Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    100 dollare nji pasaporte

    Gazeta shqiptare njofton:


    Nė konsullatat shqiptare tė Barit dhe Selanikut mbėrrijnė formularėt

    Njė pasaportė 100 dollarė
    Caktohet tarifa pėr rastin e emigrantėve


    --------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Njė pasaportė pėr emigrantėt do tė kushtojė 100 dollarė. Kaq ėshtė ēmimi i vendosur pėr kėto doumente qė do tė shpėrndahen nė saje tė njė bashkėpunimi mes Ministrisė sė Rendit dhe Ministrinė e Jashtme. Dje nė kosullatėn e Barit dhe atė tė Selanikut ka mbėrritur dje njė sasi shumė e madhe formularėsh qė do tė plotėsohen nga emigrantėt shqiptarė atje, pėr t'u pajisur me pasaporta.

    Ministria e Jashtme njofton se sot formularėt do tė shkojnė edhe nė ambasadėn e Romės dhe tė Athinės, si dhe nė konsullatėn e Milanos. Ka nisur kėshtu njė operacion qė pritet t'i sjellė buxhetit tė shtetit njė shumė prej 50 milionė dollarėsh. Pas njė takimi mes zėvendėskryeministrit Meta dhe ministrit tė Rendit, Luan Rama, u ra dakord qė nė pėrfaqėsitė diplomatike shqiptare nė Itali dhe Greqi tė bėhej e mundur edhe pajisja e emigrantėve shqiptarė me pasaporta. Janė gjitėsej 5 pėrfaqėsi, 2 ambasada dhe 3 konsullata, tė cilėt kanė shtuar personelin edhe me oficerė policie qė dje nisėn procedurat e pajisjes sė shtetasve me kėtė dokument. Formularėt e parė kanė mbėrritur nė Selanik dhe Bari dhe sot do tė jenė edhe nė ambasadat nė Itali dhe Greqi si dhe nė konsullatėn e Barit. Ky operacion pritet tė jetė i shpejtė pėr tė ndihmuar edhe emigrantėt shqiptarė nė kėto vende, tė cilėt kanė pasur probleme me legalizimin e tyre. Njė emigrant shqiptar, pėr tė marrė pasaportėn e re, duhej qė tė vinte nė Shqipėri, tė qėndronte me orė tė tėra nė radhė nė komisariatet e policisė dhe mė pas tė priste nė muaj pėr tė marrė pasaportėn. Procedurat kėrkonin qė ata tė ishin tė pranishėm, por kjo gjė i dėmtonte, sepse u duhej qė tė largoheshin pėr njė kohė tė gjatė nga puna qė kishin gjetur jashtė vendit. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, Ministria e Punėve tė Jashtme pranoi qė tė nisė pajisja me pasaporta tė reja nė pėrfaqėsitė diplomatike. Nė fillim kjo gjė do tė bėhet nė Greqi dhe nė Itali, ku janė pjesa dėrmuese e shqiptarėve emigrantė. Nė kėto dy shtete brenda njė periudhe jo tė gjatė do tė shpėrndahen 500 mijė pasaporta tė reja. Pėr ta ndihmuar kėtė operacion, Ministria e Rendit Publik do ta shtyjė edhe me njė vit pėrdorimin e pasaportave tė vjetra. Shtyrja pritet qė tė bėhet nė pėrfaqėsitė tona diplomatike nė kėto shtete. Pėr t'u dhėnė mundėsi emigrantėve qė janė nė vende tė tjera, Ministria e Rendit do tė nisė qė tė pranojė tėrheqjen e pasaportave pranė saj, edhe nga tė afėrmit e emigrantėve. Kjo procedurė do tė lejohet vetėm pasi ata tė kenė njė prokurė pėr tė tėrhequr pasaportatėt pranė drejtorive tė policive nė rrethe. Kriza e pasaportave njė vit mė parė i vuri nė vėshtirėsi serioze emigrantėt shqiptarė jashtė vendit. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, Ministria e Rendit rifuti edhe njė herė lejet e kalimit pėr fėmijėt, si dhe propozoi shtyrjen me njė vit tė pėrdorimit tė pasaportave tė vjetra. Paralelisht u zhvillua edhe tenderi pėr prodhimin e pasaportave tė reja. Pas tenderit nisi njė krizė e dytė, kėtė herė mė e lehtė, sepse firma gjermane nisi tė sjellė pasaportat e reja, tė cilėt vazhdojnė qė tė shpėrndahen nė tė gjithė vendin. Vetėm ditėt e fundit erdhėn disa qindra-mijė pasaporta dhe tashmė njė pjesė e madhe do tė shkojnė nė Greqi dhe Itali, gjithsej 500 mijė.


    ---------------

    Ju lutem sa kushton nji pasaporte ne vendet ku juve jetoni?

    A eshte lire apo shtrenjte 100 Dollar.

    Mua me duket se kjo eshte nji supervjedhje tjeter e Qeveritareve Socialiste..megjithse hallexhinjte tane neper bote do zgjidhin besoj nji big prabllem me kte rast.

    Dhendri poet Agollit i rruajti popullit dhe shtetit gati 1milion dollare me pasaportat.
    Tani dhe nji 50 milionsh tjeter me dollare shkon ne xhepat Roze..

    Urime Pasoshin ju qe nuk e keni..

    Nxitoni e kerkoni kte dokument qe ky qerrata shtet mezi ju a jep.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Me sa duket, socialistet duan tua faturojne shqiptareve vjedhjet dhe shperdorimet e skandalit te pashaportave.

    $100 eshte rroga mujore per buxhetoret ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Albo eshte pak e hidhur,por per mendimin tim ja vlen.Normalisht ketu ku jam une,per nje perkethim te nje certifikate duan 30 dollare .Ne shqiperi pasaporta kushton 50 000 leke te vjetra . Per mua cmimi qe i eshte vene pasaportave jashte shtetit eshte nje cmim i arsyeshem lidhur me pagat Greke e Italiane. Te pakten ata e kane mundesine ta marrin,e kjo eshte me mire se ketu ku jam une qe duhet te shkoj vete se ska asnje mundesi tjeter.
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Zinxhiri

    Nga operazioni i shperndarjes se pasaportave ne Itail dhe Greqi,
    pritet qe jo vetem ministrite respektive te realizojne nje operacion te sukseshem financiar,
    por edhe zyrtaret e thjeshte , punonjes te ambasadave dhe konsullatave si firmaxhinj dhe vulaxhinj, te perkedhelurit e sistemit, kane varur shume shpresa, jeta e tyre me te vertete mund te ndyshoje.
    Nga buron shpresa ?
    Per te perkthyer nje certifikate ne konsullate duhen 30 $
    (Ops detaj i vogel qe ne Europe nuk perdoren $), keshtu nja 2 dit me perpara isha ne konsullaten e Milanos dhe me moren 35 Euro dhe me dhane nje fature 30$.
    Tariffa ishte aq standarte dhe klientet aq te zellshem (sa ndonje ofrohej te jepte edhe 5 euro te tjera rryshfet) sa nuk linte hapesire per pyetje ose sqarime.

    Keshtu per pasaportat 100 $ ne perpjestim do te kthehen nga firmaxhinjte ne 120 Euro dhe "vogelsirat" si gjithmone do te shkojne ne sherbim te kauzes.
    Nuk do te cuditesha ne qeveria do te vendoste per te shperndare pasaportat edhe ne USA dhe cmimin tja vendoste 100 Euro.

    Pershendetje.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Biografi Bosash..
    Nga Brari nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  3. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  4. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24
  5. Trafiku i femijeve: Njė i mitur shitej 5 mijė dollarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2003, 10:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •