Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 08 Pri 2008

    Zia e Gėrdecit dhe hareja e qeverisė
    Nga Arben Rrozhani

    Dje ishte edhe njė ditė tjetėr e festimeve qesharake tė qeveritarėve shqiptarė pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, ndėrsa pushteti ekzekutiv po e pompon qėllimisht kurorėzimin e aspiratės mbi 60-vjeēare tė vendit, pėr tė pėrmbysur situatėn dramatike tė javėve tė fundit nė favor tė kredencialeve tė rrėnuara qeveritare.

    Koncertet e ngjashme me ato qė partia nė pushtet financon pėr tė bėrė fushatė elektorale nė mbėshtetje tė kandidatėve tė saj, nisėn qė tė premten e shkuar ndėrsa opozita manifestonte nė shesh, nė pėrkrahje tė afrimit tė vendit nė Aleancėn Euroatlantike, por kundėr Kryeministrit tė vendit. Por ndėrsa artistet shalėgjata tregojnė hiret femėrore mbi skenat e ndritshme hi-tech, nė rrėnojat e gropės qeveritare tė Gėrdecit, 12 kilometra larg qendrės sė Tiranės, sė fundmi u gjendėn mbetjet njerėzore tė nėnės sė dy fėmijėve, punėtore nė pastrimin e predhave qė shpėrthyen mė 15 mars 2008. Emrin e Shqipe Alhasės, 25-vjeēares qė la dy jetimė, qeveria nuk denjoi as ta pėrfshinte nė komunikatat ditore qė shpėrndan zyra e shtypit e Kryeministrit tė vendit. Sepse Gėrdeci ėshtė varrosur, dosja e tij u mbyll, viktimat e tij nuk pėrbėjnė mė lajm pėr qeverinė dhe pėr tė larė duart mjaftoi premtimi pėr lėvrimin e Fondit tė Kontigjencės, shpallja e atyre pak orėve zyrtare tė ditės sė zisė dhe ushqimi i shpresės sė tė mbijetuarve se njė ditė do tė kompensohen pėr krimin qeveritar.

    Nė Shqipėri edhe mė indiferenti nuk do tė kishte imagjinuar se njė krater kaq pėrvėlues, do tė ishte varrosur kaq shpejt dhe me kaq pėrdhunė. Viktima mė e fundit ka vetėm pak orė nėn tokė, ndėrsa mbi tė qeveria bėn diskon e afrimit me NATO-n. Mijėra kryefamiljarė duhet ta rinisin nga e para jetėn e re nė njė tokė tė helmuar, duke pritur ndihmat ushqimore tė qeverisė dhe tė donatorėve tė huaj, duke shpresuar nė bujarinė e qeverisė, qindra biznese presin ndihmėn pėr tė dalė nga falimentimi, ndėrsa ministritė po shpenzojnė qindra-milionė lekė pėr bandat performuese, banderolat dhe pllakatet luksoze. Nė Shqipėri edhe Ceni, prototipi i militantit tė selisė blu, qė prej tre vitesh po ia sheh hajrin punės nė shtetin rrumpallė, ėshtė rikthyer po me atė fudullėkun e para 15 marsit 2008. Atij i ka ardhur sėrish ngjyra e fytyrės, madje mė e ndezur se e Doktorit tė qeverisė.

    E ka hequr maskėn e meitit qė i kish rėnė ditėn e Gėrdecit. Shokėt e Cenit janė pakica qė vjel tė mirat e abuzivizmit me pushtetin nė Shqipėri, ajo pakicė qė nėn mbrojtjen e kryeministrit dhe tė ministrave tė tij, po pėrpiqet qė sa mė shpejt tė mbushė thesin. Pėrballė saj ėshtė shumica, viktimė e kėsaj klase tė ringritur dhe qė ėshtė edhe mė harbute se ajo qė la ish-qeverisja e Nanos nė 2005. Pėr fat tė keq, kjo shumicė, publikisht po e amniston kryeministrin dhe modelin e tij tė drejtimit tė pushtetit. Ajo, pas masakrės shtetėrore tė 15 marsit 2008, vijon tė besojė se klasa politike nė pushtet, do tė ketė vėnė mend pėr tė qeverisur me kėmbė nė tokė, pėr tė emėruar njerėzit e duhur nė postet e duhura dhe pėr tė rivendosur rregullin nė njė xhungėl ku fiton mė i forti, pėr tė besuar se ekipi qeverisės do tė arrijė tė ketė vetėkontrollin dhe tė menaxhojė pėrkrahjen e fuqishme perėndimore qė po u jepet shqiptarėve, jo vetėm brenda kufijve administrativė. Por realiteti shqiptar ėshtė vrasės dhe nuk puqet me iluzionet naive qė vijojnė tė kenė shqiptarėt e nėnshtruar pėrballė qeverisė sė tyre. Hareja nė qendėr tė Tiranės ndėrsa nė Gėrdec vijon zia, ėshtė njėri prej aspekteve se sa larg ėshtė kabineti qeveritar nga nevojat imediate qė ka vendi dhe shtetasit e tij.

    Aspektet e tjera janė mina tė kurdisura qė po tė shpėrthejnė, do ta hedhin nė erė vendin mė tė varfėr tė Europės. Ato nuk kanė patur pėrmirėsim, sepse qeveria jo vetėm ėshtė e paaftė, por edhe e kapur nga filozofia e shtetit piramidal tė viteve '90 e nga monopolet qė vdesin ēdo pėrpjekje vendase dhe tė huaj pėr t'u bėrė promotorė tė zhvillimit tė vendit. Harbutėria e qeverisė do tė shtohet, sepse ajo nuk ka asgjė pėr tė humbur. Dėshpėrimi nė vend ėshtė mė i thellė se para 12 qershorit 2006, kur vendi nėnshkroi Marrėveshjen e Stabilizim-Asocciimit me BE-nė, sepse qeveria nuk ka pėrmbushur shumė prej kushteve dhe detyrimeve qė parasheh marrėveshja. Malit me reforma tė pakryera do t'i shtohen kushtet e reja tė artikuluara nė Bukuresht, nė 4 prill 2008, nė mėnyrė qė ftesa tė shndėrrohet nė anėtarėsim tė plotė nė NATO.

    Klasa politike nė pushtet, megjithėse bėn tė lumturuarėn qė ka hedhur pas hijen e zezė tė Gėrdecit, ka kuptuar tė vėrtetėn e madhe: nėse deri para 15 marsit e kishte tė humbur fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas krimit shtetėror tė Gėrdecit e ka falur atė. Duke e shoqėruar me hare tė pashpirt.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ej... po si se tha nje fjale ky Stefani,,,,,,,,,,,Qe Edi Rama me kete Delijorgjin kishte bere maksimumin e kontratave. Qe i kishte dhene ky Edi Rama atij Delijorgjit 10-mije metra katror toke tek uzina Enver. Qe Petro Koēit fill DITEN QE PLASI GERDECI I HOQEN TE DREJTEN TE FLISTE NE PARLAMENT sepse dihej qe do thonte qe Delijorgji kishte blere si Ramen per toka e ndertime e Saliun per armatime (sejcili sipas mundesive ishte shitur, kishte shitur gjerat tona)


    Sa e kercenuan Saliun sapo erdhi ne pozite ne 2005-en qe mund te bente ē'te donte, PO KRYETARIN E OPOZITES DHE AFERAT E TIJ S'DUHEJ TI DEMASKONTE.....

    Ka ndonje ketu ne forum qe e hedh poshte faktin qe Delijorgji kishte blere edhe Edi Ramen.....??????

  3. #53
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 09 Prill 2008

    Njė bisedė e pambaruar me z.Sali Berisha
    Nga Mark TOPOLLAJ

    Nė kėto ditė vere tė pėrgjakura shqiptare, dielli duket i mbuluar nga njė hije e zezė, qė e ka burimin nga delijorgjat e pushtetarėve tė korruptuar.Me sy tė pėrlotur e faqe tė pėrgjakura, nėnave e motrave shqiptare i duhet edhe njėherė tė vajtojnė njė tragjedi tjetėr shqiptare. Skenari i tragjedisė sė sotme ėshtė shkruar nė kulisat e politikės, ose mė mirė me thėnė “Katavica Shqiptare”, qė po pjell ēdo ditė delikuente ose delijorgjė.

    “Druri i ushqen krimbat, dhe krimbat e thajnė drurin”, ato po thajnė zemrat e lodhura tė shqiptarėve pėr tė ruajtur karrigen e pasurisė, duke mos llogaritur asnjė lloj ēmimi. Ky ėshtė shembulli anti-njerėzor patologjik, i padėgjuar nė historinė e popujve tė botės. Nė ēdo organizėm shtetėror, delijorgjėt sollėn e do tė sjellin tė ftohtin e vdekjes, si ajo era qė sjell borėn dhe tė djeg pėrbrenda, ose tė bėn tė pish helmin qė bashkė me shiun sjell mjegullėn e tė panjohurės, sjell natėn e pėrjetshme. Kjo quhet dhimbja njerėzore nė kėtė demokraci tė brishtė. Transformimet e mėdha historike kanė sjellė gjithmonė lot, gjak dhe dhimbje te mėdha.

    Po britmat e tė vdekurve e tė gjallėve sot nė kohė paqe, ēfarė transformimesh sjellin? Padyshim kėto prurje janė burim i varfėrisė dhe i majmėrisė sė pushtetarėve. Autokracia e shtetit shqiptar z. Sali Berisha, ka punuar nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė shkatėrruar kualitetin e jetės, ka frenuar krenarinė, kurajėn. E vėrteta nė vazhdimėsinė e kėsaj demokracie, qė kjo mund tė quhet pa frikė “demokracia e delijorgjeve”, kanė vrarė mendimin progresiv, kanė vrarė vetė jetėn.

    Nė aparatin burokratik shtetėror z. Kryeministėr keni mbledhur njė grup njerėzish, qė i trajtoni jo si rreshterėt e PS-sė, por si zboristėt pa asnjė lloj grade. Duhet theksuar, se e gjithė Partia Demokratike ėshtė kthyer nė njė batalion zboristash. Brenda kėtij aparati demokratik me kohė kanė hyrė Rrasputinėt, qė kanė ardhur nga shkolla e totalitarizmit, qė predikojnė fenė e grabitjes. Aty kanė hyrė Cicikovėt, Llukallokicėt, Artemfilipovicėt, ka hyrė vetė Klestakovi. Ata nėn udhėzimin e Katovicės qė s’ėshtė gjė tjetėr vetėm promemoria e Cubrillovicit, qė po e gėrvisht ndėrgjegjen e kombit.

    Z. Kryeministėr sa kohė do tė presin shqiptarėt qė tė largohet kjo e keqe? Dante Aligeri thotė: “Se shekulli i fatit do tė vijė kur tė jetė me tė vėrtetė shekulli i fundit i botės”. Shpresoj se shqiptarėt nuk do ta pėrfillin kėtė bujari satanike. Pse dinjiteti i personazheve qė janė nė politikė, kultivohen si druri i palmės qė i bėn me jetue mirė tė gjithė hajdutėt e vrasėsit, apo se quhen vetėm delijorgjė.

    Kėto personazhe i gjen nė dikasteret kryesore e kulturore, sepse aty z. Kryeministėr ke vendosur komunistėt qė e kanė flakur tė parėt teserėn e partisė, por kanė mėsuar mjeshtėrinė e pėrshtatjes qė u jep gjithmonė pėrfitim. Kėta quhen ministra, drejtues institucionesh kulturore e artistike, kėta quhen drejtues televizionesh, quhen Beca e Gėrdeca. Z. Kryeministėr nuk drejtohet shoqėria me policė, por me ide progresive qė i sjellin intelektualėt e mirėfilltė. Pa zhvillim kulturor dhe ndėrgjegjėsim demokratik, shoqėria do tė mbetet propaganda e portretit komunist.

    Kurse tė pėrndjekurit sot nė Shqipėri, prezantojnė preludin e degradimit komunist qė shihet nė panoramėn e eliminimit tė mijėrave njerėzve tė thjeshtė, intelektualė dhe artistė qė e kishin kurajon tė shprehnin mendimin e lirė. Ndėrsa qeveria juaj i sjell vėrdallė, si hetuesit dhe prokurorėt e dikurshėm. Ky fat para tyre interpreton mendimin tragjik tė njė realiteti tė pashembullt. Kjo shihet dhe nė institucionet artistike, qė nuk duan ta trajtojnė kėtė teme edhe pse Kėshilli i Evropės ėshtė shprehur disa herė se nevoja pėr tė dėnuar krimet e komunizmit ėshtė e domosdoshme. Edhe parlamenti hesht me mefshtėsinė e vet.

    Shpesh po thuhet dhe ne tė gjithė e dimė, se komunistėt nė Shqipėri kanė evoluar, ose transformuar pėr shkak tė dinamikės sė jashtme dhe tė brendshme dhe sot mbrohen me kulturėn e krimit si delijorgjėt. Nė art e kulturė nuk ndjehet era e demokracisė, por era e uzurpimit tė institucioneve, era e mafies. Kinematografia nuk ėshtė e interesuar pėr ēėshtjen kombėtare, por pėr dashuriēka, dhe nxjerrjen e eshtrave nga toka, tė grekėve e serbėve, dhe pėr eshtrat e qindra e mijėrave shqiptarėve qė s’u dihet varri heshtin.

    Me paratė e taksapaguesve shqiptarė, popullit mė tė varfėr tė Evropės, do punojnė kineastėt serbė e rusė, e kineastėt shqiptarė qė kėrkojnė tė lartėsohet ēėshtja shqiptare i flakin. Nė emėr tė demokracisė, kėto grupe njerėzish janė gati tė bėjnė film, edhe pėr Sllobodan Milloshevicin, se i shkreti ėshtė lodhur duke na vrarė. Z. Kryeministėr, ju e dini mė mirė se unė se idetė e komunizmit i keni prezent. Dostojevski thotė: “Se nė komunizėm nuk ka vepėr arti pa prezencėn e djallit”. Nė artin e kinematografisė shqiptare ka njė diferencim dikriminues, demografik e gjeografik, por dhe ai religjioz. Kjo u pa nė Festivalin e fundit nė Radiotelevizion, nė zgjedhjen e temave krijuese nė qendrėn kinematografike shqiptare. Aty janė mbledhur ca grykės misteriozė tė frikshėm, tė cilėt mashtrimin dhe devocionin e tyre e shprehin me produktin e intrigės, duke u mbledhur rreth njėri-tjetrit dhe bėhen protagonistė tė vetvetes. Askush nuk mund ta mendojė se njė amerikan si Sten Dragoti, qė s’ka bėrė film kurrė, i jepet pėr njė fletė tė shkruar 250 milionė lekė, njė kohė qė Komiteti Evropian pėr njė skenar tė aprovuar nga njė komision i nivelit tė lartė, paguan maksimumin e mundshėm 80.000 euro.

    Mė thoni, a nuk ėshtė e gjithė kjo njė korrupsion i gjallė, qė e ka burimin nga totalitarizmi shtetėror? Kurse pėr revoltėn e Spaēit, ju heshtni! Nuk ėshtė kurrė vonė qė pėr ata qė kanė mbetur gjallė dhe pėr fėmijėt e tyre t’u dhurojmė sė paku njė kompensim moral?! Ky ėshtė paradoksi i fundit shqiptar e po i pėrdhos pėrsėri ata qė kanė bėrė burg mė shumė se mosha e tyre kur i dėnuan.

    Z. Kryeministėr edhe nė qoftė se nuk mė pėrgjigjesh, do ta vazhdojmė bisedėn, se ėshtė e pambaruar.

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 12 Prill 2008

    PD ndihet e rrezikuar nga Berisha
    Ka braktisur vlerat e idealizmit politik e nacional


    Demokracia shqiptare po pėrjeton krizėn absurde dhe kjo ndodh, pėr shkak tė atyre qė kanė bėrė dhe po bėjnė politikat e kėtij procesi tė rėndėsishėm pėr fatet e kėtij vendi, zhvillimi social, ekonomik e politik i tė cilit, ka qėnė peng i izolimit, ndėrsa tani i shkatėrrimit. Nė kėtė proces, konstatohen probleme dhe tė gjitha kėto, na i sjell nė vėmendje, zoti Marjan Gryka, President i Shoqatės Mbarėkombėtare Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari”:

    Ju drejtoni njė shoqatė nacionaliste e politike qė ka emrin e heroit tė Demokracisė Azem Hajdari. Cili ėshtė kontributi i saj?

    Kjo shoqatė, u krijua si domosdoshmėri pėr tė pėrjetėsuar dhe vazhduar idealet kombėtare e demokratike tė Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, pėr instalimin e pluralizmit politik nėpėrmjet protestave studentore e mė pas si politikan, janė vlera qė meritojnė vėmėndje edhe sot, jo thjeshtė si kontribute. Ne i jemi pėrmbajtur kėtij synimi dhe kėtyre vlerave, duke mos lejuar askėnd, kushdo qoftė nė PD dhe jashtė saj, qė tė cėnojė personalitetin e kėtij formacioni tė madh e tė fuqishėm, tė krijuar si pjesė integrale e PD, por qė tashmė ka “pushtetin” dhe veprimtarin e vet.

    Si duhet kuptuar deklarata, qė shoqata qė drejtoni ju, “ka pushtetin e vet”?

    Edhe po tė mos e deklaroj ynė kėtė fakt, mesazhin e asaj qė thashė mė lartė e kanė kuptuar prej kohėsh gjithė demokratėt e ndershėm, gjithė nacionalistėt, tė gjithė ata qė themeluan PD, ata qė mbėshtetėn Azem Hajdarin nė lėvizjen e tij studentore dhe nė veprimtarinė demokratike e nacionaliste, tė gjithė ata qė i besuan lidershipit tė PD, i cili duhet thėnė, se nuk e ka pėrligjur kėtė ideal tė madh tė kėsaj figure tė madhe. Ne u futėm nė “vijėn” e demokracisė, me bindjen se do tė kishim njė shoqėri ndryshe, por nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Unė e kam ndjekur pėr 17 vjet politikėn e kėtij vendi, kam qėnė dhe vazhdoj tė jem pjesė aktive e saj, tashmė prej 9 vjetėsh, nė drejtimin e veprimtarisė sė shoqatės “Azem Hajdari”. Jo vetėm unė, por tė gjithė ata qė kanė orientim idealin e Azemit, ndihen tė motivuar pėr tė mos u bėrė pjesė e tė keqes qė ka pllakosur drejtimin politik tė PD dhe praktikėn qeverisėse tė pushtetit tė saj. Misioni ynė si drejtues dhe anėtarė tė kėsaj shoqate, ka pikė takimi vetėm me progresin dhe me idealin e pastėr demokratik, duke shpėrfillur pa asnjė ndrojtje, ata qė e kanė harruar dhe qė e kanė braktisur idealin e Azem Hajdarit e qė fatkeqėsisht ndodhen edhe nė kupolėn e PD.

    A mund tė shpjegoni motivimet tuaja, nė kėtė deklaratė?

    Ne jemi njė shoqatė qė mban emrin e Azem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepėr e demokratėve tė vėrtetė, qė kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u “vra” figura, kontributi dhe idealet e tij, tė cilat vetė Azemi, nuk i shkeli asnjėhėrė edhe pse u pėrballė shumė herė, me atė kontingjent ish-komunistėsh fanatikė, tė cilėt edhe pse ishin (dhe janė pjesė e drejtimit tė PD), nuk kishin asnjė ideal demokratik e nacionalist, pėrkundrazi kishin depėrtuar brenda saj, si “desantė” tė PPSH, pėr ta shkatėrruar demokracinė dhe idealin e Azemit e tė tė gjithė studentėve dhe shqiptarėve, qė pėrmbysėn diktaturėn komuniste. Sa pėr ilustrim, po pėrmend njė merak tė pėrhershėm qė kishte Azem Hajdari, pranė tė cilit kam qėndruar nė ēdo sekondė: Lufta pėr demokracinė dhe nacionalizmin ėshtė mė e vėshtirė me kėta qė na pengojnė nga brenda, sepse kundėrshtarėt politikė, i njohim dhe dimė tė pozicionohemi!

    A ėshtė aktual ky merak i Azem Hajdarit edhe sot nė PD, pra brenda linjės politike?

    PO! Ato qė ka deklaruar Azem Hajdari nė lidhje me pseudodemokracinė dhe pjesėn jo demokratike, prokomuniste dhe antishqiptare brenda PD, janė njė realitet brenda kėtij formacioni politik. Shoqata jonė, ashtu si Azemi ėshtė atakuar me kėtė “skalion” qė ekziston dhe madje drejton nė PD. Me kėtė shpjegohet edhe fakti, qė shoqata qė ne krijuam, nuk u prit mirė prej tyre, madje duhet thėnė, se u tentua tė shkatėrrohej, tė pėrbaltej, tė mos ekzistonte. Dhe kur mbahet ky qėndrim ndaj njė shoqate, qė ka emrin e simbolit dhe krenarisė sė demokracisė kombėtare, kuptohet qė PD dhe lidershipi i saj, nuk e kanė patur “problemin” me emblemėn dhe drejtuesit e saj, por me forcėn e personalitetit qė ka Azem Hajdari edhe pse e ndėshkuan me plumba disa herė, deri sa e vranė.

    Konfirmoj faktin, qė disa herė kemi kėrkuar mbėshtetjen e kreut tė PD, zotit Sali Berisha, njeriut qė ēdo 12 shtator dhe 5 maj, ēon lule dhe derdh lotė tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por ēuditėrisht, nuk e kemi patur kėtė mbėshtetje. Kjo ka krijuar rezerva, pėr tė cilat edhe pse i ėshtė kėrkuar shpjegim, ai nuk ėshtė shpjeguar asnjėherė. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qėnė dhe nuk ėshtė normale. Ne kur krijuam shoqatėn e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe nė statut e nė program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesė integrale, forcė aktive e PD, mbėshtetės tė Berishės, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmė kėtė rrugė. PD, me sa kuptuam atėherė dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetėr rrugė dhe kjo ėshtė shmangie nga ajo qė nisi nė dhjetor 1990.

    Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Sali berishėn e sotėm?


    Ne qė krijuam PD si idealistė dhe qė pėrmbysėm komunizmin si shqiptarė, qė synuam njė tjetėr jetė me liri tė plotė dhe me progres, pranuam qė ta kemi Sali Berishėn nė krye tė PD, duke menduar se kemi nė krye njė intelektual modern e jo njė zyrtar politik, i cili nė mėnyrė graduale, dėshmoi dhe po dėshmon, se nuk po pėrmbush idealet e asaj lėvizjeje demokratike. Karriera e tij 17 vjeēare nė krye tė demokratėve, ka shumė “pika” qė duhen pastruar. Ne kėtė, nuk e arritėm dot nė asnjė moment edhe pse kemi bėrė presion tė hapur e dashamirės pėr tė ndėrtuar njė PD moderne, tė hapur si mendim dhe veprim e jo si “stallė”, pėr t’u futur e pėr tė pėrfituar karrieristėt, sharlatanėt.

    Ne kėrkuam tė ndėrtonim njė PD tė demokratėve e jo tė komunistėve. Ne kėrkuam tė kishim njė PD pa klane, pa bėrryla, pa pėrjashtime vlerash, pa mendėsi komuniste nė drejtim, duke iu pėrmbajtur idealit tė Azem Hajdarit dhe tė gjithė atyre qė u ngritėn sinqerisht dhe me sakrifica nė dhjetor 1990. Por nuk mundėm dhe tashmė kemi njė PD “larmane”, tė kthyer nė njė ekip tė ngushtė, qė ka cėnuar rėndė, madje qė ka zhdukur nga pėrmbajtja e saj idealizmin e dhjetorit 1990, qė ka nxjerr jashtė “shtėpie”, ata intelektualė dhe idealistė, qė mbartnin dhe pėrcillnin vlera tė shėndosha morale e politike.

    A mendoni se duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe ku duhet tė nis kjo hapje?

    Dosja e vrasjes sė liderit tė demkracisė shqiptare, simbolit tė shoqatės tonė, mendoj dhe kam kėrkuar nė vazhdimėsi qė tė hapet e tė hetohet e plotė. Kjo duhet bėrė sepse ajo dosje nuk i ka “fletėt” e hetimit tė bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet tė nis nga dėshmia e kreut tė PD, zotit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se do tė hap kėtė dosje dhe se kur tė vinte PD nė pushtet, do tė dėshmonte deklarimin e vrasėsve tė vėrtetė tė tij. tani ėshtė koha pėr kėtė.

    Cili ėshtė komenti juaj pėr zhvillimet e fundit politike?


    Ne dėshirojmė tė ketė paqe publike dhe mesa kemi konstatuar dhe provuar nė kėto 18 vjet demokraci ende nė tranzicion, kjo pėrcaktohet nga politika. Situata aktuale politike nė Shqipėri vazhdon tė pėrjetoj njė “duel” politik mes palėve, sikur tė jenė dy grupe private. Kjo frymė konfliktuale, qė herė zbutet dhe herė ashpėrsohet, tregon se brenda politikės ka interesa qė nuk pėrputhen plotėsisht me interesat kombėtare. Kur flitet pėr zgjidhje politike, ka debat deri armiqėsor mes palėve, ndėrsa kur flitet psh, pėr strehimin, apo minimumin jetik, pėr pagat dhe pensionet, nuk ndihet askush. Opozita flet disi pėr tė tilla probleme, ndėrsa pozita, pra qeveria, vepron me veto.

    Cili do tė jetė nė vazhdim, qėndrimi i shoqatės tuaj nė raport me PD dhe me politikėn nė pėrgjithėsi?

    Ne e kemi tė pėrcaktuar qėndrimin tonė si shoqatė. Pėrballė PD kemi kėtė mesazh: tė vlerėsoj dhe tė vazhdojė idealin e Azem Hajdarit. Pėrballė politikės nė pėrgjithėsi, kemi kėtė pozicion: Opozitė me tė gjithė ata qė shkelin kėto ideale.

  5. #55
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Zari me nofken "Duaje Siveten"

    Sales i vijn onash t'gjith ato legenat e kauēukut qe ke per zemer ti. Asnji nga ato plehrat e PPSH, qe akoma mbajn teseren e PPSH se rinominuar PSSH. T'pakten Sala e ka gris ate teser, e ka peshty, ndersa ato legenat akoma e mbajne, e shikojne dhe e perkedhelin para se te flejn gjume. Sado lufte fraksioniste te kete PD, ajo kurre nuk ka per te qene e bazuar mbi vrasjet e ofendimiet e ndyra ku bazohet PPSH-PSSH. Sala mund te jete nje ish, por kurre nuk eshte nje Fatos, nej Sabit, nje Skender, nje Gramoz ...

    Skuthi_Vogel, dora vete ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #56
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Zari me nofken "Duaje Siveten"

    Sales i vijn onash t'gjith ato legenat e kauēukut qe ke per zemer ti. Asnji nga ato plehrat e PPSH, qe akoma mbajn teseren e PPSH se rinominuar PSSH. T'pakten Sala e ka gris ate teser, e ka peshty, ndersa ato legenat akoma e mbajne, e shikojne dhe e perkedhelin para se te flejn gjume. Sado lufte fraksioniste te kete PD, ajo kurre nuk ka per te qene e bazuar mbi vrasjet e ofendimiet e ndyra ku bazohet PPSH-PSSH. Sala mund te jete nje ish, por kurre nuk eshte nje Fatos, nej Sabit, nje Skender, nje Gramoz ...

    Skuthi_Vogel, dora vete ...
    Ē'eshte ki shperthim "emocional" ere skuth, je edhe i vogel ... bohu i modh i her ...

    po at doktorin qe bonte analizat e urines, ate doren e ngrohte te partise te hysniut ... ēere ka bo sala me ato, mre skuth ?

    dakord, salija nuk asht ni fatos, ni sabit, ni skender, ni gramoz ... por asht shok armesh me ta ... ia ka dhane shoki ramiz ... amanet prej enver-mehmet-hysniut ...

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush mund te drejtonte me aftesi PD-ne tash ne epoken post-gerdeciane?

    Dini figura nga brenda PD-se apo do duhen importuar nga jashte partise?

  8. #58
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ... apo do duhen importuar nga jashte partise?
    nuk ka me te importuar nga parti e punes te partia demokratike se sa sali berisha, ore miq ...

    hiqni dore nga import-eksporti i pllanifikuar punist ramizist ...

  9. #59
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 18 Prill 2008

    PD drejtohet nga “Saliu i djathtė”, qė punon me “dorėn e majtė”



    Tė gjithė ata qė i besuan “pėrbetimit” antikomunist tė Sali Berishės pėr PD dhe tė djathtėn shqiptare, tani pas 17 vjetėsh qė prej asaj dite “tersi”, qė atė e vendosėn nė krye tė PD dhe qė demokratėt e nacionalistėt e ndershėm pranuan ta kenė nė krye tė anti-komunizimit, po shohin tani, madje qė nė fillim tė pushtetit tė tij tė dytė nė 2005, se ky lider politik e qeverisės, nuk paska qenė dhe nuk ėshtė “i tyre”, por vazhdues i denjė dhe besnik i ish-klasės sė lartė tė ish-pushtetit komunist.

    Tashmė kemi pėrballė njė “Sali tė djathtė”, qė ka punuar nė kėto 17 vjet me “dorėn e majtė”, duke mbrojtur interesat politike dhe ekonomike tė njerėzve tė ish-pushtetit dhe tė bllokmenėve e byroistėve. Nė vitin 1990, ai pranoi tė kishte nė krahė Skėnder Gjinushin, ish-ministrin dhe sekretarin e Parė tė Rinisė, njeriun e “atashuar” nė lėvizjen studentore nga Ramiz Alia dhe Byroja Politike. Mė pas e bėri edhe pjesė kryesore tė qeverisjes. Po kėshtu gjithė “debatikasit” e KQ tė Rinisė, tė cilėt sot janė po pas ose pėrballė tij gjoja si opozitarė.

    Sali Berisha e nisi numrin e parė tė gazetės RD, me ish-gazetarė tė “ZP” dhe me ish-instruktorė tė KQ tė PPSH.

    Sali Berisha e vazhdoi pushtetin e tij, me njerėz tė penalizuar dhe tė inkriminuar.

    Sali Berisha pėrfshiu me qėllim shqiptarėt, nė “rrymėn politike tė mitingjeve”, duke lejuar qė pushtetin ekonomik ta merrnin dhe kontrollonin njerėz tė ish-pushtetit komunist.

    Sali Berisha, nuk u ktheu asnjė copė tokė pronarėve tė ligjshėm, duke zbatuar dhe mos abroguar ligjin 7501, tė sekuestrimit pėrfundimtar tė pronave, sipas udhėzimit tė “Katovicės”.

    Sali Berisha nuk po u jep asnjė qindarkė dėmshpėrblim tė pėrndjekurve politikė, madje nuk ka pranuar tė dėnojė me rezolutė ligjore e ndėrkombėtare krimet e komunizmit.

    Sali Berisha, po qeveris me bijtė e bllokut, me shefat e hetuesive, me gjyqtarė e hetues, qė gjatė komunizmit kanė dhėnė dėnime tė tė rėnda, tė qėllimshme politike.

    Sali Berisha ėshtė pėrfshirė me veprime dhe mosveprime, nė rrjetėn e korrupsionit, duke lejuar dhe mbėshtetur edhe me ligje mundėsitė pėr korrupsion dhe zhvatje tė ekonomisė kombėtare.

    Pyetjet:


    A ju ka dėrguar njė letėr gazetari i ‘Koha Jonė” Zamir Dule nga Korēa, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK, nė datėn 3 mars 1997 dhe cila ėshtė pėrgjigja juaj?

    Sa ish-oficerė dhe policė tė SHIK, tė viteve 1992-1997 janė punėsuar nė administratėn e lartė shtetėrore dhe ēfarė misionesh kryejnė?

    A keni marrė njė protestė nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, pėr emėrimin e Arben Imamit, “gjeneralit tė zi grek”, si Drejtor Kabineti?

    Pėrse heshti Jozefina Topalli, pas protestės qė bėri nė Shkodėr, nė lidhje me kėtė emėrim?

    Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, pėr tė vendosur paqen dhe ku e keni bėrė takimin negociues, pėrpara se tė dilnit nė ekranet e TV?

    A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Ēorapja”, apo “Korani i Myzeqesė”?

    Cilat janė udhėzimet qė ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, pėr tė bllokuar procesin e kthimit tė pronave dhe mos dhėnien e dmėshpėrblimit pėr tė pėrndjekurit politikė?

    Cila ishte prapaskena e vėrtetė e futjes sė ish-ministrit tė pushtetit tė PS, Lufter Xhuvelit, nė kabinetin qeveritar tė PD dhe kush ua diktoi kėtė?

    Nė cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinė dhe djemtė e Enver Hoxhės pas daljes nga burgu. A ju keni kėrkuar ndjesė dhe pėrse keni rėnė dakort?

    A keni bėrė marrėveshje me qarqet zyrtare e private greke, pėr tė futur nė qeveri PBDNJ dhe cilat janė pikat e paktit mes palėve?

    Cili ishte motivi i vėrtetė i dorėheqjes sė ministrit tė Jashtėm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjė skemė qė lidhet me emėrimin e Lulėzim Bashės nė kėtė post?

    Pėrse gazeta “RD”, nuk pranon asnjė shkrim pėr klanin Kapo, pėr Ramiz Alinė dhe familjen Hoxha?

    A e keni materialin qė ju ka dorėzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit tė figurave tė spiunėve Nafiz Bezhani dhe cilėt njerėz me pseudonime, keni nė kabinetin qeveritar? Po nė Kuvend? Po nė Kryesinė e PD? Po nė Kėshillin Kombėtar?

    Cilat janė firmat private, tė cilat janė udhėzuar prej jush, qė tė financojnė gazetėn “55” dhe “Tema”?

    Nė sa borde tė ndėrmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga tė dyta e tė treta ministrant, deputetėt dhe kėshilltarėt tuaj dhe me cilin ligj?

    A keni “dorė” nė prishjen e takimit tė ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar nė Sarandė?

    Cila ėshtė marrėveshja e fshehtė, bėrė privatisht mes jush dhe kreut tė PS, Edvin Rama dhe a pėrfshihet nė kėtė marrėveshje, heshtja pėr korrupsionin e tij?

    Po afron 10 vjetori i vrasjes sė ish-bashkėpunėtorit tuaj mė tė afėrt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasėsve tė vėrtetė, ashtu siē keni deklaruar. Kur do ta veproni?

    A ėshtė akoma nė fuqi, njė kontratė me shtetin Grek, pėr eksport energjie, lidhur qė nė vitin 1985, nė vend tė lekėve tė tė cilės dėrgohen mastic dhe pajisje tė ndryshme? Pėrse nuk prishet kjo kontratė dhe sa do tė zgjasė?

    A ka qėnė Anastas Janullatos nė Greqi, gjatė vizitės tuaj atje dhe a keni bėrė ndonjė takim tė veēantė me tė?

    Pėrse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar nė Himarė dhe pėrse qeveria, nuk pronocohet kundėr kėtij diversioni?

    Keni deklaruar, se do tė hapni dosjet e ish-spiunėve tė sigurimit tė shtetit, qofshin kėta edhe brenda nė qeverinė tuaj? Pėrse nuk po e bėni?
    Cfarė keni biseduar nė zyrėn tuaj nė PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atė takim? Po nė Greqi jeni takuar me tė? Po nė SHBA, apo nė ndonjė vend tjetėr?

    A i keni ēuar nė prokurori dosjet e korrupsionit tė ish-pushtetarėve tė majtė dhe cila ėshtė pėrgjigja zyrtare, pėr hapjen e tyre?

    Me cilėt keni biseduar nė rezidencėn qeveritare nė Durrės, pėr caktimin e blerėsve tė kompanisė Alb-Petrol?

    A ka lidhje me interesim dhe kėmbėngulje tė qarqeve jashtė Shqipėrisė, rikthimi nė PD i Genc Rulit dhe emėrimi i tij, nė postin e minisitrit tė Ekonomisė dhe Energjisė?

    A do tė largohen nga Shqipėria, depozitat greke tė naftės nė Portin e Durrėsit dhe pėrse nuk hyn nė fuqi, vendimi i qeverisė pėr kėtė largim?

  10. #60
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    or ti Duj si Veten pse bo gam gam kot, ti dukesh qė je dora Metės. Ktu nuk ka ven pėr tė tret. Pse nuk shkon e bo zhurmė me nai ven tjetėr?!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  3. Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •