Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Passion Maska e Lida54
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Francė.
    Postime
    115
    I nevojitet EDUKATA MORALE!Se shume ka filluar te mungoje.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Edukata per te cilen njeriu ka patur, ka dhe do te kete me shume se kurre nevoje, eshte edukata familjare. Edukata qe njeriu merr ne familje eshte natyrale, e pazevendesueshme dhe me gjurmėt mė tė mėdha dhe mė tė thella nė karakterin e njė njeriu.

    Njė shoqėri e shėndoshė ėshtė ajo e ngritur mbi njė familje tė fortė qė mundėson jo vetėm vazhdimėsinė e jetės, por edhe vazhdimėsinė e kulturės, traditės e dijes tė akumuluar e trashėguar nga njė brez tek tjetri.

    Dhe "edukata familjare" nuk nėnkupton edukatėn e jashtme, tė dish tė thuash njė mirėmėngjes e mirėmbrėma apo faleminderit; do tė thotė tė rritėsh fėmijė me frymėn e dashurisė ku prindi i jep fėmijės shembullin e mirė tė sjelljes si brenda familjes edhe jashtė saj nė shoqėri nė raport me njerėzit e tjerė.

    Albo

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    edukata e mir asht gjithku vetem duhet me kap si te keqen.

    te shiqojm dokumentar interesant e jo seriala latin ...
    sot pash dokumentarin dhe filmin e Biografis se James Coook......

    ai ishte kokfort dhe vetvendoses , kishte qendrime te mira i drejt i moralshem dhe besnik ....
    keto ju duhen femijve shqiptar e jo marrina te kota ....

    ------------------
    jemi qka lexojmź dhe qka shiqojmź....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    jam dakord me mendimin e albos

    baza e te gjitha edukatave, sido qe ti cilesoni ju, eshte familja
    edukata qe njeriu merr ne familje
    kjo edukate merret, ruhet, dhe percillet tek te tjeret
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  5. #25
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edukata duhet e sidomos ajo familjare ne pergjithesi eshte primarja, por per mendimin tim duhet shoqeruar edhe me zhvilimin e kultures qe merret gradualisht ne ambientet shkollore, sepse ne kete menyre behet e mundur qe njeriu te asimiloje sa me mire jeten duke e perballuar ate ne momente te veshtira por nga ana tjeter homogjenezohet ne menyre humane edhe me ligjet e shoqerise e te shtetit ne pergjithesi.
    Sot njeriu eshte me i mire se ne kohet e kaluara, eshte me paqesor, me solidar ndaj tjetrit e prandaj me pak ndihme nga familja arrin cdo gje...
    La vita č bella...

  6. #26
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Sot njeriu eshte me i mire se ne kohet e kaluara, eshte me paqesor, me solidar ndaj tjetrit e prandaj me pak ndihme nga familja arrin cdo gje...

    Hiqe firmen e Nices

    Kjo eshte shume e gabuar,njeriu i sotem eshte pre e degjenerimeve nga me te ndryshmet,pra eshte pre e dobesise,keshtu qe nuk ka si te jete me i mire.

    Njeriun solidar une nuk e di se ku e sheh ti,se une se shoh gjekundi. Familja e sotme pikon uje nga te gjitha anet e biles njeriu i sotem rritet me se shumti jashte familjes,sepse nena ne pune babai ne pune,ska si te gjeje ngrohtesine familjare,kurse nje pjese e mire rritet vetem me nenen e kjo me shume ne pune,pa baba kush do ja jape kujdesin e ngrohtesine familjare.

    Prandaj njeriu i sotem eshte i keqedukuar dhe i stresuar vazhdimisht. Edukata eshte reduktuar ne fushen e sa dije ka ,aq i edukuar eshte e tek te thenit,miremengjes mirembrema e pastaj me vete ' po ky/kjo nga me doli para '
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    ...te guxoje te sfidoje instinktin shtazor!

  8. #28
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Per Hyj_njeriu...
    Te them te drejten nuk e di per cfare dobesie e ke fjalen ti tek njeriu i sotem, por e vetmja gje qe mund te na frikesoje sot eshte pasiguria ekonomike, duke pare qe zhvillimi ekonomik ecen me ritme shume te shpejta saqe ne njerezit e thjeshte as qe e veme re.

    Si mund te thuash qe njeriu sot eshte i dobet? Ku e gjen nje argument te tille:
    sot njerezit marrin rruget e shkojne larg vendit te tyre per te realizuar veten e tyre, pse dobesi e quan kete ti?! Perkundrazi, kjo eshte force.
    Sot ke te drejta qe para shume e shume kohesh ti as i mendoje. Pse ti mendon se forca e njeriut ishte me e madhe ne kohen e diktatures: nqs frika nga qeveria mund te quhet jo-dobesi atehere jam dakort me ty. Me thuaj pak, me te vertete do te deshiroja te me jepje nje shembull i cili tregon qe njeriu me pare na paska qen me i mbrojtur se sot.

    Nuk mund te thuash qe sot njeriun e ke me pak te edukuar apo te degjeneruar kur shkalla e alfabetizimit eshte shume e shume me e madhe se vite perpara e kur pjesa me e mire e rinise po mbaron shkollen e larte: besoj se edhe kjo do te thote dicka; besoj se edhe kjo nje forme edukate e ka ne vetvete, apo jo?

    Sa per solidaritetin, une per vete e shikoj ne te gjitha anet: te gjithe mundohen te ndihmojne per nje vezhgim apo tjetrin kedo e madje edhe pa e njohur fare. Pastaj sot kemi edhe mundesi te ndihmojme, kurse perpara ishte vetem deshira, por nuk mund te mbeshteteshe tek asnjeri.
    Ky eshte gabimi i ne shqipetareve sepse i japim autokritike aq te madhe gjerave saqe ne vend te shkojme ne nje shkalle me siper te asaj qe kemi arritur, ne mundohemi te autoshkaterrojme edhe ate pak gje te sapokrijuar.

    Per ngrohtesine familjare ke te drejte qe thua qe femija rri larg prindit nga puna e nga njera e tjetra: po a nuk eshte edhe kjo nje lloj edukate, sepse duke pare ky femije sakrificat qe po bejne prinderit e duke qendruar larg familjes per ta rritur apo per te pasur nje jete me te mire, femija behet me teper i pergjegjshem dhe si pasoje mendon qe te ndryshoje dicka ne familjen qe do te krijoje vete duke u impenjuar ne te gjitha menyrat e mundshme.

    Sa per ate qe eshte i stresuar vazhdimisht pergjigja ime eshte aooo "calma e sangue freddo" (qetesi e gjakftohtesi), sepse nqs trembemi me kaq pak gjera cfare duhet te themi per te paret tane qe kane perjetuar luftra e humbje te medha!
    Ne ndoshta jemi bere dembele dhe e duam cdo gje ne dore e ketu hyn roli i edukimit: "zgjohu ore njeri zgjohu, per veten tende TI zgjohu". Ne kete pike varet nga aktivizimi personal e nga ajo cfare njeriu kerkon nga vetja.

    Sa per ate qe thua me foli mirmengjes apo mirmbrema e me veten time them qe s'e njoh: kjo eshte normale qe te ndodhi e nuk ma ha mendja qe ka njeri te cilit nuk i ka ndodhur: shoqeria eshte bere teper e madhe e nuk mund te mendohet akoma ne nivelin e fshatit apo te rrugices e maksimumit te lagjes ku te gjithe njohin te gjithe; prandaj sa me shume te shkosh neper qytete te medha e ne qytete ne zhvillim per mos fol per metropoli (se atje do na humbke fare zotrote) normale qe ka shume njerez qe mund te kesh folur dy fjale e qe pastaj te mbajne mend, por ndoshta ti s'i mban mend. Prandaj ky argument nuk qendron shume ne kembe.

    Si perfundim them qe jam optimiste per kete pune edhe e marr njeriun e sotem me te edukuar se kurdohere, pastaj nqs flasim per problemet ato varen nga plot faktore qe nuk mund t'i limitojme vetem ne sferen e edukates (qe s'ka vend per nje teme kaq te madhe sa njeriu dhe sjellja e tij kudo e per cfare do).

    Respekte.

    P. S Nuk e heq Nice; ke inat:P
    La vita č bella...

  9. #29
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Njerezve te sotem i duhet edukata qe jepte shoku Enver se spo dine me se ca eshte respekti.Eshte kthyer gjithshka ne bote interesi ku respekti s`ekziston. "Presioni ha buke sot"
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  10. #30
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Normalishte qe njeriut i nevoitet edukate e shendoshe. Fatekeqesishte edukata dhe respekti aktualishte po perballen me viruse te ndryshme.

    Shume njeres nga deshira apo lakmia zgjedhin rrugen me te aferte dhe me te lehte . Edukata fillon nga pragu i shtepise, ne shoqeri ne familje institucione etj.etj.

    Shtetet te cilat jane duke kaluare ne tranzicion , koha po punon me se shumti i favorizon ... JO TE EDUKUARIT .
    Respekti : Mby jetesa (luksuzi jetesore ) qe jemi duke e shijuare ne perditshmeri e bene
    njeriun qe te duket i pa respekt . Mby jetesa (luksuzi ) jo qe e humbe respektin ,pore ne shume raste krijon xhelozi te pa logjikshme ,ndermjet njeresve.

    Bota po ngushtohet !!! Me ngushtimin e botes ,me se shumti prodhohen.... JO NJERES SE S'A NJERES .

    Ne shume institucione edukative apo shteterore me se shumti ju jepet perparesi krimineleve se s'a te edukuareve.

    Ajo qe eshte me e keqja ne popullaten tone shqipetare ,kohen e fundit kriminelit bile bile ju jepet perparesi te nzen kryen e odes se burrave. Kjo perparesi nuk eshte e drejte ,pore ja mundeson koha e rezilave.

  11. #31
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ajo, se ciles shoqeria shqiptare i ka vene shkelmin me kohe eshte pikerisht edukata (qytetare,fshatare).

    Cilesite dhe vlerat me te cilat identifikohesh cdo familje shqiptare, traditat, zakonet, virtytet te trasheguara me seriozitet brez pas brezi, jepnin nje pasqyre dinjitoze te edukates se popullit shqiptar.

    Nga kjo pikpamje ndryshimi i sistemeve, perthithja dhe kuptimi jo i drejte i ketij sistemi te ri nga shoqeria jone, ndikoi ne tronditjen e familjeve shqiptare, e si rezultat ne rritjen jo te shendoshe te brezave ne vijim.
    Kjo shkaktoi dhe vazhdon te shkaktoj nje zbehje te traditave dhe cilesive e ne menyre te dukshme ka shkaktuar nje carje te themeleve te edukates shqiptare, qe nuk eshte gje tjeter vecse "familja".
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Edukata e vertet eshte Edukata Islame, e mirfillt sipas Kur'anit

  13. #33
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Me Islamin ne djep u rrite ti altruist?!
    Po familja cfare te dha ty, vetem buke e uje, e me pas ti u edukove ashtu ne menyre autodidakte permes kuranit?

    Cfare jane keto marrezira qe shkruani, jeni ne vete ju?!
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Me Islamin ne djep u rrite ti altruist?!
    Po familja cfare te dha ty, vetem buke e uje, e me pas ti u edukove ashtu ne menyre autodidakte permes kuranit?

    Cfare jane keto marrezira qe shkruani, jeni ne vete ju?!
    komenti u juajt eshte shum i ceket, Edukata Islame eshte edukata me perfekte une u rrita me kete edukat, te cilen mundohen ta implementon familja ime ne jemi rritur ne kete frym dhe edukat sipas islamit dhe KUR'ANIT.
    Eshte apsurde te mendon ashtu ti qe njeriu edukohet ne menyr autodidakte sipas teje nuk duhet te emrohet edukata por duhet te thuhet apo qdo edukate ti thuhet familje. Familjet jan ato qe i japin edukaten femiut mirpo se cfar edukate i japin eshte dicka tjeter. ketu eshte ka duskutohet se cila edukat eshte me ideale e jo kushe e jep ate edukat apo kush eshte kultivues i edukates cfardo coft ajo.

  15. #35
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Edukata familjare eshte e rendesishme, pa dyshim, mirpo, me e rendesishme eshte edukata shoqrore pasi shoqeria eshte familje me e madhe dhe jeton me gjate.

    Sot te tregohesh i mire, i kulturuar, me edukate familjare, i ndershem dhe i sinqerte eshte marri dhe te marrin per budalla. Shoqeria Shqiptare heshtazi ka pranuar se eshte ne rregull te vidhet, te vrahet, ka pranuar nepotizmin dhe korrupcionin si fenomen normal, ka pranuar mjerim e varferine si dicka e pashmangshme.

    Se i lumte politikanve qe pasurohen. Per Shqiptaret eshte jo vetem e pranueshme, por edhe e deshiruar qe kafshaten e gojes ta fitoj duke i sherbyer dhe pastruar qenefet Grekve, Gjermanve, Amerikanve, italianve etj. Kolektiviteti Shqiptar eshte mesuar me berllogun dhe pluhurin ne rruge sa qe me as qe i veren. Uzurpimet, ndertimet pa leje, ndjenja e materializmit te larte, mungesa e ndjenjes kolektive eshte tashme pjese perberse e Shqiptarve. Eshte ne rregull te mos kesh rryme. Eshte ne rregull te mos kesh pune. Se eshte ne rregull qe secila shtepi te ka nga 2 arme zjarri ne shtepi.


    Kjo eshte shoqeria Shqiptare sot ku per te mbijetuar duhet te genjesh, duhet te jesh pjese e nje klani/grupi qe lufton tjeret, duhet te jesh indiferent ndaj mundimeve te popullit, duhet te flakesh ndergjegjen, duhet te jesh egersire deri ne nje mase.

    Atehere, pse te edukohet femiu?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 20-04-2008 mė 11:57
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  16. #36
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Cila edukate i nevojitet njeriut te sotėm bashkekohor?
    Ne menyre te pavetedijshme dhe te verber "ju" (ne pergjithsi) i jepni ngjyra fetare pervec te tjerash, edhe cilesive, virtyteve, traditave shqiptare.

    Edukata e vertet eshte Edukata Islame, e mirfillt sipas Kur'anit
    "JU" dhe kur shprehem keshtu pergjithsoj te gjithe ata qe mendojne si ju, imponojne verberisht, ne menyre te paedukate fene (islame, ne rastin tend) dhe teologjite perkatese, ne ceshtje te tilla si kjo.

    Edukata e shoqerise shqiptare, e me kete nenkuptoj cilesite, vlerat, zakonet, traditat nuk mund te identifikohen nepermjet edukates se njeres apo tjetres fe.
    Edukata islame( ose te tjera ) vlen per nje grup te caktuar, si ty, i cili eshte rritur e brumosur me teologjite e fese perkatese.

    Mirepo asnjera, kurrsesi nuk mund te identifikohet me edukaten e mbare shoqerise shqiptare.

    Nga kjo pikepamje, as ti e askush tjeter nuk mund te pretendoj te bertas me te madhe pro edukates se njeres apo tjetres fe.

    ketu eshte ka duskutohet se cila edukat eshte me ideale
    Kjo vlen per ty, jo domosdoshmerisht per te tjeret. Nuk eshte thelbi i diskutimit ky.

    Nuk eshte kjo edukate, qe i nevojitet njeriut te sotem bashkohor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 20-04-2008 mė 12:52
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Edukata familjare eshte e rendesishme, pa dyshim, mirpo, me e rendesishme eshte edukata shoqrore pasi shoqeria eshte familje me e madhe dhe jeton me gjate.

    Sot te tregohesh i mire, i kulturuar, me edukate familjare, i ndershem dhe i sinqerte eshte marri dhe te marrin per budalla. Shoqeria Shqiptare heshtazi ka pranuar se eshte ne rregull te vidhet, te vrahet, ka pranuar nepotizmin dhe korrupcionin si fenomen normal, ka pranuar mjerim e varferine si dicka e pashmangshme.

    Se i lumte politikanve qe pasurohen. Per Shqiptaret eshte jo vetem e pranueshme, por edhe e deshiruar qe kafshaten e gojes ta fitoj duke i sherbyer dhe pastruar qenefet Grekve, Gjermanve, Amerikanve, italianve etj. Kolektiviteti Shqiptar eshte mesuar me berllogun dhe pluhurin ne rruge sa qe me as qe i veren. Uzurpimet, ndertimet pa leje, ndjenja e materializmit te larte, mungesa e ndjenjes kolektive eshte tashme pjese perberse e Shqiptarve. Eshte ne rregull te mos kesh rryme. Eshte ne rregull te mos kesh pune. Se eshte ne rregull qe secila shtepi te ka nga 2 arme zjarri ne shtepi.


    Kjo eshte shoqeria Shqiptare sot ku per te mbijetuar duhet te genjesh, duhet te jesh pjese e nje klani/grupi qe lufton tjeret, duhet te jesh indiferent ndaj mundimeve te popullit, duhet te flakesh ndergjegjen, duhet te jesh egersire deri ne nje mase.

    Atehere, pse te edukohet femiu?
    Nje BRAVO per postimin tend kaq realist

    Shume vete ne kete forum dhe jo vetem, duhet te marrin shembull nga njerez te tille.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  18. #38
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Ndaj, qėllimi i edukimit ėshtė qė njeriu tė aftėsohet sa mė shumė pėr tė kaptuar e pėr tu pėrshtatur.

    Ka njė edukatė, ajo e tė sjellurit, dhe shumė njohuri, tė nxėnėt, qė e bėjnė tė pėrshtatshme edukatėn nė rrethana tė ndryshme.
    E kam thėnė dhe vazhdoj ta them qė qėllimi i Edukimit ėshtė aftėsimi i njeriut pėr tu pėrshtatur ( nė tė sotmen dhe nė tė ardhmen).

    Pyetjes se:

    Cila edukatė i nevojitet njeriut tė sotėm bashkėkohor?!

    i vjen e vetmja pėrgjigje :

    Ajo drejt tė cilės ky njeri bashkėkohor ėshtė nisur

    Ai qė ėshtė nisur drejt udhės sė besimit fetar do edukohet, do praktikojė dhe do transmetojė ato vlera fetare me tė cilat ai vetė po ngulitet.

    Ai qė ėshtė nisur udhės sė "hajnisė" (prapėsisė) do mledhė, ushqehet dhe transmetojė vlerat alla "Toni Montana" ( i bėj referim Portokallisė )

    Ai qė ėshtė nisur nė udhė e laicizmit do mbledhė, ushqehet dhe transmetojė ato vlera etj, etj.

    Ai qė ėshtė nisur udhės sė lirisė duhet tė aftėsohet pėr tė zgjedhur. Liria ėshtė mirė por s'ka kornizė. Ndaj duhet tė mėsohet vėnia e vetėkornizės nga ku deri ku mund "tė shtriqen kėmbėt, pa marrė jorganin e tjetrit".

    Pra, duhet zgjedhur drejt kujt bashkėkohimi do shkohet qė tė dihet ēfarė edukimi ( aftėsimi) duhet, duke patur tė gjithė bashkė si " far drejtimi" respektin pėr veten nė radhė tė parė, pėr tjetrin dhe mendimet e tjerit sė dyti, dhe pėr mjedisin qė e rrethon.



    p.s Pėr prindėrit njė rikujtim edhe pse tė gjithė e dimė : Fėmija i sotėm ėshtė i rrituri i nesėrm, pra ėshtė njeriu i bashkohores sė nesėrme drejt sė cilės shkohet sot. Pėr ti lėnė trashėgimi fėmijėve tanė njė shoqėri tė qetė e zhvilluar pėr tė nesėrmen duhet pėrkushtim kohe dhe marrje me ta qė nė formimin e tyre nė bark e deri nė moshėn e pjekurisė.

    Gjithnjė unė me mendim tim

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 22-04-2008 mė 19:00

  19. #39
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    E kam thėnė dhe vazhdoj ta them qė qėllimi i Edukimit ėshtė aftėsimi i njeriut pėr tu pėrshtatur ( nė tė sotmen dhe nė tė ardhmen).

    Elna!
    Ndoshta ju po flisin pėr pėrshtatjen nė njė koncept mė tė gjerė, mirėpo a mendoni se njė person qė ka krijuar personalitetin, unin e tij/saj sipas disa parimeve (tė fituara nga familja, rrethi, shoqėria, shkolla), ėshtė nė gjendje tė pėrshtatet nė situata tė ndryshme qė i imponon jeta e pėrditshme dhe se a duhet nė fakt tė pėrshtatet, duke rrezikuar parimet dhe bindjet e tij, mbi tė cilat ka krijuar personalitetin e tij.

    A mendoni se tendenca pėr t'u pėrshtatur nė ēdo situatė (pasi unė mendoj se jeta pėrbėhet prej situatave tė vogla), mund ta cenoj rėndė personalitetin e njė personi dhe ta luhasė atė?

    Unė mendoj se fjala qė duhet tė pėrdoret nė kėtė rast ėshtė aftėsia e individit pėr t'u ballafaquar me situata tė ndryshme, duke mos cenuar vlerat qė janė mishėruar nė personalitetin e tij.

  20. #40
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Elementi baze i shoqerise nuk eshte individi, por familja, ka thene Honore De Balzac
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •