a i kujtohet ndonjerit viti 91, James Baker ne Tirane?
e njejta situate, ne nje shkalle me te vogel vetem per nga numri i njerezve..
dhe shumica derrmuese i dinin shume mire te gjitha kenget.. kenga hapese "Picture of home" fantastike.. edhe "Space Truckin' " edhe... "Hush" (te cilen publiku ua 'shkuli' me zor).. soloja e kitaristit, ishte si tingujt e organos se qelqit qe ka nxjerre ai shpikesi i rrufepriteses.. organisti, dramatizoi skenen me stil Toccata, pastaj e embelsoi me Mozart, edhe beri dhe melodi shqiptare..
vete Deep Purple u shashtisen.. Gillan u kenaq jashte mase, dhe e mbajti lart show-n.. 60 vjecaret zakonisht, kur lozin 1 ore domino lodhen dhe shkojne ne shtepi..ata kenduan 1 ore e trecerek.. me shume, ligjet e natyres nuk mund te mposhten..
(thone qe do sillen dhe Pink Floyd ne Tirane.. megjithese fantazia merr krahe nen miratimin e euforise).
Krijoni Kontakt