Me mire vone se kurre:
Fillimisht te them se shpresoj qe pacientja te kete marre trajtimin e duhur deri sot ( une sa e pashe kete teme)
Do te them edhe dicka per temat rreth mjekesise: sa i takon shendetit te gjithe duhet te kontrollojne vetveten tek mjeku,te bejne nje hulumtim per ate qe i shqetson se pari vete, pastaj edhe te kerkojne ndihme pse jo edhe ketu tek Forumi Shqiptar por vertete se pari te sjellin nje pershkrim te shqetsimit dhe simtomatologjise me gjeresisht,dhe apriori ta dijne se ndihmat do te jene ne dy drejtime: keshille per orientim ku te drjtohen(ose c'test te bejne per diagnostifikim,parapergatitje personale dhe hulumtim, me nje fjale te jene te pergatitur kur te shkojne tek mjeku.Ti japin disa indikacione mjekut se kane informacionet elementare per simtomatologjine qe shkojne ta vizitojne.(kjo sigurisht eshte edhe per shkak te gjeografise,dmth nese mjeku dhe pacienti mund te takohen edhe fizikisht eshte pune tjeter)
Krejt kjo qe them me lart eshte jo vetem per te lehtesuar punen e mjekeve por ,edhe per ti detyruar te trajtojne me seriozisht pacientin(nuk paragjykoj dhe nese e bej athere ky eshte paragjykimi im: shumica absolute e mjekeve kane pergatitjen e duhur ,deshiren dhe dedikimin per te trajtuar pacientet e tyre por, kur them informimi personal dhe parapergatitja e pacientit kam parasysh jeten e shpejte,punen me orar te gjate me nje fjale nxitimin ne profesionin me fisnik.Interesimi per vetveten dhe shendetin personal eshte primar dhe ky interesim e ben edhe mjekun te marri edhe nje stimul perforcues te trajtoje cdo pacient me ndergjegjen e pastert qe une nuk dyshoj se e ka, shumica absolute.
per temen:
Pacientja eshte trajtuar me dy antibacterial,per gastrit me Helicobacter pylori(H-pylori), shkaktar i shpeshte i gastritit.
Nese ka qene trajtim per nje gjendje te diagnostifikuar paraprakisht dhe ka marre trajtimin e duhur ,H-=pylori pas trajtimit te drejte ,trajtohet plotesisht.
Per dieten dhe stilin jetesor tek gastritis ka shume por mbi te gjitha: evitimi i stresit,mospirja e alkoholit dhe duhanit,mosmarrja ushqimeve qe permbajne acid dhe iritantave-=melmesave, racione te vogla dhe me shpesh.
Per radiografine: konstaton poziten e lukthit ne raport me kafazin e krahrorit dhe hapsires abdominale(nen diafragme ku edhe eshte i vendosur normalisht)
Po qe se vec gastritit ka edhe hernia (qoft hiatale ose paraezofageale athere i duhet konsultim kirurgu dhe trajtim kirurgjik.
shpresoj te jete nje ndihmese, por gjithmone kinje parasyshe qe mbi dyzetmije anetare te forumit nese bejne nje postim per temat mjekesore nuk do te zgjojne interesimin e mjekeve ne forum.
Tema ku vertete kerkohet nje ndihme konkrete- me shume do te jete orjentim dhe keshille apo nje opinion i dyte nga opinioni i mjekut qe viziton .por sigurisht me me shume te dhena se nje trajtim me dy antibacterial.
I deshiroj shendet pacientes shume te re ,dhe shendet te gjitheve ne Forumin Shqiptar.
Edhe nje sugjerimer temat e pergjithshme mjekesore ne kohen qe ne jetojme mund te merren shume me shume informata ne internet se sa ne mund dhe kemi kohe te sjellim ketu,por per raste konkrete me paciente qe frekuentojne ketu mendoj se eshte ne rregull si me tema ashtu edhe ne privat...dhe ndihmesa do te jete me shume keshilluese sic thash edhe me lart....shpresoj se nuk tingellon vetjake per mjeket qe punojne ne profesion dhe tek F/SH me shume hyjne per te gjetur nje kenaqesi shpirtrore dhe nje clodhje si te gjithe anetaret e tjere...per te dhene nje kontribut konkret pse jo ,por jo edhe per te bere jeten e tyre 24/7 lufte me smundjen ,pak kohe edhe per paqen me shendetin tone ,ate pak kohe e shpenzojme ketu tek Forumi i mire Shqiptar.
KUJDESENI PER SHENDETIN,
shpresoj se kete Vit te Ri 2009 tek anetaret e Forumit Shqiptar rezoluta numer NJE te jete kujdesi per shendetin( aktiviteti fizik, ushqimi i mire dhe i shendetshem, jeta shoqerore e mire,gjumi mbi 7 ore per cdo nate, dashuria pakufij per te dashurit qe u rrethojne, te qenit pozitiv gjithmone edhe kur eshte e veshtire, dhe ne forum pa zenka te pakuptimta qe sjellin shqetsim tek bashkekombetaret dhe bashkeanetaret e Forumit Shqiptar...se tek e fundit ne te gjithe shkojme ne nje drejtim andaj jetoni jeten e plote , sot jetoni jeten per sot.
Pra Rezoluta numer NJE eshte Shendeti dhe duhet te merrni pergjegjesine personale dhe te kujdeseni vete me shume, cdo rezolute tjeter ka kuptim vetem pas rezolutes NUMER NJE ashtu sic kane zerot kuptimin vetem pas numrit nje ne numrin qe do ta shkruaj ja tash 1000 000.
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt