Shqiptarët paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se në Itali
Friday, 14 March 2008 gazeta sot
ImageEnergjia elektrike në Shqipëri është nga më të shtrenjtat në rajon. Nëse vërejmë me vëmendje, ky çmim është edhe më i shtrenjtë në krahasim me shtete të zhvilluara si Italia, e cila është vend që nuk ka resurse energjetike. Nëse në Shqipëri në ditët aktuale, energjia për familjarët është 14.4 lekë për kWh, në Itali kompania energjetike ENEL, ka hedhur ofertë energjinë me çmimin 0.088 cent për kWh e konvertuar në lekë i bie të jetë rreth 10.73 lekë për kWh. Ndërkohë një ofertë tjetër që ENEL ka hedhur në treg është dhe furnizimi me dy orare, ku nga ora 19.00 deri në orën 08.00 familjarë të paguajnë energjinë me çmimin 0.072 euro për kWh, e konvertuar 8.78 lekë. Ndërkohë që oraret 08.00 deri në ora 19.00 çmimi që faturohet është 0.121 euro për kWh, e konvertuar është e barabartë me 14.7 lekë. Pra, në të dyja rastet energjia në Itali është shumë më e lirë se në Shqipëri dhe po të vërejmë pagën minimale të pensionistëve në Itali, një pensionist merr 500 euro pensionin minimal, ndërkohë që pensioni minimal në Shqipëri është i barabartë me 40 euro, ndërkohë që niveli mesatar nuk i kalon 70 eurot. Disproporcioni skandaloz midis pagës në Itali me pagën në Shqipëri dhe diferenca e çmimit të shitjes së kilovatit nga Italia në Shqipëri tregon qartë se niveli i jetesës së shqiptarëve rëndohet nga qeverisja skandaloze. Nëse Italia ka këtë nivel çmimi për energjinë elektrike, në të njëjtën kohë kur niveli i rrogave, pensioneve, është 15 fish më i lartë dhe për këtë arsye dhe çmimi i energjisë duhet të ketë çmimin më të lartë, por në të vërtetë është e kundërta. Çmimi i energjisë është shumë më i lartë se në Itali. Pa llogaritur që ne jemi vend që prodhojmë energji me kosto jashtë mase të ulët, falë hidrocentraleve të trashëguar nga shteti monist. Ky disproporcion çmimesh me një nga shtetet më të zhvilluara të botës, ku shteti shqiptar e shet më shtrenjtë se Itali çmimin e energjisë, tregon se ne defektin më të madh e kemi në hajdutërinë e shtetit dhe qeveritarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi që të gjithë vendet e rajonit e kanë shumë më të lirë nga ne çmimin e kilovatit dhe ne me resurse energjetike të jemi në këto nivele. Bullgaria e ka 7.94 lekë/ kWh, Mali i Zi 5.69 lekë/ kWh, Maqedonia 5,23 lekë/ kWh, Rusia 3.82 lekë/ kWh, Ukraina 2,93 lekë/kWh, Kroacia 11,22 lekë kWh, Rumania 11,25 lekë/ kWh, Kosova 6,76 lekë/kWh, Bosnja 9 lekë/ kWh. Pra, gjithë zona rreth Shqipërisë është në nivel shumë më të ulët çmimi për energjinë. Gjithë argumentimet e mësipërme të çojnë në një fakt domethënës, nëse shikojmë diversitetin e veprimeve të qeverisjes Berisha në politikën e tij në strategjinë energjetike, në atë të zhvleftësimit të kompanisë duke e kthyer në një shoqëri të dështuar për ta privatizuar klanet e qeverisë me çmim sa më të ulët. Ndërsa me ngritjen e çmimit të energjisë qeveria Berisha i garanton privatizuesit të kësaj kompanie fitime marramendëse. Kjo strategji ka firmën e dy personave, kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe të ministrit të Ekonomisë Genc Ruli. Nëse ministri Genc Ruli ka një background të dyshimtë nga e kaluara e drurit të arrës, nuk kemi pasur asnjë dyshim që do të vazhdonte me të njëjtën mënyrë dhe në këtë qeverisje, fakt që e ka vërtetuar në një grup aferash korruptive të ministrisë që ai drejton. Por në të vërtetë nuk kemi të qartë nëse zoti Berisha është viktimë, apo bashkëfajtor në këtë aferë, fakt që do sqarohet në ditët në vijim. Janë këto afera dhe ky lloj menaxhimi që po i kthejnë në kavie shqiptarët, të cilët çdo mëngjez sa hapin sytë shikojnë se xhepi i tyre po bëhet përherë e më i varfër.
2002 2003 2004 2005 2006 2007
Çmimi mesatar familjar 4.66 4.98 5.42 5.71 6.47 7.00
Çmimi mesatar jo familjar (total) 6.65 8.29 8.87 9.23 8.57 7.27
ÇMIMI MESATAR TOTAL: 5.69 6.11 6.70 7.11 7.28 7.11
Këtu paraqitet çmimi mesatar i shitjes me pakicë të energjisë elektrike sipas tre grupeve të klientëve-ERE
Çmimi mesatar me disa vende (konsumator familjar, për lekë/kWh)
Shqipëria 8,02
Bullgaria 7,94
Mali i Zi 5,69
Maqedoni 5,23
Rusia 3,82
Ukraina 2,93
Kroacia 11,22
Rumania 11,25
Kosova 6,76
Bosnja 9
Deklarime ditën e rritjes së çmimit
Tha kreu i ERE, Bujar Nepravishta: Ishte e planifikuar që vitin e kaluar, na ka mbështetur qeveria Berisha
Kishim parashikuar në muajin dhjetor, të merrnim vendimin për çmimet, duke pasur se pati përmirësim të ndjeshëm të energjisë, ERE e pa të arsyeshme që çmimet mund të kishin rezerva dhe për të dalë edhe në mbrojtje të konsumatorët e pamë të arsyeshme për të përcaktuar vendimet e reja deri në 28 shkurt të këtij vit. Pse e morëm vendimin për 18% dhe nuk lamë propozimin e kesh për 37% së pari në bazë të llogaritjeve që kemi bërë i lamë KESH në dispozicion të ardhurat e nevojshme që i nevojiten për mbulimin për 24 orë kuptohen ndërprerjet për arsye të ndryshme. Një nga premisat kryesore që ERE ka marrë në konsideratë për të pasur energji elektrike 24 orë pa ndërprerje. Ishte e planifikuar që vitin e kaluar, na ka mbështetur kryeministri Berisha
Tha kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi: Kjo është rritja reale e çmimit
Kjo është rritja reale e çmimit të energjisë dhe nuk do të ketë më të tilla. Aplikmi i korporatës ka qenë që në tarifat e reja, të kryente furnizim pa ndërjerje dhe të mos futej në një krizë financiare. Mospranimi i këtij aplikmi në masën e plotë do të reabilitojë korrporatën gjatë kësaj periudhe njëvjeçare ose të mos ketë mundësi të mos furnizojë pa ndërprerje ose të ketë mundësi të hyjë në krizë financiare, kështu në këtë mënyrë korporata është e kënaqur me mënyrën e marrjes së vendimit dhe rrijen e çmimit. Furnizmi arrihet, nëse problematika kalohet në financiare. Kjo është rritje që ndihmon KESH-in.
Krijoni Kontakt