Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Pėr Administratoret!

    Pershendetje....

    Me falni qe po hap kete teme,por kam nevoje per qartesi nga ana juaj si administratore te ketij forumi...

    Ne kete forum kam hapur ashtu si te gjithe ju shume tema une vete personalisht dhe per te pasuruar nenforumet dhe pas pelqimit te shume shkrimeve ne internet dhe neper gazeta kam sjelle temat e tyre me copy_paste por gjithmone duke vene autoresine dhe burimin nga e kam marre!
    Kam kerkuar nga anetaret qe pas leximit te jepnin mendimin e tyre personal,gje kjo qe behet ne ēdo forum shqiptar!

    Vete rregullorja e Forumit lejon sjelljen e materialeve te internetit nqs vihet autoresia,dmth pa vjedhur shkrimet!

    Para disa kohesh vura mbi 10 tema te shkenca te marra nga Adnan Adashi dhe vura emrin e tij ne ēdo teme!Te gjitha temat mu fshine dhe smod_i me tha ne mp qe i nderuari Adnan Adashi ishte ankuar per temat dhe nuk donte qe ato te ishin ne forumin tone!
    Per ēudi shikoj qe ne nenforumim e psikologjise dhe te shkences ka tema te tij te vene nga moderatore dhe anetare te cilet as nuk i kane vene autoresine dhe te cileve nuk ju eshte fshire asnje teme!
    Adnan Adashin e kontaktova dhe nuk me tha qe ishte ankuar!!!!!

    Parmbreme vura tre tema te shkenca te marra nga "blogshkence",prape mu fshine,mbreme vura prape 3 te tjera dhe prape mu fshine dhe mos permend postimet qe me fshihen perdite!!!!!

    Darius me tha qe ndalohej ne forum copy_paste dhe qe ne nenforumin e shkences vetem 0,01% qenkan copy paste kurse te tjerat te krijuara nga ai vete dhe anetaret!!!!
    More po na dolet te gjithe shkencetare ju ketu?

    Si mund te thoni qe nuk jane copy paste kur ne i shikojme vete ne fund te shkrimeve,kur ne i lexojme vete neper internete,na dolet te gjithe Ajshtajne ju te shkenca!

    Darius tu drejtova me shume mp dhe nuk me duket e drejte fare te fshish ato tema interesante ne lidhje me shkencen.Mos ke monopolizuar ti kete nenforum dhe vetem ti dhe miqte e tu keni te drejten te shkruani?!
    Mos duhet te jesh shkencetare apo mjeke,apo astrologe te jesh e pasionuar pas tyre?!

    Sa moderatore ka ketu qe bejne copy paste?DOni ti dini?!
    Perse nuk u thoni te vene ata vete autoresine?
    Perse me hiqni temat dhe perse me fshini postimet qe i kam patur brenda temes?

    Qe te kerkoni llogari nga anetaret te nderuar smod dhe mod beni mire te ndiqni vete ju rregullat e ketij forumi....Shoh anetare qe nxjerrin vrer kunder admineve por ne te vertete nuk jane ata te padrejte,jeni disa prej jush!

    Ju lutem administratoreve te me japin nje pergjigje si anetare e ketij forumi,pasi i kam zbatuar rregullat gjithmone dhe po zhgenjehem perdite e me shume nga kjo padrejtesi qe po behet....ca me hater dhe ca hidhen poshte!
    O fshijini te gjitheve o skeni te drejte vetem me mua!!!

    Nuk eshte problemi se po iki une nje dite ose nje tjeter,por ju po i largoni te gjithe...Vendosni drejtesine sa nuk eshte vone!

    Ps....Temen e di qe do e mbyllni sic e kini zakon,por kerkoj nje pergjigje nga adminet dhe eshte e drejte e cdo anetari ta kerkoje!
    "Carpe Diem"

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Tema mbyllet derisa administratoret te kene mundesi te japin pergjigje, perderisa u drejtohet atyre.

  3. #3
    Meqe me je drejtuar mua po te jap nje pergjigje qe dhashe dhe me ne nje teme tjeter:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Meqe erdhi ky rast dua te ve ne dukje dhe nje problem tjeter shume te madh. Kohet e fundit ne te gjithe forumin eshte krijuar nje lloj fryme e gabuar me pasqyrimin e lajmeve. Shume anetare bejne copy/paste te lajmeve te ndryshme nga gjithe gazetat, revistat, bloggs dhe faqet virtuale shqiptare qe gjenden ne internet. Kjo eshte dicka qe nuk pasuron forumin por e demton ate pasi e kthen ne nje shabllon dhe arkiv te lajmeve ne shqip. Ka nenforume si psh ai i Temes se Shtypit te Dites apo Aktualitetet Shoqerore si dhe Sporti qe e pranojne kete copy/paste por nenforumet e tjera nuk e pranojne aspak. Sidomos kur lajmi thjesht sa behet copy/paste dhe nuk vijon asnje koment apo pjesmarrje konstruktive ne teme. Shkrime te tilla gjehen kudo, tek Historia, tek Shkenca, tek Filozofia, Muzika, Letersia etj... Cfare mund te kete interesante per nje anetar te lexoje shkrimin e nje gazete ose reviste kur kete e gjen fare mire online? Cfare interesi ka per forumin nje teme e tille ku mungon teresisht pjesmarrja dhe debati i anetareve? I duhet dhene fund kesaj gjendje dhe eshte ne doren e vete anetareve qe te kontribuojne per nje cilesi me te larte ne forum.
    Pra mundohu ta lexosh dhe lexosh qarte. Mua si moderator apo smod apo qofte dhe si anetar nuk me intereson pasioni i disave per te rritur numrin e postimeve ne nje kohe qe ne forum futem te diskutoj dhe te marr pjese neper tema ku ka komente e jo faqe te tera me shkrime te kopjuara andej ketej. Ti pardje postove 3 tema rrjesht brenda 1 minute gje qe me thote qe ti as qe i ke lexuar ato tema po thjesht nga titujt tu duken interesante dhe vendose ti postosh. Atehere ku qendron kontributi ne kete mes? Une nuk them qe te gjithe te jene shkenctare dhe se vetem keta te fundit te marrin pjese por dhe kjo mani per te postuar tema pa hesap dhe pa asnje koment me duket shume absurde. Dhe problemi sic e lexon ne citimin siper nuk qendron vetem tek shkenca por tek shume nenforume dhe duhet frenuar sepse po demton. Une personalisht nuk arrij ta kuptoj se cfare kenaqesie eshte te postosh nje shkrim te tjeter kujt pa marre pjese ne diskutime per ate qe postohet. Po kjo eshte e vecanta e forumit, qe te diskutojme dhe debatojme per fenomene te ndryshme e jo thjesht te sjellim shkrime qe mbeten te vdekura se nuk merr pjese njeri. Eshte e vertete qe me pare jane postuar shkrime copy/paste dhe ne thelb nuk jam kunder atyre. Jam kunder masivitetit te ketyre shkrimeve dhe mungeses se debatit qe duhet te gjenerojne. Perndryshe, e perseris: Nuk kane asnje vlere per forumin.

  4. #4
    Po shtoj dicka qe mos keqkuptohet ajo qe kam shkruar. Nuk behet fjale thjesht per pergjigje me copy/paste ne nje teme te hapur. Behet fjale sidomos per hapje temash te reja me shkrime copy/paste.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •