Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anėtarėsuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252

    Thumbs down ne korce femijet shqiptar mesojn qe jugu esht greqi

    Ėshtė njė brez fėmijėsh, i ciklit fillor qė A-nė e lexon alfa, qė gdhihet ēdo mėngjez me hymin grek dhe qė nuk di asnjė varg tė atij shqiptar, qė thotė “Kalimera” e jo “Mirėmengjez” qė kėrcen “zeivefiko” dhe nuk di ē’ėshtė pogonishtja.

    Fėmijėt shqiptarė tė fshatrave pėrreth Korēės, Boboshticė e Drenovė po mėsojnė njė “tė vėrtetė” tė hidhur: qė toka ku ata u lindėn e po rriten ėshtė greke. Janė rreth 180 nxėnės, bijė e bija shqiptarėsh qė po u mėsohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” njė histori e shtrembėruar qė i paraqet stėrgjyshėrit e tyre si pushtues tė Vorio-Epirit. Ėshtė njė brez fėmijėsh, i ciklit fillor qė A-nė e lexon alfa, qė gdhihet ēdo mėngjez me hymin grek dhe qė nuk di asnjė varg tė atij shqiptar, qė thotė “Kalimera” e jo “Mirėmengjez” qė kėrcen “zeivefiko” dhe nuk di ē’ėshtė pogonishtja.
    Nė qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel Mėsonjėtorja e Parė Shqipe kėta fėmijė, falė liēencės qė “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar. Banorėt grekė tė zonės nuk e pranuan kėtė vendim dhe organizuan grupe ushtarake pėr tė siguruar pavarėsinė e tyre”.
    Ėshtė pikėrisht njė mėsues grek qė ua mėson kėto fėmijėve tanė gjatė orės sė historisė. “Mė 9 Nėntor 1921, ministrat e jashtėm tė Fuqive tė Mėdha vendosėn nė Paris se cilat do tė ishin pėrfundimisht kufijtė e Shqipėrisė. Sipas kėtij vendimi Greqisė i merreshin territoret qė kishte ēliruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore”, vijon mė tej mėsuesi. Ai sillet mirė me fėmijėt e shqiptarėve megjithėse me historinė qė u mėson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
    Ja si e shpjegon ai Luftėn e Dytė e Botėrore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin tė pakta para superfuqisė sė Italisė dhe ndihmės sė aleatit tė vogėl (Shqipėrisė), ushtria greke mundi tė frenojė ushtrinė italiane nė kufirin me Shqipėrinė (28 tetor – 14 nėntor 1940). Nė vazhdimėsi ushtria greke kaloi nė mėsymje tė pėrgjithshme nė Epir dhe nė veriperėndim tė Maqedonisė (14 nėntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmė nė mbyllje tė vitit shkollor, kėta 180 fėmijė shqiptarėsh e kanė mėsuar nė shkollė atė qė deri dje thuhej lartė e poshtė: “nga Pogradeci nė Himarė, toka ėshtė greke”.
    Si u mor licensa
    Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 9 vjeēare greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, rreth dy vjet mė parė. Nė bazė tė ligjit pėr arsimin ėshtė kjo ministri qė kontrollon kurrikulat mėsimore e qė rrjedhimisht ėshtė institucioni qė ka legalizuar dhe vazhdon tė heshtė pėrballė kėtij skandali. Ndaj dhe nuk ėshtė aspak faji i drejtoreshės greke tė “Omiros”, Vasiliki Baraki qė pėrballė kėsaj “dashamirėsie” tė qeverisė shqiptare tė deklarojė: “Ēdo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t“i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.

    BallkanWeb
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    me te vertete per te ardhur keq....
    politikanet tane te cdo lloj kolltuku duhet ta paguajne shtrenjte sahanlepirjen ndaj grekve e kishes orthdokse greke

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Po cflisni kshu more. Po pse duan tja dinė politikanėt se po mėsojnė Greqisht e se janė Grekė ata fėmijė. Politikanėt po tė vėnė bombėn nė mes tė Tiranės pėr tė mbushur xhepat e tyre e se cajnė kokėn hic, jo atje qė ėshtė punė "pa zarar" pa "humbje" jete qė sdo e cajnė kokėn. Po janė pėr ti marrė me gurė tė tėrė kėta ore, po kush ti marri thuaj. Ky popull ėshtė aq budalla se nuk di ctė bėjė pa kėta qelbėsira, sa i duket fundi i botės sikur tė mos ishin kėta. Po mirė ja u bėjnė qė ju vrasin e ju presin, mirė ja u bėjnė tė gjitha, se e keni gojėn pėr tė ngrėnė. Hani kockat qė ju hedhin kėta plerat si qentė e rrugėve. Mirė ja u bėjnė mirė, shumė mirė.

    Unė vetė do ti coj njė letėr Bamir Topit pėr kėtė. Po zbėri gjė as ai atėhere e gjithė politika nė Shqipėri ka marrė fund.

    Kush ka dėshirė tė bėjė tė njėjtėn gjė le tė klikojė kėtu.

  4. #4
    happy mom of 2 Maska e caligirl76
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    california
    Postime
    16
    Nuk e ka fajin shkolla, por e kane fajine korcaret qe e mbeshtesin kete shkolle, qe per nje cope pasaporte greke mohojne vendin ku kane lindur. Une kam shume te aferm ne Korce qe deri dje kane qene te persekutuar dhe qe ne vitet 1900 kane qene me levizjen, tani jane pagezuar ordhodoske(megjithese te ketij besimi jemi) kane marre emra greke, kane inkorporuar greqishten me shqipen, dhe vetem nga greqia i kane syte. Une ju them turp ketyre njerezve qe po vene interesat personale mbi interesat e Shqiperise.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    “OMIROS”, ministria gėnjeu pėr inspektimin

    Drejtoria Arsimore Rajonale Korēė ka mashtruar opinionin publik kur deklaroi pak ditė mė parė se “shkolla jopublike greke “Omiros” ėshtė inspektuar prej saj para dy muajsh dhe nė tė nuk ėshtė vėrejtur asnjė parregullsi”. Nė faqen zyrtare tė kėsaj Drejtorie nė internet www.darkorce.org bėhet e ditur se gjatė vitit shkollor ’06-’07 nga tė gjitha shkollat dhe kopshtet e qarkut tė Korēės vetėm “Omiros” nuk ėshtė inspektuar. Plani vjetor i kontrolleve tė kryera, poshtė tė cilit ėshtė firma e pėrgjegjėsit tė kėtij sektori, Josif Kallanxhi flet pėr shumė inspektime tė kryera, por nė asnjė rresht tė vetėm pėr shkollėn greke. Madje “Omiros” jo vetėm qė nuk ėshtė kontrolluar asnjėherė gjatė periudhės 1 shtator ’06 – 1 qershor ’07 por pėr mė tepėr as nuk ka qenė e planifikuar pėr t’u inspektuar. Nga ana tjetėr referuar planit vjetor tė inspektimeve mėsohet se nė shkollat publike dhe private shqiptare jo vetėm qė janė ushtruar kontrolle por ato kanė tė shpeshta, deri nė 2 apo 3 herė siē ėshtė rasti i shkollave tė mesme tė qarkut.

    Pėrgėnjeshtrimi
    Me botimin nė internet tė planit tė inspektimeve Drejtoria Arsimore Rajonale Korēė ka pėrgėnjeshtruar vetveten. Pretendimi i saj sipas tė cilit “nga inspektimet tek “Omiros” nuk janė vėrejtur parregullsi” mė shumė se njė mashtrim publik rezulton dhe njė shkelje e hapur e ligjit. Pasi shihet qartė se qėllimisht kjo shkollė greke jopublike pėrgjatė njė viti as nuk ėshtė kontrolluar as nuk ka qenė nė plan pėr tu kontrolluar. Pra si mund tė konsiderohet bindės pretendimi i Drejtorisė Arsimore Rajonale se “tek “Omiros” fėmijėve shqiptarė nuk u mėsohet histori anti-shqiptare, pasi nė kėtė shkollė ka vetėm klasa tė treta” nė njė kohė kur nuk ka kryer asnjė verifikim konkret. Nxitimi i kėsaj Drejtorie pėr tė pėrgėnjeshtuar gazetėn qė disponon ekskluzivisht tekstin e historisė sė kėsaj shkolle apo pėr tė hapur shkollėn shqipe tė Boboshticės, qė ishte mbyllur prej saj s’ka bėrė gjė tjetėr veēse nė mos e ka thelluar mė shumė e ka marrė nė mbrojtje kėtė skandal. Megjithatė pėrgjegjėsia kryesore pėr tolerimin e kėsaj situate duhet tė bjerė pikėrisht mbi ministrin e Arsimit, Genc Pollo, i cili nė vend qė tė vihej nė lėvizje dhe tė merrte masat e duhura po preferon tė heshtė duke shfaqur njė tendencė qė synon tė kyēė brenda mureve tė kėsaj shkolle greke njė tė vėrtetė, qė nuk ėshtė mė e fshehtė tashmė. Pėrballė kėsaj situate i takon Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė marrė masat e duhur dhe tė kėrkojė pa hezitim llogari nga Ministri ynė i Arsimit, qė me ndergjegje tė qetė dhe me vetėdije tė plotė ėshtė gjunjėzuar para “Omiros”-it duke u pajtuar edhe ai me “tė vėrtetėn” e tekstit tė historisė qė mėsohet nė kėtė shkollė ku “gjysma e Shqipėrisė konsiderohet Greqi”.

    Tedi Blushi bw

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    cdo vit , te njejten perralle ju?! ne nje vrime i bine fyellit....te njejtat shkrime dhe asnje prove!!!!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ej po ky qėnka lajm i vjetėr. Di njeri ca ėshtė bėrė qė atėherė deri tani?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    “Omiros”, Pollo: Komision per rishikimin e historise


    Ministri Pollo gjate interpelances ne parlament lidhur me shkollen Omiros ne Korce ka pranuar se tekstet e historise greke kane deformim te historise shqiptare, por shtoi se te gjithe vendet ballkanike qe kane patur konflikt me njera –tjetren kane shtremberime. Gjithashtu Pollo shtoi se ne fund te muajit do te zhvillohet seanca e rradhes e nje komisioni dypalesh greko-shqiptar, nje iniciative kjo e qeverise se meparshme sipas ministrit, e cila po vijohet dhe qe synon bashkepunimin dypalesh per rishikimin e librave te historise dhe rregullimin e shtremberimeve. “Do thoja qe tekstet historike te vendeve te Ballkanit kane abuzime per historine e vendeve me te cilet kane patur konflikte. Ne fund te ketij muaji komisioni dypalesh per historine do te beje mbledhjen e rradhes per rishikimin e librave te historise” tha Pollo.

    bw

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    “Omiros”, Komisioni i Arsimit do thėrrasė Pollon per raportim

    • Kerkesa u be nga nenkryetari i LSI-se Pellumb Xhufi, anetar ne komision dhe u pranua dhe nga anetaret e tjere te komisionit parlamentar te arsimit.

    Ministri i Arsimit do te thirret ne Komisionin e Arsimit me 20 qershor per te raportuar per skandalin e shkolles greke “Omiros” ne Korce si dhe per sistemin privat parauniversitar ne Shqiperi. Kerkesa u be nga nenkryetari i LSI Pellumb Xhufi, anetar ne komision dhe u pranua dhe nga anetaret e tjere te ketij komisioni. Me pas kryesia e komisionit te arsimit caktoi 20 qershorin si date per te thirrur Ministrin Pollo ne komision. Skandali ne shkollen greke “Omiros” ne Korce u publikua nga Gazeta Shqiptare dhe ne kete shkolle nxenesit kendonin himnin grek dhe mesonin historine e Shqiperise te ndryshuar.

    bw

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Pollo i dredhon skandalit “OMIROS”

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo u mundua dje nėpėrmjet njė interpelance qesharake tė zhvishet nga pėrgjegjėsia direkte pėr skandalin “Omiros”. Falė njė seance tė sajuar pyetje-pėrgjigje, e bėrė me kėrkesė tė deputetit Mehmet Hoxha, qė synon tė shmangė raportimin e tij pėr kėtė ēėshtje nė komisionin kuvendor tė arsimit, Pollo e ka konsideruar kėtė skandal si “njė shtrembėrim tė sė vėrtetės” duke mos dhėnė nė fakt asnjė sqarim konkret se si qėndron realisht e vėrteta. Nė shpjegimet e tij 3 faqėshe Pollo, ėshtė mjaftuar vetėm duke kritikuar gazetėn pėr arsyen e vetme se publikoi lajmin qė nė shkollėn private greke “Omiros” fėmijėve shqiptarė u mėsohet se “jugu I Shqipėrisė ėshtė Greqi”. Ndėrkohė qė nuk tha asgjė mė shumė sesa ka deklaruar kohė mė parė drejtoresha greke e kėsaj shkolle, Vasiliki Barakli si edhe Drejtori Rajonal i Arsimit tė Korēės, Aldo Mano, i “greqizuar” sėfundmi nė Andreas Manos. Sinqeriteti i Pollos u shpalos vetėm pėr njė moment kur pranoi njė tė vėrtetė qė “nė tekstet zyrtare tė Greqisė ka njė frymė shqiptarofobe”. Por nė vend qė tė angazhohej para Parlamentit se do t’i kėrkonte fqinjit tonė jugor t’i pastronte kėto tekste nga kjo frymė anti-shqiptare ai u angazhua pėr tė kundėrtėn. Pėr ēudinė e tė gjithė ministri ynė i Arsimit bėri me dije qė nė respekt tė njė kėrkese tė kryeministrit grek, Karamanlis i takon Shqipėrisė sė parės qė tė fillojė procesin e pastrimit tė librave tė saj nga fryma grekofobe. E si pėr tė lėnė mėnjanė debatin “e para e dyta” tė paktėn Ministri duhet tė ketė guxim tė pohojė se librat tanė tė historisė nė asnjė rresht tė vetėm nuk flasin pėr pretendime territoriale ndaj Greqisė ndėrkohė qė “Omiros” na mėson se gjysma e Shqipėrisė ėshtė Vorio-Epir. Ndėrkaq nė sqarimet e dhėna para legjislativit ai pretendoi se “nxėnėsit e ‘Omiros’ nuk mėsojnė me tekste zyrtare grek” nė njė kohė qė gazeta disponon ekskluzivisht tekstin e historisė me pėrmbajtje anti-shqiptare dhe kur vetė fėmijėt shqiptarė tė kėsaj shkolle pohojnė se e studiojnė atė. Dje ai foli edhe pėr shkollėn shqipe tė Boboshticės qė ėshtė e hapur dhe nė tė cilėn sipas tij mėsojnė 4 nxėnės. Megjithatė Pollo nuk bėri tė ditur se pėr ēfarė arsyesh gjatė dy viteve tė qėnit tė tij si ministėr i Arsimit nė kėtė shkollė 100 vjeēare nuk ėshtė kryer asnjė investim duke e lėnė atė nė degradim tė plotė. Mandjen ai pretendoi se “nė shkollat e arsimit parauniversitar publik kėndohet himni kombėtar shqiptar, dhe nuk ka ndonjė provė qė nė kėtė shkollė kėndohet himni grek”. Madje ai nuk harroi tė shtojė se “nuk mund tė quhet provė tė paraqesėsh 3 fėmijė qė kėndojnė nė rrugė himnin grek”. Por tėrheqim vėmendjen se pėr rastin nė fjalė Pollo ka bėrė dy “gafa” tė pafalshme pėr njė ministėr Arsimi. E para se e quan shkollėn greke “publike” kur ajo ėshtė “jo publike”. E dyta qė 5 fėmijėt tė cilėt kėnduan para kamerave himnin grek, nuk vinin nga rruga por nga ambientet e brendshme tė “Omiros”-it, tė cilėt pyetjes se ku e kanė mėsuar kėtė himn, ata i janė pėrgjigjur prerė: “nė shkollė”.

    bw

  11. #11
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Keto jane gabimet e keqeversisjes shqiptare dhe te gjitha do te kene pasojat e tyre ne kohe te ndryshme.
    Askush nga ne ska se cfare te beje kur qeversija e vendit tone eshte ne nivelet 0.

    Faleminderit

  12. #12
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Mosha
    35
    Postime
    2,501
    Me duket se ki problem qe para disa muajve!!!!!!!!!!
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  13. #13
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    aty ku u moren hapat e pare per shkollen e pare ne gjuhen shqipe aty mesohet " qe jugu eshte greqi " kjo eshte absurde per ta besuar
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  14. #14
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Kjo cfarė thuhet kėtu mė duket si ėndėrr e keqe!

    Nė token Arbėrore tė ndodhė kjo , ėshtė njė tagjedi e rendit tė parė.

    Kush janė ata prindėr qė dėrgojn fėmijėt nė kėtė "shkollė"?

    Ku ėshtė shpirti shqiptarė atje?

    Kjo shkollė nėse nuk fiket , duhet digjet !

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    A ka ne Shqipri ndonje politikan qe i thot STOP kesaj gjeje,apo te gjithepostin e tyre e shohin vetem si mundesi per te bere pasuri personale.TURP.

  16. #16
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    Citim Postuar mė parė nga gjilan55 Lexo Postimin
    A ka ne Shqipri ndonje politikan qe i thot STOP kesaj gjeje,apo te gjithepostin e tyre e shohin vetem si mundesi per te bere pasuri personale.TURP.
    le tja bejn si cja bejne shqiptarve ne greqi

    le te marrin nja dy veta ti mbulojne koke e kembe qe mos shofin gje dhe tja fusin ku i dhemb e ku i djeg qe keshtu te kuptojn se c'provohet...

  17. #17
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anėtarėsuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    cdo vit , te njejten perralle ju?! ne nje vrime i bine fyellit....te njejtat shkrime dhe asnje prove!!!!
    orfe po di te lexosh apo te navigosh neper internet se mase i gje edhe ti keto qe te kam dergu un
    apo greket nuk lexojn dot shqip???
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •