Shekulli, 08 Pri 2008
Zia e Gėrdecit dhe hareja e qeverisėNga Arben Rrozhani
Dje ishte edhe njė ditė tjetėr e festimeve qesharake tė qeveritarėve shqiptarė pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, ndėrsa pushteti ekzekutiv po e pompon qėllimisht kurorėzimin e aspiratės mbi 60-vjeēare tė vendit, pėr tė pėrmbysur situatėn dramatike tė javėve tė fundit nė favor tė kredencialeve tė rrėnuara qeveritare.
Koncertet e ngjashme me ato qė partia nė pushtet financon pėr tė bėrė fushatė elektorale nė mbėshtetje tė kandidatėve tė saj, nisėn qė tė premten e shkuar ndėrsa opozita manifestonte nė shesh, nė pėrkrahje tė afrimit tė vendit nė Aleancėn Euroatlantike, por kundėr Kryeministrit tė vendit. Por ndėrsa artistet shalėgjata tregojnė hiret femėrore mbi skenat e ndritshme hi-tech, nė rrėnojat e gropės qeveritare tė Gėrdecit, 12 kilometra larg qendrės sė Tiranės, sė fundmi u gjendėn mbetjet njerėzore tė nėnės sė dy fėmijėve, punėtore nė pastrimin e predhave qė shpėrthyen mė 15 mars 2008. Emrin e Shqipe Alhasės, 25-vjeēares qė la dy jetimė, qeveria nuk denjoi as ta pėrfshinte nė komunikatat ditore qė shpėrndan zyra e shtypit e Kryeministrit tė vendit. Sepse Gėrdeci ėshtė varrosur, dosja e tij u mbyll, viktimat e tij nuk pėrbėjnė mė lajm pėr qeverinė dhe pėr tė larė duart mjaftoi premtimi pėr lėvrimin e Fondit tė Kontigjencės, shpallja e atyre pak orėve zyrtare tė ditės sė zisė dhe ushqimi i shpresės sė tė mbijetuarve se njė ditė do tė kompensohen pėr krimin qeveritar.
Nė Shqipėri edhe mė indiferenti nuk do tė kishte imagjinuar se njė krater kaq pėrvėlues, do tė ishte varrosur kaq shpejt dhe me kaq pėrdhunė. Viktima mė e fundit ka vetėm pak orė nėn tokė, ndėrsa mbi tė qeveria bėn diskon e afrimit me NATO-n. Mijėra kryefamiljarė duhet ta rinisin nga e para jetėn e re nė njė tokė tė helmuar, duke pritur ndihmat ushqimore tė qeverisė dhe tė donatorėve tė huaj, duke shpresuar nė bujarinė e qeverisė, qindra biznese presin ndihmėn pėr tė dalė nga falimentimi, ndėrsa ministritė po shpenzojnė qindra-milionė lekė pėr bandat performuese, banderolat dhe pllakatet luksoze. Nė Shqipėri edhe Ceni, prototipi i militantit tė selisė blu, qė prej tre vitesh po ia sheh hajrin punės nė shtetin rrumpallė, ėshtė rikthyer po me atė fudullėkun e para 15 marsit 2008. Atij i ka ardhur sėrish ngjyra e fytyrės, madje mė e ndezur se e Doktorit tė qeverisė.
E ka hequr maskėn e meitit qė i kish rėnė ditėn e Gėrdecit. Shokėt e Cenit janė pakica qė vjel tė mirat e abuzivizmit me pushtetin nė Shqipėri, ajo pakicė qė nėn mbrojtjen e kryeministrit dhe tė ministrave tė tij, po pėrpiqet qė sa mė shpejt tė mbushė thesin. Pėrballė saj ėshtė shumica, viktimė e kėsaj klase tė ringritur dhe qė ėshtė edhe mė harbute se ajo qė la ish-qeverisja e Nanos nė 2005. Pėr fat tė keq, kjo shumicė, publikisht po e amniston kryeministrin dhe modelin e tij tė drejtimit tė pushtetit. Ajo, pas masakrės shtetėrore tė 15 marsit 2008, vijon tė besojė se klasa politike nė pushtet, do tė ketė vėnė mend pėr tė qeverisur me kėmbė nė tokė, pėr tė emėruar njerėzit e duhur nė postet e duhura dhe pėr tė rivendosur rregullin nė njė xhungėl ku fiton mė i forti, pėr tė besuar se ekipi qeverisės do tė arrijė tė ketė vetėkontrollin dhe tė menaxhojė pėrkrahjen e fuqishme perėndimore qė po u jepet shqiptarėve, jo vetėm brenda kufijve administrativė. Por realiteti shqiptar ėshtė vrasės dhe nuk puqet me iluzionet naive qė vijojnė tė kenė shqiptarėt e nėnshtruar pėrballė qeverisė sė tyre. Hareja nė qendėr tė Tiranės ndėrsa nė Gėrdec vijon zia, ėshtė njėri prej aspekteve se sa larg ėshtė kabineti qeveritar nga nevojat imediate qė ka vendi dhe shtetasit e tij.
Aspektet e tjera janė mina tė kurdisura qė po tė shpėrthejnė, do ta hedhin nė erė vendin mė tė varfėr tė Europės. Ato nuk kanė patur pėrmirėsim, sepse qeveria jo vetėm ėshtė e paaftė, por edhe e kapur nga filozofia e shtetit piramidal tė viteve '90 e nga monopolet qė vdesin ēdo pėrpjekje vendase dhe tė huaj pėr t'u bėrė promotorė tė zhvillimit tė vendit. Harbutėria e qeverisė do tė shtohet, sepse ajo nuk ka asgjė pėr tė humbur. Dėshpėrimi nė vend ėshtė mė i thellė se para 12 qershorit 2006, kur vendi nėnshkroi Marrėveshjen e Stabilizim-Asocciimit me BE-nė, sepse qeveria nuk ka pėrmbushur shumė prej kushteve dhe detyrimeve qė parasheh marrėveshja. Malit me reforma tė pakryera do t'i shtohen kushtet e reja tė artikuluara nė Bukuresht, nė 4 prill 2008, nė mėnyrė qė ftesa tė shndėrrohet nė anėtarėsim tė plotė nė NATO.
Klasa politike nė pushtet, megjithėse bėn tė lumturuarėn qė ka hedhur pas hijen e zezė tė Gėrdecit, ka kuptuar tė vėrtetėn e madhe: nėse deri para 15 marsit e kishte tė humbur fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas krimit shtetėror tė Gėrdecit e ka falur atė. Duke e shoqėruar me hare tė pashpirt.
Krijoni Kontakt