LIKA KUNDĖR XHAMISĖ
Ndėrsa nė Ministrinė e Kulturės kanė filluar edhe procedurat pėr realizmin e projektit, pas shpalljes sė konkursit pėr zgjidhjen ideore, nė komunėn e Tetovės pohojnė se projekti i Ministrisė nuk pėrputhet me planin urbanistik tė qytetit dhe kjo ėshtė arsyeja kryesore qė edhe kjo iniciativė do tė ketė fatin e njėjtė me projektin pėr ndėrtimin e bibliotekės
Shkup, 14 mars - Komuna e Tetovės duket se sėrish do tė hedhė poshtė njė tjetėr projekt tė Ministrisė sė Kulturės. Pas refuzimit tė projektit pėr ndėrtimin e bibliotekės sė qytetit, i ka ardhur radha projektit pėr ndėrtimin e xhamisė sė Ēarshisė (Tuban) nė vendin ku ka qenė dikur. Ndėrsa nė Ministrinė e Kulturės kanė filluar edhe procedurat pėr realizmin e projektit, pas shpalljes sė konkursit pėr zgjidhjen ideore, nė Komunėn e Tetovės pohojnė se projekti i Ministrisė nuk pėrputhet me planin urbanistik tė qytetit dhe kjo ėshtė arsyeja kryesore qė edhe kjo iniciativė do tė ketė fatin e njėjtė me projektin pėr ndėrtimin e bibliotekės. Shefi i sektorit tė urbanistikės nė Komunėn e Tetovės, Daut Emini thotė se nuk ka kushte pėr ndėrtimin e xhamisė pėr arsye se nė vendin ku kėrkohet tė ngrihet objekti, gjendet parku i Pallatit tė Kulturės nė pjesėn veriperėndimore, ndėrsa ndėrtimi nuk parashikohet as nė planin gjeneral tė qytetit. "Nuk e di se s'i e ka paramenduar Ministria, por pėr momentin xhamia nuk mund tė ngrihet nė atė vend, pasi nuk pėrputhet me planin urbanistik. Ministria e Kulturės duhet tė shoh sesi janė procedurat pėr ndėrtim pėrpara se tė sjellė vendime", thotė Emini. Xhamia Tubani, ose siē njihet ndryshe edhe Xhamia e Ēarshisė, ėshtė shembur nė vitin 1965, nė periudhėn famėkeqe tė Ramkoviēit, nė vazhdėn e njė sėrė shembjesh tė tjera qė pėsuan xhamitė nė qytetet Ohėr, Shkup e tė tjera. Sipas historianit tė artit islam, Behixhudin Shehapi, dhe dokumenteve tė vjetra, xhamia daton qė prej shekullit tė XVI. Tre shekuj mė pas, xhamia rikonstruktohet duke marrė njė pamje neoklasike. Xhamia konsiderohet si njė ndėrtim grandioz, nga ku supozohet tė ketė marrė edhe emrin pėr shkak tė dimensioneve gjigande tė kubesė me diametėr 20 metra. Xhamia Tuban ėshtė quajtur ndryshe edhe kompleks (qylije) pėr shkak se ka pasur edhe shumė funksioneve.
Nė kompleksin Tuban ka ekzistuar shatėrvani dhe kanė funksionuar medreseja, shtėpia pėr nėpunėsit, biblioteka, si edhe disa dyqane, qiratė e tė cilave pėrdoreshin pėr qėllimet e xhamisė. Vendimi pėr ndėrtimin e xhamisė u mor nga qeveria nė fund tė muajit janar, menjėherė pas vendimit pėr ndėrtimin e njė kishe nė qendėr tė Shkupit. Projekti ėshtė iniciuar nga PDSH dhe vjen nė vazhdėn e projekteve tė tjera tė saj, si themelimi i Institutit pėr Trashėgimi Kulturore e Shpirtėrorė "Pjetėr Bogdani", themelimin e Teatrit, Bibliotekės Universitare, Galerisė sė Arteve nė Tetovė, Qendra e Konservimit nė Gostivar, e iniciativa tė tjera.
Krijoni Kontakt