Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Nga e para

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Nga e para

    poezi

    kur drita end shtegun e shikimit tend
    dhe mbi cipen e syrit te derdhen nje nga nje
    historite e dashurive dhe malli i botes
    kur sendet rreth teje s'kan me emra
    forma, ngjyra, dhe parmazi i dritares
    vishet nga myshku
    kur fyejt e kembeve te tua
    kendojne kengen e rendjeve
    e ti dridhesh nga prekja
    e gishtave te te ftohtit
    kur kollonat e ikjes plasariten nga koha
    dhe eshtrat e tua ndjejne perqafimin e shiut
    kur mbi trupin tend ndjen dashurine e duarve te mija
    dhe frymen e balonave.
    kur ne syte e mi shikon gjithe mallin dhe vetmine e trenave
    dhe ne gjoksin tim ndjen rendjen e kalit te zi.
    atehere leshoje floket e tu mbi supe
    dhe prit.
    ka ardhur koha per tja filluar nga e para

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sot , perkthehet
    fundi i pare ...
    pas te cilit fillohet nga e para?
    Apo si???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    kjo perkthehet :
    Nuk mbaron kurre, cdo fund eshte nje fillim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    ""kur kollonat e ikjes plasariten nga koha""

    E bukur,me pelqeu...po kete "kolonat e ikjes"...se kuptova...

  5. #5
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Urime per poezine
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    lENC BUKUROSHI

    ne kulturen e vjeter amerikano latine,madje dhe ne ate kelte, njerzit (kuptohet para shume shekujsh) vendosnin kolona te gdhendura ne kujtim te ngjarjeve apo njerzve. ne shume raste arkeologet kane zbuluar se ne trupin e ketyre kolonave jane gdhendur figurina qe te gjitha se bashku krijonin nje histori, qe nuk ehste cudi te kishte lidhje me ngjarjen qe kujtohej.
    Per keto kolona e kam une fjalen ne poezi kur them "kolonat e ikjes plasariten nga koha" . Thjeshte e kam perdorur per te thene se historia e ikejs eshte aq e vjeter, sa kolonat kane filluar te plasariten.


    Te tjeret i falenderoj qe me lexojne.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Fjalor shpjegues

    Syte e mi jane burgu im.
    Ngrehina e se pamundures
    eshte shtepia dhe mendimi
    prej te cilit nuk mund te ikesh.
    Vdekjet e vogla
    ne dhomen tende te gjumit
    bashke me gulcimen e gjoksit
    jane hapa mbi trupin e dites.
    Zanafilla eshte vec nje emer
    here i pergjithshem
    e here i pervecem
    qe une lakoj bashke me te perditshmen
    e pertditshmja ime eshte burgu im.
    Burgu im jane syte e mi.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI Lexo Postimin
    poezi

    kur drita end shtegun e shikimit tend
    dhe mbi cipen e syrit te derdhen nje nga nje
    historite e dashurive dhe malli i botes
    kur sendet rreth teje s'kan me emra
    forma, ngjyra, dhe parmazi i dritares
    vishet nga myshku
    kur fyejt e kembeve te tua
    kendojne kengen e rendjeve
    e ti dridhesh nga prekja
    e gishtave te te ftohtit
    kur kollonat e ikjes plasariten nga koha
    dhe eshtrat e tua ndjejne perqafimin e shiut
    kur mbi trupin tend ndjen dashurine e duarve te mija
    dhe frymen e balonave.
    kur ne syte e mi shikon gjithe mallin dhe vetmine e trenave
    dhe ne gjoksin tim ndjen rendjen e kalit te zi.
    atehere leshoje floket e tu mbi supe
    dhe prit.
    ka ardhur koha per tja filluar nga e para
    Kisha vite pa ardhe ketu sa kisha harruar dhe add dhe pasin.Edhe une nga e para e Zan se Zane.E ti....prape vazhdoke te shkruash bukur.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Mbremjet tona si copa te vogla cokollate
    pluskojne mbi trupa te qumesht,
    pastaj si gjurmet e perendimit
    shkojne drejt nje rruge qe cel
    nga zemra e ngrohte e muzgut.

    Mbremjet tona si copa te vogla cokollate
    mbeshtjelle me leter varaku
    zbukurojne kete varg kujtimesh,
    ndersa ne shtrijme gjymtyret
    drejt rruges qe zbehet ne zemer te muzgut

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nese do te behej deshira jote
    do te isha peme ne zemer te pyllit
    rrethuar nga krahet e mallit
    dhe frutat e gjinjve te tu

    Nese do te behej deshira jote
    do isha flutirmi i fundit
    i nje shtegtimi qe zgjat nje jete
    dhe nje jete qe zgjat nje enderr


    Nese do te behej deshira jote
    do te isha i heshtur si vdekja
    dhe shiu i embel i kujtimit qe ra per ty
    dhe per mallin qe dikur kishte emrin tend

    Nese do te behej deshira ime
    do te kisha lindur marinar
    cdo dite do isha dashuruar me detin
    e cdo mbremje do i isha faluar qiellit

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Si gjithmone i vecante, i thelle ne mendimet e vargezuara kaq bukur. Suksese!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •