Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kongresisti Vito Fosella u takua me Komunitetin Shqiptar

    Marr nga gazeta "Illyria"

    Nga Kėze (Kozeta) Zylo

    Nė Institutin “Gjergj Kastriot Skanderbeg” nė Staten Island te New Yorkut keto dite ishte per nje vizite kongresisti amerikan Vito Fosella.
    Ardhja e tij nė orėn 12 00 u prit thjesht dhe pa pompozitet.
    Nė hyrje tė godinės ai u prit nga i zoti i shtėpisė z.Rrape Ruci dhe miqtė e ftuar nga Komuniteti shqiptar nė Staten Island .
    Zv/Presidenti Myslym Ruci pasi i uron mirėseardhjen kongresistit amerikan, e prezantoi me tė gjitha mjediset e Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” te cilat shkėlqejnė nga pastėrtia dhe rregulli. Sa hyn pėrpara del dhoma me oxhak tė vjetėr antik, ndėrtuar dhe me gur tė latuar, nga mjeshtrit Dibranė, ustallarė, qė e kanė nė gjak ndėrtimin dhe bukurinė e portave dibrane nė ēdo shtėpi.
    Them pėr Dibranėt nė kėtė rast, pasi vetė presidenti i kėsaj godine ėshtė me origjinė nga Dibra e Madhe dhe kanė bėrė njė punė tė jashtezakonshme pėr kėto rregullime si familje sė bashku me inxhinierin z.Musa Pacuku.
    Kongresisti Vito Fosella pasi u pėrshėndetet me tė pranishmit vizitoi me radhė dhomat e punės nė kėtė Institut.
    Nė dhomėn e mbledhjeve tė punės, ku valėviten flamujt shqiptarė dhe amerikanė, janė dhe dy buste: I Gjergj Kastriot Skanderbeut dhe busti i Lek Dukagjinit, tė dhuruar enkas pėr kėtė Institut, nga Z.Ylber Pilku.
    Z.Myslym Ruci edhe pse lindur dhe rritur nė Amerike, flet njė shqipe tė pastėr, prandaj e ka ėndėrr qė bashkatdhetarė t e tij tė flasin shqip krahas Anglishtes dhe mos ta harrojnė atė.
    Kongresisti Vito Fosella nga Partia Republikane, perfaqesues ne Kongres nga zona e Staten Island e disa zona perreth eshte zgjedhur anetari I Kongresit qe nga viti 1997.
    Vito Fosella ka mbaruar pėr Drejtėsi nė Fordham University.
    Pasi iu prezantuan tė gjitha mjediset e punės brenda Institutit zotit Vito Fosella i cili shoqėrohej nga veprimtarė tė njohur tė Komunitetit shqiptar nė Staten Island, u informua nga mikpritesit per problemin e shkolles shqipe ne Staten Island midis komuniteteve te tjera.
    Musa Pacuku kryetari i Bordit tė Institutit, pasi e falėnderoi pė kėtė takim i kėrkoi pėr njė mbėshtetje konkrete pėr shkollėn shqipe.
    Ne jemi njė popull vital, popull i ndershėm, qė e duam me gjithė zemėr Amerikėn.
    Ne erdhėm nga njė shtet tjetėr, por kėtu gjetėm njė atdhe tė dytė, qė nuk e njeh urrejtjen e religjiioneve, racave, pra nje vend ku nuk ka diskriminimin. Sic e shikoni e kemi ndėrtuar dhe rregulluar me duart tona kėtė ndėrtesė, ku eshte I vendosur Instituti dhe duam qe ketu te kemi shkollen shqipe, por kjo do tė bėhet nėse do tė kemi mbėshtetje nga ju si Kogresist I Staten Island-it i tha kongresistit z.Pacuku.
    Ibrahim Kolari, kryetar i shoqatės atdhetare “Dibra” ngriti problemin e emigracionit, ku e theksoi disa herė se ka mjaft shqiptarė qė po marrin largimin pėrgjithmonė nga Amerika, per mungese dokumentash, edhe pse ne Amerike kane jetuar nje kohe te gjate dhe jane stabilizuar me pune dhe biznese.
    Z.Sali Bollati, kryetar i shoqatės “Camėria” nė NY e falėnderon Amerikėn pėr cfarė ka berė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Ne fund, ai i dorezoi nje leter konsgresistit Fosella, ku flitej per problemin cam dhe genocidin grek te ushtruar ndaj cameve.
    Edhe Nora Abdullahu mėsuese dhe aktiviste, presidente e organizates se gruas “Zeri Yne” ngriti problemin e shkollės shqipe, pasi sic tha ajo ne kemi punuar para 15 vitesh me fėmijėt e Komunitetit shqiptar, pėr t’u mesuar atyre gjuhėn shqipe, por vetem 3 vjet e mbajtėm pasi nuk ishim nė gjendje tė paguanim qiranė e ndėrtesės.
    Ne kėrkojmė nga ju z.Fosella tė kemi mbėshtetjen dhe ndihmėn tuaj, pasi nuk duam qė fėmijėt e lindur dhe rritur ketu, tė harrojnė gjuhėn e mėmės sė tyre, gjuhėn shqipe, i tha kongresistit amerikan zonja Abdullai.
    “Jam plotėsisht dakord pohoi Kongresmeni Fosella, por vetėm qė duhet tė punojmė sė bashku dhe ta shikojmė mė konkretisht kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr Komunitetin shqiptar nė Staten Island .
    Autorja e ketij shkrimi, pasi e falėnderoi Kongresistin Fosella, qė ndodhej midis Komunitetit shqiptar nė Staten Island, e pyeti se cili ishte mendimi i tij pėr Pavarėsinė e Kosovės.
    Siē e dini, marrėdheniet midis Amerikes dhe Shqiperise janė tė shkėlqyera. Ato u kurorėzuan me viziten e Presidentit Bush nė Shqipėri si dhe Pavarėsine e Kosovės. Shtėpia e Bardhė ndihmon vendet qė vuajnė nga diktaturat dhe genocidet dhe jep ndihmesėn e duhur pėr t’u cliruar njėherė e pėrgjithmonė nga diktatura dhe genocidi, tha kongresisti amerikan.
    “Ndihma e shtetit amerikan ka qėnė shumė e madhe pėr tė ēliruar popujt nga komunizmi, genocidi dhe ekstremistėt e tė gjitha ngjyrave. Shteti amerikan do tė vazhdojė tė punojė me mjaft kujdes pėr tė ruajtur Pavarėsinė e Kosovės dhe njėkohėsisht pėr tė ndėrtuar njė shtet mbi bazėn e Principeve Demokratike”, theksoi kongresisti Fossella..
    Biseda u mbyll me njė foto te perbashket me Kongresistin Fossella, me shpresėn se problemet e ndryshme qė u ngritėn nė kėtė takim do tė gjejnė zgjidhjen e duhur.

    Staten Island, NY Mars 2008
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Po ket Fosellen nuk po e gjimojne gjykatesit, se i jepte makines tap?

    kush na i dashka shqiptaret

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •