Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 102 prej 102

Tema: Jorgo Telo

  1. #101
    23.
    NA DUHET DERA

    Ka njė hyrje ēdo banesė.
    Brenda saj pėrtėrihet jeta.
    Ne e hapim nė mėngjes,
    siē e hap kosheren bleta.

    Njėri hyn e tjetri del.
    Sa gaz kur gumėzhijnė shtėpitė!
    Si trėndafili kur ēel
    Jam unė, ti e gjithė fėmijtė.

    24.
    ETJET E MIA…
    Tė shumta – etjet e mia:
    Mė pihet ujė,
    kėrkoj burimin.
    Nga etja pėr tė luajtur,
    nė parkun e lodrave
    e lė tė prehet pushimin.

    S’do doja ta kisha
    etjen pėr lekė.
    Thonė qė kjo etje
    shpirtin keq ta vret…

    Etjen mė tė plotė
    E kam peėr lexim.
    Librat i mbaj fort
    Lart nė raftin tim.

    Lodra edhe libra
    Rrinė pranė e pranė
    Mikeshat e mia
    S’i ndaj e s’mė ndajnė.


    26.
    TEJKALMI

    Greta, Tili, ē’vete, ē’vete!
    Si s’mbani kurrfarė diete?!

    Ha e pi pa mend nėn flokė
    Shtoni dhjamėt
    Kėmbė e kokė.

    Greta, Greta, a e di?
    Ēdo e ngrėnė
    Ka njė kufi…
    Qoftė qumėsht,
    mish a mjaltė
    Me tepri shkon plumb nė bark.



    27.
    SYZET E GJYSHES

    Upupu, sa kureshtarė
    Qenkemi ne kalamajtė!
    S’rrimė dot sende pa marrė.
    Doni qė t’ua them mė saktė?
    Gjyshes sime, kur dremiste,
    Ja mora syzet nga hunda.
    Mendja gjetkė po mė rrihte…
    Shpejt u nisa pėr tek udha.

    Me syzet nė syt’ e mi
    S’i dallova shkallėt fare
    Qysh shpėtova, nuk e di.
    U rrėzova poshtė shkallėve.
    Kur pa qė shpėtova mirė;
    Ndezi shpejt gjyshja qirinė…
    E kuptova, s’bėra fjalė.
    Gjyshja mė puthi nė ballė.
    Dola… idhashė manushaqe.
    Gjyshja mė puthi nė faqe.


    28.
    BARKU I MAMIT

    Ndoshta s’bėra shumė gabim.
    Pardje pyeta mamin tim:
    “O ma, po ēuditem une:
    Pse t’u rrit barku kaq shumė?”

    Mami mė afrohet pranė.
    Duart pėrmbi bark i mban.
    “Mė dėgjo, o shpirt, o xhan!
    Deshe ti njė motėr?
    Motrėn tėnde kam.”

    Do durosh edhe dy muaj.
    Kur tė rritet, me tė luaj!
    Mamin puth nė faqe e bark.
    Kur me motrėn fle nė shtrat.


    29.
    LIBRI – MIKU IM

    Fjalėt qė dėgjojmė shqiptohen me gojė.
    i mban letra, libri, i mban mė se miri.

    Edhe pse s’lexoj ende
    Edhe pse nuk shkruaj dot
    Porsi mikun nė qoshe
    e mbaj librin fort e fort.

    Prindėrit lexojnė fjalėt.
    Unė shoh figurinat
    Sot mėsoj ngadalė
    S’do heq dorė nga librat.

    30.
    LULET

    E ku ka mė bukur, t’i duash tė bukurat lule!
    T’i mbjellėsh me kujdes ato e t’i rritėsh me pekule?

    Do zėvendėsojaēdo dėshirė
    Me dėshirėn pėr lulėzim.
    Tė kem boll lule.
    Lule tė ujis,
    E t’i sodis nga mėngjesi
    nė perėndim…


    31.
    BISEDOJ ME DIELLIN

    Ulet dielli ngadalė
    Si njė zjarr pėrmbi ēati.
    Sytė tek ai i ndal.
    O, ē’e rrallė bukuri!

    - Kur do vish, sėrish, o diell?
    - Kthehem nesėr nė mėngjes.

    Dil, hidh sytė lart nė qiell.
    Me rrezet tė pėrshėndes.


    32.
    STINĖT

    Ndėrrojnė veshjen stinėt…
    Dhe unė s’mbetem prapa.
    Sipas hapit tė tyre
    I hedh bukur hapat.

    Njė ditė vere nė gusht
    bėra njė shaka:

    Mora e vesha njė xhup;
    Pika sa s’mė ra…!

    “Ngatėrrove stinėt? –
    mė ushtoi njė zė.

    RREZET

    Sa u lodha ta kapja
    njė rreze dielli tė artė.
    Mendoja ta mbaja
    nė njė shishe me tapė.

    Sakaq i thashė babit,
    qė qeshte me mua:
    - O ba, brenda gardhit
    gjithė rrezet i dua…!


    “Blerta, a s’mė thua,
    Ē’ta dha kėtė mendje?
    Rrezet fort i duam.
    Janė pėr gjithė vendet.


    34.
    ĖNDRRA E VĖLLAĒKOS

    E kam njė vėllaēko
    nė klasė tė parė.
    Ėshtė faqebuēko.
    Njė ėndėrr kish parė…

    Sikur kapėrceu malin pėrmatanė.
    Neve na rrėfeu,
    nė gjumė ē’kish parė…

    E s’duroi vėllaēkua
    Mori sharrė, sqepar.
    Tha: “Do shkoj te dajkua.”
    U nis pėr nė mal.

    Ne si kureshtarė mbushur me merak.

    Sytė nuk ia ndamė,
    sa u kthye me vrap…


    35.
    KTHIM NĖ FSHAT

    Na nxiti malli,
    U nisėm nė fshat.
    Nė njė rrėzė mali.
    Sa larg e sa lart!

    O ē’na dehu ajri
    i pastėr llagar.
    Uji del nga zalli.
    Freskėt nė behar.


    36.
    MAMATĖ E KOPSHTIT

    Ju na mbani si mama,
    U flasim ne:“edukatore”.

    Ēdo kopshtar nė zemėr u mba
    Jeni tė duruara,
    jeni shembullore.

    Na argėtoni, na mėsoni pareshtur.
    me lodra plot,
    me vjersha e kėngė.

    Mes jush kalojnė orėt zemėrqeshur.
    Jeni pėr ne
    gjyshe dhe nėnė.


    37.
    MASKAT

    U ka rastisur ndopak,
    tė pėrdorni maskė?
    Unė – me maskėn cjap,
    dhe Vjollca laraskė.

    Maskat bukur vumė
    Thamė…e ē’nuk thamė.
    Kuvenduam shumė…
    Ēlodhėm prindėrit tanė.


    38.
    ZOGU BUKUROSH

    Kemi mbi tryezė
    lapsat ngjyra – ngjyra.

    Mbi skicėn e zezė
    nisim nga detyra.

    Ngjyrosim siē duhet
    figurinat bosh.
    O, sa mirė duket
    Zogu bukurosh!




    39.
    JANĖ TONAT

    Lodrat nė kopsht janė me shumicė.
    Lozin gėzimplot gjithė ēiliminjtė.

    Ka ndonjė nga ne,
    Thotė: “Kjo ėshtė imja!”
    I themi: “Jo, more!,
    Mos, vallė, janė tė tuat
    karriget dhe zilja?!”

    Kėtu s’ka imja dhe jotja.
    Tė gjitha tonat janė.
    Pa shih, si tė sheh shoqja,
    kur flet tė tilla fjalė…!


    40.
    TELEVIZORI

    Qė tė ndjeki gjyshi lajmet,
    Fėmijėt – filma vizatimorė,
    Nė dhomėn e kalamajve
    u shtua njė televizor.

    Nuk ka grindje mė tek ne
    pėr kukulla, telenovela
    Lajme, sport, ndjek kush ka nge,
    kush mbaron punėt e tjera…
    Kush lė punė a mėsime
    e nė ekran kohėn e vret.
    Ves tė keq u lė fėmijėve;
    Ēdokush shikimin humbet…
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #102
    41.
    VESI

    - S’e dėgjon tė urtėn gjyshe, -
    mė tha motra njė mėngjes.
    Kur ke gotė, pi ujė me shishe;
    Kur do ndahesh nga ky ves?

    E dėgjova qetė – qetė.
    Mbi tryezė lashė shishen .
    Mora gotėn shpejt e shpejt.
    Shkova qė tė puthja gjyshen


    42.
    MIKESHAT DALLĖNDYSHE

    Mos mė thoni, s’paskam miq
    Ta besoni, ngritni sytė!
    Nuk miqesohem me iriq.
    Miqėsohem
    me miq tė atillė,
    qė me zjarr duan lirinė,
    duan ajėr edhe dritė.
    Larg nga macet, gjarpėrinjtė
    Po e them sot pa mėdyshje:
    Nuk ka mik si dallėndyshet.
    Ato s’tė harrojnė kurrė,
    Edhe kur u hedhim gurė
    Venė nga venė jug a veri,
    Tek unė kthehen pėrsėri.


    43.
    VIZITAT

    O sa qejf i kanė vizitat
    mamatė tona te mikeshat!
    E fillojnė nga politika
    dhe mbarojnė te murgeshat…

    Kur mė merr mua me vete,
    nuk mė lė, siē di, tė loz.
    “Qėndro urtė!” – goja i mbetet.
    “Mos ngacmo!... e mos e mos…!

    Ato hidhen degė mė degė
    E ē’nuk thonė miket e saj,
    Ne tė vegjlit hamė shegė,
    E teprojmė ca pastaj…!



    44.
    BOTA JONĖ

    Tė mėdhenjtė kanė gjithė botėn.
    Dhe ne kemi “Botėn tonė”…

    Bota jonė e vogėl
    brenda botės sė madhe,
    sikur shpejton kohėn
    me lodra, kėngė e valle.

    Brenda botėes sonė
    ne nė fluturim.
    Ē’lumturi provojmė,
    Hajde, sa gėzim!

    Jemi si pėllumba,
    me dritė nė faqe
    Nė male e fusha
    Kudo mbjellim paqe…


    45.
    NĖ STAN

    U ka rėnė ndopak rasti
    tė shkoni nė ndonjė stan?
    Goxha stan ka xha Thanasi
    Dyqind dele ai mban.

    Me merak mbush ēdo bidon
    plot me qumėshtin e bardhė.
    Shkon nė baxho e dorėzon.
    Dy kuaj – bidonat radhė.
    Dyqind litra qumėsht
    mbushin dyqind shishe.

    Pi motra dhe unė
    dhe gjyshi me gjyshen.


    46.
    TĖ KESH MIKE JETĖN

    Ju, poetė e poetesha,
    njė mendim a ma pranoni?
    Kur ndėrtoni ato vjersha,
    hiqni “djallin” nga fjalori.


    Na mjafton veē fjala “Jetė”
    Sa e bukur kjo fjalė shqipe!
    Pėr kėtė kemi respekt.
    Sa e vjetėr,
    aq dhe mike.


    47.
    NĖNA TEREZĖ

    - As mė thuaj.
    Nė kopshtin tuaj
    Ē’kėngė mėsoni, e mira mbesė?
    Pa nxituar, pa gabuar
    I pėrgjigjem pa vonesė:

    - Teze dashur,
    kėngėt tona
    Nisin qė nga milingona
    nga bilbilat te shqiponja
    Me gojėn e vogėl
    Grushtin sa njė vezė
    Recitojmė,
    kėndojmė me shpirt
    Pėr shenjtoren
    Nėnė Terezė.



    48.
    PĖRPARA PASQYRĖS

    Nga pakujdesia
    u rrėzova nė baltishte
    Padashur ia vura duart fytyrės.
    Ndala vrapin te pasqyra.
    Te pasqyra e makinės.

    Filloi motra:
    “Ishte, ē’ na ishte…!”
    Ēdo fjalė nė vesh mė gėrvishte…

    Fillova me shami
    Pasqyrėn fshi e fshi…
    e prapė mė ngjante e baltosur.
    “Mė parė – tha motra – pastro fytyrėn
    Pasqyra, o vėlla,
    Ėshtė e pėrsosur!
    Kot merr inat me pasqyrėn…


    49.
    BULAT E BULĖZAT

    Vėshtroj lulet nė mėngjes:
    Gjethet, gonxhet plot me vesė.
    Ato janė pikėlza.
    Ne u themi bulėza.


    Kur vrapoj nė pik tė vapės
    Mbushet balli bula djerse.
    Ngjajnė bulėzate djersės,
    Porsi bulėzat e djersės.

    Bula djerse, pikla vese
    i than dielli me rreze…
    Djersė pėrmbi ballin tin
    Dhe mbi lulet plot shkėlqim


    50.
    BULĖZA DHE GOGĖLZA

    Unė edhe im vėlla
    Jemi sot si dritėza,
    bulėza dhe gogėlza
    Jemi ne duar e kėmbė
    tė vogėlza.
    Lozim tok, s’rrimė nė vend.
    Njėra vajzė,
    tjetri djalė,
    rritemi ne dalėngadalė.
    Kurt ė rritemi dhe ca,
    do punojmė si bletėza,
    do punojmė si bletėza.
    Lum e ardhmja qė na ka!
    Gjyshwr, mwmw e baba…
    Duke qenė te pėrqafuar,
    kėtė botė ne e duam…!


    51.
    NADIA VOGĖLANE

    (Bebes sė mikut tim
    Dritan Kardhashi)

    Midis ngjyrash – njė zambak,
    Mbjellur, rritur me merak.
    Emri NADIA – me shumė fat.

    Gėzojnė prindėrit. Kanė hak.
    O ē’lezet – syri butak!
    Lum ata ē’kanė nė prag!


    52.
    ZOGU I FJALĖS SIME

    Mė vjen nė dritare
    Vjen nė ėndėrrime
    Zogu bukurosh
    Gushė pikalosh
    Plot me kėngėrime…

    Shpejt dal nė ballkon
    T’i hedh kokrra gruri
    Zogu fluturon
    Shpirti mė rėnkon.
    Mendjen ku s’ma shpuri…!

    “Tė isha si ty,
    o zog fluturak,
    shtėpi mė shtėpi
    do rrija jo pak.

    Do lėmoja zėnė.
    Do t’i ēlodhja njerėzit
    Me tė mirat kėngė.


    53.
    RRITEMI PĖR MĖMĖDHENĖ

    Pa shihni,
    sa jemi ne:
    Katėr pėllėmbė mbi dhe,
    Dora
    sa njė kokove.
    Rritemi ne
    pėr atdhe


    Pėrvit rritemi shėndetplot.
    Dhe tė ditur dhe tė fortė
    Mėmėdheut …t’i dalim zot
    T’i dalim zot Mėmėdheut
    si stėrnipėr
    tė Skėnderbeut .


    54.
    PO KU JE? EJA, BLEONĖ!
    (Flasin vogėlushėt)

    Na tronditi zemrat lajmi
    pėr tė bukurėn Bleonė…
    Po, si humbi dhe ku ndali
    bashkėmoshatarja jonė?

    Atė ditė maji,
    pa hyrė nje qershori,
    vėrsniken Bleonė,
    vallė, kush e mori?

    Bashkė moshatar
    Si u zhduk pa gjurmė?
    S’na nxė kėnga, vallja,
    po s’u zgjidh kjo punė…!

    Tė gjendet Bleona
    natėn apo ditėn.
    Po nuk u gjend motra,
    frika nuk na ikėn…

    Nė emėr tė jetės,
    (qoftė dhe midis “resh”)
    Sot Bleona Matėn
    Duam midis nesh.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •