Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Shqiperia 1 Euro (Sa pak vlejme)

    Kryeministri yne ka nje vite e me shume qe perkrah motos "Shqiperia ne moshen e internetit" ka dale dhe propagandon dhe moton tjeter te tij, "Shqiperia 1 Euro". Jam dakort me kete qe thote ai, vetem se duhet te kishte gjetur nje emer tjeter me te pershtatshem per moton e tij, pasi keshtu tingellon shume keq. Kam lexuar artikuj te ndryshem si nga shtypi vendes ashtu dhe nga ai i huaj rreth kesaj teme. Dhe, me ka rene ne sy nder te tjera, nje sarkazem e shtypit te huaj ndaj motos se kryeministrit tone. Neper gazeta te ndryshme thuhej, Shqiperia, sa pak qe vlen, te shkojme e ta pushtojme Shqiperine me 1 Euro, etj etj, Pra, jemi bere edhe objekt humori per te huajt.

    Nje tjeter gje qe me shqeteson mua eshte se Kryeministri yne, i cili ka bertitur me te madhe per kete nisme te tijen, nuk e ka zbatuar fare ose e ka zbatuar vetem aty ku i ka interesuar. Siē po shohim, pavaresisht kesaj nisme, nuk kemi investime te reja ne vend dhe nuk kemi investitore te fuqishem qe interesohen per te hapur biznese te tyret ne vendin tone. Kjo do te thote se kjo moto e trumpetuar aq fuqishem nga Kryeministri yne ka vdekur akoma pa lindur.

    Po perse deshtoi kjo nisme do pyesni juve? Deshtoi sepse qeveria nuk ka krijuar nje ambjent te pershtatshem per biznesin. Kur parlamenti dhe qeveria ndermarrin nisma ligjore per biznesin, biznesmenet nuk pyeten fare dhe nuk meret fare mendimi i tyre. E keshtu, qeveria harton ligje qe jane vetem ne interes te saj e jo ne interes te biznesmeneve. Gjithashtu, sistemi yne gjyqesor eshte kembe e koke i korruptuar, gje te cilen e vertetoi vete Ministri i Drejtesise duke thene: "Do te behesh milioner? Mbaro shkollen per drejtesi." Duke pare kete fakt, investitoret e huaj i tremben shume klimes ketu dhe nuk mund ti sjellin investmet e tyre ne nje vend ku nuk e gjen dot te drejten. Keto arsye qe permenda me lart, e percaktojne Shqiperine si nje vend me risk te larte per investitoret e huaj dhe keta te fundit menjanohen nga ne. Nje tjeter fakt qe ka ēuar pothuajse ne deshtimin e kesaj nisme eshte dhe infrastuktura teper e dobet e vendit tone. Perveēse ne rrugen Durres-Kukes ku po punohet me rendiment per tu admiruar, ne rruget e tjera te vendin nga nje guralec ne dite hidhet. Mjafton te permendim ketu rrugen Levan-Vlore, e cila ka 3 vjet qe ka nisur punimet dhe eshte nje rruge relativisht e shkurter, dhe akoma nuk eshte bere asgje ne te.

    Po edhe sa kohe ne Shqiptaret do vazhdojme te genjejme veten se emi te afte te thithim investitoret e huaj se jemi vend me resurse te mira natyrore dhe nga kjo do vijne investime ne vendin tone? Ne po shikojme se disa investitore po shpenzojne shume me shume se sa shpenzonin ne Shqiperi dhe investojne ne vende te tjera te rajonit vetem per shkak te sigurise me te madhe e infrastuktures rrugore e ligjore me te mire qe u ofrojne keto vende. Valle ne a nuk dime te hartojme ligje te mira e te ndertojme rruge te mira? A nuk dine qeveritaret Shqiptare se si behet politike e si mund te ēohet vendi perpara? Dhe sa kohe ne do vazhdojme ne kete rruge, duke kerkuar lemoshe gjithmone e duke mos u munduar te bejme asgje te mire per veten tone....

    MaDaBeR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 16-03-2008 mė 09:00
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Mashtrimi i Radhes:

    Lexoni se si e zhvereson hyrjen ne NATO ky njeri i pa-pergjegjshem ...

    shfrytezon nje koncert publik, del si fanti spathi, si i droguar, flet partalla, si ato te ēekut te bardhe, eksport energjie, nje euro, mashtrime te paskrupullta, e maskaralleqe te tjera ...

    i ka me helm, ta zhvleresoje ne maksimum ate akt historik, me qellim qe njerezia te zhgenjehen sa me shpejt, kesaj radhe edhe me futjen ne NATO ...

    edhe fishekzjaret kane "koinciduar" me zgjirjen e nje kryeministri komunist, anadollak, te pabese, puthador i athin-belgradit, sharlatan pa kufi ...

    lexoni ...

    ======== ========


    www.balkanweb.com 07/04/2008 - 20:05

    Koncerti, Berisha: Shqiperia vendi i investimeve


    TIRANE-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha pasi ka hipur ne skenen e koncertit “Shqiperia ne NATO” ka uruar te gjithe shqiptaret per ftesen e marre ne Samitin e Bukureshtit. Pasi eshte shkeputur nga vendi i spektatorit, kryeministri Berisha eshte pozicionuar para mikrofonit te koncertit dhe ka deklaruar para te gjithe shqiptareve qe Shqiperia do te jete vendi i investimeve te medha. “3 Prilli shenon fillimin e ores se NATO-s per shqiptaret, sigurine dhe mundesite e tyre per te ndertuar te ardhmen si qytetare te lire te ketij kontinenti. Kjo date shikon prosperitetin e larte te shqitareve dhe sot Shqiperia do te behet nje shtet me i sigurte se ne te gjithe historine se saj. Shqiperia do te kthehet ne vendin e investimeve dhe projekteve te medha per sigurimin e nje te ardhmeje te sigurte”, ka deklaruar konkretisht Berisha. Pas pėrfundimit te deklarates se kryeministrit te Shqiperise shume fishekzjarre jane shpėrthyer ne qiellin e sheshit Skenderbej
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duaje Siveten : 07-04-2008 mė 23:30

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Shqiperia 1 Euro (Sa pak vlejme)

    Po mire ore edhe 00000 nga mbrapa don ti vere BERISHA. Ai e ka lene ne dore te investuesit qe te shtoje 0000.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shqiperia 1 Euro (Sa pak vlejme)
    Kaq eshte shume ore , te shofesh kur te kalojme ne cent do shohim kur te na sulen investitoret

    Jemi qe jemi ua falim Shqiperine pa kokerr leku
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pune pallash e idjotesh aman cna e kujtove.

  6. #6
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Investitoret duan ne radhe te pare siguri, dhe pa kete as 1 euro nuk do te hedh kush kot.
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Investitoret duan ne radhe te pare siguri, dhe pa kete as 1 euro nuk do te hedh kush kot.
    Dhe e kane kete siguri valle ? Une them se JO !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    2
    "Jo Shqiperia nje Euro, por ē'do meter e saj nje bilion" do sillte vemendjen e ndokujt.
    Ju pershendes te gjitheve. Kjo eshte tema me interesante e forumit dhe flet shume per strategjine e keqe te klases sone politike.

    Meqenese hyra ne kete moment desha te sqaroj diēka lidhur me sa lexova per temen e tragjedise se Gerdecit me titull: Tragjedia e Gerdecit te trajtohet si krim kunder njerezimit

    Titulli ishte vene gabim dhe nuk perkonte me permbajtjen, prandaj dhe pati reagime fyese ne pergjigjet e disa anetareve te forumit. Ai material ka ndikuar per te nxitur pozitivisht reagimet institucionale. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar do jete gjithnje ne forum pavaresiht nga koha e kufizuar qe kemi. Une si Kryetar i ketij Komiteti i lexoj me shume vemendje debatet dhe pergjigjet ne kete forum, jane interesante. Ndonjeri qe e tepron me fyerje duhet te mendoje se fyerja nuk ben dem tek ai qe i adresohet por tregon nivel jo te mire per ate qe e perdor fyerjen.
    Juaj sinqersiht Gjin Marku.

    Per te treguar edhe nje here se materiali yne per Gerdecin paraqet edhe keto shqetesime qe shprehni ju sot, po ua dergoj me poshte:


    KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBĖTAR
    Adresa: Rr. "M. Muēa" Pall. 46 Ap. 23 Tiranė- Shqipėri , Fax 00355 4 2 263 126. / 2 238 033
    Tel 00355 4 2 259 124 Mobil: 00 355 68 27 37 989
    E-mail: gjin_marku@yahoo.com
    Web: ww.pajtimi.com
    Nr 3/4 prot
    Tiranė mė 30 prill 2008

    K Ė R K E S Ė
    Mbi hetimin e krimeve ndaj popullsisė nėpėrmjet krijimit tė terreneve pėr vrasje masive dhe projekteve tė rrezikshme pėr jetėn dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve tė mafies ndėrkombėtare me lidershipin politik dhe pėrfaqėsues tė trupit
    diplomatik nė Shqipėri


    Drejtuar: Kuvendit tė Shqipėrisė
    - Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare.
    - Prokurorit tė Pėrgjithshem tė Republikės sė Shqipėrisė.
    - Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė.
    - Komisionit Europian.
    - Pėrfaqėsuesve tė trupit dipllomatik dhe organizatave ndėrkombėtare.

    Pėr dosjen me nr. ref: OTP-CR-134/07 –nė Gjykatėn
    Ndėrkombėtare tė Krimeve – Zyra e Prokurorit HAGĖ.


    I nderuar z. President i Republikės dhe Kryetar i Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare.

    E nderuar zonja Prokurore e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė.

    Tė nderuar anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese.

    Te nderuar Znj. Z. Deputete

    Shkėlqesia Juaj.

    Nė njė kohė kur Komuniteti Ndėrkombėtar ėshtė i interesuar pėr tė pėrshpejtuar anėtarsimin e Shqipėrisė nė Aleancėn e Atlantikut Verior e Bashkimin Europian, operatorė tė mafies ndėrkombėtare e kanė kthyer territorin e kėtij vendi nė terrene private tė veprimtarisė sė errėt e kriminale, jashtėzakonisht tė rrezikshme pėr popullsinė shqiptare. Ngjarja e dt.15 mars 2008 nė afėrsi tė kryeqytetit shqiptar, ku mbetėn tė vrarė 26 vetė (mes tė cilėve gra e fėmijė), mbi 300 tė plagosur dhe mijėra shtėpi tė rrėnuara nga shpėrthimi i municioneve tė grumbulluara pėr tregėti tė fshehtė, pėrbėn vetėm njėrin prej rasteve tragjike tė veprimtarisė sė kėsaj mafie dhe tė rreziqeve qė i kanosen jetės sė shqiptarėve.

    Nisur nga kėto shqetėsime, njė vit mė parė, mė dt. 14 prill 2007, Komiteti i Pajtimit Mbarkombėtar iu drejtua Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve nė Hagė. Nė kėtė dokument theksonim se operatorėt e kėsaj mafie tė lidhur me lobet antishqiptare vazhdojnė tė kryejnė veprimtari tė dukshme kriminale kundėr popullsisė e integritetit kombėtar tė kėtij vendi siē inskenuan edhe trazirat e vitit 1997 pėr rrėmbimin e parave tė popullit e nxitjen e qytetarėve nė luftė civile ku mbetėn tė vrarė rreth 1500 vetė: shih - “Memo, Nr.001/4 prot; - Tiranė mė 14 prill 2007: - Mbi shkeljet flagrante tė tė drejtave tė njeriut dhe veprimet kundėr integritetit kombėtar tė shqiptarėve, nevojėn e gjykimit tė krimeve ndaj popullsisė nė ngjarjet e vitit 1997 e domosdoshmėrinė e masave pėr parandalimin e krimit tė vrasjeve. –Ref: OTP-CR-134/07 –International Criminal Court –The office of the Presecutor – HAGUE. Ky dokument, i mbėshtetur nė Deklaratėn e Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, Konventėn Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Elementare si dhe Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, iu bė prezent tė gjitha organizmave ndėrkombėtare, pėrfaqėsuesve tė trupit dipllomatik nė Tiranė, parlamentit dhe institucioneve kryesore tė shtetit shqiptar tė cilat, fatkeqėsisht, nuk reaguan. Ndėrsa Gjykata Europiane po u jep tė drejtė tė gjithė qytetarėve shqiptarė nė lidhje me ēėshtjet qė kemi trajtuar dhe Prokuroria e Hagės i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sonė, institucionet e shtetit Shqiptar dhe lidershipi i partive politike e kanė thelluar bashkėpunimin me operatorėt e kėsaj mafie ēnjerėzore, jo vetėm tė tregėtisė sė fshehtė tė armėve, por edhe bizneseve tė tjera tė rrezikshme pėr jetėn e mjedisin. Pasojė e kėtij mosreagimi dhe bashkėpunimi me mafien ėshtė edhe ngjarja tragjike e datės 15 Mars.

    Pėr mėnyrėn se si po trajtohet ky krim nga qeveria dhe udhėheqėsit kryesor tė politkės, duke u pėrpjekur pėr ta minimizuar atė dhe ushtruar presion mbi organin e akuzės, e shohim tė domosdoshme t’ju drejtohemi pėrsėri pėr tė dėnuar kėto krime, pėr tė parandaluar vrasje tė tjera masive nė terrenet e pėrgatitura pėrgjatė kėtyre viteve dhe frenuar rrėnimin e mėtejshėm tė jetės sė shqiptarėve. Qeveria shqiptare nė kėtė rast ėshtė pėrfshirė direkt nė njė aferė tė fshehtė armėsh me pasojė vrasjen masive dhe, si nė shume raste tė tjera, ka bashkrenduar veprimtarinė e saj me mafien ndėrkombėtare nė afera biznesesh qė kanė shkaktuar e do shkaktojnė krime shumė tė rėnda kundėr jetės sė popullit e mjedisit. Dėshmitė tregojnė se prej vitesh vendime tė Kėshillit tė Ministrave si dhe ligje e amendime ligjesh tė kaluara me urgjencė me votat e shumicės nė parlament kanė favorizuar aktivitetet dhe strategjinė kriminale tė kėsaj mafie.

    Edhe pas ngjarjes qeveria nuk u deklarua mbi rrezikun qė i kanoset popullsisė mbas kėtij shpėrthimi. Instituti i Shėndetit Publik ka paralajmėruar se zona do jetė e infektuar pėr 20 vitet e ardhėshme e pėrbėn rrezik pėr jetėn e qytetarėve. Vite mė parė, mediat kanė paralajmėruar se porti i Durrėsit, pranė tė cilit ishin grumbulluar kėto municione, ėshtė pikė kalimi e lėndėve radioaktive pėr tegun ndėrkombėtar. Shėrbimet informative janė sinjalizuar prej kohėsh se nė hapėsirėn shqiptare tė detit Adriatik qėndrojnė anije tė dyshimta qė merren me tregėti armėsh dhe shkarkojnė nė det mbeturina lėndėsh me rrezikshmėri tė lartė radioaktiviteti. Po kėshtu, nė brigjet shqiptare tė detit Adriatik e Jon gjenden mina nėnujore ose predha tė kalibreve tė ndryshme qė shpesh herė nxirren nga polumbarėt nė sipėrfaqe, njė pjesė e tė cilave dėshmohet se janė hedhur mbas ngjarjeve tė vitit 1997.

    Meqenėse vendet e Bashkimit Europian kanė kėrkuar ndalimin e bizneseve qė kanė rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn e mjedisin, kjo mafie ka ndėrmjetėsuar qė ato tė transferohen nė territorin shqiptar dhe tė vendosen kryesisht nė bregdet pėr lehtėsi e pėrfitime. Qeveria shqiptare nė marrėveshje dhe me opozitėn po inicojnė ligje e vendime qeverie qė i mbėshtesin kėto biznese ēnjerėzore. Ndėrsa qeveria ushtron dhunė dhe burgos operatorėt e shoqėrisė civile qė shprehen kundėr, opozita hesht dhe i bojkoton protestat. Edhe pse prej vitesh nė zonat e ndotjes sė lartė ėshtė shfaqur fenomeni i lindjes sė kafshėve dhe fėmijėve tė deformuar biologjikisht, qeveria shqiptare dhe organizatat ndėrkombėtare nė Tiranė kanė heshtur. I vetmi organizėm qė ka ngritur shqetėsimin mbi pėrhapjen masive tė sėmundjeve kanceroze tek shqiptarėt ėshtė OKB-ja.

    Projektet e transferimit tė dhjetra mijė ton plehrave nė ditė nga Italia pėr nė Shqipėri, apo tė ngritjes sė TEC-eve tė tė gjitha llojeve tė ndotjes nė brigjet e Vlorės e zona tė tjera bregdetare, janė akte flagrante tė lidhjeve tė kėsaj mafie me lidershipin e tė dy krahėve tė politikės shqiptare. Edhe projekti AMBO (i cili trumbetohet si projekt i interesave amerikane) ėshtė pėrgatitur pėr tė shkarkuar 40 milion ton naftė nė vit nė gjirin e Vlorės me njė investim rreth 1 miliard dollarė, nė njė kohė kur, vetėm pėr mbrojtjen e sistemit ekologjik, pėrfituesit duhet tė paguajnė jo mė pak se 20 miliard dollarė, shumė tė cilėn ata e fitojnė brenda 3-4 vitesh nga ky aktivitet. Po kėshtu, marrėveshjet pėr ngritjen e gjigandėve tė prodhimit tė ēimentos nė territoret shqiptare si nė Elbasan, Fushė Krujė, Balldre etj, pėrbėjnė njė rrezik tjetėr shumė tė madh pėr jetėn e qytetarėve dhe mjedisin. Qeveria i propagandon si sukses kėto investime tė huaja duke marrė pjesė nė inagurimin e tyre vetė kryeministri. Ndikimi i ndotjes mbi mjedisin do jetė katastrofik nga Balldreni deri nė kodrat e Durrėsit, ndėrsa si investim llogaritet vetėm kostoja e fabrikave.

    Kompromisi midis dy partive kryesore po shkon edhe drejt ngritjes sė termocentraleve bėrthamore tė ndaluara nė vendet e tjera. Propozimet nga vendet mike mbi pėrdorimin e burimeve ujore dhe erės pėr prodhimin e energjisė elektrike vazhdojnė tė shmangen pikėrisht nga influenca e operatorėve tė kėsaj mafie mbi politikėn. Gjatė gjithė kėtyre viteve kjo mafie ka kėrkuar shmangien e rehabilitimit tė hidrocentraleve e mosplanifikimin e veprave tė reja hidroenergjitike qė do ishin njė investim shumė i madh edhe pėr turizmin e ekologjinė. Digat e amortizuara tė hidrocentraleve tė Komanit e Vaut tė Dejės nė ēdo periudhė reshjesh tė mėdha rrezikojnė shpėrthimin dhe zhdukjen e rreth 200 mijė qytetarėve tė zonės sė nėn-Shkodrės, Zadrimės e qytetit tė Lezhės.

    Pėrveē rreziqeve tė mėsipėrme ka shumė terrene tė tjera qė rrezikojnė nė ēdo ēast vrasjen masive tė qytetarėve. Pėr lehtėsi veprimi e pėrfitimi maksimal, janė vendosur nė qytetet bregdetare depozita mijra tonėshe me naftė e lėndė tė tjera tė rrezikshme pėr popullsinė, pa asnjė masė mbrojtėse pėr jetėn e qytetarėve. Po kėshtu qindra pika furnizimi me karburante gjenden rrėzė pallateve tė banimit nė shumė qytete tė vendit. 70 000 familje nė qytete rrezikohen nga prekja e themeleve dhe prishja e strukturės bazė tė pallateve pėr hapje dyqanesh. Nė hapėsirat informale vihet nė rrezik jeta e shumicės sė familjeve pėr shkak tė pamundėsisė sė ndėrhyrjes sė zjarrfikseve. Edhe pallatet e ndėrtuara me miratimin e bashkive nuk kanė tė projektuar asnjė element sigurie pėr daljen e qytetarėve nė raste zjarri.

    Pėrfshirja e politikanėve tė partive kryesore nė veprimtarinė e kėsaj mafie ndėrkombėtare ka planifikuar vazhdimisht zgjatjen e krizės e moslejimin e zhvillimit tė ekonomisė vendase me qėllim qė operatorėt e kėsaj mafie tė marrin sa mė lirė tokėn dhe burimet e pasurive. Burimet nėntokėsore shqiptare, qė pėrbėjnė njė pasuri tė jashtzakonshme mineralesh, u janė dorėzuar thuajse falas kompanive tė huaja anonime. Mania e tyre pėr pėrfitime maksimale po shfrytėzon nė mėnyrė ē’njerėzore punėtorėt e galerive pa asnjė masė sigurie pėr jetėn. Edhe pse qeveria ėshtė pėrballur ēdo vit me tragjeditė nė miniera, nuk ka marrė asnjė masė pėr ndalimin e vrasjeve tė punėtorėve tė nėntokės, apo rehabilitimin e familjeve tė viktimave.

    Nėn interesin e lobeve antishqiptare e operatorėve tė kėsaj mafie pėr tė zhvilluar kaosin ėshtė penguar pėr gjatė 20 vjetėve miratimi i planimetrisė urbane. Po kėshtu po veprohet me ligjin pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje qė pengon jo vetėm tė ardhmen e zhvillimit urban por edhe jetėn normale tė qytetarėve e i mashtron si pronarėt edhe pėfituesit pėr interesa elektorale. Me qėllim moskthimin e pronave e uzurpimin e tyre u krijua qė nė fillim tė pluralizmit, me konsensusin e dy partive tė mėdha, ligji 7501 mbi tokėn qė ka sjellė aq shumė hasmėri e vrasje dhe ka lėnė djerr gjithė Shqipėrinė. Fatkeqėsisht, deputetėt nuk e kuptojnė se shumica e vendimeve tė qeverive dhe ligjeve tė parlamentit shqiptar, qė ata i kanė votuar me duart e tyre, janė mbėshtetja kryesore e strategjisė sė kėsaj mafie qė kėrkon ta tjetėrsojė territorin shqiptar sipas interesave tė saj afatgjata.

    Partitė kryesore vazhdojnė ta manipulojnė opinionin publik dhe mbulojnė gjendjen katastrofike tė vendit me demagogji, duke e mbajtur popullin tė varfėr e tė lidhur me propagandėn mediatike pėr tė marrė sipas radhės qeverisjen e vendit. Rreth 60 % e popullit shqiptar nuk merr pjesė nė votime sepse ka humbur besimin tek shteti dhe nuk e mbėshtet lojen e dy partive kryesore politike, te cilat konfrontohen dhe bashkohen nė konsensuse jo pėr interesat e popullit e tė demokracisė por pėr zotėrimin e fushės sė lojės. Pjesa e popullsisė qe voton ėshtė e lidhur me administratėn dhe kjo u intereson dy partive tė mėdha. Nė kėto kushte, popullit shqiptar do i shėrbente njė ligj pėr pjesmarrjen e tė gjithė qytetarėve nė votime si nė shumė vende tė demokracisė perėndimore, Nėse do kishim njė ligj tė tillė zgjedhor atėher do kishim edhe faktorė tė tjerė politikė. Ky manipulim vazhdon tė bėhet edhe me suksesin e marrėveshjeve me NATO-n e BE-nė, nė njė kohė kur populli shqiptar ėshtė mė i varfėri dhe mė i rrezikuari nė Europė. Shqiptarėt nuk mund tė jenė kurrė tė fituar nė NATO e as nė BE nėse territori i tyre i lakmuar mesdhetar dhe pasuritė natyrore nuk do zhvillohen nė dobi tė ekonomisė e jetės sė tyre. Lidershipi i dy partive kryesore mund tė kontribojė realisht pėr pranimin nė NATO e BE, nėse do shkėpusė ēdo lidhje me mafien dhe do ndryshojė kahun e politikės nė dobi tė qytetarėve shqiptarė, nėse do ndėrmarrė hapat e nevojshme me reformat e ligjet dhe jo sipas veprimeve qė po bėn gjatė kėtyre ditėve me kushtetutėn. Nėse ka nevojė pėr ndryshime nė kushtetutė ato duhet tė jenė me tė vėrtetė demokratike, progresive e tė dobishme dhe tė insistojnė nė: 1-garantimin e barazisė pėr tė gjithė para ligjit dhe heqjen e imunitetit pėr politikanėt e pėrfaqėsuesit e shtetit; 2-garantimin e votės sė lirė; 3-garantimin e drejtėsisė dhe tė pavarsisė sė pushtetit gjyqėsor, 4-krijimin e institucionit tė pavarur tė akuzės; 5-garantimin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė mediave; 6-forcimin e institucioneve tė sigurisė nė vend dhe krijimin e kompetencave tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare; 7-vendosjen si parim kushtetues tė barazisė gjinore etj.

    Prekja nė mėnyrė tė pėrshpejtuar e kushtetutės pėr interes tė udhėheqėsve tė partive kryesore dhe ngushtimi i debatit parlamentar vetėm me dy parti nuk ėshtė vlerė e demokracisė as e traditės parlamentare perėndimore. Nė kushtet aktuale, vendimi i fundit i parlamentit ėshtė njė atentat ndaj demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe interesave tė qytetarėve. Fatkeqsisht, nė aferat e qeverisė shqiptare me mafien janė pėrfshirė edhe diplomatė e pėrfaqėsues tė organizmave ndėrkombėtare, disa prej tė cilėve po i drejtojnė kėto biznese tė rrezikshme. Rreth 1,5 miliard dollarė tė taksapaguesve perėndimore qė janė lėvruar nė kėto 17 vjet i kanė shėrbyer mė shumė korrupsionit se sa grupeve nė nevojė. Akoma mė e papranueshme bėhet sjellja e kėtyre diplomatėve kur mbėshtesin akte tė tilla si ai i dt 21 prill pėr ndryshimin e kushtetutės. Kushtetuta dhe ndryshimet e saj janė e drejtė e qytetarėve dhe diplomacia perėndimore duhet ta mbrojė kėtė tė drejtė tė mohuar nga lidershipi i partive kryesore. Qytetarėt i janė drejtuar vetgjyqėsisė sepse ēdo ditė e mė tepėr po perceptojnė se ligji ėshtė pronė e mafies nė politikė. Nga vetgjyqėsia kanė humbur deri mė sot jetėn mbi 5000 qytetarė dhe janė privuar nga liria me mijra familje tė cilat nuk kanė gjetur shpėtim nė asnjė vend tjetėr pėrveēse tek tradita zakonore e pajtimit dhe emigrimi. Lidershipit politik shqiptar, si tė mazhorancės dhe tė opozitės, nuk i bėn pėrshtypje tragjedia e dt.15 mars, as vrasjet e qytetarėve tė pafajshėm, as gjendja e mjeruar nė tė cilėn ėshtė katandisur popullsia shqiptare, as varfėria ekstreme e shfrytėzimi barbar i fėmijėve, as ngujimi e gjakmarrja, as vetvrasjet e pashembullta e emigrimi i pafund sepse janė tė pėrfshirė nė interesat ekonomike e financiare tė mafies sė pamėshirshme globale.

    Pėr sa mė sipėr Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar:

    I drejtohet Kuvendit tė Shqipėrisė dhe kėrkon

    Tė marrė nė konsideratė ēėshtjet e parashtruara nė kėtė dokument duke vėnė mbi gjithēka interesat e popullit shqiptar.

    I drejtohet Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe kėrkon:

    1 – Tė ushtrojė autoritetin institucional pėr tė marrė nė shqyrtim problemet e mėsipėrme dhe tė gjitha ēėshtjet e trajtuara nė Memon e dt 14 prill 2007 (drejtuar kėtij institucioni) e t’i trajtojė ato nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare nė respekt tė ligjit dhe Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė
    2 – Tė ushtrojė autoritetin e Presidentit pėr tė marrė informacion zyrtar e ndėrprerė lidhjet e operatorėve tė mafies me qeveritarėt dhe lidershipin e Partive Politike Parlamentare.
    3 - Tė ushtrojė autoritetin e Presidentit pėr krijimin e njė tryeze tė pėrhershme bashkbisedimi midis partive politike mbi reformėn, ligjet dhe strategjitė e zhvillimit nė dobi tė pėrparimit tė vendit dhe mirėqenies sė qytetarėve.

    I drejtohet Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės dhe kėrkon:

    1 - Tė shqyrtojė denoncimet e ngritura nė kėtė dokument dhe nė Memon e dt 14 prill 2007 dhe tė marrė nė procedim penal tė gjithė ministrat e kryeministrat qė me veprimet e mosveprimete e tyre i kane sjellė nė vite pasojat e pėrshkruara nė kėto dokumente:
    2 – Tė hetojė mbi pasuritė e fshehta tė anėtarėve tė kabineteve qeveritare, tė lidershipit tė partive politike, tė kryeministrave, tė perfaqėsuesve tė parlamentit dhe mbi burimet e financimit tė Partive politike parlamentare e mbi lidhjet e tyre me mafien.
    3 – Tė hetojė tė gjitha vendimet e qeverive, ligjet dhe vendimet e parlamentit shqiptar qė janė miratuar nė kundėrshtim me interesat e popullit shqiptar dhe i kanė sjellė pasoja tė rėnda jetės sė qytetarėve dhe mjedisit, qė kanė favorizuar, krimin, korrupsionin, monopolet dhe interesat e mafies. Tė marrė nė procedim penal inicuesit e kėtyre ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe tė kthejė besimin e shqiptarėve tek shteti dhe drejtėsia.

    I drejtohet Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė dhe kėrkon:

    1- Tė marrė nė shqyrtim ēėshtjet e parashtruara nė kėtė kėrkesė dhe nė Memon e dt 14 prill 2007 pėr tė bėrė shfuqizimin e tė gjitha vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave dhe tė ligjeve qė bien nė kundėrshtim me interesat e shoqėrisė shqiptare, me Kushtetutėn e Shqipėrisė, me kartat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe kanė sjellė pasojat e pėrshkruara nė kėto dokumente.
    2 - Tė marrė nė shqyrtim dhe tė shfuqizojė vendimin e Parlamentit tė dt 21 prill 2008 mbi disa ndryshime nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

    I drejtohet Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve nė Hagė dhe kėrkon:

    1 - Tė asistojė nė Republikėn e Shqipėrisė sipas kompetencave dhe statusit tė saj pėr hetimin e krimeve ndaj popullsisė shqiptare tė parashtruara nė kėtė dokument dhe tė koordinojė punėn me institucionet kombėtare nė gjykimin e drejtė tė kėtyre ēėshtjeve sipas ligjit, kushtetutės sė Shqipėrisė dhe akteve ndėrkombėtare tė nėnshkruara.

    Pėr Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar

    Gjin Marku
    Kryetar

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tema, E enjte, 10 korrik 2008

    Ky model qeverisjeje vret vlerėn

    Nga Prof. Dr. Besnik Gjongecaj

    Ėshtė njė fakt i njohur nė Shqipėri qė zgjedhjet e 2005 prodhuan njė qeveri, nė tė cilėn marrin pjesė parti pothuajse nga i gjithė spektri politik i vendit. Si e tillė, kjo qeveri nuk ka dhe nuk mund tė ketė njė profil tė vetėm. Si nė njė trup tė komplikuar gjeometrik, ajo ka shumė mundėsi “prerjesh tėrthore”, pra mund tė shihet nga shumė pikėpamje, duke qenė i sigurt qė secila prej tyre prodhon njė profil tė ndryshėm nga i mėparshmi. Dhe, nė ēdo profil gjen elementė, tė cilėt kurrė nuk i kishe pėrfytyruar qė mund tė qėndronin madje fizikisht pranė njėri-tjetrit dhe jo mė tė ngjizeshin nė njė program tė vetėm dhe koherent qeverisjeje.

    Profili mė interesant i qeverisė krijohet nga “prerja” politike, pra, kur qeverinė e sheh nga pikėpamja e kompozimit politik. Pa pėrmendur pasojat politike tė disa anėtarėve tė qeverisė qė nuk e kanė pasur pėr gjė tė punojnė mė parė pėr parti dhe programe tė ndryshme politike, ajo qė tė bie mė shumė nė sy ėshtė se, sė bashku me demokratėt, tė cilėt nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve janė ata qė i sollėn vdekjen diktaturės, nė tė njėjtėn qeveri qeveris edhe ministri i Mjedisit, i cili brenda sė njėjtės kujtesė konfigurohet nė tė kundėrtėn, si njė faktor qė ka mbajtur gjallė diktaturėn. Kėtė profil e bėjnė akoma edhe mė tė paimagjinueshėm lidhjet e tij tė shumėfishta me familjet mė tė mėdha komuniste tė diktaturės, nė kontrast me supozimin qė qeveritarėt demokratė nė mos direkt, tė paktėn indirekt janė edhe tė persekutuarit e tyre.

    Nė pikėpamjen programore, arsimi, shėndetėsia, punėsimi dhe ambienti janė zhytur nė njė kaos, saqė ėshtė pothuajse fare e pamundur tė dallosh hijen e ndonjė programi apo strategjie qeveritare dhe jo mė pastaj tė pretendosh qė ai ka elementė tė njė profilizimi tė djathtė. Boshllėku i krijuar nga mungesa e programit ėshtė mbushur me pėrpjekjet e kryetarėve tė partive respektive qė mbajnė post ministri pėr tė forcuar pacipėrisht pozitat e tyre dhe tė “gjoja” partive qė zotėrojnė. Ėshtė vetėm njė zė, ai i “Mjedisit”, i cili, meqė ndjen se sa larg ėshtė politikisht, mezi pret tė gjejė pak hapėsirė pėr tė thėnė qė arsyeja pse jam nė kėtė qeveri ėshtė programi i njėjtė me tė djathtėt nė ēėshtjet e mjedisit. Pėr ata qė kuptojnė diferencat e mėdha programore midis tė djathtėve dhe tė majtėve nė fushėn e mjedisit, kjo ėshtė njė “pėshtymė” tjetėr nė fytyrė tė demokratėve.

    Kur “prerja tėrthore” bėhet nė pikėvėshtrimin e performancės, atėherė shfaqet njė profil alarmant i qeverisė dhe qeverisjes. Nė kėtė profil dallohet qartė qė ekzistenca e njė ministri apo e vetė qeverisė vetėm shpallet e varur nga performanca apo rezultati, por nė realitet aplikohen varėsi apo funksione fare tė tjera. Veēanėrisht ekzistenca e aleatėve nė qeveri nuk ėshtė funksion i performancės sė sistemit apo fushės ku ata qeverisin, pra nuk ėshtė rezultat i reformave qė ata ndėrmarrin, pėrkundrazi, varet vetėm nga numri i votave qė ata sigurojnė nė parlament apo nga ndonjė raport tjetėr tė palidhur me detyrimin e qeverisjes. Dhe kjo gjė thuhet hapur, pa “u skuqur”, megjithėse jo rrallė herė pranohet zhytja e plotė e kėtyre fushave jetike pėr shqiptarėt nė njė prapambetje dhe korrupsion tė thellė.

    Tashmė ka shumė fakte qė dėshmojnė se qeveria nuk ka qėllim reformimin e thellė tė arsimit, shėndetėsisė, pėrkundrazi, njė ruajtje tė sforcuar tė ekzistencės apo pushtetit tė saj nėpėrmjet ruajtjes sė numrit tė votave nė parlament. Kėtė, pėrveē tė tjerave, e dėshmon edhe fokusimi, ardhja vėrdallė apo shpenzimi i aq shumė energjive pėr tė ashtuquajturėn reformė zgjedhore, qė nė thelb ėshtė thjesht njė pėrkujdesje pėr gjetjen e asaj forme favorizuese nė zgjedhjet e ardhshme qė mund tė sjellė ruajtjen e pushtetit. Qeverisja nė kėtė mėnyrė bėhet njė qėllim nė vetvete dhe qė kėtu ajo humbet vlerėn e saj, duke dalė nga fokusi i interesit tė shqiptarėve dhe duke u zhytur nė asgjė.

    Masa e pėrputhshmėrisė sė personalitetit dhe eksperiencės relevante tė njeriut nė detyrėn e ministrit me fushėn qė ai drejton, krijon njė profil tjetėr rrėqethės tė qeverisjes. Pa pėrmendur ēėshtje tė mungesės sė personalitetit apo pranisė sė njė integriteti tė dyshimtė, fusha e arsimit dhe shkencės merret pėrsipėr nga njeriu, tė cilit kurrė nuk i ka thėnė askush punė e mbarė as nė arsim dhe as si kėrkues shkencor. Akoma mė flagrant ėshtė rasti i drejtimit tė shėndetėsisė nga njė njeri qė vetėm po t’i veshėsh bluzėn e bardhė, pa pretenduar ta vėsh nė krye tė sistemit tė shėndetėsisė, tė ngjan me njė UFO qė s’ka bir k... t’i pėrcaktojė planetin nga vjen. Ai qė e justifikon ekzistencėn e kėtij profili tragjikomik tė qeverisjes me argumentin se drejtuesi i njė sektori tė caktuar ėshtė politikan dhe s’ka pse tė jetė edhe i zanatit d.m.th., profesionist i fushės, tregon qė akoma nuk kupton se niveli nė tė cilin ėshtė Shqipėria, nuk e pranon kėtė luks, se Shqipėria ka nevojė pėr tė ndėrtuar nė themel politikat arsimore apo ato tė shėndetėsisė, gjė qė pa pėrfshirjen e profesionistėve nė tė gjitha nivelet e drejtimit politik ėshtė thjesht e pamundur.

    Rreziku i rėnies sė nivelit politik tė qeverisjes, pra rreziku i shkarjes nė teknicizėm, mund tė evidencohet, nėse qeverisja shikohet nė njė pikėvėshtrim tjetėr, nė njė profil ku pėrcaktohet distanca qė e tashmja ka krijuar ndaj tė shkuarės. Kjo tė lejon tė njohėsh se nė ē’masė trashėgohen vlerat e qeverisjes sė mėparshme tė PD, se sa i pranishėm ėshtė shpirti i demokratėve qė ndryshoi Shqipėrinė e viteve ‘90 te ministrat e qeverisė dhe vetė qeveria e sotme. Me pak pėrjashtime, kjo qeveri qeveris me njė kujtesė tė fshirė dhe shpirtėrisht e palidhur me frymėzimin e viteve tė ndryshimit tė sistemeve politike nė Shqipėri. Prandaj ka mbetur edhe e pamotivuar politikisht, sepse pėrpara saj ka njė kundėrshtar, tė cilit nuk ia njeh ose nė disa raste bėn sikur nuk ia njeh tė shkuarėn, aq sa shpesh e pranon edhe nė gjirin e saj si njė gjė fare tė zakonshme, gati-gati si njė rutinė. Ja pse nė debate nuk ka argumente, nuk ka parime qė shpallen, metoda qė ndiqen, forma tė sendėrtimit tė demokracisė nė kushtet shqiptare, ristrukturime, nuk ka fakte historike dhe, prandaj, paralele qė krijojnė argument. Ka vetėm shifra parash tė dhėna nga buxheti apo tė huajt, pėrqindje doganash dhe tatimesh, shprehje tė ngrira diplomatike, gjatėsi rrugėsh, ēati shkollash, magazina qė presin tė bėhen universitete, kilovatorė energji. Kjo gjė i siguron njė komfort tė shkėlqyer opozitės. Opozita e sotme bėn tė njėjtėn gjė, d.m.th., jep shifra tė kundėrta, pa mbarim, mė shumė se qeveria dhe debati automatikisht bie nė njė nivel teknicienėsh. Qeveria e tė djathtėve (PD) humb epėrsinė e saj politike, e ēon dėm atė kapital politik qė shqiptarėt i dhanė qė nė fillim tė viteve ‘90, tė cilin s’ka reshtur sė keqpėrdoruri sot e asaj dite. Mungesa e motivimit politik krijon pastaj boshllėkun qė me shpejtėsi mbushet me babėzinė e mbajtjes sė pushtetit, por pa prodhuar qeverisje.
    ...

    Zėvendėsimi i objektivit tė qeverisjes me anė tė reformave qė kanė kosto nė mbajtjen e pushtetit, me objektivin e mbajtjes sė pushtetit pa realizuar reforma, me qėllimin e ruajtjes sė njė stabiliteti fiktiv dhe absurd, ka ēuar nė konfigurimin e njė qeverie qė nuk prodhon qeverisje, por vetėm bashkon njerėz, metoda, pikėpamje, praktika qė shpesh pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Modeli qė nuk prodhon qeverisje, ėshtė ekzaktėsisht edhe modeli qė nuk prodhon vlera, pėrkundrazi, i vret ato. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e sė keqes. E keqja mė e madhe ėshtė shndėrrimi i kėsaj gjendjeje nė standard dhe mė pas nė mesazh, qė udhėton drejt shqiptarėve, apo drejt tė qeverisurve. Njė mesazh me pėrmbajtjen se jo kontributi, jo krijimi i vlerės, por kapja e njė posti dhe mė pas shpenzimi i tė gjitha energjive pėr ta mbajtur dhe pėrfituar prej tij nėpėrmjet konformizmit, pa rrezikuar, pėrkundrazi, duke u bėrė mik edhe me djallin, ja pėr ēfarė ia vlen tė luftosh dhe gjithēka pėrtej kėsaj shpallet pa asnjė vlerė. Njė mesazh qė si asnjė tjetėr bėn shpalljen e njė antivlere si vlerė nė shoqėrinė shqiptare.

    Shembulli mė i trishtueshėm ishin zgjedhjet nė universitete, por raste tė panumėrta gjen edhe nė administratėn shtetėrore, ku konformizmi dhe servilizmi pėr tė ruajtur karrigen dhe pėrfitimet e paligjshme qė vijnė prej saj kanė arritur pėrmasa nga mė tragjiket. Pėr herė tė parė nė jetėn time pashė se si pėr tė zgjedhur autoritetet universitare u formuan grupe, ku bashkoheshin ata qė ishin jashtė ēdo imagjinate tė bashkueshėm. Njė demokrat bashkohej me njė ish-vullnetar tė Enverit nė mbėshtetje tė dikujt qė njihesh si socialist, por qė iu kishte premtuar shkuarjen jashtė shtetit, nėse ai do tė zgjidhej; njė profesor bashkohej me njė organizues tenderėsh, nė mbėshtetje tė dikujt qė i kishte premtuar punėsimin e njerėzve tė familjes; asistentė tė pranuar nė universitet nė mėnyrė tė paligjshme krijonin aleancė nė mbėshtetje tė atij qė i kishte pranuar nė universitet dhe i kundėrviheshin pa edukatė profesorėve qė iu kishin dhėnė mėsim dhe qė ua dinin nivelin, njerėz tė bėrė me gradėn Master shpejt e shpejt, krijonin aleanca pėr tė shpėrblyer favorin. Tė gjitha kėto e bėnin tė vėshtirė vėnien re tė grupit tė universitarėve qė dėgjonin me vėmendje programin dhe idetė e atij qė konkurronte.

    Por akoma mė interesante ishte edhe mėnyra se si disa autoritete konkurruese komunikonin me zgjedhėsit. Sot, ėshtė rektor i njė universiteti dikush qė premtonte se, meqė kishte njohje me ministrin e Financave, do ta bėnte universitetin e pasur, se, meqė janė nė pushtet demokratėt dhe ai ėshtė anėtar i kėsaj partie, do tė mbėshtetej prej saj dhe prandaj duhet tė zgjidhej ai, qė universiteti tė merrej me sy tė mirė nga qeveria, dhe e kundėrta, pra njė socialist duhet tė zgjidhet, kur pushtetin ta kenė socialistėt etj. Shumė pak konkurrues u paraqitėn me programe tė qarta zhvillimi pėr universitetet dhe pak nga ata qė i qėndruan strikt fushatės me paraqitjen e programeve dhe ideve tė tyre arritėn tė zgjidheshin. Modeli kishte funksionuar. Jo pak universitarė ishin bashkuar pėr ēdo qėllim, pėrveē atij tė zhvillimit tė universitetit, pėrveē qėllimit tė zgjedhjes sė njerėzve qė do ta realizonin kėtė zhvillim si njė vlerė pėr tė gjithė.

    Procesi e kishte ruajtur “integritetin”, por duke vrarė vlerėn.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •