Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 85 prej 85
  1. #81
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Koncerti i Deep Purple ne Tirane ishte eveniment historik. Megjithese ata jane te vjeter dhe i perkasin brezit te baballareve tane, perseri eshte grupi i pare i vertete, qe ka zbritur ne Tirane, megjithese jane dinosaur, jane nje nga grupet qe jane bere legjende, dhe kur arrin ti shohesh live, thua me goje plot dhe krenari: "edhe une isha aty".

    Tani me evenimente te tjera ne Tirane. Do Zoti me Iron Maiden, Metallica dhe te tjere.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #82
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    *****thua me goje plot dhe krenari: "edhe une isha aty".

    Tani me evenimente te tjera ne Tirane. Do Zoti me Iron Maiden, Metallica dhe te tjere.
    Ate them dhe une Pedro... aty isha... aty para, shih fotot, sa afer

    Sa per evenimente tjera, le te presim ne do e sjellin Whitesnake kete vere ne Tirane, por ja po sjell ca informata tjera per te interesuarit e koncerteve te muzikes Rock:

    Do mbahet Gods of Metal ne MILANO te Italise, nje nga evenimentet me te rendesishme te muzikes metal, ku mes tjeresh kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre edhe Megadeth, Dream Theater, KORN, Ozzy Osbourne, Scorpions, Blind Guardian, Heaven and Hell, etj.,dhe ka mundesi poashtu qe ne diten e pare te jene dhe IRON MAIDEN dhe Linkin Park.
    Gods of Metal do mbahet ne tre data te ndryshme, edhe ate me 2 Qershor, 3 Qershor dhe 30 Qershor.

    Ndersa nga data 14 deri ne 17 qershor ne Heineken Venezia do jene Iron Maiden, Pearl Jam, Aerosmith dhe Slayer.

    Nga data 1 deri me 3 korrik, ne Athine mbahet Rockwave Festival ku mes tjerash do performojne edhe Heaven and Hell, Dream Theter, METALLICA, etj.

    Nderkohe akoma s'dihet data kur mund te jene METALLICA ne Shkup edhe pse Avalon Productions nga Shkupi premtoi nje surprize te kendshme dhe nje spektakel te madh per te gjithe metalaret ne stadiumin e kryeqytetit.


    Vere e nxehte do jete! Beni gati valixhet dhe merrni pushime te gjata kete vere se do tundim koken
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #83
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ve bast qe mosha mesatare e pjesmarresve ne koncertin e Deep Purple do jete 30 e siper

    Dhe shumica do jene durrsake se dihen boterisht sa te fiksuar kane qene mbas Purple dhe Whitesnake. Gjithmone e kam patur enderr qe te shikoja grupe metali dhe hard rock ne Shqiperi po asnjehere nuk mu realizua. Skam lene grup metali pa pare neper bote po do me shijonte shume me teper nese do i kisha pare me shoqerine time ne Tirane
    Darius, kam qene ne koncertin e tyre qe u zhvillua vitin e kaluar. Ashtu si dhe tek koncerti i EUROPE, ata qe ndezen atmosferen dhe shoqeruan grupin ne ēdo kenge qe kendonin, ishin mosha 30-40 vjeē. Ndersa ata me te rinjte, tek Deep Purple kane shoqeruar vetem "Soldier of fortune", "Smoke on the Water", "Child in time" e deri diku "Born". Ndersa te rinjte qe ishin te pranishem ne koncertin e EUROPE dinin vetem "Final Cound Down", asnje tjeter
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #84
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Legjendendaret Deep Purple

    Biografia e Grupit

    "Deep Purple" ėshtė njė grup anglez hard rock, i krijuar nė Londėr nė vitin 1968. Sė bashku me Led Zeppelin dhe Black Sabbath, janė konsideruar si pionierėt e heavy metal dhe hard rock. Grupi ka kaluar plot ndryshime gjatė karrierės sė tij, mes tė tjerash dhe ndarja e grupit pėr 8 vjet dhe dy ribashkime. Pas kryesimit tė toplistave tė hitparadave botėrore, nė vitin 1976 vjen ndarja, pėr tu bashkuar sėrish pas 8 vjetėsh nė vitin 1984. Emra kėngėtarėsh kanė hyrė e kanė dalė nga grupi, por momentalisht banda pėrbėhet nga Ian Gillan, vokalist, Ritchie Blackmore nė kitarė, Jon Lord nė tastierė, Roger Glover nė kitarė bass dhe Ian Paice nė bateri. Disa nga albumet e tyre janė "Machine head", "Deepest purple", "Burn", "Fireball", "Perfect strangers", etj.

    Ian Gillan ka lindur nė Londėr nė vitin 1945. pėrveēse i njohur si vokalisti i "Deep Purple", ai njihet edhe pėrmes grupit "Black Sabath". Gjithashtu ka interpretuar rolin e Jezu Krishtit nė rrok-operėn e kompozitorit Andreė Lloyd Webber "Jesus Christ Superstar". Edhe pse me njė vokal tė jashtėzakonshėm operistik u bė i njohur kur nisi tė kėndojė rrok.

    Ritchie Blackmore ka lindur nė vitin 1945. ėshtė kitarist i njohur, njė ndėr themeluesit e "Deep Purple". Pėrpara se tė bėhej pjesė e grupit ka performuar me artistė tė njohur dhe tė tjera bandamuzikore. Ėshtė njė nga krijuesit kryesorė tė kėngėve tė grupit, sidomos gjatė periudhave 1968-1975 dhe 1984-1993.

    Jon Douglas Lord ka lindur nė vitin 1941. ėshtė kompozitor dhe pianist. Ka qenė anėtar i shumė grupevemuzikore, qė nga "Deep Purple", "Whitesnake", "Paice", "Ashton & Lord", "The Artwoods" dhe "Flower Pot Men". Ėshtė i njohur pėr mėnyrėn e veēantė tė tė kompozuarit dhe tingujt e veēantė blues-rock. Nė vitin 968 krijon grupin "Deep purple". Ėshtė larguar dhe kthyer sėrish nė grup.

    Roger Glover ka lindur nė vitin 1945 pranė Brecon nė Uells Wales dhe nė moshėn 10-vjeēare vendoset nė Londėr me familjen. Qė herėt fillon tė shfaqė interes pėr muzikėn rrok dhe nė moshėn 13- vjeēare nisi tė mėsonte kitarėn. Ėshtė krijues i disa grupeve si "Madisons", "Episode six".

    Ian Anderson Paice ka lindur nė vitin 1948 nė Nottingham nė Angli dhe u bė i njohur si baterist i grupit "Deep Purple". Sė bashku me Jon Lord, ai ėshtė i vetmi anėtari bandės qė vazhdon tė performojė me bandėn. Muzika e tij ėshtė e ndikuarnga ritmet swing dhe jazz. Karakteristikė e tij ėshtė tė luajturit me dorėn e majtė.

    Historiku i Grupit


    Identiteti unik Plot 30 vjet qė nga krijimi, Deep Purple mbeten njė ndėr grupet mė tė rėndėsishėm tė muzikės hard rok jo vetėm tė viteve ’70, por edhe tė gjithė historisė. Ata janė tė parėt qė sollėn nė publik ritmet rok, me anė tė njė virtuoziteti dhe kapaciteti tė pastėr teknik, duke u kthyer nė grupi qė bėri revolucion nė epokėn e atėhershme. Nė fillimet e tyre, secili nga pjesėtarėt e grupit ishte njė nga ato banda qė nisi tė lėvronte dukshėm muzikėn Blues dhe Rock and Roll, qė mė pas u fokusua, aty ku tė gjithė dėshironin. Nė maj tė vitit 1965, njė bandė me emrin Episode Six tėrhoqi vėmendjen e publikut nė skenėn e rokut anglez. Formacioni pėrbėhej nga Ian Gillan si vokalist, Graham Dimmock e Tony Lander nė kitarė, Roger Glover nė bas, Sheila Dimmock nė tastierė dhe Harvey Shields nė bateri. Vetėm dy vjet mė pas lindi banda The Flowerpot Men dhe Garden. Mė vonė teksa djemtė e grupeve tė tjera po ndaheshin nga grupet e origjinės, mė nė fund ata vendosėn tė bashkohen nė njė bandė tjetėr, qė do tė mbante emrin “Deep Purple”. Kėshtu u quajt edhe kėnga e tyre prezantuese. Nė tetor tė vitit 1968 pati njė sukses tė madh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me singėllin “Hush”, qė u bė mė pas pjesė a albumit “Shades of Deep Purple”. Vitin pasardhės ata patėn sėrish dy albume tė tjera, madje suksesi i volumit erdhi nė sajė tė njė bashkėpunimi qė patėn me njė orkestėr simfonike. Pas kėsaj epoke grupi do tė fokusohej drejt njė muzikė mė kreative, njė rok i fortė, qė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė shtysė pėr tė shkuar tek Heavy Metal, aty ku u bazuan grupe tė njohura si Black Sabbath. Nė kėtė kohė nisėn edhe ndryshimet, konkurrenca u bė mė e fortė teksa nė treg hyn formacioni britanik Led Zeppelin. Duket se prania e Ritchie Blackmore nė bandė do tė shėnonte njė arritje qė do tė vlerėsohej, sidomos gjatė periudhės sė bashkėpunimit me Jon Lord. Ai eksperiemtoi me organon e famshme Hammond nė amplifikator dhe kitarėn elektrike Marshall, tinguj qė u konsideruan si skaji i botės. Por, me ikjen e Blackmore, qė u quajt edhe fytyra e grupit, djemtė u ndien mė tė plogėsht dhe banda pothuajse nuk kishte prodhimet e mėparshme muzikore. Pas njė pauze tė gjatė grupi rimori veten nė vitin 1984, ku gjatė transmetimit radiofonik The Friday Rock Show nė BBC, konfirmuan bashkimin. Pas kėtij momenti triumfet e njėpasnjėshme nisėn me turne qė thyen rekorde shitjet, ku mė kulmuesi ishte “Slaves & Masters”. Edhe pse pas kėtyre viteve grupi pati njė rėnie tė dukshme nė tregun muzikor, qoftė edhe pėrfaqėsimi me single, bėri tė mundur qė “Deep Purple” tė mos shuhej. Ky rikthim ishte mė triumfues se kurrė nė vitin 2005 kur nė koncertin “Live 8” tė organizuar nga G8, ata treguan se poshtė lėkurės sė plakur, fshinin zėrin dhe energjinė e 30 viteve mė parė.

    Wikipedia
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    3

    Arrow Ian Paice i Deep Purple workshop ne Tirane

    “ArtKontakt” sjell Ian Paice nė Tiranė; bateristi legjendar i Deep Purple do tė japė njė koncert special, por edhe ‘kėshilla’ pėr ata qė e dinė se ēfarė ėshtė rock-u i vėrtetė

    “ArtKontakt” dhe “Charl’s Entertainment” janė arkitektėt e njė nate shumė speciale rock-u nė Tiranė, me Ian Paice- bateristin themeluesin e grupit Deep Purple dhe Matt Filippini Band nga Italia. Natėn e dymbėdhjetė tė prillit, Ian Paice, bashkė me grupin italian tė rock-ut do tė luajnė muzikėn e Deep Purple pėr rreth dy orė, nėn dritat e amfiteatrit Calvin. Por Ian nuk vjen nė Tiranė vetėm pėr koncertin, atij i intereson tė takojė muzikantė rock-u shqiptarė, pėr tė krijuar njė kontakt pėr bashkė-prodhime ose thjesht pėr tė folur mbi muzikėn qė shoqėroi revolucionit e shoqėrisė moderne. Ai do tė flasė me publikun nė njė auditor titulluar “Drumm Clinic” nė Akademinė e Arteve mbi profesionin e bateristit rock dhe energjinė e ritmit qė mban gjallė pėr dekada njė grup rock-u. “Ky takim ka si finalizim tė tij koncertin natėn e 12 prillit, por Ian Paice ėshtė i interesuar tė flasė me muzikantė tė rinj lidhur me eksperiencėn e tė qenit gjithė jetėn i pėrfshirė me rock-un. Ai do t’u japi njė ‘shkundje’ nė emėr tė rock-ut”, thotė Andi Tepelena, drejtori ekzekutiv i ArtKontakt.

    Rock-in Tirana

    “Problemi i rock-ut nė Shqipėri ėshtė se ai nuk e kryen misionin e vet”, thotė Andi Tepelena. Sipas tij, njė lloj apatie dhe mungese hapėsirash e kanė bėrė kėtė zhanėr tė muzikės periferike nė Tiranė, ndėrkohė qė rock-u ėshtė muzika mė me traditė nė Shqipėri. “Rock-u ka shoqėruar ndryshimet mė tė mėdha nė Shqipėrinė demokratike, po tė kthehemi pak mbrapa nė kohė, do tė kujtohemi se Tirana ishte plot me muzikantė tė rinj dhe energjik qė adhuronin kėtė muzikė”, tregon Tepelena. E vėrteta ėshtė se metropolit i mungon njė skenė alternative ku tė shfaqen tendencat e ndryshme muzikore, si rock-u. Tė vetmet skena tė tij janė lokalet dhe baret fundjavave. Organizimet e koncerteve rock bėhen vetėm me mbėshtetjen e ndonjė “OJF-je” ose nė kuadrin e njė reklame tė firmave tė mėdha si ato celulare. Herėt e vetme qė kėngėtarėt e rinj rock ftohen nėpėr koncerte ėshtė kur ato kanė njė target adoleshentėsh. Duke biseduar me muzikantė tė rinj nė Tiranė, vėshtirėsia pėr tė gjetur njė mundėsi pėr tė ēarė ėshtė aq e madhe sa edhe ėndrra e tyre. “Momentet e veta kur aktivizohemi realisht janė angazhimet nėpėr festivale si “Top Fest”, por edhe aty varemi krejtėsisht nga hapėsira qė na lėnė ata pėr regjistrim”, shprehet Geni Huba i grupit “Kody”. Tė njėjtin fat kanė edhe shumė grupe tė reja tė rock-ut nė Shqipėri. Rastet mė fatlume janė ato kur njė natė nė njė lokal arrin tė mbledhė njė grusht njerėzish.

    Ndėrkohė, sondazhet radiofonike nė Tiranė, si ajo i “Top Gold” tregojnė se shqiptarėt ‘mbarojnė’ pas rock-ut, sidomos atij ‘heavy’. Pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė kėsaj rryme janė grupet me histori tė hershme, si Metalica, Led Zebelin, Deep Purple etj. Ėshtė pikėrisht ky lloj rock-u qė ka njė vlerė tė pashlyeshme nė Shqipėri, pavarėsisht evoluimit tė kėsaj muzike.

    Zhbllokim damarėsh

    Ideja e “ArtKontakt” dhe Andi Tepelenės, ėshtė pikėrisht zhbllokimi i kėtij ngėrēi. “Ideja qė bluaj prej dy vitesh ėshtė tė sjell nė Shqipėri njė sėrė muzikantėsh, historinė e tė cilėve e njeh gjithė bota. Ata janė njerėz shumė tė hapur dhe e njohin mėnyrėn sesi njė muzikė e tillė merr hapėsirat qė i takon. Por mė kryesorja ata frymėzojnė”, thotė Tepelena. Fryma e takimit tė Ian Paice me muzikantėt dhe adhuruesit e rock-ut do tė pėrplaset pikėrisht nė kėto sfonde, nė pėrgatitjen e terrenit pėr ta bėrė Tiranėn njė metropol tė vizituar nga muzikantėt e njohur.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme - Njohuri - Tė Reja
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 22:18
  2. Emily Dickinson
    Nga Lule Portokalli nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 05:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •