SIGUROHUNI QĖ MERRNI
ME ANĖ TĖ USHQIMIT
MAGNESIUM NĖ MĖNYRĖ TĖ
MJAFTUESHME
Magneziumi ėshtė karburanti kryesor i trurit dhe i Sistemit Nervor Qėndror. Kur nė jemi te stresuar, konsumojmė sasi shumė tė medha tė tij. Kur nuk e marrim me ushqim nė sasi tė mjaftueshme, ne bėhemi tė irritueshėm lehtė dhe nervoze. Sigurohuni qė dieta juaj tė pėrmbajė sasi tė mjaftueshme magneziumi. Mė pak ankth, mė shumė
gjumė. Magneziumi ėshtė njė nga mineralet mė esenciale. Trupi ynė ka nevojė pėr tė pėr tė pėrmbushur me sukses shumė detyra: pėr tė konvertuar yndyrnat dhe karbohidratet nė energji, pėr tė prodhuar antitrupa qė na mbrojnė nga sėmundjet, pėr tė rregulluar temperaturėn trupore dhe mbi tė gjitha, pėr t’i rezistuar stresit! Ne kemi njė nevojė vitale pėr magnesium, pėr tė trasmetuar impulse nervore pėrgjatė nervave dhe palces kurrizore, po ashtu edhe trurit. Pa magnesium tė mjaftueshėm ne axhitohemi, irritohemi dhe nervozohemi. Ne nuk flemė mirė.Ne nuk mund tė tolerojmė gjatė edhe njė mėrzitje tė lehtė. Ai vepron si njė lloj qetėsuesi natyral, duke kontrolluar ankthin dhe duke na ndihmuar tė flemė. Magnezium me shumicė nė bukė, cokollatė tė zezė dhe nė ujin mineral. Doza ditore e marrjes sė magneziumit pėr njė tė rritur ėshtė 300- 400 mg. Megjithatė shumė faktorė mund ta rrisin kėtė sasi: emocione tė forta, shpėrqėndrimi, frika, disa barna si p.sh. antibiotikėt dhe moti i ftohtė. Burime tė pasura me magnesium janė buka, drithėrat, cokollata e zezė, frutat e thata (arrat) dhe bishtajorėt (fasulet, bizelet, thjerrėzat). Ėshtė gjetur edhe nė ujin mineral. Nėse po kaloni njė periudhė tė stresuar, shtojani kėto ushqime dietės suaj. Megjithėse ato kanė shumė kalori, nėse i merrni nė sasi tė moderuara, ata nuk do t’ju shėndoshin.
Dr Albana Aleksi
Krijoni Kontakt