Kush Jane Deshmitaret e Jehovait?
Dëshmitarët e Jehovait: Sfondi Historik

Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit. Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).

Dëshmitarët e Jehovait: Teologjia Themelore

Teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Këto janë themelet e doktrinës së Kullës së Rojës: Perëndia është një qënie unike, pra nuk është Trini. Perëndia nuk është i gjithëditur apo i kudogjendur. (Njëherë e njëkohë, BKRShT-ja shpalli që Perëndia e sundonte universin nga diku në sistemin yjor të Pleiadës (Pleiades) por qysh prej disa kohësh ata kanë hequr dorë nga ky mësim). Krijesa e parë e Perëndisë ishte Kryeëngjëlli Mikael (Michael the Archangel), nëpërmjet të cilit më vonë Perëndia krijoi “gjithçka tjetër”, si p.sh. universin, tokën, dhe njerëzimin. Proçesi krijues i Perëndisë zgjati saktësisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha për një shpëtimtar që të lindej, Kryeëngjëlli Mikael u bë njeri, në formën e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamëkatshëm dhe i mbante të gjitha ligjet e Perëndisë. Ai vdiq në një “trung torturash,” në të cilin ai mbajti të gjitha mëkatet e njerëzimit, përveç atyre të Adamit. Jezusi u ngrit nga të vdekurit në frymë, pra jo në formë trupore. Dëshmitarët e Jehovait të cilët e ndjekin organizatën e Perëndisë në tokë (BKRShT) me besnikëri, do të shpëtohen nga asgjesimi i përjetshëm dhe do të jetojën përjetësisht në Parajsën në Tokë. Qielli (parajsa në qiell) është e rezervuar për një grup të veçantë prej 144,000 Dëshmitarësh të Jehovait, të cilët janë përcaktuar si “të rilindur” nga BKRShT-ja dhe që lejohen që të marrin kungimin vjetor. Zakonisht, Dëshmitarët e Jehovait ndjekin rreth 3 deri në 5 takime në javë, ku mësojnë nga literaturat e BKRShT-së. Pjestarët e ri mbasi i kanë studjuar materialet për të paktën gjashtë muaj, i përgjigjen një serie pyetjesh përpara një paneli pleqsh (drejtuesh të respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagëzohen në organizatë (d.m.th. bëhen pjesë e organizatës). Pastaj atyre u kërkohet që mbajnë një veshje dhe sjellje modeste, të mos votojnë gjatë kohës së votimeve, të mos ta përshëndesin dhe këndojnë këngën e flamurit, të ta bëjnë ushtrinë, dhe që të mos ti festojnë ditëlindjet dhe Krishtlindjen. Çdo antar është i kërkuar që të përmbushi një kohë të caktuar (zakonisht disa orë në javë) gjatë të cilës duhet të shpërndajë literaturën e BKRShT-it dhe të mbledhi dhurata financiare për kryeqëndrën e BKRShT-it në Nju Jork. Nëse një Dëshmitar i Jehovait e le organizatën, ai apo ajo si rezultat mohoet në të gjitha mënyrat. Jashtë organizatës së BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi në përgjithësi konsiderohet si i rënë nga besimi, dhe i mbushur me pastorë të cilët janë antikrishta, në kisha të cilat drejtohen nga Satani, dhe që mbështesin qeveritë tokësore.

Dëshmitarët e Jehovait: Doktrina e Kullës së Rojës në krahasim me Doktrinën e Krishterë

Dëshmitarët e Jehovait dhe teologjia e Krishterë kanë disa ngjasi themelore. Përgjithësisht, ato të dyja mësojnë që Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje, në kundërshtim me evolucionin natyror, dhe që të dyja i përmbahen besimit që Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të shkatërruar Satanin dhe për të vendosur mbretërinë e përjetshme të Perëndisë. Sidoqoftë, ky është fundi i ngjasive të përgjithshme midis këtyre dy teologjive. E vërteta është që teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ajo e të Krishterëve ungjillorë ka shumë ndryshime, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo në lidhje me personin dhe natyrën e Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit është pika kryesore e të gjithë Biblës. Shkrimet me shumë qartësi na mësojnë që Jezus Krishti është Perëndia. Dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me Jezus Krishtin i kundërshtojnë qartësisht mësimet e Biblës. Shumë pasazhe biblike na tregojnë që Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perëndi, mori formën fizike (trupore) të një shërbëtori të përulur në mënyrë që Ai të vdiste në kryq në vendin tonë.

Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i konsideron 66 librat e “Përkthimit të Botës së Re” të Shkrimeve të Shenjta (PBR) si e vetmja e vërtetë e frymëzuara Fjalë e Perëndisë. PBR-ja është e prodhuar dhe e publikuar nga një komitet “anonim” i BKRShT-së. PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) konsiderohet prej tyre si përkthimi i vetëm dhe më i mirë i Biblës, pasi “përkthyesit iu përmbajtën shumë afër asaj që gjendet në gjuhët origjinale të Biblës.” Si shtesë, “trupi drejtues” i BKRShT-së konsiderohet kanali i vetëm i vërtetë i Perëndisë për interpretimin e saktë të Biblës. Si rezultat, doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait kërkon që ne “të bashkohemi me kanalin e Perëndisë – organizatën e tij” në mënyrë që të jemi ndjekës të vërtetë të Perëndisë. Kjo nënkupton që nuk ka shpëtim tjetër jashtë BKRShT-së (organizatës). Doktrina e Krishterë thotë që Bibla është me të vërtetë e përbërë nga 66 libra të Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re, dhe që ajo është me të vërtetë Fjala e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë. Por, PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) nuk është një përkthim i ligjshëm, pasi ai reflekton teologjine e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe sidomos anshmërinë e tyre kundra hyjnisë së Jezus Krishtit dhe doktrinës së Krishterë të Trinisë. P.sh., Gjoni 1:1 në PBR-në lexon kështu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perëndi.” Por të gjithë përkthimet e ligjshme të Biblës thonë, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perëndi.”

Dëshmitarët e Jehovait: Përgjigja e Duhur

Përsa i përket pretendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që PBR-së është i vetmi interpretim i saktë i Biblës, përgjigja e Krishterë është që asnjë drejtues fetar apo organizatë fetare nuk mund të ketë kontroll apo zotërim ekskluziv të interpretimit të Biblës. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë të gjithë të Krishterët janë në gjendje që të interpretojnë dhe kuptojnë Biblën e Shenjtë. Dhe përsa i përket pretendimit të Dëshmitarëve të Jehovait që BKRShT-ja është e vetmja rrugë shpëtimi për tek Perëndia, përgjigja e Krishterë është që të gjithë ata njerëz të cilët e kanë pranuar dhuratën e lirë të Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre, shpëtohen. Shpëtimi është “me anë të hirit nëpërmjet besimit” në Jezus Krishtin (Efesianëve 2:8-9). Dhe asnjë sasi veprash apo antarësimi në ndonjë grup fetar nuk kërkohen për të filluar jetën e përjetshme me Perëndinë.

Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/

Përtheu: Elvis Plaku


Postimi origjinal