SHPĖTIMI – VETĖM TAHIRI
Mixha Tahir Berisha i Drenicės, mjerisht qė nuk dinte shkrim-lexim, por njerėzit e pėrkujtojnė kohėn kur ai kishte rėnė nė burgje tė Serbisė.
“…Atė natė qė mė futėn nė burg ata partizanė qė u jepja bukė nė kullėn time, meqė e dija veten tė pastėr si loti, m’u tek dhe shkova te komandanti i stacionit tė policisė qė t’i ankohesha, por kujt t’i ankohesha? Ligjet, gjyqet s’ishin tonat. Secili frikėsohej nga hija e vet!
“Mėkot!”, pohonte ai.-Kur rashė tė fle, humba nė njė ėndėrrr. "Po, po ėndėrr ishte…!"
“Hė, hajėr ishalla!”
“Iu drejtova Hazreti Muhametit. Shkova te ai, e thirra tri herė e si doli, kur mė pa, mė pyeti:
“Hė, ē’ke ardhur kėtu?”
“Jam nė burg. Kėrkoj tė mė shpėtosh!” i thashė.
“S’mund tė tė shpėtoj!”
“Ani, halli im, ē’tė bėj?”
“Shko te Hazreti Isa!”
“Mirė, shkova edhe te Hazreti Isa!”
“Hė, ē’kėrkon ti te unė?”
“Erdha tė mė shpėtosh prej burgut!”
“Kot ke ardhur te unė. S’mund tė shpėtoj!”
“Ani, ku tė shkoj?”
“Shko te dreqi!”
“Te dreqi?”
“Po, se ai tė shpėton!”
“Hyh, po fort u gėzova dhe shpejt shkova edhe te dreqi!”
“Hė, ē’ke ardhur ti kėtu?” mė pyeti edhe dreqi.
“Erdha tė mė nxjerrėsh nga burgu…”
“Unė…?”
“Po, vetė ti!”
“Po, a e di se unė tė kam futur nė burg e tash tė tė nxjerrė, a? Jo!”
“Ani, ē’tė bėj?”
“Hėm!”
“Fol, de! Kush mund tė mė shpėtojė?”
“Vetėm Tahiri, e askush tjetėr!” mė tha dreqi.
“Cili Tahir, ej?” e pyeta.
Dhe, nė ato fjalė mė doli gjumi.
Krijoni Kontakt