AKTUALITET
Gati ngritja e Institutit tė Kujtesės pėr zbardhjen e krimeve komuniste
08-02-2010 / Gazeta 55
Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, duke e konsideruar si tė dhimbshme vrasjen e 19 personave identiteti i tė cilėve ende nuk ėshtė bėrė i ditur, nga regjimi barbar komunist. Berisha tha se 19 personat janė ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhės. “Janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janė kėto tė grupit tė deputetėve, tė ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve tė ambasadave, kėtė do ta thonė analizat” – u shpreh kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė ėshtė e sigurt se ata janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave tė ADN-sė do identifikohen viktimat. Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit nė konflikt tė plotė u hodh poshtė, demokracia mbi varre nuk mund tė flerė. Kreu i qeverisė ka kėrkuar ngritjen e Institutit tė Kujtesės, tė ngjashėm me institutin ēek, qė synon tė zbardhė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. “Instituti ka tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurori tė materialeve qė faktojnė krime tė rėnda, por s’ka tė drejtė tė ketė seksione prokurorie e gjykate”, shtoi ai. Sipas kreut tė qeverisė, Instituti me tė vėrtetat qė do u japė shqiptarėve, mund tė japė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga diktatura.
Krijoni Kontakt