dhe interesimi im pėr enigmatikėn, mė kanė shtyrė tė kėrkoj literaturė, kėshtu jam pajisur edhe me disa libra teorike mbi enigmat, tė cilat i ka botuar “Qvori” i Bjellovarit.

    Nė enigmatikėn kosovare, deri me fillimin e botimit tė revistave enigmatike “Horizonti” e “FILIZAT”, janė pėrpiluar e botuar njė numėr i vogėl i llojeve tė enigmave, nga fusha shumė e gjerė enigmatike. Menjėherė pas fillimit tė botimit tė “Horizontit”, enigmatėt kosovarė - Dr. Zijadin Hasani, Xhevat Ruhani, Agim Metbala, Xhelal Selmani, Xhelal Abrashi, Gėzim Gjini, Riza Bėrbatovci, Galica etj., kanė filluar tė pėrpilojnė e tė botojnė thuajse tė gjitha llojet e enigmave tė mundshme, dhe koha e viteve tė tetėdhjeta e tė nėntėdhjeta, ėshtė kohė e lulėzimit tė enigmatikės kosovare.

    Pėr t’u marrė me teorinė e enigmatikės, nevojitet njė seriozitet i madh, njė punė e mundimshme shumėvjeēare kėrkimore, qė nė kėtė moment nė Kosovė, ėshtė vėshtirė pėr t’u bėrė, duke marrė pėr bazė tė gjitha rrethanat.

    Unė do tė pėrpiqem (pėr hirė tė pėrhapjes sė dashurisė dhe zėnies tė njohurive fillestare pėr enigmatikėn), t’i jap disa shpjegime fillestare pėr secilėn enigmė, nė mėnyrė qė brezat e rinj, tė fitojnė njohuritė e para, e me kalimin e kohės, tė bėhen enigmatė tė vėrtetė dhe enigmatikėn shqiptare, kosovare, ta ēojnė pėrpara, ashtu sikurse bėri gjenerata e enigmatėve qė i pėrmenda mė lartė: Dr. Zijadin Hasani (Gjilan), Agim Metbala ( Rahovec), Xhevat Ruhani (Prishtinė), Xhelal Abrashi (Gjakovė)... si dhe njė grup tjetėr i madh qė do t’i pėrmendim mė vonė.

    Shfrytėzoj rastin qė t’i ftojė enigmatėt shqiptarė (Shqipri), ta hulumtojnė enigmatikėn shqiptare e tė japin kontribut nė kėtė drejtim.

    FJALĖKRYQI

    Ndėr enigmat e para tė pėrpiluara e tė publikuara nė gazetat dhe revistat e kohės nė Kosovė, ėshtė fjalėkryqi. Kjo enigmė, me dashuri e pasion tė madh, ėshtė pėrvetėsuar menjėherė nga lexuesit, si botėror ashtu edhe kosovarė, e sot llogaritet si primadonė, enigmė numėr njė nė enigmatikė. Me kėtė rast, kishim pėr ta veēuar Ymer Shabanin, (Preshevė), i cili ndėr tė parėt ka filluar ta pėrpilojė fjalėkryqin dhe ka botuar rresht mbi 35-40 vjet.

    Nga vetė fjala fjalėkryq, do tė kishim fituar defininicionin e kėsaj enigme: me fjalėkryq, nėnkuptojmė njė rrjetė tė caktuar, me katrorė tė caktuar, ku fjalėt (kuptimet), gėrshetohen – kryqėzohen (janė tė lidhura mes vete), dhe secila kolonė si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht, secila fjalė, ka kuptim tė caktuar e rrjeti plotėsohet duke u ndihmuar me pyetjet e parashtruara jashta rrjetit.

    Fjalėkryqi i suksesshėm, duhet t’i pėrmbushė disa rregulla (kjo punė u mbetet teoricientėve tė enigmatikės t’i verifikojnė, pranojnė dhe t’i shkruajnė rregullat ) e kėto janė:
    1. Fjalėkryqi, ėshtė e dėshirueshme tė jetė i ndarė nė mėnyrė simetrike me fushė tė zeza,
    2. Rrjeti i fjalėkryqit tė ket sa mė pak fushat e zeza,
    3. Kuptimet e kėrkuara, tė kenė sa mė shumė togje bashkėtinglloresh apo zanoresh,
    4. Kuptimet parashtrohen nė rasėn e parė, (pėrjashtimisht nė rasa tė tjera),
    5. Tė pėrdoren fjalėt drejtshkrimore, ndėrsa pėrjashtimisht fjalė popullore apo krahinore,
    6. Tė pėrdoren sa mė pak fjalė tė huaja,
    7. T’i jepet kujdes disenjit tė fjalėkryqit,

    Fjalėkryqėt deri mė sot janė tė njohura:
    1.Fjalėkryqi magjik,
    2. “ klasik,
    3. “ Skandinav,
    4. “ domino,
    5. “ amerikan,
    6. “ kriptogram,
    7. “ angramor,
    8.Rrokjekryq.

    Pėr tė gjitha kėto fjalėkryqet, nė mėsimet tona tė ardhshme, do tė japim sqarimet e duhura, ndėrsa do tė fillojmė qė nga fjalėkryqi klasik.

    Tė kthehemi edhe njėherė nė fillim, qė nė kėtė moment unė nuk kam mundėsi qė tė studijoj nė mėnyrė shkencore enigmatikėn kosovare (pėr kėtė duhet kohė dhe njė ekip i tėrė profesionalistėsh), por nė bazė tė kohės qė unė kam pėrcjellė revistat dhe gazetat shqiptare, si veteran i fjalėkryqit e llogarisė Ymer Shabanin nga Presheva.

    Me fjalėkryq klasik nėnkuptojmė njė rrjetė tė caktuar e tė kufizuar, me katrorė, rrjetė e cila zakonisht ėshtė e ndarė nė mėnyrė simetrike, me pritje me fushat e zeza, ku si horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht, janė tė caktuar kolonat me numrat, ndėrsa jashtė rrjetit pėrpilohen pyetjet pėr kuptimin e kėrkuar, ndėrsa zgjedhėsi i kėsaj enigme nė bazė tė pyetjeve tė parashtruara pėr secilin numėr, plotėson katrorėt nė rrjetin e fjalėkryqit.

    Meqenėse tash pėr tash nuk kam njohuri si postohen fjalėkryqar tė vizatuar, nė vijimin tjetėr do t'i bartim edhe tė gjitha llojet e fjalėkryqave nga njė shembull shkollor.

    Pėrshėndes tė gjithė enigmatėt dhe adhuruesit e enigmatikės.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    FJALĖKRYQI SKANDINAV

    Edhe pse ky lloj fjalėkryqi nga ana e enigmatėve kosovarė, ka filluar tė pėrpilohet mjaft vonė ( qysh nga botimi i revistave enigmatike “Horizonti e “Filizat”), shumė shpejt ėshtė pranuar nga ana e lexuesve – zgjedhėsve, dhe ky fjalėkryq tash zė hapėsirėn e revistave enigmatike mbi 80%.

    Jo zyrtarisht, autori i parė i kėsaj enigme, sipas meje ėshtė Dr. Zijadin Hasani nga Gjilani, i cili fjalėkryqet i ka publikuar nė “Ēvor” tė Bjellovarit, pastaj Xhevat Ruhani nga Prishtina, pastaj radhiten Xhelal Abrashi nga Gjakova, Ymer Shabani nga Presheva, Agim Metbala nga Rahoveci, Gėzim Gjini nga Gjakova, por edhe nga tė gjithė enigmatėt kosovarė.

    Edhe pėr kėtė fjalėkryq, vlenė tė gjitha rregjullat e fjalėkryqit klasik dhe cilėsia qė kėtė fjalėkryq e dallon nga si motrat e tjera, ėshtė se pyetjet pėr kuptimet e kėrkuara futen – shkruhen nė vend tė fushave tė zeza te fjalėkryqi klasik.

    Po ashtu njė dallim esencial nė mes tė kėtij fjalėkryqi dhe atij klasik, ėshtė se te fjalėkryqi skandinav, rrjeti mund tė jetė i ndarė nė mėnyrė simetrike, por kjo nuk ėshtė domosdoshmėri.
    Si karakteristikė tjetėr e kėtij fjalėkryqi, ėshtė se rrjeti i tij, mund tė jetė i kombinuar edhe me njė apo dy fotografi tė personaliteteve tė njohura, emri apo mbiemri i tė cilit kėrkohet nė rrjetin e fjalėkryqit.
    .
    Mė poshtė ju japi njė fjalėkryq skandinav, apo ndryshe quhet edhe SKANDI.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 19-04-2008 mė 12:16

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    RROKJEKRYQ

    Rrokjekryqi si lloj i fjalėkryqėve nga enigmatėt kosovarė, ka filluar tė pėrpilohet dhe tė botohet qė nga fillimi i botimit tė revistave enigmatiko-zbavitėse “Horizonti” dhe “Filizat”.

    Ngjashmėria e kėsaj enigme me fjalėkryqin klasik, me atė amerikan, ėshtė se rrjeti i kėtij fjylėkryqi, ėshtė i ndarė nėmėnyrė simetrike, sikurse te fjalėkryqi klasik, apo amerikan.
    Veēoria e kėtij fjalėkryqi qė e bėn tė dallohet nga fjalėkryqet tė tjerė, ėshtė: se kuptimi i kėrkuar nė njė fushė tė rrjetit tė fjalėkryqit, qoftė horizontalisht apo vertikalisht dhe nė bazė tė pyetjes tė parashtruar, ndahet nė rrokje tė vet kuptimit tė kėrkuar, prandaj edhe quhet rrokjekryqi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 19-04-2008 mė 12:43

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    FJALĖKRYQI AMERIKAN

    Fjalėkryqi amerikan, nga vetė emėrtimi i kėsaj enigme – fjalėkryqi, vetvetiu nėnkuptohet se kjo enigmė – fjalėkryq, ka filluar tė pėrpilohet nga enigmatėt amerikanė, i cili mė vonė ėshtė pėrhapur nė shtetet e tjera, edhe tek ne nė Kosovė, prandaj edhe quhet fjalėkryqi amerikan.

    Ky fjalėkryq ka mjaft rregulla tė njėjta si me fjalėkryqin klasik - rrjeti i kėtij fjalėkryqi ndahet nė mėnyrė simetrike.
    Veēoritė kryesore tė kėtij fjalėkryqi janė:
    1. Ky fjalėkryq plotėsohet vetėm horizontalisht,
    2. Veēori tjetėr qė kėtė fjalėkryq e veēon nga tė tjerėt, ėshtė se nė secilėn kolonė vertikalisht, janė shkronjat e njėjta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 19-04-2008 mė 12:43

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Nė vijim, po e postoj ndėrrimorin (anagramin) nė vargje tė enigmatit tė mirėnjohur kosovar Adem GASHI, me komentet e mjeshtrit tė enigmatikės Xhevat Ruhanit, tė cilin e falenderoj pėr mirėkuptim.


    HISTORIA ĒEREKSHEKULLORE NĖ NDĖRRIMORIN (ANAGRAMIN) E VJERSHĖRUAR "PRANVERA KOSOVARE" TĖ ADEM GASHIT

    Ky ndėrrimor i ėshtė kushtuar 25 vjetorit tė demonstrative tė vitit 1981, veēmas atyre qė u mbajtėn nė qytetin e Kaēanikut. Kjo nga arsyeja se ditėn kur u emetua emisioni pėrkujtimor, pėrkonte me ditėn kur festohej kjo ngjarje dhe pėr arsye se pjesėmarrėsit ishin nga qyteti i Kaēanikut. Ky ndėrrimor u lexua nė emisionin e Radio Projektit tė Danimarkės, tė cilin e pėrgatiti gazetari i kėsaj radioje Murat Rudi.
    Ndėrsa analizėn e kėtij ndėrrimori e bėri Xhevat Ruhani. Po ua dėrgoj kėtė shkrim nė pėrgjigje tė kolegut Agim Metbala, i cili na fton neve enigmatėve pėr tė dhė ndihmesė nė teorinė e enigmatikės sonė
    Historia jonė ėshtė pėrplot me ngjarje tė bujshme, tė cilat i kanė dhėnė vulė epokave tė ndryshme. Njė nga ato ngjarjet qė historisė sonė i dha njė shtytje mė tė madhe drejt synimit tonė pėr tė qenė zot i vetvetes, ishin ato tė pranverės sė 1981-ės. Ngjarje kėto qė bėnė bujė anekėnd botės. Ishin kėto ngjarje nė vazhdėn e pėrpjekjeve titanike tė shumė brezave, qė dhanė mė tė shtrenjtėn pėr lirinė e popullit tonė.
    Por, demonstratat e atij viti, popullin tonė e vetėdijėsuan edhe mė shumė, se ora e historisė pėr tė cilėn u derdh shumė gjak - po vinte. Ngjarjet e mėvonshme treguan se sa vizionarė ishin studentėt e asaj pranvere, qė u kurorėzuan me fitoren e luftėtarėve tė lirisė tė ndihmuar gjithanshėm nga miqtė tanė ndaj pushtuesit njėshekullor serb. Kjo fitore do bėhet edhe mė e madhe kur Kosova tė shpallet shtet i pavarur dhe sovran.
    Gjithė kėto ngjarje i kanė komentuar historianėt, i kanė kėnduar rapsodėt e poetėt. Por, njė mėnyrė tjetėr e tė kėnduarit gjithashtu pėrmes vargjeve, po i komentojnė e po i kėndojnė edhe gjėzėtarėt, me ndėrrimorėt e tyre kushtuar ngjarjeve e personaliteteve tė historisė sonė, tė kulturės e tė sferave tjera. Pėrderisa poetėt kanė mundėsi shumė mė tė mėdha pėr tė shprehur idetė, botėkuptimet e qėllimet e tyre, gjėzėtarėt e kanė tė kufizuar atė. Nė fakt gjėzėtarėt janė ngushtė tė lidhur me ngjarjet ose me personalitetet qė trajtojnė nė ndėrrimorėt e tyre, pėrkatėsisht me emėrtimin e ngjarjes ose me emrin dhe mbiemrin e e atij qė trajton nė ndėrrimor, duke gjetur diēka tjetėr, por qė lidhet kryekėput me ngjarjen ose personalitetin qė trajton. Kėsaj mėnyre tė tė kėnduarit nė mėnyrėn mė mjeshtėrore poetike po e shpreh kolegu ynė i nderuar Adem Gashi, i cili lirisht mund tė thuhet se ka bėrė njė hap pėrpara se kolegėt e tjerė veēmas me ndėrrimorėt e tij tė shumėfishtė, duke pėrdorur mjete shprehėse e figura tė ndryshme letrare, pėrmes vargjeve tė rimuara, qė ėshtė njėra nga komponentat kryesore tė kėtij lloji tė vjershėrimit.
    Njė kėsi lloj ndėrrimori Ademi ia ka kushtuar pothuaj historisė sonė njė ēerekshekullore, e cila bėri qė populli ynė i shumėvuajtur mė nė fund ta gėzoj frytin e lirisė.
    Pra, ky ndėrrimor, fillon me ngjarjet e vitit 1981 qė nė histori njihet si "Pranvera kosovare," autori I gjen njė shprehje kėtij emėrtimi tė figurshėm fjalėt "KA OR, VEPRA SOVRANE" dhe teksti sqarues "qė lindė, kur linde ti" dmth. Autori I drejtohet dikujt qė ka lindur nė atė kohė dhe pas saj me porosinė se nė kohėn kur ka lindur tash ai 25-vjeēari, studentėt kanė bėrė VEPRA heroike qė janė SOVRANE dmth. Janė nė tėrėsinė e ngjarjeve tona historike. Pėrmes kėtyre kėtyre rreshtave autori nė mėnyrė tė thuktė, i porosit tė rinjtė mos t'i harrojnė ato ngjarje "TRANS METODAT" dmth. demomstratat, pra ato metoda ishin transitore (kalimtare) ngase dihej dhe dihet lirinė askush nuk ta fal, por pėr te duhet derdhur gjak. Edhe pse ato demonstrata ishin si fazė transitore (kupto paqėsore) nė to u derdh gjaku i tė rinjve tanė, u plagosėn, u torturuan e u burgosuėn me mijėra njerėz. Ėshtė pra ky njė episod i historisė sonė qė askush nuk ka tė drejtė ta mohojė. Kėshtu pra, pėrmes protagonistėve tė kėtyre ngjarjeve, prej tė cilėve sot disa janė mysafirė tė kėtij emisioni Hysen Shurdhani dhe Kemal Lika, autori nxjerr nė pah ato tipare qė i kanė karakterizuar kėta dy protagonistė tė gjallė YH SHENAS URDHI, nė kėtė rast urdhni (dialekti gegė) ėshtė ajo karakteristika qė autori nxjerr nė pah te ky protagonist, duke i treguar lexuesit dhe dėgjuesit se Hysen Shurdhani ishte njėri ndėr organizatorėt e demonstatave tė vitit 1981.Thirrjes sė Hysenit por jo vetėm tė tij, i pėrgjigjen edhe dhjetėra mijė demonstrues si Kemal Lika e Bahrie Kastrati - Besimi, tė cilėt u plagosėn nga dora gjakatare serbe. Me emrin e Bahries autori ia bėn me dije lexuesit dhe degjuesit se nė ato demonstrata kanė marrė pjesė edhe shumė tė reja, gjithashtu nė mesin e tyre edhe tė plagosura. Ndėrsa te Kemal Lika, autori nxjerr emėr tjetėr LAKMI LEKA, pėr t'i treguar opinionit tė gjerė se Kemal Lika kishte LAKMI, pra dėshirė tė madhe pėr t'i dhėnė edhe ai diēka asaj lėvizjeje, duke rrezikuar edhe jetėn e vet pėr tė mirėn e popullit.
    Kėshtu rodhėn vitet, nė skenėn politike dolėn nė sipėrfaqe forca tė reja, tė brumosura me idealin e paqes dmth. Arritja e qėllimit me rrugė paqėsore, ideator I sė cilės qe Dr. Ibrahim Rugova, kryetari I Kosovės. Pra pėrmes fjalėve PERLĖ KUBI, autori e krahason Republikėn e Kosovės me perlė, si njė margaritar tė kėsaj periudhe, nė tė cilėn populli ynė nė mėnyrė plebishitare votoi pėr Republikėn e saj tė pavarur, pėr presidentin e saj tė parė, tashmė tė ndjerin Dr. Ibrahim Rugova, pėrmes tė tė cilit bota na njeh si popull paqedashės.
    Por, erdhi koha qė kjo botė popullin tonė ta njeh edhe pėrmes krismave tė lirisė, tė trimave tanė, luftėtarėt e lirisė, gjaku I tė cilėve ujitin tokėn e Kosovės, duke na e sjell lirinė e shumėpritur. Autori pėrmes emrit KUĒ, emėr ky i njė fisi tonė, don t'i tregon dėgjuesit, lexuesit se KUĒI jo vetėm si fis por edhe si vend, ėshtė i vendosur tė luftoj deri nė fund kundėr pushtuesit serb, qė njėherė e pėrgjithmonė ta shporri kėtė bishė tė tėrbuar antishqiptare, tė mbledhur rreth Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Dhe fal NOTAs lexo notės nė kuptimin urdhėr qė sekretari i atėhershėm I NATOs Havier Solana i dha kėsaj alence ushtarake pėr tė bombarduar caqet ushtarake tė regjimit mizor tė Millosheviqit. Dhe kjo ndėrhyrje e NOTAs, NATOs bėri qė gjakatarėt serbė tė gjunjėzohen dhe populli ynė ta gėzoj lirinė e dhashtė zoti sa mė parė edhe pavarėsinė.
    Nga gjithė kjo qė u tha mė sipėr del si pėrfundim i autorit se populli ynė kur e do nevoja ai ėshtė shumė paqėsor. Por, gjithashtu, kur e lyp nevoja ai di tė rrok edhe armėt pėr ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tij kombėtar. E ne i patėm dy figura tė mėdha qė i karakterizuan kėto dy dekadat e fundit - Ibrahim Rugovėn, sinonimin e paqes dhe Adem Jasharin, sinonimin e flijimit pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė popullit.

    XHEVAT RUHANI


    KA OR, VEPRA SOVRANE
    qė lindėn kur linde ti
    nė TRANS METODAT
    e pėrgjakshme,
    ishte pranvera 1981.
    YH, SHENAS, URDHNI ra,
    pas teje erdhėn rinia pra!
    Dhe, kėsaj ftese iu pėrgjigj mė sė miri
    E, BAHTIJE B. KRASTA – MISIRI.
    Por, ato kohėra nuk ishin tė lehta,
    aty e pėsuan dhe shumė veta:
    i pari ndėr ta dhe Lakmi LEKA,
    plagėt qė more nė atė tė kobshme ditė,
    sot shndrisin e bėjnė dritė,
    hovin tuaj s'e ndali as plumbi.
    Ideali juaj PERLĖ KUBI.
    dhe rrodhėn vitet qė nga atėherė,
    por, gjaku i dėshmorėve tė lirisė nuk uu ftoh kurrė!
    Organizimi juaj nuk shkoj huē,
    trimat mė tė mirė, u mblodhėn nė KUĒ.
    Fjala e urtė, s'plandoset pėr tokė
    "Trimi i mirė me shokė shumė!
    Dhe, kur u bėnė bashkė KUĒ dhe NOTA
    A' PARĖ VISA tash, kėtė po e thotė bota!
    Lirinė e deshėm nė shekuj e vite.
    Lum si ne qė pritėm ardhjen e kėsaj dite!
    Prej gjithė kėsaj pėrfundimi del,
    Liria i ka rrėnjėt shumė, shumė thellė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 05-06-2008 mė 14:01

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    I nderuar Agim, me rastin e 14-tė vjetorit tė revistės pėr gjėzėtari "Stili", po Jua dėrgojė dy ndėrrimore tė shkruar e tė botuar atėherė nė "Stili" pėr "Stilin".


    Viti 1994 ėshtė viti kur yllėsisė sė gjėzėtarisė shqiptare iu shtua edhe njė revistė tjetėr pėr gjėzėtari “Stili”. Me kėtė rast, pėrgėzoj gjithė Federatėn e Gjėzėtarėve tė Kosovės dhe nė veēanti redaksinė e revistės “Stili” nė katėrmbėdhjetvjetorin e saj me dėshirėn mė tė madhe qė kjo revistė tė gjėllijė prapė dhe tė vazhdojė rrugėn qė kishte trasuar.

    Pėr tė bėmat e kėsaj reviste do tė shkruaj njė herė tjetėr, por kėsaj radhe, pėr kėrshėrinė tuaj, po ju sjell dy ndėrrimorė qė i pata shkruar kėtu e 11 vjet mė parė. Kėta ndėrrimorė i pata shkruar aso kohe me shumė dashuri e pasoin. Besoj se do tė ju pėlqejnė.



    1. Ndėrrimori i parė


    TI LIS bleron vonė
    Blerojnė gjithė pemėt e tjera nė fusha e kreshta
    Dhe nė fund TI LIS dhe vesh malė;
    Pastaj ikėn pranvera, vera, vjeshta…
    Pemėt zhvishen, po TI LIS zhvishesh ngadalė.


    TI LIS i shėmbllen atij qė dashuron vonė,
    Po zjarrin e dashurisė e mban ndezur furrė
    Dhe njerėzit tundin kokėn e thonė
    LIS je TI qė s’do plakesh kurrė!

    Gi de Masha


    2. Ndėrrimori i dytė - me rastin e trevjetorit tė “Stilit”


    Pėrgėzim


    Shpeshherė pyes veten me hak,
    ky frymėzim si s’mė ėshtė tretur?!
    Po, TI LIS mė bėre delikat,
    Po, TI LIS mė bėre dhe tė fortė
    Siē je vetė i paepur.


    Sot po feston trevjetorin.
    Gėzuar!
    U bėfsh plak me mjekėr!
    Gjėzėtarinė kaq lart e ngrite
    TI LIS, si asnjė revistė tjetėr.

    Hijen tėnde ēdokush e do,
    aty i ka ėnda tė rrijė…
    Te TI LIS njė herė kush pushoi,
    Me dėshirė prapė do vijė.

    Gi de Masha



    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta, Adem Gashi, Danimarkė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 07-06-2008 mė 08:56

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    TĖ PĖRDORET FJALA SHQIPE NĖ VEND TĖ FJALĖS SĖ HUAJ

    - Mos tė vritet gjuha dhe kultura shqiptare pėr shkak tė individit ( nė kėtė rast pėr shkak meje ). Individi karshi gjuhės e kulturės shqiptare ėshtė njė zero!

    PSE GJĖZĖ DHE JO ENIGMĖ

    Gjėza nuk ėshtė shqipėrim i njė fjale tė huaj. Gjėza ėshtė fjalė burimore gjuhės shqipe, prandaj nuk do tė duhej tė vihej nė dyshim se duhet apo nuk duhet tė pėrdoret kjo fjalė. Megjithatė, duke shpresuar se shumica e gjėzėtarėve ose nuk kanė lexuar ose pėr ndonjė arsye tjetėr nuk kanė lexuar shpejgimet qė kam dhėnė kaq herė pėr fjalėn gjėzė, po jap prapė definicionet qė jepen nė fjalorėt tanė pėr fjalėt: gjėegjėzė, gjėzė dhe enigmė. Lexonie, binduni dhe gjykoni vetė!

    GJĖEGJĖZĖ

    Pėrshkrim i tėrthortė e i ngjeshur (zakonisht nė vargje) i njė sendi ose i njė dukurie, qė i jepet dikujt pėr ta gjetur se ēfarė do tė thotė;

    GJĖZĖ

    1. Gjėegjėzė.

    2. Pyetje nga njohuritė pėr njė fushė, qė parashtrohet si problem me disa tė dhėna ndihmuese pėr ta zgjidhur.

    ENIGMĖ

    1. Diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar, pėr ta zbėrthyer a pėr ta shpjeguar, diēka mjaft e errėt dhe e paqartė;

    2. Gjėegjėzė, gjėzė

    Unė si i pari qė i kam hyrė kėsaj pune( qė shpesh mė shkon ndėrmend se kjo punė mė ka nxjerrė shumė telashe kot) pėr tė pėrdorur fjalėn shqipe nė vend tė fjalės sė huaj kam zgjedhur varinatin “gjėzė” pėr shkaqe praktike, por nėse ju jeni tė mendimit qė tė pėrdoret fjala gjėegjėzė, unė pajtohem plotėsisht. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė tė jetė fjalė shqipe, megjithėkėtė, kur fjala gjėegjėzė pėrdoret pėr tė treguar personin qė krijon gjėza ose pėr ta shėnuar gjėzėtarinė si disiplinė, vėrtet do tė tingėllonte keq nė vesh kur tė thuhet: gjėegjėzėtar!! Gjėegjėzėtari! Por, thashė, unė pajtohem pėr cilindo motėrzim shqip.

    Kur nė shkrimin e fundit qeshė shprehur “ ... shkrimi i fundit i Xhevatit vėrtet mė bėri tė lėkundem, prandaj po shkruaj pak kėsaj radhe...” e kam pėrdorur kėtė shprehje nė aspektin pozitiv, d.m.th kėsaj radhe kisha tė bėja me njė shkrim mė serioz, sepse Xhevati shprehej bindshėm: “Sa i pėrket fjalės enigma apo gjėzė... Unė pėr veten time kėtė mėdyshje e kam hequr qysh para tri e mė shumė dekadash”. Xhevati jep edhe sqarime tė tjera tė dobishme pėr tė ardhur pėrfundimisht te konstatimi: “Nga gjithė kjo qė u tha mė sipėr del se kjo fjalė nuk mund tė jetė e debatueshme, por tė debatueshme janė fjalėt pėrkatėsisht emrat e krijuar nga kjo fjalė: gjėzėtar, gjėzatar ose edhe gjėzėtari,-a, gjėzatari,-a”. Po kėte e them edhe unė, o Xhevat vėllai: ne ose tė vendosim vetė, meqė nuk ėshtė i dikutueshėm asnjėri motėrzim ( ani se mua mė pėlqen mė shumė motėrzimi: gjėzėtari ) ose, pse jo, kontaktojmė me institutin e gjuhėsisė.

    Mua nuk mė pengon fjala shqipe, bile edhe nėse ėshtė rasti, siē thotė Dritoni “Dallimi im me shumicėn prej kolegėve (sivėllezėrve) enigmatė ėshtė se, asnjėri nga ne nuk mund tė vendosė kokė mė vete qė tė thotė pėr shembull se sot e tutje kompjuterit t’i themi “libėrxham” ose “dritare me shkronja”. Mua tė them tė drejtėn motėrzimi i parė po mė pėlqen. Kam dėgjuar qė kompjuterit t’i thonė edhe “truri elektronik”, por ky “libėrxham” sinqerisht po mė pėlqen. Danezėt, p.sh. televizorit i thonė “fjernsyn” qė pėrkthyer fjalė pėr fjalė i bie si “shikim i largėt”, “pamje nga largėsia”. Por danezėt... nejse...

    Pėr cilat emėrtime shqipe mund tė diskutojmė?

    Janė disa gjėza me emėrtime tė huaja qė vėrtet i kam emėrtuar shqip, d.m.th as kėto nuk janė pėrkthime, qė sipas mendimit tim nuk janė tė paqėlluara, por, megjithėkėtė mund tė diskutojmė dhe po dhatė ndonjė propozim mė tė qėlluar edhe mund t’i ndėrrojmė.

    Janė gjėzat: siandeji ( palindroma), prapthi ( ananimi), vizatimori i bardhė ( rebusi ) dhe vizatimori i zi ( karikatura). Deri te emėrtimi i kėtyre gjėzave kam ardhur sipas veprimit tė kėtyre gjėzave.

    Ja edhe disa shpjegime me detale pėr rrugėn qė kam zgjedhur gjatė emėrtimit tė tyre:

    Palindroma - siandeji ėshtė njė gjėzė e cila ka kuptim tė njėjėt si kur lexohet nga e majta nė tė djathtė, si nga e djathta nė tė majtė qė sipas njė frazeologjie tė lirė popullore i bie: si andej si kėndej. Pėr kėtė fjalė kam dhėnė motėrzimet “si andej-si kėndej ose si andej-kėtej ( ose pėr shkaqe praktike, mė shkurt e kam quajtur vetėm: siandeji ). Ju mund tė zgjidhni cilindo motėrzim ose jepni ndonjė formė tjetėr, por shqip!

    Ananimi- prapthi ėshtė njė emėr i lexuar sė prepathi, ose mbrapsht. ( Besoj tė ju kujtohet kur ka pasur njerėz qė kanė folur tėrėsisht dhe pa pengesa prapthi, ose siē quhej nė gjuhėn popullore “ hajde flasim bythėpraptas”!)

    Rabusi – vizatimori i bardhė e kam quajtur kėshtu kėtė gjėzė sepse kuptimi i saj gjendet nėpėmjet figurave dhe mjeteve ndihmėse. (Edhe pėr vizatimorin e bardhė kam njė shkrim teorik tė mirė. E kam botuar kėtu nė Danimarkė. Mund tė jua dėrgoj po deshėt).

    Karikaturė – vizatimor i zi. Besoj edhe pėr kėtė emėrtim ( jo pėrkthim) do tė pajtoheni kur dihet se nė karikaturė ( vizatim ) zakonisht shprehet ana e zezė e njė gjėje, dukurie a diēkaje.

    Ja pra kėto ishin edhe disa fjalė tė reja ( jo pėrkthime) qė i kam sjellė para jush kėtu e 13 - 14 vite mė parė. Siē shkruan nė fund tė shkrimit “Gjėzat tona flasin shqip”, nuk i kam bėrė kėto krye mė vete, por jam konsultuar me dikė. Puna nė grup gjithmonė mė ka pėlqyer, sepse fundja mė mirė dinė dy koka “mesatare” se njė kokė qoftė ajo edhe “gjeniale”.


    NDĖRRIMORI

    Papajtueshmėria mė e madhe nė debat arrihet te emėrtimi ndėrrimor, bile kaq larg shkohet sa thuhet: “...pėr ta shpėnė nė shportė propozimin qė fjala ndėrrimor ta zėvendėsojė fjalėn anagram”. Dritoni, ndonėse flet nė emėr tė shumė gjėzėtarėve “dallimi im me shumicėn prej kolegėve (sivėllezėrve) enigmatė...” megjithatė deri tash u pa vetėm mendimi i tij. Pėrkundėr kėsaj mundohet me ēdo kusht ta zhvleftėsojė kėtė fjalė duke pėrdorur “argumente” sa mė bindėse. Kėshtu, ai, nga fjalori, nxjerr vetėm pjesėn qė i duhet: “Sepse fjala ndėrroj ka kuptimin fillestar “Lė diēka dhe marr njė tjetėr, heq njė gjė dhe vė njė tjetėr nė vend tė saj, zėvendėsoj, kėmbej”. Harron se fjala ndėrrim ka edhe kuptiminfigurativ: Sjell nė njė gjendje tė ndryshme nga ajo qė ishte mė parė; veproj ndryshe; nis diēka tjetėr, ndryshoj. Kur tė shikohet definicioni pėr ndėrrimorin “Ndėrrimori ėshtė njė gjėzė i cili sajohet duke ua ndėrruar vendin shkronjave tė fjalės bazė pėr tė krijuar njė fjalė tė re tė kuptimtė e qė shpreh njė kumtim tė caktuar” besoj se hiqet ēdo mėdyshje. Unė nuk di si do tė thosha ndryshe pėrvc se duke ua ndėrruar vendin shkronjave tė fjalės bazė “kuba” ėshtė sajuar njė fjalė e re e kuptimtė BUKA.

    Dritoni nxjerr edhe njė “fakt” tjetėr: “As edhe njė rast i vetėm nuk haset nė gjuhėn shqipe qė njė emėr prejfoljor tė pėrfundojė me mbaresėn –or. Tė gjitha fjalėt si: bimor, agimor, ankimor, arsimor, parimor, kėrkimor, rrjedhimor, ndėrtimor, shqiptimor, perėndimor, pėrkujtimor, drejtshkrimor etj.

    Mirė fjala ndėrrimor qė nuk qenka gjuhėsisht nė rregull, por nuk e kam tė qartė si do tė bėhet me fjalėt: numėror,-i,-ė,- ėt ( munėroj, numėrim); njehsor,-i,-ė,- ėt ( njehsoj, njehsim); kompresor,-i,-ė,- ėt; provokator,-i,-ė,- ėt dhe mbi tė gjitha Agimor,-i, -in etj( njė emėr ēuni) dhe Agimor/e, -ja, -n ( njė emėr vajze). Besoj tė ketė edhe mė shumė fjalė tė tjera, por kėto m’u kujtuan momentalisht.

    Janė pra kėto fakte qė megjithatė fjala ndėrrimor mos tė hidhet nė shprotė, sepse edhe gramatikisht edhe logjikisht qėndron. Ėshtė edhe njė shkak tjetėr, qė nuk e them me qejf. Ndėrrimori ėshtė studim imi, d.m.th. krijim imi, vepėr imja, prandaj secili autor ka tė drejtė ta emėrtojė si tė dojė librin/veprėn e tij. Megjithatė unė nuk jam kokėfortė, arsyen nuk po e nxjerr nga rasti i dytė, por pikėrisht pse qėndron gjuhėsisht dhe frymon shqip.

    Ja edhe format tjera tė kėsaj fjale: Ndėrrimor – gjėza; ndėrrimoj – ndėrroj vendin e shkronjave tė fjalės bazė; ndėrrimim - veprimi sipas kuptimeve tė foljeve ndėrrimoj, ndėrrimohet; ndėrrimimtar – personi qė bėn njė ndėrrimor.

    Gjithė kėto qė i shkrova deri mė tani i kam bėrė kėtu e 13-14 vjet mė parė. Aso kohe as nuk kam ditur ta hap kompjuterin, bile nuk jam i sigurt nėse kisha parė kompjuter aso kohe. Por ndihem mirė pse qė aso kohe kam pasur qėndrim tė drejtė se duhet tė pėrdoret fjala gjėzė dhe jo enigmė. Edhe bota e pėrdor fjalėn gjėzė dhe jo enigmė, e kėtė jua thotė mė sė mirė nė letrėn e fundit gjėzėtari dhe vizionari i madh, Xhevat Ruhani: “Dhe, duke e krahasuar me gjuhėt e tjera veēmas me anglishten (shiko fjalorėt dy gjuhėsh anglisht – shqip dhe anasjelltas), fjala gjėzė ėshtė dhėnė si puzzle e jo enigma. Madje fjalėkryqi nė anglisht quhet: “crossword puzzle”. Xhevati duke qenė modest singahera , besoj me qėllim nuk e ka thėnė se edhe ndėrrimorit anglisht i thonė “anagram puzzle” dhe shumė “puzzla” tė tjera.

    Mendimi im pėrfundimtar. Unė mendoj se te shumica e gjėzėtarėve nuk janė tė papranueshme gjithė kėto emėrtime shqipe. Difekti qėndron dikund tjetėr. Ėshtė nė pyetje individi dhe jo fjala. Sepse mendimi “im me shumicėn prej kolegėve (sivėllezėrve) enigmatė” pėr tė kundėrshtuar nuk ėshtė i sotshėm. Źshtė kjo plagė qė nė agimin e kėtyre fjalėve. Prandaj tė dashur sivėllezėr mos e vritni gjuhėn shqipe pėr shkak tė individit. Gjuha dhe kultura shqiptare ėshtė mė e madhe se Ademi. Unė e pata kėtė fat a fatkeqėsi t’i hyja kėsaj pune. Megjithatė e shoh tė dobishėm kėtė debat, sepse siē thotė fjala e urtė:”Pa u turbulluar njė herė, nuk kthjellohet kurrė”. Unė ju dua dhe ju respektoj.

    Juaji, Adem Gashi, Danimarkė

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    I nderuari z. Metbala

    Tė faleminderit pėr urimin dhe falėnderimin qė mė ke bėrė pėr 14 vjetorin e revistės pėr gjėzėtari ”Stili”. Tė faleminderit qė ke postuar ata ndėrrimorė nė Forumin shqiptar. Kėtu e pashė unė shpirtin e madh e tė ēiltėr tė njė njeriu bashkėkohor qė e ka tejkaluar smirėn, xhelozinė e mendjemadhėsinė. Mbi tė gjitha tė falėnderoj pėr librin tėnd me poezi qė mė kishe dėrguar. Unė kėtė e kuptova sikur mė ke dėrguar njė pjesė tė shpirtit tėnd, tė qenies tėnde, sepse vepra ėshtė njė pjesė e personalitetit tė njeriut.

    Unė nuk dita si tė ta shpėrblej kėtė, por e vura veten pak nė siklet dhe shkrova njė ndėrrimor pėr ty. Besoj se do tė tė pėlqejė.

    Ndėrrimor i trefishtė

    kushtuar gjėzėtarit, aforistit, dashamirėsit tė letėrsisė pėr fėmijė dhe i asaj pėr tė rritur, Agim Metbala

    Agimi agshol nė agimet e gjėzave shqiptare


    LAB AGMI TEMA
    Andej nga Rahoveci
    Ėshtė i pafjalė,
    S’ėshtė tip grindaveci.

    TI AG LAB MEMA
    Pa i futur askujt datėn
    Bėre kaq shumė pėr gjėzėtarinė
    Nderove Federatėn.

    TE BALI MAGMA
    Mund tė shkoni, tė veni
    Gjėzat mė tė bukura
    Atje do t’i gjeni.

    Prandaj,
    TI AG LAB MEMA
    Ngado hap kushtrimin
    Lirshėm duke deklaruar:
    ”Do tė jemi mė tė fortė
    po qemė tė bashkuar”.

    LAB AGMI TEMA
    Qė zgjedh temat vetė
    Tė falėnderoj pėr poezitė,
    O, i madhi poet!

    Prandaj mik i dashur,
    Mė fal pėr kėto fjalė ”tė trasha”
    Pėrzemėrsisht tė pėrshėndes,
    Unė, Gi de Masha.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Meqenėse ditėve tė fundit, enigmatėt - gjėzėtarėt shqiptar nga e gjitha bota, mė kanė dėrguar disa anagrame - ndėrrrimore tė mrekullueshme, e shoh tė arėsyeshme e pėr hirė tė lexuesve tė Forumit Shqiptar, edhe njė herė t'i parashtroj rregullat e anagramit - ndėrrimorit, pėr t'i josh edhe tė tjerėt qė ta pėrvehtėsojnė kėtė enigmė - gjėzė shumė atraktive.

    ANAGRAMI - NDĖRRIMORI
    Anagrami - ndėrrimori, si enigmė, ėshtė mjaft i popullarizuar nė botė, si pėr nga pėrpiluesit, ashtu edhe pėr zgjedhėsit. Nė enigmatikėn kosovare, anagrami ėshtė paraqitur shumė vonė, mirėpo pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe nė mėnyrė marramendėse ka pėrparuar.
    Fjala anagram, rrjedh prej fjalės greke ANA=KUNDĖR /nga mbrapa/ dhe GRAMMA = SHKRONJĖ E SHKRUAR. Prandaj, definicioni pėr anagramin kishte me qenė: Fjala ose fjalia e cila edhe kur lexohet nga ana e kundėrt /anasjelltė/ ka kuptim tė njėjtė ose ndonjė kuptim tjetėr, kėshtu ėshtė pėrdorur nė fillim definicioni mbi anagramin.. Ndėrsa sot, me anagram nėnkuptojmė: ēdo fjalė e cila formohet me anagramim /me ndėrrimin e vendit shkronjave/ nga fjala ose nga fjalia e dhėnė dhe formohet fjala ose fjalia krejtėsisht tjetėr dhe me kuptim tė ri.
    Anagrami si enigmė, parashtrohet nė vargje dhe me shkrim, por nga enigmatėt mė tepėr preferohet nė vargje. Zgjidhja e anagramit, pėrherė kėrkohet nė shkronjat e potencuara, ndėrsa vargjet ndihmojnė nė gjetjen mė tė lehtė tė anagramit.
    Deri mė tash janė tė njohur disa lloje tė anagramėve: anagrami lokogrif, rrokjeanagram, anagram i zgjėrura, anagram vello (i mbėshtjell), anagram i cunguar. Nė anagramet bėjnė pjesė edhe: kartvizitat, adresat enigmatike, adresat e rrejshme etj.


    O ABAS! SOT NE TRE
    nga presidenti jemi nderuar,
    me Ēmimin "Nderi I Kombit"
    ai ne na ka dekoruar.

    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit dhe publicistit argjentinas me prejardhje shqiptare, Ernesto Sabato, tė cilin nė fillim tė vitit 1996, presidenti I atėhershėm I Shqipėrisė, e dekoroi kėtė shkrimtar sė bashku me Ismail Kadarenė poashtu shkrimtar yni I madh si dhe Ibrahim Kodrėn, piktorin e madh shqiptar I cili jetoi dhe veproi nė Itali (tashmė I ndjerė).

    Ky ndėrrimor I vjershėruar u thur atė ditė kur iu nda ky ēmim I lartė tri personaliteteve tona dhe u botua pas dy-tri ditėve nė gazetėn "Bujku".


    SA KA LINDUR E MĖSOI
    jeta kėtė djalė tė ri,
    se skena duhej
    ta merrte nė gji.

    Rrallė kėsi burrash
    do tė lindė Ama,
    qė nė sy tė botės,
    tė na shtohet fama.

    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar aktorit tė madh shqiptar, I cili jetoi dhe veproi kryesisht nė Austri. Ky ndėrrimor u botua nė numrin eksperimental tė Stilit, I cili doli nė gjysmėn e vitit 1994.


    DERISA MALI KA
    trungun shqiptar,
    prore ndėr ne
    do ketė poetė kombėtar.
    (ndėrrimor kushtuar Ismail Kadaresė)


    QE LIS MALI MA

    i mire kombėtar,
    l e rrit
    nė kėtė truall shqiptar.

    (ndėrrimor kushtuar Ismail Qemalit)


    DARDANI E RE MOJ!
    pėr Tyky arbėr,
    nė Itali shkoj,
    qė atje me penė
    pėr ty tė luftoj'.

    (ndėrrimor kushtuar Jeronim De Radės)


    N'ĒETAT TONA tė pajtimit,
    ėshtė njė burrė
    trim e bujar,
    qė popullin tone
    e bashkoi mbarė.



    Ky ndėrrimor u botua nė mars tė vitit 1990 nė revistėn "Horizonti dhe iu kushtua Anton Ēettės, njeriut I cili bėri shumė pėr ēėshtjen tone kombėtare. Ky ndėrrimor u thur asokohe pėr tė lartėsuar pėrms kėtyre vargjeve veprėn sa humane aq edhe patriotike – atė tė pajtimit tė gjaqeve, nė krye tė sė cilės ishte tashmė I ndjeri, por I pavdekshmi baca Anton.

    DAJA! - "MESHARI"
    nė letėrsi qe i pari,
    po gjaku i trimit,
    ėshtė mu si altari,
    ndaj atij kudo lart
    t'I ngritet lapidary.


    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar Legjendarit tone, Adem Jasharit, komandantit tė Ushtrisė sonė tė lavdishme – Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė krye tė sė cilės ishte deri nė rėnien heroike tė tij. Ky ndėrrimor u postua nė faqen elektronike tė Radio Projekt 21, tė cilin e e redakton dhe e pėrgatit kolegu ynė Adem Gashi, I cili jetn dhe vepron nė Danimarkė.


    N'NATO PUSHKA
    Shėrben pėr paqe,
    E fjali e poetit
    Shėron si ilaēe.


    Ky ndėrrimor I ėshtė kushtuar shkrimtarit tone tė shquar Anton Pashkut. Ky ndėrrimor u thur dhe u botua nė "Bujku" menjėherė pas vdekjes sė tij.

    Janė kėta ndėrrimorė tė vjershėruar tė botuar kėto dy dekadat e fundit, me tė cilėt jam munduar ta lartėsoj veprėn e kėtyre personaliteteve tona, perms vargjeve.



    Xhevat RUHANI

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Anagrami - ndėrrimori i Rexhep HASANIT

    NDĖRRIMOR AKTUAL (J=P)

    (130-vjet nga e kaluara historike e kauzes sone)


    ZQ; TITAN! SHI, PREJARDHJE ILIRE...
    (zgjidhja: Lidhja Shqiptare e Prizrenit)
    (AUTOR:"SAGITARIUS")


    Anagrami - ndėrrimori i Riza BERBATOVCIT

    DH. L. PRISHTINA, PEJA, QIREZI - TRE
    yje nė qiellin e ndritur kosovar
    festojnė pėrvjetorin e madh
    tė historisė sė kombit shqiptar.

    _____
    Tė pėrcolla nė ēdo hap,
    Kishe sy qiell nė verė;
    Tė pėrvidhesha rrugės sate -
    Mė shikoje nganjėherė!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Anagrami - ndėrrimori i Agim METBALĖS


    QE PISHTAR - REPRIZA LIDHNI TEJ,
    Kudo qė jeni o shqipėtarė;
    Ta pėrkujtojmė Prizrenin -
    Me tė gjithė ata atdhetarė!

  14. #14
    I nderuari Agim, sot vizitova faqen tėnde dhe pashė se disa nga kolegėt kishin botuar disa ndėrrimorė me temė LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT. Edhe unė kam bėrė tre, por kėsaj radhe po ta dėrgoj vetėm njė. Ja dhe ndėrrimori.

    DHE PREJ PISHTARIT LAN ZEQIRI
    u nis lajmi mė i miri
    trokiti dhe nė shumė dovlete,
    -T’i bėjmė bashkė katėr vilajete.
    Kaloi mal e kaloi kodėr,
    Nga Prizreni deri nė Shkodėr
    Pushoi pak n’ kala t’ Kaninės,
    T’ Manastirit e tė Janinės.
    E tha haptazi – ashiqare:
    -Ylli e hėna kurrė n’ trojet shqiptare!
    Se n’ shqiptari ka burra tė dheut
    Qė duan “shkabėn” e Skėnderbeut!


    Besoj se ju e kuptoni, por megjithatė po jap pak shpjegime pėr lexuesit: Lidhja Shqiptare e Prizrenit pra ua bėri tė ditur shumė "dovleteve"- shteteve se shqiptarėt duan tė jenė kompakt, pra tė bėhen bashkė tė katėr vilajetet: Prizreni, Shkodra, Manastiri dhe Janina. Dhe kėtė kauzė tė tyre jam munduar pėr ta shprehur figurativisht: "Ylli e hėna" qė nėnkupton flamurin turk- kurrė mė nė trojet shqiptare, se aty e ka vendin falmuri i Skėnderbeut-d.m.th flamuri shqiptar. Pra shqiptarėt donin njė Shqipėri tė lirė, me tė cilėn ata do tė administronin.

    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta,
    Adem Gashi,
    Redaktor i shkrimeve nė www.radioprojekt.dk
    Danimarkė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 12-06-2008 mė 17:18

  15. #15
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin

    (130-vjet nga e kaluara historike e kauzes sone)

    Anagrami - ndėrrimori i Riza BERBATOVCIT

    DH. L. PRISHTINA, PEJA, QIREZI - TRE
    yje nė qiellin e ndritur kosovar
    festojnė pėrvjetorin e madh
    tė historisė sė kombit shqiptar.

    _____
    Tė pėrcolla nė ēdo hap,
    Kishe sy qiell nė verė;
    Tė pėrvidhesha rrugės sate -
    Mė shikoje nganjėherė!

    Pėrshėndetje, Agim.
    Tė pėrgėzoj pėr temėn dhe kontributin qė keni dhėnė nė shpejgimein dhe sensibilizimin e enigmatikės si lėmė dhe si veprimtari argėtuese.
    Unė jam autori i kėtij anagrami (e kam dhėnė kėtė anagram te tema pėrkatėse nė sektorin e lojėrave dhe rebuseve).
    Desha ta bėj njė pėrmirėsim.
    Nuk ėshtė "yje nė qiellin kosovar" por "yj nė qiellin kosovar".

    Sepse fjala yll pos shumėsit yje-yjet e ka edhe yj-yjtė. E pasi qė e kishim fjalėn tre (nė gjininė mashkullore) mė duhej shumėsi yj i fjalės yll.

    Vizito blogun tim ku i kam disa punime dhe disa shkrime (mendime personale). Blogun e gjen nė profilin tim.

    Mė bėre tė qesh qė ia ke shtuar edhe vargjet nga nėnshkrimi (signature) im nga Hotmaili. Gjithsesi, ato vargje i kam shkruar unė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mister Enigma : 14-06-2008 mė 22:01
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Falenderoj kolegun enigmatin - gjėzėtarin Adem Gashi dhe Mister Enigma - Riza Berbatovcin, pėr anagramet e postuar kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prirenit e nė kėtė drejtim, ftoj enigmatėt - gjėzėtarėt nga Shqipėria, ta pėrvehtėsojnė kėtė enigmė mjaftė atraktive, pastaj t'u prezentojnė nė revistat enigmatike edhe lexuesve tė vet.

    Nė vijim, po i postoj edhe disa anagrame- ndėrrimore.

    Anagrami - ndėrrimori i dyfisht, kushtuar Kryemjeshtrit tė enigmatikės - gjėzėtarisė Xhevat Ruhanit


    TUNA, XHEVAHIR ėshtė,
    Ky i madhi enigmat – gjėzėtar;
    Gjėzat e tij tė nduarnduarshme –
    Janė perla – margaritarė!

    XHAN, VURA HITE pėr ty,
    Nė letėr e kujtesė –
    Edhe si mik edhe si gjėzėtar –
    Ti meriton mė shumė pėr besė!

    Zgjidhja: Xhevat Ruhani

    Anagrami i dyfisht, kushtuar enigmatit Driton Sejdiut

    SITI JO DENDUR,
    Ashtu me mjeshtri;
    Enigma – gjėza tė qėlluar –
    Me plot dashuri!

    Ato U DREJTON DISI,
    Me zeėė e pedanteri;
    Nė faqet e “Fjalėkryqit” –
    Brilantina pėr histori!

    Zgjidhjariton Sejdiu

    Anagrami - ndėrrimori, kushtuar enigmatit - gjėzėtarit Riza Berbatovcit

    CITOVE BRE BIZAR,
    Enigma – gjėza tė ēuditshme;
    Tė kam lakmi pėr nder –
    Pėr punėn e frytshme!

    Zgjdidhja:Riza Berbatovci

    FARA, RISHĖNIM bėri,
    Me ėndje njė gjėzėtar;
    Ndėrrimorin e bukur –
    Pėr kėtė shkrimtar!

    Zgjidhja:Naim Frashėri

    PAK ARTIN ASAJOI
    Ndėrskena e holle?
    Po, gjatė jetės sė vetė –
    kjo e madhe aktore!

    Zgjidhjaatarina Josipi


    A, HASIN PISHTARIN?
    Mė pyeti Dokleati
    O, po? Nė historinė tonė-
    ėshtė shėnuar emri i kėtij demokrati!

    Zgjidhjaasan Prishtina

    Nė STILIN FINAL ANON?
    Jo moj e dashur Marė;
    ky ka qenė burrėshteti –
    e shkrimtarė i madhė!

    (Fan Stilian Noli)

    BRITMA I HASI nė jehonė,
    Jehona u shkep anėembanė;
    Veprat e tija plotė vlerė –
    Letėrsia nė gji i mbanė!

    Zgjidhja:Sabri Hamiti

    MENDIME HIT i ka,
    Kjo punė nuk diskutohet;
    Ky shkrimtar gjakovar –
    Nga tė gjithė adhurohet!

    Zgjidhjain Mehmeti

    JA ARTI – PASION KA!
    Thonin pėr kėtė aktore;
    Derisa ajo ndėr skena –
    Aktronte nė mėnyrė madhėshtore!

    Zgjidhjaosipa Katarina

    E ANA, TAKTI
    Te kjo kėngėtare;
    Pėrherė kishte –
    Rėndėsi tė madhe!

    Zgjidhja:Anita Take

    ENI, NISI BOTA shqiptare,
    Delegatė si nga toka mbinė;
    Ikėn pėr nė Vlorė –
    E shpallėn pavarėsinė!

    Zgjidhjasa Boletini

    U LULI – GACA, HIRI!
    Ky poet u djeg pėr letėrsi;
    Fėmijėve libra plotė perla –
    U ka lėnė me dashuri!

    Zgjidhja:Ali Huruglica

    SHUTAT O TRISKA,
    Dėshiron me mall;
    Nė koncertet e veta –
    Ky tenori ynė i madh!

    Zgjidhjaastriot Tusha

    DASHJA IME RA,
    Para pėrmendores;
    Komandantit respekt –
    Pėr sakrificėn e fitores!

    Zgjidhja:Adem Jashari

    LANA, QUNI KRISI,
    Boksat nė pėrsosje;
    Kundėrshtarin e dėrmoi –
    Deri nė alivanosje!

    Zgjidhjauan Krasniqi

    LIRA, TELA... MAHI
    S’ka me kėtė kėngėtare;
    Si meteor shndrit –
    Ndėr skena shqiptare!

    Zgjidhjaerita Halili
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-06-2008 mė 10:28

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Terminologjia e enigmatikёs nё gjuhёn shqipe


    (Mė) shumё zhurmё pėr pjesemarrjen ekipit tė Kosovės nė Kampinatin botėror nė zgjidhjen e enigmave logjike.

    Do te perpiqem sado pak te ndihmoj debatin, rrahje mendimesh te flluar nga Dritoni qe lidhet me perkthimin, shqiperimin e disa termave te enigmatikes , veēan anagramin, palindromin, rebusin, ananim etj.Lidhur me kete si ilustrim i mire i natryres se debatit mund te sherbej nje segment analizes ne faqen e Koha per Kulture i publicistit V.Surroi qe ia ben librit te Daniel Gilbert, “Te marresh ne thua mbi lumturine”(Stumbling on Happiness, Vintage Books,N.York). “Para 50 vjetesh, nje pigme i Afrikes i quajtur Kenge doli per here te pare nga xhungla e dendur ne nje fushe te hapur, i shoqeruar nga nje antropolog. Ne largesi do te shihnin nje kope bizonesh, ca pika te vogla te zeza ne sfondin e qiellit te kalter dhe pigmeu i cili shikonte me kersheri te pёrqėndruar. Ne fund iu kthye antropologut dhe e pyeti se ēfare insektesh ishin ato. “kur i thashe Kenges se insektet ishin ne fakt bizonė, ai u shkul gazit dhe me tha qe te mos i thosha genjeshtra budallaqe”. Antroplogu nuk ishte as budalla e as qe gėnjente. Shpjegimi psikologjik i Gilbertit eshte se projektimi i ardhmerise behet duke u mbėshtetur ne kujtesen mbi te kaluaren dhe perceptimin e te tashmes “.
    Rrahje mendimesh dhe shkembimi i lirė e i hapet i mendimeve per nje ēeshtje siē eshte emertimi i enigmave, gjezave ne gjuhen shqipe, mendoj une do te duhej bere ne takime, kongrese, kampionate te enigmateve gje qe kjo kerkon qasje, organizim serioz e profesional duke i ftuar ekspertet perkates te gjuhes dhe njohes te mire te enigmave. Nuk them se nuk duhet te shkembejme mendime dhe nepermjet te internetit. Konsolidimi, perforcimi, rregullimi i terminologjise se enigmave ne gjuhen tone duhet bere me fakte, terme te evidencuara, te botuara, te standardizuara dhe kodifikuara nga ekspertet kompetent. Per mua, tani nuk ėshte perparesi terminologjia e enigmave, por organizimi dhe gjetja e garuesve per pjesemarrje ne kampionatin boteror ne zgjidhjen e enigmave logjike. Ēeshtja e emertimit te enigmave nuk eshte brengė dhe detyre vetem enigmateve. Nje ndihmese te madhe ne perforcimin e emertimeve enigmologjike ne gjuhen shqipe perveē pervojave vetanake, jane me vlere pervojat kroate, sllovene, italiane, gjermane, portugeze etj.
    Jane per t’u pershendetur dhe perkrahur nisjativat e Dritonit dhe Ademit per te shkembyer mendime, propozime dhe zgjidhje te mundshme per emertime te enigmave, gjezave te ndryshme, por vetem kjo nuk majfon per te gjetur zgjidhje, perkthim/shqiperim te mirfillte. E mbeshtese plotesisht perkthimin/shqiperimin e enigmave nga gjuha e huaj, por gjithhere nuk eshte aq e lehte te behet nje gje e tille. Jam per perdorimin paralel te emertimeve ne shqipe dhe gjuhe e huaj deri ne konsolidimin, shpjegimin dhe gjetjen e zgjidhjes me te mire. Kjo arrihet ne ate menyre qe krahas perkthimit te behet konkretizimi me nje shembull perkates te enigmёs ne gjuhen tone, perndryshe do te krijohet paqartesi. Gjithashtu, me rendesi te veēante eshte organizimi ne Shoqata, mbajtja e garave, kampionateve kombetare, nderkombetare dhe ne kuader te ketyre aktiviteteve perforcimi i emertimeve ne gjihen shqipe.

    Eshte i njohur ndikimi i ndersjelle i enigmave tё gjuhёve te ndryshme nё njёra-tjetrёn.Enigmatika shqiptare- si pjese e enigmatikes evropiane- mori gjate zhvillimit te saj ndikime nga gjezat, enigmat latine, greke, gjermane, ēeke, anglo-amerikane, por dhe ndikimet simultane nga te gjitha anet ne kete kohe te rritjes se pashmagshme te komunikimeve nderkombetare dhe qarkullimi i njerezve dhe ideve.

    Me respekt
    Zijadin Hasani

  18. #18
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Tungjatjeta, Agim!
    Faleminderit pėr anagramin kushtuar meje.
    Dua tė ta kujtoj qė mbiemri im nuk ėshtė Berbatovci por Bėrbatovci.
    Gjithsesi e kam parasysh qė nuk mund ta shkruajmė gjithmonė shkronjėn Ė pasi qė mungon nė tastierė por mė shumė e pata fjalėn pėr anagramin ku do tė tė rekomandoja qė ta pėrfshije shkronjėn Ė nė vend tė E-sė.
    Me respekt, Riza Bėrbatovci alias Mister Enigma.

    Pėrndryshe sikur ta kisha mbiemrin Berbatovci do tė dilte njė anagram i mrekullueshėm RABIT BREZOVICA.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Enigmatė – gjėzėtarė tė nderuar,

    Enigmati – gjėzėtari Driton Sejdiu, nė “Fjalėkryq”, hapi temėn pėr debat: “Pėr enigmatėt qė e duan shqipen” – pastaj me shkrime dhe propozime nė kėtė drejtim, janė paraqitur Dr. Kadri Bicaj, Xhevat Ruhani, Adem Gashi, Driton Sejdiu (aty kėtu, me ndonjė akuzė tė panevojshme por tė kapėrcyeshme).

    Tekonologjia dhe zhvillimi i shkencės, me hapa shumė progresive, ishin faktorėt relevant, tė cilėt kanė determenuar nė paraqitjen dhe pranimin nė pėrdorim zyrtar tė shumė fjalėve – termėve tė gjuhėve tė huaja, me ēka gjuhėt amėtare tek tė gjitha kombet, objektivisht nė njė masė, kanė humbur “sovranitetin” e dikurshėm, duke apsorbuar fjalėt – termėt e huaj nė tė gjitha fushat, nga shkenca, kultura, arti etj. e nė kėtė kontekst, as enigmatika – gjėzėtaria, nuk ka patur mundėsi tė veēohet.

    Me kėnaqėsi tė veēant, i lexova shkrimet e enigmatit – gjėzėtarit D. Sejdiu, Dr. K. Bicaj, A. Gashi, Xh. Ruhani, e nė kėtė drejtim, hetohet ēartazi se janė krijuar dy “bloqe” enigmatėsh – gjėzėtarėsh, njėri cili kategorisht mban qėndrimin qė nė fjalorin enigmatik - gjėzėtarisė, duhet tė pėrdoret nocioni – termi enigmė–a–at dhe nė vijim tė gjitha nocionet dhe termėt qė dalin pastaj nga kjo fjalė bazike, dhe “bloku” tjetėr, qė ėshtė pėr pėrdorimin e nocionit - termit shqip, gjėzė–a–at dhe nė vijim tė gjitha nocionet qė dalin nga kjo fjalė bazike..
    Nė ndėrkohė, sėrish i kam konsultuar tė gjitha fjalorėt dhe leksikonet, duke filluar nga Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, nga grup autorėsh tė Akademisė sė Shkencave tė RPSH, Tiranė 1980, Fjalor fjalėsh dhe shprehjesh tė huaja, tė leksikografit Mikel Ndrecaj, botim i 1986-tės, Leksikonin e Klajiqit, fjalorėt mė tė vjetėr etj. dhe se pa dilema, fjala enigmė–a–at, rrjedh prej fjalės greke, qė nė pėrkthim bukval, do tė thotė gjė e errėt.

    Nė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe (faqe 430) fjala - nocioni enigmė–a–at, pėrkufizohet – definohet, si diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar, pėr ta zbėrthyer a pėr ta shpjeguar, diēka mjaftė e errėt dhe e pa qartė; gjėegjėzė, gjėzė; ndėrsa fjala – nocioni gjėegjėzė, pėrkufizohet – definohet si pėrshkrim i tėrthortė e i ngjeshur (zakonisht nė vargje) i njė sendi ose i njė dukurie, qė jepet dikujt pėr ta gjetur se ēfarė do tė thotė; gjėzė, ndėrsa fjala - nocioni kashelashė, definohet – pėrkufizohet si gjėegjėzė, gjėzė.

    T’ju them sinqerisht, gjatė punės sime shumėvjeēare nė fushėn e enigmatikės – gjėzėtarisė, jam luhatur shumė herė nė pėrdorimin e nocioneve - termėve pėr llojet e ndryshme tė enigmave – gjėzave, por nė fund, jam orientuar dha kam pėrdorur vazhdimisht termin enigmė–a–at dhe tė gjitha fjalėt nocionet qė dalin nga ky nocion bazik, e kėtė qėndrim e kam formuar duke u mbėshtetur edhe nė gazetat dhe revistat ditore e periodike, tė cilat botoheshin atėbotė.

    Apriori, pėrkrahi propozimin e enigmatit – gjėzėtarit Adem Gashit, qė nė fjalorin enigmatik – tė gjėzėtarisė, tė futet emėrtimi shqip pėr enigmė–a–at, si gjėzė-a-at dhe tė shqipėrohen tė gjitha llojet e enigmave – gjėzave qė mund tė shqipėrohen, mirėpo, pas konsultimit paraprak me gjuhėtarėt eminent dhe institucionet reelevante nė kėtė fushė, e mė pastaj, tė zyrtarizohen nė fjalorthin enigmatik – gjėzėtarisė, nga ana e Bordit tė Fedreatės tė Enigmatėve – gjėzėtarėve tė Kosovės.
    Pėrkundėr kėtij qėndrimi, unė do ta shpreh mendimin personal (jam jurist dhe nuk posedoj njohuri tė mjaftueshme nė gjuhėsi), do tė kthehem nė pikėnisje se a duhet tė pėrdoret nocioni – termi enigmė–a–at, apo gjėzė–a–at, te unė flen kjo dilemė: shqipėtarėt qė nga kohėra shumė tė hershme, kanė parapėlqyer dhe sajuar kashelashet, si enigmė shumė tė preferuar, tė cilėn e kanė kultivuar me gjelozi tė skajshme nėpėr oda, ndėrsa me fillimin e arsimimit dhe emancipimit, e sidomos nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, kashelashet, janė emėrtuar edhe si gjėegjėzė apo gjėzė, e kėto tri sinonime, nė vazdimėsi i kanė pėrdorur enigmatėt – gjėzėtarėt dhe tė gjitha revista e gazetat shqiptare nė tė gjitha trojet, ndėrsa nė anėn tjetėr, enigmatika – gjėzėtaria, pos [COLOR="DarkOrchid"]kashelashit[/COLOR[COLOR="Magenta"]]-gjėegjėzė[/COLOR]-gjėzė, nė vete ngėrthen edhe shumė enigma – gjėza tė tjera, qė nė kėtė rast, nuk e shoh tė arėsyeshme t’i numroj tė gjtha me emėr.

    Sipas mendimit tim, kėtu qėndron dilema, tė cilėn duhet sqaruar definitivisht.

    Pra, [COLOR="Blue"]enigmė [/COLOR[COLOR="Magenta"]]– gjėegjėzė [/COLOR]– gjėzė, kėtė “Trekėndėsh tė Bermudeve”, apo kėtė “nyje tė trefisht”, duhet ta zgjidhin gjuhėtarėt eminent, bashkė me institucionet pėrkatėse kompetente, e me zgjidhjen e kėsaj “nyje” kryesore, pastaj do tė zgjidhen tė gjitha “nėnnyje”, apo nocionet qė lidhen me nocionin bazik tė fjalės enigmė-a-at, apo gjėzė–a-at.

    Ju pėrshėndes tė gjithėve, me dėshirė qė tė pėrpiloni sa mė shumė enigma – gjėza.


    Agim METBALA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 17-06-2008 mė 10:49

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Pėr lexues dhe sajues tė anagramit - ndėrrimorit, nė vijim edhe disa anagrame me njė sqarim plotėsues tė vogėl.


    ZEMRA – SHKILE tė keqen,
    Kėshtu thoshte ky poet;
    Me vargjet e tij –
    Porosinė la vet.

    Ugjidhja. Azem Shkreli

    IKU – BRILANT i vėrtetė,
    Me bindje supozoj;
    Kėtė veprimtar –
    Historia do ta vlerėsoj!

    Zghidhja:Albin Kurti

    ILIR R. – FAMA FITON,
    Tha ky basketbollist;
    Nėse nė terren –
    Lufton me mish e shpirt!

    Zgjidhjalorian Miftari

    Njė plotėsim i vogėl


    Te anagrami – ndėrrimori, parapėlqehet qė nga shkronjat e mėdha dhe fjalė tė dhėnur, nga tė cilat edhe kėrkohet zgjidhja, ato duhet tė jenė tė lidhur nė mėnyrė biologjike me personalitetin, ngjarjen apo sendin qė kėrkohet si zgjidhje.
    Pėr ilustrim, po e paraqesim anagramin – ndėrrimorin, kushtuar shkrimtarit Petro Markos – MAKRO TROPE... lexuesin e ofrojnė nė kėrkimin e zgjidhjes se shumė trope e figura stilistike, sigurisht qė i pėrdorin shkrimtarėt e kur i lexon vargjet ndihmėse nė vijim, nuk ka dilema se mė lehtė do ta zgjedh anagrmain – ndėrrimorin.
    Mirėpo, nė anėn tjetėr, enigmatėve – gjėzėtarėve, ēdo herė, nuk u lejohetu kjo mundėsi, nga vet kombinimi i papėrshtatshėm i shkronjave tė emrit dhe mbiemrit tė njė personaliteti, ngjarje historike, apo sendit tė anagramuar.
    Pra, edhe njėherė po e potencojmė se fjalėt e dhėnė si pyetje (me shkronjat e mėdha), duhet tė jenė tė lidhur ngusht – me profesionin apo diēka tė veēant me personalitetit e anagramuar, nė njė mėnyrė, tė pėrshkruhet ngjarja historike apo sendi i anagramuar.

    Nė vijim, anagrami – ndėrrimori, kushtuar shkrimtarit Petro Markos.

    MAKRO TROPE pėrdori,
    Nė shkrimet e veta;
    Ky poet do tė rojė –
    Sa tė jetė kjo jeta!

    Zgjidhja:Petro Marko



    Nė vazhdim, po jamin edhe njė anagram – ndėrrimor , nė sistem tė pėrshkruar si mė sipėr, kushtuar aktorit tonė tė famshėm, Aleksandėr Mojsiut.

    SKENA, ROL, MĖSIU SA DI,
    Nė teatra tė botės mbarė;
    Fitoi famė tė madhe-
    Ky aktorė shqipėtar!

    Zgjidhja:Aleksandėr Mojsiu

Faqja 0 prej 200 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Enigmat - Gjėegjėzat
    Nga Agim Metbala nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 2223
    Postimi i Fundit: 30-10-2009, 15:37
  2. Enigmat - Gjėzat 3
    Nga Agim Metbala nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 900
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 23:52
  3. Enigmat - Gjėzat 2
    Nga Agim Metbala nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1071
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •