Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 221
  1. #21
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Deshmitaret e jehovait......nje kult,nje sekt shume negativ
    Nuk e dija qe eshte negative edhe diçka e keqe qe te duash te miren e tjeterit.

  2. #22
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Dëshmitarët e Jehovait i duan të mirën kujt? Nuk janë veçse mashtrues. Kam biseduar me ta dhe nga Bibla që ata pretendojnë se i përmbahen marrin vetëm vargjet që atyre u vlejnë për mësimet e tyre.

    Në fakt nuk ia vlen të diskutosh me ta, por më vjen keq që të humbasin kështu me mësime të gabuara dhe me mashtrime të mëdha. Nga e gjithë Bibla ata mësojnë vetëm gjysmën dhe pjesën tjetër e lënë në heshtje dhe kur i përballon me Biblën dhe vargjet që i anashkalojnë, ngelen të hutuar.

    Do ishte me interes nëse ndonjë nga ata frekuentonte këtë Forum dhe të kishim një ballafaqim on-line.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #23
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Nese n je profet gabom ne nje profeci te vetme ka mshume mundesi qe te mos jete profet ndersa fjala e dhene nuk eshte nga Zoti por nga mendja e vet ose satani
    Nese gabon ne te gjitha profecite atehere sigurisht qe eshte profet i rreme
    Dhe d.j-te kane deshtuar ne te gjitha profecite e tyre dhe keshtu qe doktrina e tyre eshte = me profeci te rreme
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #24
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    http://www.scam.com/showthread.php?t=21254


    The founders of both "faiths", the Mormons and JWs, were of the Illuminati bloodline. Charles Taze Russell, who founded the Watchtower Society (JWs), was of the Illuminati Russell bloodline, which also founded the infamous Skull and Bones Society at Yale University. Charles Taze Russell was a Satanist, a paedophile according to his wife, and a friend of the Rothschilds. ...

  5. #25
    student Maska e besi27
    Anëtarësuar
    24-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    25

    Arrow Fakte te detajuare per Deshmitaret e Jehovait

    1–Historia e sektit Dëshmitarët e Jehovait

    Sekti Dëshmitarët e Jehovait është një sekt relativisht i ri, meqë ka nisur nga fundi i shekullit të 19-të. Ai nuk është pjesë e Krishterimit të rrjedhës kryesore.
    Njeriu që themeloi këtë sekt ishte Çarlz Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) i cili lindi në vitin 1852 në Pensilvani të ShBA-së. Ai u rrit si një frekuentues i kishës, por e pati shumë problem të pranonte shumë nga mësimet e kishës, p.sh. hyjësinë e Krishtit. Kështu pas adoleshencës së tij, në rininë e hershme, ai ishte i zhgënjyer për sa i përkiste kishës.
    Gjatë kësaj kohe ai u njoh me një grup adventistësh në Amerikë të cilët, gjithashtu, mohonin doktrina të caktuara të Biblës dhe që kishin bërë profecira (të rreme) rreth Ardhjes së Dytë të Krishtit, p.sh. se Ai do të kthehej në vitin 1843. Rasëlli u mrekullua me fushën e eskatologjisë, d.m.th. me studimin e ngjarjeve që do të ndodhin në fund të botës siç na i parathotë Bibla. Pa dyshim kjo është edhe arsyeja pse shumë nga mësimet e sektit të Deshmitareve te Jehovait dominohen prej eskatologjisë.
    Rasëlli u bë një mësues, me popullaritet gjithnjë e më të madh, i këtyre doktrinave dhe më së fundi formoi një organizatë që u quajt Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve të Biblës (The International Bible Students’ Association). Ai formoi gjithashtu një nëndegë botuese të quajtur Shoqëria e Trakteve Kulla e Rojës e Sionit (Zion’s Watchtower Tract Society), e cila botonte revista të ndryshme, p.sh. Agimi i Mijëvjeçarit (Millennial Dawn) dhe Studime në Shkrimet (Studies in the Scriptures).
    Më 1886, ai botoi një libër të quajtur Plani Hyjnor i Epokave (The Divine Plan of the Ages) në të cilin parashikonte se beteja e Amargedonit (që do ta tregojë fundin e kësaj epoke) do të zhvillohej më 1914 dhe se atëherë do të fillonte Mbretëria Mijëvjeçare e Krishtit mbi Tokë. Ai mësonte gjithashtu se “kohët e fundit” filluan më 1799 dhe se Prania e Dytë e Krishtit kishte filluar më 1874. Më pas, kur Amargedoni nuk ndodhi më 1914, ai i ndryshoi vitet. Në vitin 1906, ai u divorcua prej gruas dhe vdiq më 1916, pasi kishte parë se profecitë e tij kishin dështuar.
    Pasuesi që u bë udhëheqës i këtij grupi tashmë në rritje quhej Xhozef Radhërford (Joseph Rutherford). Ai i mori dhe i ndryshoi mësimet e Rasëllit, duke bërë përsëri profecinë e rreme se Amargedoni do të ndodhte më 1918, pastaj më 1925. Ai bëri gjithashtu profecinë e rreme se disa njerëz të Perëndisë nga DhV-ja do të ringjalleshin për të drejtuar Mbretërinë e Perëndisë pas 1925-ës. Bile më 1929 ndërtoi një shtëpi në Kaliforni në të cilën do të mundë të banonin ata! Profecia e tij natyrisht që dështoi. Radhërfordi bashkoi në një “kishat” e grupit me organizatën botuese. Këtë bashkim e quajtën Dëshmitarët e Jehovait, emër të cilin e ka edhe deri më sot.
    Pas vdekjes së Radhërfordit, më 1942, udhëheqës i tyre u bë Nejthën Nori (Nathan Knorr). Ngjarja kryesore nën mbretërimin e tij ishte mbikqyrja e përfundimit dhe botimit të përkthimit Bota e Re (BR), versionit të Biblës së Deshmitareve te Jehovait, që doli për herë të parë në vitin 1950. Tashmë është zbuluar se vetëm një nga të katër anëtarët e komisionit që nxori në dritë BR-në kishte një farë njohurie të hebraishtes dhe greqishtes. Ky njeri ishte Frederik Franc (Frederick Franz), i cili kishte studjuar greqishten për dy vjet në Universitetin e Çinçinatit, ndërsa hebraishten e kishte studjuar vetiu. Ai u bë udhëheqësi i Deshmitareve te Jehovait në vitin 1977.
    Më 1966, Franci kishte nxjerrë një libër me titullin Jeta e Përjetshme në Lirinë e Bijve të Perëndisë (Life Everlasting in the Freedom of the Sons of God), ku parashikonte se Amargedoni dhe vendosja e dukshme e Mbretërisë së Krishtit mbi Tokë do të fillonin më 1975. Shumë Deshmitare te Jehovait e besuan këtë profeci të rreme, bile shitën edhe shtëpitë e pronat e tyre duke pritur këtë gjë dhe, natyrisht, që mbetën të zhgënjyer kur panë se kjo nuk ndodhi. Pavarësisht nga zhgënjimi që pësuan shumë prej Deshmitareve te Jehovait në atë kohë, udhëheqësit e mbuluan këtë profeci të rreme dhe e justifikuan mosplotësimin e saj.
    Sekti i tyre vazhdon të rritet edhe sot. Ata i propagandojnë mësimet e tyre kryesisht duke shitur ose shpërndarë kopje të revistës së tyre Kulla e Rojës e cila ka një tirazh mujor prej miliona kopjesh në gjuhë të ndryshme. Trupi udhëheqës e drejton sektin nga qendra e përgjithshme e tyre, që ndodhet në Bruklin të Nju Jorkut.

    2–Profecitë false të Deshmitareve te Jehovait

    Është një fakt trishtues që shumica e Deshmitareve te Jehovait mbeten duke mos e njohur historinë e sektit të vet. Kur pyeten për historinë e sektit, ata dinë shumë pak ose aspak, dinë vetëm ç’u kanë thënë udhëheqësit e tyre dhe emrat e udhëheqësve të hershëm, si p.sh. Rasëlli dhe Radhërfordi. Ata bile as që nxiten nga drejtuesit e tyre për t’i shqyrtuar këto gjëra.
    Kur studjojmë objektivisht historinë e sektit të Deshmitareve te Jehovait, shohim se udhëheqësit e sektit në raste të ndryshme bënë profeci të rreme për Ardhjen e Dytë të Krishtit, Armagedonin si dhe për gjëra të tjera. Sa keq që Deshmitaret e zakonshëm nuk dinë asgjë për këto profeci false bërë prej udhëheqësve të tyre. Ato mbulohen sikur të mos kenë ndodhur fare dhe sikur të mos jenë të rëndësishme. Dhe kjo, pavarësisht nga fakti që mijëra prej tyre i besuan këto profeci në ato kohë dhe pastaj pësuan zhgënjimin. Dhe për ata që e kuptuan se profecitë ishin false, nuk mbetet vetëm të pyesësh se si mund të qëndronin akoma në këtë sekt kur e dinin se ishin mashtruar.
    Interpretim dhe ekzegjezë (shpjegim) false
    Çështja e interpretimit biblik është shumë e rëndësishme. Nganjëherë është shumë kollaj që në Bibël të gjejmë një bazë për të mbështetur një mësim tonin thjesht duke marrë një varg të shkëputur nga konteksti dhe duke e lidhur atë me një varg tjetër marrë nga një pjesë tjetër e Biblës, edhe ky i shkëputur prej kontekstit në të cilin është përdorur, dhe, duke i bashkuar të dyja këto pasazhe mund të krijojmë një doktrinë të re që nuk ka të bëjë fare me vargjet që kemi përdorur, të marra siç janë në kontekstet e duhura. Ashtu siç ka thënë dikush: “është shumë e lehtë ta bësh Biblën të thotë çfarëdo që ne duam që ajo të thotë”.

    Ky është problemi që kanë Deshmitaret e Jehovait. Ata mbështetin kaq shumë nga mësimet e tyre në vargje të shkëputura të Biblës, vargje të nxjerra jashtë kontekstit e situatës në të cilën janë përdorur në Bibël. Dhe vërtet, dikush ka llogaritur se gjithsej Deshmitaret e Jehovait, në botimet e tyre, citojnë vetëm 6.5% të vargjeve të Biblës! Por për njeriun që ka pak apo aspak njohuri për Biblën, argumentimet e tyre mund të duken kaq bindëse pasi ata citojnë “kaq shumë” nga Bibla.

    Një nga librat e tyre më të preferuar është libri i Danielit, një tjetër është ai i Zbulesës. Ashtu si kemi thënë edhe njehere tjeter, ata harxhojnë kaq e kaq shumë kohë duke folur vetëm për ngjarjet eskatologjike d.m.th. për ato që kanë të bëjnë me Ardhjen e Dytë të Krishtit dhe për ato ngjarje që lidhen me të si beteja e Armagedonit dhe Mijëvjeçari. Ata u kushtohen kaq shumë këtyre pasazheve e këtyre profecive dhe herë pas here përpiqen t’i interpretojnë në një mënyrë të tillë që të zbulojnë e të dinë se kur do të vijë përsëri Krishti.
    Kur flet me Deshmitaret e Jehovait, habitesh kur sheh se sa shpesh ata u referohen këtyre librave të Biblës dhe të bën shumë përshtypje filli i tyre i interpretimit, pothuaj si një labirint i ngatërruar. është një lëmsh! Dhe vërtet, janë të gabuara pikat nga nisin disa nga argumentimet që çojnë në idetë e tyre. Për shembull, disa nga parashikimet e tyre bazohen në faktin se ata thonë që tempulli çifut në Jeruzalem u shkatërrua prej babilonasve në vitin 607 P.K. (shih librin e tyre Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, botim i vitit 1993, faqe 139), kur në fakt nuk është kështu. Megjithëse Jeruzalemi u sulmua në vitin 607 P.K., tempulli nuk u shkatërrua deri në vitin 587 P.K., pra 20 vjet më vonë. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur dëgjojmë argumentimet e tyre - ato mund të tingëllojnë bindëse për njeriun që nuk e njeh Biblën, por në fakt ato mund edhe të mos bazohen në asnjë fakt historik!

    Disa shembuj profecish të rreme prej tyre
    Mbi historinë e Deshmitareve te Jehovait, përmendëm disa nga profecitë false bërë nga udhëheqësit e sektit gjatë historisë së tyre. Ndoshta më i njohuri nga parashikimet e rreme të sektit të tyre, bërë nga Rasëlli, është ai që thotë se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914 dhe se Krishti do të kthehej atëherë. Kjo do të ishte, sipas tyre, fillimi i futjes së Mbretërise së Perëndisë mbi Tokë. Edhe pse më vonë e pranuan që parashikimet e tyre nuk iu dolën, ata akoma thonë se në 1914-ën filloi Parousia (Ardhja apo Prezenca) e Dytë e Krishtit. Në librin e tyre Lajmi i mirë i cili na bën të lumtur, botuar në Beograd më 1983, ata thonë: “...Jehova më 1914 e ka marrë pushtetin dhe përmes mbretërisë së Krishtit ka filluar të mbretërojë mbi Tokë”, dhe “...Dëshmitarët e Jehovës nga 1914-ta në mbarë Tokën kanë lajmëruar se mbretëria e Krishtit është e pranishme” (faqet 162, 163).
    Ata thonë se Ardhja e Dytë e Krishtit do të jetë e padukshme: “ai vjen...dhe prandaj është i padukshëm...”, “kthimi i tij do të ishte i padukshëm” dhe “Kthimi i Krishtit është i padukshëm” (Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, fq. 143, 146, 147). Ata kanë një pikëpamje të gabuar për Ardhjen e Dytë të Krishtit. Bibla na mëson qartë se Ardhja e Tij do të jetë e dukshme (shih më poshtë).
    Një profeci tjetër e tyre false, e cila njihet mirë, është ajo që u bë nga Radhërfordi në fillimet e shekullit të 20-të. Ajo kishte të bënte me atë që Mbretëria e Krishtit do të vendosej në Tokë më 1925 dhe se disa patriarkë të DhV-së (Abrahami, Isaku, Jakobi dhe të tjerë) do të ringjalleshin në këtë kohë për t’u bërë udhëhëqësit e Mbretërisë. Kur data e supozuar prej tij për Ardhjen dhe ringjalljen erdhi e iku dhe kur nuk u pa të ndodhte ndonjë nga këto gjëra, këta zëra heshtën dhe çdo gjë u mbulua. Radhërfordi arriti deri atje sa të ndërtonte në San Diego të Kalifornisë një shtëpi të veçantë që e quajti Beth Sarim, shtëpi në të cilën ata do të banonin. Por, së fundi, kur ata nuk u shfaqën, vetë Radhërfordi shkoi të banonte në shtëpinë e veçantë që kishte ndërtuar dhe e përdori atë si të tijën!
    Profecia më e fundit false e një natyre të tillë madhore, që u bë prej sektit të Deshmitareve te Jehovait, kishte të bënte me mësimin se Armagedoni dhe fillimi i Mbretërisë Mijëvjeçare të Krishtit do të ndodhte në vitin 1975. Kjo është një profeci që flet për një kohë kaq të vonë sa ata natyrisht që duhet të dinë diçka rreth saj. Ndoshta mund ta kuptojmë që ata mund të mos dinë për profecitë false të Rasëllit në shekullin e 19-të, por nuk ka arsye pse ata të mos dinë rreth profecisë për 1975-ën, sidomos nëse kanë qenë në atë kohë. Por, kur flet me nje Deshmitar te Jehovait, zbulon se shumë pak prej tyre dinë për ato që u thanë prej sektit të tyre në atë kohë. Gjithçka është mbuluar në një mënyrë të tillë që ata të mos dinë e mos zbulojnë gjë.

    Fjalët e qarta të Shkrimeve
    Në mësimin eskatologjik të Tij të cilin e dha javën para Kryqëzimit, Jezui e bëri më se të qartë se ASKUSH nuk do ta dijë kohën e Ardhjes së Tij të Dytë. Lexo se ç’thotë Ai te Mateu 24:36: “Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Ati im”. Asgjë nuk mund të jetë më e qartë se kjo! Kjo është një deklaratë e pastër dhe e qartë që bëhet lidhur me këtë çështje. Lexo edhe te Veprat 1:7: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet”.
    Apostull Gjoni, tek Zbulesa 1:7, bën një deklaratë tjetër të qartë d.m.th. që Ardhja e Dytë e Krishtit do të jetë diçka E DUKSHME, e parë nga të gjithë, çdo sy do ta shohë Atë. Ajo nuk do të jetë diçka e fshehtë apo e padukshme, por do të shihet qartë prej të gjithëve. Gjithashtu, te Mateu 24:30 Jezui tha se shenja e Birit të Njeriut do të shfaqet në qiell dhe se gjithë kombet do të shohin Birin e Njeriut duke ardhur.

    Cili duhet të jetë qëndrimi ynë?
    Në gjithë këtë çështje të eskatologjisë dhe profecisë do t’u rekomandonim besimtarëve të mbanin të njëjtin qëndrim që edhe vetë apostull Pjetri mbajti në lidhje me shkrimet e Palit: “...sikurse ju ka shkruar edhe vëllai ynë i dashur Pal, sipas diturisë që iu dha; ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrembërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre” (2 Pjetri 3:15-16).
    Madje edhe i madhi apostull Pjetër pa se kishte gjëra në Bibël që ishin të vështira për t’u kuptuar. Ai nuk pretendoi se dinte dhe kuptonte gjithçka edhe pse ishte apostull. Ai e pranoi se Fjala e Perëndisë ishte më e madhe se ai vetë! Nevojitet që edhe ne të kemi të njëjtin qëndrim. Gjithmonë do të ketë gjëra që nuk do t’i kuptojmë në Fjalën e Perëndisë. Askush prej nesh nuk ka arritur deri atje sa të ketë kuptuar gjithçka. Nevojitet të kemi një qëndrim të përulur. Në qoftë se mendojmë se i kemi gjetur dhe i dimë gjithë përgjigjet, në realitet tregojmë vetëm arrogancën tonë dhe faktin se sa injorantë jemi në të vërtetë! Dhe këtë lloj njerëzish na e përshkruan edhe Pjetri - ata i shtrembërojnë Shkrimet, për përhumbjen e tyre!

    3–Bibla në përkthimin Bota e Re

    Organizata e Deshmitareve te Jehovait, për të mësuar anëtarët e saj, ka nxjerrë një version të sajin të Biblës në anglisht. Ky version quhet përkthimi Bota e Re (BR). Ata thonë se versione të tjera të Biblës janë të gabuara dhe të pasakta, përmbajnë keqpërkthime, gabime etj. Ata thonë se versioni i tyre, BR-ja, është një version shumë më korrekt dhe është ai që ka autoritet përfundimtar për ta.
    BR-ja u shtyp për herë të parë më 1950, në ShBA. Ky ishte një prodhim i punës së kryetarëve të organizatës së Deshmitareve te Jehovait në Nju Jork. Qysh atëherë deri më sot ka pasur disa rishtypje të BR-së, secilën me ndryshime nga versioni i mëparshëm.
    Gjëja e parë që bie menjëherë në sy si diçka e çuditshme është fakti se emrat e njerëzve të cilët “përkthyen” këtë version mbaheshin sekret ndaj publikut për shumë vjet dhe se gjithë përpjekjet për të zbuluar saktësisht se kush e kishte përkthyer atë dështonin. Vetëm këto vite të fundit është bërë e ditur se kush u përfshi në punën e përkthimit të BR-së. Organizata e tyre i mbajti sekret për një kohë të gjatë emrat e tyre dhe refuzonte të tregonte se kush ishin ata. Kjo, pa dyshim, bëhej për t’i mbrojtur ata nga hetimet e ndryshme që mund të bëheshin mbi nivelin e diturisë së tyre dhe aftësisë së tyre për të përkthyer nga hebraishtja dhe greqishtja.
    Dikush ka thënë: “A është e mundur t’i besosh një kirurgu apo një avokati në qoftë se ai refuzon të t’i tregojë emrin dhe kualifikimet e tij dhe në qoftë se nuk ke asnjë lloj dëshmie për aftësinë dhe zotësinë e tij?” është e rëndësishme t’i njohim ata që na bëjnë shërbime, por është e një rëndësie më të madhe të njohim ata njerëz të cilëve ua besojmë jetën tonë shpirtërore. Kush ishin ata? Çfarë kualifikimi, aftësie dhe zotësie kishin?
    Deshmitaret e Jehovait e zhgënjyen publikun në këtë pikë aq thelbësore. Ata refuzuan t’i jepnin emrat dhe kualifikimin e anëtarëve të komisionit për prodhimin e BR-së së tyre. Pse gjithë ky sekret i madh? A nuk kishin “përkthyesit” asnjë lloj kualifikimi? Dhe, në fakt, kjo ishte e vërteta! Siç e pamë edhe në kapitullin 1, katër njerëz u morën me përkthimin e BR-së dhe vetëm njëri prej tyre kishte një farë njohurie për gjuhët biblike.

    Ndryshime të qëllimshme dhe keqpërkthime të teksteve tek BR-ja
    Kur bëjmë një studim të përkthimit të BR-së, në krahasim me versionet e tjera të Biblës (d.m.th. ato që janë pranuar prej kishave të krishtere) dhe me origjinalin në greqisht (në rastin e DhR-së), shohim se, tek BR-ja, janë bërë ndryshime të caktuara e të qëllimshme të tekstit në mënyrë që t’u shkojnë për shtat doktrinave të Deshmitareve te Jehovait, d.m.th. ata kanë imponuar doktrinat e tyre në Bibël, në vend që të përkthenin atë që thotë faktikisht teksti greqisht. Më poshtë në këtë kapitull do të shqyrtojmë disa nga këto ndryshime të qëllimshme dhe keqpërkthime.

    Gjoni 1:1
    Ndoshta më i njohuri nga keqpërkthimet e qëllimshme në BR-në është përkthimi tek Gjoni 1:1. Në vend të përkthimit “Në fillim ishte Fjala. Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi” (të cilën specialistët e pranojnë si përkthimin e vërtetë), ata bëjnë një ndryshim shumë të vogël por mjaft domethënës. Formulimi që ata i bëjnë këtij vargu në BR-në (përkthyer në shqip) është: “Në fillim Fjala ishte, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte një perëndi”.
    Ky ndryshim i vogël (shtimi i fjalëve një dhe perëndi në vend të fjalës Perëndi) përbën një përpjekje të madhe për t’ia zhveshur Jezu Krishtit të qenët Hyjni të Tij. Jezui bëhet kështu vetëm “një perëndi”. Duhet të shtojmë se specialistët kryesorë nuk e pranojnë këtë formulim të tillë të tekstit greqisht. Ata bien dakord për faktin që ata janë në gabim këtu.
    Sidoqoftë, ky keqpërkthim tek Gjoni 1:1 ngre një pyetje mjaft interesante. Në qoftë se Jezui është një perëndi, atëherë çfarë do të thotë kjo? Çfarë është një perëndi? Ashtu siç pyesim edhe në kapitullin 4: Çfarë nënkuptojnë saktësisht ata, kur e quajnë Jezuin një perëndi? A mund të na japin një shpjegim bindës për këtë? Sa Perëndi kanë dhe besojnë Deshmitaret e Jehovait? Në qoftë se ata e përkthejnë në këtë mënyrë, atëherë janë politeistë, besojnë në dy Perëndi. Ky keqpërkthim është thjesht një përpjekje e qëllimshme për t’i shtrembëruar Shkrimet, në mënyrë që ato t’u vijnë për shtat doktrinave të tyre. Ata thjesht nuk duan të besojnë se “Fjala ishte Perëndi” d.m.th. që Jezui është Perëndi.
    Është diçka interesante që e njëjta formë gramatikore e cila gjendet në origjinalin greqisht tek Gjoni 1:1 (d.m.th. që fjalës theos i mungon nyja shquese), përsëritet edhe tek vargjet 1:6,12,13. Megjithatë, në këto vargje, Deshmitaret e Jehovait, në BR-në e tyre, kanë përkthyer me fjalën Perëndi dhe jo me shprehjen një perëndi. Kjo përbën një kontradiktë. Ata përgjigjen e thonë se fjala në vargjet 6, 12 dhe 13 përdoret për Atin dhe jo për Birin dhe për këtë duhet të jetë Perëndi dhe jo një perëndi. Kjo thjesht na zbulon ndryshimin e qëllimshëm që është bërë në përkthimin e tyre. Ata nuk duan të pranojnë që Jezui është Perëndi. Fakti që në vargun 1 fjalës theos i mungon nyja shquese nuk do të thotë që ajo nuk mund të përkthehet si Perëndi. Arsyeja pse i mungon nyja shquese është thjesht që në atë varg zbatohet një rregull e veçantë gramatikore të greqishtjes së vjetër.
    Ata e bëjnë pyetjen: “Si ka mundësi që Fjala të jetë me Perëndinë dhe të jetë Perëndi në të njëjtën kohë?” Përgjigjja për këtë është kjo: “Ai që, prej natyre, është Perëndia, është, prej natyre, edhe Fjala; d.m.th. Jezui ka natyrë hyjnore, Ai shpreh se kush është Perëndia”. Kjo është një zbulesë e thellë, e lavdishme dhe madhështore. Perëndia është një Perëndi triun që na e ka zbuluar Vetveten në Personin e Zotit Jezu: “Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne...” (Gjoni 1:14). Jezui nuk është një qenie e krijuar; Ai ka ekzistuar nga gjithë përjetësia dhe nëpërmjet Tij ne mund të arrijmë ta njohim Perëndinë e gjallë dhe të vërtetë!

    Kolosianët 1:16-17
    Në tekstin greqisht të këtyre vargjeve, fjala greke allos, për fjalën tjetër, nuk gjendet aspak. Sidoqoftë, në përkthimin e tyre për këto vargje, ata e kanë shtuar këtë fjalë jo më pak se katër herë! Kjo është një përpjekje për të bërë që të duket se Jezui është një pjesë e Krijimit të Perëndisë, d.m.th. që Ai është një qenie e krijuar dhe jo vetë Krijuesi i përjetshëm. Po e japim më poshtë versionin e tyre nga BR-ja, përkthyer në shqip, dhe vetë lexuesi do të kuptojë atë ndryshim të madh që sjell futja e kësaj fjale. Përemri vetor nënkupton natyrisht Jezuin:
    “...sepse me anë të tij u krijuan të gjitha gjërat [e tjera] që janë në qiejt dhe mbi dhe, gjërat e dukshme dhe gjërat e padukshme; çfarëdo që të ishin - frone apo zotërime apo principata apo pushtete. Të gjitha gjërat [e tjera] janë krijuar nëpërmjet tij dhe për të. Gjithashtu, ai është përpara gjithë gjërave [të tjera] dhe me anë të tij të gjitha gjërat [e tjera] erdhën në ekzistencë...”

    Gjoni 8:58
    Në këtë varg Jezui thotë: “Para se të lindte Abrahami, UNE JAM”. Çifutët e kuptuan menjëherë se çfarë po thoshte Jezui dhe menjëherë morën gurë për ta vrarë meqë mendonin se blasfemoi. Sigurisht, këtu, Ai e kishte fjalën për ekzistencën e Tij të përjetshme. Ai nuk tha: “Para se të lindte Abrahami, unë isha”, apo: “Para se të lindte Abrahami, unë ekzistoja”, por “UNE JAM”. Fjalët greke për këtë janë ego eimi. Folja eimi është në mënyrën dëftore të kohës së tashme dhe mund të përkthehet vetëm unë jam.
    Megjithatë, le të shohim se çfarë kanë bërë Deshmitaret e Jehovait me këtë varg! Në botimin e parë të BR-së, në vitin 1950, ata kanë dhënë përkthimin me fjalët “unë kam qenë” dhe e quajtën këtë “koha e kryer e pashquar”. Ky është një budallallëk, sepse nuk ekziston një kohë foljore e tillë. Kjo tregon thjesht injorancën e dalluar të përkthyesve të BR-së. Në botimin e mëvonshëm të BR-së, ata e kishin kuptuar gabimin e tyre dhe e quajtën “mënyra dëftore e kohës së kryer”. Por përsëri, e kishin gabim. Ai njeri, që di sado pak nga greqishtja e DhR-së, e di se ego eimi është mënyra dëftore e kohës së tashme!
    Shikojmë që edhe këtu ndodh e njëjta gjë - një përpjekje nga ana e përkthyesve për të imponuar doktrinën e tyre në Bibël. Në qoftë se kjo shprehje përkthehet “unë kam qenë”, atëherë Jezuit i zhvishet ekzistenca e Tij e përjetshme, pra, të qenët Hyjni. “Unë jam” sugjeron të qenët Perëndi dhe ishte kjo ajo që po thoshte Jezui. Ai po barazonte Veten me Perëndinë dhe pikërisht kështu e kuptuan drejt çifutët atë që po u thoshte Ai.

    Futja e emrit “Jehova” në tekstet e DhR-së në BR-në
    Deshmitaret e Jehovait e theksojnë me të madhe se emri i Perëndisë në hebraisht është Jehova (kur në fakt ky është vetëm njëri nga emrat e Tij). Për këtë, emri Jehova në BR-në e tyre, shfaqet shpesh. Sidoqoftë, fjala greke që përdoret për Perëndi në DhR-në, është fjala θεος, theos, ndërsa për Zot, është fjala κυριος, kyrios. Këto fjalë greke mund të përkthehen vetëm me fjalët Perëndi dhe Zot. Gjithashtu, ato janë fjalë greke dhe jo hebreje. Fjala hebreje Jehova nuk gjendet në tekstin greqisht të DhR-së.
    Megjithatë, kur lexojmë DhR-në në BR-në, mund të shohim se ata e kanë futur emrin Jehova në shumë pjesë. Në qoftë se e shohim çështjen më nga afër, na bëhet e qartë pse e kanë bërë këtë. Përsëri, ata e kanë bërë këtë për të mbështetur doktrinat e tyre, d.m.th. kanë imponuar idetë dhe doktrinat e tyre në Bibël në vend që ta pranojnë atë që faktikisht thotë Bibla.
    Për shembull, mund të marrim versionin e tyre nga BR-ja, përkthyer në shqip, tek Romakët 14:8-9:
    “...sepse edhe nëse rrojmë, rrojmë për Jehovain, edhe nëse vdesim, vdesim për Jehovain. Pra, edhe po të rrojmë edhe po të vdesim, ne i përkasim Jehovait. Sepse për këtë qëllim vdiq edhe Krishti dhe u kthye në jetë, që të jetë Zot mbi të vdekurit dhe të gjallët”.
    Në vargun 8, fjala greke kyrios gjendet tri herë dhe çdo herë është keqpërkthyer me fjalën Jehova në vend të fjalës së duhur Zot. Në vargun 9 fjala kyrios gjendet një herë dhe përkthehet Zot. Pse? Duket qartë pse-ja! Në qoftë se do të ishte përkthyer Jehova, kjo do të thoshte që Jezui të ishte Jehova i të vdekurve dhe i të gjallëve, d.m.th që Jezui është Jehova!

    Vargje të tjera interesante në BR-në
    Ka edhe disa vargje të tjera shumë interesante tek BR-ja. Një i tillë gjendet tek Isaia 9:5. Deshmitaret e Jehovait e pranojnë se ky ka të bëjë me Jezuin, Birin që u profetizua se do të lindte. Vargu tek BR-ja e quan Atë “Perëndi i fuqishëm”. Jezui këtu quhet Perëndi! Kur i pyet ata thone: “Po ja, nuk e quan Atë të gjithëfuqishëm, për këtë Ai nuk mund të jetë Perëndia”. Po a është Jezui Perëndi, apo jo? Çfarë thotë vargu? Shumë herë në shkrimet e DhV-së, Perëndia quhet Perëndia i Fuqishëm dhe fjala i Gjithfuqishëm nuk përdoret për çdo rast. Shihni, p.sh., tek Isaia 10:20,21 ku Jehovai quhet i Fuqishmi.
    Një pjesë tjetër interesante e BR-së gjendet tek Zbulesa 1:8 ku ata e kanë përkthyer se Jehova thotë se është Alfa dhe Omega, duke abuzuar këtu me emrin Jehova, siç e kemi thënë edhe më sipër. Megjithatë, tek Zbulesa 22:13-16, na thuhet qartë se është Jezui, Ai që i thotë këto fjalë (vargu 16) dhe Ai e quan Veten Alfa dhe Omega (vargu 13)! Prej kësaj, meqë ka vetëm një Alfa dhe Omega, Jezui është Jehova!
    Sidoqoftë, nga shembujt e mësipërm mund të shohim se në tekstin e BR-së janë bërë mjaft ndryshime të qëllimshme, në mënyrë që t’u shkojnë për shtat doktrinave të Deshmitareve te jehovait. Atyre u mësohet që thjesht të besojnë dhe të gëlltisin gjithçka që u serviret. Ata kritikojnë pa pushim pothuaj çdo përkthim tjetër të Biblës nga të krishterët, por nuk arrijnë të bëjnë një studim objektiv të BR-së së tyre.
    Atëherë, as që diskutohet se BR-ja është një dokument që nuk mund të besohet dhe që nuk ka asnjë autoritet shpirtëror. Ai nuk është një përkthim i saktë e besnik i Biblës. Në këtë përkthim, doktrinat e Biblës janë ndryshuar në një mënyrë të tillë që t’u shkojnë për shtat mësimeve të Deshmitareve te Jehovait. Ata i kanë marrë tekstet ekzistuese dhe i kanë ndryshuar, duke futur doktrinat e tyre në to, dhe kështu kanë formuar një Bibël të tyren, duke ndryshuar Fjalën e Perëndisë.
    Mjaft mësues të mirënjohur të Biblës, të cilët kanë një njohuri të thellë të greqishtes dhe që janë marrë me punën e përkthimit të Biblës, nuk i pranojnë ndryshimet që i janë bërë asaj prej Deshmitareve te Jehovait. Të gjithë thonë se keqpërkthimin që ata i bëjnë Gjonit 1:1 është i gabuar dhe nuk mund të pranohet.

    Paralajmërimi tek Zbulesa 22:18-19
    Tek Zbulesa 22:18-19 jepet një paralajmërim mjaft i ashpër për ata që u shtojnë apo u heqin fjalëve të shkruara dhe natyrisht, në parim, ky paralajmërim përfshin të gjitha Shkrimet. Askush nuk e ka të drejtën që të luajë me Fjalën e Perëndisë dhe qëllimisht t’i ndryshojë fjalët e saj që, si e si, këto të përputhen me idetë e tij. Kushdo që bën një gjë të tillë është përgjegjës para Perëndisë për atë që ka bërë dhe duhet të japë llogari para Tij.


    4–Hyjësia e Krishtit

    Deshmitare e Jehovait, meqenëse e mohojnë Trininë nuk besojnë se Jezui, Biri Perëndi, ka ekzistuar që nga përjetësia, por thonë që Ai ishte një krijesë e Atit Perëndi. Ata thonë se Perëndia Jehova krijoi së pari perëndinë Jezu. Kjo, sigurisht që është e gabuar, por ata përpiqen ta mbeshtesin këtë në fraza të tilla si p.sh. te Kol. 1:15 ku thuhet se Krishti është i parëlinduri mbi gjithë krijimin. Ata e interpretojnë në mënyrë të gabuar fjalën “i parëlindur” duke thënë se ajo ka kuptimin “gjëja e parë e krijuar”; mirëpo fjala “i parëlindur” në Shkrimet nuk ka të bëjë aspak me krijimin apo me të qenët i krijuar, por flet në fakt për “një përparësi në pozitë, një pozitë sunduesi, një pozitë autoriteti”. Fjala është “i parëlindur” dhe jo “i parëkrijuar”! (Shih tek Rom. 8:16-17,29 për të parë kuptimin e vërtetë të fjalës “i parëlindur”).
    Ata përpiqen gjithashtu që më kot të argumentojnë këtë ide me atë që thuhet te Fjalët e Urta 8:22-26, ku e shikojmë Krishtin si personifikimin e urtësisë së Perëndisë. Ata, duke u nisur nga v22, thonë se Krishti duhet të ketë pasur një fillim, d.m.th. Ai është krijuar. Por folja hebreje “më kishte ndë kryet” [sipas përkthimit të vjetër të Kristoforidhit] (ose, “më zotëroi” sipas përkthimit të sotëm Diodati i Ri), ka kuptimin “më lindi” (në anglisht “begat”), jo “më krijoi”. Këtu ata bëjnë edhe dy gabime të tjera: së pari, para krijimit të botës nuk ekzistonte koha, por përjetësia, prandaj Krishti duhet të jetë që nga përjetësia si në v23 (dhe kështu jo i krijuar, por, në lidhje me faktin e mësipërm që u lind, i lindur nga përjetësia - shih edhe te Gjoni 1:18); dhe së dyti, nëse ata thonë që Krishti është personifikimi i urtësisë së Perëndisë dhe se Ai kishte një fillim, ata duhet që logjikisht edhe të thonë se Perëndia nuk kishte urtësi nga përjetësia dhe iu desh të krijonte urtësinë e Tij. Sigurisht që ky është një budallallëk trashanik. Nëse Perëndia nuk pati urtësi që nga përjetësia, atëherë Ai thjesht nuk është Perëndi!
    Ata thonë disa gjëra që tregojnë se ata besojnë që Jezui është princi kryeengjëll, Mikaeli, që përmendet te Danieli dhe Juda 9. Në revistën e tyre Kulla e Rojës të datës 1 maj 1994, në faqen 6 thuhet: “Libri i Zbulesës shpjegon: «Pastaj në qiell shpërtheu një luftë: Mihaeli [Jezu Krishti i ringjallur] dhe engjëjt e tij...»”. Por kjo është e pamundur pasi engjëjt nuk mund të adhurohen, vetë ata thonë se vetëm Perëndia mund të adhurohet (Zbul. 22:8,9) kurse ne shohim se Jezui u adhurua dhe e pranoi adhurimin (shih te kapitulli 11); gjithë engjëjt e Perëndisë urdhërohen që të adhurojnë Krishtin (Heb. 1:6). Kështu, si mund të jetë Jezui Mikaeli? Jezui është më i madh se engjëjt (Heb. 1:4-6) dhe kështu, më i madh edhe se Mikaeli.

    Ka shumë thënie në Bibël të cilat na flasin qartë për hyjësinë e Jezu Krishtit, d.m.th. që na tregojnë hapur se Ai ishte Perëndia i trupëzuar në mish, apo që Ai ka natyrë hyjnore. Le t’i shohim ato me radhë.

    Isaia 9:5
    “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes”.
    Gjithë mësuesit e Biblës dhe në të vërtetë edhe vetë DJ-të bien dakord në atë që ky varg i referohet Jezu Krishtit. Fjalët e tij janë të qarta: “Perëndi i fuqishëm”. Këtu Jezu Krishti quhet Perëndi. Vini re që Ai nuk quhet një perëndi por Perëndi d.m.th. Perëndi në kuptimin më të plotë të fjalës. DJ-të përpiqen t’i shmangen kuptimit të këtij vargu duke thënë se Ai quhet i fuqishëm dhe jo i gjithëfuqishëm dhe se për këtë arsye nuk mund të themi se e quan Jezuin Jehova. Po vallë, sa Perëndi ka? Një apo dy? Sa Perëndi kanë DJ-të? Mos vallë janë politeistë?
    I pari dhe i fundit
    Ky është një nga emrat e Perëndisë në DhV-në që gjendet tek Isaia 44:6. Jehova është i Pari dhe i Fundit (“dhe përveç meje nuk ka Perëndi”). është më se e qartë që vetëm Perëndia mund ta quajë veten kështu. Sidoqoftë, shohim se Jezui e përdor pikërisht këtë titull për veten e Tij tek Zbul. 1:17 dhe 22:13. Gjithashtu tek Zbul. 1:8 Zoti Perëndi e quan veten Alfa dhe Omega. Përsëri, Jezui i referohet vetes së Tij në të njëjtën mënyrë tek Zbul. 22:13. Kjo na tregon mjaft qartë se Jezui është Perëndi.

    Gjoni 8:54-59
    Vini re mënyrën se si shprehet Jezui në këto vargje: “...para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”. Jo “unë isha” por “UNE JAM”. Nënkuptimi këtu është ky se Jezui po i referohej vetes si UNë JAM-i i Eksodit 3:14 d.m.th. si Jehovai. Dhe pikërisht kjo ishte edhe mënyra si judenjtë e kuptuan. Prandaj donin ta vrisnin me gurë për blasfemi.
    Pati një ngjarje të ngjashme me këtë te Gjoni 10:30-33. Jezui bëri një deklaratë që u interpretua nga judenjtë se Ai po e quante veten Perëndi, interpretim të cilin Ai nuk e mohoi. Kështu ata u përpoqën ta vrisnin me gurë duke thënë: “...të vrasim me gurë... për blasfemi, sepse ti duke qenë një njeri, e bën veten Perëndi”.
    Nëse judenjtë e kishin gabim në kuptimin e fjalëve të Tij në këto dy raste, patjetër që Jezui do ta kishte mohuar dhe do të kishte thënë që nuk i kishte thënë ato fjalë me këtë kuptim. Vërtet, kur shohim përshkrimin e kryqëzimit, kuptojmë se arsyeja e shfaqur për të cilën judenjtë e donin Jezuin të kryqëzuar ishte ngaqë Ai e kishte pohuar se është hyjnor (Mateu 26:63-66). Shih gjithashtu edhe një ngjarje tjetër të ngjashme te Gjoni 5:16-18.
    Zoti drejtësia jonë (JEHOVAI TSEDAKA) (Jer. 23:5-6)
    Përsëri, gjithë mësuesit e Biblës bien dakord se ky varg i referohet Jezu Krishtit. Ai është Filizi i premtuar i Shkrimeve të DhV-së (Isa. 4:2; 11:1-3; Jer. 23:5; 33:15-16; Zek. 3:8-9; 6:12). Shih emrin që i jepet Jezuit këtu - Jehovai Tsedaka. Kjo është mjaft e qartë dhe e pamohueshme. Unë vetë nuk kam gjetur asnjëherë një DJ që mund të ma shpjegojë këtë. Nëse Jezui nuk ishte Perëndia i trupëzuar, atëherë pse këtu quhet Jehova?

    Emanuel
    Ky është emri që gjejmë për Jezuin te Mat. 1:23 që është një përmbushje e profecisë tek Isa. 7:14. Përsëri një referencë shumë e qartë. Jezui quhet Emanuel që do të thotë Perëndia me ne. Jezu Krishti ishte Perëndia i trupëzuar në mish.
    Biri është vula e qenies së Perëndisë
    Ka disa fjalë shumë të rëndësishme që i gjejmë te Hebrenjtë 1 mbi këtë çështje. Që në kapitujt e parë të Hebrenjve shkruesi u tregon lëxuesve të letrës se kush është Jezui. Ai është më i madh se profetët (1:1-2); Ai është më i madh se engjëjt (1:4-14); Ai është më i madh se Moisiu i DhV-së (3:1 e në vazhdim) etj.
    Vini re që te 1:8 Ati Perëndi i thotë Birit: “Froni yt , O Perëndi...” Ati Perëndi këtu e quan Birin (d.m.th. Jezuin) Perëndi! Kjo është një deklaratë e pamohueshme që na tregon se Jezui është Perëndi! Gjithashtu, në vargun 3 thuhet që Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë dhe vula e qenies së Tij. Në vargun 6 shtohet se Ati Perëndi urdhëron engjëjt ta adhurojnë Jezuin. Vetëm Perëndisë i takon adhurimi. Ç’vargje më të sakta se këto të Hebrenjve mund të gjejmë që të na tregojnë hyjësinë e Krishtit? Këtyre mund t’u shtojmë ato që tha Jezui te Gjoni 12:45: “Kush më sheh mua sheh atë që më ka dërguar”, dhe te Gjoni 14:7,10: “Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim... A nuk beson se unë jam në Atin dhe Ati është në mua?”

    Shëmbëllesa e Perëndisë të padukshëm
    Te Kol. 1:15 Krishti përshkruhet si “shëmbëllesa e Perëndisë të padukshëm” d.m.th. Ai është zbulesa e plotë e gjithçkaje që Perëndia është. Ç’është Perëndia, është edhe Krishti. Nëse duam të dimë si është Perëndia, le të shohim Krishtin! Pali vazhdon me këtë te Kol. 1:19 ku thotë se “Perëndisë i pëlqeu që gjithë plotësia e Tij të banonte në Krishtin” dhe te Kol. 2:9 ai vazhdon të thotë se “tek Krishti banon gjithë plotësia e Hyjnisë”.

    Gjoni 1:1,14
    Gjoni 1:1 na tregon mjaft qartë se Krishti është Perëndi. Krishti na përshkruhet si Fjala: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë dhe Fjala ishte Perëndi”. Siç e kemi përmendur edhe në një vend tjetër, i vetmi përkthim i saktë i frazës së fundit të këtij vargu sipas studjuesve më të njohur të Biblës është Fjala ishte Perëndi. Asnjë thënie nuk mund të jetë më e qartë se kjo që të na tregojë se Jezui është Perëndi, por është pikërisht ky vargu që ata e ndryshojnë qëllimisht në përkthimin e tyre për ta bërë atë të thotë se Jezui nuk është Perëndi, por vetëm “një perëndi”. Gjoni 1:14 pason për të thënë se “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne”. Pra është e qartë se Krishti është Perëndia i trupëzuar në mish; Perëndia, në Krishtin, u bë njeri; Krishti është Perëndi-njeriu.
    Gjoni 20:28 “Zoti im dhe Perëndia im”
    Kjo është thënia e famshme e Thomait, ajo që ai i tha Krishtit pas ringjalljes. Thomai e adhuron Atë si Zotin e tij dhe Perëndinë e tij. Vini re që Jezui këtu nuk i refuzon fjalët e Thomait dhe as i thotë se kjo që ai po thotë nuk është e vertetë, gjë që do ta kishte bërë nëse ato do të ishin vërtet të pavërteta.

    Jezui është Jehova
    Mund të shohim, duke krahasuar disa vargje të DhV-së me disa nga vargjet e DhR-së, se Jezuit i atribuohen disa fakte, emra dhe tituj që i atribuoheshin Jehovait në DhV-në, gjë kjo që vërteton hyjësinë e Krishtit.
    Tek Isaia 44:6, Jehovai quhet i Pari dhe i Fundit. Por shohim që Jezui thotë për veten e Tij se është i Pari dhe i Fundit te Zbulesa 22:13. Tek Isaia 9:5, Jezui quhet Perëndi i fuqishëm; tek Isaia 10:20-21 Jehovai quhet Zot i fuqishëm.
    Tek Isaia 43:11 Jehovai thotë: “...përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër” po a del kështu se Jezui nuk është Shpëtimtari i botës? Jehovai thotë te Zak. 12:10 se Ai do të theret. A nuk ishte Jezui Ai që u ther mbi kryq?
    Ashtu siç dihet mjaft mirë, te Gjoni 10:11,14 Jezui tha se Ai vetë ishte Bariu i vërtetë i popullit të Perëndisë. Por pasazhe të tilla në DhV-në si: Psalmi 23:1, Isa. 40:10,11 dhe Ezekieli 34:11-16 thonë se Jehovai është Bariu i popullit të Perëndisë.
    Tek Isaia 43:10 thuhet se besimtarët do të jenë dëshmitarët e Jehovait, por tek Veprat 1:8 thuhet se besimtarët do të jenë dëshmitarët e Jezuit.
    Deshmitaret e Jehovait i kanë sjellë problem vetvetes në përkthimin që i kanë bërë Gjonit 17:11,12 te BR-ja e tyre. Edhe pse përkthime të ndryshme i japin në mënyra paksa të ndryshme këto fjalë - disa versione thonë se Ati ia dha dishepujt Jezuit dhe të tjerë thonë se Ati i dha emrin e Tij Jezuit - ata vetë, në BR-në e tyre, i kanë përkthyer këto fjalë në mënyrën e dytë d.m.th. që Ati i jep emrin e Tij Jezuit. Ja se çfarë thotë BR-ja e tyre: “O Atë i shenjtë, ruaji ata për hesap të emrit tënd të cilin ma ke dhënë mua...Kur isha me ta i kam ruajtur për hesap të emrit tënd që ti ma ke dhënë...”. Sigurisht, për të krishterët, që besojnë në Trininë, kjo çështje ka pak rëndësi (sepse Jehova është emri i Trinisë dhe, për këtë, emri i çdonjërit nga Personat e Trinisë); por për DJ-të, që nuk besojnë në Trininë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ata thonë se Jezui nuk është Jehovai, por këtu, sipas tyre, Ati i jep emrin e Tij, Jehova, Jezuit. Kështu, Jezui është Jehovai sipas vetë versionit të tyre të Biblës!
    Tek Isaia 45:23-24 thuhet se Perëndia është betuar se çdo gju do të përkulet para Tij dhe çdo gjuhë do të betohet për Të. Pali e merr këtë frazë nga DhV-ja dhe e përdor atë për Jezu Krishtin te Fil. 2:10-11 kur thotë se çdo gju do të përkulet dhe çdo gju do të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.
    Tek Isaia 44:6,8; 45:6,14,21, Jehovai thotë se Ai është Perëndia i vetëm dhe se përveç Tij nuk ka Perëndi tjetër. Atëherë, çfarë jemi të detyruar të themi për doktrinën e DJ-ve që thotë se Jezui është “një perëndi” i krijuar prej Jehovait? është mjaft e thjeshtë; kjo do të thotë se ata janë duke kundërshtuar DhV-në dhe se janë politeistë! Ata besojnë në dy Perëndi.

    Natyra e dyfishtë e Krishtit
    Deshmitaret e Jehovait nuk mund të konceptojnë që Jezui është Perëndi për shkak të racionalizmit të tyre. Ata duan të kuptojnë gjithçka me limitet e kufizuara të mendjes së tyre dhe, meqë ata nuk mund ta kuptojnë Trininë (shih tek kapitulli 6) apo ta pranojnë se Jezui është Perëndi Biri, atëherë ata thjesht i mohojnë të dyja këto dhe kështu mohojnë gjithë thëniet tepër të qarta të Biblës, të cilat i përmendëm më sipër.
    Në përpjekje për ta mohuar hyjësinë e Krishtit, DJ-të u referohen gjithë vargjeve që flasin për natyrën njerëzore të Krishtit apo atyre vargjeve ku Jezui tha se Ati ishte më i madh se vetë Ai, dhe pastaj pyesin se si mund të jetë Jezui Perëndi. Kjo thjesht tregon se DJ-të nuk kanë arritur të kuptojnë aspak faktin që Krishti kishte dy natyra. Kjo është arsyeja pse ne flasim për natyrën e dyfishtë të Krishtit.

    Filipianët 2:6-7:
    “[Krishti], edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit...”
    Këto janë vargje shumë të rëndësishme për të kuptuar kush është Jezui në natyrën e Tij. Ai përshkruhet se është “në trajtë Perëndie” dhe në vargun tjetër se mori “trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit”. Kjo na tregon qartë për natyrën e dyfishtë të Krishtit d.m.th. se Ai i ka të dyja, natyrën hyjnore dhe atë njerëzore. Ai kishte natyrën hyjnore dhe veshi edhe natyrën njerëzore. Prandaj dhe Bibla flet për të si Perëndi dhe si njeri. Ka ato vargje që flasin për hyjësinë e Tij, vargje të cilave iu referuam më sipër, por ka edhe shumë vargje që na flasin për natyrën e Tij njerëzore.
    Për shembull, tek 1 Timoteu 2:5 flitet për “Krishtin Jezu njeri”. Në ungjijtë e shohim Jezuin shumë herë të hajë, të pijë, të jetë i lodhur, të jetë duke fjetur; Ai u rrit dhe u bë zdrukthëtar; Ai kishte mish e kocka etj. Natyra njerëzore e Krishtit, siç tregohet në Shkrimet, është e pakundërshtueshme. (Në fakt, nëse Krishti nuk do të kishte pasur natyrë njerëzore, d.m.th. nëse Ai nuk do të kishte qenë njeri i vërtetë, atëherë Ai nuk mund t’i shlyente mëkatet tona. Flijimi i Tij do të kishte qenë i pavlerë për ne. Si njeri Ai mori ndëshkimin që ishte për ne si njerëz, në mënyrë që ne si njerëz të mërrnim faljen (Heb. 2:14-18; 1 Tim. 2:5) - zëvendësim! Po kështu, nëse Ai do të kishte qenë vetëm njeri, flijimi i Tij zëvendësues do të kishte pasur vlerë vetëm për një njeri, por fakti që Ai kishte edhe natyrë hyjnore do të thotë që flijimi i Tij ka vlera pajtuese për gjithë njerëzit. Gjithë njerëzit që besojnë mund të falen sepse zemërimi i Perëndisë për mëkatin u shua krejtësisht për arsye të vdekjes së Krishtit. Krishti mbajti mëkatet e gjithë njerëzve (Isa. 53:4-6,12).
    Kështu gjithë vargjet dhe fjalët që Jezui tha gjatë jetës së Tij tokësore, duhet të kuptohen në dritën e këtij fakti, që Ai kishte dy natyra, jo thjesht një. Ai gjithmonë flet si Perëndi-njeriu. Kështu, shumë nga fjalët e Tij mund të kuptohen në dritën e natyrës së Tij njerëzore dhe shumë të tjera në dritën e natyrës së Tij hyjnore. Ai mund të fliste për Atin si “Perëndia i Tij”; Ai mund t’i lutej Atit dhe ta adhuronte Atë çdo ditë; Ai mund të thoshte se Ati ishte më i madh se Ai; por gjithashtu Ai edhe mund të bënte deklarata të qarta për hyjësinë e Tij që judenjtë kërkonin ta vrisnin me gurë për shkak të atyre që thoshte; Ai mund të thoshte se Ai dhe Ati ishin një; Ai mund të thoshte se gjithkush që kishte parë Atë, kishte parë Atin, e kështu me radhë.
    Nëse ata nuk duan ta pranojnë faktin që Jezui është Perëndi-njeriu, d.m.th. Perëndia i trupëzuar në mish, detyrohemi ta bëjmë pyetjen: “Çfarë është Krishti atëherë? d.m.th. çfarë lloj krijese është Ai?” Ai është “një perëndi” thonë ata, duke iu referuar Gjonit 1:1 në versionin e tyre (fals) të Biblës (shih te kapitulli 3) Por çfarë duan ata të thonë me këtë? Çfarë është “një perëndi”? Dhe si ky “perëndi” u bë njeri 2.000 vjet më parë? Kur u bëhen këto pyetje, DJ-të nuk dinë si të përgjigjen.
    Dhe vërtet, mund të shkojmë edhe më tej. Nëse Jezui është “një perëndi”, atëherë sa Perëndi apo perëndi ka? Ata besojnë në 2 perëndi. Njërin ata e quajnë Jehova (d.m.th. Ati Perëndi) dhe tjetrin Jezu (një “perëndi”). Ata qenkan politeistë! Për çudi, ata e mohojnë të vërtetën e Isaias 43:10 (pikërisht të atij vargu prej të cilit ata marrin edhe emrin e tyre!): “Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër”. Ka vetëm një Perëndi, i cili ka ekzistuar qysh nga përjetësia si një Trini; Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë (shih tek kapitulli 6). Jezu Krishti ishte Perëndia i trupëzuar në mish si Perëndi-njeriu.
    Për më tepër, ashtu siç e pamë edhe më sipër, nëse Krishti nuk kishte të dyja natyrat, edhe atë hyjnore edhe atë njerëzore, atëherë është e pamundur që ne të shpëtohemi. Shlyerja ishte e mundur vetëm ngaqë Krishti i kishte të dyja natyrat. KJO ESHTE NJE ÇESHTJE SHUME E RENDESISHME! Nëse Deshmitaret e Jehovait besojnë se Krishti nuk kishte natyrë të vërtetë njerëzore, atëherë është e pamundur që ata të shpëtohen, pasi ai duhej të vdiste si njeri për mëkatet; dhë nëse nuk besojnë se Ai kishte natyrë hyjnore, po ashtu atëherë është e pamundur që ata të shpëtohen pasi flijimi i Tij do të kishte vlerë vetëm për një njeri!
    Çfarë lloj shlyerje mund të bëhet prej “një perëndie” që nuk ka as natyrë të vërtetë njerëzore dhe as natyrë të vërtetë hyjnore? Mjaft thjesht përgjigjja është kjo: ASNJE shlyerje nuk mund të bëhej që ta shuante zemërimin e Perëndisë mbi mëkatin dhe të sillte shpëtim për gjithë ata që besojnë! Nëse Jezu Krishti nuk ishte Perëndi-njeriu, atëherë ne të gjithë mbetemi në mëkatet tona dhe nuk ka asnjë shpëtim për asnjërin prej nesh! Ata nuk kanë një Shpëtimtar i cili mund t’i shpëtojë vërtet prej zemërimit të Perëndisë! E vetmja gjë që u mbetet atyre është një fe për shpëtim me anë të veprave, në të cilën ata duhet të përpiqen dhe të mundohen për të fituar shpëtimin e tyre! Ata gabojnë kur mendojnë se Jezui është “një perëndi” - kjo është një doktrinë e gabuar dhe e pavlerë që nuk mund t’i shpëtojë, por që thjesht i dënon për të kërkuar shpëtimin me anë të forcave të tyre. Mjerë ata!


    6-Trinia

    Rezultatet e këtyre studimeve të mësipërme na çojnë logjikisht në temën e këtij kapitulli, Trininë.
    Deshmitaret e Jehovait gjithmonë e kanë mohuar doktrinën e Trinisë dhe ky mohim është një nga temat e tyre kryesore. Në revistën e tyre Kulla e Rojës, botuar më 15 shkurt 1994, në faqen 30, thuhet: “A është, pra, Triniteti një mësim nga Bibla? Jo...Ai nuk gjendet në Bibël, dhe as që nuk është pjesë e «mënyrës së krishterë të të menduarit»”. Në kopjen e kësaj reviste, botuar më 1 maj 1994, i gjejmë këto fjalë të mëposhtme: “...duke qenë të mësuar prej Perëndisë, ne nuk besojmë në Trinitetin, por njohim se Jehovai është Më i Larti, se Jezui është Biri i tij dhe se fryma e shenjtë është forca vepruese e Perëndisë”.
    Ata gjithmonë thonë se fjala trini nuk gjendet në Bibël, dhe, për këtë arsye, kjo doktrinë nuk mund të jetë e vërtetë. Sigurisht, ky është një argumentim fals. Fjala trini është thjesht një term teologjik i përdorur për të përshkruar mësimet që Bibla na jep mbi natyrën e Perëndisë. Fakti që një fjalë nuk gjendet në Bibël nuk do të thotë që kjo fjalë nuk mund të jetë e vërtetë ose nuk mund të përdoret! Në fakt, duke përdorur këtë argumentim ata kundërshtojnë e hedhin poshtë vetveten, sepse edhe vetë atyre u pëlqen shumë të përdorin disa fjalë që nuk gjenden në Bibël. Për shembull, fjala teokraci, e cila përdoret për të përshkruar mënyrën në të cilën qeveriset organizata e tyre, nuk gjendet në Bibël. Pra, a duhet ta përdorin ata këtë fjalë në atë masë që e përdorin?
    Një arsye tjetër kryesore që ata nuk besojnë në Trininë është për shkak të racionalizmit të tyre. Ashtu siç e kemi thënë edhe gjetkë, nëse ata nuk mund të kuptojnë diçka me kapacitetin e kufizuar të mendjes së tyre njerëzore, atëherë hamendësojnë se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. “Ne mund të kuptojmë të gjitha misteret!” - thonë ata. Përsëri kjo është diçka e gabuar. Ka shumë gjëra të Perëndisë, natyrës, universit dhe jetës gjithashtu, të cilat as i kuptojmë dhe as mund t’i kuptojmë, por kjo nuk do të thotë se thjesht mund t’i mohojmë ato. Do të ishim të marrë po ta bënim një gjë të tillë! Ata mendojnë se gjithçka rreth Perëndisë është zbuluar dhe prandaj mund të kuptohet; kështu, nëse diçka nuk mund të kuptohet, atëherë kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Por ne thjesht do të thoshim: A e ka kuptuar dhe a do të arrijë njeriu të kuptojë plotësisht ndonjëherë Perëndinë e përjetshëm dhe të pakufi që krijoi këtë univers në të cilin ai jeton vetëm me mendjen e tij të kufizuar, të vogël (dhe mëkatare!)? Jo, sigurisht që jo! Le ta lëmë Perëndinë të jetë Perëndia dhe të pranojmë se gjithmonë do të ketë shumë gjëra rreth Perëndisë, të cilat nuk do t’i kuptojmë dot. Te LiP. 29:29 lexojmë: “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe bijtë tanë për gjithnjë”.
    Problemi tjetër kryesor që kanë Desmitaret e Jehovait është se ata nuk duan të pranojnë zbulesën e Biblës mbi Perëndinë. Meqenëse nuk mund ta kuptojnë atë plotësisht, ata i mohojnë ato që s’mund t’i kuptojnë, dhe pastaj fillojnë të imponojnë idetë e tyre në Bibël e përpiqen ta bëjnë që Bibla të thotë atë që ata dëshirojnë të thuhet prej saj, në vend që të pranojnë thjesht dhe me përulësi atë që Bibla thotë. Vendosin ata se ç’duhet të thotë Bibla, në vend që të lënë Biblën të thotë saktësisht atë që thotë pavarësisht nga fakti se sa e vështirë është nganjëherë për të kuptuar atë që thotë.
    Kështu racionalizmi i tyre thotë: “Si mund të jetë Perëndia 3 në 1, ose 1 në 3? Mos ka 3 Perëndi?” Dhe, meqenëse nuk e kuptojnë mësimin e Biblës mbi Trininë, ata e mohojnë atë plotësisht.

    Janë tre Persona
    Ka vende të shumta në shkrimet e DhR-së ku shohim tre Personat përbri njëri-tjetrit. Më poshtë po japim disa nga referimet.
    Mateu 28:19 “...duke i pagëzuar ata në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë...” Vini re që këtu thuhet në emër (njëjës) të tre Personave. Një emër, tre Persona! Dhe, cili është ky emër?
    2 Kor. 13:13 “Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë”. Fjala Perëndisë në këtë varg duket që përdoret për Atin, por nuk do të thotë se Zotit Jezu dhe Frymës së Shenjtë u mungon natyra hyjnore pasi vargje të tjera në Shkrimet, siç e kemi parë tashmë, na tregojnë për natyrën e tyre hyjnore.
    Mateu 3:16-17 “Dhe Jezui, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të; dhe ja një zë nga qielli që tha: «Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur»”.

    Secili Person ka natyrë hyjnore
    Kemi parë në kapitullin 4 se Jezui është Perëndi, d.m.th. që Ai ka natyrë hyjnore. Ai është Perëndi-njeriu. Gjithashtu, kemi parë në kapitullin 5 se Fryma e Shenjtë është Qenie frymore, një Person me natyrë hyjnore, d.m.th. që është Perëndi. Dhe, sigurisht, fakti që Ati është Perëndi është i pakundërshtueshëm. Atëherë ç’mund të themi? Kemi tri Perëndi të veçantë, apo një Perëndi triun?

    Ka vetëm një Perëndi
    Fakti që ka vetëm një Perëndi na jepet mjaft qartë në Bibël. Shih tek LiP. 6:4: “Dëgjo, Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm”; Rom. 3:30: “...sepse ka vetëm një Perëndi...”; Jakobi 2:19: “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen!”

    Jehovai është Perëndi triun
    Atëherë kjo na çon te doktrina e Trinisë si e vetmja rrugë për t’i shpjeguar të gjitha faktet që na paraqiten mbi Perëndinë në Bibël. Ka vetëm një Perëndi, i cili ekziston përjetësisht në tre Persona; Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë. Ka tre Persona në një Perëndi. Ka një Qenie hyjnore, e cila ekziston në tre Persona. Këta tre Persona përbëjnë Hyjninë ose Qenien e Perëndisë.
    Përsëri, nuk themi se e kuptojmë këtë doktrinë plotësisht. Por kjo nuk do të thotë që, thjesht meqë nuk e kuptojmë plotësisht, ose nuk arrijmë ta konceptojmë këtë gjë në mendjen tonë, duhet ta mohojmë atë. Nëse e mohojmë, atëherë thjesht po mohojmë ato që Bibla na i thotë mjaft qartë për Qenien dhe natyrën e Perëndisë. Nëse mohojmë Trininë, atëherë duhet ta mohojmë hyjësinë e Krishtit gjë të cilën nuk mund ta bëjmë se kjo na jepet mjaft qartë në Bibël. Megjithëse fjala ‘trini’ nuk gjendet në Bibël, doktrina e Trinisë na zbulohet mjaft qartë në të.
    Deshmitaret e Jehovait besojnë se Ati (Jehovai siç thonë ata) krijoi Jezuin Birin, një perëndi. Për ta Jehovai është një Perëndi jotrini. Në fakt, Bibla mëson se Jehovai është Perëndia triun. Jehovai është trini! Ja pse Ati quhet Jehovai, ja pse edhe Biri Jezu (Filizi, ose Mesia) quhet Jehovai te Jer. 23:5-6, ja pse Fryma e Shenjtë quhet Fryma e Jehovait, ose Fryma e Zotit (Isa. 61:1). Kjo na shpjegon pse Bibla i referohet engjëllit të Zotit si Zoti (Jehovai) dhe jo thjesht si engjëlli i Zotit (Gjyq. 6:11-12,14,16,18,20). Na shpjegon edhe se pse Jehovai mundi t’i paraqitej Abrahamit në formë njeriu dhe të fliste me të para çadrës së tij (Zan. 18:1-2,10,13-14,17-33), e kështu me radhë.

    Arianizmi dhe Kuvendi i Nicës
    Doktrina e Trinisë gjithmonë është pranuar si e vërtetë biblike nga kishat historike të krishtere nëpër shekuj. Doktrina u formua për herë të parë gjatë mbledhjes së njëri prej Kuvendeve të Kishës së hershme, në Nicë në shekullin e 4-t. Arsyeja pse nuk ishte formuar para kësaj kohe ishte se kjo doktrinë nuk ishte kundërshtuar më parë.
    Pikërisht në këtë kohë, një njeri i quajtur Ari u ngrit dhe i bëri një sfidë mësimit se Jezui kishte natyrë hyjnore. Drejtuesit e hershëm të Kishës u detyruan të mblidhen së bashku për të shqyrtuar me hollësi këto doktrina dhe të formulonin atë që Kisha besonte. Ishin njerëz si Athanasi, ata që, me anë të Shkrimeve argumentuan fuqimisht dhe bindshëm se Jezui kishte natyrë hyjnore dhe që vërtetuan mësimet e Shkrimeve përballë mësimeve të gabuara të njerëzve si Ariu. Në fakt, nëse studjojmë mësimet e Ariut (për sa u përket mësimeve të tij të gabuar për natyrën e Krishtit), do të shohim se duket mjaft qartë që ato janë të ngjashme me mësimet e DJ-ve të ditëve të sotme. Nuk ka asgjë të re nën diell! Mësimet e tyre janë thjesht një ridalje në dritë e mësimeve të njerëzve të tillë si Ariu në kishën e hershme.


    5–Vetëm 144.000? Mos ka dy klasa besimtarësh?

    Deshmitaret e Jehovait thonë se ka dy grupe besimtarësh. Sipas tyre Jehovai ka caktuar një grup prej 144.000 besimtarësh të cilët do të jenë udhëheqësit e Mbretërisë së Tij dhe që do të ndihmojnë në mbretërimin e Tij, duke sunduar mbi pjesën tjetër të besimtarëve. Klasa e parë, të 144 mijët, janë ata që kanë lindur sërish dhe do të shkojnë në qiell e do të sundojnë që prej atje me Jehovain; klasa e dytë janë pjesa tjetër e besimtarëve, që nuk mund të lindin sërish dhe që nuk do të shkojnë në qiell, por do të kalojnë përjetësinë në një parajsë tokësore, duke u sunduar prej 144 mijëve që nga qielli.
    Këtë e mëson libri i tyre Ti mund të jetosh përgjithmonë në Parajsë mbi Tokë. Tek faqja 124 i gjejmë këto fjalë: “Prandaj, sipas Biblës, jo të gjithë njerëzit e mirë shkojnë në qiell, por vetëm 144.000 individë besnikë dhe të sprovuar që duhet të mbretërojnë me Krishtin”.
    Dhe tek faqja 126 shkruhet: “...së bashku me [Krishtin] do të mbretërojnë në qiell 144.000 individë të marrë prej racës njerëzore”.
    Dhe tek faqet 125 e 126 thuhet: “Përfundimisht, vetëm 144.000 individë gjithsej do ta formojnë «kongregacionin e Perëndisë». Vetëm pak prej këtyre, një mbetje, janë akoma mbi tokë. Të krishterët që shpresojnë për të jetuar përgjithmonë mbi tokë e pranojnë udhëheqjen frymore të pjesëtarëve të këtij «kongregacioni të Perëndisë së gjallë». Bibla, këtë kongregacion prej 144.000 pjesëtarësh, e quan edhe me shprehje të tilla si «nusja, gruaja e Qengjit», «trupi i Krishtit», «tempulli i Perëndisë», «Izraeli i Perëndisë» dhe «Jeruzalemi i Ri»”.
    Ata përdorin shumë vargje nga Bibla për të arritur në këto besime, por qëllimi i këtij libri nuk është të analizojmë thellësisht e të shpjegojmë saktësisht se si i përdorin ata Shkrimet duke u përpjekur ta provojnë këtë. Sidoqoftë, ata përdorin atë pasazh te Mateu 24:45 që të thonë se ka dy klasa të veçanta besimtarësh (një keqinterpretim trashanik i këtij vargu!): “Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t’u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?”
    Në interpretimin e tyre ata thonë se shtëpiarët janë masa e besimtarëve të zakonshëm dhe “Klasa e Shërbëtorëve Besnikë dhe të Mençur” (në anglisht “The Faithful and Wise Servant Class”), siç e quajnë ata, janë 144.000-ët që sundojnë me Jehovain dhe ushqejnë të tjerët. është pikërisht ky varg që flet për këtë “klasë” ai që ka bërë që sekti të sundohet prej Trupit Udhëheqës në Nju Jork dhe që autoriteti e mësimet e këtij trupi udhëheqës të jenë të padiskutueshme. Fundja, këta udhëheqës janë pjesëtarë të 144.000-ve e janë caktuar prej Jehovait për të ushqyer të tjerët! Kjo na ndihmon të kuptojmë pse, çdo javë në Sallat e Mbretërisë (vendet ku ata takohen), gjithë DJ-ve u mësohen të njëjtat mësime që u mësohen edhe grupeve të tjera (shih tek faqja 2 në revistat e tyre Kulla e Rojës). Ky është ushqimi i tyre prej së larti! Numri 144.000 është marrë nga shkrime të tilla si Zbulesa 7:2-8 e 14:1-5 dhe i vihet këtij grupi udhëheqësish.
    Kështu, ata besojnë se vetëm një numër i caktuar (144.000) njerëzish të privilegjuar mund të lindin sërish dhe të kalojnë përjetësinë në qiell pas Krijimit të Ri. Besimtarët e tjerë, pas Krijimit të Ri, do të kalojnë përjetësinë mbi Tokë, të sunduar prej qiellit nga Jehovai me anë të kësaj klase 144 mijëshe prej shërbëtorësh të vajosur. Ja pse njëri nga librat e tyre mban titullin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Pra grupi tjetër, në fakt shumica dërrmuese e besimtarëve, nuk kanë asnjë shpresë për të lindur sërish, për të shkuar në qiell. Ata nuk kanë asnjë shpresë se ndonjëherë do të gëzojnë praninë e Perëndisë së tyre. Jeta për ta nuk ka shpresë tjetër veç përpjekjeve të tyre për të qenë besimtarë të mirë që mundohen për të jetuar në një mënyrë që i pëlqen Perëndisë që të mundë të mbijetojnë pas Armagedonit dhe që pastaj të presin të kalojnë përjetësinë në këtë Tokë. Ata thonë se ky ishte qëllimi fillestar i Perëndisë me Adamin, d.m.th. që ai të jetonte përgjithmonë në Tokë dhe, sipas tyre, kështu duhet të jetë edhe tani, d.m.th. që besimtarët duhet të mbeten përgjithmonë në Tokë. Por, a nuk gëzoi Adami praninë e afërt të Perëndisë duke ecur me Të në agimin dhe muzgun e freskët të Edenit? Atëherë pse të mos shpresojnë të gëzojnë praninë e afërt të Perëndisë në përjetësi edhe gjithë besimtarët e tjerë?
    Për cilët u shkruan letrat e DhR-së?
    Pali u thotë besimtarëve në Romë se ata kanë marrë Frymën e birërisë dhe se kanë dëshminë e Frymës brenda tyre se janë bij të Perëndisë, duke e njohur dhe duke e quajtur Perëndinë Atë të tyre (Rom. 8:15-16); u thotë korintasve se të vërtetat e Perëndisë na janë zbuluar prej Frymës së Tij (1 Kor. 2:10); flet për galatasit se kanë marrë Frymën (Gal. 3:2-5,14); u thotë efesianëve se besimtarët janë një ndërtesë në të cilën Perëndia jeton nëpërmjet Frymës së Tij (Efes. 2:22), i inkurajon ata të mbushen me Frymën (5:18) dhe u thotë të luten në Frymën në të gjitha rastet (6:18); ai u flet filipianëve për pjesëmarrjen (shoqërinë) e Frymës (Fil. 2:1); u thotë selanikasve se Perëndia jep Frymën e Tij dhe i porosit që të mos e shuajnë zjarrin e Frymës (1 Sel. 4:8; 5:19); ai thotë se ata u zgjodhën për t’u shpëtuar me anë të shenjtërimit të Frymës (2 Sel. 2:13); tek Hebrenjtë 6:4 na flitet për besimtarët që janë bërë pjesëtarë të Frymës së Shenjtë.
    Pjetri thotë se besimtarëve të cilëve ai u shkroi letrat e tij ishin njerëz të lindur sërish nëpërmjet një fare që nuk prishet, Fjalës së Perëndisë (1 Pjetri 1:3,23); zgjedhur...me anë të shenjtërimit të Frymës (1:2); ata ishin pjesëtarë të natyrës hyjnore (2 Pjetri 1:4). Shih edhe tek 1 Pjetri 2:9. Juda flet në letrën e tij për besimtarët që luten në Frymën e Shenjtë (v20).
    Kështu, pyesim ne, ku qëndron dallimi, në këto letra, mes një grupi besimtarësh të veçantë dhe të privilegjuar (që janë të lindur sërish, që kanë Frymën dhe do të shkojnë në qiell) dhe pjesës tjetër të besimtarëve (të cilët nuk mund të lindin sërish dhe që nuk do të shkojnë kurrë në qiell)? Sipas vargjeve të mësipërme, ose letrat ishin shkruar vetëm për ata që ishin lindur sërish, që kishin Frymën e Shenjtë dhe do të shkonin në qiell (d.m.th. 144 mijët e Deshmitareve te Jehovait) dhe nuk ka ndonjë mësim për pjesën tjetër të besimtarëve, ose këto të vërteta qëndrojnë për gjithë besimtarët e vërtetë në të gjitha kohërat dhe nuk ekziston asnjë dallim mes grupeve të besimtarëve (kjo është doktrina normale e krishterë, e pranuar dhe e mësuar prej të gjithë mësuesve të Biblës).
    Mjaft thjesht, apostujt nuk njihnin dallime të tilla dhe kurrë nuk bënin dallime mes një grupi besimtarësh dhe një tjetri. Gjithë mësimet në letrat e DhR-së nënkuptojnë të gjithë Trupin e Krishtit. Nuk mund të themi se një varg këtu është për të ashtuquajturit të lindur sërish dhe një varg tjetër atje është për ata besimtarë që nuk mund të përjetojnë një lindje të re. Të ndash DhR-në në këtë mënyrë është një ekzegjezë krejt false. Eshtë mësim i DhR-së, në gjithë tërësinë e saj, se çdo person që thërret në emrin e Zotit do të shpëtohet, do të lindë sërish prej Frymës së Tij dhe do të ketë shpresën se do të kalojë përjetësinë në praninë e Perëndisë dhe Shpëtimtarit të Tij!
    Të gjithë ata që vërtet besojnë janë të lindur sërish
    Dy nga vargjet më të rëndësishme në Bibël për sa i përket mësimeve false të Deshmitareve te Jehovait janë tek Gjoni 1:12-13 “...të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia”. Këto janë vargje që atyre nuk i pëlqejnë sepse ato kundërshtojnë qartë mësimin e tyre të rremë se lindja e re është vetëm për 144.000-ët. Këto vargje japin qartë se të gjithë atyre që e pranojnë Krishtin u jepet pushteti të bëhen bij të Perëndisë dhe janë lindur nga Perëndia. Të thuash se vetëm 144.000 njerëz mund të lindin sërish, do të thotë të mohosh të drejtën e njerëzve për t’u bërë bij të Perëndisë, të njohin Perëndinë si Atin e tyre dhe të njohin fuqinë jetëshndërruese të Perëndisë në jetën e tyre. Lindja sërish është e drejtë e të gjithë atyre që besojnë në Krishtin.
    Ka edhe një varg tjetër shumë të rëndësishëm te Romakët 8:9 ku Pali thotë se nëse një person nuk e ka Frymën e Shenjtë ai nuk i përket aspak Krishtit. Me fjalë të tjera, nëse një person është besimtar i vërtetë, ai e ka Frymën e Shenjtë në jetën e tij (dhe kështu ka lindur sërish e mund ta njohë fuqinë jetëshndërruese të Ungjillit); nëse nuk e ka Frymën e Shenjtë, ai nuk i përket aspak Krishtit, d.m.th. ai madje as që mund të konsiderohet se është besimtar. Të gjithë besimtarët e vërtetë e kanë Frymën e Shenjtë! Nëse DJ-të thonë se vetëm 144.000 njerëz mund të lindin sërish dhe ta kenë Frymën e Shenjtë, atëherë ata thonë se vetëm 144.000 njerëz janë besimtarë të vërtetë dhe vetëm këta 144.000 mund të shpëtohen.
    Të gjithë ata që vërtet e pranojnë dhe besojnë në Jezu Krishtin lindin sërish, bëhen bij të Perëndisë, marrin Frymën e Shenjtë të banojë në zemrat e tyre, dhe kështu bëjnë jetë të ndryshuara prej fuqisë së Perëndisë. Ky është thelbi i Ungjillit të vërtetë të krishterë!
    Shprehjet “Trupi i Krishtit”, “Nusja, gruaja e Qengjit”, “Tempulli i Perëndisë”, “Izraeli i Perëndisë” etj. janë që të gjitha fraza që në DhR-në përdoren për të përshkruar besimtarët e vërtetë në Krisht, që të gjithë kanë lindur sërish, që e kanë Frymën e Shenjtë që banon në ta dhe që do të shkojnë në qiell.

    A duhet marrë numri 144.000 tekstualisht?
    Deshmitaret e Jehovait thonë se vetëm 144.000 njerëz do të shkojnë në qiell. Ata e marrin këtë numër tekstualisht. Ka interpretime të ndryshme rreth këtij numri dhe numrave të tjerë që përmenden në librin e Zbulesës. Sidoqoftë, nëse ata e marrin këtë numër tekstualisht, atëherë, për të vazhduar në po këtë këndvështrim, ata detyrimisht duhet të marrin tekstualisht gjithçka që thuhet në pasazhet ku përmendet ky numër. Ata nuk mund të bëjnë këtë: të marrin numrin tekstualisht pa marrë tekstualisht gjithçka tjetër në këto pasazhe.
    Pastaj, duke parë Zbul. 7:2-8 dhe 14:4 (vargjet ku përmendet ky numër), nëse marrim numrin tekstualisht, atëherë duhet të përfundojmë në këtë, që 144.000-ët janë meshkuj, 12.000 nga çdo fis historik i Izraelit d.m.th. këto pasazhe flasin për judenjtë, besimtarët meshkuj. Për rrjedhojë, nëse numri merret tekstualisht, atëherë ata s’kanë se si të thonë se 144.000-ët janë besimtarë nga kombet jojude. Nëse e thonë këtë, atëherë ata nuk janë konsekuentë në atë që thonë dhe ekzegjeza e tyre është një ekzegjezë e rremë. Kështu, sipas mësimeve të tyre, na del se të vetmit që do të shkojnë në qiell janë 144.000 meshkuj judenj!
    A do të shkojnë gjithë besimtarët në qiell apo vetëm 144.000?
    Le të shohim disa vargje nga DhR-ja të cilat na tregojnë se apostujt i siguruan besimtarët se ata të gjithë kishin shpresën e qiellit.
    Pali i siguron korintasit se “ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej” (2 Kor. 5:1); ai thotë se efesianët rrinë “në vendet qiellore në Krishtin Jezus” (Efes. 2:6); ai u thotë filipianëve se qytetëria e tyre është në qiejt (Fil. 3:20); të krishterët hebrenj na përshkruhen si “pjesëtarë të thirrjes qiellore” (Heb. 3:1). Pjetri flet për trashëgimin e besimtarit, që “është ruajtur në qiejt” për të (1 Pjetri 1:4).
    Mund të lexojmë te Zbulesa 7:9-17 për turmën e panumërueshme besimtarësh që adhurojnë Perëndinë. Bëjmë një pyetje të thjeshtë: Ku janë ata? Në qiell apo në tokë? Ata janë para fronit dhe përballë Qengjit (v9) dhe do t’i shërbejnë Perëndisë ditë e natë në Tempullin e Tij (v15). Pra përgjigjja është: “Ata janë në qiell”. Një turmë e panumërueshme në qiell, shpenguar prej gjakut të Krishtit (v14)! Vini re që këta nuk janë thjesht 144.000-ët që përmenden te Zbulesa 7:4-8. Ata janë një turmë e panumërueshme besimtarësh! është e vërteta madhështore e Shkrimeve se çdo besimtar që e njeh Krishtin ka këtë shpresë të madhë dhe të lavdishme se do të kalojë përjetësinë në qiell në praninë e Perëndisë së bashku me çdo besimtar tjetër që beson në Krishtin.
    Do t’i thoshim lexuesit të shihte te kapitulli 12, për të parë se çfarë na mësojnë Fil. 1:23 dhe Zbul. 6:9-11 lidhur me faktin që besimtarët shkojnë në qiell pas vdekjes së tyre.
    është qëllimi i Perëndisë që të gjithë besimtarë të jenë me Të dhe ta gëzojnë praninë e Tij përherë. Vini re fjalët te Zbul. 21:3: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe Ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i Tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre”. Vërtet i gjithë pasazhi Zbul. 21:1-22:5 na mëson se në përjetësi, pas Krijimit të Ri, të gjithë besimtarët do të banojnë me Perëndinë dhe do të gëzojnë si praninë e Tij ashtu edhe praninë e Qengjit, Zotit tonë Jezu, përherë dhe gjithmonë.


    6–Po ferri?

    Deshmitare e Jehovait, së bashku me sekte të tjera, mohojnë faktin që njerëzit do të jenë të vetëdijshëm në ferr. Ata thonë se Perëndia është kaq i dashur sa nuk mund t’i dërgojë njerëzit përjetësisht në një vend mundimesh, nuk ka kurrë mundësi që Ai të mundë ta bëjë këtë. Në librin e tyre Lajmi i mirë i cili na bën të lumtur, tek faqet 105, 106 dhe 110, lexojmë sa më poshtë vijon: “Mësimi për mundimet e ferrit është shumë larg nga ajo që ka mësuar Jezui... Sipas Biblës Perëndia vetëm njerëzit e lig që s’pendohen do t’i dënojë përgjithmonë - por jo me mundime të përhershme, por në mënyrë të mëshirshme, ashtu që ekzistimin e tyre do ta shfaros përgjithmonë... Perëndiu aq i mëshirshëm kurrë nuk do të lejonte që shpirtrat përgjithmonë të mundohen”.
    Ky lloj arsyetimi është, sigurisht, arsyetim i emocionuar dhe racionalist. Problemi qëndron në faktin që këta njerëz lexojnë Shkrimet pasi kanë marrë një vendim në mendjen e tyre se nuk kanë për t’i besuar një gjëje të tillë, kështu ata lexojnë Shkrimet me paragjykim dhe me syze të ngjyrosura. Ata zgjedhin atë që duan të besojnë dhe çfarë nuk duan të besojnë. Ata parapëlqejnë të besojnë se pasazhe të Shkrimeve që flasin për këtë çështje nuk duhet të interpretohen tekstualisht dhe kështu ndjekin një vijë arsyetimi që u heq këtyre Shkrimeve gjithë kuptimin e tyre.
    Ata besojnë se Shkrimet flasin për Gehenën si për një vend të vërtetë dhe se atje Perëndia do t’i dërgojë të papenduarit, por, përsëri, sipas tyre, Ai është kaq i dashur sa nuk mund të lejojë që ata të mundohen përjetësisht. Kështu ata thonë se këta njerëz do të jenë të vetëdijshëm në mundimet e tyre vetëm për një pjesë të sekondës ndërsa futen në Gehenë, dhe pastaj do të asgjësohen d.m.th. nuk do të ekzistojnë më. Ata thonë se Gehena, vendi për të papenduarit pas Gjykimit të Fundit, që përfaqëson vdekjen e dytë, është një vend ku frymërat e njerëzve nuk janë të vetëdijshme por shkatërrohen përjetësisht. Shih tek faqja 89 në librin e tyre Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë: “Gehena nuk është vend i mundimeve, por Bibla e përdor atë si simbol të shkatërrimit të përhershëm”.
    Në këtë kapitull do të shohim këto pikëpamje dhe do të bëjmë disa vëzhgime serioze në bazë të disa pasazheve ta caktuara të Shkrimeve.

    1. Ata mohojnë që njerëzit do të jenë përjetësisht në mundime në ferr. Sidoqoftë, ata pranojnë që ata (të 144.000-ët) që do të shkojnë në qiell do të gëzojnë përjetësisht lumturi në praninë e Perëndisë. Kjo është diçka që nuk shkon. Ka mjaft vargje ku të dyja anët vihen krahpërkrah. Kështu, nëse mohojmë njërën, automatikisht duhet të mohojmë edhe tjetrën d.m.th. nëse nuk duam të besojmë në ekzistencën, përjetësinë apo mundimet e ferrit, atëherë nuk mund të besojmë as në ekzistencën, përjetësinë dhe bekimet e parajsës. Ose, nëse mohojmë atë që njerëzit do të mundohen përjetësisht në ferr, duhet atëherë të mohojmë edhe faktin që besimtarët do të gëzojnë lumturinë e përjetshme në parajsë. Këto janë dy gjëra që, së bashku, ose qëndrojnë, ose bien. Por shohim shtrembërimin nga ndjenjat e tyre në faktin që ata duan të besojnë në lumturinë e përjetshme të 144 mijëve, por jo në mundimin e ferrit për të papenduarit. Ata thonë se askush nuk e meriton të mundohet në ferr, por është fakt se askush nuk meriton ta gëzojë lumturinë e përjetshme në parajsë. Nuk ka asnjë mëkatar që të meritojë të shkojë në parajsë! Mateu 25:46 “Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme”. Ose pranoji të dyja, ose mohoji të dyja, por mos bëj atë që të mohosh njërën dhe të pranosh tjetrën!

    2. Ata kapen pas vargjeve të tilla si 2 Mbret. 16:3, 17:17, 21:6; 2 Kron. 33:6 dhe Jer. 7:31 të cilat thonë se Perëndisë nuk i shkoi kurrë në mendje që ndonjëherë mund të bëhej diçka e tillë si flijimi i njerëzve në zjarr. Por, sigurisht, ky është vetëm një shembull tjetër i ekzegjezës së tyre false. Këto pasazhe flasin për flijimet e njerëzve gjatë ritualeve pagane, të njerëzve të pafajshëm, nganjëherë edhe fëmijëve, të cilët flijoheshin ndaj hyjnive pagane duke i djegur të gjallë. Këto pasazhe nuk flasin aspak për gjykimin e Perëndisë ndaj mëkatit. Ato nuk kanë të bëjnë aspak me këtë fakt të gjykimit të Perëndisë. Ato bëjnë fjalë vetëm për praktikat e lemerishme të paganizmit, të cilat Perëndia i urrente. është interesante të vëmë re që mbreti Josia bëri një përpjekje tepër të guximshme t’u jepte fund këtyre praktikave në reformat e tij (2 Mbret. 23:10).
    Në përgjigje ndaj kësaj çështjeje, do t’i kërkonim lexuesit t’u referohej pasazheve të tilla si Levitiku 21:9 ku shohim gjykimin e Perëndisë në rastin kur bija e priftit bëhej prostitutë. Çfarë do të ndodhte me të? Ajo do të digjej me zjarr. Shih edhe shembuj të tjerë të ngjashëm të gjykimit të Perëndisë që jepen te Lev. 10:1-2; Numrat 11:1-3, 16:31-35, 26:8-10 dhe 2 Mbret. 1:9-15.

    A do të gjykojë Perëndia?
    Sot po jetojmë në një kohë kur njerëzit, madje edhe besimtarët nganjëherë, e kanë të vështirë të besojnë në një Perëndi që gjykon. “Perëndia është dashuri, kështu që Ai nuk do të gjykojë”, - thonë ata, sikur gjithë kjo të ishte shuma e gjithë mesimeve biblike për karakterin e Perëndisë. Çështja qëndron kështu: Po, ne besojmë se Perëndia është dashuri, por a nuk është edhe i shenjtë në të njejtën kohë? A nuk kërkon karakteri i Tij i drejtë që mëkati të gjykohet? “Perëndia është dashuri”, por a nuk kërkonte kjo dashuri e Tij që Ai të dërgonte Birin e Tij të gjykohej në vendin tonë dhe të vdiste në kryq, në mënyrë që ne të mundë të përjetonim dashurinë e Tij? Në mënyrë që ne të mundë të gëzonim dashurinë e Perëndisë si besimtarë, Jezu Krishti DUHEJ Të VDISTE për mëkatet tona - gjykimi i Perëndisë mbi mëkatin nuk kërkonte asgjë më pak se vdekja e vetë Birit të Tij.
    Në Bibël ka shumë pasazhe të cilat flasin për zemërimin e Perëndisë dhe gjykimin e Tij mbi mëkatin. Për shembull, Romakët 1:18,32: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi dhe padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi... Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë”. Hebrenjtë 6:2 thotë se gjykimi i përjetshëm është një nga mësimet themelore të besimit të krishterë.

    Shembuj të gjykimeve të Perëndisë
    Si shembull, le të shohim gjykimin që Perëndia u dha qyteteve në fushë tek Zanafilla 18:16-19:29. Njerëzit e Sodomës dhe Gomorës ishin njerëz jashtëzakonisht të këqij, njerëz të cilët jo vetëm kishin shkuar tej pikës së pendimit për mëkatin e tyre, por, pa pikë turpi, ata qeshnin për mëkatin e tyre, në rebelim të plotë kundër Perëndisë. Perëndia nuk mund t’i duronte më mëkatin dhe rebelimin. Klithma kundër mëkatit të tyre ishte tepër e fortë. Kishte ardhur koha që mbi ta Ai të sillte gjykimin.
    Gjykimi i Perëndisë është i rreptë (Rom. 11:22). Veprimi i Tij këtu ishte vendimtar, shkatërrues dhe përfundimtar, me synimin që ta zhdukte këtë lloj mëkati. Shohim urrejtjen që Perëndia kishte për të. Ai u tregua i mëshirshëm duke e lënë që ai të arrinte deri në këtë farë shkalle, duke u dhënë atyre mundësinë që të largoheshin nga poshtërsia e tyre, nëpërmjet dëshmisë së Lotit. Perëndia është i drejtë dhe po kështu janë edhe veprimet e Tij. Mëkati është si një sëmundje ngjitëse që përhapet mes njerëzve. Këta njerëz e kishin kapërcyer pikën e pendimit dhe, nëse gjendja do të lihej të vazhdonte ashtu siç ishte, këto mëkate vetëm do të ishin përhapur gjithnjë e më shumë derisa popuj të tërë do t’i kryenin. Perëndia e shkatërroi sëmundjen. Ishin vetë njerëzit ata që e kishin fajin për këtë fat që pësuan. Në qoftë se duam dhe vendosim të qëndrojmë me mëkatet tona në rebelim ndaj Perëndisë, në vend që të pendohemi dhe t’i bindemi Atij, atëherë duhet të vuajmë pasojat nëse Ai vendos t’i gjykojë këto mëkate.
    Veprimi i Perëndisë ishte i rreptë dhe vendimtar. Mund ta shikojmë sa përfundimtar ishte ky veprim te Zanafilla 19:24,25,28,29: “Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit. Kështu Ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën... Pastaj [Abrahami] drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tërë krahina e fushës dhe kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi i një furre. Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte banuar”.
    Në Bibël kemi gjithashtu edhe shembullin e Përmbytjes në ditët e Noeut, veprim ky që ishte gjykimi i Perëndisë mbi mëkatet e botës së asaj kohe. Te Zanafilla 6:5,11-12 lexojmë: “Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë...Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë. Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij”. Zgjidhja që Perëndia i dha kësaj situate ishte një veprim gjykimi final dhe vendimtar në formën e Përmbytjes. Por le të mos harrojmë që ndaj Noeut, njeriut të drejtë dhe që besonte në Të, dhe në fakt tërë familjes së tij, Perëndia tregoi mëshirën e Tij.
    Ja pra, ku e shohim. Perëndia e gjykon mëkatin. Paga e mëkatit është vdekja (Rom. 6:23). Dhe kurrë të mos harrojmë çmimim e tmerrshëm që duhej të paguhej në mënyrë që ne të merrnim faljen! Vdekja e Krishtit në Kryq nuk ishte diçka e lehtë. Ajo ishte gjykimi që na solli faljen. Të besosh në një Perëndi që nuk ka për të gjykuar mëkatin do të thotë të tallesh me Kryqin dhe vdekjen e Krishtit. Ai u gjykua në vendin tonë që ne të mos gjykoheshim. Nëse Perëndia nuk gjykon mëkatin, atëherë vdekja e Krishtit nuk ka kurrfarë kuptimi.

    Gjykimi i ardhshëm
    Bibla na mëson gjithashtu për gjykimin që do të ndodhë kur Krishti të kthehet përsëri. Ka shumë pasazhe të tilla dhe më poshtë po citojmë disa prej tyre. Për shembull mund të marrim një pasazh që flet mjaft qartë te 2 Selanikasit 1:6-10: “sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t’u jepet mundim atyre që po ju mundojnë, kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në një zjarr flakërues, për t’u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden Ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së Tij, kur Ai të vijë, atë ditë...”
    Gjithashtu pasazhi te Mateu 25:41 kur Ai gjykon cjeptë: “Pastaj Ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: «Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij»”.
    Kemi gjithashtu edhe pasazhin te Marku 9:45-48 ku Jezui citon nga Isaia 66:24 “...është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket”.
    Gjithashtu, tek Heb. 10:26-31 gjejmë fjalë të ashpra në lidhje me gjykimin e atyre që mbeten të papenduar edhe pasi kanë dëgjuar Ungjillin. Shih vargjet 27,31: “një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët... Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë”.
    Mund t’u referohemi gjithashtu fjalëve aq të njohura tek Danieli 12:2 “Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme”.
    Mund t’u referohemi gjithashtu edhe pasazheve në shëmbëlltyrat e Zotit Jezu te Mateu 13:30: “Në kohën e korrjes unë do t’u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim”; te Mateu 13:41,42: “Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e Tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi, dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh”; dhe te Mateu 13:49,50: “Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t’i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët; dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh”. është e qartë nga të dy të fundit prej këtyre pasazheve se ata që do të gjykohen në këtë mënyrë do të jenë të vetëdijshëm për vendin e tyre të gjykimit.
    Mund të shohim te Mateu 24:51 gjykimin që do t’i jepet shërbëtorit të këq: “...do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh”, dhe te Mateu 25:30: “Flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh”. Përsëri, të dyja këto pasazhe na tregojnë se ata që do të gjykohen në këtë mënyrë do të jenë të vetëdijshëm për vendin e tyre të gjykimit.

    Hadesi dhe Gehena
    Në DhR-në ka dy fjalë greke që përdoren për ferrin - fjalët Hades dhe Gehenë. Fjala Hades i referohet vendit në të cilin jobesimtari shkon pas vdekjes së tij për të pritur Gjykimin e Fundit prej Perëndisë, ndërsa fjala Gehenë i referohet liqenit të zjarrtë në të cilin, pas Gjyqit të Fundit, do të flaken ata, emrat e të cilëve nuk gjenden të shkruar në Librin e Jetës që ka Qengji (Zbulesa 20:11-15). Fjala Gehenë është marrë nga emri që kishte vendi i cili ndodhej jashtë mureve të Jeruzalemit dhe ku judenjtë hidhnin plehrat dhe i digjnin. Një fjalë tjetër e tretë që përdoret për ferr është fjala Tartar që përmendet tek 2 Pjetri 2:4. Sidoqoftë kjo fjalë nuk u referohet as Hadesit dhe as Gehenës, por një vendi tjetër ku u dërguan dhe mbahen ata engjëj të rënë që përmenden në atë varg.
    Mund të shohim se çfarë lloj vendi është Hadesi te Lluka 16:19-31. Pasaniku ishte në një zjarr (v24), ai ishte i vetëdijshëm (v23-24,27,30) dhe madje kishte mundësi të komunikonte se ai po vuante (v23,24,28), por jo me të gjallët. Ai vetë e quan atë vend një “vend mundimesh” (v28). DJ-të gjithmonë thonë se nuk mund ta marrim këtë pasazh tekstualisht siç është, se gjithçka që thuhet atje është vetëm një ilustrim figurativ me një interpretim shpirtëror që kishte të bënte me kohërat në të cilat Krishti jetonte. Por përsëri, ashtu siç bëmë edhe në kapitullin 12, e shtrojmë pyetjen: Kur Jezui u dha mësim njerëzve duke përdorur histori dhe shëmbëlltyra të tilla, mos përdori Ai doktrinën e gabuar? Ne nuk e mohojmë faktin që Ai përdori një gjuhë figurative dhe simbolike në shumë raste, por është e sigurt që Ai nuk u mësoi kurrë njerëzve doktrina të gabuara. Doktrinat që jepen në këtë pasazh janë të qarta. Pas vdekjes ky njeri ishte i vetëdijshëm, ai ishte në zjarrin e Hadesit dhe ndodhej mes mundimeve.
    Ata besojnë se Gehena është një vend ku frymërat e të papenduarve do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë. Ata arsyetojnë duke thënë se ky gjykim është vdekja e dytë. Ata thonë se vdekja do të thotë mungesa e vetëdijshmërisë ose joekzistueshmëria. Siç e pamë edhe në kapitullin 12, ata besojnë te psikopanikia, d.m.th. që pas vdekjes fizike njeriu nuk është më i vetëdijshëm deri në ditën e ringjalljes. Nga ky besim ata nxjerrin argumentimin se, në të njëjtën mënyrë, edhe vdekja e dytë do të thotë që njerëzit nuk do të jenë aspak të vetëdijshëm dhe do të shkatërrohen krejtësisht, duke mos pasur kështu asnjë shpresë të mëtejshme për ringjallje. Sidoqoftë, ne e pamë në kapitullin 12 falsitetin e mësimeve të tyre mbi psikopanikinë, dhe e pamë gjithashtu se vërtet njerëzit janë të vetëdijshëm pas vdekjes fizike. Vdekja fizike nuk do të thotë mungesa e vetëdijshmërisë, ajo është thjesht shkëputja e frymës prej trupit. Për rrjedhojë, edhe termi “vdekje e dytë” nuk mund të interpretohet sikur të jetë diçka që do të thotë mungesë vetëdijshmërie.
    Ka tre tipa vdekjesh. Së pari, kemi vdekjen frymërore. Kjo ndodhi kur njeriu mëkatoi në Eden. Perëndia tha: “Ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”. Kur hëngrën frutin, ata vërtet vdiqën, vdiqën frymërisht, por fizikisht ata ishin akoma të gjallë dhe të vetëdijshëm. Vdekja e tyre fizike pasoi më vonë si rrjedhojë e natyrshme (Zan. 5:5). Kjo vdekje frymërore është gjendja në të cilën çdo njeri e gjen veten kur lind në këtë botë (shih tek Efes. 2:1), por natyrisht që ai është i vetëdijshëm. Pastaj kemi vdekjen fizike, një pasojë e vdekjes frymërore, diçka kjo që përsëri i ndodh gjithkujt. Por, ashtu siç e kemi parë, njeriu vazhdon të jetë i vetëdijshëm pas vdekjes fizike, shkëputjes së frymës prej trupit. Pastaj kemi atë që e quajmë vdekje të përjetshme, në Gehenë, ku do të hidhen të gjithë të papenduarit. Meqë as vdekja frymërore, as vdekja fizike nuk janë mungesë ekzistence, atëherë nuk kemi asnjë të drejtë të hamendësojmë se vdekja e përjetshme do të jetë mungesë ekzistence. Jezui erdhi për të sjellë zgjidhjen për këtë gjendje të tmerrshme në të cilën ndodhet njeriu. Ai vdiq mbi Kryq në vendin tonë në mënyrë që ata që besojnë tek Ai të mundë të përjetojnë përtëritjen frymore, lindjen sërish dhe të kenë jetën e re frymore në Krisht tani (Gjoni 1:12,13; Efes. 2:1,5), ringjalljen trupore në Ardhjen e Dytë (1 Kor. 15:20-23,42-49,51-56) të shpëtohen prej vdekjes së përjetshme në Gehenë (Zbul. 20:6) dhe në vend të saj të marrin dhuratën e jetës së përjetshme (Mat. 25:46; Rom. 6:23).
    E vërteta e pashmangshme e Shkrimeve
    1) Në Ditën e Gjykimit, Perëndia do të gjykojë çdo njeri për veprat që ka kryer në mish (2 Kor. 5:10).
    Kjo jepet qartë nga shumë pasazhe. Disa nga vargjet po i japim më poshtë: Rom. 2:16; Juda 14-15; Zbul. 20:12-13; 2 Pjet. 2,3:7. Gjithashtu edhe 1 Kor. 3:12-16 flet për gjykimin e veprave të besimtarëve.

    2) Ata, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në Librin e Jetës që ka Qengji (d.m.th. të papenduarit), do të flaken në liqenin e zjarrtë, në Gehenë (Zbul. 20:15).

    3) Gehena është e përjetshme (Zbul. 20:10; Mat. 25:41,46).

    4) Njerëzit do të jenë të vetëdijshëm në Gehenë (Zbul. 14:9-11; Mateu 24:51,25:30; Mateu 13:41,42,49,50).
    Mësimi i Deshmitareve te Jehovait në lidhje me Gehenën tingëllon i këndshëm, por nuk ka të vërtetën e Shkrimeve. Ne parapëlqejmë që t’i lëmë Shkrimet të flasin vetë hapur e qartë.

  6. #26
    student Maska e besi27
    Anëtarësuar
    24-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    25
    Pershendetje, ne materialin e mesiperm, qellimi im nuk ka qene te ofendoj Deshmitaret e Jehovait ose ndonje tjeter, por te tregoj disa fakte rreth tyre, se cilet jane ata dhe cfare kane bere ? Shpresoj ne mirekuptimin tuaj... Faleminderit

  7. #27
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Dëshmitarët e Jehovait i duan të mirën kujt? Nuk janë veçse mashtrues. Kam biseduar me ta dhe nga Bibla që ata pretendojnë se i përmbahen marrin vetëm vargjet që atyre u vlejnë për mësimet e tyre.

    Në fakt nuk ia vlen të diskutosh me ta, por më vjen keq që të humbasin kështu me mësime të gabuara dhe me mashtrime të mëdha. Nga e gjithë Bibla ata mësojnë vetëm gjysmën dhe pjesën tjetër e lënë në heshtje dhe kur i përballon me Biblën dhe vargjet që i anashkalojnë, ngelen të hutuar.

    Do ishte me interes nëse ndonjë nga ata frekuentonte këtë Forum dhe të kishim një ballafaqim on-line.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    He, te mir e kujt? Pyet ti!
    Te mir e te gjithve te te mirit e dhe te te keqit sepese kot nuk predikojn per mbreterin e Jevovait me te gjithve, apo i ke per qe te bejn ndonje perjashtim edhe te thon ky eshte i zi,i kuq,i verdh, ose ky eshte kriminel edhe ky eshte i farfer? Nuk e di por a i ke par ndonje her tu anash kalojn ketyre? Edhe per sa i perket Bibles nuk i anashkalojn gjerat por e quaj te ter Biblen te shenjt edhe me vler per njerezimin 2 Timoteut 3:16,17 besoj qe ti ka lexuar ndokush me para, apo jo? Edhe nuk e quajn si shum te tjer te dal nga moda ose shum te veshtir per tju permbajtur asaj.

  8. #28
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga besi27 Lexo Postimin
    Pershendetje, ne materialin e mesiperm, qellimi im nuk ka qene te ofendoj Deshmitaret e Jehovait ose ndonje tjeter, por te tregoj disa fakte rreth tyre, se cilet jane ata dhe cfare kane bere ? Shpresoj ne mirekuptimin tuaj... Faleminderit
    prsh ne lidhje me ato qe thuaj me laret.
    Ne organizaten e Deshmitareve te Jehovait nuk ka asgje te fsheur ato jan te gjitha botime qe mund ti gjesh shum kollai por vetem qe ne shqip nuk para ka edhe shum botime por ne anglisht gjen sa te duash,
    Edhe ne lidhje me profecit atere kur jan ber ato nuk ishin larguar akoma teresish nga Babilonia e madhe ose me fjal te tjera se shum veta ndoshta nuk e din nga feja e rreme edhe nuk kishin edhe aqshum njohuri sepese asnjeri nuk lindi i zgjuar. Por ne bibel nuk thuhet ne asnje varg se kur eshte dita edhe ora por thot vetem kohen,ose me me qaret perjudhen e ardhjes edhe eshte me e zgjeruar te Ungjilli sipas Mateut duke filluar nga kapitulli 24.Qe eshte duke filluar nga prania e Krishtit ne 1914 qe Jezui emerohet Mbret qe eshte nje profeci e ter ajo qe thot edhe gjen te Daniel. Por diten edhe oren nuk e di asnjeri as Jezui as Engjet por vetem Ati Jehovai.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    para dy ditesh u takova pa dashje me dy desh. te jehovait (italian nga kalabria,te pakten si te tille u prazantuan).te them te drejten mu duken me nje nivel shume te dobet theologjik,kete e vura re kur i bera pyetjen "kush ishte deshmitari i pare i jehovait?"meqenese pergjigja e tyre mu duk e pasakte desha ta bej ketu kete pyetje.faleminderit.

  10. #30
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga beatles Lexo Postimin
    para dy ditesh u takova pa dashje me dy desh. te jehovait (italian nga kalabria,te pakten si te tille u prazantuan).te them te drejten mu duken me nje nivel shume te dobet theologjik,kete e vura re kur i bera pyetjen "kush ishte deshmitari i pare i jehovait?"meqenese pergjigja e tyre mu duk e pasakte desha ta bej ketu kete pyetje.faleminderit.
    Nuk e kuptoj kete shprehjen tende ne kllapa edhe thenjen te pakten si i till u prezantua ? Car arsyje kishte te genjente?
    Edhe pergjigja e pa saket kush te than ata se ishte?

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga driniluka Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj kete shprehjen tende ne kllapa edhe thenjen te pakten si i till u prezantua ? Car arsyje kishte te genjente?
    Edhe pergjigja e pa saket kush te than ata se ishte?
    e para ishin dy veta, dhe e dyta nuk thashe qe me genjyen por ashtu u prezantuan.e treta une kerkova te di vete pergjigjen e pyetjes sime .ti po pate per te thene dicka thuaje ,ne rast te kundert do te polemizohet mbi pergjigjen qe dhane ato dhe jo ne ate qe kerkova une.besoj se me kupton.

  12. #32
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga beatles Lexo Postimin
    e para ishin dy veta, dhe e dyta nuk thashe qe me genjyen por ashtu u prezantuan.e treta une kerkova te di vete pergjigjen e pyetjes sime .ti po pate per te thene dicka thuaje ,ne rast te kundert do te polemizohet mbi pergjigjen qe dhane ato dhe jo ne ate qe kerkova une.besoj se me kupton.
    Per te paren ke te drejt se e lexova sikur njeri te ishte prezantuar por nuk e mora vesh se perse e ve ne dyshim?
    se nuk e mar vesh perse kujton se mund te genjenin?
    Nejse, edhe sa per pergjigjen themelusi i par ka qen Raselli me disa te tjer edhe ka qen rreth viveve 187------- mos te jap kot te saketin se nuk e di mir edhe me saktesi.

  13. #33
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    Nese n je profet gabom ne nje profeci te vetme ka mshume mundesi qe te mos jete profet ndersa fjala e dhene nuk eshte nga Zoti por nga mendja e vet ose satani
    Nese gabon ne te gjitha profecite atehere sigurisht qe eshte profet i rreme
    Dhe d.j-te kane deshtuar ne te gjitha profecite e tyre dhe keshtu qe doktrina e tyre eshte = me profeci te rreme
    Un nuk dua qe ti mbush mendjen asnjerit edhe nuk dua te genjej ose te mashtroj njeri.
    Por te me dali njeri edhe te te thoj se kush eshte ai besim ose fe tjeter qe i zbaton te gjitha ato qe thot Bibla edhe te jet e perhapur ne te ter boten edhe te zbatoj urdherin e Jezuit qe qe jan dy vargjet e fundit te ungjillit sipas Mateut qe ta predikojn lajmin per mbreterin e Perendis ne te gjith boten e banuar per deshmi per te gjith.
    TE ME THOJ NJERI QE EDHE TA KUPTOJ QE JAM NE NJE RRUG TE GABUAR!
    Se un e di qe shum nga ju kundershtoj edhe nuk e din se perse e bejn.
    Por une nuk habitem se kete gje e tha shum qaret Jezu kur tha:" Se do tju shajn per shkak te emrit tim sepse nuk i perkisni me botes" Kush ka mendje hollesi le ta kuptoj.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga driniluka Lexo Postimin
    Per te paren ke te drejt se e lexova sikur njeri te ishte prezantuar por nuk e mora vesh se perse e ve ne dyshim?
    se nuk e mar vesh perse kujton se mund te genjenin?
    Nejse, edhe sa per pergjigjen themelusi i par ka qen Raselli me disa te tjer edhe ka qen rreth viveve 187------- mos te jap kot te saketin se nuk e di mir edhe me saktesi.
    edhe ato me dhane kete pergjigje.ne fakt une i kerkova deshmitarin e pare dhe jo themeluesin e sektit,per ketre mu duk e paqarte si pergjigje.ne fakt nuk ka pse te keqkuptohet si dyshim ose dicka tjeter takimi im me to.(qe me se normal)

  15. #35
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga beatles Lexo Postimin
    edhe ato me dhane kete pergjigje.ne fakt une i kerkova deshmitarin e pare dhe jo themeluesin e sektit,per ketre mu duk e paqarte si pergjigje.ne fakt nuk ka pse te keqkuptohet si dyshim ose dicka tjeter takimi im me to.(qe me se normal)
    Ne radh te par nuk eshte nje seket por nje fe e bertet me nje adhurim me se te paster edhe te drejt.
    Edhe sa per dhemelusin edhe predikusin e per per mbreterin e Perendis eshte vet Jezu Krishti. Edhe ta vetem shembullin qe u la Jezui ndjekin megjithse per disa mund te duket i veshtir.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga driniluka Lexo Postimin
    Ne radh te par nuk eshte nje seket por nje fe e bertet me nje adhurim me se te paster edhe te drejt.
    Edhe sa per dhemelusin edhe predikusin e per per mbreterin e Perendis eshte vet Jezu Krishti. Edhe ta vetem shembullin qe u la Jezui ndjekin megjithse per disa mund te duket i veshtir.
    me fal qe te mundova, por per mua eshte e paqarte .ti mendon se eshte jezus deshmitari i pare i jehovait? apo une po te kuptoj gabim.

  17. #37
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga beatles Lexo Postimin
    me fal qe te mundova, por per mua eshte e paqarte .ti mendon se eshte jezus deshmitari i pare i jehovait? apo une po te kuptoj gabim.
    Mese gabim e ke kuptuar edhe kete qe te thash un.
    Se un thash se Jezui ishte predikusi i par per mbreterin e Perendis qe eshte e vetmja qe mund te rregulloj njerzimin, qe eshte ne gjendje qe te plotesoj c'do gje qe nuk eshte ne gjendje qe te zgjidhin sot qeverit njerzore.
    Edhe sa per deshmitarin e par per egzistencen e Jehovait eshte krijimi i tij me galaktikat, yjet, planetet, edhe gjithcka me mir se c'do deshmitar njerezor.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga driniluka Lexo Postimin
    Edhe sa per deshmitarin e par per egzistencen e Jehovait eshte krijimi i tij me galaktikat, yjet, planetet, edhe gjithcka me mir se c'do deshmitar njerezor.
    ky eshte edhe mendimi im."ne fillim ishte fjala"(deshmija)dhe fjala krijoje gjithshka(universi,natyra,njeriu) te cilat jane deshmite e ekzistences se perendise.lind pyetja pse duhen deshmitare te tjere(qe mbase nuk mund te jene te vertete)une personalisht mendoj se perendija (nqs ekziston)nuk ka nevoje per deshmitare njerzore te cilet nuk e kane indene e universit,(dhe jo vetem te universit por edhe te natyres dhe njeriut) meqithese ky perben volumin me te madh te krijimit,vetquajtja "deshmitar i jehovait" esht nje egoizem puro.ose menyre mashtrimi.me fjalen e vet perendija u be deshmitar i ekzistences se tij dhe une mendoj qe cdo gje tjeter pervec saj eshte thjesht genjeshter.

  19. #39
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    beatles. Të mos dalim nga tema me çështje që nuk i përkasin. Sa për krijimin kemi diskutuar mjaft dhe gjen shumë material në forum dhe sidomos në Botën Shpirtërore.


    drinluka.

    Duket se je një dëshmitar i Jehovait dhe kishim pritur një të tillë jo për ta sulmuar por për të diskutuar më gjerë lidhur me këtë besim të ashtuquajtur të krishterë. Jemi akuzuar ne protestantët se jemi të tillë nga shumica megjithëse e kam shpjeguar shpeshherë dhe e kam sqaruar se nuk kemi të bëjmë me sektin e të ashtuquajturve dëshmitarë të Jehovait. Ju predikoni mbretërinë e Perëndisë këtë pretendoni se bëni dhe ti thua se Krishti është predikuesi i kësaj mbretërie.

    Kjo është e saktë por mos harro se Krishti erdhi të tregojë edhe udhën për tek kjo mbretëri dhe kjo udhë ishte vetë Krishti. E keqja me ju është se nga e gjithë Bibla ju zgjidhni një pjesë të saj për të vërtetuar dogmën ose më saktë mësimin tuaj dhe injoroni pjesën tjetër. Duket se je i ri në Forum dhe meqënëse je në një temë që ka të bëjë me besimin tënd, do të desha të diskutonim gjëra konkrete lidhur me besimin e krishterë. Nuk e di se sa i gatshëm je në lidhje me këtë kërkesë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  20. #40
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    Citim Postuar më parë nga beatles Lexo Postimin
    ky eshte edhe mendimi im."ne fillim ishte fjala"(deshmija)dhe fjala krijoje gjithshka(universi,natyra,njeriu) te cilat jane deshmite e ekzistences se perendise.lind pyetja pse duhen deshmitare te tjere(qe mbase nuk mund te jene te vertete)une personalisht mendoj se perendija (nqs ekziston)nuk ka nevoje per deshmitare njerzore te cilet nuk e kane indene e universit,(dhe jo vetem te universit por edhe te natyres dhe njeriut) meqithese ky perben volumin me te madh te krijimit,vetquajtja "deshmitar i jehovait" esht nje egoizem puro.ose menyre mashtrimi.me fjalen e vet perendija u be deshmitar i ekzistences se tij dhe une mendoj qe cdo gje tjeter pervec saj eshte thjesht genjeshter.
    Ne lidhjen me fjalen ke te drejt.
    Por ne lidhje me perse Perndija kerkon deshmitar eshte per te miren e njerzimit edhe jo te Perendis, sepese Ai shum mir mund te shkaterroi cdo gje edhe ta krijoj nga e para e ka edhe fuqin edhe mencurin edhe nuk mund ti kerkoj asnjeri llogari.
    Por po ta lexosh mir Biblen me kujdes do ta kuptosh shum mir se perse nuk e ben kete.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?
    Nga coptic në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 547
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 22:22
  2. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •