Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Efekti Mozart

    Efekti Mozart, pėrse muzika i bėn mirė trurit ?

    Nuk ėshtė e nevojshme tė jetė Mozarti ose Verdi, mjafton edhe njė tingull i vetėm, pėr tė sjellė nė humor trurin tonė. Sipas njė studimi, psikologėt e Universitetit tė Torontos, pohojnė se stimuli dėgjimor, kur pėrceptohet i pranueshėm pėr trurin, ndihmon nė mirėqenien e shėndetit, veēanėrisht tė trurit. Psikologu kanadez Glenn Schnellenberg, pranon se muzika ka njė efekt mirėbėrės dhe potencial nė kapacitetet intelektive. Bėhet fjalė pėr “efektin Mozart”, sipas tė cilit simfonitė e kompozuara nga gjeniu austriak dhe jo vetėm ato qė ka krijuar ai, pėrmirėsojnė gjendjen mendore tek tė sėmurėt e prekur nga Alzheimer. Por nuk bėhet fjalė vetėm pėr efektin Mozart, pasi edhe kur ėshtė dėgjuar muzika e Blur, ėshtė pėrfituar i njėjti, efekt, pra muzika nė pėrgjithėsi, e nxitur nga njė dėgjueshmėri e kėndshme, pėrfiton tė mira pėr shėndetin e trurit. Ky kėrkim shkencor nxjerr nė dukje faktin se aktivitetet jashtėshkollore, veēanėrisht teatri, i cili shėrben si kurė pėr mjekimin fėmijėve qė janė tė turpshėm nė shoqėri.


    "Shekulli Online"
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sporti dhe shėndeti

    Studimet e kohėve tė fundit tregojnė se ushtrimet fizike ndikojnė pėr njė jetė tė shėndetshme mė tė gjatė, mė tė mirė dhe mė tė zgjuar.

    Tashmė ėshtė fakt i njohur se njerėzit qė merren rregullisht me sport jetojnė deri nė 4 vjet mė gjatė se njerėzit qė bėjnė pak, ose asnjė lloj ushtrimi fizik. Doktor Jay Smith i Klinikės Mayo nė shtetin Minesota, ėshtė specialialist nė kėtė fushė.

    Ai thotė se njerėzit qė bėjnė sport ka gjasa tė jetojnė mė gjatė. Ata gjithashtu bėjnė njė jetė mė cilėsore. Zoti Smith thotė se kjo ndodh ngaqė ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve tė zemrės dhe njė sėrė sėmundjesh tė tjera. Ai ėshtė bashkautor i njė libri tė titulluar “Kulturė fizike pėr ēdo njeri”. Ai thotė se ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnė njerėzit qė vuajnė nga tensioni, diabeti dhe mbipesha trupore. Doktor Smith thotė se edhe njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės dhe artriti mund tė kryejnė ushtrime fizike, sigurisht tė kufizuara dhe duke u kėshilluar mė parė me mjekun. Studime tė tjera tregojnė se ushtrimet fizike janė tė mira edhe pėr trurin. Disa ekspertė thonė se ato pakėsojnė rrezikun pėr sėmundjen e Alzajmerit dhe pakėsojnė stresin dhe depresionin.

    Njė studim me pėrfshirjen e mė tepėr se 10 mijė personave tė moshės 35-55 vjeē pėr 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerėzit qė bėnin ushtrime fizike mė pak se dy orė nė javė, aftėsia mendore ishte mė e ulėt se tek ata qė bėnin fizkulturė pėr njė kohė mė tė gjatė dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulėt fizik lidheshin kujtesa e dobėt, fjalori mė i kufizuar dhe Aftėsitė matematikore. Shkencėtarėt thonė se shoqėrimi i fizkulturės me muzikė ndihmon nė shtimin e energjisė dhe optimizmit. Njė studim me gratė mbipeshė qė ecnin rreth 5 kilometra nė javė, gjysma e tyre dėgjonin muzikė dhe gjysma jo. Gratė qė dėgjonin muzikė ishin mė tė prirura ta mbanin dietėn, ta vazhdonin programin e ushtrimeve fizike dhe tė humbnin mė tepėr peshė se sa grupi tjetėr i grave qė kryenin fizkulturė por pa dėgjuar njėkohėsisht edhe muzikė.



    marrė nga voice of america
    "Carpe Diem"

  3. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Arti lehtėson simptomat e alcajmerit

    Ndėrsa pėr sėmundjen e alcajmerit nuk ekziston ndonje kurė, disa shkencėtarė kanė zbuluar njė mėnyrė tė re jo tė zakonėshme pėr tė lehtėsuar simptomat e rėnda tė kėsaj sėmundjeje.


    Irena Brenton vuan nga alcajmeri. Megjithatė ajo qesh, duke komentuar rreth kėsaj pikture tė quajtur “Dhoma e ngrėnies sė mėngjesit”.


    “Me siguri, artisti e ka pikturuar menjėherė pasi ka ngrėnė mėngjes”, thotė Irena.

    Zakonisht, pacientėt me alcajmer dallohen nga ajo qė mjekėt e quajnė 4 A-tė: Ankthi, Agresiviteti, Apatia dhe Axhitimi ose nė shqip, shqetėsimi i jashtėzakonshėm.

    “Babai im ka qėnė shkrimtar e redaktor”, thotė Sheila Barns, e cila ka humbur kujtesėn afatshkurtėr pėr shkak tė alcajmerit. Ajo bisedon rreth tė kaluarės ndėrsa ndalon duke parė njė kryevepėr franceze dhe shlodhet pėrpara piktures “Roma duke fjetur” tė Rusoit. Ajo thotė se kjo pikturė krijon paqe e besim tė ndėrsjellė midis kafshės dhe njeriut.

    Katėr A-tė sikur fashiten pėrmballė artit, dhe pacientėt gjejnė qetėsi, thonė mjekėt. Kujtesa emocionale gjallėrohet dhe kthehet tek kėta pacientė duke i bėrė ata tė lidhen me ngjarjet e njerėzit qė kanė njohur nė tė kaluarėn.


    "Pas vizitave tė tilla nė muze pacentėt me alcajmer ndjejnė mė pak apati e Ankth", thonė pjestarė tė familjeve dhe ata qė kujdesen pėr kėta tė sėmurė.


    Bashkėshorti i Irenės, Majron Brenton pohon se Irena filloi tė flasė pas shumė kohėsh dhe thotė se do tė fillojė tė merret me fotografi. Dikur ajo ka qėnė fotografe.


    Shtrohet pyetja; Pėrse pikturat kanė kėtė efekt?. Shkencėtarėt thonė se kanė zbuluar se shumė prej kujtimeve ruhen nė tru si imazhe dhe nuk shkatėrrohen nga alcajmeri.


    Shkencėtari Xhon Zeisel thotė se alcajmeri nuk shkatėrron kujtesėn, por kjo sėmundje dėmton atė pjesė tė trurit qė i lejon njerėzit tė tėrheqin kujtimet. Pra nėse mund tė thuhet se kujtimet mbyllen nė njė kuti, pėr tė prekurit nga alcajmeri mund tė thuhet se ata ka humbur ēelėsin e kėsaj kutie. Dhe shkencėtarėt thonė se arti mund tė shėrbejė si ēelėsi pėr hapjen e saj. Megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se kėto piktura nuk janė kurė pėr alcajmerin, por njė trajtim pėr lehtėsimin e simptomave.

    marrė nga voice of america
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gjumi ndihmon kujtesėn

    Ēdo njeri fle mesatarisht 6 orė nė natė dhe studim i ri vė nė dukje se gjumi mund tė jetė kyē pėr pėrmirėsimin e kujtesės.

    Shkencėtarėt nė shkollėn mjekėsore tė universitetit Harvard nė bashkėpunim me ata tė universitetit tė Pensilvanisė studiuan pėr 1 vit e gjysėm rreth 60 tė rinj pėr tė parė e nė ē’mėnyrė gjumi afekton kujtesėn.



    Ata u dhanė personave pjesė leximi pėr t’i mėsuar pėrmendėsh dhe pas njė pushimi 12 orėsh u kėrkuan atyre tė thonin atė qė mbanin mend.



    Nga ky studim doli se ata qė ishin lejuar tė flinin gjatė pushimit kishin njė kujtesė mė tė mirė sesa tė tjerėt qė kishin qėndruar zgjuar gjatė pushimit 12 orėsh.



    Autorėt e studimit thonė se kur personi fle pasi ka mėsuar diēka tė re, ky gjum ndihmon pėr ruajtjen e kėtij informacioni nė tru.

    "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje gjen kundėr efekteve tė alkoholit

    Kohėt e fundit, shkencėtarėt kanė veēuar njė gjen tek minjtė, i cili mund tė kontrollojė reagimin e njerėzve kur ata ndalojnė pirjen e alkoholit. Shkencėtarėt shpresojnė se kėto studime mund t’i bėjnė ata tė njihen mė mirė me efektet e alkoholit tek njerėzit.

    Njė mbrėmje nė qytet, duke pirė me miqtė mund tė jetė diēka e bukur, por shkencėtarėt kanė zbuluar se konsumimi i vazhdueshėm, apo nė sasi tė mėdhe i pijeve bėn qė truri t’u pėrshtatet efekteve tė alkoholit, apo etanolit. Ky proces ndodh nė qelizat e trurit tė njerėzve qė e pijnė rregullisht alkoholin, pijanecėve kronikė, duke krijuar njė numėr mė tė madh molekulash, qė quhen receptorė. Kėta receptorė mund tė marrin sinjale nga qeliza tė tjera. Kjo e vėshtirėson gjendjen pėr atė qė vendos ta lerė alkoholin, duke e detyruar trupin e tij tė tėrhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon kėtė proces Sid Strickland, studjues nė Universitetin Rockfeller tė New Yorkut: “Nė se ndėrpritet menjėherė etanoli, veprimi i tij nė organizmin e njeriut nuk largohet menjėherė, por vazhdojnė tė mbeten receptorėt dhe njė ndjeshmėri e lartė, e cila ēon nė njė gjendje tė acaruar tė njeriut qė ėshtė mėsuar tė pijė alkohol.” Shkencėtarėt nė Universitetin Rockfeller kanė studjuar efektet e alkoholit dhe mendojnė se kanė gjetur njė gjen qė mund tė kontrollojė procesin e pėrshtatjes sė organizmit. Gjatė konsumimit tė alkoholit, gjeni i quajtur TPA, ndihmon nė krijimin e njė enzime, e cila krijon receptorė shtesė. Shkencėtarėt thonė se pėrdorimi i ilaēit tė quajtur Ifenprodil mund ta bllokojė gjenin TPA. Deri tani, shkencėtarėt kanė mundur t’i pakėsojnė simptomat e tėrheqjes tek minjtė. Sid Strickland shpjegon se kjo mund t’i ndihmojė njerėzit. “Ideja do tė ishte se nė se njė person ka abuzuar vazhdimisht me alkololin, qė pėrmban etanol, dhe nė njė moment ai kėrkon ta ndėrpresė tė pirėt, ilaēi i ri mund ta frenojė prodhimin e kėsaj enzime dhe kjo do tė pakėsonte efektet e tėrheqjes sė menjėhershme.” Megjithėse do tė duhen vite pėr pėrdorimin e ilaēit Ifenprodil tek njerėzit, ky pėrbėn njė hap tė ri pėr njohjen me efektet e alkoholit tek truri i njeriut.


    "Zeri i Amerikes"
    "Carpe Diem"

  6. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Fėmijėt, televizioni dhe ērregullimet e vėmendjes

    Njė studim i ri qė doli nė numrin e Prillit tė “Pedriatia”, del nė pėrfundimin qė fėmijėt qė shikojnė televizion pėrjetojnė harqe tė shkurtuara tė vėmendjes dhe rrit nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsitė, bazuar mbi orėt para televizorit, e zhvillimit tė ADD (crregullimet e vėmendjes) mė vonė gjatė jetės. Akademia Amerikane e Padriatisė ka rekomanduar qė fėmijėt nėn moshėn dy vjeēare tė mos shikojnė televizor dhe ky studim i ri ka pėrforcuar kėtė rekomandim.



    Publikimi i kėtij studimi ndodh nė tė njėjtėn kohė me festimin e 35 vjetorit tė transmetimeve tė Sesame Street. Ndihmės drejtori pėr kėrkime nė Workshopin e Sesame vuri nė dyshim rezultatet e kėtij studimi sepse kėrkuesit nuk e dinin pėrmbajtjen e programacionit gjatė studimit, por vetėm duke u fokusuar nė numrin e orėve qė fėmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.



    Sipas Dr. Dimitri Christakis, kėrkues nė Spitalin e Fėmijėve dhe Qendrėn Rajonale Mjeksore nė Seattle, imazhet vizive tė pėrshpejtuara qė kryesisht shihen nė televizor mund tė ndryshojnė zhvillimin normal tė trurit. Pėrvec kėsaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepėrt pėrpara televizorit kontribuon nė obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fėmijėt.



    Me sa duket kjo nuk ėshtė dicka e re pėr Dr. Lorraine Day, njė kirurg i traumės ortopedike i njohur nė rang ndėrkombėtar dhe autore shume e shitur, ishte pėr 15 vjet Ndihmė Profesor nė Fakultetin e Kalifornisė, Shkolla e Mjeksisė nė San Francisko, dhe Zėvendės Kryetar i Departamentit tė Ortopedisė. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisė Ortopedike nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė San Franciskos dhe njihet nė tė gjithė botėn si ekperte e SIDA-s.



    Sipas Dr. Day, qė pėr mė shumė se njė dekadė ka mbėshtetur eleminimin e televizionit gjatė viteve tė para tė fėmijės:

    "Tregohet qė fėmijėt shikojnė mesatarisht televizor 43 orė nė javė, qė ėshtė mė shumė se orėt e punės sė njė tė rrituri nė javė. Gjatė shikimit, ata shumė shpejt bėhen pothuajse tė hipnotizuar. Ėshtė treguar shkencėrisht qė pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valė vigjilente tė trurit (valėt beta) nė valė hipnotike (valėt alfa), ku qendra e gjykimit tė trurit anashkalohet. Kėshtu dhuna dhe dekadenca qė sheh fėmija, anashkalon qendrėn e gjykimit dhe ngulitet nė trurin e fėmijės pa ndonjė aftėsi nga ana e fėmijės pėr tė vendosur nėse ajo qė sheh ai ėshtė e e mirė apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nėnshtruar ndonjė gjykimi moral. Atėhere ajo bėhet pjesė e subkoshiencės sė pėrhershme tė fėmijės.



    Opinioni i hershėm i Dr. Day pėr kėtė cėshtje duket se ėshtė i njėjtė deri diku me Dr Christakis i cili ka thėnė, "Truri i tė sapo-lindurit zhvillohet shumė shpejt gjatė dy deri tre viteve tė para tė jetės. Me tė vėrtetė ai ‘ėshtė nė ndėrtim’ gjatė kėsaj kohe.

    ___________________

    marrė nga trendet.net
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ilaēet dhe reklamat

    Ēfarė roli luajnė reklamat kushtuar kėtyre ilaēeve dhe sa ndikohet mjeku pėr tė mbushur recetėn pėr ilaēe tė tilla. Mjekja Denis Nishio thotė se reklamat e ilaēeve nė radio apo televizion afektojnė pacientėt e saj. Shpesh pacientėt shkojnė tek ajo dhe i kėrkojnė recetė pėr njė lloj ilaēi qė kanė parė tė reklamohet nė televizion.

    Pėr tė parė se ēfarė ndikimi kjo reklamė ka tek mjekėt, doktor Richard Kravic pranė qėndrės mjeksėore tė universitetit tė Kalifornisė , pėrdori aktorė qė ishin pėrgatitur pėr tė treguar shenja tė shkallės sė rėndė tė sėmundjes sė depresionit, qė kėrkon ilaēe, dhe shenja tė njė shkalle mė tė lehtė tė sėmundjes qė rrallė kėrkon marrjen e ilaēeve.

    Aktorė tė ndryshėm qė luanin kėto role shkuan tek mjeku dhe bėnė 3 kėrkesa tė ndryshme. Ata kėrkuan njė ilaē tė njohur kundėr depresionit qė ata kishin parė nė televizion, ose pa pėrmendur fare reklamėn, kėrkuan llojin e ilaēit. Mjekėt duket se ishin tė gatshėm pėr tė dhėnė recetėn me ilaēin e kėrkuar nga pacienti.

    Gjatė studimit, doktor Kravic thotė se u vu re njė numėr i madh mjekėsh qė jepnin ilaēe tė kėrkuara nga pacientėt qė reklamėn e ilaēit e kishin parė nė televizion. Por rezultatet e studimit tregojnė se ndėrsa pacientėt qė vuanin nga njė depresion i rėndė pėrfitonin nga kėto ilaēe, pacientėt me gjendje tė lehtė Depresioni, shkonin tek mjeku, kėrkonin dhe merrnin ilaēe, megjithėse mjekėt e dinin se gjendja e kėtyre pacientėve nuk kishte nevojė pėr ilaēe tė tilla.

    Aktorėt qė luajtėn role pacientėsh gjatė studit vizituan 152 klinika. Mjekėt ishin paralajmėruar pėr vizitat e tyre, por nuk u ishte thėnė koha e saktė e vizitės ose cilėt pacientė ishin aktorė.

    "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Asimetria tė bėn agresiv

    Njerėzi me trup asimetrik kanė tendencė mė tė madhe ne agresione. Kėtė tė pakten sjell njė rezulutat i njė hulumtimi amerikan.

    Shkencėtarėt nė fillim hulumtuan supozimin e pohuar mė parė, qė njė pamje e jashtme asimetrike ka tė bėj me njė defekt nė sistemin nervor dhe me kontrollim tė pakėsuar tė agresionit.



    Image Shkencėtarėt e Universitetit tė Ohio-s i matėn veshėt, duartė, krahet dhe kėmbėt e 100 personave vullnetarė dhe nga kjo pėrcaktuan simetrinė. Me pretekstin pėr t'ja u matur forcėn bindėse tė tyre, kėrkuan nga pjesėmarrėsit tė bėjnė dy telefonata, nė tė cilat ata bashkėbiseduesit e tyre duhej ti bindnin pėr tė dhuruar t'holla pėr njė qėllim bamirės.



    Pjesėmarrėsit nuk e dinin se tė dy bashkėbiseduesit nė anėn tjetėr tė telefonit punėtorė tė Universitetit ishin. Njėri prej tyre refuzonte lutjėn e tyre nė mėnyrė miqėsore, ndėrsa i dyti reagonte ekstrem me njė vrazhdėsi. Agresivitetin e pjesėmarrėseve hulumtuesit e matėn se sa vrullshėm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi qė ata persona me trup asimetrik dėgjuesen shumė mė shpesh e pėrplasnin se sa tė tjerėt pjesėmarrės.



    Udhėheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon kėtė lidhje me faktin, se asimetria formohet nė mitėr nė kushte tė pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetėm nė dukurinė e trupit, ēka edhe shifet, por gjithashtu edhe nė sistemin nervor. Defektet e tilla nė sistemin nervor, sipas vlerėsimit tė shkencėtarės, influencojnė Aftėsitė e njerėzve pėr tė kontrolluar agresivitetin e tyre.

    "nga nm"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sex-Serialet si nxitės te apetitit

    TV-Serialet si "Sex and the City" ("Sexi dhe New Yorku") siē duket i animojnė rininė pėr imitim tė tyre. Ata e kanė "herėn e parė seksuale" me herėt sesa teenager qė nuk pėrcjellin kėto seriale.

    Image Nė kėtė pėrfundim vijnė shkencėtarėt amerikanė nė njė hulumtim tė bėrė mė parė. Ata pohojnė qė tė rinjėt, qė shikojnė emisione me skena seksuale ose tė paktėn degjojnė veē bisedime mbi seksualitetin, kanė pastaj shumė me herėt marėdhėnie seksuale sesa tė tjerėt.



    Nė kėtė studim shkencėtarėt anketuan 1792 tė rinjė nė njė interval prej njė viti. Ata u anketuan dy herė mbi zakonet e tyre tė shikimit tė televizionit dhe eksperiencės sė tyre seksuale. Pjesa e tė rinjėve, tė cilėt nė anketimin e parė thanė se shpesh shikojnė emisione me pėrmbajtje seksuale, ishte signifikant me e madhe qe pastaj njė vit me vonė pėr herė tė parė patėn seks, sesa e atyre nė grupin krahasues. Nė Anketim u pyet pėr 23 emisione tė preferura, tė cilat sipas mendimit tė shkencėtarėve shpesh tregonin veprime seksuale ose te paktėn tematizonin seksualitetin, ndėr kėto seriale ishin edhe serialet shumė tė njohura si "Friends" ose "Sex and the City".


    pėrgaditur nga nm
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Majmunėt janė gjithashtu vetėm meshkuj

    Njė hulumtim shkencor vėrteton: Edhe majmunėt janė gjithashtu vetėm meshkuj.

    Majmunėt shikojnė mė qejf fotografi tė specieve (llojėve) tė njėjta femrore nga tė fotografuara nga prapa - ata bile paguajnė pėr t'i shikuar.

    Image Nė njė hulumtim shkencor tė Universitetit Duke (North Carolina, USA) u vunė majmunėt e rasės Rhesus para zgjedhjės si vijon: Ata duhet tė zgjidhnin ose njė sasi tė madhe lėng qershie pa mundėsinė pėr t'i shikuar fotografitė, ose njė sasi tė vogėl lėngu, por me mundėsinė pėr t'i shikuar fotografittė me pjesėn e prapme tė majmunėve tė gjinisė femrore.

    Robert Deane resumon, se praktikisht tė gjithė majmunėt hiqen dorė nga lėngu i frutave, vetėm pėr t'i parė fotografitė e mujmunėve femrorė. Duhet theksua se ky fenomen nuk mund tė nėnkuptohet si "pornografi e majmunėve". Por nė bazė tė kėsaj mėnyre majmunėt mė shumė testojnė gadishmėrine sexuale tė partnerėve potencial.



    pėrgaditur nga nm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perkthime tė termave mjekėsore nė shqip
    Nga thinking nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2018, 18:07
  2. Kodi gjenetik i gripit. Kanceri nė pankreas. Mite mjekėsore
    Nga YlliRiaN nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 16:32
  3. Faqe mjekėsore nė Internet
    Nga IlmaUK nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 07:45
  4. Kontrollet Mjekesore per Grate
    Nga Leila nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:01
  5. Etika mjekesore
    Nga SuNRiSeR nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-04-2004, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •