Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 267
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Çfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes?

    Qendra më e rëndësishme për ndikimin fetar në të gjithë Azinë ka qenë India.
    India ka lindur besime të shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njëri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse në gjithë Azinë Lindore.
    Nga kjo, shumë kultura aziatike e mbajnë ende Indinë si vendlindjen e tyre frymore.
    Në të njëjtën kohë (Pitagora) në shekullin e gjashtë p.k..si dhe në Indi( rreth Indit dhe Gangit)shumë dijetarë hinduistë, po përpunonin teorinë e transmigrimit të shpirtrave.
    Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje në Greqi dhe në Indi, sipas shkencës, vjen nga lëvizjet e popujve indo-europianë, të cilët në shtegtimet e tyre nga një kontinent në tjetrin, bartnin me vete dhe idenë e transmigrimit.
    Hinduizmi si fe në Indi zë fill po me shfaqjen e arianëve rreth vitit 1500 p.k.
    Bindja induiste që nga fillimet ishte se shpirti është i ndryshëm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin të parët dhe u ofronin ushqime shpirtrave të të vdekur...

    Shekuj më vonë, të diturit hinduistë që ndesheshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve midis njerëzve, i kombinuan këto me ligjin e Karmës (ligj i shkak-pasojës, i përzierë me fatin) dhe zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të të cilit meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen a ndëshkohen në jetën tjetër.
    Shpirti nga një trup i vdekur rimishërohej, lindte prapë në një trup njeriu tjetër, por mund të rimishërohej edhe te një kafshë, sipas meritës, sipas sjelljes shoqërore në jetën e mëparshme.
    Më vonë, shkallë-shkallë, do të marrë formë dhe një koncept tjetër filozofik, koncepti Brahman-Atman.
    Atmani, esenca e çdo gjëje mbi tokë, e çdo njeriu, pas sa e sa rimishërimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti më i lartë, më i përjetshëmi, më i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtërimi dhe njëkohësisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky është dhe synimi më i lartë, më përfundimtar i hinduizmit.
    Ideja e metempsikozës, transmigrimi i shpirtrave në një jetesë të mëpasshme, përbën bazën e brahmanizmit, po dhe të budizmit.
    Pavdekësia, duke kaluar provën e gjatë nëpër rimishërime e transmigrime, për hinduizmin është një e drejtë e lindur e të gjithëve, jo privilegj i një pakice të lumtur. Për fetë monoteiste një jetë e vetme përcakton fatin përfundimtar të shpirtit, parajsën a ferrin, për hinduizmin shpirti e arrin shënjtërimin pas shumë e shumë rilindjesh.


    Marre nga "FLOART"

    ________

    Vemendje!
    Perpara se te hapet nje teme e re, hidhini nje sy temave ekzistente ne kete nenforum. Mjafton te shkruani titullin apo qofte edhe fjale kyce tek Kerko ne kete forum per te pare nese ekziston nje teme e njejte apo e ngjashme me tuajen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 16-03-2008 më 08:32 Arsyeja: Kujdes! Do kisha deshire te lexoja nje shkrim (made by you), nje mendim, etj.

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Une do ta besoj atehere kur ta perjetoj !

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Çfarë mendoni:a egziston jeta pas vdekjes?

    Kjo eshte si te kesh pyetur -a punon makina e prishur?

    Vdekja eshte e pakufishme si asgjeja; Nuk ka fund te mbramte te saj; Prandaj, pas saj nuk mund te kete tjeter, pos asaj vet, e qe shtrihet ne pakufi te perjetshem...

    Cfare gjindet pas infinitit?
    -Asgje! Vazhdon infiniti...

    Pyetja qe permban fjale me kuptimin "...pas vdekjes". Eshte e palogjikshme. E pamundur. Ajo mund te qendroje vetem gjuhesisht, por jo edhe kuptimisht.

    -Kur kryhet vdekja? Ku e ka fundin ajo qe te mund te dijme a mund te kete dicka pas saj? Nje ckadoqofte se jo jete?
    Askund!

    Pyetja eshte absurd. Nuk ka pergjegje ne pyetje invalide. Pergjegja ne keso pyetje eshte si ajo e kalkulatorit kur i kerkon nje operacion te pamundur: "E" e kthyer mbrapesht; Asgje!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Dakord me Baptist,
    do ishte mire te riformulohej pyetja , a vazhdon te ekzistojne ndergjegja pas vdekjes fizike?

    Po keto tema jane diskutuar prere e terthore tek Filozofi-Psikologji-Sociologji.

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Po keto tema jane diskutuar prere e terthore tek Filozofi-Psikologji-Sociologji.


    Me thuaj nje teme qe nuk eshte bere e tille ?!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Postime
    11
    Jeta Pas vdekjes egziston ne qoftese nuk egziston ska kuptim as kjo jete qe e jetojm tashti,..., per kete pergjigje gjan me mire ne literaturat fetare sidomos ne Kuranin famelart per ata qe besojn e per ata qe sbesojn padyshim se jeten pas vdekjes do ta perjetojn po do te jete von pendimi i tyre per mosbesimin e shfaqur,

    P.S jeta pas vdekjes ekziston, kshtu qe kushdo le ta besoj kushdo le ta mohoj eshte e drejte e tij, secili njeri eshte peng i vepres se vet

  7. #7
    Kur ta provoj do tju them po mu dha mundesia...Cya.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2005
    Postime
    22
    Po eshte e vertet qe eksizton.

  9. #9
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Citim Postuar më parë nga ARNOLD_7777 Lexo Postimin
    Po eshte e vertet qe eksizton.
    Hahahahahahha te befsha gopen po ti nga e di apo ke lexuar Revisten Kulla E Rojes

    Sa per temen me mire mos flas fare sesa tja fus kote kur ne te vertete asgje si dihet se cka mbas vdekjes.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Pyetje pa vend kjo nuk dickotohet edhe nuk duhet te bejm kesi pyetje. Kjo eshte sikurse 1+1=2 edhe nuk dikutohet. Pra ekziston jeta pas vdekjes.

    Ekzistojn disa etapate jetes se njeriut.

    1 Jeta ne barkun e nenes
    2 Jeta ne kete Bote
    3 Jeta pas vendekjes (Jeta ne varreza) dhe
    4 Jeta pas vdekjes, varrezave dhe dites se gjykimit ( Jeta e AHIRETIT ose amshueshmeri )

  11. #11
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Se di, ama besoj se duhet te egzistoje, se fundja ca u pa? Per cfar po jetojme? Po kjo te pakten na mban me shprese, edhe pse skemi asgje te sigurte, vetem shpresojm qe do kete jete pas vdekjes, edhe un hy nder ato tipa qe besoj se do kete jete pas vdekjes, ndoshta ne nje trup tjeter, kushedi se ku.
    Thjeshte shprese asgje me shume.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  12. #12
    Besoj se egziston. Ne mos qofte ajo qe thuhet ne Kuran e Bibel (parajsa, ferri), me siguri qe egziston ne ndonje forme tjeter qe per ne eshte e pakonceptueshme. Besoj ne egzistencen e shpirtit si nje energji e pashuajtshme, qe transfromohet nga nje forme ne nje tjeter duke konservuar ne brendesi te tij forcen e madhe te jetes, te levizjes, veprimit te lire e te cdo aktiviteti tjeter qe kushtezon forte egzistencen universale dhe infinite te saj. Teper filozofike si ceshtje e?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  13. #13
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    nuk ekzisto per mua
    per te tjeret ndoshta ekzisto
    futini nji plum vetes se mase e gjeni pergjigjen
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  14. #14
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Besoj se egziston. Ne mos qofte ajo qe thuhet ne Kuran e Bibel (parajsa, ferri), me siguri qe egziston ne ndonje forme tjeter qe per ne eshte e pakonceptueshme. Besoj ne egzistencen e shpirtit si nje energji e pashuajtshme, qe transfromohet nga nje forme ne nje tjeter duke konservuar ne brendesi te tij forcen e madhe te jetes, te levizjes, veprimit te lire e te cdo aktiviteti tjeter qe kushtezon forte egzistencen universale dhe infinite te saj. Teper filozofike si ceshtje e?!
    Pajtohem plotesisht...
    Copy-Paste...
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  15. #15
    cool as .... Maska e tani27
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    edinburgh
    Postime
    64
    ata qe besojn se ka jet mbas vdekjes ..........
    mos ngateroni gjerat , doni ose shpresoni qe te ket jet mbas vdekjes se keni frike nga vdekja ..
    nuk ka asnje prove qe ka jet mbas vdekjes

    UNE mendoj se shpirti vdes me kufomen .sorrrrrrrrry
    hope i am wrong

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Çfarë mendoni:a egziston jeta pas vdekjes?
    ----------------
    sipas shum gjerave qe kam lexu dhe ndegju shum specialist per ket temê, jete pas vdjekjes nuk ka , por reakarnim ka domth siq thon shum fé shpirti del nga njeriu e hindianet thojn kur del shpirti menjiher hyn ne nji lindje te re , une e besoj ker version .

    Po si spjegohet tani kur ndodh qe ne ndonji shtepi shpirti paraqitet shpesh disa njerve te familes ?

    pra konkluzion, trupi ves e shpirti jetojn ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  17. #17
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Mbasi nuk ka ardhur askush te na tregoj se a ka jete mbas kesaj qe po jetojme ateher varet prej teje ne qka beson a po jo.
    Sipas besimtarve jeta mbas vdekjes egziston , sipas jo besimtarve nuk egziston dhe nese je neutral te dy palet kan te drejt sepse nuk eshte vertetuar.
    Une besoj se ka jete mbas vdekjes.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    "i vetem,100% per veten,nje i vetem dhe tek"
    E.A POE
    Detyra e një artisti është thellimi i të panjohurës.

  19. #19
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    jo edhe shfrytezojeni kete jete qe e keni se sa per jeten tjeter keni per te deshtuar

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ka jete para vdekjes, pse mos te kete edhe pas saj?



Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  2. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  3. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •