Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Jonuz Tafaj

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Jonuz Tafaj

    DOSSIER

    Historia e intelektualit tė njohur tiranas qė studioi nė Selanik, ku luftoi me ēetėn e Dervish Himės, dhe nė Napoli ku u diplomua nė Jurisprudencė. Rrėfimi i sė bijės, Vjollca Tafaj

    Jonuz Tafaj, juristi tiranas qė u dėnua si agjent i amerikanėve

    Dashnor Kaloēi

    Edhe pse ne si familje kishim dhėnė gjithė atė kontribut pėr Luftėn, akoma pa u ēliruar mirė Tirana, nė shtėpinė tonė erdhėn 40-ė partizanė dhe e arrestuan babanė tonė Jonuz Tafajn, duke i bėrė presion e duke e akuzuar sikur ai kishte mbajtur nė shtėpi Komandantin e Pėrgjithshėm tė Xhandarmėrisė, kolonel Hysni Demėn. Pasi e mbajtėn njė ditė nė hetuesi, atė e liruan dhe kėtė gjė e pėrsėritėn edhe dy herė tė tjera duke e arrestuar dhe e liruar pėrsėri. Atė gjė qė komunistėt nuk e bėnė nė nėntorin e vitit 1944, e realizuan nė 15 shtatorin e vitit 1947 kur tre oficerė tė Sigurimit erdhėn nė shtėpinė tonė dhe pasi kontrolluan tė gjitha skutat duke marrė ēfarė deshėn, morėn me vete motrėn tonė tė vogėl, Fatmirėn, dhe shkuan e arrestuan babanė tek shtėpia e tezes sonė nė Rrugėn e Durrėsit ku kishte shkuar pėr vizitė me nėnėn".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 70-vjeēarja Vjollca Tafaj, ish-mėsuese e muzikės dhe pianiste e talentuar, e cila sė bashku me dy motrat e saj, Lilin dhe Afėrditėn, rrėfejnė gjithė historinė e familjes sė tyre dhe babait, Dr. Jonuz Tafajt, njė nga intelektualėt e njohur tiranas i shkolluar nė Selanik Stamboll dhe Napoli, i cili gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, u arrestua dhe u dėnua si armik i popullit, duke u akuzuar si fashist dhe bashkėpunėtor e agjent i anglo-amerikanėve. Po kush ishte Jonuz Tafaj, cila ėshtė e kaluara e tij dhe si u persekutuan bashkėshortja dhe katėr vajzat; Vjollca, Lili, Afėrdita e Fatmira pėr afro 45-vjet me rradhė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    Familja tiranase Tafaj
    Jonuz Tafaj u lind nė vitin 1889 nė qytetin e Tiranės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Babai i Jonuzit, Gut Tafaj, nga vitet e para tė shekullit tė kaluar e deri nė fillimet e Monarkisė sė Zogut, ka qenė njė nga personazhet mė tė njohur tė Tiranės, pasi punonte si qeraxhi me kuaj. Gut Tafaj u lind nė vitin 1827 nė atė shtėpi ku ndodhet dhe sot "Vila Tafaj", e cila ka qenė pronė e familjes sė tij e trashėguar nė disa breza. Lidhur me plakun e famshėm tiranas, e mbesa e tij, 70-vjeēarja Vjollca Tafaj, dėshmon: "Gjyshi ynė Guti, nuk kishte bėrė asnjė klasė shkollė, por ai ishte njė njeri tepėr i zgjuar nga natyra dhe shumė punėtor. Qė nė rininė e tij, Guti filloi tė punonte si qeraxhi me kuaj duke bėrė rrugėn e Greqisė dhe herė pas here u shėrbente edhe familjeve aristokrate qė udhėtonin pėr nė shtetet fqinjė. Nisur nga ajo punė qė bėnte, Guti shumė shpejt u bė tepėr i njohur jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė sė Mesme. Ajo e punė e bėri Gut Tafajn qė tė zinte miqėsi me shumė nga personalitet e asaj kohe qė njihet si periudha e Rilindjes Kombėtare dhe duke shfrytėzuar karrocėn e tij, ai herė pas here shpėrndante libra shqip nė Tiranė e qytete tė tjera, tė cilat vinin fshehurazi nga Turqia. Gut Tafaj jetoi gjatė dhe ai vdiq nė vitin 1938, nė moshėn 115-vjeēare", kujton Vjollca Tafaj lidhur me gjyshin e saj, i cili ka qenė njė nga personazhet e njohur tė Tiranės sė viteve tė para tė shekullit tė kaluar.

    Jonuzi stdudent nė Selanik
    Ndonėse Gut Tafaj pėr vete ishte analfabet, ai u kujdes qė fėmijėvė tė tij t'ju jepte shkollė dhe ia arriti vetėm me njėrin prej tyre, djalin e tretė, Jonuzin. Ndėrsa gjashtė fėmijėt e tjerė: Xhemali, Osmani, Hamdiu, Sadiku, Sulltania dhe Aishja, nuk u shkolluan shumė dhe u morėn me punė tė ndryshme. Qė kur ishte fare i vogėl, Guti e dėrgoi tė birin e tij, Jonuzin, pėr tė mėsuar nė shkollėn private shqipe tė Filip Ashikut, tė cilėn ai e mbaroi me nota tė shkėlqyera. Mė pas, aty nga vjeshta e vitit 1905-sė, Guti e mori me vete Jonuzin dhe shkuan nė Selanik tė Greqisė ku ai u regjistrua nė Fakultetin e Drejtėsisė tė atij qyteti helen. Lidhur me atė periudhė kohe por edhe me vitet e tjera tė jetės sė tij, Jonuz Tafaj ka lėnė tė shkruara me dorėn e tij shumė kujtime, tė cilat ruhen edhe sot me kujdes tė veēantė nga tre vajzat: Lili Vjollca dhe Afėrdita. Midis tė tjerash pėr periudhėn e studimeve nė Selanik, Jonuzi ka shkruar: "Isha dhjetė vjeē kur vajta nė Selanik, ku vinin nxėnės nga Bullgaria, Rumania dhe nga Greqia tė cilėt studjonin nė gjimnazin turk. Nė Selanik, ishte qėndra e Komitetit tė Xhonturqėve "Bashkim-Pėrparim" dhe anėtarėt e kėtij klubi kishin studjuar nė Francė e Gjermani. Aty nė Selanik u ftuan krerėt e ēetave shqiptare, greke dhe bullgare, tė cilėt i dhanė besėn njėri tjetrit. Aty unė takova pėr herė tė parė me Themistokli Gėrmenjin, Bajo Topullin e vėllanė e tij Ēerēizin. Aty nė Selanik ne shqiptarėt hapėm klube me biblioteka ku gjendeshin veprat e rilindasve si tė Naimit e Samiut, etj, ku mėsohej gratis gjuha shqipe. Po kėshtu aty nė Selanik kishte ardhur shtypėshkronja e Kristo Luarasit, qė botonte libra dhe abetare nė gjuhėn shqipe. Qė nė Shqipėri unė kisha mėsuar gjuhėn shqipe tė shkrojtur dhe kisha lexuar Historinė e Skėnderbeut, nga ku unė mėsova se ne ishim Komb i veēantė, se ishim shqiptarė dhe jo turq. Ne studentėt e Selanikut, themeluam Klubin "Botimi" qė u krijua me inisiativėn time dhe tė Abedin Shkėmbit nga Qesaraja e Kolonjės. Ai Klub ku ishin antarė nderi Zija dhe Fuat Dibra, pėrmbante njė bibliotekė me libra shqip ku mėsonin gjuhėn shqipe tė gjithė ēirakėt dhe nėpunėsit shqiptarė qė jetonin nė atė qyetet. Nė ceremoninė e hapjes sė Klubit, unė recitova njė pjesė nga poema e Naim Frashėrit,"Bagėti e Bujqėsi", shkruhet nė kujtimet e Jonuz Tafajt, lidhur me periudhėn qė ai ishte student nė Fakultetin e Drejtėsisė nė qytetin e Selanikut. Gjatė atyre viteve qė Jonuzi studjoi nė atė qytet, ai u inkuadrua nė ēetėnn e studentėve shqiptarė qė njihet ndryshme si Ēeta e Selanikut, e cila udhėhiqej nga atdhetari i shquar Dervish Hima.

    Arrestimi i Jonuzit nė Stamboll
    Pasi u largua nga Greqia ku kishte marrė pjesė si antar i Ēetės sė Selanikut, Jonuz Tafaj shkoi nė Stamboll pėr tė ndjekur studimet e lėna pėrgjysėm. Edhe gjatė asaj kohe qė ishte nė Stamboll, Jonuzi nuk e ndėrpreu aktivitetin e tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare dhe si rezultat i asaj veprimtarie, ai u arrestua nga autoritetet turke. Lidhur me kėtė, nė kujtimet e tij, ai ka shkruar: "Pasi mė arrestuan, mė dėrguan nė Drejtorinė e Policisė ku kishte shumė tė arrestuar tė cilėt ishin shtrirė nė dysheme si sardele. Njėri nga ata, njė korespodent i njė gazete tė opozitės, na pyeti pėr shkakun e arrestimit dhe unė i tregova tė vėrtetėn. Pas kėsaj ai mė tha se ne kishim shpėtuar nga njė rrezik shumė i madh, sepse sonte nė mbrėmje turqit e rinj, me nė krye Enver Pashėn, kishin bėrė grusht shteti kundėr qeverisė qė ishte akuzuar pėr neglizhencė pėr humbjen e Luftės Ballkanike, e kishin vrarė Nazim Pashėn, Ministrin e Luftės. Nuk kisha fjetur as njė gjysėm ore, kur mė thirrėn nė zyrė, ku njė person qė bėnte detyrėn e hetuesit mė pyeti pėr gjeneralitetet e mia. Kur iu pėrgjigja pyetjeve tė tija, ai me njė ton kėrcėnyes mė tha: "Ti je armik i Turqisė, ti ke lėnė shkollėn dhe ke marrė pjesėnė Ēetėn e Selanikut pėr tė ndihmuar Kryengritejn e Kosovės. Ju i dhatė shkas plasjes sė Luftės Ballkanike. Ē'deshe me turėmėn e Babi Aliut. Aty ju njohu njė shoku i juaji qė na tregoi pėr tė kaluarėn tuaj". Pas atyre akuzave unė i tregova tė vėrtetėn duke i theksuar se nuk kisha asnjė arsye qė tė pėrzihesha nė punėt e brendėshme tė Turqisė dhe politikėn e saj, pasi Shqipėria tashmė ishte njė shtet i pavarur ashtu si Greqia dhe Serbia. Pas disa kohėsh nė Stamboll erdhi babai im Gut Tafaj, i cili mė takoi dhe pasi i thashė se nuk kisha bėrė asnjė faj, ai u interesua dhe me anėn e Fuat bej Dibrės, mė nxorri nga burgu", ka shkruar Jonuz Tafaj nė kujtimet e tija lidhur me arrestimin gjatė kohės qė kishte shkuar pėr studime nė Stamboll.

    Student nė Napoli
    Pas lirimit nga burgu i Stambollit, nė vitin 1913-tė Jonuz Tafaj u kthye nė Shqipėri dhe menjėherė u aktivizua nė lėvizjet politike tė asaj kohe duke mbėshtetur Qeverinė e pėrkohshme tė Ismail Qemalit. Lidhur me kėtė periudhė kohe, e bija e tij, 70-vjeēarja Vjollca Tafaj, dėshmon: "Nė atė kohė babai ynė, Jonuz, mbajti lidhje tė ngushta me djalin e Ismail Qemalit dhe shumė nga patriotėt e tjerė shqiptarė tė asaj kohe. Aty nga viti 1915-tė, Jonuzin filluan ta ndiqnin njerzit e Esat Pashės dhe pėr t'i shpėtuar atyre ai u largua nga Tirana dhe shkoi nė qytetin e Shkodrės, tek disa miq tė gjyshit tonė, Gut Tafajt. Duke e parė gjėndjen nė tė cilėn ndodhej, babai vendosi dhe u nis pėr nė Itali, duke qėndruar nė San Demitro Korona, ku me ndihmėn e Kostaq Cipos ai mėsoi gjuhėn italiane dhe latinishten. Nė fillim babai i nisi studimet nė qytetin e Romės dhe mė pas iku qė andej dhe u vendos nė qytetin e Napolit ku e filloi fakultetin e Drejtėsisė nga e para, pasi atje nuk njiheshin studimet qė ai kishte bėrė nė Selanik. Babai qėndroi pėr katėr vjet me rradhė nė qytetin e Napolit ku pėrveē studimeve, ai punonte dhe si komisioner duke ndihmuar pėr pėrgatitjen e dokumenteve studentėt shqiptarė qė shkonin nė Amerikė. Tre vitet e para tė shkollės ai i bėri me pagesė, ndėrsa vitin e fundit me ndihmėn e mikut tė tij, Osman Myderizit, Ministria e Arsimit nė Tiranė i akordoi njė bursė shtetėrore. Pasi qėndroi pėr afro 11 vjet nė Itali, babai u kthye nė Shqipėri nė vitin 1925 dhe pėr njė vit ai qėndroi i papunė. Mė pas me ndėrhyrjen e Lalė Krosit, babi u rregullua nė punė si gjyqtar paqtues nė Ersekė. Pasi punoi njė vit atje, ai u kthye nė Tiranė ku filloi punė si noter publik dhe nė atė profesion, ai punoi gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė e atė tė Luftės", kujton Vjollca Tafaj lidhur me babanė e saj, Jonuzin, qė studjoi nė Fakultetin e Drejtėsisė sė Napolit, duke qenė njė nga studentėt e parė shqiptarė tė diplomuar nė Perėndim.

    Arrestimi nė vitin 1947
    Ndonėse Jonuz Tafaj nuk ishte pėrzier asnjėherė me politikė si gjatė periudhės sė Monarkisė ashtu dhe gjatė viteve tė Luftės Antifashiste, ai u shpall person i rrezikshėm nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944. Lidhur me kėtė, e bija Vjollca Tafaj dėshmon: "Gjatė periudhės sė Luftės Antifashiste Nac-Ēlirimtare, familja jonė e ndihmoi pa rezerva lėvizjen duke dhėnė shuma tė mėdha parash pėr partizanėt dhe nė shtėpinė tonė u strehuan pėr njė javė dy komunistė ilegalė tė cilėt kishin shpėtuar rrethimit nė bazėn e Kodrės sė Kuqe, ku u vra Vojo Kushi. Njėri prej tyre quhej Uran Dino dhe tjetri ishte njė shoku i tij qė s'ia kujtoj dot emrin. Po kėshtu babai ynė, Jonuz Tafaj, nė zyrėn e tij ku punonte si noter, mbante komunistė ilegalė gjoja si asistentė tė tij, deri sa ata largoheshin nėpėr ēetat partizane. Edhe pse ne si familje kishim dhėnė gjithė atė kontribut pėr Luftėn, akoma pa u ēliruar mirė Tirana, nė shtėpinė tonė erdhėn rreth 40-tė partizanė dhe e arrestuan babanė duke i bėrė presion e duke e akuzuar sikur ai kishte mbajtur nė shtėpi Komandantin e Pėrgjithshėm tė Xhandarmėrisė, kolonel Hysni Demėn. Pasi e mbajtėn njė ditė nė hetuesi, atė e liruan dhe kėtė gjė e pėrsėritėn edhe dy herė tė tjera duke e arrestuar dhe e liruar pėrsėri. Deri nė vitin 1947, babai punoi si noter dhe nė atė vit pas suprimimit tė atij profesioni nga ana e shtetit, ai ngeli pa punė dhe ne u detyruam tė shisnim njėrėn nga shtėpitė me gjithė plaēka pėr tė siguruar bukėn e gojės. Atė gjė qė komunistėt nuk e bėnė nė nėntorin e vitit 1944, e realizuan nė 15 shtatorin e vitit 1947, kur tre oficerė tė Sigurimit erdhėn nė shtėpinė tonė dhe pasi kontrolluan tė gjitha skutat duke marrė ēfarė deshėn, morėn me vete motrėn tonė tė vogėl, Fatmirėn dhe shkuan e arrestuan babanė tek shtėpia e tezes sonė nė Rrugėn e Durrėsit, ku ai kishte shkuar pėr vizitė me nėnėn. Pasi e mbajtėn rreth 11 muaj nė hetuesi duke e torturuar nė mėnyrėn mė barbare, mė 5 shtator 1948 atė e nxorrėn nė gjyq dhe e dėnuan me pesė vjet burg politik, duke e akuzuar si fashist, shok tė Mustafa Merlikės, si dhe agjent i anglo-amerikanėve, pėr arsye se nė 1945-ėn, UNRRA, kishte marrė me qera bodrumet e shtėpisė sonė", kujton Vjollca Tafaj lidhur me arrestimin e babit tė saj, intelektualit tė njohur, Jonuz Tafaj.

    Persekutimi i Jonuzit dhe familjes
    Pas arrestimit tė Jonuz Tafajt, katėr vajzat e tij, Afėrdita, Vjollca, Lili, Fatmira, dhe nėna e tyre, Habibe Tafaj, mbetėn si mos mė keq, pasi komunistėt ua morėn shtėpinė dhe atyre iu lanė vetėm njė dhomė e njė barake nė oborrin e vilės sė tyre. Jonuzi u lirua nga burgu nė vitin 1950-tė dhe qė nga ajo kohė ai nuk mundi qė tė punonte dot mė, pasi ishte i lodhur dhe i drobitur nga torturat dhe sėmundjet qė mori gjatė periudhės sė vuajtjes sė dėnimit. Vjollca Tafaj e kujton me lot nė sy atė periudhė pėr tė cilėn shprehet: "Pas dėnimit tė babait, ne mbetėm si mos mė keq dhe pėr tė siguruar bukėn e gojės detyroheshim tė shisnim ato pak plaēka qė na kishin mbetur nė shtėpi. Duke qenė se babai njihte shumė mirė gjashtė gjuhė tė huaja, me ndihmėn e Aleks Budės, ai punoi si bashkėpunėtor i jashtėm nė Institutin e Historisė dhe Kulturės Popullore, ku paguhej me fare pak me disa honorare qė ia jepnin pėr hatėrin e Prof. Budės. Ne na quanin familje reaksionare dhe nga tė katėr motrat, vetėm unė munda qė tė mbaroja shkollėn e lartė me ndihmėn e Ministrit tė Arsimit, Shemsi Totozanit, i cili nuk deshi tė dinte fare pėr biografinė tonė. Unė munda tė punoja mėsuese muzike nė Lice, ndėrsa motra tjetėr, Lili, qė ishte e talentuar nė piano, pati gjithė ato konsekuenca duke e hequr disa herė nga koncertet. Vetėm nė vitin 1988, kur shihej se diēka po ndryshonte, asaj ia dhanė titullin Artiste e Merituar", kujton Vjollca Tafaj vitet e persekutimit tė babait dhe familjes sė saj, ku ajo me tre motrat e saj. Lilin, Afėrditėn dhe mė tė voglėn, Fatmirėn, qė nuk jeton mė, nuk patėn mundėsinė qė tė krijonin dot familjet e tyre, pėr faktin e vetėm se ishin tė bijat e Jonuz Tafajt, intelektualit tė diplomuar nė Perėndim, qė regjimi komunist e shpalli armik duke e burgosur dhe persekutuar deri nė vitin 1970-tė, kur ai ndėrroi jetė.


    GSH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:28
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •