Postuar mė parė nga
POKO
65 vjet ma parė... Shkodrėn... Viti 1946 e gjen me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste...
06.01.2011
Fritz RADOVANI
Zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 zbuluen fytyren e vėrtetė tė shėrbėtorit dhe agjentit jugosllav nė krye tė qeverisė kukull tė Tiranės, terroristit dhe amoralit tė kabareve masone tė Parisit, atij qė do tė mbesė nė fletėt ma tė zeza dhe ma tė gjakosuna tė Historisė sė Popullit Shqiptar, kriminelit tė pashoq e tradhėtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezė e tij, e maskueme me sigurimin e shtetit tė drejtuem nga klika gjaksore e Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Shevqet Peēi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., tė pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe tė vrasėsve tė pashokė qė kishin pushtue anė e kand Shqipninė, mbas shpalljes sė republikės komuniste nėn mbikqyrjen Jugosllavisė sė Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do tė fillojė qeverisjen diktatoriale me mjetet ma tė dhunėshme qė ka njohė historia, pėr nėnshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ishin vrasjet pa gjyq, masakrimi masiv i popullsisė sė pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet fallse, tė fshehta apo tė montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe tė punės, internimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e tė gjitha tė drejtave elementare tė njeriut, dhunimi dhe masakrimi nė masė, pėrsekutimi dhe lufta antinjerzore e kllasave ndaj ēdo elementi tė konsideruem armik kjoftė ky edhe i palindun ende; kėte e dokumentojnė thanjet e terroristėve tė pashpirtė, se: Kur tė pėrmendet emri komunist, ka pėr tu tmerruar edhe fėmija nė barkun e nėnės..!, njė e vertetė qė ndodhi atėherė e prap sot nė Shqipni, pėr Ata qė nuk mund tė harrojnė kurrė ata tradhėtarė!
Komunistėt shqiptarė ishin tė njohun mjaft mirė nė Jug tė Shqipnisė qė nė luftėn e tyne civile, tė ashtuquejtun nacional ēlirimtare nė vitet 1943 - 44, kur mizoritė dhe vrasjet u kryen gjoja nėn masken e luftės kundėr anmiqve tė mbrendshėm, vegla tė okupatorėve, Ballit Kombėtar dhe Legalitetit apo dezertorėve etj. Kjo u vazhdue nė Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue pėrfshi edhe masakren kundėr kosovarėve nga Kukėsi e deri nė Tivar e Ulqin, ku humbėn jetėn mbi 12.000 shqiptarė kosovarė tė ēarmatosun nga tradhėtarėt Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Shevqet Peēi etj., nė bashkpunim me forcat komuniste tė Titos nė Kosovė e Malin e Zi. Nė janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koēi Xoxe, tė lidhun me forcat jugosllave, arrijnė me thye mbas shpine Prek Calin dhe malėsorėt e Kelmendit, ku vrasin 118 malėsorė pa gjyq, i hedhin kufomat e tyne ndėr prroje e prroska, u djegin kullat dhe i plaēkisin gjanė e gjallė...vetem me njė qellim: Pėr hir tė kolltukut personal tė tradhėtarėve, PopulliShqiptar duhej skllavnue nga anmiku i tij shekullor: sllavokomunistėt jugosllavė tė Titos!
Shqiptari i Alpeve, i brumosun me idealin e Atdheut e tė Fesė, duhej shkombtarizue!
Mbas betejės sė Kelmendit, nė gjysėn e Janarit 1945, arrestohen nga komunistėt dy klerikėt e parė At Gegė Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtė armė pa leje...
Para Bashkisė sė Shkodrės, vriten Atdhetarė nė prani tė Popullit. Kjo ishte Liria!
Me datėn 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe nė Shkodėr me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodrės, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.
Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazėr Shantoja, tue i sharrue kambėt me sharrė druevari, e pushkaton me Sulēe Beg Bushatin, bri lumit Lana nė Tiranė e, poatė kohė, Don Ndre Zadejen e vrasin pranė vorrezave tė Rrėmajit nė Shkodėr, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nėnshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit pėr me mmėrrijtė nė arrestimet e anėtarėve tė Organizatėsantikomuniste Bashkimi Shqiptar nė fundin e nandorit, e thėmeluemenga Mark Ēuni nė muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parė antikomuniste nė krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte pėrfundue ende.
Nė Qershorin e vitit 1945, i tradhėtuem nga njė kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, qė ndodhej i fshehun tek njė mik i veti nė malet e Dukagjinit. Sillet nė Shkodėr dhe mbas pak ditėsh dėrgohet nė hetuesi nė Tiranė.
Nė shtator tė 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani nė Mirditė, tue kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue nė muejn Maji 1945, mbas largimit tė Delegatit Apostolik tė Vatikanit nga Shqipnia, Imz. Leone G.B. Nigris, i dėbuem nga qeveria komuniste e Tiranės si zėvendės i Tij nė Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit tė posa emnuem Imz. Gjinit. Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambėt me hekur tė skuqun, ia sharroi me sharrė dhe, mbasi i vdiq ndėr duer, e vari me e pa ashtu tė gjymtuem populli i ShPalit...mandej, e hodh nė breg tė prronit me e ngranė qentė e fshatit...
Nė muejn dhjetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite nė Tiranė, tė cilat shpejt pasohen edhe nė Shkodėr, mbas zbulimit tė Organizatės Bashkimi Shqiptar tue u mbyllė edhe seminaret dhe shkollat e Franēeskanėve dhe Jezuitėve nė Shkoder dhe, tue u nxjerrė jashta Shqipnie edhe jezuitėt italianė qė nuk ishin tė arrestuem me atė rast.
Nėsa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e Republikės, nė Shkodėr punohet pėr me mbushė burgjet e podrumet e shtėpijave tė Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanėve etj. me armiqtė e popullit qė nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist tė Jugosllavisė titiste...
Vetėm qyteti Verior i Shqipnisė, Shkodra, nė vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume pėr tortura dhe masakra tė sigurimit tė shtetit komunist...tė cilat, nė njė kohė tė shkurtė, do tė mbusheshin plotepėrplot me nga ma tė rijtė e deri tek pleqtė e kėtij qyteti, qė atėherė nuk kishte ma shumė se 28.000 banorė. Pra, gati pėr 1000 banorė njė qendėr torturash.
Arrestimet fillojnė me tregtarėt e Shkodrės nga tė cilėt Enver Hoxha kėrkon thesaret e arit, tė diamanteve e brilanteve, qė grabiten nga oficerėt e sigurimit ndėr arkat e grave tė tyne ...tė cilėve u shtetzohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtėpijat e tyne. Vetėm tregtarit Man Tepelia, mė ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent, Nazif Pira, i janė marrė nė rranjėt e fiqėve nė fshatin e Vukatanės 13 teneqe vajguri me napolona ari. Nė Shkodėr janė shtetzue mbi 40.000 napolona ari, si dokumentohen nga fletorja zyrtare e asaj kohė...
Me datėn 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anėtarėt e Regjencės At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, nė breg tė lumit Lana nė Tiranėn demokratike...
Me 4 Mars 1946 pushkatohen tė akuzuemit pėr Organizaten Bashkimi Shqiptar ku, veē anėtarėve tė saj, thėmeluesit Mark Ēuni, 26 vjeē, Prof. Gjelosh Lulashi, 30 vjeē, Frano Mirakaj, 29 vjeē dhe Qerim Sadikut, 27 vjeē, i bashkėngjiten me akuza fallse edhe klerikėt At Giovanni Fausti, 44 vjeē, At Daniel Dajani, 40 vjeē dhe At Gjon Shllaku, 39 vjeē, tė gjithė me nga dy e tre tituj doktoratash pėrveē laurimit nė teologji. Me kėte rasė shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolė Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, qė mbytėn nė tortura. Hetuesia plotson proces verbal falls tė mbajtun gjoja nė gjyqin e mbyllun tė tyne, ku pushkatohet edhe avokati i Nderuem Paulin Pali.Me 23 mars 1946 vritet tradhėtisht nė malėsi tė Veriut edhe dijetari Don Nikoll Gazulli.
Nė Malet e Mirditės, me 13 qershor, vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem nė fletėt e historisė sė asaj krahinė heroike, e cila vazhdoi pėrpjekjet pėr Liri deri nė vitin 1954.
Mbas vdekjes sė Imz. Gasper Thaēit me 25 Maji 1946, fillojnė arrestimet e tė rijėve dhe tė rejave tė shkollave tė mesme tė Shkodrės. Arrestohen vajzat Marije Tuēi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, kurse Marije Zojzi, vritet nė Sheldi me burrin e saj Pjetėr Deden, nga forcat e ndjekjes.
Nė mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe, tek Dugajt e Reja, varet Llesh Marashi...Pushkatimet shoqnohen me grupe tė mėdha nga tė gjitha shtresat shoqnore: qytetarė, fashatarė, studentė, bujq, gra e pleq, qė janė arrestue njėheresh dhe dėnue randė apo janė mbajtė sa kohė tė izoluem nė banesen e Guljelm Lukės, pranė Shkollės sė Jezuitėve, e mandej me gra e fėmijė janė internue ndėr kampet e shfarosjes komuniste.
Nė muejn gusht 1946, nė Pukė, dėnohet Don Nikoll Mazrreku, dhe porsa plotson dėnimin interrnohet nė Tepelenė dhe Lushnje. Menjėherė mbas Tij arrestohet edhe Don Pjetėr Tusha. Nė Lezhė arrestohet Don Nikoll Troshani...qė i paraprinė ngjarjeve tė montueme tė shtatorit 1946.
Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, qė sjellin skenarėt e zi tė asaj Lėvizje tė Postribės, qė vazhdoi pėr sa vite me ngranė koka njerzish tė pafajshem...tė gjithė, tė lidhun gjoja me kėte ngjarje qė mbetėt ndėr plagėt e pambylluna tė historisė. Ndėr viktimat e para janė Ata Burra qė mbasi u vranė nė afėrsi tė Shkodres, trupat e Tyne u hodhėn tek kanali i gjatė pranė Fabrikės sė Venės; i arrestuemi i parė i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, tė cilin, mbasi e mberthyen me armė kraheqafė, e shetitėn mbi njė gomar nė rrugėt e Shkodrės...
Nė Lėvizjen e Postribės u banė shumė arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytėn nė hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspėr Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolė Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikėve katolikė qė janė njė kapitull nė vete.
Arrestohen shumė hoxhallarė qė masakrohen tek burgu i Kishės sė Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhė Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe nė Tiranė Hafiz Ibrahim Dalliu. Tė gjithė krahinat e Shqipnisė pasojnė Shkodrėn me arrestime e internime tė intelektualėve Maliq Xhemal Bushati, Prenkė Kaēinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolė Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Ēuni, vėllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini, qė do tė pushkatohet etj. Tė kėsaj kohė janė edhe mbytjet nė torturė tė Profesorėve Qemal Draēini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vėllaznit Pal e Mark Thani dhe nė Gjirokastėr vriten ushtarėt Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani.
Vazhdojnė arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe nė Tiranė, At PjeterMėshkalla, Don Shtjefėn Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkėv orthodoks qė punoi pėr unifikim tė Kishave, At Pashko Gjadri, At Mėhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri nė Korēė ku arrestohet Papa Josif Papamihali...qė do tė gjejė edhe njė nga vdekjet ma tė shemtueme, tė organizueme nga sigurimi kur po punonte nė kėnetėn e Maliqit; Atij i bie tė fikėt dhe pėr sė gjalli policėt e mbulojnė me baltė, ku Ai jep edhe Shpirt...
Nė Mirditė arrestohet Don Prenkė Qafalia nė nandor tė 1946, katėr ditė para se forcat e sigurimit organizojnė me Asllan Licin e Pal Mėlyshin vrasjen pa gjyq tė Don Luigj Picit, me 10 Nandor nė fshatin Reē tė Koplikut tė Shkodrės.
Nė Elbasan arrestohet njė tjetėr klerik At Petraq Isak...i cili dėnohet me 15 vjet burg.
Nė Shkodėr, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi, sekretar i Argjipeshkvisė, At Donat Kurti, drejtor i Gjimnazit Fretėnve, dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj...
Nė Tuztė Malit tė Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, njė nga Klerikėt Katolikė ma aktiv, qė ia ka kushtue gjithė jeten e Tij bashkimit tėTrojeve tona...bashkluftėtar me Cafo Beg Ulqinin.
Me 15 Nandor 1946 nė Shkoder Kuvendi Franēeskan kthehet nė burg....
Arrestohet Provinēiali i Fretėnve At Mati Prennushi dhe Rektori At Ēiprian Nika...
Arrestohen ato ditė edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik nė Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomė Lacaj, At Pal Dodaj, At Mėhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatēija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me kėte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht futja e armėve nė Kishė, vepėr e cila u krye edhe nė Orosh tė Mirditės nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit tė oficerėve jugosllavė, ngjarje e cila lidhej me vepra tė tilla tė kryeme pothuej nė tė gjitha vendet komuniste tė Europės Lindore, satelitė tė Bashkimit Sovjetik, qė drejtohej nga Stalini dhe Beria.
Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman nė zonat e thella tė Mirditės, mbas dėnimit me dy vjet nė burgun e Tiranės, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhėtisht...
Nė Prizren tė Kosovės bahet gjyqi i njohun nga trupi gjykues jugosllav i tė akuzuemve nė organizaten Katoliēeskaja banda dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mėsuesit e nderuem Kolė Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe njė gropė pėr Kėta Shqiptarė mbas vrasjes Prof. Ymer Berishės e Kolė Margjinit!
Nė fillim tė Dhjetorit 1946, mbytet nė tortura nga katilėt Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj...i cili, vorroset nė oborrin e hetuesisė, ish konvikti Malet tona.
Vazhdojnė arrestimet e Franēeskanėve At Alfons Ēuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda nė Shkoder, ndėrsa nė Vlonė arrestohet Imzot Jul Bonatti, i porsasjellun nga Italia, qė mbasi u dėnue me 5 vjet heqje lirije, dėrgohet nė njė ēmendinė ku e shkyjnė tė sėmurėt.
Ky shkrim asht vetem njė skicė e thjeshtė, ku unė kam vue penelatat e para tė atij kuadri aqsa tė dhimbshėm, sa edhe tė zymtė, tė pėrgjakun nga njė terror i pashembullt nė histori, qė kje organizue nga specialistėt jugosllavė tė Beogradit me urdhėn nga Moska staliniane. Pėr kėte vepėr u zgjodhėn kuadrot terroristė tė sigurimit tė shtetit shqiptar nga vetė Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e tė pasuem nga fanatikė anadollakė e sllavokomunistė tė gjithė bashkė grusht ēeliku rreth partisė, me kriminelėt Zoji Themeli, Ndrekė Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Ēela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaē Lekiqi, Ēesk Shoshi, Idriz Ēoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xhevdet Miloti, Pjerin Kēira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Ēuēi, Lin Ēollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi,Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paērami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Ēeta, Ago Dino,Zurdi Shehu, Ali Paērami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Ēiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaēorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskė Koleci, Ēiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa tė tjerė qė nuk harrohen kurrė nga Ata Shkodranė fatzezė qė kanė pasė rasėn me ra ndėr thojtė e kėtyne katilave ...derisa, njė ditė u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq qė kanė provue prej kėtyne bishave tė pranguem, tė gjakosun dhe tė shkrryem ndėr ēimento tė qelive tė akullta tė sigurimit!
Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti tė pėrgjakun nuk duhet tė heshtim, tė flejmė nė gjumin e randė tė narkozės qė komunistėt kerkojnė me i vue Popullit Shqiptar!
Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti masakrash, po nuk u dėnue pėrfundimisht tradhėtari Enver Hoxha, Shqiptarėt shumė shpejt do tė puthin pėrjetsisht prangat e robnisė komuniste!
Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti tė mnershėm tė kerkojmė nga tė gjitha intitucionet e vendit dhe ndėrkombėtare hapjen e dosjeve dhe dėnimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristėt Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kėshtu me rradhė deri tek ata qė ishin roje dere nė hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanė humbė jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt nė krejt Lindjen Europiane...
Melbourne, 5 Janar 2011
Krijoni Kontakt